Close
Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 376
  1. #11
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    29 Nentor 2003



    President, kthehu nga Kurani!
    Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shqiptaret eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre

    Arlinda Desku, Arianit Osmani

    Besimtaret e fese islame ne Kosove, te marten, ende pa zbardhur mire drita, me nga nje sexhade ne krah, neper mjegull, jane nisur per ne xhamite me te aferta per te falur Fiter Bajramin. Ata qe nuk kane mundur te zene vend brenda xhamive, nuk i ka penguar aspak lageshtia e ajrit, te ftohtit e mengjesit dhe balta neper oborret e xhamive per te rene ne gjunj, sic e kerkon riti i tyre fetar. Pamje te tilla jane shenuar ne shume qytete dhe fshatra te Kosoves, diten kur eshte bere falja e namazit. Ne diten e Bajramit te Madh, sic quhet festa qe vjen pas 30 dite agjerimi te Ramazanit, muajit te madherueshem per muslimanet, gjithcka ka pushuar se funksionuari ne Kosove, perpos ndonje kafeterie aty-ketu. Gjate diteve te Ramazanit, ne oren 16:30, kur ne tavolinat e shtepive te besimtareve muslimane shtrohej iftari, kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, shnderrohej ne nje vend krejtesisht te qete. Shume prej pronareve ua vinin dryrin lokaleve te tyre, me perjashtim te furrave te bukes, te cilat nxirrnin pitalkat e nxehta per dreke. Per ata qe nervozohen me trafikun e sterngarkuar, kjo ishte nje kohe ideale, per shkak se rruget zbrazeshin ne mase te madhe.

    Mbi nentedhjete per qind e popullates shqiptare te Kosoves, sic pohohet, i takon besimit islam, perfshire edhe vete Presidentin e vendit, Ibrahim Rugoven.

    Zeqir Rrahmani, 70 vjec, i ardhur ne Prishtine, pas luftes, nga nje fshat i Llapit, kesaj radhe nuk i ka shijuar si te embla hurmat dhe bakllavane, per shkak se Presidenti nuk ua kishte uruar besimtareve muslimane Ramazanin. "Valla bre mixhe, jam preke fort pse Rugova nuk na e uroi Ramazanin. Diqysh si me na lane mas shpine. Ban vaki qe po lypim shume, ai i din punet ma mire se na. Nashta, bre mixhe, qashtu duhet me ja ba, sebep ketyne te hujve, vec apet s'po me doket sjellje me mende, nuk po na respekton sa duhet", thote ai, pasi ka mbaruar faljen e namazit ne oborrin e Xhamise se Madhe ne Prishtine, diten e Fiter Bajramit.

    Lideret politike kosovare, si dhe perfaqesues te zyrave nderkombetare ne Prishtine, kane tubuar ne restorane te ndryshme udheheqesit e Bashkesise Islame te Kosoves dhe u kane shtruar atyre iftar per nder te muajit te Ramazanit. Ata, po ashtu, diten e Bajramit, kane shkuar ne lokalet e Bashkesise Islame per t'u uruar festen atyre.

    Keshtu nuk ka vepruar Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. Besimtareve myslimane ai nuk ua ka uruar Ramazanin, nuk ka shtruar iftar, as nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame per diten e Bajramit. Ai eshte mjaftuar vetem me nje urim per Bajram, te cilin e kane transmetuar mediat.

    Naim Ternava, kryetar i Bashkesise Islame te Kosoves, ka pritur qe ne mesin e lidereve tjere kosovare dhe nderkombetare te ishte edhe Presidenti i Kosoves. "Rugova nuk ka qene per vizite tek ne per Bajram, por na e ka uruar. Eshte problem i tij personal pse nuk ka ardhur. Natyrisht, eshte dashur te vije edhe ai. Rugova nuk e ka uruar Ramazanin, as nuk ka shtruar iftar. Sigurisht nuk ka pasur kohe. Por, shpresojme se Ramazanin qe vjen, te gjej kohe", thote ai per "Javen".

    Muhamet Hamiti, zedhenes i Presidences, ndonese fillimisht pranoi te pergjigjej, lidhur me kete mungese, me vone ai ishte i padisponueshem ne telefonin e tij celular.

    Gjergj Dedaj, kryetar i Partise Liberale te Kosoves, i cili i takon besimit katolik, e praktikon fene se ciles i perket, ndersa terheq verejtjen se kete duhet ta bejne te gjithe politikanet tjeret, pa marre parasysh se cilit besim i takojne. "Eshte bindje e tij personale. Nuk kam deshire te perzihem ne orientimin e tij shpirteror. Por, mendoj se Rugova duhej ta vizitonte Bashkesine Islame. Ne duhet te paraqitemi ashtu si jemi. Askush ne Kosove nuk mund te paraqitet me katolik se Papa", thote ai.

    Besimtaret myslimane ne Kosove nuk e kane pritur mire mungesen e kujdesit te Presidentit te tyre per festat fetare. Atyre nuk u ka kaluar pa u verejtur ky detaj i fundit. Megjithate, Qemal Morina, dekan i Fakultetit te Studimeve Islame, konsideron se nuk eshte bere nami pse Rugova nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame, mjafton qe ai e ka uruar Bajramin. "Kjo nuk prish asgje. Nuk shohim tendenciozitet. Besoj se ka respekt. Ai na ka uruar. Iftar s'ka shtruar, por e ka shtruar Darken e Lames".

    Rugova i quan muslimanet "Musla"

    Hera e fundit kur Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, ka vizituar lokalet e Bashkesise Islame te Kosoves, sic mesohet, ka qene para dhjete vjetesh. Kjo ka ndodhur kur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, per shkaqe sigurie, kishte mbajtur nje nga kuvendet e saj ne medresene "Alaudin". Nderkohe, gjate gjithe karrieres se tij politike, ne paraqitjet e tij publike Ibrahim Rugova eshte munduar qe Kosoven ta paraqese si nje vend me simpati te vecanta ndaj katolicizmit. Fotografia e tij me Papa Gjon Palin II dhe sidomos kerkesa per ndertimin e Katedrales ne qender te Prishtines, kane kontribuuar qe ky imazh te perforcohet edhe me shume. Ka te tille qe mendojne se e tere kjo ka nje prapavije politike, duke pohuar se Rugova ndane friken me nje pjese te njerezve qe thone se Kosova duhet te rrije sa me larg muslimanizmit, meqe ajo eshte e varur nga Perendimi. Por, analisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, mendon se kjo politike nuk mund te qendroje. Ai thote se Rugova ka nje koncept te ngushte te politikes se tij, duke i shikuar gjerat vetem bardh dhe zi. "Kjo, ne fakt, s'eshte e arsyeshme. Skena politike ne bote eshte komplekse. Politikani vizionar nuk i adresohet vetem nje superfuqie, vetem nje adrese, por kerkon ta beje per vete edhe ate qe e konsideron "armik"... ", thote Maliqi.

    Mirepo, njerez qe e njohin per se afermi Presidentin Rugova nxjerrin ne pah se, ne fakt, behet fjale per nje bindje te tij personale dhe orientim shpirteror kah krishterizmi. "Myslimane jemi, po, por vec te clirohemi nje here... ", citohet te kete thene Rugova kur ka ndodhur te kritikohet per qendrimin e tij indiferent ndaj muslimanizmit, gjate kohes se pushtimit serb. Por, preferencat e tij per katolicizmin kane vazhduar edhe pas perfundimit te luftes.

    Gjergj Dedaj terheq verejtjen se Europa e di perkatesine fetare te popullit te Kosoves, prandaj nuk ka arsye per kamuflim. "Duhet te paraqitemi si jemi. Nuk mund t'i hyjme ne qejf Europes duke i shkelur vlerat tona, duke e shkelur vetveten. Bishterimet, ngjyrimet, nuk jane korrekte para te tjereve. Nuk mund t'i shesim mend ashtu Europes", thote ai. Nje nga karakteristikat thelbesore qe i eshte atribuar shqiptareve eshte indiferenca religjoze, shkruan historiani i njohur anglez Noel Malcolm ne punimin e tij "Mitet e Identitetit Kombetar Shqiptar: Disa elemente kyqe".

    Pasi jep disa referenca te shume autoreve, te cilet multikonfesionalitetin e shqiptareve e shpjegojne me te qenit indiferent ndaj religjonit, Malcolm citon autorin shqiptar te fillimit te shekullit 20-te, Kostandin Cekrezi: "Muslimani shqiptar asnjehere nuk ka harruar...religjonin e tij te mehershem, shenjtoret e te cilit ai ende i kujton si psh, Shen Gjergjin...dhe Shen Dimitrin". Ky duket te jete edhe qendrimi i dr. Rugoves. Ai i rikthehet katolicizimit, jo ndoshta si besim, por si simbolike qe paraqet me mire shqiptarizmen. Pjeter Bogdani, me te cilin Rugova thote se eshte mahnitur (Vepra e Bogdanit) dhe e ka nje lloj idhulli personal, ka qene prift katolik, autor i vepres se pare te shkruar ne gjuhen shqipe (Ceta e Profeteve) dhe atdhetar i deshmuar ne lufte kunder turqve.

    Por, sipas Malcolmit, kjo shkakton konfuzion.

    Nese shqiptaret paskan qene kaq besnike ndaj krishterizmit, i cili ne nje kohe ishte besimi i tyre kombetar, atehere pse kaq shume shqiptare u kthyen ne Islam, pyet Malcolm.

    Nje burim nga Presidenca e Kosoves, pohon se ne "Shtepine e Bardhe", ne Velani, feja islame eshte praktikuar ne nje mase vetem deri sa ishte gjalle nena e Presidentit, por jo me. "Prej vdekjes se saj, gjithcka ka perfunduar. Kurre me nuk eshte zier hallve per Naten e Madhe, nuk eshte bere bakllava per Bajram, as iftar e agjerim per Ramazan....Nderkaq, githcka qe ka lidhje me fene katolike, eshte prezente ne ate shtepi. Rugova e praktiton ate fe. Ai i feston Krishtlindjet dhe i dekoron dhomat per kete feste. Kumonat jane aty...", thote ky burim. Sipas po ketij burimi, Rugova asnjehere nuk ka organizuar ndonje manifestim qe ka lidhje me traditat e kulturen islame. "Ai, madje, muslimanet i therret "Musla", ne kuptimin pezhorativ te kesaj fjale", ben te ditur ky burim. Nje nga keshilltaret e Presidentit, Sali Cacaj, sic merret vesh, ka nderruar fene, nga musliman eshte bere katolik.

    Hipokrizia e politikaneve kosovare

    Ajo qe karakterizon skenen "politiko-fetare" ne Kosove eshte preferenca qe kane udheheqesit politike dhe te jetes shoqerore per te qene te pranishem ne Kishen Katolike ne Prishtine per Krishtlindje, ndersa mungojne paperjashtim ne faljen e namazit per Bajram. Kisha e Shen Ndout ne Ulpiane, cdo 24 dhjetor, rendet e para te uleseve i rezervon per udheheqes institucionesh, kryetare partish, deputete e VIP-a te tjere te shoqerise kosovare. Asnje prej udheheqesve kryesore politik te Kosoves nuk eshte pare te kete falur namazin e Bajramit te marten ne mengjes, ndonese, shumica prej tyre i perkasin besimit islam dhe ne nje menyre apo tjetren, e praktikojne ate ne shtepite e tyre.

    Naim Ternava thote se Bashkesia Islame e Kosoves pret qe lideret politike, ata qe i takojne besimit islam, te jene edhe neper xhami. "Besoj se ne te ardhmen e afert ata do t'i pergjigjen edhe kesaj detyre dhe do te jemi se bashku edhe neper manifestime fetar", thote Ternava.

    "Mire qe mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe"

    Mosprania e politikaneve ne xhami, por jo edhe ne kishe, ne njefare menyre i ben ata te njeanshem, gje qe nuk u lejohet politikaneve ne demokracite e avansuara. Aq me shume kur, nje perfaqesues institucioni shpreh hapur kete, sic ben Presidenti, duke mbajtur fotografine e Papes ne hapesirat e asaj qe e quan Presidence, gjest ky qe nuk i pelqen fort shumices se besimtareve myslimane. "Mire qe e mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe", veren Zeqir Rrahmani, cili thote se prej qe e mban mend veten - ka agjeruar Ramazanin dhe ka fale namazin e Bajramit.

    Ne fillimin e viteve '90-ta, Ibrahim Rugova kishte filluar ta ekspozoje foton e tij me Papa Gjon Palin II ne zyren e partise se tij, Lidhjes Demokratike te Kosoves, e cila ishte vendosur ne lokalet e Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves. Qysh atehere ai kishte marre kritikat e para. Ne shtetet moderne ka kohe qe feja eshte ndare nga politika. Ne Europe sekularizmi eshte bere shume heret dhe ka nisur si kerkese qe nga Humanizmi dhe Renesansa. Ne boten perendimore kjo ndarje eshte bere per shkak te nevojes se krijimit te nje shteti neutral. Njera fe e pranishme ne institucionet publike - mohon te drejten e feve tjera. Kjo, rendome, ka shkaktuar luftera fetare. Shteti modern eshte themeluar si shtet neutral ndaj feve. Hapesira shteterore i eshte lene njerezve qe meren me politike. Fese i eshte lene nje hapesire tjeter per aktivitetin e saj brenda shoqerise civile dhe sferes private.

    Akademik Rexhep Qosja pohon se eshte e drejte e cdo qytetari, qe ne shtepine e tij private te shquaje fotografi te kujt deshiron ai, prandaj edhe te prijesve fetare, te Papes, te shenjtoreve e te tjereve, por kur kete e ben ne institucionet partiake, politike e shteterore, atehere e drejta e tij themelore kthehet ne propagande fetare, qe ne vendet demokratike nuk eshte e lejueshme. "Per shkak se feja eshte e ndare prej politikes dhe shtetit, ne vendet demokratike perendimore, as partite demokristiane nuk i shquajne ne zyrat e tyre partiake e shteterore fotografite e prijesve fetare, prandaj as te Papes a te shenjtoreve te ndryshem. Jofetaresia e politikes dhe e shtetit eshte obligim kushtetar".

    Pse kryetari i LDK-se dhe i Kosoves Ibrahim Rugova mban fotografine e Papes dhe simbolet fetare ne presidencen e Kosoves nuk eshte shume e cuditshme per Qosjen. "E cuditshme eshte pse ende as perfaqesues te partive, as perfaqesues te institucioneve qeverisese vendore nuk ia terheqin verejtjen se ashtu cenon nje te arritur teper te rendesishme te qyteterimit e te demokracise: jofetaresine e politikes e te shtetit, se ashtu, me ne fund, mund te provokoje bashkekombesit e besimit mysliman", thote akademik Rexhep Qosja.

    Pergjigja e dr. Rugoves, per te gjithe kritikuesit, ne vitet '90, kishte qene se foton e Papes e mban njesoj sic i mban fotografite e shkrimtareve shqiptare Fan Nolit dhe Naim Frasherit. Dallimi i vetem ishte se Papa ekspozohej para mediave, ndersa dy foto tjera ishin te vendosura ne vende me pak te dukshme.

    "Nuk u kane keq qe Presidenti jone me u kthye najhere kah Kibla"! "Kible", sic shpjegon Kur'ani, i thuhet anes nga e cila orientohet dikush, e ketu eshte fjala per orientimin e atij qe falet, ndersa te gjithe muslimanet kane nje kible dhe te gjithe, kudo qe te gjenden, gjate lutjeve i kthehen asaj. Kur'ani thote se Zoti i dha per detyre Pejgamberit Ibrahim, qe te ndertoje Qaben, vend ne te cilin drejtim duhet te kthehen te gjithe besimtaret e drejte.

    Ibrahimi ishte Pejgamber i dalluar, i cili sinqerisht iu dorezua Zotit. Ai i porositi pasardhesit e vet t'i permbahen vetem fese, te cilen zgjodhi Zoti, fese islame. Ashtu bene edhe pasardhesit e tij.

    Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shiptaret e Kosoves po ashtu eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame ne Kosoves, se fundi, kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre.

    Marre nga gazeta "Java", Prishtine

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Eh valla jam ēuditur. Si be vete presidenti i kosoves mos te ja uroj ramazanin popullsise se vete islame? Vete SHKAU i maqedonise presidenti edhe ministri ja uruan ramazanin muslimanve te maqedonise e ky "pejgamer" i kosoves s'va rasi hiq juve a? auuuu turp valla.

  3. #13
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo pamvaresisht divergjencave qe kemi pasur me njeri tjetrin plus akuzat qe kam hedhur mbi ju(ne disa raste pa te drejte) me shkrimin tuaj te mesiperm, treguat largapamesi, maturi, mencuri, treguat me te vertete njeriun e vendosur, te prere, te sakte gjithashtu brenda ketyre vleresimeve treguat karizmen tuaj.
    Jeni i mrekullueshem,megjithate ne te ardhmen do te kemi debate ndoshta edhe me "fyerje" por ne te miren tone.

    Shqipetaret e Kosoves(Dardanise) nuk kane pse godasin me cekane, pse presidenti Kosoves u intervistua dhe foli pa dorashka.
    Une, fene e cila eshte personale per cdo njeri e respektoj, por ju lutem ju shqipetareve te Kosoves, duke pretenduar se ne kete forum ka dhe intelektuale te Kosoves, doja te perforcoja mesazhin qe sjell Rugova.
    Jam katerciprisht kunder Kosoves shtet por per kushtet aktuale, Rugova ashtu sic shpjegon Albo, vendimi me i mire eshte ai qe Ruogova ofron.
    Flamuri nuk perben ndonje problem serioz per ceshtjen shqipetare, perkundrazi ashtu sic tha Albo, ky flamur i mbyll gojen Cubrilloviqeve te Serbeve bujq.
    Le ta degjojme Rugoven mundesisht te japim edhe ndonje mendim tonin, kritike a dicka te tile, por mos ta perdhosim se njerez te tille nuk lindin cdo dite.
    Ibrahim Rugova eshte nje nga njerezit qe urren me shume serbet por ai qendron krenar sepse eshte pasardhes i mbretit Kostandin i cili shperndau "Fjalen e shenjte te Krishtit " atehere kur sllavet ishin akoma ne stepat e Siberise.
    Rugova eshte njeriu i vetem qe ka per ti drejtuar fatet e Kosoves ne drejtimin e duhur.
    Juve shqipetareve te Dardanise ju nevojitet durim te thelle, te shfaqni vetite pozitive e te mos goditni vend e pa vend lideret qe drejtojne Dardanine.
    Sidoqofte edhe Hashim Thaci dhe Ibrahim Rugova jane dy persona te spikatur qe kane per ti dhene lavdine Dardanise, asaj Dardanie qe ndau hendekun midis alternativave progresiste dhe alternativave regresiste.
    Le te jemi shqipetare ne rradhe te pare e te mos gerricemi me gjera te rendomta ose me shfaqje personale.
    Nje intelektual di te beje dallimin mes te mires dhe te keqes.
    Dhe neqoftese ketu marrin pjese te gjithe ata qe sapo kane mesuar abc-ne faqet e internetit, nuk do te ishin pozitive ne diskutime te tilla.
    Jam shqipetar i Shqiperise dhe endrra ime eshte bashkimi i Shqiperise Etnike dhe jo Shqiperise se Madhe ashtu sikur serbet shqipetare dhe serbet greke e serbet sllave i trumbetojne.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #14
    Modertator paportofol
    Anėtarėsuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Pėr tė vazhduar edhe pak nė kėtė temė, ne fillim do te shpreh gėzimin qė shkrimin e mėsipėrm nuk ma paskanė fshi.

    Nė temėn e hapur, mė tepėr pėr spekulim, rreth ndėrrimit tė fesė sė Dr. Rugovės dikush na e paska sjellur njė shkrim tė gazetės JAVA tė Migjen Kelmendit, pėrndryshe emrat e autorėve nuk i janė aspak tė njohur opinionin shqiptar tė Kosovės. Ata i paskan bėrė ftesė Rugovės jo tė luftojė pėr pavarėsinė e Kosovės por pėr t'u kthyer kah Kur'ani. Sa tė ēuditshėm janė njerėzit. Njė ditė do t'i pėrzihen Rugovės edhe nė gruan e tij.

    Sqarim rreth dukjes sė flamurit tė Dardanisė. Ļdenė pėr njė flamur tjetėr e ka dhėnė Rugova. Dizajnin e ka bėrė djali i tij Ukė Rugova. Sa i pėrket ndėrrimit tė emrit tė Kosovės nė DARDANI ėshtė mė se i qėlluar.

    Krahasimi i Rugovės me Thaēin...

    Rugova nuk mund tė krahasohet me Hashimin, e aq mė pak me Ramushin qė ėshtė njė analfabet i llojit tė veēant. Personalisht i njoh tė dytė, por mė mirė e njoh Ramushin, i cili pėr mė se 10 vite ka punuar nė kulma shtepish dhe rojtar dere nepėr diskoteka tė Zvicėres.

    Edhe Hashimi edhe Ramushi i kanė duartė e pėrlyera dhe tė lyera me gjak shqiptarėsh deri nė cepa tė krahėve. Tė dytė janė enverist tė betuar dhe Kosova ka jetuar me ethe frike gjate Koshes sa ishte Qeveria e Perkohėshme e Thaēit. Me te njėjtat edhe jeton sot Dukagjini, nė veēanti trekėnshi: Pejė-Deēan-Klinė. Kush ka deshirė t'i provojė kėto ethe tė tmerrit e ka leht. Mund ta zgjedh cilin lokal publik ne Peje apo Deēan dhe t'i flet dy-tre fjalė kunder Ramushit pėr tu pėrballur me dhunėn fizike nga argatet e tij.

    Viktimat e fundit tė klaneve mafioze tė Ramush Haradinit janė tre policėt e Njėsitit hetimor tė SHPK-sė tė cilėt ishin edhe ushtarė tė UĒK-sė nė Koshare. Derisa Sebahate Tolaj ėshtė varrosur para disa dite, sot nė Isniq, varroset edhe Jusuf Haklaj.

    Edhe pse sutuata ėshtė relaksuar pak, Drenica ka qenė e mbėshtjellur me tė njejtin ankth nga i cili ende nuk ka dalur. Kėto klane mafioze janė tė Hashimit, i cili ėshtė betuar para varrit tė "xhaxhit" Enver qė rrugėn e tij do ta vazhdoj. Personalisht si qytetar i Kosovės nuk do tė deshiroja tė jetoj nėn diktaturėn e Ramushit apo tė Hashimit.

    Kush ėshtė Ali Ahmeti?

    Pasi ra fjala, do t'i them dy tre fjalė edhe pėr liderin e shqiptarėve tė Iliridės, Ali Ahmetin. Ky Aliu jo vetėm qė ėshtė enverist po aq i regjur sikur kėta dy musketieret enverist tė Kosovės qė i ceka, por ėshtė edhe i sėmur mental. Dėshmi pėr kėtė kanė dhėnė gazetat zvicėrane para 6 muaj dite, ndėrsa para njė muaji gazeta lokale e Luzernit ka bėrė publike kėrkesėn e vajzės sė tij, qė "Zvicėra t'ia marrė tė drejtėn e kthimit babait tė saj, nėse do t'ia shpėtojė familjen, sepse ky na qenka i sėmur psiqik".

    I tash tė gjitha kėto qė tė mbėshtes mendimin e Brarit se vėllezėrit tanė me origjinė nga Shqipėria, nė veēanti kėta tė Diasporės, kanė tepėr pak njohuri pėr realitetin e Kosovės dhe atė tė Iliridės.

    A janė Hashimi dhe Ramushi mė muslimanė se Rugova?

    Ku keni parė dhe kur keni dėgjuar qė Hashimi apo Ramushi kanė shkuar nė xhami, a i ka parė dikush me Kur'an nė dorė? A ėshtė e mundur tė jeshė stalinisto enverist dhe tė jeshė musliman apo kristian? Nėse Rugova ndėrron fenė nga musliman nė kristian ėshtė e keqja mė e vogėl nėse krahasojmė me Thaēin, Ramushin, Ali Ahmetin qė janė krejt ateistė. Rugova iu kthyeka, po them kushtimisht, "rrėnjėve" po Ramushi dhe Thaēi kujt? Enveristėt mbrojnė me kėmbėngulje se prejardhja e tyre ėshtė nga majmuni!

    Unė nuk dua ta kem pėr babė njė majmun, qoftė ai edhe i racės mė tė mirė!

    Nė panin global...

    Kush mė tregon cili vend islamik na ndihmoi tė ēlirohemi nga serbi? Pse, pėrveē 5 vendeve tė Quintit, edhe Bullgaria ka hapur pėrfaqėsinė e vetė diplomatike nė Kosovė, por jo edhe Turqia, Egjipti, Arabia Saudite etj...

    Pėr fund

    Fundi i fundit ashtu siē na u ka dashur njė Kosovė pa policė serbė, tash na duhet njė Dardani e pavaruar e cila do t'i ketė kifit e hapur me Shqipėrinė dhe Iliridėn sikur Shtetet e Bashkuara te USA-s, Republikat e Gjermanisė, Departamentet e Francės, Kantonet e Zvicėres et ...

    Kur ta realizoj kėtė Rugova, sa pėr mua nė mes ditė mund tė shkojė nė xhami, nė mrėmje nė kishė etj...

    Rroftshin SHBSH - The United States of Albania!
    "Duhet tė mėsosh tė dalėsh mė i pastėr nga situatat e papastra, dhe nėse ėshtė e nevojshme, tė lahesh edhe me ujė tė ndotur".

  5. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga drenica martire

    Nė panin global...

    Kush mė tregon cili vend islamik na ndihmoi tė ēlirohemi nga serbi? Pse, pėrveē 5 vendeve tė Quintit, edhe Bullgaria ka hapur pėrfaqėsinė e vetė diplomatike nė Kosovė, por jo edhe Turqia, Egjipti, Arabia Saudite etj...
    Si duhet ta kuptoj kete?
    A ta kuptoj si apel qe ta nderrojme fene ne ate te aleatit aktual ushtarak apo politik?
    Po sikur rastesisht aleat ta kishim ndonje shtet me popullesi budiste, a do te duhej tani te gjithe te behemi budiste?
    Feja islame eshte pranuar tek shqiptaret para ekzistimit te cfaredo Quinti, prandaj ketu nuk shoh kurrfare nderlidhje.
    Nderrimi i fese sipas kerkesave te politikes ditore s'eshte gje tjeter vecse hipokrizi e neveritshme.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #16
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Postuar mė parė nga drenica martire
    Pėr tė vazhduar edhe pak nė kėtė temė, ne fillim do te shpreh gėzimin qė shkrimin e mėsipėrm nuk ma paskanė fshi.

    Nė temėn e hapur, mė tepėr pėr spekulim, rreth ndėrrimit tė fesė sė Dr. Rugovės dikush na e paska sjellur njė shkrim tė gazetės JAVA tė Migjen Kelmendit, pėrndryshe emrat e autorėve nuk i janė aspak tė njohur opinionin shqiptar tė Kosovės. Ata i paskan bėrė ftesė Rugovės jo tė luftojė pėr pavarėsinė e Kosovės por pėr t'u kthyer kah Kur'ani. Sa tė ēuditshėm janė njerėzit. Njė ditė do t'i pėrzihen Rugovės edhe nė gruan e tij.

    Sqarim rreth dukjes sė flamurit tė Dardanisė. Ļdenė pėr njė flamur tjetėr e ka dhėnė Rugova. Dizajnin e ka bėrė djali i tij Ukė Rugova. Sa i pėrket ndėrrimit tė emrit tė Kosovės nė DARDANI ėshtė mė se i qėlluar.

    Krahasimi i Rugovės me Thaēin...

    Rugova nuk mund tė krahasohet me Hashimin, e aq mė pak me Ramushin qė ėshtė njė analfabet i llojit tė veēant. Personalisht i njoh tė dytė, por mė mirė e njoh Ramushin, i cili pėr mė se 10 vite ka punuar nė kulma shtepish dhe rojtar dere nepėr diskoteka tė Zvicėres.

    Edhe Hashimi edhe Ramushi i kanė duartė e pėrlyera dhe tė lyera me gjak shqiptarėsh deri nė cepa tė krahėve. Tė dytė janė enverist tė betuar dhe Kosova ka jetuar me ethe frike gjate Koshes sa ishte Qeveria e Perkohėshme e Thaēit. Me te njėjtat edhe jeton sot Dukagjini, nė veēanti trekėnshi: Pejė-Deēan-Klinė. Kush ka deshirė t'i provojė kėto ethe tė tmerrit e ka leht. Mund ta zgjedh cilin lokal publik ne Peje apo Deēan dhe t'i flet dy-tre fjalė kunder Ramushit pėr tu pėrballur me dhunėn fizike nga argatet e tij.

    Viktimat e fundit tė klaneve mafioze tė Ramush Haradinit janė tre policėt e Njėsitit hetimor tė SHPK-sė tė cilėt ishin edhe ushtarė tė UĒK-sė nė Koshare. Derisa Sebahate Tolaj ėshtė varrosur para disa dite, sot nė Isniq, varroset edhe Jusuf Haklaj.

    Edhe pse sutuata ėshtė relaksuar pak, Drenica ka qenė e mbėshtjellur me tė njejtin ankth nga i cili ende nuk ka dalur. Kėto klane mafioze janė tė Hashimit, i cili ėshtė betuar para varrit tė "xhaxhit" Enver qė rrugėn e tij do ta vazhdoj. Personalisht si qytetar i Kosovės nuk do tė deshiroja tė jetoj nėn diktaturėn e Ramushit apo tė Hashimit.

    Kush ėshtė Ali Ahmeti?

    Pasi ra fjala, do t'i them dy tre fjalė edhe pėr liderin e shqiptarėve tė Iliridės, Ali Ahmetin. Ky Aliu jo vetėm qė ėshtė enverist po aq i regjur sikur kėta dy musketieret enverist tė Kosovės qė i ceka, por ėshtė edhe i sėmur mental. Dėshmi pėr kėtė kanė dhėnė gazetat zvicėrane para 6 muaj dite, ndėrsa para njė muaji gazeta lokale e Luzernit ka bėrė publike kėrkesėn e vajzės sė tij, qė "Zvicėra t'ia marrė tė drejtėn e kthimit babait tė saj, nėse do t'ia shpėtojė familjen, sepse ky na qenka i sėmur psiqik".

    I tash tė gjitha kėto qė tė mbėshtes mendimin e Brarit se vėllezėrit tanė me origjinė nga Shqipėria, nė veēanti kėta tė Diasporės, kanė tepėr pak njohuri pėr realitetin e Kosovės dhe atė tė Iliridės.

    A janė Hashimi dhe Ramushi mė muslimanė se Rugova?

    Ku keni parė dhe kur keni dėgjuar qė Hashimi apo Ramushi kanė shkuar nė xhami, a i ka parė dikush me Kur'an nė dorė? A ėshtė e mundur tė jeshė stalinisto enverist dhe tė jeshė musliman apo kristian? Nėse Rugova ndėrron fenė nga musliman nė kristian ėshtė e keqja mė e vogėl nėse krahasojmė me Thaēin, Ramushin, Ali Ahmetin qė janė krejt ateistė. Rugova iu kthyeka, po them kushtimisht, "rrėnjėve" po Ramushi dhe Thaēi kujt? Enveristėt mbrojnė me kėmbėngulje se prejardhja e tyre ėshtė nga majmuni!

    Unė nuk dua ta kem pėr babė njė majmun, qoftė ai edhe i racės mė tė mirė!

    Nė panin global...

    Kush mė tregon cili vend islamik na ndihmoi tė ēlirohemi nga serbi? Pse, pėrveē 5 vendeve tė Quintit, edhe Bullgaria ka hapur pėrfaqėsinė e vetė diplomatike nė Kosovė, por jo edhe Turqia, Egjipti, Arabia Saudite etj...

    Pėr fund

    Fundi i fundit ashtu siē na u ka dashur njė Kosovė pa policė serbė, tash na duhet njė Dardani e pavaruar e cila do t'i ketė kifit e hapur me Shqipėrinė dhe Iliridėn sikur Shtetet e Bashkuara te USA-s, Republikat e Gjermanisė, Departamentet e Francės, Kantonet e Zvicėres et ...

    Kur ta realizoj kėtė Rugova, sa pėr mua nė mes ditė mund tė shkojė nė xhami, nė mrėmje nė kishė etj...

    Rroftshin SHBSH - The United States of Albania!
    PREJ SE HYJ NE FORUM KURRE SHKRIM ME PALIDHJE DHE ME TE MARREZISHEM NUK KAM LEXUAR...MOS JE FJETUR KAH SHKRUAN SE ENDE ASKUSH NUK E GJETI VRASESIN E POLICES.NESE KE FAKTE SHKO TE UNMIKU E MOS NA ĒAJ KOKEN ME DOKRRA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alto_sicila : 30-11-2003 mė 17:15
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Po pse be njerzi i frigoheni fese aq shume? Une nuk kam gajle se ēfare feje Rugova praktikon ne shtepi te vete por ai si lider te nje vendi me popullsi shumice muslimane duhet ta respektoje fejen dhe popullsine e vete. Kur shkijet e Ilirides hyne mbrenda ne xhami te na urrojne ramazanin ky tjetri po frigohet se ndoshta po e quajne terrorist apo ku ta di une? Hajde bre vllazni mos me shitni mend ketu.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hall sikila shkruen:

    "Deri sa mos te deshmohet se kush i ka vrare ata te ndjere,nuk e akuzoj aske,e jo si ti dhe ca te mjere si ti ketu qe Ēdo turp mundohen ta lidhin me heronjte e luftes.TURP TE QOFTE!"


    Hall Sicile.. lexo shtypin se ka dal e verteta per shum vrasje por ajo qe mungon asht Institucioni qe i arreston Vrasesit.
    Turpi asht mbi vrasesit oj Hall e pashpirt dhe mbi ty e shok te tu qe i strehoni Kriminelet e i ndihmoni me ik ne Perendim me pasosha fallc.

    Kush jan heronj te luftes oj hall katile?

    Sali Veseli qe gjat luftes vec ka vra Shqiptar e mbas luftes u ba gjeneral TMK-je e tan diten e kalonte neper bordello tu lujt bixhoz e tuj pagu Ningjat me vra Drinin, Heroin e Luftes, e pastaj me shku ne bordello POJATAn e me ba orgji harem me shoket e tij Jakup Krasniq e kompani me festu vrasjen e luftarit e komandant Drinit?

    Apo asht Hero Daut Haradini me Toger idrizin qe masakrojne 4 luftar shqiptar e rrahin e torturojne dhjetra tjere e i hedhin ne gropa e i fshehin e pastaj japin urdher me vra luftarin Ilir Selimaj me fmi e bab e gra se ish deshmitar i masakres?

    Apo Hashimi i cili ne telefon i Thot Ministrit te Mbrotjes Ahmet Krasniqit kam me te vra si Shkaun...dhe popullin e len ne dor te Shkaut e shkon ne Rogner te Tiranes e organizon vrasjen e Kolonelit?

    Kto i di krejt Kosova oj Hall pa zemer por me ndoj liber te Enverit ne gji..??

    Kto nuk i deshmova une por njerez qe kan qene luftar e kan qen present ne kto Krime..

    Si mundesh i thu vetes Shqiptare e i mbron vrasesit e urren atdheun tend?

    Ai qe do atdheun i do njerzit e Atdheut..e kta njerez qe vriten i do populli..
    Shko shiko varrimin e Sabaetes..e thirri mendjes se ti zemer nuk ke..
    Ne france je vu ne sherbim te Shikut me zbulu armiqte e Xhavit Halitit ...



    Bravo..te koft..

  9. #19
    Shume gjera te cuditshme kemi lexuar dhe vazhdojme te lexojme.
    Shqiptaret vazhdojme te mos i largohen dogmave dhe propagandes boshe dhe shpesh here kane mbetur viktima te saj.

    Le te analizojme situaten.
    Kosova ka 3 alternativa:

    1- Te qendroje nen Serbi, me statusin e krahines autonome ose jo.

    2- Te bashkohet me Shqiperine.

    3- Te shpallet e Pavarur si shtet me vete me insitucionet e saja.


    1-Alternativa e pare sot duket ajo me pak e mundshme pasi veshtire se mund te gjesh ndonje shqiptar qe mund ta doje dhe mund te punoje e luftoje per ate ceshtje. Sidomos pas luftes dhe vete komuniteti nderkombetar eshte ndergjegjesuar se Kosova nuk ka asgje te perbashket me Serbine dhe asnjehere rajoni Juglindor i Europes do te gjeje paqe ne rast se arrihet kjo alternative.

    2Alternativa e Dyte gjithashtu nuk eshte shume e mundshme ne kete situate. Ka shume interesa gjeopolitike ne rajon dhe Kontinent qe do te bejne c'eshte e mundur per te mos e lejuar ate gje.

    Nen kete pike; Cilat jane rruget me te mundshme per kete Bashkim?

    a)Diplomacia dhe Faktori Nderkombetar.
    Me cfare di, asnje vend Ballkanik apo Europian deshiron Bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe ne shumicen e rasteve ata jane shprehur totalisht kundra. Pa mbeshtetjen e Komunitetit Nderkombetar eshte e pamundur qe te arrihet nje Bashkim i Tille.

    b) Lufta e Armatosur.
    Dhe kjo eshte nje alternative tjeter por qe nuk besoj se eshte shume e frytshme duke patur parasysh te kaluaren tone te afert dhe te larget.
    Qe te behet nje Lufte e Armatosur per te arritur Bahkimin Kombetar duhet qe ajo te perqafohet nga te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave pa dallime idesh politike, besime fetare apo ndaresi krahinore.
    Por e kaluara i ka bere shume shqiptare teper skeptik ne lidhje me kete fakt pasi shume luftra me vone jane kthyer ne larje hesapesh midis krereve dhe jane tradhtuar interesat madhore.

    Gjate Luftes se Dyte Boterore shqiptaret nuk ngurruan ti kthenin armet kundra njeri-tjetrit. Gjithashtu gjate dhe pas luftes se Kosoves, sic po shohim, vrasjet politike po vazhdojne. Kjo ben ate qe qe frika per instrumentalizim te luftes nga individe te vecante te largojne pjesen me te madhe te shqiptareve nga perqafimi i asaj aleternative.

    Pra, nga cdo ane qe ta kapesh, Bashkimi i Shqiperise me Kosoven tani per tani nuk duket ne Horizont.

    3- Alternativa e trete, Shpallja e Kosoves si Shtet i Pavarur dhe Sovran:

    Per mendimin tim kjo eshte alternativa me e mundshme dhe me frytdhenese.

    Kosova duhet te shpallet si Shtet i Pavarur i njohur nga Komuniteti Nderkombetar dhe OKB-ja.
    Presidenti Rugova po punon ne kete drejtim dhe perparime te shumta jane bere ne kete drejtim megjithese mbetet akoma shume per te bere.

    Qe Kosova te Shpallet Shtet i Pavarur duhet te plotesohen disa kushte dhe me e rendesishmja prej tyre eshte Ndertimi dhe Funksionimin i Institucioneve Shteterore si; Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Gjykata, Policia etj.

    Vrasjet politike qe ndodhin ne Kosove e demtojne jashtezakonisht shume kete gje. Shqiptaret e Kosoves duhet te mbeshtesin ne menyre civile dhe demokratike institucionet e tyre dhe te ndihmojne ne konsolidimin e tyre.

    Simbolet e Kosoves.

    Shume shqiptare jane hedhur perpjete nga fakti qe Presidenti Rugova doli publikisht me Flamurin e Ri te Kosoves dhe asnje nuk permendi faktin e emrit Dardania.

    Pse? Indoktrinimi shqiptar dhe pseudopatriotizmi nuk ka kufij.

    Qe Kosova te Shpallet shtet i Pavarur duhet medoemos te kete nje Flamur qe nuk e ka asnje shtet tjeter i Botes. Po te dalesh me flamurin e Republikes se Shqiperise dmth qe nuk po kerkon Pavaresi te Kosoves, por Bashkim te Menjehershem me Shqiperine dhe kete gje nuk mund ta arrijme tani per tani sado te bertasim e ulerasim.

    Flamuri i Republikes se Shqiperise nuk ka pamjen e dikurshme dhe gjate kohrave ka ndryshuar shume. Nuk kemi pse e marrim per kapital qe o duhet ai flamur o nuk behet ndryshe.

    Me i rendesishem per mendimin tim eshte Emri i Kosoves. Ne rast se arrin te marre emrin Dardania, kjo do te jete nje fitore teper e madhe. Nacionalizmi i ka rrenjet tek e kaluara e Lavdishme dhe cdo Komb te kete Bote aty eshte nisur per te ndertuar te ardhmen.

    Emri Dardania eshte shume me i hershem se emri Shqiperi dhe ne rast se Kosova do te arrije te kete ate emer, do te shuhen shume nga kontradiktat qe kane te bejne me prejardhjen e Shqiptareve.

    Me emrin Dardani, vuloset nje here e pergjithmone prejardhja Ilire e Shqiptareve dhe menjanohen pretendimet sllave per djepin e qyteterimit serb.

    Ne rast se ne te ardhmen do te kemi nje shtet te pavarur me emrin Dardani, atehere do te jene dy shtete me kombesi Shqiptare ne Ballkan te cilat me vone do te vendosin per fatin e tyre.

    Ky akt i Presidentit Rugova eshte per tu pershendetur dhe jo per tu sulmuar. Do te ishte ideale sikur dhe Republika e Shqiperise te quhet Republika e Ilirise por qe vete shqiptaret as qe e cojne nepermend kete gje.

    Rievokimi i vlerave dhe simboleve tona antike do te na coje perpara si Komb. Shqiptaret nuk linden pas largimit te Turqise, por shume shekuj me pare te cilet armiqte e kombit tone na i mohojne me paturpesi.
    Na mbetet ne si detyre qe te rievokojme te kaluaren. Emertimi i Kosoves me emrin Dardani eshte hapi i pare i nje rruge te gjate.

  10. #20
    Flamuri i ri i Dardanisė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •