Close
Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 376
  1. #131
    Citim Postuar mė parė nga Djal_Lacjan
    Neqoftese shqipria do ishte nje shtet i fort ekonomisht, politikisht,etj nuk do tu pajtoja me Ibrahim Rugoven per ndrrim flamuri se do kish qen me mir qe kosova me u bashku me shqipri.Por me qene se shqipria nuk esht shtet i fort ather kosova duhet ta nderroj flamurin e ta mbaj at flamur deri sa shqipria te behet "shtet" dhe ather te bashkohet me shqiprin nen flamurin kuq e zi.
    Kush tha qe kosova eshte me e forte se shqiperia ikonomikisht ?
    Sa te fuqezohet dhe pak shqiperia dhe nuk do te lejohe cdo rugove te beje sic te doje , kosova , 45% maqedonia , 20%mali i zi , jane pasurite e shqiperise.

    Zhvillimin qe do kete shqiperia per keto 20 qe vine , do tja kete ziline dhe greqia
    Mjaf vojtem .

    Me interes e do ti memedhehun per ribashkim ?

    Rofte shqiperia

    Aj shnet
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  2. #132
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Djalo, nuk po behet fjale per kertolla (patate), e patlixhana (domate) ketu, po per NJEREZ e tokat e tyre.

    Cka dmth "sa te fuqizohet shqiperia dhe nuk do te lejoje cdo rugove te beje sic te doje, kosova... jane pasurite e shqiperise".

    Pse, ku shkrun qe Kosova eshte "pasuri" e Shqiperise? Ku shkrun qe Prishtina e krejt Kosova eshte prone private e Shqiperise? Ku shkrun qe 45% e Maqedonise qenka prone private e Shqiperise e ku di u ne sa perqind e Malit te Zi? Ato vende qe i permende jane prone e pasuri e atyre njerezve qe banojne ne to, hic me shume e hic me pak.

    Rugova eshte Kryetar i zgjedhur demokratikisht i Kosoves, prandaj do te pyetet ai, edhe shume bile. S'eshte xhungell ai vend, ka rregull e ligje. Duhet t'i respektosh ato para se te flasesh tjera here.


    p.s. s'di pse po flitet kaq shume per nje gje qe eshte shume natyrale dhe e domosdoshme. Kosova do te behet shtet, dhe si shtet do te kete simbolet dhe hymnin e vet. E per kete s'do ta pyet aske, pos qytetaret e vet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 21-08-2004 mė 22:29

  3. #133
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kosova ėshtė tokė Shqiptare. Tė dyja krahinat kanė tė njėjtin popull dhe duhet tė kenė tė njėjtin identitet. Kur vetė Shqiptarėt nuk njohin identitetin e tyre, si mund tė kėrkojmė botėn tė na respektojė si njė komb?

    Si mund tė ketė Kosova flamur e hymn tjetėr? Vallė nuk ėshtė popull Shqiptar? Vallė nuk flasin tė njėjtėn gjuhė? Krijimi i njė identiteti tė ri, i tregon botės se Shqiptarėve u vjen pėrēarja nga njėri tjetri, e jo nga fqinjėt dashakeq.

    Mė pėlqen tė mendoj se flamuri i ri ėshtė njė lojė politike nga ana e Rugovės pėr tė zbutur kritikat dhe frikėn e njė Shqipėrie tė bashkuar. Pra vetėm njė zgjuarsi nga ana e Rugovės sa pėr tė fituar pavarėsinė e Kosovės dhe pastaj do kthehet pėrsėri me simbolin e vėrtetė Shqiptar tė familjes sė Kastriotėve si njė krahinė e Shqipėrisė.
    Edi

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Ermail pasi ta lexosh nje artikull mendju mir para se te japesh pergjigje. Nuk thash se e dua atdheun per interese per ribashkim por thash qe shqipria nuk esht shtet mjaft i forte qe te bashkohen trojet tani per tani. Endrra ime dhe e gjdo shqiptari te vertet esht per bashkim kombetar, por perpara se te rrealizohet kjo duhen marr masat fort mir.Shqipria duhet te ket ushtri te fort, duhet te ket politik te forte qe ta perdor kunder atyre qe dojn per me na pengu per bashkim kombetar, dhe duhet ta ket ekonomin e forte qe ta mbaj popullin e vet.
    Shqipria duhet ti ket kto-ushtri,politik,ekonomi- qe te bashkohen trojet shqiptare, dhe duhet te ket ZE ne BE.Kur ti vij koha qe kto kushte te plotsohen e shum te tjera ather endrra jon-e shqiptarve- do behet rrealitet.
    Pra tani per tani gjeja me e mir esht qe kosova te behet shtet i pavarur meqenese nuk mund te bashkohet me shqiprin se sa te rrije as e varur dhe as e pavarur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Djal_Lacjan : 22-08-2004 mė 16:20

  5. #135
    Citim Postuar mė parė nga Djal_Lacjan
    Ermail pasi ta lexosh nje artikull mendju mir para se te japesh pergjigje. Nuk thash se e dua atdheun per interese per ribashkim por thash qe shqipria nuk esht shtet mjaft i forte qe te bashkohen trojet tani per tani. Endrra ime dhe e gjdo shqiptari te vertet esht per bashkim kombetar, por perpara se te rrealizohet kjo duhen marr masat fort mir.Shqipria duhet te ket ushtri te fort, duhet te ket politik te forte qe ta perdor kunder atyre qe dojn per me na pengu per bashkim kombetar, dhe duhet ta ket ekonomin e forte qe ta mbaj popullin e vet.
    Shqipria duhet ti ket kto-ushtri,politik,ekonomi- qe te bashkohen trojet shqiptare, dhe duhet te ket ZE ne BE.Kur ti vij koha qe kto kushte te plotsohen e shum te tjera ather endrra jon-e shqiptarve- do behet rrealitet.
    Pra tani per tani gjeja me e mir esht qe kosova te behet shtet i pavarur meqenese nuk mund te bashkohet me shqiprin se sa te rrije as e varur dhe as e pavarur.
    Tani e the bukur , mbase u keqkuptova une ,hashtu sic the me lart ,

    sory per keqkuptimin

    Cdo te mire ...
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nga Hashim Thaēi

    Simbolet dhe statusi (konfuzioni-qartesia)

    Kosova ka identitet politiko-juridik, por jo etno-kulturor

    Procesi i krijimit tė kombeve dhe shteteve gjatė zhvillimit tė tyre shoqėror ka specifikat e veta tė veēanta historike dhe politike pėr shumė popuj e vende, tė pėrcjellura shpesh me luftėra pushtuese dhe ēlirimtare mes popujve, shteteve ose dhe religjioneve.

    Kombi shtet dhe kombi kulturor

    Shumica e vendeve evropiane, jo pa dhimbje i kanė kaluar kėto zhvillime tė ndėrtimit-kombit-shtet, shtetit-komb,(vetėm nė Angli dhe Francė arritėn qė shteti dhe kultura tė bashkohen nė njė tėrėsi). Por, (evropianėt) arritėn me herėt t'i zgjidhin kėto probleme, sesa pjesa mė e prapambetur e saj, vendet dhe popujt e Ballkanit, ku ende vazhdojnė ngatėrrimet dhe kontestet etnike e territoriale.

    Koncepti politik i kėtij fillimi-shekulli ėshtė: jo ēdo shtet duhet tė pėrfshijė njė komb, kurse filozofia e politike e shek-IX prezentonte tė kundėrten.
    Popujt qė arritėn tė grumbullojnė brenda kufijėve tė shtetit tė vet shumicėn e pjestarėve tė etnitetit tė tyre arritėn tė krijojnė shtetin kombėtar dhe tė imponojnė konceptin politik tė kombit, ndėrkaq popujt qė ishin tė shkapėrderdhur nė shumė shtete, zgjodhėn rrugėn tjetėr: identitetin kombėtar e barazuan me prejardhjen etnike, kulturore e jo politike dhe shtetėrore.
    Nė formacionin e parė, atė tė kombit politik dhanė kontributin e vet francezėt, gjermanėt, amerikanėt, etj, ndėrkaq nė grupin e dytė u pozicionuan gjermanėt, italianėt, por sipas interesit kombėtar edhe shqiptarėt etj. Po tė pranonin shqiptarėt jashtė kufijėve tė shtetit (Shqipėrisė) tė zbatonin konceptin e kombit politik, atėherė do t'i hapnin rrugėn asimilimit brenda shteteve ku forcėrisht u futėn.

    Sot, nė kėtė proces tė komplikuar ėshtė duke kaluar edhe kombi shqiptar.

    Identiteti kombėtar gjithmonė e ka forcuar identitetin politik tek shqiptarėt (nė Shqipėri). Ky proces vazhdon tė zhvillohet edhe nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi. Politika shqiptare mėton t' i ndėrrojė identitetet politike tė shtetetve ku ata jetojnė. Me Marrėveshjen e Ohrit, Maqedonia nuk ėshtė mė shtet eskluziv i maqedonasve, por ėshtė shtet politik edhe i shqiptarėve dhe etnive tė tjera.

    Joidentiteti politik u ka kushtuar shqiptarėve gjatė historisė. Luftonin vazhdimisht, por nuk fitonin, ngadhėnjyesit pėrcaktoheshin nė negociata (konferenca). Ndodhnin reflektime jo tė drejta nga tė "mėdhenjtė" e asaj kohe, nė raport me shqiptarėt, por, edhe kėta tė fundit nuk reflektonin koncept tė qartė politik. Duke respektuar hulumtimet shkencore, analizat politike dhe realitetin faktik mund tė konkludojmė se njė pjesė e madhe e shqiptarėve nuk janė komb shtetėror, por kulturor.

    Nė ēfarė faze ndodhemi sot

    Shqipėri: ėshtė i ndėrtuar dhe konsoliduar identiteti kombėtar dhe ai politik, por, megjithė pėrvojėn 90 vjeēare shtetformuese, nė nivel tė theksuar mungon identiteti modern shtetėror.

    Kosovė: Duke u nisur nga rrethant tragjike, qė ka kaluar (populli shqiptar nė Kosovė), identiteti kombėtar ėshtė mė i formėsuar se nė vendet tjera ku jetojnė shqiptarėt. Vėrehet procesi i transformimit nga kategoria popull nė atė tė kombit. Po krijohet identiteti politik nė pėrputhje me ndėrtimin e identitetit shtetėror, qė ėshtė nė procesin embrional.

    Maqedoni: Ėshtė ruajtur identiteti kombėtar, vetėm si kategori etnike, kulturore, por ėshtė hapur shtegu pėr pasurimin e semantikės politike, nėse merret parasysh (respektohet) orientimi pėr ndėrtimin e identitetit ko-multi-shtetėror tė Maqedonisė.

    Preshevė: Vazhdon ruajtja e identitetit kombėtar, por ekskluzivisht si kategori etno-kulturore. Nuk ka lėvizje kohezive dhe kohernte politike. Shqiptarėt bėjnė pjesė nė kuadėr tė identitetit shtetėror tė Serbisė.

    Mal i Zi: Identiteti kombėtar ėshtė nė nivel mė tė ulėt se sa nė vendet tjera ku jetojnė shqiptarėt (diskriminimi nga pushtetet e mėhershme ishte mė i theksuar), ndėrsa identiteti politik ėshte i ēthurur. Shqiptarėt janė pjesė pėrbėrėse e identitetit shtetėror tė Malit tė Zi.
    Nė pėrgjithėsi shqiptarėt janė nė procesin e transformimit kompleks (psikologjisė sė jetės shoqėrore nė rrethanat e reja) nga dimensioni apolitik tradicional nė atė tė kategorizimit perėndimor, ndonėse ende ka reflektime tė fuqishme tė mendėsisė orientale, edhe pse nė shikim tė parė reflektojnė vizuelitet perėndimor.
    Aktualisht ndodhemi nė njė realitet shumė tė ndieshėm pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar, por, edhe tė rajonit si tėrėsi. Si pėr ēdo komb apo vend tjetėr, po ashtu edhe pėr shqiptaret ėshtė krijuar njė situatė e favorshme, e shoqėruar me pengesat e zakonshme .
    Pėrkrah drejtėsisė nė mėnyrėn mė parimore janė pėrkushtuar dhe rreshtuar veēanėrisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shtetet e Bashkėsisė Evropiane pėr zgjidhjen e problemeve tė rajonit nė mėnyrė tė qetė, me komunikim tė arsyeshėm, transparent dhe prezencė konkrete gjatė kėtij zhvillimi tė rėndėsishėm historik.

    Debati, parlamenti dhe referendumi

    Nė kohėn e propozimeve (iniciativave) tė drejta nga ndėrkombėtarėt pėr Kosovėn, tė cilat po pėrshėndeten nga vendorėt, po promovohen edhe projekte jo shumė konstruktive pėr rrugėt qė duhet ndjekur kosovarėt nė integrimet e rėndėsishme ndėrkombėtare.

    Vendorėt (kosovarėt) duhet tė reflektojnė me syēelėsi dhe vendosmėri nė kėte drejtim, jo tė mbesin vetėm nė rrafsh tė shprehjeve tė thata simbolike - patriotike ( pavarėsi, pavarėsi, pavarėsi), siē jemi mėsuar tė dėgjojmė pėr kohė tė gjatė, duke mbetur nė ndjenjė vetėkėnaqėsie dhe izolimi.

    Kohėt e fundit ėshtė intensifikuar debati lidhur me identitetin kosovar. Vetė motivi i hapjes sė kėtij kontesti ėshtė i diskutueshėm dhe konfuz. U vėrsulėn "simbolistėt", detalistėt, ndonjė "diplomat", intelektual i "pavarur" u kapėn nė njė temė qė fillin e ka problematik. Sqarim: ky debat ėshtė i sponzorizuar, e jo i motivuar nga logjika e shėndoshė qytetare e intelektuale, prandaj qė nė fillim ėshtė i gjykuar tė dėshtojė.

    Tė flasėsh pėr identitetin kosovar, si njė kategori etno-kulturore, jo vetėm qė ėshtė njė nonsens, por edhe ėshtė punė joproduktive. Prandaj, ky debat do duhej tė pėrmbyllej me formulėn e drejtė, tė pa kontestueshme nga aspekti shkencor, politik dhe juridik: KOSOVA KA IDENTITET POLITIKO-JURIDIK, POR JO ETNO- KULTUROR.

    Kosova rrugėn e integrimeve ndėrkombėtare duhet ta kalojė si identitet i pavarur juridiko-politik, me tė gjitha obligimet e pėrgjegjėsitė si subjekt juridik - shtet, dhe assesi qė e ardhmja e Kosovės tė rikthehet nė kontrollin e Beogradit apo ndonjė krijese tjetėr, e cila do t'i vėshtirėsonte proceset demokratike nė rajon.
    Deklarimi i qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi nuk ėshtė vetėm pėrcaktim nė nivel liderėsh, por ėshtė gjithėpopullor. Devijimi i lidershipit nga ky pėrcaktim i humb vetes tė drejtėn tė prezentohet si i tillė dhe ta pėrfaqėsojė vullnetin e qytetarėve.
    Me qėllim tė realizimit sa mė tė shpejt tė projektit pėr pavarėsinė e Kosovės, duhet ndėrmarrė hapa konkretė nė plotėsimin e kushteve politike dhe gjeostrategjike, nė bashkėpunim mė ndėrkombėtarėt.
    Politika e avazit tė ikonave dhe simbolikave patriotike i ngjan mė tepėr file-ve tė tipit shortcut-ve, qė janė operime nė desktopat kompjuterikė, sesa qė kanė pėrmbajtje dhe substancė.
    Kosova po krijon identitetin e vet, duke forcuar bindjen serioze tė botės demokratike pėr pėrcaktimet e veta tė drejta politike dhe gatishmėrinė e partneritetit nė proceset e integrimeve euro-atlantike.

    Qytetarėt e Kosovės nė shtetin demokratik duhet t'i kenė simbolet e veta tė veēanta shtetėrore, siē i ka ēdo shtet tjetėr. Ėshtė punuar pėrmbajtėsisht nė kėtė drejtim. Si institucione tė rėndėsisė sė veēantė, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, Shėrbimi Policor i Kosovės, etj. kanė simbolet e pranuara nga tė gjithė nė Kosovė, por tė njohura edhe nga bota perėndimore.

    Por, pėr ēėshtjen simboleve pėrkundėr rėndėsisė sė madhe, nuk duhet humbur energji, tė shkaktohen kriza tė panevojshme politike dhe shoqėrore.

    Nxitimet e karakterit egoist, tė shprehur me gjeste feude tė bajraktarizmave si "kush i pari i'a nisi ore…", paraqesin mjerim politik tė individėve qė vuajnė nga kėto komplekse.

    Shteti krijon simbolet, e jo simbolet shtetin

    Propozimi pėr ndėrrimin e flamurit kombėtar pikėrisht nė ditėn e flamurit (28 Nėntor), nga Simboli i Simbolikave nė Kosovė, ėshtė mė tepėr se ngacmim tallės, i cili na sjell para njė rreziku qė secilit (lider), qė i teket, e kur t'i teket, nėse vie nė krye tė vendit, t'i ndėrrojė ato me projekte (dizajne) tė veta familjare etj. Nesėr, dikujt (ndonjė presidenti tjetėr) mund tė mos i pelqėj ngjyra, dikuj shqiponja...

    Qytetarėt e Kosovės, megjithė shumė-etnitetet qė jetojnė kėtu, nuk kanė kriza simbolesh tė identitetit tė tyre nacional. Shqiptarėt nė veēanti, si shumicė qė pėrbėjnė territorin e Kosovės, kanė ruajtur, kultivuar dhe pasuruar identitetin kombėtar dhe simbolet e veta, qė i ka pėrdorur nė gėzime dhe mortje.

    Larg ēdo nostalgjije, por me respekt: ceromonitė e varrimit tė dėshmorėve nuk janė bėrė pa praninė e flamurit kombėtar, as betejat apo demonstratat e mėdha pėr ēlirim nuk kanė filluar pa u kėnduar himni kombėtar. Luftėtarėt e mbanin shpesh flamurin nė gji dhe tė rėnin nė istikame (dėshmorin) e mbulonin nė fytyrė me flamur kombėtar dhe me ndėrime tė larta ushtarake e varrosnin.

    Nisur nga shumė faktorė e arsye logjike, pavarėsisht komplekset e individėve, popullit shqiptar nė Kosovė nuk ka nevojė t'i ndėrrohen, ēoroditėn simbolet kombėtare dhe ato tė zėvendėsohen me dekorime "private" familjare, nga njeriu i ēfardo pėrgjėgjėsie momentale, qė mund tė ketė ai/ajo. Mjaft e kanė nėpėrkėmbur flamurin shqiptar komunistėt, duke e ideologjizuar si nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė! Pėrbuzje tė tillė nuk duhet lejuar tė bėjnė sot anarkistėt "demokratik" nė Prishtinė apo gjetiu.

    Simbolet e shtetit janė ēėshtje pėr tė cilat nė Kosovė duhet hapur debat serioz, transparent institucional. Shumėsia e propozimeve ėshtė e domosdoshme: propozime publike (ide pėrmbajtėsore, mesazh dhe aftėsi dizajnuese), diskutime nė parlament, klube akademike, integrim nė diskutim i shoqėrisė civile, i personaliteteve publike qė do tė thoshin opinionin e tyre pėr kėtė ēėshtje. Simbolet shtetėrore askund nė botė nuk janė pėrcaktuar e nuk do tė pėrcaktohen nga lideri-(rėt) politik, komandantėt, shkėnctarėt, kryeredaktorėt, dizajnuesit, missi apo misteri, por, nga PROJEKT-IDEJA e hedhur, e qėlluar dhe e pranuar nga shumica e qytetarėve, e legjitimuar pėrmes procesit deklarues - vendimmarrės REFERENDUMIT.

    Kosova do tė jetė shtet i tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė kėtė vend. Nė Kosovė do tė ndėrtohet shtet sipas konceptit qytetar e jo etnik.
    Nuk do tė kėtė gjuhė kosovare, sepse edhe nuk ka gjuhė tė tillė, por po ndėrtohet identiteti politik dhe shtetėror i Kosvės, identitet ky i cili do tė rrjedh prej atij kombėtar (i pranueshėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr minoritetet qė jetojnė nė Kosovė). Shembulli i Zvicrės: nuk ka gjuhė zvicerane, por ka shtetas zviceran, ose nė Austri, ku nuk ka gjuhė austriake, por ka shtetas austriakė.
    Sigurisht nė Kosovė dot tė jenė dy- tre gjuhė zyrtare, si rastin e Zvicrės: gjermanishtja, italishtja, frėngjishtja dhe gjuha retoromane, apo ne Austri: gjermanishtja, hungarishtja, kroatishtja, italishtja.
    Nė Kosovė do tė kėtė identitet tė dyfishtė: kombėtar dhe shtetėror.
    Sot, prioritetet kryesore tė institucioneve dhe qytetarėve tė Kosovės duhet tė jenė:
    Pavarėsia dhe demokratizimi real i Kosovės,
    Krijimi i rrethanave pozitive pėr njohjen ndėrkombėtare tė saj, e pastaj vijnė tė tjerat...
    Shteti krijon simbolet, e jo simbolet shtetin.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kosova..thuaj Thaqit.. i ka pas vrasesit.. nga Beogradi tash 200 vjet ne shpin .. e nuk i duheshin Vrases te ri..

    Nje vrases ska cka thot per Shtetin e ardhshem te Kosoves..

    Shteti i ri do i ket dhe ca biruca.. e aty do futen vrasesit e Sabetes e Ilir Selimajt..Drinit e Uk Bytyqit.. Ahmet Krasniqit e Azem Hajdarit.. Xhemes e djalit te Tahir Zemes..

    Nuk harrohen atdhetaret..

  8. #138
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Flamuri Kuq E ZI

    Pershendetje te gjith shqipetareve me shpirt shqiptari. Te dashur shqipetar Ēdo shqipetar e din mir hisorin e dhimbshme,trimerit,heroizmat,vuajjet,presekutimet "por bi te gjitha krenarin per ate fleamur "kuq e zi" qe e kemi trasheguar 2000 vite dhe do te jemi nen hijen e udheheqjen e keti flamuri perjetesisht: Nje gje ta kene te qart te gjith anti-shqiptaret kudo... Ēofshin ne Shqiperi,ne viset shqipetare,e kudo ne bot se ky flamur KUQ E ZI do e valvitet ne SHQIPERI-KOSOVe ne te gjith viset shqiptare. RROFT FLAMURI KUQ E ZI SIMBOLI DHE IDENTITET I GJITH SHQIPETAREVE NE BOTE. Nuk do te kete guxim askush te nderroj apo te mundohet te nderroj asnje fjal shqipe jo me flamurin tone KOMBETAR. RROFT ĒAMERIA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bjeshk : 31-10-2004 mė 11:46

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ajo qė ėshtė edhe mė e lezetshme ėshtė vetė emri Dardani qė pėrmban dizajni i Rugovės pėr flamurin e tij kombėtar. Mė ka bėrė pėrshtypje njė fotografi e Ibrahim Rugovės botuar nė New York Times rreth kohės kur flitej pėr "vullnetarėt" nė koalicionin antiterror tė Bushit. Edhe Rugova, pra, kishte shprehur vullnetin tė dėrgonte ca kosovarė nė Irak.... Nejse.. Nė atė foto Rugova qėndronte bri dizajnit tė tij pėr flamur kombėtar,(qė ai vazhdon ta quaj tė zyrtarizuar). Dhe diēitura poshtė fotografisė thoshte se mbishkrimi DARDANIA nė dizajn do tė thotė "...the land of pears..." Mė erdhi pėshtirė qė gazetari Amerikan e dinte qė ajo fjalė pėrkthehej "vendi i dardhave", ndėrkohė qė Ibrahim Rugova-shqiptar e shqipton dhe e shkruan si njė sllav qė nuk shqipton dot dh-nė e nė vend tė Dardhanisė thotė Dardania. Fatkeqėsisht, shumė kosovarė bėjnė tė njėjtin gabim. Ky nuk do tė paraqiste ndonjė krim tė madh sikur kjo tė mos kishte lidhje me fonetikėn sllave qė i mungon th-ja a dh-ja, si tek fjala "themel" qė i thonė si sllavėt "temel"
    Tė tjerat janė politikė e ēastit.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  10. #140
    Po Kosova duhet te kete flamurin dhe hymnin e vet,dhe e ka.
    Ky hymn eshte hymni Shqiptar e ky flamur eshte flamuri Shqiptar.Te pranohen hymne e flamuj te tjere ne princip do te ishte dami ma i madh i Kosoves per kauzen e tyne,dhe duhet te jene te paret qytetaret e Kosoves qe te duan nje gje te tille,njohjen e hymnit e flamurit te Shqiperise si te tyre.
    Nqs u ba lufta ne Kosove u ba jo vetem per pavarsi prej pushtusve Serbo-Jugosllave, e pse jane shkele te drejtat tona njerzore po edhe pse u moren me kame dhe u poshtune simbolet tona kombtare e shtetnore.Sikur kosovaret mos te konsideronin flamurin shqiptar flamur te tyne e hymnin shqiptar te tyne as qe do ishin qu ne lufte.
    Prandaj mu me vjen natyrale mne thane se Kosova i ka si hymnin e si flamurin.

    Ndoshta ndonje leshim i perkoheshm edhe do bahej, po me i ra mohit simboleve kombtare per nji shtet-formim do te ishte nji gja e keqe, po asht nji e keqe e pranushme dhe e bame me vete dije per nji kauze shume ma te madhe e qe asht shtet-formimi e krijimi i Republikes se Kosoves.


    Nje dy shume pytje Rugoves!!!
    Cfare jane simbolet Dardane...ne cfare konsitojne....mos ekziston kombi Dardan...??? Cfare do te thote te fitosh pavarsine nepermjet Dardanise???

    Pse nuk fut ne flamur edhe simbolet: taulante, enkelejte,ardiane,albane, dalmate kolose molote,thesprote labeate etj etj jane apo jo te gjithe paraardhes te SHQIPTARVE.

    Per mu asht e denushme ideja sipas te ciles Rugova pretendon te arrije PAVARSINE e KOSOVES tu i paraqite Kosovaret si pasardhes te Dardaneve pse keshtu Shqiptaret Kosovare dalin sikur jane rrace e komb me vedi prandaj duhet edhe te jene shtet me vedi dhe s'kane asgja te perbashket me kombin shqiptar...
    ....ndersa nqs thone se jane Shqiptar se meritojne pavarsine
    Rugova spo flet si LIDER i Popullit Shqiptar te Kosoves me duket e spo flet seriozisht po po merret me eksperimente flamujsh e shpikje kombesish.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 22-11-2004 mė 13:31

Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •