Sot, mė 2 dhjetor, presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, mbush 60 vjet
URIME DITĖLINDJA PRESIDENTI RUGOVA !
Tani kur dr. Ibrahim Rugova po mbush 15 vjet nė politikė, gjithnjė e mė shumė po afrohet dita qė ky tė maturohet edhe si president i Kosovės sė pavarur
Gazeta “PAVARESIA”
Prishtinė, 1 dhjetor
Sot, mė 2 dhjetor, presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, mbush 60 vjet. Sė shpejti ai sėrish do tė rizgjedhet President i Kosovės. Shumė gjėra tė rėndėsishme Rugovės i kanė ndodhur nė muajin dhjetor. Kėshtu qė, nė dhjetor tė vitit 1944, atėbotė kur Kosova sapo ishte ēliruar nga gjermanėt, nė familjen Rugova, nė Cercė tė Istogut lindi Ibrahim Rugova, si djalė jetim, pasi babai i tij kishte qenė ballist dhe ishte vrarė nga komunistėt serbosllavė.
Ishte po ashtu muaji dhjetor i vitit 1989, kur Ibrahim Rugova hyri nė dyert e mėdha tė politikės, duke u zgjedhur kryetar i grupit nismėtar qė themeloi LDK-nė.
Ndėrsa, nė dhjetor tė kėtij viti dr. Ibrahim Rugova do tė rizgjedhet kryetar i Kosovės pėr katėr vjetėt e ardhshėm, dhe tė gjitha parashikimet thonė se kjo periudhė do tė jetė vendimtare dhe e mjaftueshme pėr arritjen e statusit tė merituar tė Kosovės, atė tė pavarėsisė.
Tė shumtė janė ata qė besojnė se Ibrahim Rugova ėshtė njė politikan qė e mban barrėn e njė misioni historik. Ai vlerėsohet si burrė i veēantė dhe shumica e shqiptarėve tė Kosovės e ka votuar Rugovėn. Gjatė dhe mbas luftės sė Kosovės Rugova me gjithė LDK-nė ridėshmuan pėrkrahjen e shumicės sė popullit tė Kosovės. Kėshtu qė nga 1992 deri mė sot Rugova i fitoi tė gjitha zgjedhjet.
Nėse i shikojmė zhvillimet nė Kosovė qė nga dhjetori i vitit 1989, kur Rugova u zgjodh kryetar i LDK-sė, vėrehet se e gjithė kjo periudhė i takon Rugovės, sepse ai ishte dhe ėshtė konstantja e vetme krahas tė gjithė sfiduesve tė jashtėm dhe tė brendshėm qė kanė punuar nė kėtė, ose nė atė mėnyrė pėr dobėsimin dhe eliminimin e tij. Tė gjithė sfiduesit dhe kontestuesit e Rugovės kanė humbur, duke filluar prej Rexhep Qosjes, Adem Demaēit si dhe kriminelit serb Millosheviq.
Sipas tė gjitha parashikimeve, Rugova do tė sjellė atė qė kishte premtuar qė moti – PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS
Rugova pėr mė shumė se njė decenie mbeti dhe ėshtė kryefaktor nė politikėn e Kosovės. Kur Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, derisa atėbotė zyrtarėt e autonomisė zbrapseshin, Rugova bėhej mė i zėshėm nė dobi tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Lidhja e Shkrimtarėve ishte i vetmi vend legal nga i cili artikulohej publikisht njė zė i rezistencės kulturore dhe politike. Ky zė ishte bėrė edhe mė i fuqishėm pėr shkak se lėvizjet nėntokėsore tė grupeve marksiste-leniniste, tė cilat organizonin rezistencėn dhe demonstratat, kishin rėnė pėrkohėsisht nė njė amulli dhe huti, qė zvogėlonte ndikimin e tyre nė masa, pėr shkak tė rėnies sė shpejtė tė komunizmit nė Evropėn Lindore.
Nė pranverėn e vitit 1988, Rugova doli edhe njė herė nė qendėr tė vėmendjes sė publikut, pikėrisht nė momentin qė u desh qė tė dy shoqatat e shkrimtarėve, ajo shqiptare dhe ajo serbe pėr krizėn e madhe tė Kosovės.
I vetmi fanar i rezistencės ishte Shoqata e Shkrimtarėve me kryetarin e saj, Ibrahim Rugovėn
Politizimi i Shoqatės sė Shkrimtarėve do tė kontribuojė nė ngritjen e peshės sė Postit tė Rugovės nė atė tė pėrfaqėsuesit tė interesave reale politike dhe kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės. Kur nė shkurt dėshtoi greva e minatorėve dhe ajo e pėrgjithshme si pėrpjekjet e fundit pėr tė mbrojtur Kushtetutėn e Kosovės qė i garantonte krahinės autonomi tė gjerė dhe pėrfaqėsim direkt nė Federatėn Jugosllave, nė muajin mars Serbia rivendosi kontrollin e plotė mbi Kosovėn. Ndėr masat represive qė ndėrmori Serbia ishte izolimi pėr 4 muaj ( njė pjesė u rrahėn brutalisht) i rreth 400 intelektualėve shqiptarė dhe burgosja dhe gjykimi i Azem Vllasit, ish -lider komunist i Kosovės, si mbrojtės i fundit i Kushtetutės sė vitit 1947.
Kėto masa tė jashtėzakonshm, e jo vetėm qė Kosovėn e lanė pa pėrfaqėsues legjitimė nė ato pak institucione kukull qė mbeten, por ndikoi qė edhe krejt elita intelektuale dhe politike, si Rexhep Qosja, akademikėt, Universiteti i Prishtinės etj., tė mbeteshin publikisht pėr dhjetė muaj tė heshtur.
Nė atė periudhė tė tmerrshme tė rivendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme, tė orės policore, tė kontrollit tė plotė tė proceseve, i vetmi fanar i rezistencės, edhe ai me dritėn e dobėsur, kishte mbetur Shoqata e Shkrimtarėve me kryetarin e saj, Ibrahim Rugovėn. Rugova ishte shumė i vetmuar nė lėvizjet publike dhe kishte frikėn se njė ditė thjesht do ta likuidonin agjentėt serbė, duke inskenuar ndonjė pretekst. Nė ndihmė atėbotė i vinte vetėm i ndjeri Nahil Luma, drejtor i asaj bashkėsie, pėrndryshe shok i Rugovės gjatė studimeve, i cili me njė makinė “Reno 4”, gjysmė tė shkatėrruar e merrte dhe e kthente nė shtėpi, qė atėherė e kishte nė lagjen “Lakėrishta” tė Prishtinės.
Atėbotė Rugova deklaroi pėr “Der Spiegelin” gjerman se, nė rast se shqiptarėt humbisnin tė drejtat, ata mund tė fillonin luftėn ēlirimtare
Atėbotė fjalėt e Ibrahim Rugovės filluan tė pėrcilleshin nga mediat e huaja, sidomos ato nė gjuhėn shqipe, si BBC-ja, Zėri i Amerikės, Dojēe Vele etj., kishin jehonė tė madhe nė popull.
Mediat botėrore dhe komitetet e ndryshme pėr tė drejtat e njeriut, si Amnesty International, ose Komiteti i Helsinkit etj., por edhe qeveritė e shteteve demokratike qė po vėzhgonin nga afėr procest nė Jugosllavi dhe Serbi ndikonin qė edhe regjimi i Beogradit tė ishte mė i vėmendshėm nė represionin ndaj figurave tė spikatura publike, sado qė ato t’i bėheshin pengesė.
Dhe kjo periudhė dhjetėmujore e pabėzanisė tė atyre qė pretendonin rolin e prijėsve shpirtėrorė dhe politikė tė Kosovės, si Rexhep Qosja p.sh. pėrballė prezencės sė madhe publike tė Rugovės, do ta ngrinte lart nė publik figurėn e tij. Ai do tė fillonte tė respektohej nga tė gjithė. Megjithatė nė atė periudhė, Rugova nuk jepte shenja se deklarimet e tij kanė lidhje me ambiciet politike. Atėbotė Rugova deklaroi pėr “Der Spiegel’ gjerman se nė rast se shqiptarėt humbisnin tė drejtat, ata mund tė fillonin luftėn ēlirimtare.
Nė dhjetor tė vitit 1989 Ibrahim Rugova bėhet edhe njė herė iniciator i njė procesi largpamės
Nė dhjetor tė vitit 1989 Ibrahim Rugova bėhet edhe njė herė iniciator i njė procesi largpamės, tejet pėrcaktues edhe pėr fatin e tij nė Kosovė. Mė 1989, ndėrsa nė Kosovė gjithēka kishte ngrirė dhe Serbia po sundonte me regjim policor, nė pjesėt e tjera tė Jugosllavisė, po shthurej me shejtėsi tė madhe sistemi monist. Disa ditė para 23 dhjetorit, kur do tė mbahej mbledhja themeluese e LDK-sė, Rugova pranoi tė ishte njė ndėr themeluesit e LDK-sė.
Tani kur dr. Ibrahim Rugova po mbush 15 vjet nė politikė, po afrohet edhe dita qė ky tė maturohet edhe si President i Kosovės sė Pavarur. Nė ato ēaste historike kur ai zgjodhi tė jetė zot relativisht i lirė dhe i papenguar, edhe pse me sjellje prej burri.
Pikėrisht aty nė atė hapėsirė tė vogėl, diku rreth 50 metra katrorė, ku ka qenė i vetmi territor i lirė i Kosovės dhe qė sot e dimė se ka shėrbyer si embrion i lirisė sė madhe.
BIOGRAFIA E DR. IBRAHIM RUGOVĖS
Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 janar 1945 komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij, Ukė Rugovėn dhe gjyshin Rrustė Rugovėn, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e prof. Roland Barthesit, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984. Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės. Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris. Autor i dhjetė librave (shih mė poshtė), Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut. Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė. Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe parti e grupe tė tjera. Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votave. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit. Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000. Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė: Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr Paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė. Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian. Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr Paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall Qytetar Nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia). Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr Paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė. Mė 18 shtator (2004), nė mjediset e Kuvendit tė Kosovės Dr. Otto von Habsburg, kryetar i Unionit Panevropian Ndėrkombėtar, i dorėzoi Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova Ēmimin e Evropės pėr vitin 2004.
Krijoni Kontakt