Close
Faqja 23 prej 38 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 378
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Irfan

    Rugova para luftes se Kososves ka qene i vetmi kryetar shqipetare ne Kanditaturen per kryetar te Kosoves.
    Ne kete kohe ku ishte Thaqi,Ramushi si deh shume te tjere te cilet pas luftes po i thojne vetes kishe ne jemi....
    I nderuari Irfan ne ate koh kur ky brahim autonomisti ka qene sekretar i partis se serbosllavis pra partis komuniste te jugollavis ne Institutin Albanologjik ne Prishtine qe ne ate koh i diferenconte Intelektualet Shqiptar qe prej asaj kohe ky ka qen i preferuar i beogradit qe derisa te vdes do te mbetet ne funkcion si tita i tina i daashur ateher Hashimi e Rmushi as qe kane qen te lindur bile po pyetje pa lidhje paske ba boll veq nejse!!!!!!!!

    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Mirpo,Nje gabim qe e ka bere Rugova,nuk e kishte me bere askush prej shqipetareve.Ndrroji Himnin shqipetar,ndrroji Flamuri sl dhe edhe emrin do t'i'ja ndrroj kososve.
    Nje pyetje,pse z.Rugova nuk do ta ndrroj emrin e vete...?Si dhe si do ta kishte ndije vete e vete qe dikush ti ja ndrroje emrin,si dhe kombesi e ti......?
    Po qysh po mundohet ta ndrroi Himnin Flamurin e Emrin e Kosoves e qysh e ka ndrrue fen ashtu do ta ndrroi edhe emrin e vet a shume po quditesh me ta a???
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #222
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Une i keshilloj te gjıtheve qe me lideret shqipetare t'mos bejne hajgare...
    Te jeshte kryetar ı nje vendi nuk eshte lete.Kryetari mbane pergjegjesin e popullit te ati vendit.
    Rugova i ka meritat e vete,si dhe cdo lider tjeter ne Kososve.
    Rugova para luftes se Kososves ka qene i vetmi kryetar shqipetare ne Kanditaturen per kryetar te Kosoves.
    Ne kete kohe ku ishte Thaqi,Ramushi si deh shume te tjere te cilet pas luftes po i thojne vetes kishe ne jemi....
    Rugova nuk mundet te krahasohet me lideret tjert te kosoves pas lufte qe u shfaqen ne skene politike.
    Mirpo,Nje gabim qe e ka bere Rugova,nuk e kishte me bere askush prej shqipetareve.Ndrroji Himnin shqipetar,ndrroji Flamuri sl dhe edhe emrin do t'i'ja ndrroj kososve.
    Nje pyetje,pse z.Rugova nuk do ta ndrroj emrin e vete...?Si dhe si do ta kishte ndije vete e vete qe dikush ti ja ndrroje emrin,si dhe kombesi e ti......?



    Kososva ka nje flamur,Kuq e zi,kosova e shqipetarev,Kososva do te quhet.....!!!
    Arkadas (dostum) IRFAN

    Po ndryshe shoku jem Kosova nuk behet SHTET pa e ndrru himnin , flamurin , ketu vetem nje njeri anaalfabet nuk e kupton.
    Tregoma ti mua nje rast ne Bote se cili vend qe ka qene e okupuar (qe nuk ka pas flamur por qe ka pas shtetin AME , sikur ne SHQIPERINE) e qe kur u pavarsu e ka marr flamurin dhe himnin e shtetit AME.

    Kjo absolutisht eshte shume e logjikshme , e nese ju e keni kete mendim kunder atehere ju jeni ata qe deshironi Kosova te jete pjese e Serbise.

    p.s Irfan je i pjekun mos e lakmo Llapin. suksese

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Pikėpamje primitive...

    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Haaaaaaaaaaa edhe ne listen e ushqimit e te pijeve brahim autonomisti e ka qit flamurin e vet...
    Paj s'kemi ē'bėjmė, si e gjithė Evropa. Nuk hahet e nuk pihet vetėm me tasa alumini apo plastmasi, bodrumeve tė errėta, si nė Gjermani e nė Llap...
    Ti vazhdo, vazhdo...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar mė parė nga GoldenForceKD
    Arkadas (dostum) IRFAN
    Tregoma ti mua nje rast ne Bote se cili vend qe ka qene e okupuar (qe nuk ka pas flamur por qe ka pas shtetin AME , sikur ne SHQIPERINE) e qe kur u pavarsu e ka marr flamurin dhe himnin e shtetit
    Po,Serbi-Rusi, jan sllave
    Flamuri i Serbis eshte me tri ngjyra,kuq,bardh2kalter,po ashtu edhe i Rusis eshte me tre ngjyra.Porq e ngjyra e kaltert tek flamuri Ruse eshte e fundit, tek serbet eshte e para.
    Nese do mundem ti postoj,qe te bindesh.
    Serbet dhe ruset jan sllave....nese nuk e e ke ditur atehere tash e me tutje mesoje...!!!

    Flamuret e pershtatshem per Kosoven,
    keta jan te nevojshem.ne kete adrese.
    http://home.online.no/~bmatos/flamuj...ype=&pExPic=0;
    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    Mėsime politike prej veprės sė Naimit

    Sot pėr sot nuk mund tė flasim pėr politika kombėtare nė trojet shqiptare. Ēėshtja shqiptare ėshtė parcelizuar sipas kufijve politikė, ku transformohet, sipas rastit, nė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut, pakice etnike apo vetėm demagogji partiake. Nėse ndonjėherė ne shqiptarėt do tė pėrpiqemi tė ndėrtojmė njė politikė kombėtare, gjėja e parė qė duhet tė bėjmė ėshtė t’i referohemi veprave tė rilindasve. Si njė nga figurat qendrore tė Rilindjes Kombėtare, Naim Frashėri ka ē’tė na mėsojė nė kėtė drejtim.

    Sė pari, ne duhet tė pėrvetėsojmė pėrfytyrimin e tij pėr kombin dhe atdheun. Shqiptarėt kanė nevojė tė mėsojnė se si tė veprojnė si njė komb i vetėm. Pavarėsisht prej kufizimeve institucionale brenda tė cilėve janė tė detyruar tė veprojnė politikanėt shqiptarė, ata duhet tė udhėhiqen nga pėrfytyrimi kombėtar. Kjo do tė thotė qė qeveritarėt e Shqipėrisė, megjithėse kanė juridiksion vetėm nė territorin e republikės, nė vendimet e tyre tė kenė parasysh edhe interesat kombėtare tė shqiptarėve qė nuk janė shtetas tė saj. Pėrfytyrim kombėtar do tė thotė qė qeveritarėt e shtetit tė ardhshėm tė pavarur e sovran tė Kosovės t’i konsiderojnė interesat e ēamėve si interesa tė Kosovės.

    Sė dyti, prej Naimit mėsojmė se politikat shoviniste tė armiqve tanė nuk kanė ndryshuar nė thelb, por vetėm nė dukje. Qė nga koha e Naimit armiqtė tanė mbeten po ata, me pėrjashtim tė Turqisė, tė cilėn shpesh nė histori e kemi patur aleate, kurse tani ajo ėshtė mikja mė e sinqertė e kombit shqiptar. Sllavėt dhe grekėt mbajnė nė ditėt tona tė robėruar pjesė tė atdheut tonė.

    Sė treti, nė kohėn tonė, sikurse nė atė tė Naimit, detyrė kryesore e intelektualėve patriotė mbetet ruajtja dhe zhvillimi i kulturės sonė kombėtare, si edhe bashkėrendimi ideor i tyre nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Fatkeqėsisht, duket se mė tė bashkuar nė ide e veprime janė intelektualėt kozmopolitė shqiptarė, pėr tė cilėt ēėshtja shqiptare vjen pėr nga rėndėsia pas asaj sė paqes nė rajon dhe ka pėr tu zgjidhur me anė tė integrimit tė shteteve rajonalė nė Bashkimin Evropian.

    Sė katėrti, pėrkundėr asaj qe thonė kozmopolitėt, politika shqiptare duhet tė heqė dorė nga ēdo lloj mesianizmi. Mesianizmin modern tė shqiptarėve Naimi e quan marrėzi. Nuk mund tė kujdesemi pėr paqen nė rajon para se tė vėmė paqe mes shqiptarėve. Nuk mund tė jemi nismėtarė tė faljes dhe vėllazėrimit me popuj tė tjerė kur kėtė gjė nuk e bėjnė mė parė ata qė po na vrasin tash dyqind vjet. Mė parė se tė flasim pėr kapėrcimin e sovranitetit kombėtar le tė kemi tė ndėrtuar shtetet kombėtarė nė Shqipėri e Kosovė. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė demokracisė, jam nė njė mendje me Nexhmedin Spahiun, qė thotė: ‘Shqipėria duhet tė jetė demokratike, por jo dhe tė pretendojė tė bėhet zėdhėnėse e demokracisė botėrore, siē ishte dikur zėdhėnėse e proletariatit botėror’ (gazeta “E djathta Kombėtare” nr. 14, dt 16.8.1995, f. 8).

    Mbi tė gjitha shqiptarėt nuk duhet t’i lėshojė zemra, por tė punojnė e tė shpresojnė se ‘Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė!’



    Enis Sulstarova
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkruan:

    Fadil SHYTI

    VIZIONI REAKSIONAR I NJĖ ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST

    Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar", lexuesi aty do tė gjejė "zbulime epokale", qė jo rrallė i ka lexuar e dėgjuar nga elaboratet famėkeqe tė kishės dhe tė shkencės historike serbomadhe, nė raport me kombin shqiptar.

    Vet titulli i librit paralajmėron qė "analisti i famshėm", paska marrė mundimin qė prej njė kombi shqiptar siē ekziston nė shekuj, t“i bėjė dy kombe, por siē e shkruan edhe vet pa dorashka, kėtė do ta arrijė me ndihmėn e pushtuesve, sigurisht dje tė okupatorėve serbo-malazezė e maqedon, ndėrsa sot me pushtimin e Kosovės nga ushtritė e NATO-s.

    Nga kjo objektivė "vizionare" analisti po del hapur me qėndrimin se robėria paska qenė fatlume pėr shqiptarėt, sepse si burim i saj tani i kemi mundėsitė qė nga njė komb sa ishim, tani tė bėhemi dy, ose "nė dhashtė Zoti e me na prirė fati"- qė kjo robėri tė zgjatet mė tej, shikuar nga kjo optikė "shkencore", ne do t“mundemi tė bėhemi tri e mė shumė kombe, kuptohet pėr aq sa jemi tė copėtuar nga shtetet fqinje tė Ballkanit, po aq kombe do tė krijojmė!!!

    Ide tragjikomike e vizionarit reaksionar rugovist, apo jo?!...

    Autori i kėtij libri, qė s“ka redaktor as lektor, vetėm tregon vendin e botimit dhe vitin; Mitrovicė, 2004.

    Nė librin "Drejt Kombit Kosovar" - siē thotė autori, " kam pėrmbledhur nė rend gadi kronologjik disa analiza dhe komentet e mia politike tė botuara nė shtypin shqiptar e tė huaj nė periudhėn Maj 1999- Korrik 2004,

    analizat dhe komentet politike shprehin shqetėsimet e mia pėr rrjedhat politike nė Kosovė dhe pėrpjekėjet e mia pėr tė kontribuar drejt njė vizioni kombėtar, libri u kushtohet njerėzve tė vizionit dhe tė sakrificės, veprat e tė cilėve pėrbėjnė themelet e Kombit Kosovar".

    Secili ka tė drejtė t“i shprehė pikėpamjet e veta mbi tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen e kombit tonė, por nė emėr tė kėsaj lirie demokratike, sot po bėhen shkelje flagrante jo vetėm mbi tė gjallėt por edhe mbi dėshmorėt e kombit tonė.

    Dėshmorėt tanė nuk ranė si vizionarė tė Kombit Kosovar, ata ranė si vizionarė tė Kombit Shqiptar.

    Asnjėherė, nė historinė e kombit tonė, ne nuk i kemi ndarė heronjtė nė heronjė kosovarė e nė heronjė vlonjatė, nė heronjė dibranė apo nė heronjė ulqinakė, por i kemi pėrfshirė me njė emėr madhor, ata/ato ishin heronjė e heroina tė Shqipėrisė Etnike, ishin dėshmorė tė lirisė kombėtare.

    Jam i bindur qė pėr kėtė ndarje, dėshmorėt do ta mallkonin autorin dhe prijatarėt e tij "vizionarė" tė kombeve tė reja nėn ombrellėn e robėrive...

    "Kosova ē“ka qenė, ē“ ėshtė e ē“do tė bėhet dhe si do tė bėhet"

    (Editorial nė "Kohėn Ditore", 26 shtator, 1999.

    F. 2:

    "Nė qoftė se synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė Kosova tė jetė shtet i Pavarur, atėhere kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb.

    Kushtet ekzistuese pas okupimit tė saj nga ushtritė e NATO-s, janė ideale pėr kėtė. Vetėm se duhet ditur tė shfrytėzohen"- shkruan N. Spahiu.

    Unė, do t“i thosha "analistit ndėrkombėtar", a nuk po tė lejon verbėsia e "politikės sė hollė", ta shiqosh se shqiptarėt e Kosovės, prej kohėsh i kanė plotėsuar karakteristikat e formėsimit si komb, por jo tė njė kombi tė veēant i "shpikur" nga elaboratet reaksionare, por njė komb me tė gjitha atributet shqiptare.

    Komb- I, 1 m.sh -E, -ET. 1. Bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazėt tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psiqik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės.

    Kombi shqiptar, E drejta e kombeve pėr vetėvendosje, Baballarėt e kombit. vjet. deputetėt reaksionarė nė parlamentin e rregjimit zogollian.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, f.852

    Kombėtar,-E mb.1. Qė ka tė bėjė me kombin, qė i pėrket kombit, i kombit qė ka tė bėjė me kombėsinė, i kombėsisė. Pavarsia kombėtare, Zgjimi (ēlirimi) kombėtar. Ēėshtja kombėtare, Festė kombėtare, Flamuri kombėtar.

    2. Qė shpreh veqoritė e njė kombi qė karakterizon pjestarėt e njė kombi, qė ėshtė krijuar nga pjestarėt e njė kombi. Kultura kombėtare, Gjuha kombėtare, Arti kombėtar, Valle (veshje) kombėtare, Vetėdija kombėtare, Veqori (tipare) kombėtare.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, Prishtinė, 1981, f.853

    Ndėrsa, siē shkruan sociologu dhe juristi ynė Rexhep Ahmeti, i cili bukur gjatė ėshtė marrė me ēėshtje tė kombit tonė, Ay konstaton:

    1. "Kombi ėshtė grup i madh njerėzish me karakteristika tė pėrbashkėta si janė prejardhja (gjenetika), historia, gjuha, zhvillimi ekonomik, psikologjia, kultura, territori, organizimi "etj.

    2. "Kombi ėshtė populli nė shkallėn mė tė lartė tė zhvilimit ekonomik, social, shtetroro-juridik, kulturor" etj.

    Pastaj, del me qėndrimin e tij programatik, i bazuar nga pėrvoja jetėsore individuale dhe kolektive se:

    3. "Siē po e tregon pėrvoja, parakusht pėr zhvillimin normal tė kombit qenka edhe organizimi adekuat shtetėror i tij, ashtu siē dėshiron tė vendosė ai vetė pėr jetėn dhe fatin e tij".

    4. "Kur tė piqet kombi e realizon organizimin, vetėveten". (R. A.)

    Nga kėto sqarime modeste qė i parashtrova, lexuesit e nderuar le tė logjikojnė dhe tė konstatojnė drejt se a jemi ne shqiptarėt e Kosovės me karakteristika tė tjera, kombėtare siē dėshiruan e do tė dėshironin tė na paraqesin armiqtė tanė shekullorė dhe vazalėt e tyre tė hapur e tė maskuar prapa tezave tė tyre "kombėtare"?!

    Po, Kosova mund tė bėhet shtet edhe pa ndryshimin e kėtyre karakteristikave, qė e pėrbėjnė Identitetin e saj shqiptar, tipare kombėtare qė i barti nė shekuj, pa pėrēudnimet gjuhėsore, tradicionale, kulturore, vetėdijėsimore etj.

    Autori, mė tej shkruan:

    F.131; "Kombi ėshtė projekt politik. Projekti i rilindasve shqiptarė ėshtė realizuar vetėm pjesėrisht. Pavarsia e Kosovės e pėrkohėshme apo e pėrjetėshme, ėshtė shmangie nga ky projekt".

    Nga kėto teza mund tė konstatoj:

    E sqarova mė lartė, duke iu referuar fjalorit tonė shkencor dhe sociologut e juristit tonė tė nderuar, se ē“ėshtė Kombi.

    Por, nėse nga aspekti teoriko-politik, autori i referohet vizionit tė rilindasėve, tė cilėt luftuan pėr njė Shqipėri Etnike nė Ballkan, sipas tė drejtės natyrore, ashtu siē Zoti na krijoi, kėtu ka tė drejtė; sepse nuk ėshtė i kėnaqshėm as i drejtė krijimi i Republikave shqiptare nė Ballkan, kjo dihet nga tė gjithė se vėrtetė ėshtė njė tėrheqje nga presionet e faktorėve tė jashtėm; nga diplomacia ndėrkombėtare, nga ata qė tė parėt e tyre e krijuan dhe tani e konsiderojnė si tė pazgjidhur Ēėshtjen Shqiptare, pra ėshtė njė devijim ( me kompromise politike) nga projekti madhorė kombėtar.

    ...Dhe, pikėrisht pėr kėtė po na hakmirret ēdo ditė e nė ēdo orė, historia!

    Shikuar, nga ky prizėm historiko-politik, ( nėse s“po kemi mundėsi tani pėr tani tė bėjmė ndryshe) a nuk do tė ishte mė mirė qė tani tė pėrkrahet Unioni Shqipėri-Kosovė, kur politika shqiptare edhe me fajin e vet, momentalisht s“po ka mundėsi qė ta ēojė pėrpara deri nė fund, parimin e vetėvendosjes deri nė shkėputje nga shtetet e huaja.

    Shqipėria londineze, ėshtė shteti amė, pėrse tė mos bėjmė atė qė do tė ishte mė e mundshme pėrkohėsisht, Unionin, e kjo do tė ēonte drejt Ribashkimit territorial tė kombit; populli ynė thotė: "prej borgjlisė tė keq, merre bishtin e sopatės".

    Edhe kombi gjerman e "gėzoi" njė okupim gjysmėshekullor nga fuqitė e huaja, por tek ai komb me histori dhe me kulturė tė madhe, nuk doli asnjė analist i hollė politik e tė kėrkoj "krijime kombesh" tė reja gjermane.

    Pėrkundrazi, nė Kushtetutėn e parė gjermane, tė vitit 1949 shkruan:


    Kushtetuta e Bonit 1949 Preambel (prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti pėr ruajtjen e tėrėsisė sė vetė kombėtare dhe shtetėrore dhe si pjestar i barabartė nė njė Europė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern nė saje te dhunės ligjvėnėse me qellim qė jetės shteterore pėr njė kohėkapercyell t`i jipet njė rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) kėtė kushtetutė tė Republikes Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe pėr ata gjermanė, bashkėndikimi i tė cilėve ishte ndrydhur. Prej gjithe popullit gjerman kėrkohet nė njė vetėvendimmarrje (vetevendosje) tė lirė tė pėrfundojė bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanise. * Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripėrpunuar nga Dr. Friedrich Klein, Vėllimi i Parė, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39. Dr. Dr. Miahel Saks vė nė dukje se vetėm pas 03.10.1990 u bė i nevojshėm njė ndryshim i kėsaj prijesfjale, shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996. Ndėrsa verzionin i ri tė kėsaj prijesfjale nė kushtetutėn e tashme gjermane po e dhėmė kėtu me poshtė. Preambel (Prijfjala) * I vetedijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti si pjestar i barabartė nė njė Europė te bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė saje tė dhunės ligjvėnėse ka dhėnė (qitur) kėtė kushtetutė. Gjermanėt nė krahinat: Baden, Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen-Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen nė njė vetėvendimmarrje te lirė kanė pėrfunduar bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. Kėshtu qė kjo kushtetutė vlen pėr gjithe popullin gjerman. *Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.

    Politikanėt shqiptarė, do tė duhej tė mėsonin nga kjo kushtetutė, do tė duhej ta respektonin kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, e pse jo edhe nė kushtetutėn e ardhshme tė Republikės sė Kosovės, kjo duhet tė sanksionohet dhe tė zbatohet, nėse kjo objektivė historike arrihet me sukses, pra nėse Kosovės do t“i njihet Pavarsia, nga shtetet e botės.

    Jo, okupimi i gjatė shekullor, kurrsesi nuk i jep tė drejtė autorit, N. Spahiu dhe prijatarėve tė tij, qė tani tė pėrfitojnė politkisht nga kjo fatkeqėsi gjithėkombėtare, e tė dalin me "teza historike", pėr krijimin e kombeve tė reja brenda kombit shqiptar.

    Kėta, siē po shihet, po fitojnė poste tė larta "pushtetore" dhe ēmime ndėrkombėtare, "Saharov", ėndėrrojnė pastaj edhe pėr ēmimin "Nobel" pėr paqe, nga tė huajt, por mos tė harrojnė se dėme tė pallogaritshme po i shkaktojnė Kombit Shqiptar.

    Prandaj, tė mos harrojnė se pėr kėtė, do t“i dėnoj historia!

    Nisur nga kjo ide madhore e rilindasve do t“jua pėrkujtoja "analistėve kosomopolitikė", vargjet poetike tė dy atdhetarėve tė mėdhenj rilindas; Ndre Mjedjes dhe tė Luigj Guarkuqit.


    Qoftė mallkue, kush qet ngatėrrime,

    Te kėta vllazėn shoq me shoq,

    Kush i ndanė me gjuhė e shkrime,

    Ēka natyra vet i pėrpoq!...

    (Ndre Mjedja).

    ...Dhe mė tej, atdhetari, "vigani liberator" siē do ta quante Noli, do tė shkruante:

    Kur e humb gjuhėn njė popull shqim mbaron,

    Nė njėmijė ēeta ka me u shpėrnda,

    Gjuha njerėzit i bashkon,

    I lidhė si vėllau me vėlla!...

    (Luigj Gurakuqi).


    I mllefosur nga rrethanat e reja qė u krijuan nė Kosovė, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, apartēiku rugovist, nuk harron pa i akuzuar padrejtėsisht, udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj lufte, Thaqin dhe Haradinajn.

    Ky trumbeton, kinse janė Thaqi dhe Haradinaj ata qė e ndryshuan Flamurin tonė kombėtar!!!

    Kjo miopi politike s“ka aspak bazė tė vėrtetė.

    Po, a nuk e di i tėrė opinioni kombėtar dhe ndėrkombėtar se Ibroja, tėrėsisht pa mbėshtetje ligjore, prej vitesh po e mbanė nė rezidencėn e tij presidenciale, njė tjetėr flamur, do tė thosha njė flamur krahinorist, flamur qė se ka mbėshtetjen as tė Parlamentit as tė Qeverisė sė Kosovės, sepse atė flamur nuk e ka votuar, asnjėra palė.

    Pėr kėtė shkelje ligjore, sikur Kosova tė kishte kushtetutė e tė zbatoheshin ligjet, presidenti teknokrat do tė duhej tė nxirrej para gjyqit.

    Unė, do t“i pyesja lexuesit e nderuar; kur i ka parė dikush nga shqiptarėt apo ndėrkombėtarėt, liderėt e partive tė dala nga lufta ēlirimtare, tė jenė paraqitur me kėtė flamur apo me ndonjė flamur tjetėr, pa qoftė edhe partiak, nga zyret e tyre apo nė vende publike ( pėrveq me rastin e zgjedhjeve) hera tjera jo, kurrėn e kurrės?!

    Kėta burra tė mėdhenjė tė kombit e nderuan dhe i dolėn zot Flamurit Kombėtar qė sot e pėrfaqėson shtetin shqiptar.

    Kush po luan me fatet e kėtij populli, kush janė pėrēarėsit e vėrtetė tė tij, tani po shihet si nė dritėn e diellit...

    Mjerisht, qė edhe ti z. Spahiu, ke hyrė prej kohėsh nė kėtė valle tė rrezikshme e cila ēon nė pėrēarje tė thellė kombėtare, sipas motos politike berishjane, kinse jugu e urren veriun dhe anasjelltas, por lufta ēlirimtare e Kosovės me Vise tė robėruara tregoi se kėto ishin vetėm "gjepura politike", por fatkeqėsisht kombi ynė nga ato sllogane partiake, nuk kaloi pa pasoja...

    Po i rikėthehem citimit nga libri ,"Drejt Kombit Kosovar"

    F.2:

    "Sado qė pjesa e popullit (etnisė) shqiptare qė mbeti jashtė kufijėve tė shtetit shqiptar tė vitit 1913 u pėrpoq ta injoroj si fakt lėnien jashtė kufirit shtetėror gjatė kėsaj kohe dhe ta kuptoj tė qenėt jashtė kufijve si okupim tė pėrkohshėm, zgjatja e madhe e kėsaj "pėrkohėsie", bėri tė krijoheshin themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Siē vlerėsova edhe mė lartė, do tė shtoja se:

    Nė teorinė politike tė pulicistit dhe "ekspertit pėr ēėshtje ballkanike", tė z. Nexhmedin Spahiut, okupimi dhe pėrshtatja ndaj tij krijojnė kombe tė reja!

    Rasti i Kosovės, sipas tij nuk paska nevojė fare tė hiqet okupimi, pasi qė ai po bėka "qė tė krijohen themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Sipas kėsaj teorie reaksionare, shqiptarėt paskan bėrė gabime historike, me pėrpjekėjet dhe luftėrat e tyre qė prej vitit 1913 e deri mė 2004, se kanė luftuar pėr ēlirim e Ribashkim kombėtar!

    Paska qenė dashur ta shfrytėzonin (shqiptarėt) kushtin ideal pėr formimin e kombeve tė reja-okupimin dhe ja mbaroi puna e kombit!...

    Ironi e teorisė alla nexhmedinspahiane, apo jo?!

    Por, ja qė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Viseve tė tjera tė robėruara nuk e dėgjuan "analistin ndėrkombėtar" dhe dirigjuesit e tij pacifisto-rugovistė, por i bėnė tri luftėra ēlirimtare nėn emblemat famėmėdha tė UĒK-sė, UĒK-re dhe UĒPMB-sė, tė cilat u betuan pėr Ribashkimin e trojeve shqiptare, ndėrsa, z. N. Spahiu, edhe pas kėtyre luftėrave po teorizon se themelet e robėrisė-okupimit, duhet shfrytėzuar pėr formimin e Kombit tė ri Kosovar!

    A nuk e kishte dalur dikur para kėtyre luftėrave edhe Serbia me kėtė ide, me parullat: "Albanci" e "Shiptari", kur aludonte se tė tjerė janė "Albancat", shqiptarėt e Shqipėrisė londineze dhe tė tjerė janė "Shiptart", shqiptarėt e Kosovės.

    S“ka dyshim se pėr ringjalljen e kėsaj ideje dhe tė tjera teorive tė saj antishqiptare Serbia, mesiguri njė ditė, z. N. Spahiun, do ta shpėrblejė me titullin "shiptar i ndershėm"!...

    F. 5:

    Ēėshtje tė strategjisė!!!

    E para:

    " Nėse synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė qė Kosova tė jetė njė shtet i pavarur, atėherė kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb. Kushtet ekzistuese nė Kosovė pas okupimit tė saj nga ana e ushtrive tė NATO-s, janė idele pėr kėtė. Vetėm se duhet tė shfrytėzohen".

    F. 6:

    " E dyta, klasa e mesme e shoqėrisė... Forcimi i kėsaj klase do tė thotė forcim i kombit kosovar dhe pėrkrahje e interesave strategjike tė Kosovės".

    Kėtu, z. Spahiu mund tė ketė kuptuar intelektualėt mikroborgjezė klasėn e vet dhe tė Ibro "trimit", qė aq shumė po lufton pėr identitetin kosovar, apo mė saktė pėr pėrēarjen e kombit shqiptar, e tė cilėve si duket "analisti ndėrkombėtar", ua kushton edhe librin, kuptohet tek parathėnja e vet autorit pėr librin e tij "tė famshėm".

    F. 129:

    "Cilin standard tė shqipes do ta mbrojė ligji kosovar?

    Krijimi i standardit kosovar tė shqipes do tė ishte ndoshta mė praktik nė kėtė drejtim .

    Nė fakt ky do t“mund tė ishte standardi themelor pėr Pavarsinė e Kosovės.

    Druaj, qė nė pritje tė njė standardi gjuhėsor tė pėrbashkėt nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, do tė zė rrėnjė akoma mė thellė anarkia gjuhėsore e bashkė me tė edhe anarkitė e tjera nė shoqėrinė shqiptare".

    Nga kjo mund tė konkludojmė qė sa frikė e paska ky pinjollė politk i pacifistėve, hapin madhor tė njėsimit tė gjuhės shqipe, vepėr kjo madhore e formuluar shkencėrisht, ēyshė nė Kongresin e Drejtshkimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, (1972), kjo kėrkohet tė pasurohet mė tej, por jo me "ndarje gjuhe kosovare" por me bashkim tė gjuhės shqiptare, sipas parimit "njėsim gjuhe, bashkim kombi"!

    Kėshtu, s“ka rrezik fare pėr kurrfarė anarkie gjuhėsore, pėrkundrazi!

    Profesor, Isa Bajēincės, i lumtė pėr inisiativėn e tij , qė standardi gjuhėsor tė mbrohet me ligj.

    E, kjo nuk do tė thotė qė ligji do ta mbrojė pikėrisht standardin gjuhėsor qė e parashikon "analisti gjuhėsor".

    Uroj, qė kurdoherė dhe nė ēdo rrethanė tė mbrohet standardi gjuhėsor qė shpie nga uniteti gjithėkombėtar e jo standardet politike gjuhėsore, qė shpiejnė drejt pėrēarjeve dhe pėrēudnimit tė gjuhės sonė tė bukur shqipe.


    Pėr t“i sqaruar lexuesit pėr prapėsitė e kėtij "analisti", pėr pėrpjekėjet e tij pėr tė hedhur mjegullnaja rreth krijimit tė kombit kosovar, do t“ju referohem ca tė dhėnave tė thukta tė politikologut atdhetar, Ukshin Hoti, i cili midis tjerash shkruante:

    ...historikisht, qė nga vetėdijėsimi politik nacional pėr shkak tė pozitės gjeopolitike - nė dyert e Otrantit, shqiptarėt ishin ndodhur midis synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: tė sllavėve qė e synonin Persinė si treg dhe Adriatikun si rrugė dhe italo-gjermanėve qė dikur e synonin tė njėjtėn gjė dhe tė njėjtėn rrugė.

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės, Shkup, 22 Dhjetor, 1991, "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", f.158).

    Heret datojnė fatkeqėsitė tona tė ndarjes sė territoreve shqiptare, ndėrsa tani disa po e hedhin vallen sė prapthi pėr ndarje tė kombit...

    Pastaj, mendimtari ynė i madh, Ukshin Hoti, vijon:

    "Shqiptarėt nė kohėn moderne, nė thelb kishin mbetur tė ndarė pėr shkak tė konfrontimit tė interesave strategjike tė kėtyre dy grupacioneve tė mėdha dhe perspektiva e bashkimit tė tyre qėndronte te zėvendėsimi gradual i botėkuptimeve tė tilla gjeopolitike me botėkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisė nė mbėshtetje tė pėrsosjes sė resurseve tė brendshme dhe tė avancimeve teknologjike qė do t“i zhvlerėsonin botėkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer tė territoreve tė huaja dhe tė pikave strategjike".

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės), Po aty.

    Kėtu janė rrėnjėt famėkėqia por me kėto ide madhore mund tė gjenden shtegdaljet e ndritura nė perspektivėn historike, e jo tek akuzat e ndėrsjella brenda shqiptare, tek pėrēarjet lokaliste e krahinoriste, madje tek pėrpjekėja e disa mjeranėve politikė qė ta thellojnė mė tej ndarjen kombėtare, kur dihet qė nga kjo pėrfitojnė vetėm armiqtė.

    Krejt ndryshe do tė ketė vizione nė librin e tij N. Spahiu, kur thotė:

    "Kosova duhet tė bėhet e Pavarur nga Serbia dhe nga Shqipėria".

    Me konstatime tė tilla jo rrallė paraqitej edhe Ibroja, kur deklaronte:

    "Kosova duhet tė jetė e hapur si ndaj Serbisė ashtu edhe ndaj Shqipėrisė".

    Pastaj, me rastin e zgjedhjeve nė Kosovė, pa menduar gjatė deklaron:

    "Ne, i kemi zgjedhjet nacionale, shpresojmė do tė kalojnė mirė" etj, etj.

    Jo, nuk mund tė quhen zgjedhje nacionale, zgjedhjet kur mbahen nė Kosovė, sepse nė kėto zgjedhje nuk pėrfshihen tė gjitha territoret shqiptare, pra nuk pėrfshihet tėrė kombi shqiptar.

    Derisa, dihet shkencėrisht qė fjala nacional,-e mb, shih kombėtar- E Ēėshtja nacionale, Problemi nacional. Lėvizja nacionale. "Fjalori i Gjuhės Shqipe", Prishtinė, 1981, f. 1195.

    Paralelizma tė tilla antikombėtare, mund tė bėjnė veē maniakėt e verbuar tė politikės ditore, me "vizione tė larta"...

    Ndėrsa, i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, do tė konstatonte:

    ...Prandaj, Republika e Kosovės nė njėrėn anė, pastaj statusi i pėrmendur i bartėsit tė shtetėsisė sė shqiptarėve tė sanksionuar me Kushtetutė nė Maqedoni si dhe tė drejtat e shqiptarėve tė garantuara nė Republikėn e Malit tė Zi, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative nė Evropė do tė duhej t“i krijonin kushtet e nevojshme pėr bashkimin e popullit shqiptar, veēse jo pėr inatin e tė tjerėve por pėr hir tė vetėvetes dhe tė interesave tė pėrbashkėta.

    Njė gjė e tillė presupozon harmonizimin e politikės sė faktorėve tė interesuar politikė dhe urojmė qė kjo tė shpejtohet.

    ( Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės) Po aty, f. 160.

    Kėshtu, shkruante me optikėn largpamėse atdhetari demokrat, Ay i cili doli me moton e qėndresės: "bėje ose vdis", Ay i cili u hodh pa rezerva pėr ta realizuar vėrtetė Ribashkimin territorial tė kombit.

    Ndėrsa, pėr katrahurat e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė Etnike, Ukshin Hoti do tė shkruante:

    " Sindromi sadist dhe kompleksi i Prishtinės ishin nus-produkt tė presionit tė jashtėm por edhe i vlimeve brenda faktorit politik shqiptar".

    Vallė a nuk mund tė konstatojmė me tė drejtė qė edhe sot s“ kanė pushuar sė qeni kėto presione; kur tani nė Kosovė, po shfaqet si hijenė faktori "brahimist", gjegjėsisht i ngjajshėm me atė tė pashallėkut tė Durrėsit.

    Derisa, pashai i toptanėve po dekorohej me grada, nga Serbia dhe Evropa plakė, a nuk ndodhi kjo edhe me "pashain" nihilist Ibron.
    A nuk flasin pėr kėtė shumė dėshmi, shumė privilegje qė ia krijoi Serbia, (madje edhe gjatė luftės) kėtij "politikani", mallkuesi mė i mjerė i luftės ēlirimtare, nėn ombrellėn e pacifizmit, kuptohet nė bashkėpunim me ca vende tė Evropės; tė Italisė, Francės etj?!

    Ideatori i vlerave tė mėdha, Ukshin Hoti, mė tej do tė konstatonte:

    "Shqiptarėt me fjalė tė tjera pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeostrategjike nė dyert e Otrantit vazhdimisht ndodhesshin nėn presionin e synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: sllavėve dhe italo-gjermanėve qė e synonin Persinė (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugė".

    ( Mė 5 Nėntor, 1992 nė Prishtinė organizuar nga forumi i Intelektualėve Shqiptarė u mbajt njė tryezė e rrumbullakėt, kushtuar ēėshtjes shqiptare,

    Ukshin Hoti, doli me qėndrimin e tij nė artikullin "Politikėn e drejtojnė interesat e jo emocionet), Po aty, f.164.

    Nga tė gjitha kėto sa u theksuan, le tė shpresojmė se lexuesit e nderuar do ta kuptojnė kėthjelltėsisht se pėrpjekėjet e kota tė "politikanėve modernistė" nuk janė aspak shpikje tė tyre tė reja, ato janė pėrpjekėje tė nxitura nga qarqe tė huaja qė tė fusin pyka brenda trupit shqiptar, sepse njė fjalė urtė jona popullore thoė: "Lisi (Shqipėria), mė sė miri ēahet me pykėn e vet"!...

    Uroj, qė kėto pyka tė jenė tė dobėta, tė kalbura nga tė reshurat e stuhive historike qė kurrė s“ju pėrballuan, apo tė mykura nga qėndrimi i tyre brenda bodrumeve dhe barakave tė instaluara enkas nga tė huajt pėr tė pėrhapur tymnaja nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė popullit tonė, drejt konsolidimit tė tij si komb i lirė dhe i Ribashkuar, e pėr kėtė janė pėrpjekur atdhetarėt e mėdhenjė tė tė gjitha periudhave tė historisė, qė nga koha e Rilindjes kombėtare e deri nė ditėt tona.

    Uroj, qė kjo ide madhore tė bėhet realitet; sa mė parė aq mė mirė, pėr tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm qė janė tė interesuar pėr stabilizimin e kėsaj pike neorologjike nė rajonin e Ballkanit, Shqipėrisė Etnike.

    Suedi, 05.01.2005
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Sė dyti, prej Naimit mėsojmė se politikat shoviniste tė armiqve tanė nuk kanė ndryshuar nė thelb, por vetėm nė dukje. Qė nga koha e Naimit armiqtė tanė mbeten po ata, me pėrjashtim tė Turqisė, tė cilėn shpesh nė histori e kemi patur aleate, kurse tani ajo ėshtė mikja mė e sinqertė e kombit shqiptar. Sllavėt dhe grekėt mbajnė nė ditėt tona tė robėruar pjesė tė atdheut tonė.
    Kur e paskemi pase Turqine aleate a mund te ma shpjegoje ky z.Sulstarova:

    - Kur erdhi e na pushtoi duke djege e pjeke gjithe vendin per 35 vjet rresht, qe gjysen e shqiptareve i detyroi me mergue ne Kalabri e Venedik?

    - A mos kur i percau nepermjet futjes se islamizmit?

    -A mos kur bani marrveshje me Patriakanen e Stambollit me i quajte shqiptaret ortodokse greke dhe ata muslimane turq?

    -A mos kur ndaloi gjuhen shqipe e nuk lejoi kurrnji shkolle shqip mbasi kishte lejue shkolla greke, serbe, e bullgare?

    -A mos e patme aleate kur bani pazar me tokat e Nishit, Plaves, Gucise, e Ulqinit, dhe nuk e njofti kurre kombin shqiptar po veq turq e greke?

    - A mos quan aleance kur kerkeses se shqiptareve per autonomi (e jo shkeputje) ju pergjigj duke cuar Shefqet Turgut Pashen me 30.000 ushtare qe dogji e poqi nga Kosova ne Malesi te Hotit ne vitet 1910-1912?

    -A po mos na bani nder kur nenshkroi marrveshje me greket me shkembye muslimanet e Greqise me greket e Azise e me kete rast u shpergulen 3/4 w cameve nga Cameria?

    -A mos ndertoi ndonje rruge a shkolle apo fabrike per 500 vjet?

    Habitem se si kosovaret kane kete ide, ndoshta se bejleret e Kosoves u bane pale me turqit me sundue serbet e te krishteret, ndoshta se ne Kosove ka shume turq me origjine si ne Prizren etj, po prej kesaj politike humbi Kosova, dhe e shpetoi Amerika e Europa e jo Turqia.

    Kjo e fundit po lutet me hy ne Europe, e mos te harrojme se asht Turqia moderne e Ataturkut dhe jo e kohes se sulltanit

    Me falni per devijimin nga tema por ka rendesi edhe prioriteti i politikes se jashtme...

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova e pavarur dhe flamuri i saj

    Shkruan: Saimir LOLJA

    Kosova po ecėn drejt pamvarėsimit tė saj. Fundi i kėsaj rruge paqeje shumė po i gėzon, ndėrkohė qė mė shumė tė tjerė po i shqetėson. Shqetėsimet i pėrkasin natyrės njerzore dhe hutimet luhaten nga pėrfytyrime vetjake e deri tek ato ngrehinave ndėrshtetrore. Njė hutim pėr njė gjė mjaft tė dukshme, por edhe tė rėndėsishme, ėshtė edhe hutimi nė lidhje me flamurin e shtetit tė ardhshėm tė pavarur tė Kosovės. Edhe pse tani pėr tani njė shqetėsim i tillė ėshtė vendosur nė harresė, ai vetvetiu ėshtė ndjerė edhe ndėr shqiptarėt. Pėr mė shumė, ēeshtja bėhet mė e mprehtė ngaqė njė pavarėsi e vlefshme e Kosovės do tė thotė qė ajo tė njihet nga shtete e tjera dhe organizatat ndėrshtetėrore. Nė nje situtatė tė tillė, dashakeqėsit e paqes nė Europėn Juglindore do tė gjenin njė syth pėr t’u pėrkujdesur qė harmonia midis shqiptarėve tė thumbohej dhe begatija e pėrparimi i Europės Juglindore nė udhėt e qytetėrimit tė ishin tė brishtė.

    Shteti nė Kosovė duhet tė jetė i qytetarėve qė kanė dhėnė e japin pėr kėtė Kosovė tė pavarur e qė kanė bashkėpunuar me bashkėsinė e qytetėruar ndėrkombėtare nė kėtė proēes. Shteti i Kosovės sė pavarur nuk iu pėrket atyre qė e kanė pushtuar, plaēkitur, gjakosur e dhunuar Kosovėn ose qė edhe tani e sabotojnė apo e pengojnė tė eci nė rrugėn e pėrparimit dhe bashkėpunimit me bashkėsinė e qytetėruar ndėrkombėtare. Megjithėse, roli udhėheqės iu takon shqiptarėve nė Kosovė, duhet qė tė urtėt e saj tė mos krenohen me fjalė, por tė shqyrtojnė nėse ato fjalė janė nė pėrputhje me gjėrat pėr tė mirėn e qytetarėve tė Kosovės. Rrjedhimisht edhe shenja pėrfaqsuese e shtetit tė pavarur tė Kosovės, domethėnė e flamurit, nuk mund tė jetė shenjė e pjesshme (partiake e thėnė joshqip) apo njė hartim me ngjyra zbukuruese. Aq mė shumė qė pavarėsi e Kosovės nuk do tė thotė pavarėsi vetjake e ndokujt. Pavarėsi e Kosovės nuk do tė thotė tė pranosh ēfardolloj hartimi pėr flamurin vetėm e vetėm qė tė arrihet ajo “e shkretė pavarėsi”. Pavarėsia e Kosovės do tė thotė nė rradhė tė parė pėrgjegjėsi, respekt, punė, zhvillim e mosndalim. Pavarėsia e Kosovės nuk do tė thotė qė Kosova e pavarur tė pėrfaqsohet nga njė flamur qė s’iu pėrket kombit tė qytetarėve tė saj dhe atyre t’iu thuhet me cinizėm: “mbajeni flamurin tuaj kombėtar brenda shtėpisė”.

    Nga kėndvėshtrimi ndėrshtetėror, Kosova e pavarur dhe Shqipėria zyrtare nuk do prishnin rregullin dhe paqen midis midis tyre apo shteteve tė tjera nėse do tė kishin tė njėjtin hymn dhe flamur. Sepse ka shembull tė ngjashėm e tė harmonishėm midis dy shteteve tė rėndėsishėm, Italisė e Irlandės, tė cilėt kanė tė njėjtin flamur me pak ndryshim vetėm tek ngjyra e shiritit tė kuq. Kjo shihet nė figurat e mėposhtme tė flamujve tė tyre.


    IRLANDA

    ITALIA



    Pra zgjidhja e problemit nė fjalė del tani qartė: meqenėse spektri i kuq ka gjatėsi vale 647-700 nm, atėhere shteti i Kosovės dhe Shqipėria zyrtare tė kenė tė njėjtin flamur por me njė ndryshim nė ngjyrėn e kuqe, tė marrė nga spektri i kuq i ngjyrės. (Biles edhe pak ndryshim nė paraqitjen e shqiponjės dykrenėshe do tė shtontė njė ndryshim tjetėr tė harmonishėm nė kėtė drejtim).
    pasqyra
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    O e keni tė kotė ,tė flisni kundėr pėr diēka qė e propozon Dr. Rugova .
    Se diēka qė ai e propzon e miraton vetė Zoti i Madh .
    Se ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve, Kosovės dhe ēėshtjes ,dhe jo nė tė mirė tė eksperimenteve ala- laboratorike ( se nuk dua me thėnė sėrbosllave ) siē janė propozimet e deklaratat e tė ,, shtirėve '' tė vetėshpallur e vetėquajtur .

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Mua nuk me intereson fare se cka ka ka dashur te simbolizoj rugova me flamurin e vete,por me renedesi eshte qe kososva ta vitoj pavarsin e vete.
    Sa per flamurin,ai ka deshtur ti perfshi te gjithe kombesit qe jan en kososve.Ky flamur qe emban sot rugova nuk eshte i shqipetareve p[or eshte i kombesive qe jetojne ne teritorin e kososves.
    Flamur te ngjajshem keni shembullin e large permendur nga llapi qe e ka postuar.astaj,Serbet dhe Ruset jan sllave,kan nje flamur te ngjajshem. e me tutje...
    Ruugova ne flamurin shqipetare ka luajtur nje loje,duke e ndytur flamurin kombetare shqipetare,e ne veqanti shq
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Mua nuk me intereson fare se cka ka ka dashur te simbolizoj rugova me flamurin e vete,por me renedesi eshte qe kososva ta vitoj pavarsin e vete.
    Sa per flamurin,ai ka deshtur ti perfshi te gjithe kombesit qe jan en kososve.Ky flamur qe emban sot rugova nuk eshte i shqipetareve p[or eshte i kombesive qe jetojne ne teritorin e kososves.
    Flamur te ngjajshem keni shembullin e large permendur nga llapi qe e ka postuar.astaj,Serbet dhe Ruset jan sllave,kan nje flamur te ngjajshem. e me tutje...
    Ruugova ne flamurin shqipetare ka luajtur nje loje,duke e ndytur flamurin kombetare shqipetare,e ne veqanti shqipetare e kosoves.Duke i quajtur ata se nuk jan shqipetare,duke i ja imponuar flamurit shqipetare nje ylle ēifut-komunist,duke i ja fututr ngjy. e kalteret qe simbolizin sllavete e qe jan ne Kosove, dhe ai shall duke e simbolizura vete si shpikes i flamurit.
    Keto tri gjera kushdo munde me i dallu deh me i kuptu.
    Por,ajo qe ndodhi, ka ndodh,por te nesmer mos e lini qe te ndodh e njejta gje....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 23 prej 38 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •