
Postuar mė parė nga
Redi
Ai ėshtė i biri i Spiro Moisiut, i cili ka qenė ushtarak, major nė kohėn e Zogut. I ati i tij ka qenė komandati i parė i Ushtrisė Nacional Ēlirimtare
Ja kush ėshtė jeta, karriera ushtarake dhe mė pas politike e njeriut qė u zgjodh kryetar i ri i shtetit
Moisiu, gjenerali qė bėri bunkerėt
Ish-zėvendėsministri i Mbrotjes nė qeverinė e PD
--------------------------------------------------------------------------------
Alfred Moisiu, presidenti i cili do tė hipė nė karrigen e presidentit tė Republikės, ėshtė personi qė garantoi me jetėn e vet cilėsinė e bunkerėve tė instaluar nė tė gjithė territorin e vendit tonė.
Dikur nė vitet '70, Moisiu ka qenė drejtor i Xhenios nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe drejtoi tė gjithė operacionin e prodhimit dhe tė instalimit tė 700 mijė bunkerėve tė shpėrndarė kudo. Pas pėrfundimit tė operacinit tė instalimit tė bunkerėve, pėr tė vėrtetuar pėrpara ish-ministrit tė Mbrojtjes, Mehmet Shehu, cilėsinė e tyre, Moisiu u mbyll nė njė nga kėta bunkerė, ndėrkohė qė nga jashtė iu derdh njė batare tė shtėnash me artileri mbi atė bunker.
Presidenti nė pritje, Alfred Moisiu, ka katėr fėmijė dhe ėshtė prej njė muaji pa praninė e tė gruas. Ai ėshtė i biri i Spiro Moisiut, i cili ka qenė ushtarak, major nė kohėn e Zogut. I ati i tij ka qenė komandati i parė i Ushtrisė Shqiptare. Spiro Moisiu ishte i pari shef i shtabit tė pėrgjithshėm tė Ushtrisė Antifashiste Nacionalēlirimtare. Presidenti ynė, Alferd Moisiu, ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe nga fisi i aktorit tė madh, Aleksandėr Moisiu.
Karrierė tė gjatė ushtarake ka presidenti ynė i porsazgjedhur dje nga 97 votat e deputetėve nė favor tė tij. Karriera e tij ushtarake shtrihet nga pjesėmarrja nė Luftėn e Dytė Botėrore e deri nė ativitetin e tij brenda organizmave pėrbėrės tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut (NATO). Ndėrmjet kėtyre ekstremeve ai ka qenė nė shėrbim tė politikave ushtarake tė diktuara nga Mehmet Shehu. Karriera e tij profesionale ka ardhur nė ngritje dhe ėshtė shumė e justifikuar, po t'i referohesh edukimit tė tij. Kėshtu, Alfred Moisiu ėshtė edukuar nė njė nga shkollat ushtarake mė tė mira tė kohės nė Rusi dhe po atje ai ka vazhduar tė gjithė specializimet e veta. Eshtė e sigurt se, pėr hir tė profesionalizmit, atij iu hap rruga e bashkėpunimit me organizmat e NATO-s.
Emri: Alfred
Atėsia: Spiro
Mbiemri: Moisiu
Datėlindja: 01.12.1929
Vendlindja: Shkodėr
Edukimi dhe kualifikimi
1941-1945: Gjimnazi "Qemal Stafa", Tiranė
1946-1948: Shkolla e inxhinierisė ushtarake Petėrsburg, Rusi
1952-1958: Akademia e inxhinierisė ushtarake nė Moskė, medalje e artė
1967-1968: Kursi i lartė nė shtabin e pėrgjithshėm nė Akademinė e mbrojtjes Tiranė
1995 Kursi pėr personalitete tė larta nė Kolegjin ushtarak tė NATO-s nė Romė
Karriera profesionale
1943-1945 Pjesėmarrės i luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė
1948-1949 Komandat toge nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėvee nė Tiranė
1949-1951 Instruktor nė Akademinė Ushtarake "Skėnderbej"
1958-1966 Detyra tė ndryshme nė Drejtorinė e Xhenios tė Ministrisė sė Mbrojtjes
1966-1971 Komandat i Brigadės sė Urave tė rėnda nė Kavajė
1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit nė Ministrinė e Mbrojtjes
1981-1982 Zėvendėsministėr i Mbrojtjes NE KOHEN E DULLEES
1982-1984 Komandant i kompanisė sė xhenios nė Burrel NE KETE PERIUDHE KA DASHUR TE VRASE VETVETEN SIPAS DEKLARIMIT NE TV KLANIN! 1992-1994 Kėshilltar i ministrit tė Mbrojtjes
1994-1997 Zėvendėsministėr i Mbrojtjes pėr politikėn e mbrojtjes
1994 President i Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut tė Veriut
Aktiviteti
1994 Si president i Shoqatės Shqiptare tė Atlatikut tė Veriut ka drejtuar 7 Konferenca Ndėrkombėtare pėr problemet e Paqes dhe tė Sigurisė nė rajon
1998-2002 Ka organizuar dhe drejtuar 3 Konferenca Kombėtare pėr problemin e Grumbullimit tė armėve
2002 Konferenca rajonale pėr problemet e Kontrollit tė armėve dhe tė Sigurisė njerėzore
2002 Propozuar pėr t'u zgjedhur zėvendėspresident i Shoqatės sė Atlantikut tė Veriut
2001, 2002 Bruksel, 2001 Zagreb, 2002 Bukuresht - prezanton projektin "Intergrimi i 6 mijė ushtarakėve nė lirim nė ekonominė e tregut" e pėrfshirė nė Paktin e Stabilitetit
Marre nga GZ
Krijoni Kontakt