Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Din Mehmeti

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Njė humbje e madhe pėr letrat shqipe.
    Ngushėllimet e mia mė tė thella e mė tė sinqerta pėr familjen e tij, miqtė dhe lexuesit e shumtė tė poezisė sė tij tė mrekullueshme!
    Lavdi, baca Din!

    Sabit Idrizi

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Ēka tha poeti - Din Mehmeti

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    ĒKA THA POETI-

    DIN MEHMETI



    Dikur pyesnin pleqėt:

    Kur rri dreqi?

    Tė gjithė e dinin,

    Kur bėnin llafe,

    Se dreqi rri n’kafe!



    N’Kafe t’Madhe

    Ndėrsa po bisedonim

    Me miqė letrarė

    Erdhi, u ulė, edhe poeti

    Bacė Loku, Din Mehmeti.



    Miku qė e kishte fjalėn

    Posa e pėrfundoi,

    Pa u vonue,

    Poeti, Din Mehmeti

    Iu drejtue:

    „Unė, qysh me t’besue ty

    Kur ti nuk i beson Zotit?“



    Miku i pėrbashkėt heshti,

    Heshtėn edhe ne.

    Heshtja jonė fliste shumė!



    Tė lumtė! O Din Mehmeti!

    Erdhe n’kafe si meleqi

    Aty ku rri dreqi!

    Na afrove mes veti,

    Na afrove me Zotin...!



    Shėnim:

    Kjo poezi u botue nė revistėn „FRYMĖZIMI“, Nr.6, faqe:27, Gjakovė, Shtator, 2000.



    Mbrėmė nė Gjakovė nė moshėn 78 vjeēare u nda nga kjo jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė, poeti – Din Mehmeti.

    Din Mehmeti lindi nė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Ka qenė profesor shumėvjeēar nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės.

    Sot, me 12 nėntor 2010, nė Gjakovė, n’orėn 15, nė varrezat e qytetit, pranė varrit tė Prof. Selman Rizės, u varros me nderime poeti-Din Mehmeti.

    Poeti-Din Mehmeti poezinė e parė e botoi nė vitin 1949, nė revistėn letrare “Jeta e Re”, Prishtinė.

    Vepra mė tė njohura tė tij janė:

    Nė krahėt e shkrepave (1961),

    Rini diellore. (1966)

    Dridhjet e dritės (1969),

    Heshtja e kallur (1972),

    Fanar nė furtuna (1981)

    Agu, dramė (1982),

    Prapė fillimi (1996),

    Klithmė ėshtė emri im ( Tiranė 2002),

    Mos vdis kur vdiset (2001).



    Mexhid YVEJSI

    Gjakovė, 12 Nėntor 2010

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Rahmet i past shpirti.....!

  4. #14
    Nje humbje per letersine shqipe. Mė ka lene mbresa qe kur e kam lexuar per here te pare me "Pakez ne enderr, pakez ne zhgjender" krijmtaria e poetit Din Mehmeti...
    Ngushullime te afermve!

    Rrokjet e murosura

    Sa thellė paske qėnė,
    sa poshtė tė gjeta,
    zanore e shterur nga vdekja
    e dashur pėr t'i mbetur jetės.

    Rrokje e murosur nė shtegun e dritės
    duke bredhur
    besnike pėr t'i mbetur diellt.

    ēka do tė bėsh me emrat e zverdhur nė ofshamė,
    me jehonat e tėrbuara nė dejt e lodhur,
    me ato plagė tė dergjura
    qė s'ke zemėr t'ia tregosh ditės,
    ēka do tė bėsh,
    gjuha ime?

    Sa tė pėrtypur tė gjeta
    nga dhėmbėt e sulltanėve dhe mbretėrve!...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Elegji pėr Azem Shkrelin

    Mos e zgjoni!
    Nuri i tij shndrit

    Trupin e ka nė tė tashmen
    Shpirtin nė tė ardhmen

    Ėshtė duke pėrbiruar
    Nėpėr shkėmboren e mendimit
    Pėr tė arritur nė anėn tjetėr tė vetes

    Rugovasit e mbėshtollėn
    Me shalla tė bardhė
    E vendosėn nė shpirtin e tyre
    Pėr tė jetuar gjithmonė me tė

    Drita i tha territ:
    Nxima shikimin
    Mos ta shoh tė heshtur

    Terri i tha dritės:
    Mė bėj edhe mė tė zi

    O miku im mė i miri mik
    Zi zi zi – ajo ditė
    Eh eh eh!...

    Mos e zgjoni!

  6. #16
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kosovė zog i diellit

    Je fjalė e ruajtur nga dheu
    Qė hyn nėpėr gjak
    E del nėpėr diell

    Je kraharor i shpuar nga plumbat
    Krua i gjetur nė palcėn e shkėmbit
    Tė nxirė nga gjuajtjet nėpėr kohė

    Kosovė lahutė e djegur kėngėsh
    E thirrjesh ndėr revolucione

    2
    Je emėr i pakėsuar nė luftė
    Pėr tė mbetur e bukur
    Pėr gjuhėn qė s’deshi tė kėputet
    Nga rrėnjėt e legjendės sė vjetėr

    Je stuhi e vringėllimave tė shpatave
    Tokė e bleruar ndėr ėndrra
    Tokė e rritur nė gjinj
    Nėpėr vite e shekuj

    Kosovė, pushkė e gjatė e zbrazur
    Nga rruga e nga pylli

    3
    E gurė tė thyer mbi gurė
    ...................................... e mur –
    Shpend i vrarė nė bebėza

    E gurė tė ngrėnė mbi rrashtė
    ....................................... e duar –
    Durim i gjakut nė emėr

    E rrashtė e shpuar mbi gurė
    ...........................................e flamur
    Lumė i zi, lumė i kuq nė zemėr

    4
    Je ylli im dhe vdekja ime
    Ke zėrin e ninullave
    Ninullave tė kėnduara kryengritjeve

    Je gjuha ime dhe ashti im
    Ke formėn e sofrės –
    Sofrės sė dasmave tė kuqe

    Je e tashmja dhe e ardhmja ime
    Ke syrin prej lulediellit –
    Lulediellit tė skuqur nga flaka e pushkės
    Nga gjaku e djersa

    5
    Djepi yt mė ka rritur
    Djepi yt mė ka plakur
    ........................ Rrugėt tymojnė

    Nė prehrin tėnd jemi gjetur
    Nė prehrin tėnd kemi mbetur
    ............................Kėngėt jehojnė

    Kosovė tokė e paepur

    6
    Pas teje
    Shekujt gurė tė shpuar breg rrugėve
    ........................................ėndėrrojnė

    Pas teje
    Dejtė e tharė rreth zemrave
    .................................lotojnė

    Pas teje
    Kullat e verbuara ditėve tė pėrflakura
    ........................................recitojnė

    Pas teje
    Tokė e qiell muze eshtrash e dritash
    ........................................gjakojnė

    Pas teje
    Fjalėt e mia tė gurėzuara nė shkėmb
    ..................................... tė kėrkojnė

    7
    Tė kėrkoj ndėr libra
    E tė gjej nė gjuhė –

    Rrethatore e ngrirė e brezit

    Tė kėrkoj nėpėr dete
    E tė gjej nė shkėmb

    Fanar i dritės dhe i gjakut

    Tė kėrkoj ndėr varre
    E tė gjej nė tufat e kallinjve
    Si mustaqet e rritura tė nipave

    Kosovė lavėr e skuqur e ballit tim

    8
    Tė dua pėr farėn
    Qė tufoi edhe ndėr varre
    Edhe mes gishtėrinjve
    Edhe ndėr sy

    Tė dua pėr farėn
    Qė s’e kalbi as gjaku
    Qė s’e mėrdheu as acari

    Qė s’e shteri as thatėsia

    Tė dua pėr duart
    qė libra shkruajnė
    Pėr ikjet e kthimet e tua
    Nėpėr fėrfėllaza e tė reshura

    Tė dua pėr kullat tri herė tė kallura
    E tė ndėrtuara sėrish nėpėr krisma

    Tė dua pėr emrin qė shkrove
    Me majė tė briskut nėpėr lisa

    Pėr shqiponjat qė i qėndise
    Shamive tė djemve tė vetėm
    Pėr ndjekjet rrahjet vdekjet
    E Mehmet Dinės
    Pėr yrishet e tij sukave
    Pėr pushkėn e tij pa rrip
    Pėr fishekėt e tij nėpėr xhepa
    Tė dua pėr damarėt e dritės
    Nė duart e Din Mehmetit

    9
    E kullat e djegura tė mbikullave –
    Lėmsha flake nė qiell

    E pushkėt e heshtura nga pushkėt
    ............................................. pėr njė emėr
    Pėr njė djep pėr njė qiell –
    Recital i gjuhės

    Kosovė krismė e gjatė

    10
    Qėndroj para teje me njė pushkė
    E me njė laps –
    Porosia jote mė kall
    Fryma jote mė jep zemėr jetė mė jep

    ....

    11

    ....

    Tė dua pėr kėngėt e babait
    Mbrėmjeve pa dritė
    Pėr lutjet e nėnave vetėtimave
    Pėr pranverat qė nxore nga gjoksi
    Pėr yjet diejt tokės sė pėlleshme
    Tė dua pėr duart qė ngrenė ura
    Qė lidhin nė mes veti popujt
    Pėr ato qė ndėrtojnė shkolla nė fshat

    Kosovė shqiponjė valltare shkėmbinjsh
    Dhe fushash tė bleruara

    Tė dua pėr njė kėshtjellė eshtrash
    Pėr njė shpatė
    Pėr njė emėr
    Pėr gjithēka qė shihet e preket
    Pėr gjithēka nė ėndėrr e zhgjėndėrr

    Tė dua kur qeshi kur qaj
    Kur ngrihem kur zbres
    Kur eētohem kur kam uri
    Kur dashuroj kur ēmendem

    Kosovė zog i Diellit.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 14-11-2010 mė 13:13

  7. #17
    Nė nje ditė te bukur vjeshte qyteti ynė u ngrit i zymtė, i heshtur. Sa shpejt perhapen lajmet e hidhura, dhe fatkeqesisht gjithėhere janė tė verteta...Nje lajm i hidhur u shpernda shpejt nė qytetin tone, na la te shtangur dhe nuk deshėm te besonim qe na iku pergjithmonė profesori ynė i dashur! Ishte njė njeri i pajisur me virtytet me te larta prej njeriu, intelektuali, poeti, profesori, me njė fjalė ishte njė fenomen i rrallė njerzor.Do te mbetet gjithmonė i pranishėm tek ne , me veprat e ti tė pavdekshme. La njė trashegimi tė pasur me botime te shumta, tė cilat duhet te studiohen dhe tė evidentohen edhe mė shumė, per te pare permasat e keti poeti, emri i te cilit duhet te shkruhet me shkronja tė arta nė shumė vende e institucione, e nė veēanti nė shkollen e larte pedagogjike nė Gjakovė, ku me vite tė tera vazhdoj te jap kontributin e tij derisa vdekja e vodhi nga ne.
    Jam shumė i lumtur qe ne ditet e fundit te jetes se profesorit kalova orė te tėra prane ti , duke i dhėne ndihme modeste, duke degjuar e mesuar shume gjera nga ky kolos i letrave shqipe, derisa vdekja e ftoftė, siq e quante profesori, e tė cilen aq shumė e urrente e mori nė krahet e saj.
    Ngushllimet me te sinqerta familjarve.
    Lavdi dhe nderim tė perjetshėm jetės dhe vepres madhore te prof. Din Mehmetit.

  8. #18

    Din Mehmeti

    DIN MEHMETI
    (proza)


    Din Mehmeti[/B] u lind mė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Ėshtė profesor nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės. Din Mehmeti njihet pėr poezinė e tij figurative, e cila ėshtė botuar qė nga viti 1961 deri nė vitin 1999 nė 16 vėllime. Poezinė e parė e botoi nė vitin 1949 nė revistėn letrare Jeta e re. Libri i tij i fundit, njė pėrmbledhje mė njėzetetetė vjersha lirike, mban titullin "As nė tokė as nė qiell".



    NE THELLESITE JOSHESE




    Valėt e liqenit i stolis britma e fėmijėve si kundėrvlerė pėr freskin me tė cilėn ato pėrkėdhelin trupat e tyre tė njomė. Kalamajtė ia zbukurojnė njėri – tjetrit trupin me pika uji, tė cilat hijeshojnė lėkurėn e tyre si lule tė lagėshta dhe tė ndritshme. E pranishme ėshtė edhe kėnga e bilbilave e cila herė pas here pushon, thuajse dorėzohet dhe humb betejėn qė ua ka shpallur qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, njė barkė e vogėl e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valėt e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkėn qė bart diellin!" – bėrtet njė vogėlushe bionde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarrit rrezet e tij!" – e korrigjon mocaniku i saj dhe merr qėndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bėhet dy. "Mirė de, ajo i bie njėsoj!" – tėrhiqet vogėlushja ashtu si i ka hije zonjės e cila mund tė prek tė paprekshmen – sedrėn burrėrore. Po, dielli pas njė kohe u ngjit edhe mė lart nė qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshėm nė barkėn e ngushtė dhe shtoi buzėqeshjen.
    Zogjtė kėndojnė pandėrprerė. Ndalen vetėm sa tė hanė mėngjesin e rėndomtė; ndonjė mizė tė pakujdesshme nė fluturim e sipėr e cila, pa ia varur veshin rrezikut qė i kanoset dhe joshur nga lartėsitė, ishte nisur t’i shohė rrezet e diellit nga mė afėr. Edhe fėmijėt nuk lėshojnė pe; tė ledhatuar nga valėt e liqenit me mjeshtėri u ikin duarve tė nėnave dhe qortimeve tė prindėrve qė tė kenė kujdes nga thellėsitė e errėta.
    Pėrnjėherė kėngėt e bilbilave e gulēoi britma e njė nėne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranėve tė vegjėl, frenoi fuqishėm gėzimin e tyre dhe i la tė shtangur buzė liqenit.
    Gruaja qė dėneste buzė liqenit ishte nėna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellėsitė, kishte vendosur tė kridhet deri nė fundin e errėsisė mė tė dendur ku rrezet e pakta qė depėrtojnė i ngjajnė kristalit tė copėtuar, xixave qė tė shkaktojnė marramendje dhe tė ndalojnė frymėmarrjen. Pas njė kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinėn e ujit si lule e porsaēelur. Buzėqeshja e tij nė fytyrėn e shtangur fshehte tėrė bukurinė qė i kishte parė atje poshtė, aty ko frikoheshin tė depėrtojnė edhe rrezet e diellit sepse terri i thėrrmonte nė xixa. Buzėqeshja e tij mori me vete tėrė qeshjet e lazdranėve tė tjerė qė me frikė shikonin trupin e shtangur tė atij trimi qė pati guxim t’i ndėrprejė tė gjitha lojėrat fėmijėrore vetėm qė tė kėnaqet duke soditur lojėn qė zhvillonin nė fund tė liqenit terri dhe drita. Sytė e tij tė mbyllur shprehnin pamundėsinė qė ajo lojė tė shpjegohet. Dhe e ēuan rrugės sė qytetit tė shoqėruar nga kuja e nėnės sė tij.
    Tė gjithė ia lėshonin rrugėn sepse ia ishte udhėtimi i fundit i njė engjėlli tė cilin e shoqėronin fluturat e tejdukshme me flatra tė kristalta.
    Po, bukuria ende kishte qė tė tri rrathėt e veta tė mėparshme; qiellin nėpėr tė cilin diell nuk ndalte udhėtimin, harkun e largėt tė liqenit ku kaltėrsia e tij derdhej nė kaltėrsinė qiellore dhe degėt e plepave tė lartė tė mbushur me kėngėn e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gėzohej e as qė e vėrente; e mbuloi pėlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e njė nėne.



    TANUSHA



    Ajo nuk ishte Tanusha e kėngėve popullore, por vashė e vėrtetė. Ndoshta edhe mė e bukur se ajo e kėngėve popullore, sepse ishte e pranishme, hapėronte pranė nesh dhe nuk kishte nevojė t’ia trillonim bukurinė. Erdhi nė lagjen tonė si freski mpirėse, si lule nė lule, si ėndėrr nė ėndėrr, bukuri qė zbukuronte tė bukurėn. Erdhi dhe na bėri tė gjithėve t’i harronim vashat me tė cilat me vite kishim thurur kėshtjellat e kėnaqėsisė e dashurisė sonė. Prishi foletė e dashurisė rinore me kujdes tė thurura. Pėrnjėherė na bėri me dije se as bukuria e as kėnaqėsitė kanė fund. Se ne ishim si peshq tė cilėt as nė detin e bukurisė e sa nė atė tė dashurisė nuk ishin zhytur nė thellėsitė marramendėse. Ajo na detyroi tė pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat qė donim, si kishim qenė aq tė verbėr tė mos i hetonim tė gjitha ata tė meta qė kishin krahasuar me ecjen e saj, me lėvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve qė t’i rregullojė flokėt..., me rrezatimin magjepsės qė na la pa gjumė dhe ua ndryshoi drejtimin ėndrrave tona. Tė gjithė ne e dashuronim ndėrsa ajo e gjora ishte vetėm njė. Nė kėnd tė dashurohej kur ne tė gjithė njėsoj gjunjėzoheshim dhe ishim nė gjendje t’i premtojmė se hėna do ta ndriēonte dhomėn tonė tė dhėndėrisė e jo poēi elektrik vetėm nėse ajo pranonte tė bėhej nusja jonė. Dhe nuk ishte premtim i kotė; Tanusha do tė ishte hėna qė duhej tė shndriste dhomėn e dhėndėrisė.
    Sa dashuri shumėvjeēare shkatėrroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorėzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke pėrmendur emrin e saj. Tanusha mori pėrmasat e lutjes sė dashurisė, dashuri qė na e shuante etjen njėsoj si gota e parė e freskisė sė mėngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisin shėrues bletėt e dashurisė dhe shėronin varret tona djaloshare.
    Tanushė, moj Tanushė, t’u thefshin ato kėmbė qė tė mundėsojnė tė ecish si hyjneshė dhe qė na i shkatėrrove foletė vėshtirė tė ndėrtuara tė dashurisė! - mallkonin vashat e lėna pas dore nga dashnorėt e vet.
    Tanushė, moj Tanushė, pse nuk pranon tė tė mė bėhesh lule nė shpirt qė do tė kundėrmojė kėndshėm nėpėr dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtė.
    Vallė kishte ndonjė djalė qė nuk ėndėrronte Tanushėn ta ketė nė shtrat? Vallė ekzistonte mashkull qė do t’i kishte thėnė jo Tanushės sikur ajo t’i kishte propozuar takim?
    Ku ėshtė nisur Tanusha? Kush e ka lėnduar zemrėn e saj? - Pyesnin djelmoshat e lagjes sime njėri tjetrin kur e panė Tanushėn me valixhet nė dorė si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dėnesur. I bekuar qofsh o Zot qė na shpėtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht tė syrit.
    Unė qėndroja ulur nė kėndin e rrugės qė ēonte drejt stacionit hekurudhor. Dėnesja nė vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unė e Tanusha. Njė natė mė parė ajo mė pyeti se a e dua. Mė tha se mė dashuronte pėr sė tepėrmi. Iu pėrgjigja se fare nuk mendoj nė tė, se as qė e vėrej kur kalon rrugės. Ē’ka nuk i thash, dhe ē’ka nuk gėnjeva me qėllim qė sa mė shumė ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisė sė saj ndaj meje. Mė hutuan fjalėt e saj, nuk dija ēka tė bėjė me tėrė atė bukuri verbuese tė cilėn ajo posedonte. Thjeshtė, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi mė i madh qė bartte Tanusha me vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 16:15

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •