Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 74
  1. #41
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    QĖNDRIMI AUTORĖVE TĖ KRISHTERĖ

    NDAJ MASHTRIMEVE SHKENCORE

    TĖ TEKSTEVE BIBLIK

    - SHQYRTIM KRITIK I TYRE



    Jemi tė habitur shumėllojshmėria e reaksioneve tė autorėve tė krishterė lidhur me ekzistimin e kėtij grumbulli tė trillimeve, tė gjėrave tė pabesueshme dhe tė kundėrshtimeve. Disa prej tyre e pranojnė ndonjėrėn nga kėto dhe nuk hezitojnė qė nė veprat e veta tė ballafaqohen me probleme tė vėshtira. Tė tjerėt hareshėm kalojnė nėpėr pohimet e papranueshme, duke i kushtuar kujdes mbrojtjes sė teksteve fjalė pėr fjalė dhe duke u pėrpjekur tė na bindin me anė tė deklaratave apologjetike dhe me mbėshtetje tė madhe tė argumentave shpesh tė papritura, me shpresė se nė kėtė mėnyrė do tė harrojnė atė qė logjika e hedh poshtė.

    R.P.de Vaux, nė Hyrjen e tij tė pėrkthimit tė Zanafillės, lė mundėsinė e ekzistimit tė kėtyre kritikave dhe pėr mė tepėr flet mbi bazueshmėrinė e tyre, por, sipas tij, rindėrtimi objektiv i ngjarjeve nga e kaluara ėshtė i padobishėm. Ai nė shėnimet e veta shkruan: "Ajo qė Bibla e ka huazuar rikujtimin e njė apo mė shumė vėshtrimeve katastrofike ne ultėsirėn e Tigrit dhe tė Eufratit, qė tradita i ka zmadhuar deri nė parmasat e kataklizmės universale" ka rėndėsi fare tė vogėl; ėshtė e rėndėsishme se "vetėm autori i shenjtė i ka dhėnė kėtij kujtimi kėshillė universale mbi drejtėsinė dhe mėshirėn e Zotit, mbi ligėsinė njerėzore dhe shpėtimin qė jepet tė drejtit".

    Kėshtu ėshtė arsyetuar transformimi i njė legjende tė popullarizuar nė ngjarje me pėrmasa hyjnore - e cila, si e tillė, i ofrohet njerėzve pėr ta besuar - duke filluar nga ēasti kur njė autor e ka shfrytėzuar si njė ilustrim tė njė kėshille fetare. Njė qėndrim i kėtillė apologjetik i arsyeton tė gjitha keqpėrdorimet e njerėzve nė krijimin e shkrimeve pėr tė cilat thuhet se janė tė shenjtė dhe se pėrmbajnė Fjalėn e Zotit. Tė lejosh pėrzjerje tė tilla njerėzore me Hyjnoren, do tė thotė tė mbrosh tė gjitha shpėrdorimet e njerėzve me tekste biblike. Nėse ekziston qėllimi teologjik, tė gjitha shpėrdorimet bėhen tė ligjėruara dhe kėshtu mbrohen dhe ato tė autorėve tė shekullit VI, me preokupimet legaliste qė kanė ēuar deri te tregimet e njohura fantazioze.

    Njė numėr i konsiderushėm i komentuesve tė krishterė e konsideruan si mendjemprehtėsi qė kėto trillime, gjėra tė pabesueshme dhe kundėrthėnie tė tregimeve biblike, t'i shpjegojnė duke nėnvizuar kėtė arsyetim: autorėt biblikė janė shprehur varėsisht nga faktorėt shoqėrorė me kulturė dhe mentalitet tė shumėllojshėm, qė gjė ka ēuar deri te pėrkufizimi si "vepra letrare" tė veēanta. Futja nė kėtė mėnyrė e kėsaj shprehjeje nė dialektikėn subtile tė komentuesve i fsheh tė gjitha vėshtirėsitė. Ēdo kundėrthėnie mes dy teksteve ka si shpjegim ndryshimin nė mėnyrėn e tė shprehurit tė secilit autor, "gjininė letrare" tė veēantė tė tij. Me tė vėrtetė kėtė argument nuk e pranuan tė gjithė, sepse megjithėmend nuk ėshtė serioz. Por, ai, pėrsėri, nuk u hodh poshtė krejtėsisht nė ditėt tonė dhe nė rastin e Besėlidhjes sė Re do tė shihet se nė ē'mėnyrė jo korrekte bėhen pėrpjekje qė tė shpjegohen kundėrthėniet aq tė hapta tė Ungjijve.

    Njė mėnyrė tjetėr qė tė pranohet ajo qė, logjika nė tekstin kontestues, po tė zbatohet do ta hidhte poshtė, ėshtė qė teksti pėrkatės tė mbulohet me shqyrtime apologjetike. Vėmendja e lexuesit ėshtė zhvendosur nga problemi thelbėsor i vėrtetėsisė sė tregimit, pėr t'u pėrqėndruar nė probleme tė tjera.

    Pasqyrimet e kardinal Danielit mbi Pėrmbytjen, qė u paraqitėn nė revistėn "Dieu vivant" (Zoti jeton), me titull "Pėrmbytja, Kryqėzimi, Gjyqi", zbulojnė njė mėnyrė tė kėtillė tė tė shprehurit. Ai shkruan: "Tradita mė e lashtė e Kishės nė teologjinė e Pėrmbytjes ka parė simbolin e Krishtit dhe tė Kishės". Ky ėshtė "episodi me rėndėsi tė veēantė..." "gjyqi qė godet tėrė racėn njerėzore". Pasi e citon Origenin, i cili nė veprėn e vet "Predikimet mbi Ezekielin" flet mbi "Pėrmbytjen e tėrė Gjithėsisė tė shpėtuar nė Anije", kardinali evokon vlerėn e numrit tetė "i cili shpreh numrin e vetave tė shpėtuar nė Anije (Noa dhe bashkėshortja e tij, tre djemtė me tre bashkėshortet e tyre)". Ai e huazon pėr vete atė qė e ka shkruar Justini nė veprėn e vet "Dialogu"."Ata kanė dhėnė simbolikėn e ditės sė tetė nė tė cilėn Krishti ynė u ringjall nga tė vdekurit" dhe shkruan: "Noa, i parėlinduri nė krijimin e ri, simboli i Krishtit, i cili ka realizuar atė qė ka simbolizuar Noa". Ai vazhdon krahasimin ndėrmjet Noas i cili shpėtoi me ndihmėn e drurit tė Anijes nė tė cilin ky noton nė njė anė, dhe tė ujit tė pagėzimit ("uji tė Pėrmbytjes nga i cili lind njerėzimi i ri") dhe drurėve tė kryqit nė anėn tjetėr. Ai ngul kėmbė nė vlerėn e kėtij simbolizimi dhe pėrfundon duke vėnė theksin nė "pasurinė shpirtėrore dhe doktrinare tė sakramentit tė Pėrmbytjes".

    Do tė mund tė flitej shumė pėr kėto krahasime apologjetike. Ato komentojnė - tė rikujtojmė - njė ngjarje vėrtetėsia e sė cilės nuk mund tė mbrohet nė peshoren universale dhe nė epokėn nė tė cilėn vendoset Bibla. Para komentimit, siē ėshtė ky i kardinal Danielit, na bie ndėr mend epoka e mesjetės kur ėshtė dashur qė teksti tė pranohet ashtu siē ka qenė dhe kur nuk ka qenė e mundur tė bėhet asnjė diskutim, pėrveē atij konformist.

    Por tė jep kurajo konstantimi se para kėsaj epoke tė errėsirės sė imponuar mund tė zbulohen qėndrime shumė logjike, siē ėshtė ai i Shėn Agustinit, i cili del nga mendimi qė i paraprin kohės sė vet. Nė epokėn e Etėrve tė Shenjtė problemet e kritikės sė teksteve kanė qenė dashur tė imponohen. Kėtė Shėn Agustini e evokon nė njė letėr tė vetėn, Nr. 82, nga e cila po citojmė njė fragment mė karakteristik:

    "Vetėm kėtyre librave tė shkrimit (tė Shenjtė), qė quhen kanonikė, ka mėsuar t'u kushtoj njė vėmendje dhe njė respekt tė atillė, sa qė besoj fort se asnjė autor i tyre nuk ka mundur tė mashtrojė duke i shkruar. Kur nė kėta libra hasi nė pohimin qė duket se e kundėrshton tė vėrtetėn, atėherė nuk dyshoj se teksti i (kopjes sime) ėshtė i gabuar ose pėrkthyesi nuk ka dhėnė nė mėnyrė besnike tekstin origjinal ose ndoshta intelekti im nuk ėshtė i mjaftueshėm".

    Pėr Agustinin e shenjtė ka qenė e paimagjinueshme qė njė tekst i shenjtė mund tė pėrmbajė trillime. Shėn Agustini e ka pėrkufizuar shumė qartė dogmėn e pagabueshmėrisė. Para njė fragmenti qė duket se i kundėrvihet sė vėrtetės, ai u mendua pėr kėrkimin e shkakut dhe nuk e ka pėrjashtuar supozimin mbi prejardhjen njerėzore. Njė qėndrim i tillė ėshtė qėndrim i besimtarit qė ka pikėpamje kritike. Nė epokėn e Shėn Agustinit nuk ka ekzistuar mundėsia e konfrontimit tė tekstit biblik me shkencėn. Gjerėsia e pikėpamjes sė njėjtė me tė tijėn do tė kishte bėrė tė mundur qė nė kohėn tonė tė kapėrcehen shumė vėshtirėsi qė paraqiten kur i krahasojmė disa tekste biblike me njohuritė shkencore.

    Specialistėt e kohės sonė pėrpiqen, pėrkundrazi, ta mbrojnė tekstin biblik nga ēdo sulm pėr shkak tė gabimit. R.P.de Vaux nė Hyrjen e tij nė Pėrmbytje na jep shkaqet qė e shtyjnė nė kėtė mbrotje tė tekstit me ēdo kusht edhe atėherė kur ajo ėshtė e prapranueshme nė pikėpamje historike ose shkencore. Ai nga ne kėrkon qė historinė biblike mos ta shikojmė "sipas rregullave tė atij lloji tė historisė me tė cilėn merren bashkėkohėsit", sikur mund tė ekzistojnė shumė mėnyra tė tė shruarit tė historisė. E shpjeguar nė mėnyrė jo tė saktė, historia bėhet - tė gjithė e pranojnė kėtė - roman historik. Por, kėtu, ajo i eviton normat qė dalin nga koncepcionet tona. Komentuesi biblik refuzon ēdo kontrollim tė tregimeve biblike me anė tė gjeologjisė, paleontologjisė dhe me anė tė dhėnave parahistorike. "Bibla nuk varet,shkruan ai, nga asnjėra prej kėtyre disiplinave, dhe po tė donim ta konfrontonim me tė dhėnat e kėtyre shkencave do tė mund tė arrihej vetėm deri te kundėrthėniet joreale ose te pėrputhjet artificiale". Duhet tė vėrejmė se kėto refleksione janė bėrė lidhur me atė qė nė Zanafillė nuk ėshtė aspak nė pėrputhje me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, sidomos kapitujt prej 1 deri 11. Por, nėse disa tregime janė tė verifikuara plotėsisht nė kohėn tonė, siē janė disa episode nga koha e patriarkut, autori nuk e lėshon rastin tė mbėshtetet nė njohuritė bashkėkohore pėr konfirmimin e vėrtetėsisė biblike. Ai shkruan: "Dyshimet qė kanė dominuar lidhur me kėto tregime duhet tė lėshojnė pe para vėrtetimit tė mjaftueshėm qė iu bėn historia orientale dhe arkeologjia". Me fjalė tė tjera, nėse shkenca ėshtė e dobishme pėr ta vėrtetuar tregimin biblik, ajo mbėshtetet nė tė, e nėse e konteston, ėshtė e palejueshme t'i referohet atij.

    Qė tė pajtohet e papajtueshmja, d.m.th. teoria e sė vėrtetės sė Biblės me karakterin jo tė saktė tė disa fakteve tė paraqitura nė tregimet e Besėlidhjes sė Vjetėr, teologėt modernė kanė filluar tė bėjnė revidimin e koncepteve klasike tė vėrtetsisė. Po tė donim shprehnim hollėsisht shqyrtimet subtile tė cilat zhvillohen gjerėsisht nė veprat me temėn vėrtetėsisė sė Biblės, siē ėshtė ajo e O. Lorencit (1972), do tė dilnim nga suazat e kėtij libri. Ēfarė ėshtė vėrtetėsia e Biblės? Tė pėrmendim vetėm njė gjykim qė i pėrket shkencės:

    Autori shkruan se Koncili i Dytė i Vatikanit "ėshtė kujdesur mirė qė tė mos pėrcaktojė rregulla pėr dallimin e sė vėrtetės nga trillimi nė Bibėl. Shqyrtimet themelore tregojnė se kjo ėshtė e pamundur meqė Kisha nuk mund tė vendosė mbi vėrtetėsinė apo pavėrtetėsinė e metodave shkencore nė atė mėnyrė qė do tė zgjidhte parimisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjithshme ēėshtjen e vėrtetėsisė sė Shkrimit (tė Shenjtė)".

    Ėshtė e qartė se Kisha nuk do tė mund tė deklarohej mbi vlerėn e njė "metode", si mjet pėr t'iu afruar diturisė. Kėtu ėshtė fjala pėr diēka krejt tjetėr. Nuk ėshtė fjala pėr diskutimin mbi teoritė, po pėr faktet e vėrtetuara mirė. A thua nė epokėn tonė ėshtė e nevojshme tė jesh shkencėtar i mirė pėr tė ditur se bota nuk ėshtė krijuar dhe se njeriu nuk ėshtė paraqitur nė Tokė para tridhjet e shtatė apo tridhjet e tetė shekujve, dhe se ky vlerėsim, i nxjerr nga gjenealogjitė biblike mund tė shpallet i gabueshėm pa rrezik mashtrimi? Autori, tė cilin e cituam kėtu do tė duhej ta dinte kėtė. Pohimet e tij mbi shkencėn kanė pėr qėllim vetėm ta kthejnė problemin vetėm nė anėn tjetėr, nė mėnyrė qė tė mos tė mund tė trajtohet si duhet.

    Rikujtimi i tė gjitha kėtyre qėndrimeve tė autorėve tė krishterė ndaj gabimeve shkencore tė teksteve biblike e ilustron mirė shqetėsimin qė e shkaktojnė ato dhe pamundėsinė qė tė pėrcaktohet njė qėndrim tjetėr logjik, pėrveē atij qė e pranon prejardhjen e tyre njerėzore dhe pamundėsinė pėr t'i pranuar si pjesė tė njė shpalljeje.

    Shqetėsimi i cili i mundon rrethet e krishtera, kur ėshtė fjala pėr Shpalljen, ėshtė shprehur gjatė Koncilit tė dytė tė Vatikanit (1962 - 1965) kur qenė tė nevojshme tė bėhen jo mė pak se pesė redaktime pėr tu arritur pajtimi lidhur me tekstin pėrfundimtar dhe pėr tu ndėrprerė (kjo gjendje e dhemshme qė kėrcėnonte ta mbyste Koncilin) sipas shprehjes sė imzot Veberit, nė hyrje qė e kishte shkruar nė dokumentin e Koncilit Nr. 4 mbi Shpalljen15.

    Dy fjali nga ky tekst, qė kanė tė bėjnė me Besėlidhjen e Vjetėr (kreu IV, fq. 53), zhvillojnė gjėra me tė meta dhe vjetėrsim tė atillė tė disa teksteve qė nuk lejojnė kurrėfarė kontekstimi:

    "Duke mbajtur parasysh pozitėn e njeriut para shpėtimt tė cilin e ka sjellė Krishti, librat e Besėlidhjes sė Vjetėr ja bėjnė tė mundur secilit tė njohė cili ėshtė Zoti e cili ėshtė njeriu, si dhe mėnyrėn se si Zoti, me drejtėsinė dhe mirėsinė e tij, vepron me njerėzit. Kėto libra, edhe pėr kundėr asaj se pėrmbajnė gjėra tė papėrsosura dhe gjėra tė vjetėrsuara, pėrsėri janė dėshmitarė tė pedagogjisė sė vėrtetė Hyjnore".

    Me anė tė cilėsorit "i papėrsosur" dhe "i vjetėrsuar", qė janė pėrdorur nė disa tekste, nuk mund tė thuhet se kėta i nėnshtrohen kritikės dhe se mund tė heqin dorė prej tyre; parimi ėshtė lejuar nė njė mėnyrė mjaft tė qartė.

    Ky tekst ėshtė pjesė e deklaratės sė pėrbashkėt, e cila, edhe pse definitivisht ėshtė botuar me 2344 vota ndaj 6 votave nuk ka qenė dashur tė jetė kaq gati njėzėrėshe. Dhe me tė vėrtetė, nė komentimet e dokumentit zyrtar nga imzot Veberi ėshtė nėnshkruar njė fjali e cila nė mėnyrė tė qartė e korrigjon pohimin mbi vjetėrsinė e disa teksteve qė i pėrmban deklarata solemne e Koncilit: "Pa dyshim, disa libra tė Biblės izraelite kanė kufirin kohor dhe nė vete pėrmbajnė diēka tė papėrsosur".

    Shprehja "vjetėrsuar" nga deklarata zyrtare pa dyshim nuk ėshtė sinonim i "kufirit kohor", si shprehje e komentuesve, kurse pėr sa i pėrket epitetit "izraelite", tė cilin ky i fundit e ka shtuar nė mėnyrė tė ēuditshme, ai sikur sugjeron se teksti i Koncilit e ka kritikuar vetėm versionin hebraik, kurse, nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė ashtu aspak pasi qė Besėlidhja e Vjetėr, gjatė Koncilit, thjesht ishte objekt gjykimi qė kishte tė bėnte me papėrsosurinė dhe vjetėrsinė e disa pjesėve tė saj16.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #42
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    UNGJIJTĖ



    I. HYRJE



    Shumė lexues tė Ungjijve janė tė habitur edhe tė turbulluar kur mendojnė pėr domethėnien e disa tregimeve ose kur bėjnė krahasime ndėrmjet versioneve tė ndryshme tė tė njėjtės ngjarje qė ėshtė treguar nė disa Ungjij. Kėtė e konstanton R.P. Roge nė librin e vet "Hyrje nė Ungjijtė"17. Me njė pėrvojė tė madhe qė e kishte arritur gjatė shumė viteve, kur e kishte pėr detyrė qė nė njė revistė katolike t'u pėrgjigjej lexuesve tė hutuar nga tekstet e Ungjijve. R.P.Roge ka mundur ta vlerėsojė rėndėsinė e pertubacionit qė ka shkaktuar tek ata literatura e tyre. Ai shėnon se bashkėbiseduesit e tij, tė cilat i takonin mjediseve shumė tė ndryshme shoqėrore dhe kulturore, kėrkonin shpjegime lidhur me tekstet "e paqartė tė pakuptueshme, edhe kundėrthėnės, absurd ose skandaloz". Nuk ka dyshim se leximi i plotė i Ungjijve ėshtė nė gjendje t'i shqetėsojė shumė tė krishterėt.

    Njė observim i kėtillė ėshtė bėrė sė voni libri i R.P.Roge-sė ėshtė botuar mė 1973. Nė kohėn e cila nuk ėshtė aq e largėt shumica e tė krishterėve nga Ungjijtė dinin vetėm fragmente tė zgjedhura, qė janė lexuar gjatė shėrbimit ose qė janė komentuar nga altari. Nėse lihen anash protestantėt, nuk ka qenė e zakonshme qė Ungjijtė tė lexohen nė tėrėsi jashtė kėtyre rasteve. Ndėr doracakėt tė edukimit fetar janė pėrfshirė vetėm botimet e tyre tė shkurtra: teksti in extenco (tėrėsisht) nuk ka qenė fare nė lexim. Gjatė kohės sė studimeve tė mija nė njė ent katolik, mė kanė rėnė nė dorė vepra tė Virgjilit dhe tė Platonit, por jo edhe Besėlidhja e Re. Por, pėrsėri, teksti grek i kėtij do tė ishte shumė instruktiv: shumė mė vonė e kam kuptuar pse nuk na i jepnin pėr ti pėrkthyer librat e shenjtė tė krishterė. Ato do tė mund tė na shtynin t’u bėnim pyetje mėsuesve tanė tė cilat do ti tronditnin.

    Nėse njeriu ka shpirt kritik, duke i lexuar Ungjijtė in extenco do tė vijė patjetėr deri tek kėto zbulime tė cilat edhe e kanė shtyrė Kishėn tė ndėrhyjė dhe t'u ndihmojė lexuesve nė mėnyrė qė ta kalojnė tronditjen e tyre. "Shumė tė krishterė kanė nevojė tė mėsojnė t'i lexojnė Ungjijtė", konstanton R.P.Roge. pa marrė parasysh se a pajtohemi me shpjegimet e bėra autori ka meritė tė madhe qė ėshtė ballafaquar me kėto probleme delikate. Kjo, pėr fat, akoma nuk po ndodh me shumė dokumente mbi Shpalljen e krishterė.

    Nė botimet e Biblės tė dedikuara pėr publikun e gjerė, shėnimet hyrėse shprehin mė sė shpeshti njė grumbull pikėpamjesh qė do tė dėshironin tė bindnin lexuesin se Ungjijtė pėrgjithėsisht nuk shtrojnė probleme tė personalitetit tė autorit tė librave tė ndryshėm, rreth origjinalitetit tė teksteve dhe rreth karakterit tė vėrtetė tė tregimeve. Edhe pse ekzistojnė aq shumė gjėra tė panjohura pėr autorėt, nė origjinalitetin e tė cilėve nuk jemi tė sigurtė aspak, sa janė tė sakta kėto lloje tė shėnimeve, qė shpesh e paraqesin si tė sigurtė atė qė ėshtė vetėm hipotezė, duke pohuar se filan ungjilltar i ka parė ngjarjet, kurse veprat e specializuara e pohojnė tė kundėrtėn18.

    Teprohet shumė me shkurtimin e kohės ndėrmjet fundit tė profecisė sė Jezusit dhe paraqitjes sė teksteve. Do tė dėshironim tė na bindnin vetėm pėr njė redaktim qė ėshtė bazuar nė gojėdhėnat popullore, edhe pse specialistėt e kanė dėshmuar redaktimin e teksteve. Aty-kėtu flitet pėr disa vėshtirėsi tė interpretimit, por kalohet rrėshqitazi pranė kundėrthėnieve tė qarta qė ja vrasin syrin atij qė mendon. Konstatohet shpesh se nė fjali tė shkurtra eksplikative, tė futura nė shtojcė, si shtesė e hyrjeve qetėsuese, kundėrthėniet e gabimet e hapta janė fshehur ose janė mbytur me argumentime tė shkathta apologjetike. Kjo gjendje qė zbulon karakterin dinak tė kėtyre komenteve ėshtė shastIsės a.s.e.

    Shqyrtimet qė po i bėjmė kėtu do t'i habisin, pa dyshim, ata lexues tė mi tė cilėt ende nuk kanė njohuri pėr kėto probleme. Pėrveē kėsaj, para se tė hyjnė nė thelbin e ēėshtjes, qė tani dėshiroj t'i ilustroj fjalėt e mija me njė shėmbull qė mė duket se ėshtė krejt demonstrativ.

    As Mateu, as Gjoni nuk flasin pėr shėlbimin e Jezusit. Luka nė Ungjillin e vet e vendos nė ditėn e ringjalljes dhe dyzet ditė mė vonė nė Veprat e Apostujve, autor i tė cilės do tė duhej tė ishte. Sa i pėrket Markut, ai pėrmend (duke mos e saktėsuar datėn ) nė njė finale, e cila sot konsiderohet jo autentike. Shėlbimi domethėnė, nuk ka kurrėfarė baze solide biblike. Por, pėrsėri, komentuesit i afrohen kėsaj ēėshtje tė rėndėsishme me njė indiferencė tė pabesueshme.

    A. Trikoti, nė librin e tij Petit Dictionnaire du Nouveau Testament ( Fjalori i vogėl i Besėlidhjes sė re), nga Bibla Crampon, vepėr shumė e pėrhapur ( botuar mė 1960) 19, nuk i kushton asnjė artikull shėlbimit. Synopse des 4 Evangiles (Krahasimi i katėr Ungjijve) P.R. Benoitit dhe P.P. Boismardit, profesor nė Shkollėn Biblike tė Jeruzalemit ( botuar mė 1972) 20, nė vėllimin II, fq.451dhe 452, na mėson se te Luka shpjegohet me "mjeshtri letrare". Le tė kuptojė kush tė mundet!

    Me siguri shumė tė madhe R.P. Roge, nė veprėn e vet Initiato a l'Evangile ( Hyrje nė Ungjijtė), nė vitin 1973, nuk ėshtė mashtruar me njė argument tė tillė, por shpjegimi qė na ofron ai ėshtė i pazakontė:

    "Kėtu, si dhe nė shumė raste tė ngjashme, problemi duket se ėshtė i pazgjithshėm vetėm nėse pohimet e Shkrimit (tė Shenjtė) merret si shprehimisht materiale, duke harruar domethėnien e tyre fetare. Nuk ėshtė fjala pėr atė qė realiteti i fakteve tė kthehet nė njė simbolizėm tė flashkėt, por tė kėrkohet qėllimi teologjik i atyre qė na zbulojnė fshehtėsitė, duke na dhėnė fakte tė kapshme , tė pėrshtatshme pėr ndjesinė e selitur tė shpirtit tonė".

    Si tė kėnaqemi me njė shpjegim tė tillė? Formulat apologjetike tė kėtij lloji mund t'ju shėrbejnė vetėm dogmatikėve.

    Citati i R.P.Roges ėshtė njėsoj interesant pėr pranimin e tij se nė Ungjijtė ka "shumė raste tė ngjashme" me atė tė shėrbimit. Domethėnė, ėshtė e nevojshme t'i futemi problemit plotėsisht, nga brenda, me objektivitet tė plotė. Duket se ėshtė menēuri tė kėrkohet shpjegim pėr studimin e kushteve nė tė cilat janė shkruar Ungjijtė dhe pėr klimėn fetare tė asaj kohe. Nxjerrja nė dritė e korrigjimeve tė redaktimeve fillestare, qė janė bėrė mbi bazė tė gojėdhėnave popullore, dhe ndryshimi i teksteve gjatė transmetimit deri te ne, e bėjnė shumė mė pak tė pazakonshėm ekzistimin e fragmenteve tė paqarta, tė pakuptueshme, kundėrthėnėse dhe tė pabesueshme, qė ndonjėherė shkojnė deri nė absurd ose tė fragmenteve tė papėrputhshme me faktet qė i ka vėrtetuar pėrparimi shkencor nė kohėn tonė.

    Ėshtė fakt se para disa dhjetėvjeēarėsh ėshtė paraqitur interesi pėr studimin e Shkrimeve (tė Shenjta) nė frymėn e studimit objektiv. Nė njė libėr tė kohės mė tė re "Foi en la Resurrection, Resurrection de la foi" (Besimi nė Ringjallje, Ringjallje e Besimit)21, R.P. Kannengiesser, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit, jep njė pasqyrė tė shkurtėr tė kėtij ndryshimi tė thellė me kėto fjalė: "Besimtarėt e vėrtetė as qė e dinė se ėshtė bėrė revolucion me metodat e shpjegimit tė Biblės qė nga epoka e Piut XII". "Revolucioni" pėr tė cilin flet autori ėshtė i datės mė tė re. Ai fillon tė vazhdojė nė kėshillimin e besimtarėve, sė paku nga disa specialistė, tė cilėt i vė nė lėvizje kjo frymė e re. "Qarkullimi i prespektivave mė tė besueshme tė traditės baritore, shkruan autori, nuk ėshtė filluar aspak me kėtė revolucion tė metodave tė shpjegimit".

    R.P. Kannengiesser tėrheq vėrejtjen se "Nuk duhet kuptuar shprehimisht" faktet qė i sjellin Ungjijtė pėr Jezusin, "tė shkruash siaps rasteve" ose "luftarake", autorėt e tė cilėve "i ushqejnė me shkrim gojėdhėnat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin"22. Lidhur me ringjalljen e Jezusit, qė ėshtė temė e librit tė tij, ai nėnvizon se asnjė autor i Ungjijve nuk mund t'i pėrshkruajė vetes cilėsinė e personit qė e ka parė ngjarjen, duke bėrė me dije se duhet tė jetė ashtu edhe me njė pjesė tė jetės sė Jezusit, pasi, sipas Ungjijve, asnjė apostull - pėrveē Judės - nuk u nda nga Mėsuesi qė nga momenti kur i shkuan pas e deri nė manifestimet e fundit nė kėtė vend.

    Ja, pra, sa jemi larg pikpamjeve tradicionale, tė cilat nė mėnyrė edhe mė solemne i ka vėrtetuar Koncili i Dytė i Vatikanit, para mė pak se dhjetė vjetėsh, e tė cilat akoma huazojnė vepra bashėkohore tė vulgarizimit qė u janė kushtuar besimtarėve. Por, pak nga pak, e vėrteta po del nė dritė.

    Nuk ėshtė e lehtė tė vihet deri tek e vėrteta , sepse aq e rėndė ėshtė barra e tradirės qė ėshtė mbrojtur me aq ashpėrsi. Nėse duam tė lirohemi nga ajo, duhet t'i afrohemi problemit nė thelbin e tij, domethėnė mė parė tė studiohen kushtet qė kanė bėrė qė tė lind krishtėrimi
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #43
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    vetem lexoni se do ju bej profesore fare!



    All-llahu Isait [alejhis-selam] ia shpalli Inxhilin, i cili nė pėrmbajtjen e tij tė vėrtetė tė zbritur, nuk ekziston nė asnjė gjuhė e as nė ndonjė version. Sot ekziston e ashtuquajtura Dhjata e Re, e cila pėrbėhet prej katėr ungjijve - Ungjilli sipas Mateut, sipas Markut, sipas Lukės dhe sipas Gjonit. Pastaj Letrat e nxėnėsve tė Isait, Letrat e nxėnėsve tė nxėnėsve tė Isait, Veprat e Apostujve, katėrmbėdhjetė Letrat e Palit, tetė Letrat e nxėnėsve tė Isait apo nxėnėsit e nxėnėsve.
    Ungjijtė, mė saktėsisht janė shkruar mes viteve 60-98 p.e.s. apo pas ngritjes sė Isait [alejhis-selam], nė njė periudhė prej tridhjetė dhe pesėdhjetė e pesė viteve. Origjinali i katėr ungjijve ėshtė zhdukur, nuk ekziston asnjė kopje origjinale qė ėshtė dorėshkrim i autorit. Nuk ekziston edhe kopja e Ungjillit sipas Mateut i shkruar nė gjuhėn arameje, por ekziston vetėm pėrkthimi grek i pėrkthyesit anonim.
    Nė fillim, ungjijtė nuk ishin vetėm katėr. Numri i tyre kishte arritur nė njėqind. Kisha kishte ndaluar pėrdorimin e shumicės sė tyre, kurse disa i kishte djegur sepse binin nė kundėrshtim me ambiciet kishtare. Autenticiteti i katėr ungjijve nuk qe shkas qė kisha t' i veēojė nga tė tjerat, por pėr arsye se ata pėrputheshin me interesat kishtare. Kisha nuk refuzonte autorėt e ungjijve pasi qė ata ishin shoqėruesit Jezusit. Mateu dhe Gjoni janė apostuj. Luka, autor i Ungjillit, ėshtė nxėnės i Palit i cili ėshtė nxėnės i Barnabės e ky i fundit ėshtė nxėnėsi i Isait (Jezusit).
    Marku, autor i Ungjillit, nuk ėshtė nxėnės i Jezusit (sepse kėta bazohen nė burime krishtere) por nxėnėsi i Pjetrit - shoqėrues i Jezusit. Gjoni, autor i Ungjillit, konstatohet se nuk ėshtė ithtar i pandashėm i Jezusit, por emėr qė e pėrdori autori pėr tė dėshmuar autenticitetin e librit tė vet. Pra, prej tė katėrve, autor i vetėm i njė Ungjilli ėshtė apostull, ndėrsa autorėt e tre ungjijve tė mbetur janė vepra nxėnėsish tė nxėnėsve ose individėve tė panjohur.
    Isai [alejhis-selam] kur u paraqit me misionin e tij, nuk pretendoi tė paraqesė religjion te ri, por tė ripėrtėrijė mėsimet e Musait [alejhis-selam], nxitjen e dashurisė mes njerėzve, asketizmin, tolerancėn, kryerjen e veprave tė mira, si dhe tė vėrtetojė pėrgėzimin e ardhjes sė Pejgamberit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ky ėshtė edhe kuptimi i fjalės Inxhil, e cila d.m.th. pėrgėzim.
    Po ashtu, Isai [alejhis-selam] ishte pejgamber i vetėm i hebrenjve, pėr kėtė dėshmojnė vetė ungjijtė. Mėsimet e Isait nuk mbetėn siē ishin, po ashtu edhe Inxhili, fundamenti kryesor, nuk mbeti pa u prekur nga pasardhėsit e Isait. Nė tė ndodhėn ndėrhyrje radikale me ē’rast u ndryshuan mėsimet e Mesihut, Isait - birit tė Merjemes [alejhis-selam] (Marisė). Tė theksojmė mė tė rėndėsishmet.

    1. Zhdukja e Inxhilit tė Isait, Inxhilit tė shpallur nga Zoti.
    2. Paraqitja e dhjetėra ungjijve kontradiktorė, ku ēdo autor pretendon se versioni i tij ėshtė mė autentik.
    3. Zhdukja e dorėshkrimeve origjinale tė ungjijve.
    4. Shfaqja e ungjijve tė pėrkthyer origjinali i tė cilit ėshtė zhdukur, siē ėshtė rasti me Ungjillin sipas Mateut, tė cilin ai e shkroi nė gjuhėn arameje, me ē’rast origjinali ėshtė humbur, ndėrsa ėshtė shfaqur pėrkthimi nė gjuhėn greke.
    5. Kisha ndaloi pėrdorimin e ungjijve qė nuk pėrputheshin me dogmat e saja, me kėtė akt, shumė tė vėrteta u zhdukėn.
    6. Mbajtja e sinodeve kishtare me ē’rast u ndėrmorėn ingerenca pėr tė anuluar mėsimet e Musait, anulimi i mėsimeve tė porositura nga Isai. Ky grusht ishte i kobshėm pėr mėsimet e Isait.
    7. Organizimi i sinodit tė Jerusalemit nė vitin 55 me prezencėn e Pjetrit, i madhi i apostujve, i cili anuloi synetimin (rrethprerjen), gjėrat e ndaluara i pėrkufizoi vetėm nė gjakun, tė varurėn, atė qė ėshtė therrur pėr idhujt dhe prostitucionin.
    8. Kisha rreptėsisht ndaloi pėrdorimin e Ungjillit tė Barnabės (nxėnėsi i Isait) i cili vėrteton se Isai ėshtė njeri, nuk ėshtė gozhduar nė kryq dhe pejgamebri qė duhet tė paraqitet ėshtė Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
    9. Paraqitja e njerėzve siē ėshtė Pali, tė cilėt i dhanė tė drejtėn vetes, madje ia tejkaluan edhe Isait, nė tė njėjtėn kohė tė kontestojnė mėsimet e Musait dhe tė Isait. Nė tė njėjtėn kohė, kisha u dėshiroi mirėseardhje dhe miratoi vendimet e tyre. Nėse shfaqej kontradiktė, fjalės dhe mendimit tė Palit i jepej pėrparėsi kundrejt fjalės sė Isait. Letrat e Palit nuk ishin tė pranuara zyrtarisht deri mė vitin 364. Nė atė vit kisha i pranoi dhe u bėnė pjesė e librit tė shenjtė.
    10. Krishterizmi nuk ishte religjion me mėsime tė pandryshueshme, ato ndryshoheshin sipas vendimeve tė autoriteteve kishtare dhe tė Papės. Sa pėr ilustrim, martesa, shkurorėzimi dhe asketizmi, ajo qė ėshtė e lejuar sot, mund tė ndalohet nesėr dhe anasjelltas.
    11. Kisha beson se gjithēka qė ekziston nė Dhjatėn e Re ėshtė shpallje nga Zoti, edhe pse nė tė ekzistojnė mijėra gabime dhe qindra momente kontradiktore.
    12. Kisha vlerėson, e assesi Jezusi, se Dhjata e Re ka anuluar Dhjatėn e Vjetėr, apo Ungjilli anuloi Torėn. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė fjalėt e Jezusit.
    13. Pali ndryshoi veēoritė mė tė theksuara tė fesė sė Isait, shndėrroi krishterizmin nė fe universale, ndėrsa Isai ishte i Dėrguar vetėm pėr izraelitėt. Pali e trajtonte Isain si perėndi, ndėrsa ky ėshtė deklaruar si pejgamber dhe njeri. Pali besonte nė trininė e Zotit, ndėrsa Isai deklaronte se Zoti ėshtė Njė, i Vetėm. Pali kishte anuluar synetimin (rrethprerjen) pasi qė mė parė kishte porositur Isai nė mėsimet e tij. Pali lejoi ngrėnien e mishit tė derrit, ndėrsa kėtė e kishin ndaluar Musai dhe Isai. Ai instaloi dogmėn e gozhdimit nė kryq si akt tė flijimit e qė mė herėt nuk ekzistonte. Pėr kėto arsye, Krishterizmi i sotėm llogaritet si Krishterizmi palian nė shumicėn e parimeve tė tij, e assesi fe qė predikoi Isai.
    14. Nė Sinodin e Nikesė tė vitit 325, delegatėt hulumtuan natyrshmėrinė (qenien) e Zotit nėn patronazhin e perandorit Konstantin. Shumica e delegatėve votuan se Jezusi ėshtė vetėm pejgamber i Zotit, me kėtė akt perandori u hidhėrua dhe shpalli tė pavlefshėm tubimin. Disa delegatė qė ishin kundėr tij, i dėnoi me vdekje. Thirri mbledhje tė re tė pėrbėrė nga pėrkrahėsit (pozita), pėrmes votimit (pas terrorizimit) u arrit konsensus se Jezusi ėshtė Zot dhe se Zoti ėshtė i pėrbėrė nga tri komponente (parimi i trinisė). Pėrmes votimit dhe me dekretin e perandorit, Jezusi u shndėrrua nė Zot!
    15. Pas vendimit tė Nikesė (mė 325), startoi ligji qė ndalon pėrdorimin e ungjijve qė bien ndesh me vendimet e tubimit tė mbajtur, ku ungjijtė u konfiskuan dhe u dogjėn.
    16. Nė vitin 381 u organizua njė tubim tjetėr, Koncili ose Sinodi i Konstandinopojės, nėn patronazhin e perandorit Teodor, pėr tė hulumtuar natyrshmėrinė e Shpirtit tė Shenjtė. Me shumicė absolute votash u vendos se Shpirti i Shenjtė ėshtė Zot, komponentė qė pėrbėn trininė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #44
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    doni me?

    POSTULATET E KRISHTERIZMIT


    Krishterizmi bashkėkohor ngritet mbi shtatė parime kryesore:

    1. Pagėzimi
    Larja e foshnjės sė posalindur me ujė, pėr tė shlyer gjurmėt e mėkateve tė trashėguara, besim ky i gabuar, sepse mėkati nuk trashėgohet siē potencon Tora, e konfirmon logjika dhe argumentet tradicionale. Po ashtu, Jahja [alejhis-selam] e anuloi pagėzimin duke thėnė dhe duke pėrgėzuar ardhjen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse sipas tyre pastrimi (shlyerja e mėkateve) nė tė ardhmen do tė jetė pėrmes Shpirtit tė Shenjtė, d.m.th. me Fjalėn e Zotit dhe Shpalljen e Tij.
    2. Darka e shenjtė
    Ngrėnia e bukės llogaritet sikur ngrėnie e trupit tė Krishtit (Mesias), pirja e verės sikur gjaku i tij. Kėtė darkė nuk e pėrmendėn tė gjithė ungjijtė, po ashtu raporti mes simbolikės dhe formės sė argumentimit ėshtė i dobėt, shtoja edhe ndyrėsirėn e verės (siē e sqarojnė tekstet e Dhjatės sė Vjetėr dhe tė Re).
    3. Pranimi i mėkatit
    Me kėtė rast mėkatari para klerikut pranon mėkatin e bėrė, si simbol i pendimit. Kleriku vihet nė postin e ndėrmjetėsuesit mes njeriut dhe Zotit, ky ndėrmjetėsim shkėput lidhjen e drejtėpėrdrejtė shpirtėrore me Zotin. Kjo nuk ėshtė obligative, por qėllimi i saj ėshtė rritja e pushtetit tė kishės. Ai qė dėshiron pendimin, nuk i nevojitet ndėrmjetės mes tij dhe Krijuesit tė tij. Cili do tė jetė ndėrmjetėsuesi mes papės dhe Zotit ?!!

    4. Shpėtimi
    Kisha supozon se shpėtimi arrihet me pranimin e Jezusit si Bir i Zotit, i cili ėshtė kryqėzuar nė shenjė flijimi. Kisha kushtėzoi shpėtimin vetėm pėrmes besimit, e qė bie ndesh me vetė Ungjillin, i cili nxitė njerėzit pėr bėmirėsi dhe tė pėrmbajturit e kėshillave si rrugė e vetme e shpėtimit.
    5. Trinia
    Kisha vlerėson se Zoti ėshtė i pėrbėrė nga tri komponente (qė pėrbėjnė Njė Zot). Kjo ėshtė nė kundėrshtim me porositė e pejgamberėve tė mėparshėm dhe mėsimet qė i predikoi Isai, tė regjistruara nė ungjijtė e tyre. All-llahu ėshtė Njė e nuk ėshtė pjesė e trinisė.
    6. Hyjnizimi i Mesihut
    Kisha konsideron se Jezu Krishti ėshtė Bir i Zotit dhe njėkohėsisht Zot. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė tekstet e Ungjillit, qė regjistroi fjalėt e Krishtit, i cili qindra herė kishte pėrsėritur se ėshtė Pejgamber, Lajmėtar, njeri apo bir i njeriut.
    7. Kryqėzimi
    Kisha konsideron se Jezusi ėshtė kryqėzuar pėr hir tė shlyerjes sė mėkateve. Dihet se nuk ekziston raport mes kryqėzimit dhe shlyerjes sė mėkateve. Shlyerja e mėkateve arrihet me pendim dhe devotshmėri e assesi me kryqėzimin e ndokujt tjetėr. Edhe vetė ndodhia e gozhdimit nė kryq, siē argumentojnė versionet e ungjijve, ėshtė e paqartė dhe kundėrthėnėse, dhe as qė ka ndodhur kryqėzimi i Isait.

    Kėshtu, do tė vėrejmė se Krishterizmi bashkėkohor i ngritur mbi shtatė parime, demantohet me lehtėsi. Disa prej tyre, si pagėzimi, vetė Ungjilli i ka anuluar. Darka e shenjtė ėshtė mohuar nga ana e Gjonit, njėri prej apostujve (havarijjunėve), pranimi i mėkatit para klerikut ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn Jezusi nuk ka folur nė asnjė Ungjill. Rreth ēėshtjes sė shpėtimit, ungjijt janė nė mospajtim tė qartė ndėrmjet vete (do tė shpjegohet nė kapitujt e ardhshėm). Pėr Trininė Jesusi nuk ka thėnė asgjė, pėr kėtė as qė ka folur ndonjė Lajmėtar, para ose pas tij. Hyjnizimin e Krishtit, mendja racionale dhe natyra e shėndoshė e njeriut nuk e pranon, mirėpo kėtė nuk e pranojnė as shpalljet e feve qiellore. Kryqėzimi i Krishtit nuk ka ndodhur dhe nuk ekziston lidhje mes kryqėzimit tė individit dhe shlyerjes sė mėkateve tė individit tjetėr.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #45
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Forca vellezer mesoni!


    ESENCA E PROBLEMIT

    Erdhi i Dėrguari i Zotit i quajtur Isa. Zoti ia shpalli librin qiellor tė quajtur Inxhil. Ungjilli i Isait u zhduk, nė skenė u shfaqėn dhjetėra ungjij kontradiktorė. Mė pas, ungjijve njerėzit ia bashkangjitėn letrat pėr tė cilat pretendonin se janė tė shpallura. Ndodhėn plasaritje tė mėdha ideologjike dhe teologjike. Perandori romak intervenoi, me ē’rast detyroi klerin fetar tė sjellė vendime qė i konvenojnė atij, u konfiskuan ungjijtė qė nuk pėrkrahnin idetė e perandorit. Pastaj u shfaq kisha, e cila vetes i dha tė drejtėn tė sjellė vendime dhe tė riformulojė mėsimet e Isait. Ajo shndėrroi papėn nė qenie tė pagabueshme, i dha ingerenca tė sjellė vendime, ku ai me pushtetin e tij mund tė riformulojė mėsimet e Isait.
    Fjalėt e Isait nuk janė tė qarta tėrėsisht pėr shkak tė zhdukjes sė Inxhilit tė tij, shfaqjes sė dhjetėra ungjijve kontradiktorė, zhdukjes sė origjinaleve tė kėtyre ungjijve. Pastaj pasuan Pali, sinodet, patriarkėt, kishat dhe papėt. Ēdonjėri prej tyre mėsimet e Isait i pėrmirėsonte, i redaktonte ashtu siē ua kishte ėndja.
    Pas gjithė kėsaj, prej mėsimeve tė Isait mbeti diēka e pavlerė, por edhe pėr kėtė kisha nuk zgjonte interesim, sepse ajo formuloi religjion tė veēantė qė tėrėsisht dallohej nga mėsimet e Isait. Kisha nė religjionin e ri kishte futur vetėm emrin e Jezusit, ndėrsa mėsimet e tij i kishte lėnė anėsh. Krishterizmin bashkėkohor mund ta emėrtosh me emra tė ndryshėm, si Krishterizėm palian, Krishterizėm kishtar apo Krishterizėm modern. Mund ta quash kėshtu ose ashtu, mirėpo ėshtė tepėr vėshtirė ta quash si fe e Isait. Problemi ka anėn tjetėr, fragmentet e Dhjatės sė Re nuk pėrfshijnė tė gjitha segmentet fundamentale tė jetės. Dhjata e Re ėshtė larg rregullimit tė sistemit familjar, trashėgimisė, ekonomisė, politikės, luftės dhe paqes.
    Fjalėt e Isait nuk janė legjislacion i ri e as qė vlejnė pėr tė, janė kėshilla tė pėrgjithshme edukative, kryesisht pėr dashurinė, tolerancėn dhe asketizmin. Kėto janė tre tipare qė i mungonin shoqėrisė hebreje. Ēifutėt shquheshin pėr nga urrejtja dhe dėshira e flaktė pėr kapital (pasuri). Mu pėr kėtė, mėsimet e Isait u fokusuan nė dashurinė, tolerancėn dhe asketizmin. Pjesa dėrrmuese e Dhjatės sė Re nuk ėshtė shpallje e Zotit, janė veprat e apostujve, katėrmbėdhjetė dhe tetė letrat janė vetėm letra, e nė asnjė rast nuk janė shpallje.
    Dihet se ligji i Musait ishte vetėm pėr bijtė e Izraelit, Isai nuk erdhi me ligj tė ri (legjislacion). Fragmente tė shumta nė ungjij, flasin se Isai ishte pejgamber vetėm pėr izraelitėt. Kjo nėnkupton se bota (njerėzimi nė tėrėsi) nuk posedonte legjislacion qiellor deri nė mbarim tė jetės sė Isait.
    Gjithashtu, edhe vetė Isai sipas fragmenteve tė ungjijve, paralajmėroi pėr pasardhėsin i cili do tė barte Fjalėn e plotė tė Zotit. Pas Isait, pejgamberi i vetėm qė u dėrgua ishte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Nuk ka logjikė qė Zoti t’i lė njerėzit pa udhėzim tė pėrsosur. Pėr kėtė, tė gjitha argumentet racionale dhe tradicionale dokumentojnė pėr domosdoshmėrinė e zbritjes sė shpalljes sė pėrsosur qiellore pas Isait. Vėrtetė i zbriti shpallja Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #46
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    METODA E NDJEKUR

    Kam pėrdorur pjesė tė Dhjatės sė Re – tė katėr ungjijve, veprat e apostujve, katėrmbėdhjetė letrat e Palit dhe tetė letrat, dhe pas studimit tė ēdo pjese tė tyre, kam bėrė krahasimin me pjesėt e tjera, ndėrsa ajo qė tėrheq vėmendjen ėshtė kėshtu:

    1. Fragmentet e njė Ungjilli bien ndesh me fragmentet tjera tė po tė njėjtit Ungjill.
    2. Fragmentet e njė Ungjilli bien ndesh me fragmentet e Ungjillit tjetėr.
    3. Fragmentet e njė Ungjilli janė kundėrthėnėse me fragmentet e Torės dhe me pjesėt e Dhjatės sė Vjetėr.
    4. Tekstet e letrės bien ndesh me tekstet tjera tė po tė njėjtės letėr apo letre tjetėr tė tė njėjtit autor, ose janė kundėrthėnėse me ndonjė Ungjill ose me Dhjatėn e Vjetėr, apo me ndonjė letėr tė autorit tjetėr. Nėse dy fragmente janė nė kundėrthėnie mes vete, kjo nėnkupton se njėri prej tyre ėshtė jo i saktė ose tė dy janė jo tė saktė. Kundėrthėnia sinjalizon ekzistimin e gabimit ose ndryshimit mes tyre.

    Po ashtu, ka raste tė tjera qė tėrheqin vėmendjen nė studimin e Dhjatės sė Re:

    1. Fragmente qė nuk i pranon mendja dhe logjika.
    2. Fragmente, qė nė mėnyrė tė qartė tė bėjnė me dije se nuk janė tė shpallura dhe nga kjo automatikisht kuptohet se Dhjata e Re nuk ėshtė vėrtetė shpallje hyjnore.
    3. Fragmente qė demantojnė kishėn dhe dogmat e saj.
    4. Fragmente qė vėrtetojnė qenien njerėzore tė Isait.
    5. Fragmente qė vėrtetojnė se Isai ėshtė vetėm pejgamber.
    6. Fragmente qė vėrtetojnė Njėshmėrinė e Zotit.
    7. Fragmente qė vėrtetojnė se kryqėzimi i Isait nuk ka ndodhur.
    8. Fragmente qė demantojnė aktin e kryqėzimit, si simbol flijimi.
    9. Fragmente qė hedhin poshtė dogmėn e mėkatit tė trashėguar.
    10. Fragmente qė hedhin poshtė doktrinėn e trinisė.
    11. Fragmente qė vėrtetojnė se Isai ėshtė i dėrguar vetėm te bijtė e izraelit.

    Kėshtu, ky studim mbėshtetet nė dy mėnyra:

    Mėnyra e parė: sqarimi i fragmenteve kontradiktore
    Mėnyra e dytė: sqarimi i teksteve qė kanė domethėnie tė veēantė.

    Burimi i ēdo teksti ėshtė regjistruar, duke sinjalizuar Ungjillin apo letrėn ku pason numri i kaptinės si dhe numri i fragmentit, p.sh: [Mt, 1/3] d.m.th. Ungjilli sipas Mateut, kapitulli i parė, fragmenti i tretė, sipas pėrkthimit tė gjuhės arabe, tė tė ashtuquajturit “Libri i Shenjtė“.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #47
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    DO ju beje mire kjo e sotmja!

    Ju ftoj ti lini kunjat dhe te merreni e temen, kjo esht e me e rendesishme.


    Do te vijojme me shkrime te tjera.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #48
    Postuar mė parė nga altini55
    The Exorcist e forta eshte se doktori4useminarist me dergon nje mesazh private duke me thene
    se nuk ka kohe te me pergjigjet
    por me cpo shikoj koh per idjotesira paska
    Eshte e vertete qe une te dergova nje masazh por e bera kete per tju purmbjatur rregullave te forumit.

    E cfare te thashe uhhhhhh ??? Ti kishe hapur nje teme "Sa i fuqishem eshte Krishti?" Ku me ftoje edhe mua te te pergjigjesha Edhe une te thashe qe do ta lexoj temen por nuk te premtoj se do te shkruaj ndonje gje per vete arsye se kohen e kam te kufizuar . Tani kjo nuk do the thote qe une nuk do te shkruaj ose kam kohe me bollek per tju pergjigjur te gjithave temave qe muslimsnet ngrene ne kete forum , por ne dashte Zoti do te mund shkruaj dicka dhe ne temen tende. Tani Altin ti duhesh te behesh pak edhe me i zgjuar, dhe duhet te kuptosh se kur flase per te lexuar temat qe jane shkruajtur ketu nuk e bej kete sa per sy e faqe por vertet i lexoj me nje mendje dhe zemer te hapur , per te kuptuar te verte ate cka ju ose de gjithe te tjeret duhan te thone me temat e tyre dhe kjo nuk eshte nje gje e lehte Gjithashtu duhet te kuptosh se jam nje antar i ri dhe tani per tani po i pergjigjem atyre temave qe jane shume te rendesishme me kalimin e kohes shpresoj qe edhe mund te gjej kohe per tju pergjigjur disa gomarlliqeve qe ju myslimanet keni postuar . E sa per idjotesira cafre te them uhhh ?? I takon te mencurve te vendosin .
    E cfate te them per qufyre a nuk jeni ju ate qe nuk po i permbaheni temes se forumit dhe po beheni gazi i botes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga doktori4u : 29-12-2003 mė 07:13
    Sepse e verteta gjithmone triumfon kunder te keqes

  9. #49
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "O ju qe keni besuar, kini frike All-llahun me nje frike te denje dhe mos vdisni pos duke qene muslimane "

    "Atij qe Zoti nuk i jep drite, ska drite per te."


    Njerezve qe perfaqesohen me zgjedhje e kuptime e fjale te tilla ...te heqin trurin , dhe per me keq pretendojne se dine shume.
    ...................................!!!!!!!!!!!!!!! !!!
    Ndersa ...............................................
    Macia, te lutem te mos perdoresh fjale ofenduese . Leri njerzit te flasin se nuk prish pune. I.P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 03-01-2004 mė 09:25
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e MyslimaniKrenar
    Anėtarėsuar
    06-11-2003
    Vendndodhja
    Aktualisht USA
    Postime
    7
    O macja_blu, uroj me gjithe zemer te jesh mashkull sepse perndryshe do me prishje imazhin e femres shqiptare me kete fjalor kaq te larmishem te gjuhes sone te dashur shqipe sepse dhe une qe jam mashkull nuk flas ashtu si flet ti.
    E dyta, kam lexuar disa nga shkrimet e tua tek letersia dhe me kane pelqyer dhe me vjen cudi si arrijne njerezit ta degradojne veten ne kete shkalle sepse duket sikur ke nxjerre diarre nga goja, jo fjale qe ia vlejne te postohen ne kete forum.
    E treta, tema eshte mbi kuranin e biblen prandaj mos u konfuzo shume i/e dashur, ok?

    hajt shnettttt dhe sic thote ajo shprehja e urte, me mire hesht kur s'ke gje te mencur per te thene sesa hap gojen dhe tregon se cfare brumi je!

    p.s. me duket se paskan vdekur moderatoret e ketij forumi. Lol!

    Musliman, ate fjali te Maces e fshiva , poashtu citimin e saj tek postimi juaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 03-01-2004 mė 09:29
    "Truly in the heart there is a void that can not be removed except with the company of Allah. And in it there is a sadness that can not be removed except with the happiness of knowing Allah and being true to Him. And in it there is an emptiness that can not be filled except with the love for Him and by turning to Him and always remembering Him. And if a person were given all of the world and what was in it, it would not fill this emptiness."

    Vajzes myslimane:
    ~~Ngjyra qe i shkon me shume fytyres tende bardhoshe eshte e kuqja, ngjyra e turpit (shyness). Ate mund ta blesh vetem ne supermarketin e besimit, prandaj rend!

    ~~~Bukuria e buzeve te tua eshte Fjala jote e sinqerte e cila qendron e patundur si shkembi. E kjo arrihet vetem nepermjet ndergjegjesimit se ka nje Krijues qe na mbikeqyr e na studjon.

    ~~~Parfumi yt me i shtrenjte eshte Morali. Ate mund ta pervetesosh vetem duke ndjekur traditen profetike.

    ~~~Sapuni me i mire per trupin tend te brishte eshte PENDIMI. Nese vjen nga thellesia e zemres, cdo pore te trupit ta hap, duke i lene vend gjithe qenies tende te thithe ajrin e paster te nje mengjesi pranveror.

    ~~~Veshet e tu, vathet e floririt apo te diamantit nuk i zbukurojne dot. Eshte degjimi i fjales se mire dhe qendrimi larg fjaleve te pamoralshme ai qe e ruan pastertine e veshit dhe i jep hijeshi atij. Si nje melodi e embel, fjala e mire deperton deri ne skutat me te thella te shpirtit, duke zene rrenje te thella.

    ~~~Veshja jote me fisnike eshte Devotshmeria. Ajo te mbron nga djersitja dhe i ftohti. Por kjo marke ofrohet vetem ne dyqanin e Islamit, prandaj motėr e dashur te keshilloj qe ta blesh sa me pare qe ta vendosesh ne garderoben tende.

    Me keto do te jesh e brishte si gjelberimi i pranveres, e fresket si vesa e agimit, e embel si gonxhja e trendafilit qe sapo ka filluar te hape petalet e saj, kristal e paster si debora e bardhe ne maje te Himalajeve mbi te cilen nuk ka shkelur askush.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •