Close
Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 256 deri 270 prej 378
  1. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga Shiu
    Muhabet tipik shqiptar!
    Pavarėsia s'ėshtė ende askund e ne kacafytemi pėr dizajne flamujsh.
    Siq thu ti Shqiptari zgjedh ngjyren e mureve pa ja nis themelit tė shtėpis.
    Po kta te mjeret qe ju djeg se ket flamur qė e ka propozu Rugova, qfar kan? Ky apo njė tjeter Gjdo flamur qė ka shqiponjėn me fush tė kuqe ėshtė i pranushėm dhe simbolizon shqiptarėt.
    Prandaj ta ndertojm njėher shtetin dhe pastaj do shofim pėr simbolin se aj mund edhe tė ndėrrohet pasi tė ndėrtohet shteti.

  2. #257
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Flamuri Kombetar:


    lecka e rugov-dinar-toptanit
    me tri ngjyra si i serbis:


    shifne flamurin e serbis se si i ka tri ngjyra si lecka e rugo-dinar-toptanit qe po don ta ndrroi me Flamurin Kombetar:
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #258

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Njeriu_i_mire
    Eshte nje ide e mire !!!

    Keshtu edhe dardanet(kosovaret) e shqiperise si puna e Sal Berishes ti klasifikojme si minoritet dhe t ju japim te drejtat e tyre.
    Mos ndoshta ndodhė e kundėrta!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare

  4. #259
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Simbolet E Kosovės Nė Pėrputhje Me Simbolin E Heroit Tonė Kombėtar

    MEMORANDUM - SIMBOLET E KOSOVĖS NĖ PĖRPUTHJE ME SIMBOLIN E HEROIT TONĖ KOMBĖTAR - Shkruan: Prof. As. Gėzim Boēari






    DREJTUAR: PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS
    KRYEMINISTRIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS
    KRYETARIT TĖ KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
    POLITIKANĖVE, INSTITUCIONEVE SHKENCORE,
    PERSONALITETEVE SHKENCORE TĖ TĖ GJITHA TREVAVE SHQIPTARE DHE DIASPORĖS SHQIPTARE

    MEMORANDUM

    PĖR PROBLEMIN E SIMBOLIT TĖ KOSOVĖS
    NĖ PĖRPUTHJE ME SIMBOLIN E HEROIT TONĖ KOMBĖTAR

    Tė nderuar zotėri bashkatdhetarė,
    Ne jemi krenar pėr historinė tonė mijėravjeēare, dhe me besim tek e ardhmja, duke shpresuar qė pavarėsia e Kosovės tė shpallet me datėn 28 Nėntor, ju lutemi tė kushtoni vemendjen e duhur pėr problemin e formės grafike tė simbolit, duke analizuar sa vijon:
    Po ndjekim me vėmendje tė veēantė zhvillimet nė Kosovė dhe jemi tė preokupuar pėr ēėshtjen e Flamurit, ēėshtje me rėndėsi historike dhe kombėtare qė mendojmė se nė Shqipėri nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur.
    Mendime tė shumta janė shprehur, se si duhet tė jetė dhe a duhet ndryshuar Flamuri. Kėto mendime vlejnė sot pėr pyetjen se si duhet tė jetė flamuri i Kosovės. Kėtė problem kaq tė rėndėsishėm politikanėt nuk mund ta zgjidhin pa pyetur pėr dokumentet historike dhe pa i hapur mė parė rrugėn diskutimit shkencor se cili ishte dhe si ishte flamuri i vėrtetė i Skėnderbeut.
    Shprehja “Flamuri i shqiptarve ėshtė i kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes” do tė saktėsohet nėse shprehemi:”Flamuri ynė ėshtė flamuri i kuq i Skėnderbeut, me shqiponjėn e zeze dykrenore nė mes” ose: “Flamuri ynė ėshtė flamuri i Skėnderbeut”, me pak fjalė duhet tė jetė nė mėnyrė eksplicite emri i Skėnderbeut.
    Tradicionalisht jemi betuar pėr Flamurin e Skėnderbeut dhe ky saktėsim ka vlerė historike, kombėtare, dhe plotėson dėshirat shpirtėrore tė shqiptarėve anekėnd botės; plotėson dėshirat e brezave tė shkuar, tė brezit tė sotėm dhe tė brezave tė ardhėshėm sepse Ai, Skėnderbeu ėshtė emri simbol mė i lartė qė na bashkon, emri dhe simboli qė mbart dhe kryqėzon traditėn, lavdinė dhe historinė tonė dhjetra shekullore. Duke shtuar fjalėn ‘Skėnderbeut’, kėtė emėr simbol saktėsohet nė mėnyrė tė qartė elementin historik kombėtar, kombi dhe jo njė korent i pėrkohshėm. Me saktėsimin ‘Skėnderbeut’ me kėtė fjalė tė vetme “gdhendet” njė shprehje e drejtpėrdrejtė dhe e pakundershtushme qė mbron identitetin kombėtar. Kėshtu dokumentohet nė mėnyrė tė saktė pa ekuivoke, thjesht shkencėrisht e vėrteta historike tanimė krejt e pamohueshme. Kjo ide ėshtė pasqyruar nė gazetat "Rilindja" e Kosovės dt. 26.9.92; RD dt.19.9.92 dhe 23.10.91, Liria dt.30.10.92; Kombi dt 11.11.92; Republika dt. 15.11.92 dhe dt. 25.11.92 Drita dt.24.5. 92
    Po ashtu sygjerojmėme plot tė drejtė dhe pėrpikėri, sipas realitetit objektiv, qė nė Vulėn shtetėrore tė pėrcaktohet, pėrkrenarja e Skėnderbeut nė paraqitjen ballore tė saj.
    Ndjejmė detyrim tė rikujtojmė pėr kėdo qė ėshtė i interesuar se lidhur me ēėshtjen e simbolit kombėtar pikėmbėshtetja duhet tė jetė e vėrteta historike e bazuar nė dokumente duke filluar nga koha e gurit deri nė ditėt e sotme dhe jo vendimet e bazuara nė pasione, nė rryma politike apo politikanė kalimtarė qė nuk e dinė historinė e Flamurit dhe atė tė vendit tė tyre siē ndodhi nė vitin 1992 ( me Kuvendin e Shqipėrisė). Parimi heraldik ėshtė se simboli i Heroit Kombėtar bėhet flamur kombėtar. Problemin e Flamurit, Partia Demokratike e Shqipėrisė e ngriti si problem nė vitin 1991 dhe me shumė tė drejtė kėrkoi qė nė flamurin kombėtar tė jetė shqiponja e Skėnderbeut, por pas njė viti, kur kjo parti pėrbėnte shumicėn parlamentare nėn presionin e tė majtės, ēuditėrisht e “harroi” se ēfarė kishte kėrkuar. Siē dihet, ky problem ėshtė trajtuar nė Kuvendi e Shqipėrisė nė Nėntor 1992 ku pėr arsye subjektive, nga njė person i vetėm, qė disinformoi faktet e shkencės sė historisė, duke pohuar nė Kuvend sikur …”nė vulėn zyrtare tė Skėnderbeut emri i tij na qenka shkruar gabim” (!!) etj, etj, pėr rrjedhojė Kuvendi nė vend tė origjinalit la nė pėrdorim formėn grafike tė shqiponjės tė pėrdorur nė vitet 1960 – 1970. Populli ynė ndonėse dokumentohet se ka flamurin mė tė lashtė nė Europė, sot po pėrfaqėsohet me flamurin mė tė ri nė Europė e nė botė, duke mohuar traditėn dhe historinė tonė.
    Shqipėria po prezantohet sot me njė simbol tė viteve 1960-70, sikur tė ishte kombi mė i ri nė botė. Ky ishte njė nga rezultat negative tė imponimit tė politikės ndaj tė vėrtetave shkencore qė duhet korigjuar dhe ėshtė koha qė e vėrteta tė rilindet dhe tė vendoset nė Kuvendin e Kosovės.

    SI DUHET TĖ JETĖ SHKENCĖRISHT FLAMURI SHQIPTAR
    Faik Konica dėshmon mbi bazė dokumentesh se flamuri shqiptar ėshtė nga mė tė vjetrit nė botė. Po ashtu Fan Noli vėrteton se flamuri shqiptar ėshtė mė i lashti nė Evropė. Sot mjerisht Shqipėria ka flamurin mė tė ri nė botė. A nuk ėshtė ky njė paradoks ?
    Qeveria e Vlorės nė 1912 me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, pas ngritjes sė flamurit me shqiponjėn e qėndisur nga Marigo Pozio, iu drejtua zyrtarisht albanologut mė tė shquar nė Evropė, asohere profesorit Lajosh Taloci. Nė pėrgjigjen e tij nė dhjetor 1913, ky dijetar me emėr botėror, mbi baza shkencore, propozon pėrdorimin e simbolit tė vulės shtetėrore tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Meqė asimoti vula e Gjergj Kastriot Skėnderbeut nuk njihej, Lajosh Taloci kėshilloi tė pėrdoret provizorisht stema e Kastriotėve, tė cilėn Donika Kastrioti nė 1500 e pat vendosur mbi varrin e nipit tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, Kostandin Gjon Kastrioti, i varrosur nė kishėn “Santa Maria la Nuova” tė Napolit. Kjo stemė ishte botuar nė vitin 1904 nga arbėreshi Zef Skiroi. Nė mungesė tė simbolit tė vulės sė Gjergj Kastriotit, qeveria shqiptare, me nė krye Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin, nė vitin 1924 e mėnjanuan simbolin e vitit 1912, si pa baza shkencore, duke e zėvėndėsuar me simbolin e pėrafėrt tė pėrdorur nga Donika Kastrioti nė vitin 1500 dhe tė botuar nga Zef Skiroi mė 1904. Kėtė simbol e pėrdor sot ushtria shqiptare dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Nga ana grafike kjo shqiponjė ėshtė shumė e ngjashme me atė tė vulės zyrtare tė Gjergj Kastriotit, qė ėshtė zbuluar nė Pragė nė vitin 1961 nė dokumentet e profesorit tė shquar Pavel Josef Shafarikut. Derisa sot njihet vula autentike e Gjergj Kastriotit, duhet pranuar teza e profesor Lajosh Taloci se simboli autentik ėshtė simboli i vulės. Kjo tezė ėshtė pranuar nga njė vargan shkencėtarėsh tė mirėnjohur me nė krye profesorin e famshėm Franc Babinger. Kjo tezė ėshtė mbėshtetur dhe argumentuar gjerėsisht nė fletoren “Rilindja” tė botuar nė Zvicėr nė 26 tetor 1992 nga studiuesi i mirėnjohur i historisė dhe i lashtėsisė Prof. Dhimitri Pilika.
    Ėshtė i mirėnjohur parimi se simboli i Heroit kombėtar bėhet flamuri kombėtar. Pėrsa mė sipėr, duhet qė me bindje tė pranojmė se vendosja nė flamur e simbolit tė Skėnderbeut ka bazė shkencore shpreh tė vėrtetėn autentike, pasi pėrjetėson lashtėsinė historike tė popullit tonė. Duke vendosur njėherė e pėrgjithmonė kėtė simbol autentik tė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut, tė stilizuar pėr flamur dhe jo kopjen e zmadhuar tė vulės, do tė mėnjanohet njėherė e mirė gabimi i kryer pėr shkak tė mosnjohjes sė shkencės historike. Duke zyrtarizuar simbolin e Gjergj Kastriot Skėndrebeut me miratim tė Parlamentit, pėrsa i pėrket flamurit, populli shqiptar i Kosovės –Dardania-, do tė zėrė nė Europė vendin qė i takon, ashtu siē e kanė ėndėrruar Faik Konica dhe Fan Noli.
    Simboli kombėtar ėshtė pika ku kryqėzohet historia dhe lavdia e popullit, ėshtė emėruesi i pėrbashkėt qė bashkon tė gjithė shqiptarėt dhe i bėn ata tė ndjehen dhe mė krenarė pėr kombin dhe historinė e tyre mijėravjeēare.
    Politikanėt nuk duhet tė lejojnė qė vendi, i cili dokumentohet se ėshtė me flamurin mė tė lashtė nė Europė, sot, tė pėrfaqėsohet me flamurin mė tė ri nė Evropė, duke mohuar traditėn dhe historinė tonė shumėshekullore, duke u bėrė dhe gazi i botės. Nga ky absurditet dhe turp shpėtojmė njėherė e pėrgjithmonė duke zyrtarizuar amanetin e Skėnderbeut.
    Nė parim tė gjithė shqiptarėt e pranojnė njėzėri heroin Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeun dhe padyshim edhe simbolin e tij, por pėr futjen e kėtij problemi nė rrugėn e zgjidhjes praktike sygjerojmė:
    Me propozim tė Institucioneve drejtuese tė Kosovės, Presidentit dhe Kryeministrit dhe me mbėshtetje tė studiuesve qė e njohin fushėn, Kuvendi tė miratojė njė komision me specialistė tė fushės sė historisė dhe heraldikės nga tė gjitha trevat shqiptare si dhe albanologė tė njohur me detyrė: saktėsimi i formės grafike tė shqiponjės autentike tė Skėnderbeut.
    Ju saktėsojmė se vakumi dokumentatar pėr kėtė problem qė egzistonte nė vitin 1912, ėshtė plotėsuar me zbulimin e vulės zyrtare tė Skėnderbeut nė 1962. Nė fakt kjo fushė ėshtė saktėsuar nga puna kėrkimore e historianit Tefik Geci, e paraqitur nė 1967, me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Vlerė tė madhe kanė botimet e studiuesit tė heraldikės Jaho Brahaj, tė heraldistit dhe piktorit Gjin Varfi dhe veēanėrisht botimi i librit “Pellazgėt origjina jonė e mohuar” i Prof. Dr.Dhimitri Pilikės. Pas saktėsimit tė formės grafike tė jetė faza e zgjidhjes artistike ose e stilizimit tė formės me disa variante nga heraldistėt dhe piktorėt. Njė variant i stilizuar i shqiponjės sė Skenderbeut, por shumė mė e vjetėr, ėshtė shqiponja e gdhendur nė gur e zbuluar nė tempullin e Katafiqit. Tre gjethet e Lisit tė gdhendura nė kraharrin e shqiponjės, janė njė simbol tjetėr domethėnės dhe shumė i lashtė pellazgo-arbėror, qė duhet marrė nė konsideratė, si njė variant pėr diskutim.


    Vula zyrtare dhe vula sekrete e Skėnderbeut (zbuluar nė vitin 1961) dhe shqiponja e lashtė me gjethet e lisit e zbuluar nė tempullin e Katafiqit.

    Shqiponjė e pėrdorur nė vitin 1500
    Nė fazėn e tretė i takon Kuvendit tė Kosovės tė vendosi pėr variantin pėrfundimtar mė tė pėlqyer prej deputetėve, se cili do tė jetė Flamuri i Kosovės, por qė faktikisht ėshtė dhe Flamuri ynė Kombėtar.
    Tė bindur se shprehim tė drejtėn dhe tė vėrtetėn historike si dhe aspiratat e tė gjithė shqiptarėve patriotė kudo ku ata jetojnė, shpresojmė se do tė gjejmė mirkuptimin e tė gjithė shqiptarėve dhe institucioneve vendim marrėse tė Kosovės qė kjo ēėshtje tė jetė zgjidhur drejtėsisht para datės 28 Nėntor 2006.

    Pėr “Qendrėn pėr Mbrojtjen e Vlerave Etnokulturore Arbėrore”

    Prof. As. Gėzim Boēari

    Tiranė, me 20 Tetor 2006

    e-mail bocarigezim@yahoo.com
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #260
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po pse car simbolesh te tjera do kishim ne? Vetem Gj.Kastriotin kena hero dhe ate do perdorim.

  6. #261
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    interesant

    Mire qe ka shkruar per simbolet e Kosoves se si duhet te jene por ky profesor i nderuar nuk na jep asnje propozim se si duhet te jene simbolet e Shqiperise.Kur ai vete e pranon se kjo pjese e territorit te Shqiperise Etnike dikur quhej Dardani pse nuk na sugjeron qe te perdoren simbolet e Dardanise antike.Nuk besoj se Dardania antike te mos kete pasur simbole te veta
    Shume konfuz eshte profesori i nderuar ose LLapi per qellime te caktuara nuk na jep ndoshta shkrimin e plote por vetem ato qe i kane interesuar atij

  7. #262
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Kosova ka tashme simbolet e veta

  8. #263
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Kush te ka thene ore i uruar? Cilat simbole i ka tash Kosova....mos po mendon ato te Rahmetlise. Kosova nuk eshte prone private e askujt . Simbolet i nxjerr Shteti e jo personi.

  9. #264
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Kush te ka thene ore i uruar? Cilat simbole i ka tash Kosova....mos po mendon ato te Rahmetlise. Kosova nuk eshte prone private e askujt . Simbolet i nxjerr Shteti e jo personi.
    Ai i Madhi, perfaqesonte Institucionin numer nje ne Kosove, prandaj edhe Flamuri dhe Hymni shteteror ekzistojne, pasi jane pranuar nga vete populli.

    Ate flamur e has kudo, ne shtepi, zyra, celulare, e kudo tjeter.

    Edhe hymnin tashme qytetaret e Kosoves e kane ne MP3-te, e ne celularet e tyre...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #265
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Arb, kjo qe thua ti eshte genjeshter.Populli nuk i ka pranuar keto simbole edhe nese te kujtohet populli i ka pas kalle e rrezuar pertoke keta flamuje te Rahmetlise.
    Asnje institucion i Kosoves nuk eshte marre deri me sot me simbolet e Kosoves.Simbolet nuk miratohen neper kafene e zyra private sic bente ai "i madhi"
    Asnje plebishit apo forme tjeter e berjes se simboleve nuk eshte mbajtur deri me sot.Po pritet seshpejti te vendoset per keto pune. Do te kete disa propozime e pastaj do te vendoset njera prej tyre.
    A kuptove tash?

    PS: Keto simbole qe thua ti .jane vetem te LDK-se, e LDk-ja nuk eshte i gjithe populli bile cdo dite e me shume po shkon duke u zvogeluar numri i anetareve te ldk--se.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faiksmajli : 19-11-2006 mė 00:26

  11. #266
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Pse nuk po i sillni ju ketu propozimet e juaja per symbolet e shtetit te Kosoves, e ndoshta i shikojne keta politikanet tane qe "ndegjojne" popullin qe perfaqsojne dhe "marrin" parasysh ēdo idee te popullit te tyre "te dashur" pa bere vendime vetiake me kokefortesi politiko-egoiste.

    Sillni propozimet ketu ose hapni nje teme te re extra per propozime te symboleve te shtetit te Kosove, e leni keta pallavra LDK, PDK, AAK e ku ta di une, se populli duhet te vendose se ēfar symboli ose flamuri don ai, i cili flamur duhet pa tjeter te ket vetem ngjyrat KUQ e ZI dhe Shqiponjen dykrenare Shqiptare, por siē e dime te gjith duhet te kete dallim nga flamuri i Shqiperise.

    (qe te mos keqkuptohemi neve na duhen symbole per shtetin e Kosoves se symbolet e Kombit Shqiptar i kemi dhe s'ka bire nene qe i ndryshon)

  12. #267
    Besoj qe per sombolet te shtetit te Kosoves, duhet qe te gjithe qeveritaret dhe te gjitha partite relevante qe jane ne Kosove, te jene te njejtit pajtim per simbolet e ardhshme te Kosoves, te kene konzezuz te perbashket, se simbolet dhe hymni nuk jane prone private te ndonje individi apo partie, por ato jane prone shteterore.

  13. #268
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Simbolet e Kosovės





    Mehmet Kraja



    Nuk duhet tė jesh specialist i heraldikės, qė tė vėresh se stema aktuale e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrcaktuar me Kushtetutėn e fundit, pėrmban dy gabime elementare: sė pari, pėrkrenarja e Skėnderbeut nuk ėshtė dashur tė vendoset brenda shqytit, mbi kokėn e shqiponjės; dhe, sė dyti, shqyti nuk duhej tė pėrkufizohej me fileto ari, sepse kjo nuk ka asnjė kuptim, madje grafikisht qėndron shumė keq. Megjithatė, kjo ėshtė stema aktuale e Shqipėrisė dhe ndryshimi i saj eventual, kėrkon ndryshimin e Kushtetutės, qė domethėnė se ėshtė njė punė shumė e komplikuar dhe me mundėsi tė pakta qė tė bėhet nė njė tė ardhme tė afėrt.

    E sollėm kėtė shembull pėr tė treguar se nxjerrja e simboleve tė njė shteti ėshtė njė punė shumė serioze, e cila, pėrveē angazhimit tė faktorit politik, kėrkon durim dhe pak mė shumė dije, si dhe njė ambient tė pėrshtatshėm kulturor, nė tė cilin diskutimi pėr kėtė ēėshtje apriori nuk pėrjashton askėnd. Nė shtete tė ndryshme, diskutimi pėr simbolet zhvillohet pėr njė kohė tė gjatė, madje nuk pėrfundon as pas marrjes sė vendimit. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me anėn politike tė problemit, por edhe me njė mori ēėshtjesh tė tjera, ku pėrzihet edhe tradita, edhe bashkėkohėsia; pastaj mesazhi qė dėshiron tė japė njė komunitet shtetėror; pastaj origjinaliteti dhe veēantia. Pra, me simbolet shtetėrore nuk pėrfaqėsohet vetėm politika, megjithėqė ajo i pėrdor dhe i keqpėrdor ato mė sė shumti. Pėrfaqėsohet edhe dija, shkalla e njohjes sė problematikės, por, mbi tė gjitha, pėrfaqėsohen institucionet e shtetit dhe mėnyra e funksionimit tė tyre, mendėsia autoritare ose demokratike, mentaliteti konservator tradicional, ose i avancuar dhe bashkėkohor. Veēmas e rėndėsishme paraqitet mėnyra si ligjėrohen simbolet shtetėrore, sepse simbolika e tyre nuk ėshtė vetėm ēėshtje “shenjash”, por ka njė kuptim mė tė gjerė dhe pėrēon mesazhe gjithėpėrfshirėse.

    Veēmas e komplikuar paraqitet kjo ēėshtje nė rrethanat e Kosovės. Kosova pėr herė tė parė nė histori bėhet shtet, qė domethėnė se ajo nuk ka njė traditė qė duhet ndjekur. Lidhja qė ndonjėherė i bėhet asaj me Dardaninė antike historikisht ėshtė mjaft e mjegullt dhe pėrfshin brenda njė vazhdimėsi tė kėputur pėr njė kohė tepėr tė gjatė. Flamujt dhe stemat nuk janė traditė antike, janė mesjetare. Pra, nė kėtė pikė Kosova paraqitet pa traditė tė veten. Njė tjetėr problem konsiston nė diferencimin qė duhet tė bėjė Kosova ndėrmjet simboleve kombėtare dhe atyre shtetėrore. Nėse deri diku ėshtė arritur njėfarė pajtimi parimor se Kosova duhet tė ketė simbolet e veta shtetėrore, ende nuk ėshtė ndėrtuar konsensusi rreth shkallės sė diferencimit tė tyre nga simbolet kombėtare, veēmas kur bėhet fjalė pėr flamurin. Por akoma mė keq qėndron puna me konsensusin politik, sepse nė Kosovė tashmė janė pėrvijuar qartė tre blloqe kundėrshtues me njėri-tjetrin: njėri, qė kėrkon tė fuqizohen me ligj improvizimet e Rugovės sė ndjerė, i cili insistonte pėr vazhdimėsinė e palidhur antike-mesjetare-bashkėkohore tė Kosovės (sipas specialistėve tė heraldikės, simbolet e tij kanė gabime jo tė pakta); tjetri, qė i refuzon simbolet e Rugovės, sepse i quan partiake dhe kėrkon tė vėrė nė spikamė kontributin e jashtėzakonshėm tė UĒK-sė, e cila ndėrroi rrjedhėn e historisė mė tė re tė Kosovės (thonė se nė ngjyrat e simboleve tė saj, ndėr tė tjera, vėrehet edhe njė trashėgimi indirekte ideologjike); dhe, i treti, qė i refuzon tė dy zgjidhjet e para dhe ėshtė i lidhur nė mėnyrė emocionale me simbolet tona kombėtare, duke mos pranuar tė bėjė diferencimin artificial ndėrmjet simboleve kombėtare dhe atyre shtetėrore. Nė kėtė pikė, nė punėn e kėtij diferencimi, Kosovės i paraqitet njė vėshtirėsi plotėsuese, sepse ne e kemi shumė zor tė gjejmė njė rast analog, i cili do tė mund tė na shėrbente si shembull ose model. Shtete tė reja janė formuar deri vonė dhe vazhdojnė tė formohen akoma, por ato kryesisht janė shtete kombėtare, ose e konsiderojnė veten tė tillė, kėshtu qė, nė rastet e tyre, simbolet kombėtare janė bėrė vetvetishėm simbole shtetėrore; ose simbolet shtetėrore janė pranuar edhe si simbole kombėtare. Rasti ynė pėrmban nė vete njė dualizėm tė paharmonizuar dhe jo tipik, sepse shteti i ardhshėm i Kosovės as do tė jetė vazhdimėsi e ndonjė tradite tė mėhershme, as entitet i mėvetėsishėm kombėtar. Kosova do tė jetė “shtet politik”, nė kuptimin specifik tė kėsaj fjale dhe qytetarėt e saj tashmė e kanė pranuar kėtė fakt. Mbėshtetja nė masė e kėtij fakti vetvetiu ka krijuar konsensusin parimor se, Kosova do tė ruajė simbolet kombėtare, por do tė bėjė edhe simbolet e veta shtetėrore. Mėnyra dhe rruga si mund tė bėhen kėto simbole, nuk ėshtė e panjohur.

    Mjafton qė politika tė mos ngatėrrojė punė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #269
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Kotilla e Kretes,ajo e UJDIT dhe batakqinjeve te ngjashem dojne ta lejne Kosoven pa simbolet shtetrore.

    Kotilla e Kretes dojne Flamurit te ja vejne yllin e rusise
    Kotilla e UJDIT yllin e jugosllavise dhe
    Kotilla e batakqinjeve shishen e rakise.

  15. #270
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga Tahir_Veliu
    Nuk do te quditesha sikurse ky diktatori Rugova ti detyroj nxenesit te kendojn:
    Tė na rrojė Rugova, tė na rrojė o pėrgjithmonė !

    o tahir ik e nrroje emrin e bane shqiptar dhe masanej fol per rugoven,
    rugova po munohet me te dhan krenarine qe ta ka marr lindorizma.
    Rugova asht nje kanunor i vertet se pse e sheh se sa shum e ka kerrusur islamizmi shqiptarin.Pra ai e di se eshte ajo nyja kanunore qe ja ndalon shqiptarit ramjen ne gjunj sepse po rave ne gjunj je i vdekun moralisht,dhe ne baze te kesaj duhet te filozofosh ti dhe te gjithper rugoven.Eshte e veshtire ti ndihmosh dikujt qe nuk pranon ndihmen

Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •