Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 236
  1. #1

    Frederik Rreshpja

    Vjeshte 1990

    Qane dreri ne korije dhe lotet behen shi
    Trishtohet era mbi shkemb
    Nuk ka me gjethe te gjelbra. Po bien
    Enderrat e pyjeve nje nga nje

    Ikin zogjte nga shkretimi i drureve:
    Lamturmire, o pyje te Ballkanit!
    Vec nen nje ferre kalteron ende
    Vjollca e fundit e kenges se bilbilit

    Ardhte nje vjeshte pa shtegetim zogjsh!
    Ardhte nje Zot, vented ore mbi stinet!


    Vinjete

    Nje shelg i vetmuar, mbuluar me dimer
    Braktisur nga zogjte dhe gjethet:
    Era, si keter kercen mbi drurin
    Me bocen e shiut nder dhembe

    Netet e lumtura, si zilka
    Tringellijne ne deget e kujteses…
    Vizatohen ne sfond te vetetimave
    Henezat qe hengren dhente e vjeshtes

    Rene nga xhami i thyer i qiellit
    Kristal i akullit yllezon neteve
    Dhe mbi pastelet e bores mardht
    Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe


    Pergjithmone

    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
    Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
    Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
    Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
    Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
    Une kam qene trishtimi i botes.
    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Frederik Rreshpja

    Fati im

    Nje ujevare e vogel vetmon lart ne mal
    Dhe lot me ylberet.
    Mjegulla e holle, ndane dritares sime
    Qan me lot shiu.

    Shpirti i vjeshtes, ne shkretetiren e gurit
    Ulerin i trishtuar.
    Vdekja e ylbereve me ra ne qiell
    Dhe vdekja e gjetheve ne duar.

    Tere shtegetaret po ikin, ti o zog, mos shko!
    Te gjithe e kemi nga nje palme qe diku na therret
    Dhe udhe e vjeter rri varur mbi shkrepa,
    Si patkoi i fatit tek dera e kenges.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shi hene

    Si arlekin qe del per shetitje
    Ne kopshtin e harruar te feminise,
    Hena e pikelluar neper re
    Shkel mbi deget e shirave.

    Liqeni i vetmuar ne breg te nates,
    Shqetesohet ne krahet e eres
    Dhe thelle sirena e dallges se kalter
    Loton mbi fytyren e fjetur te legjendes.

    Yjet ne asfalt si perendim i thyer.
    Dhe plepat si murgjer te zinj.
    Fshehur pas drureve diku pergjon
    Vrasesi i vjeter, trishtimi.

    Eh, mundet qe thika e trishtimit
    Diku perdhe ka per te me lene,
    Fshehur nen nje perendim te thyer
    Fshehur nen shira hene...

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pasqyrim

    Cdo pasqyre e ka nje statuje timen brenda.

    Statujat fshihen pas amalgames.

    Ne fshihemi pas statujave.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Bjeshket e namuna

    Bjeshket e Namuna,
    Magji e gurte, vizatuar me shqetesim.

    Dhembja e nje rapsodie te harruar
    Renkon brenda eres, diku.
    Dhjetori pikon neper pishat.
    Qe mbine mbi rinine e Omerit.

    Rete mbi hone
    Tundin patershanat e shiut,
    Zbardhin ne fund te perrenjve eshtrat e vetimave.

    O, ku je tretur ti qe bere tere kete kob te zi
    Vec per nje puthje te lene pergjysme?

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mos e mallko me ndarje kete nate

    Mos e mallko me ndarje kete nate!
    S'duhet te ndahemi ne kete peizazh me ere,
    Nen keto re te qiellit rrenoje.
    Argjendi i dhembshur i ketij peizazhi.
    Ne shpirt si medalion do te te rendoje.

    Se ne ditet me te trishtuara
    Te kam mbrojtur nga pikellimi i qiejt me shi.
    Dashuria ime mund te behej cati e tere botes.
    E cdo vjeshte. E cdo stine.

    Jam i trishtuar. Trendafilat e tu.
    Me mbeten ne duar si plage
    Dhe perendimi rend pas molleve me pishtar
    T'i vere flaken kesaj nate.

    Ndoshta do te kthehesh nje dite,
    Por pas molleve e viteve,
    Atebote perendimi do te kete djegur cdo gje.
    Ah! ne kete bote te madhe, vetem une e ti
    Nuk do te jemi te lumtur me...

  7. #7
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Frederik Rreshpja Ne Vetmi

    E Merkure, 16 Mars 2005
    Shpetim Kelmendi*
    Koha Jone


    FREDERIK RRESHPJA NE VETMI

    Nji burre shtatimet dhe i veshur me te zeza shfaqet e zhduket hapsirave gri te kryeqytetit ku dhimbshem pulson ritmi fatkeq i botes osne shqiptare. Nje burre I mplakur, ndonese nuk eshte me shume se gjashtedhjete e tre vjec. Me nje cante te zeze e te vjeter hedhur ne supin e djathte, me nje kapele republika vendosur pa kujdes ne krye. I shperqendruar, i pa vene re prej njerezish qe enden perreth tij. I huaj. Ngjan vertet si i huaj apo si i sjelle perdhunshem, pa lejen e tij e krejtpapritmas, ne nje bote te panjohur ku i duhet te mbijetoje me cdo kusht. Jeton ne zgrip te vemendjes se njerezve te zakonshem, por edhe perskaj atyre te rendesishem qe here mbas here mendojne se perbejne ndergjegjen e se sotmes sone. Ky njeri i cuditshem, per te cilin nuk mund te thuhet me saktesi nese ben pjese ne ate apo kete shtrese shoqerore, nen nje veshtrim te vemendshem shfaqet si nje zoteri qe sapo e kane plackitur dhe keqtrajtuar, si nje njeri qe kerkon adresen e dikujt, si nje postier qe nuk i kujtohen adresat, si nje tip qe ka humbur rrugen, etj. Mund ta krahasosh me gjithcka e kedo, por nese nuk e njeh kurresesi nuk do te shkoje ndermend se behet fjale per nje nga poetet lirike me te medhenj shqiptare te shekullit njezet, Frederik Rreshpjen, ose Fredin, sic i therrasin miqte e tij me te afert. Ndoshta e teproj kur them "miqte", sepse ndokush do te mendoje se ata jane shume. Ne te vertete jane shume pak. Veshtiresia per te qene mik i shume njerezve nuk shkaktohet per arsye se Fredi eshte nje tip i veshtire e tekanjoz, jo se eshte i pasjellshem, -sepse ne komunikim ai eshte nje zoteri i vertete - , por sepse mendjemprehtesia dhe inteligjenca qe i reflektohen ne veshtirimin sadornik qe buron prej syve te tij perhere te skuqun, bejne cdo njeri te ndjehet si perballe nje skaneri, qe nxjerr ne pah semundjet e fshehura me kujdes. Fredi perpiqet me te vertete shume per te gjetur te te tjeret cilesite e tyre me te mira, por kur nuk i gjen behet njeri i drejtperdrejte dhe nuk perton ta thote te verteten. Ironia e tij e perhershme, per te cilen kurre nuk mund te thuhet me saktesi nese eshte arme sulmi apo vetembrojtjeje, por qe gjithsesi shkakton te bashkebiseduesi nji therje te ambel dhe aspak armiqesore, asht nji nga menyrat e shfaqjes se shijes e te shajnise ne te cilat lundron ky kapiten i vjeter. Thote gjera te cuditshme mbi filozofine, politiken, retoriken, historine, femijnine, e ndonjehere edhe per letersine. Per kete te fundit flet pa ndonje pasion te vecante, gati me indiference, a thue se behet fjale per dicka qe nuk i intereson dhe te cilen e kundron prej se jashtmi. Kur e pyes nese ka shkruar ndonji gje te re, me pergjigjet se ka shkruar vazhdimisht, por meqe eshte perhere ne levizje, mjaft prej poezive i humbasin.

    Kete e thote pa dimbje. Per te, e rendesishme eshte qe i ka shkruar, pra ia ka shlyer borxhin vetes, te tjerat nuk kane rendesi. Gjithsesi nxjerr ca fletushka te zhubravitura, qe nuk bejne as per atje (ne rastin me te mire behet fjale per ndonje fletore te shkaterruar ku vargjet e tij perzihen me ca llogari te thjeshta shpenzimesh ushqimore apo me ca shkarravina pa kuptim) dhe m'i jep t'i lexoj. Nuk merret vesh pothuajse asgje. Nje shkrim i catrafiluar dhe i coroditur. Duket si shkrimi i nje gjuhe te vdekur. Atehere Fredi eshte i detyruar te lexoje vete. Se c'ka njefare dridhjeje zeri i tij qe vjen prej se thelli. Dridhje tragjike. Lexon ngadale, por bukur. Ne ndonje rast, sic eshte ai i poezise se shkruar diteve te fundit "Kthim ne vendlindje" qe ia kushton Shkodres, i mbushen syte me lot. Nuk i fshin. Ngaqe i vjen turp, ngaqe nuk do t'ia dije, apo thjesht perton. Qau pikerisht ne vargjet "Kur ishim te ri enderronim te benim nje vjeshte/Tashti ti ke vdekur/dhe je shtrire ne te gjitha stinetI them se eshte nje lirike shume e bukur dhe ai perpiqet me gjithe zemer te ndjehet i kenaqur. I them se permbledhja e lirikave te tij asht dicka e vecante, por ai thjesht perpiqet ta ndieje se brendshmi rendesine e ketij komplimenti. Ne te vertete nuk i intereson. Tjera gjera ka ndermend. I duhet te vazhdoje medoemos luften per mbijetese. Poezia i intereson vetem kur e shkruan, sepse vetem ne ate cast ajo i sherben me te vertete. Flasim mbi kete argument e ai shton se ja! Ky eshte qellimi i poezise.

    *shkrimtar

    Moikom Zeqo, studiues
    Qe ne fund te viteve '60 Rreshpja spikat si nje poet me nje talent te cuditshem, gjeniun, krejtesisht modern. Pervec poezive ai shkruan perralla te denja per vete penen e Oskar Uajlldit. Ka energji te medha, ndonese nuk eshte asnjehere ambicioz, por teper i shkujdesur e moskokecares per veten. I lire ne mendimet, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje e lirise ekzistenciale e individuale. Kundershtar i diktatures ai ka perjetuar njezet vitet e fundit mes dhimbjeve te papershkuara, si i burgosur i vjeter politik, i harruar dhe pabotuar, por perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. I lindur ne Shkoder, qe mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe Bogdanit, i Fishtes dhe Mjedes etj, mbas vdekjes se Migjenit, Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve, miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet Rreshpja eshte edhe publicist i mprehte, eseja e tij "Marrezia e Itakes" eshte nga me te bukurat dhe interesantet e botuara keto vitete e fundit, si dhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  8. #8
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Ditėt e braktisura tė njė poeti tė madh

    Rreshpja: Jeta ime, njė udhėtim i kotė

    --------------------------------------------------------------------------------
    Admirina Peci

    Ai ėshtė i gjithi njė poezi e mrekullueshme…". Mė kujtohen kėto fjalė sa herė e shoh Frederik Rreshpen nė hapėsirėn mes bulevardit "Zogu i Parė" dhe bar "Luks"-it. Ndonjėherė deri te Muzeu Historik. Fiziku i tij, lėvizjet, kapelja qė i rri mbi sy, sytė e trishtė, tejet tė trishtė, dhe zėri si njė melodi e largėt. Ecėn. Del gjithmonė, aq sa mundet e kur zemrėn e ndien pak mė tė fortė. Nuk mund tė lėvizė mė shumė. Shėndeti i dobėt kaq kėnaqėsi mund t'i dhurojė. Mund ta hasėsh njė ditė tė ftohtė tė funddimrit, ndėrsa mban veshur nė kėmbė njė palė shapka e nxiton bashkė me kėmbėt e mezikomanduara t'u shpėtojė makinave qė ikin rrufe. Por mund ta takosh edhe nė njė nga kėto ditė tė ngrohta pranvere, tek ndihet pak mė i motivuar. Me kapelen e errėt, kostumin qė i varet tek supet, dhe sytė qė i ka gjithmonė tė pėrlotur, u shfaq edhe atė mesditė nė njė sallė nė Muzeun Historik Kombėtar, para dhjetėra kamerave e aparatėve fotografikė. Para shumė njerėzve qė ishin mbledhur pėr librin e tij tė fundit. Librin qė e ktheu te lexuesit. Pas dhjetėra pėrjetimesh, me cigaren qė s'e lėshon kurrė nga gishtėrinjtė, pas dhjetėra shėnimesh nė kapakėt e librave tė tij, i gjen forcat tė pranojė njė ftesė. Njė kafe dhe njė bisedė…"Po si jo, e si mund t'ju refuzoj", thotė…. Dhe vjen dhe flet … dhe tė rrėqeth me historitė qė tregon, me braktisjen e madhe qė nuk e lė tė marrė frymė…


    Ky libėr vjen pas njė kohe tė gjatė heshtjeje. Ēfarė sensacionesh ngjall te ju?

    Kam botuar nė 1990, qė ne gabimisht e quajmė demokraci. Unė kam qenė nė burg kur u bė mbledhja e Moskės. Dhe tė burgosurit i marrin informacionet shumė mė mirė e mė shpejt sesa njerėzit qė janė jashtė. Unė e dija ē'po ndodhte. Ndaj shkruajta atė libėr qė tė gjithėve iu dukej i ēuditshėm, "Erdhi ora tė vdes pėrsėri". Deri asokohe ai ka qenė libri im mė i mirė.

    Ē'doni tė thoni me "… tė vdes pėrsėri"?

    Tė vdes pėrsėri, sepse unė e kuptova se do tė goditem pėrsėri, siē edhe ngjau, deri nė kėto momente. Sepse komunizmi do tė kthehej sėrish e do tė mė godiste prapė. Dhe unė rilindės qė nė origjinė. Nėna ime ishte bijė princėrish. Unė antikomunist i vjetėr. Kur erdhi dita e votimeve tė para pas '90-s, ishte ende Ramiz Alia, nėna ime qė ishte goditur nga njė hemoragji cerebrale nė tru, donte tė votonte. Dhe nuk donte askėnd pranė. Dua vetėm Rikun thoshte, kėshtu mė thėrriste. Dhe mė tha: "Bir, shkruaj ti, se nuk mundem". Dhe kur e pyeta: "Pėr kė do tė votosh", mė tha: "Pėr Partinė e Punės". "Po pse?". "Sepse i kam hyp atij kali", mė tha. "E tė njėjtėn gjė duhet tė bėsh edhe ti…". Dhe unė mbeta i tillė, antikomunist.

    Kėtė vėllim tė fundit e keni titulluar "Nė vetmi". A ėshtė nė vetmi Frederik Rreshpja?

    Para dy ditėsh shkruajta njė vjershė. "Sonte kam festė\ sonte pres miq\ Dita e Shėngjergjit\ tė gjitha i kam bėrė vetė\ asnjeri s'troket te porta\ Tani pi vetėm dhe them: miqtė nuk po vijnė, atėherė kush do tė mė tradhtojė?". Sepse e kam parė qė nuk kam mė miq nga ata qė kam pasur dikur. Mė parė kam qenė njeri i hapur, gazmor, me shumė para, isha simpatik, i ri, i fuqishėm, njeri me emėr… Kam pasur shumė miq, gjysmėn e Shqipėrisė. Ja, kėta liderėt dikur ishin miqtė e mi… Nuk e di pse i humba kėta miq?

    Nga njė varg nė tjetrin vėrehet se ka shumė stacione nė kėtė libėr, qė nga vėllimet e para e deri te krijimet e fundit. A do tė doje tė ndaloje tani nė ndonjėrin prej tyre…?


    Aty ėshtė njė kapitull kushtuar nėnės. Ajo ka qenė njė grua e papėrsėritshme, e gjatė, e bukur, energjike, e zgjuar. Ime zonjė ishte bijė princėrish, ishte familje e mirė, mė ka lėnė shumė para… Kur vdiq, unė ika nga Shkodra e erdha nė Tiranė. Kam marrė me vete trasta me florinj, jo me para bankėnote, megjithėse gjithēka ma morėn… nuk qeshė i zoti t'i mbaja… mė helmuan, u sėmura… por kėto janė gjėra qė nuk ėshtė mirė t'i pėrmend.

    Por mund tė rrėfeni diēka, sidoqoftė, pėr sėmundjen tuaj…?

    Kalova hemorragji cerebrale, kam qenė shumė i sėmurė… por ēuditėrisht kam jetuar deri mė tani. Planet e Perėndisė. Kurrė s'mund ta kisha menduar se do tė jetoja deri mė tani. Kur mė ra herėn e fundit nė 2000-shin iskemia cerebrale, kam ndenjur disa orė nė njė klinikė dhe kur u zgjova, ndieja dhimbje stomaku. Se unė kam ulēera, dy ulēera. Iu kėrkova sodė buke, por nuk mė dhanė. "Nuk ka sodė buke", mė thanė. "Po si nuk ka?", i pyeta… "Ėshtė spital kėtu…". "Po punė e madhe", iu thashė, "unė kam qenė edhe nė luftė dhe kishte sodė buke". Pastaj shkuan dhe i thanė drejtorit tė spitalit. Isha nė spitalin nr. 5. Ai vetėm erdhi e mė tha: "Shpėtove". "Si shpėtova ... do tė vdes?". "Jo", mė tha. "Po ē'dreq shpėtimi ėshtė ky", ia ktheva, "unė jam gati i paralizuar…".
    Mė ka ndodhur pra, fatkeqėsia mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė shkrimtari. Unė nuk mund tė shkruaj nga paraliza, por edhe atė qė e shkruaj, nuk mund ta lexoj, ėshtė e pakuptueshme…

    Thonė se ju shkruani shumė, por edhe zhdukni shumė nga ato ēfarė shkruani. Sa nga krijimtaria juaj i keni shkruar vetėm pėr vete, dhe i keni grisur…?

    Shumė. Tėrė jetėn kėshtu kam bėrė. Unė kėshtu shkruaj. Ulem tė shkruaj…tre, katėr, pesė… Pastaj tė nesėrmen i ripunoj prapė. Unė i ripunoj shumė, nisem nga ajo qė ka thėnė Ēehovi: "Arti i tė shkruarit ėshtė arti i tė shkurtuarit".

    Njė kritik ėshtė shprehur pėr ju: "… vetė Rreshpja ėshtė njė poezi e mrekullueshme … ēdo gjė tek ai ėshtė poezi …". Ēfarė do tė thotė poezi pėr ju?

    Kur kam qenė fėmijė i vogėl, e shihja veten me ēudi. Nuk isha si tė tjerėt (qan… hesht pėr njėfarė kohe e pastaj me zėrin qė i dridhet tregon njė histori). Mbaj mend njėherė, mė ngordhi njė mace. E varrosa. I bėra tė gjitha nderimet. "Paj", mė tha nėna, "ēfarė bėn kėshtu!?". "Po i bėj varrimin", i thashė. "Po macja nuk ėshtė e krishterė", mė tha. "Mirė…", i thashė, "po unė kėshtu e ndiej". "E ke gabim", mė tha. "Mirė…", ia ktheva. "Po je ndryshe, mor bir, ti s'vlen pėr asgjė", mė tha, "vetėm me shkru vjersha. Kėshtu je ti, kėshtu je ndėrtuar". Heshti pak dhe pastaj mė tha: "Por unė e kam ditur kėtė. Ma ka thėnė ime zonjė…". Po mė fliste pėr gjyshen time. Ajo ka pasur njė emėr latin, Kaj quhej. Ajo ka vdekur shumė e re. Ka qenė shumė e bukur. Nė Vatikan kam parė portretin e saj. Njė piktor italian kishte ardhur nė Shqipėri dhe kishte kėrkuar femrėn mė tė bukur pėr tė bėrė njė Zonjė tė Bekuar, dhe kishte pikturuar gjyshen time. Ajo kishte zakon: iu kėndonte fėmijėve vjersha. Dhe i kishte thėnė nėnės sime: "Do tė tė lindė njė djalė, qė do mė ngjasojė mua. Atij do t'i lėsh gjithēka tė familjes sonė. Ai do tė jetė i zgjuar, por fatkeq si unė…" Dhe ashtu qeshė unė, fatkeq…

    Ēfarė keni fituar nga kjo jetė?

    Asgjė… Ishte njė udhėtim i kotė. Perėndia ka hyrė nė gjynah qė ka krijuar njerėzit. Shėn Agustini thotė: Perėndia i ka krijuar njerėzit pėr t'i vėnė nė provė. Ata qė janė njerėz tė mirė, t'i marrė nė qiell. Por s'besoj tė ketė njė Zot, dhe ai tė jetė egoist. Asgjė, pra. Mua nuk mė lidh mė asgjė me jetėn.

    Mė kujtuat poezinė "Sidoqoftė"?

    Po… Aty them: "Sidoqoftė ky mėngjes do mė vdesė ndėr duar./ Sidoqoftė, njerėzit do ta shpikin disi njė mėngjes,/ Ashtu siē kanė shpikur detet, yjet, shiun/ dhe shumė gjėra qė nuk ekzistojnė… Sidoqoftė, unė mund tė shkruaj lirika moderne,/ por tani ėshtė tepėr vonė tė shpik gjėra qė nuk ekzistojnė,/ si pėr shembull lumturia,/ apo fėmijė tė bukur, shira lulesh e gjėra tė tilla… Tani unė e di se nuk do tė jetoj shumė… dhe dua tė mos jetoj shumė, se nuk mund tė duroj mė… tė vdes si i mallkuar. Tėrė jetėn kam vuajtur. Si bėra asgjė kurrkujt. Por mė vjen keq, se unė duhet ende tė punoja, prapė, e prapė ... E di se nuk e kam pėrfunduar misionin tim nė jetė …

    Cili ėshtė misioni juaj nė jetė?

    Tė shkruaj poezi tė vėrtetė, me njė thelb tė mirė, qė t'u jap mundėsi fėmijėve tanė tė thonė pas 50 vjetėsh: "Edhe ne kemi pasur poetė". Dhe ne, sot, mund tė mburremi me "Milosaon", por jo me ndonjė vepėr tjetėr nė poezi.

    Megjithatė, kritikėt janė shprehur me vlerėsime tė larta pėr poezinė tuaj…

    Vetėm ata qė mė duan. Por unė e ndiej se nuk ėshtė tamam kėshtu …

    Do tė vazhdoni tė shkruani?

    Pa dyshim. Unė punoj rregullisht, ēdo ditė …


    "Lora, loti i poezisė time"

    Historia e njė dashurie tė pamundur


    Kur flet pėr tė, vetėm qan. Thotė se ėshtė dashuria e madhe e jetės sė tij, dashuri qė i ka dhembur deri nė palcė. "E kam dashur se mė deshi shumė. Pas nėnės ajo mė ka dashur mė shumė nė kėtė botė". E quanin Lora. Vetėm pėr tė dhe pėr nėnėn qan e dridhet pafund sa herė flet. Por nė historinė e asaj gruaje fijet ngatėrrohen shumė herė. Me tė pati njė djalė qė sot nuk e di ku ėshtė. Ai, nė fakt, vetė ka shumė zona tė errėta nė kujtimet e tij pėr kėtė histori. Por vlen ta dėgjosh, sidomos ta dėgjosh e tė prekėsh emocionet e pafund qė e kaplojnė kur flet pėr tė. "Ajo ka qenė vajza e njė oficeri tė lartė tė Sigurimit. Fati na solli nė njė klasė. Unė kam qenė gjithmonė i pari i shkollės. Ajo mė deshi mua … (Ndalon. Zėri i dridhet sėrish e pėrlotet). Ma sollėn njė ditė nė bankėn time. I thashė: "Si erdhe kėtu?". Dhe mė foli me njė zė ēapkėneje: "Mėsuesja mė tha, ai ėshtė ma i urti i tė gjithėve…". "Ku e ke shtėpinė", mė pyeti. Dhe ia tregova. "Po aty rri unė", mė tha. "Po ti rri nė shtėpitė e mia me qira", i thashė, "e kanė sjellė babanė tėnd me dhunė aty. Ai s'e paguan as qiranė…". Kėshtu nis t'i rrėfejė dialogjet e para me kėtė vajzė qė erdhi nė jetėn e tij krejt rastėsisht. "Kjo ka ngjarė nė klasė tė shtatė. Duke shkuar rrugės ajo mė ngacmonte, bėnte lojėra… "Tė vij sonte tek ti?", mė tha. "Ē'do tė bėsh ti tek unė… mos o Zot… na vret babai", i thashė. "Po unė tė dua", mė tha. "Ē'janė kėto fjalė", ia ktheva. "Nuk duhet tė flasėsh kėshtu, ti je vajzė, e i bie tė bėhesh rrugaēe kėshtu… Pastaj, unė jam njeri shumė i ndershėm, kėtė edukatė kam, jam katolik…". Po nuk mė shqitej ajo. Kurrė.. Arriti tė mė vinte nė shtėpi, derisa njė ditė e kuptoi i ati dhe dha porosi qė ta vrisnin, mjekėt… "Nuk mė duhet ajo vajzė, qė lidhet me njė armik…". Na ndanė, megjithėse unė s'kisha bėrė asgjė, nuk isha armik… asgjė nuk kisha bėrė. Pastaj mė vonė, nėna ime duke vdekur mė tha diēka. Nuk di sa duhej ta besoja. Ajo kishte kaluar dy hemorragji celebrale nė tru. Por mė tha: "Djali tė lindi. E quajta me emrin tėnd, Frederik". Djali u rrit u bė burrė. E ēuan nė shkollė pėr oficer sigurimi. Njė ditė erdh e mė tha: "A ka njė Frederik tjetėr?". "Po", i thashė. "Ėshtė Frederik Rreshpja, babai yt". "Po ku ėshtė ai", i kishte thėn time zonje… "Ėshtė nė Burrel, nė burg…". "Po unė i kam thyer kėmbėn atij, e kam rrahur… Po qe kėshtu, atėherė unė do tė vras veten…". Kėshtu ma tha ime zonjė, po nuk di sa duhet ta besoj. Tani pyes tė tjerėt. Mė thonė shumė gjėra pėr atė fėmijė…qė e kanė rritur derisa ėshtė bėrė 7-8 vjeē, por ka ikur…mė kanė thėnė se ka ikur nė Kinė… nuk e di… Por Lorėn e kam dashur, sepse mė donte shumė, mė donte mbi ēdo njeri…"

    Thonė pėr tė:
    Hans Joacim Lanksch
    … vepra e Frederik Rreshpes ėshtė poezi e dorės sė parė e kalibrit europian.
    Robert Elsie
    … qė nė rininė e tij Rreshpja ka qenė njė poet tronditės
    Henri Izrael, botues amerikan
    … ėshtė njė poezi tronditėse dhe me njė mjeshtėri qė ne amerikanėve na mungon
    Ivanov, kritik rus
    … ne kemi Pushkinin, Eseninin, dhe shqiptarėt duhet tė jenė krenarė qė kanė njė poet tė tillė. Leo dė Rua, kritik francez
    … u trondita nga ky njeri qė pėrmban njė gjenialitet ballkanik, qė ėshtė vendi i lindjes sė artit
    Ismail Kadare
    … Frederik Rreshpja ėshtė ndėr poetėt mė tė mirė tė Shqipėrisė …

    Gazeta shqiptare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  9. #9
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    nuk duhet te jet ne ndonje kend te letersise kjo teme?

    gjithsesi flm qe i keni sjell ne forum kto shkrimet
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  10. #10
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    UL KOKEN I LODHUR

    Me therret nje mjegull ulur diku
    Mbi korijen e fjetur qe premton mars
    Dhe pikellimi i debores me gjuj te burimi.

    Mbremja rend drejt qiellit’
    Hena rend drejt nje shtepie reshė.

    O akuarel i levizshem! Ti mua me therret
    Por me erdhi teper vone thirrja jote.

    Koka ime e pabindur tek nje alarm gjethesh
    Qe hedh persiper dy grushta nate!


    TORS

    Dil nga mbreteria e gurit!
    Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.
    Njemije vjet dhe dymije vjet.

    Jemi puthur neper iliadhet e vjetra
    Kur lires i binin homeret.
    0 hene e shiut, e verbera madheshtore!
    Beje nje iliade per mua
    Kur te rrezohet edhe Troja e fundit..

    Rri kyēur ne gur zemra ime
    Njemije vjet dhe dymije vjet.




    DASHURI E HUMBUR

    Dola nga guernika e kesaj nate
    I vrare egersisht,
    Kali i zi i pikellimit
    Ne shtegun e vjeter me priste.

    Kali i zi i pikellimit ē’me rrezoi
    Dhe rashe si ne ballada;
    Gdhendur ne gravurat e vjetra,
    Permbys mbi shqytin e nates.

    I vrare nga nje pranvere e kote,
    Braktisur nga bota e tere,
    Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
    Dhe qan per te zotin e vjeter.



    ARLEKINET

    Iken arlekinet e trembur nen ēatine e perralles
    Kur putha per here te pare.

    Qau vajza e vogel: por kushedi
    Ndofta qante feminia. Ne kopesht
    Nga dritarja e perralles, arlekinet
    Veshtronin te trishtuar, tere lote.

    Nuk desha t’i tremb arlekinet e mire,
    Nuk desha por nuk bej ndryshe
    Si nen ēdo molle, bile nen ēdo dru
    Kurdohere nje eve me priste.



    QIELLI I DJALERISE

    Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
    Ra mbi korijen me perralla;
    Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
    Terfili i arte i qiejve.


    Kembanat e yjeve lekunden me hare
    Prere nga hena e majit.
    Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
    U zhduk pas portes se ylbereve.

    Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria
    Dhe mua trishtimi me mbulon
    Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
    Ne nje bote qe nuk me kupton.



    POETI NE SHKRETIRE

    Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.
    Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve
    Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

    Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.
    U ben me dore avioneve.
    Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.


    KENGE LAHUTE

    Me zuri gjumi i balladave
    Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
    Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

    O ti zogu i zi i amanetit,
    Per ku vrapon te besh shi, o zog?
    Dy tre shira rane e u be dimer,
    Dy tre net u deshem dhe u harruam.

    Do te ngrihem e do te marr dynjane
    Por gjumi i balladave nuk me le.

    Dy tre shira rane e u be dimer,
    Dy tre net u deshem dhe u grindem.




    Ave, nėna ime!

    Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
    Ē'ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
    Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
    Njė ditė vere rrėzė lisit plak
    Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.

    Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
    se tėrė shirat e botės binin pėr mua
    po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
    e di se s'ka asnjė kuptim qė bie shi

    Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
    nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin

    Ave, nėna ime!
    Vetėm tek ti kam besuar
    Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen!

    -- Marrė nga Revista Kulturore ARS



    Ku ishe ti?

    Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
    Nė ē'hėnė barisnje vallė?

    Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
    Nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?

    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
    Pastaj erdhi prap nata
    dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.

    Zbrita tek kroi
    duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
    Pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave.

    Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
    Si njė sovran qė abdikon.

    Ani, mua mė zuri ky mallkim.
    Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
    A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
    Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
    Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?

    Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!

    Kronikė


    Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.

    Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,
    Rendėn pas shpirtrave qė silleshin nė ajėr
    drejt Kashtės sė Kumtrit

    Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA
    mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.

    Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,
    tė lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-tė

    Pastaj lanė gjakun
    Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja
    Ah! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar.


    Pėr njė vjollcė

    Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
    si njė ylber mbi planete tė panjohura

    Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
    tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
    po tėrė ato qė thashė
    u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.

    Mė me fat janė perėnditė
    qė kthehen tek toka tė skalitur:

    Ti s'ke pėr t'u skalitur kurrė
    e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit

    Ky qe fati yt prej ylberi
    me njė kryq shiu te koka
    Por fati sundon tėrė popujt e zotave
    tė shumtė si rėra,
    vjollcė e vogėl, o shpirt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 14-04-2005 mė 13:56
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •