Njė humbje e madhe pėr letrat shqipe.
Ngushėllimet e mia mė tė thella e mė tė sinqerta pėr familjen e tij, miqtė dhe lexuesit e shumtė tė poezisė sė tij tė mrekullueshme!
Lavdi, baca Din!
Sabit Idrizi
Njė humbje e madhe pėr letrat shqipe.
Ngushėllimet e mia mė tė thella e mė tė sinqerta pėr familjen e tij, miqtė dhe lexuesit e shumtė tė poezisė sė tij tė mrekullueshme!
Lavdi, baca Din!
Sabit Idrizi
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
ĒKA THA POETI-
DIN MEHMETI
Dikur pyesnin pleqėt:
Kur rri dreqi?
Tė gjithė e dinin,
Kur bėnin llafe,
Se dreqi rri nkafe!
NKafe tMadhe
Ndėrsa po bisedonim
Me miqė letrarė
Erdhi, u ulė, edhe poeti
Bacė Loku, Din Mehmeti.
Miku qė e kishte fjalėn
Posa e pėrfundoi,
Pa u vonue,
Poeti, Din Mehmeti
Iu drejtue:
Unė, qysh me tbesue ty
Kur ti nuk i beson Zotit?
Miku i pėrbashkėt heshti,
Heshtėn edhe ne.
Heshtja jonė fliste shumė!
Tė lumtė! O Din Mehmeti!
Erdhe nkafe si meleqi
Aty ku rri dreqi!
Na afrove mes veti,
Na afrove me Zotin...!
Shėnim:
Kjo poezi u botue nė revistėn FRYMĖZIMI, Nr.6, faqe:27, Gjakovė, Shtator, 2000.
Mbrėmė nė Gjakovė nė moshėn 78 vjeēare u nda nga kjo jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė, poeti Din Mehmeti.
Din Mehmeti lindi nė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Ka qenė profesor shumėvjeēar nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės.
Sot, me 12 nėntor 2010, nė Gjakovė, norėn 15, nė varrezat e qytetit, pranė varrit tė Prof. Selman Rizės, u varros me nderime poeti-Din Mehmeti.
Poeti-Din Mehmeti poezinė e parė e botoi nė vitin 1949, nė revistėn letrare Jeta e Re, Prishtinė.
Vepra mė tė njohura tė tij janė:
Nė krahėt e shkrepave (1961),
Rini diellore. (1966)
Dridhjet e dritės (1969),
Heshtja e kallur (1972),
Fanar nė furtuna (1981)
Agu, dramė (1982),
Prapė fillimi (1996),
Klithmė ėshtė emri im ( Tiranė 2002),
Mos vdis kur vdiset (2001).
Mexhid YVEJSI
Gjakovė, 12 Nėntor 2010
Rahmet i past shpirti.....!
Nje humbje per letersine shqipe. Mė ka lene mbresa qe kur e kam lexuar per here te pare me "Pakez ne enderr, pakez ne zhgjender" krijmtaria e poetit Din Mehmeti...
Ngushullime te afermve!
Rrokjet e murosura
Sa thellė paske qėnė,
sa poshtė tė gjeta,
zanore e shterur nga vdekja
e dashur pėr t'i mbetur jetės.
Rrokje e murosur nė shtegun e dritės
duke bredhur
besnike pėr t'i mbetur diellt.
ēka do tė bėsh me emrat e zverdhur nė ofshamė,
me jehonat e tėrbuara nė dejt e lodhur,
me ato plagė tė dergjura
qė s'ke zemėr t'ia tregosh ditės,
ēka do tė bėsh,
gjuha ime?
Sa tė pėrtypur tė gjeta
nga dhėmbėt e sulltanėve dhe mbretėrve!...
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Elegji pėr Azem Shkrelin
Mos e zgjoni!
Nuri i tij shndrit
Trupin e ka nė tė tashmen
Shpirtin nė tė ardhmen
Ėshtė duke pėrbiruar
Nėpėr shkėmboren e mendimit
Pėr tė arritur nė anėn tjetėr tė vetes
Rugovasit e mbėshtollėn
Me shalla tė bardhė
E vendosėn nė shpirtin e tyre
Pėr tė jetuar gjithmonė me tė
Drita i tha territ:
Nxima shikimin
Mos ta shoh tė heshtur
Terri i tha dritės:
Mė bėj edhe mė tė zi
O miku im mė i miri mik
Zi zi zi ajo ditė
Eh eh eh!...
Mos e zgjoni!
Kosovė zog i diellit
Je fjalė e ruajtur nga dheu
Qė hyn nėpėr gjak
E del nėpėr diell
Je kraharor i shpuar nga plumbat
Krua i gjetur nė palcėn e shkėmbit
Tė nxirė nga gjuajtjet nėpėr kohė
Kosovė lahutė e djegur kėngėsh
E thirrjesh ndėr revolucione
2
Je emėr i pakėsuar nė luftė
Pėr tė mbetur e bukur
Pėr gjuhėn qė s’deshi tė kėputet
Nga rrėnjėt e legjendės sė vjetėr
Je stuhi e vringėllimave tė shpatave
Tokė e bleruar ndėr ėndrra
Tokė e rritur nė gjinj
Nėpėr vite e shekuj
Kosovė, pushkė e gjatė e zbrazur
Nga rruga e nga pylli
3
E gurė tė thyer mbi gurė
...................................... e mur –
Shpend i vrarė nė bebėza
E gurė tė ngrėnė mbi rrashtė
....................................... e duar –
Durim i gjakut nė emėr
E rrashtė e shpuar mbi gurė
...........................................e flamur
Lumė i zi, lumė i kuq nė zemėr
4
Je ylli im dhe vdekja ime
Ke zėrin e ninullave
Ninullave tė kėnduara kryengritjeve
Je gjuha ime dhe ashti im
Ke formėn e sofrės –
Sofrės sė dasmave tė kuqe
Je e tashmja dhe e ardhmja ime
Ke syrin prej lulediellit –
Lulediellit tė skuqur nga flaka e pushkės
Nga gjaku e djersa
5
Djepi yt mė ka rritur
Djepi yt mė ka plakur
........................ Rrugėt tymojnė
Nė prehrin tėnd jemi gjetur
Nė prehrin tėnd kemi mbetur
............................Kėngėt jehojnė
Kosovė tokė e paepur
6
Pas teje
Shekujt gurė tė shpuar breg rrugėve
........................................ėndėrrojnė
Pas teje
Dejtė e tharė rreth zemrave
.................................lotojnė
Pas teje
Kullat e verbuara ditėve tė pėrflakura
........................................recitojnė
Pas teje
Tokė e qiell muze eshtrash e dritash
........................................gjakojnė
Pas teje
Fjalėt e mia tė gurėzuara nė shkėmb
..................................... tė kėrkojnė
7
Tė kėrkoj ndėr libra
E tė gjej nė gjuhė –
Rrethatore e ngrirė e brezit
Tė kėrkoj nėpėr dete
E tė gjej nė shkėmb
Fanar i dritės dhe i gjakut
Tė kėrkoj ndėr varre
E tė gjej nė tufat e kallinjve
Si mustaqet e rritura tė nipave
Kosovė lavėr e skuqur e ballit tim
8
Tė dua pėr farėn
Qė tufoi edhe ndėr varre
Edhe mes gishtėrinjve
Edhe ndėr sy
Tė dua pėr farėn
Qė s’e kalbi as gjaku
Qė s’e mėrdheu as acari
Qė s’e shteri as thatėsia
Tė dua pėr duart
qė libra shkruajnė
Pėr ikjet e kthimet e tua
Nėpėr fėrfėllaza e tė reshura
Tė dua pėr kullat tri herė tė kallura
E tė ndėrtuara sėrish nėpėr krisma
Tė dua pėr emrin qė shkrove
Me majė tė briskut nėpėr lisa
Pėr shqiponjat qė i qėndise
Shamive tė djemve tė vetėm
Pėr ndjekjet rrahjet vdekjet
E Mehmet Dinės
Pėr yrishet e tij sukave
Pėr pushkėn e tij pa rrip
Pėr fishekėt e tij nėpėr xhepa
Tė dua pėr damarėt e dritės
Nė duart e Din Mehmetit
9
E kullat e djegura tė mbikullave –
Lėmsha flake nė qiell
E pushkėt e heshtura nga pushkėt
............................................. pėr njė emėr
Pėr njė djep pėr njė qiell –
Recital i gjuhės
Kosovė krismė e gjatė
10
Qėndroj para teje me njė pushkė
E me njė laps –
Porosia jote mė kall
Fryma jote mė jep zemėr jetė mė jep
....
11
....
Tė dua pėr kėngėt e babait
Mbrėmjeve pa dritė
Pėr lutjet e nėnave vetėtimave
Pėr pranverat qė nxore nga gjoksi
Pėr yjet diejt tokės sė pėlleshme
Tė dua pėr duart qė ngrenė ura
Qė lidhin nė mes veti popujt
Pėr ato qė ndėrtojnė shkolla nė fshat
Kosovė shqiponjė valltare shkėmbinjsh
Dhe fushash tė bleruara
Tė dua pėr njė kėshtjellė eshtrash
Pėr njė shpatė
Pėr njė emėr
Pėr gjithēka qė shihet e preket
Pėr gjithēka nė ėndėrr e zhgjėndėrr
Tė dua kur qeshi kur qaj
Kur ngrihem kur zbres
Kur eētohem kur kam uri
Kur dashuroj kur ēmendem
Kosovė zog i Diellit.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 14-11-2010 mė 13:13
Nė nje ditė te bukur vjeshte qyteti ynė u ngrit i zymtė, i heshtur. Sa shpejt perhapen lajmet e hidhura, dhe fatkeqesisht gjithėhere janė tė verteta...Nje lajm i hidhur u shpernda shpejt nė qytetin tone, na la te shtangur dhe nuk deshėm te besonim qe na iku pergjithmonė profesori ynė i dashur! Ishte njė njeri i pajisur me virtytet me te larta prej njeriu, intelektuali, poeti, profesori, me njė fjalė ishte njė fenomen i rrallė njerzor.Do te mbetet gjithmonė i pranishėm tek ne , me veprat e ti tė pavdekshme. La njė trashegimi tė pasur me botime te shumta, tė cilat duhet te studiohen dhe tė evidentohen edhe mė shumė, per te pare permasat e keti poeti, emri i te cilit duhet te shkruhet me shkronja tė arta nė shumė vende e institucione, e nė veēanti nė shkollen e larte pedagogjike nė Gjakovė, ku me vite tė tera vazhdoj te jap kontributin e tij derisa vdekja e vodhi nga ne.
Jam shumė i lumtur qe ne ditet e fundit te jetes se profesorit kalova orė te tėra prane ti , duke i dhėne ndihme modeste, duke degjuar e mesuar shume gjera nga ky kolos i letrave shqipe, derisa vdekja e ftoftė, siq e quante profesori, e tė cilen aq shumė e urrente e mori nė krahet e saj.
Ngushllimet me te sinqerta familjarve.
Lavdi dhe nderim tė perjetshėm jetės dhe vepres madhore te prof. Din Mehmetit.
DIN MEHMETI
(proza)
Din Mehmeti[/B] u lind mė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Ėshtė profesor nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės. Din Mehmeti njihet pėr poezinė e tij figurative, e cila ėshtė botuar qė nga viti 1961 deri nė vitin 1999 nė 16 vėllime. Poezinė e parė e botoi nė vitin 1949 nė revistėn letrare Jeta e re. Libri i tij i fundit, njė pėrmbledhje mė njėzetetetė vjersha lirike, mban titullin "As nė tokė as nė qiell".
NE THELLESITE JOSHESE
Valėt e liqenit i stolis britma e fėmijėve si kundėrvlerė pėr freskin me tė cilėn ato pėrkėdhelin trupat e tyre tė njomė. Kalamajtė ia zbukurojnė njėri tjetrit trupin me pika uji, tė cilat hijeshojnė lėkurėn e tyre si lule tė lagėshta dhe tė ndritshme. E pranishme ėshtė edhe kėnga e bilbilave e cila herė pas here pushon, thuajse dorėzohet dhe humb betejėn qė ua ka shpallur qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, njė barkė e vogėl e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valėt e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkėn qė bart diellin!" bėrtet njė vogėlushe bionde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarrit rrezet e tij!" e korrigjon mocaniku i saj dhe merr qėndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala ti bėhet dy. "Mirė de, ajo i bie njėsoj!" tėrhiqet vogėlushja ashtu si i ka hije zonjės e cila mund tė prek tė paprekshmen sedrėn burrėrore. Po, dielli pas njė kohe u ngjit edhe mė lart nė qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshėm nė barkėn e ngushtė dhe shtoi buzėqeshjen.
Zogjtė kėndojnė pandėrprerė. Ndalen vetėm sa tė hanė mėngjesin e rėndomtė; ndonjė mizė tė pakujdesshme nė fluturim e sipėr e cila, pa ia varur veshin rrezikut qė i kanoset dhe joshur nga lartėsitė, ishte nisur ti shohė rrezet e diellit nga mė afėr. Edhe fėmijėt nuk lėshojnė pe; tė ledhatuar nga valėt e liqenit me mjeshtėri u ikin duarve tė nėnave dhe qortimeve tė prindėrve qė tė kenė kujdes nga thellėsitė e errėta.
Pėrnjėherė kėngėt e bilbilave e gulēoi britma e njė nėne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranėve tė vegjėl, frenoi fuqishėm gėzimin e tyre dhe i la tė shtangur buzė liqenit.
Gruaja qė dėneste buzė liqenit ishte nėna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellėsitė, kishte vendosur tė kridhet deri nė fundin e errėsisė mė tė dendur ku rrezet e pakta qė depėrtojnė i ngjajnė kristalit tė copėtuar, xixave qė tė shkaktojnė marramendje dhe tė ndalojnė frymėmarrjen. Pas njė kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinėn e ujit si lule e porsaēelur. Buzėqeshja e tij nė fytyrėn e shtangur fshehte tėrė bukurinė qė i kishte parė atje poshtė, aty ko frikoheshin tė depėrtojnė edhe rrezet e diellit sepse terri i thėrrmonte nė xixa. Buzėqeshja e tij mori me vete tėrė qeshjet e lazdranėve tė tjerė qė me frikė shikonin trupin e shtangur tė atij trimi qė pati guxim ti ndėrprejė tė gjitha lojėrat fėmijėrore vetėm qė tė kėnaqet duke soditur lojėn qė zhvillonin nė fund tė liqenit terri dhe drita. Sytė e tij tė mbyllur shprehnin pamundėsinė qė ajo lojė tė shpjegohet. Dhe e ēuan rrugės sė qytetit tė shoqėruar nga kuja e nėnės sė tij.
Tė gjithė ia lėshonin rrugėn sepse ia ishte udhėtimi i fundit i njė engjėlli tė cilin e shoqėronin fluturat e tejdukshme me flatra tė kristalta.
Po, bukuria ende kishte qė tė tri rrathėt e veta tė mėparshme; qiellin nėpėr tė cilin diell nuk ndalte udhėtimin, harkun e largėt tė liqenit ku kaltėrsia e tij derdhej nė kaltėrsinė qiellore dhe degėt e plepave tė lartė tė mbushur me kėngėn e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gėzohej e as qė e vėrente; e mbuloi pėlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e njė nėne.
TANUSHA
Ajo nuk ishte Tanusha e kėngėve popullore, por vashė e vėrtetė. Ndoshta edhe mė e bukur se ajo e kėngėve popullore, sepse ishte e pranishme, hapėronte pranė nesh dhe nuk kishte nevojė tia trillonim bukurinė. Erdhi nė lagjen tonė si freski mpirėse, si lule nė lule, si ėndėrr nė ėndėrr, bukuri qė zbukuronte tė bukurėn. Erdhi dhe na bėri tė gjithėve ti harronim vashat me tė cilat me vite kishim thurur kėshtjellat e kėnaqėsisė e dashurisė sonė. Prishi foletė e dashurisė rinore me kujdes tė thurura. Pėrnjėherė na bėri me dije se as bukuria e as kėnaqėsitė kanė fund. Se ne ishim si peshq tė cilėt as nė detin e bukurisė e sa nė atė tė dashurisė nuk ishin zhytur nė thellėsitė marramendėse. Ajo na detyroi tė pyesnim veten se si kishim mundur ti dashuronim vashat qė donim, si kishim qenė aq tė verbėr tė mos i hetonim tė gjitha ata tė meta qė kishin krahasuar me ecjen e saj, me lėvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve qė ti rregullojė flokėt..., me rrezatimin magjepsės qė na la pa gjumė dhe ua ndryshoi drejtimin ėndrrave tona. Tė gjithė ne e dashuronim ndėrsa ajo e gjora ishte vetėm njė. Nė kėnd tė dashurohej kur ne tė gjithė njėsoj gjunjėzoheshim dhe ishim nė gjendje ti premtojmė se hėna do ta ndriēonte dhomėn tonė tė dhėndėrisė e jo poēi elektrik vetėm nėse ajo pranonte tė bėhej nusja jonė. Dhe nuk ishte premtim i kotė; Tanusha do tė ishte hėna qė duhej tė shndriste dhomėn e dhėndėrisė.
Sa dashuri shumėvjeēare shkatėrroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorėzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke pėrmendur emrin e saj. Tanusha mori pėrmasat e lutjes sė dashurisė, dashuri qė na e shuante etjen njėsoj si gota e parė e freskisė sė mėngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisin shėrues bletėt e dashurisė dhe shėronin varret tona djaloshare.
Tanushė, moj Tanushė, tu thefshin ato kėmbė qė tė mundėsojnė tė ecish si hyjneshė dhe qė na i shkatėrrove foletė vėshtirė tė ndėrtuara tė dashurisė! - mallkonin vashat e lėna pas dore nga dashnorėt e vet.
Tanushė, moj Tanushė, pse nuk pranon tė tė mė bėhesh lule nė shpirt qė do tė kundėrmojė kėndshėm nėpėr dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtė.
Vallė kishte ndonjė djalė qė nuk ėndėrronte Tanushėn ta ketė nė shtrat? Vallė ekzistonte mashkull qė do ti kishte thėnė jo Tanushės sikur ajo ti kishte propozuar takim?
Ku ėshtė nisur Tanusha? Kush e ka lėnduar zemrėn e saj? - Pyesnin djelmoshat e lagjes sime njėri tjetrin kur e panė Tanushėn me valixhet nė dorė si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dėnesur. I bekuar qofsh o Zot qė na shpėtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht tė syrit.
Unė qėndroja ulur nė kėndin e rrugės qė ēonte drejt stacionit hekurudhor. Dėnesja nė vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unė e Tanusha. Njė natė mė parė ajo mė pyeti se a e dua. Mė tha se mė dashuronte pėr sė tepėrmi. Iu pėrgjigja se fare nuk mendoj nė tė, se as qė e vėrej kur kalon rrugės. Ēka nuk i thash, dhe ēka nuk gėnjeva me qėllim qė sa mė shumė ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisė sė saj ndaj meje. Mė hutuan fjalėt e saj, nuk dija ēka tė bėjė me tėrė atė bukuri verbuese tė cilėn ajo posedonte. Thjeshtė, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi mė i madh qė bartte Tanusha me vete.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 16:15
Krijoni Kontakt