Irfan
Nuk koritesh mos me fol ,jo.
Ma shume koritesh me ja fut keshtu kot.
Llap
E luta babadimrin me t`dhane mend ne vitin 2005
(m`thuej flmd)
Perndryshe `mjer na mjer`per forumin...
Irfan
Nuk koritesh mos me fol ,jo.
Ma shume koritesh me ja fut keshtu kot.
Llap
E luta babadimrin me t`dhane mend ne vitin 2005
(m`thuej flmd)
Perndryshe `mjer na mjer`per forumin...
Llap mue sme pelqejne idete e ndrushimit te flamurit e as hymnit por ti po flet shume gjera edhe te tjera e kur te pyet dikush per dicka konkrete nuk pergjigjesh!
Sigurisht qe kapas spion dhe kunderspion (ka edhe sot), por ti spo na tregon se si do te kishe vepruar ti ose ai politikani-favoriti yti ne ato rrethan aqe ka vepruar Rugova ?
Mue asnje lider shqiptar as brenda kufijve zyrtar e as ne Kosove nuk me ka pelqyere ne tersi gjer me sot (Berisha dhe piramidat, Nano dhe mafia.............)
Nuk e di se cka do te bente me mire Thaēi nese ai do te ishte president(besoj se do te ishte favoriti yt?)?
Une Kosoven e kam vizituar disa here e nuk mund te di mire se cka ngjan atje por kam degjuar qe Thaēi, Haradinaj dhe te tjere "te larte" i kan ndare bizneset, si kotrabanden e cigareve, benzinit, hotelet, telefonine,.... . Po popullit cka i mbetet?
A jane keto te verteta se siē duket ti po i din te gjithat, bile paske edeh mundesi te gjurmosh ne arkive te dikujt?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 27-12-2004 mė 08:29
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Iliria
Ata qfar ke ndegjue per Z.Thaēin e Ramushin ato fabrikohen ne kuzhinen serbe qe per fat te keq e ka degen e vet ne kosove edhe ate shume te fort bile dhe nga ketu shperndahen akuzat shpifjet mllefi genjeshtrat per ishe udheheqesit e UĒK-se .
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ma mier do te ishte ta lutesh ti drejtoreshen tane te radio-graqanices te shkieve hajrie-spikericen-rugova qe ta rrit pagen kuptohet ne dinar te shkieve qe ju paguheni se te nevoiten per ti shtuar edhe me shume genjeshtrat per Ēlirimtaret e urrejtjen ndaj shqiptarve.Postuar mė parė nga RTP
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
[QUOTE=RTP]Irfan
Nuk koritesh mos me fol ,jo.
Ma shume koritesh me ja fut keshtu kot.
QUOTE]
Pershendetje RTP.....!
te mos folesh eshte shume me mire,por si mundem t'mos flas kur dikush bene perpjekje te ndrroj flamurin e shqipetarev.....
''Prej luftes largohet ai qe eshte lindur tradhetar''...
Flamuri i shqipetareve te kosoves prej flamurit te kombit shqipetare ka shume ndryshime....
Ju lutem te merrni flamurin e Rugoves dhe te krahasoni dhe mundoheni te vreni dicka qe mberthen ne vete.....!!!!!
Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli
B]Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.)
Natyralist romak i famshėm qė botoi nė vitin 77 e.s. serinė madhėshtore
prej 37 vėllimesh pėr historinė natyrore tė titulluar Naturalis Historia.
Kėtu, nė vėllimin VII, ai shkruan:
"Ilirėt kanė krijuar tė parin alfabet dhe romakėt shkrimin e tyre e morėn nga ilirėt." [/B]
cka thuashti ti per kete....?te heshti se jam shqipetare e te behem sllave....?
Si mendo z.RTP,me mire te behe sllave,ti theme evropes se une jam sllave,kam ardhur prej rusis.......
Dradhetare ka lindur dhe do te vdes ai qe endrron emrin shqipetare....
Te jesh shqipetare do te thote te jesh nje njeri me nje kultur ter larte,qe dikur,as evropa nuk e ka ditur se cka eshte shteti....
Nese ti(RTP),nese ti nuk e ndihen vete shqipetar,atehere vetem heshte e mos fol se i bene vetes zarare....
NESE HA SHUME USHQİM,MUNDET ME TE BE ZARARE....,per kete ke kujdes....
Cdo kush qe e ndihen vete shqipetare ,ka te drejt te flas rreth cdo gjerej qe ka te beje me kombin shqipetare.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Irfan : 27-12-2004 mė 15:36
Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli
Presidenti Rugova u drejtoi njė mesazh urimi qytetarėve tė Kosovės, me rastin e Vitit tė Ri 2005
![]()
Prishtinė, 30 dhjetor - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u ka drejtuar sot njė mesazh tradicional urimi qytetarėve tė Kosovės, me rastin e Vitit tė Ri 2005. Nė kėtė mesazh urimi thuhet:
"Nė natėn e gėzimit e tė haresė tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė gjendemi nė frymėn e festės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me dėshirat mė tė sinqerta pėr lumturinė Tuaj dhe tė Familjeve Tuaja.
Viti qė po lėmė pas ishte njė vit i shtimit tė progresit tė vendit tonė.
Viti qė po lėmė pas ishte vit i zgjedhjeve tė dyta nacionale qė u zhvilluan nė nivel tė lartė tė kulturės politike e shtetėrore tė Kosovarėve dhe qė u vlerėsuan lart nga miqtė tanė dhe bashkėsia ndėrkombėtare.
Po ashtu ishte moment me rėndėsi edhe formimi efikas dhe nė mėnyrė demokratike i institucioneve tė Kosovės nė bazė tė koalicionit dhe opozitės.
Pra, ishte njė vit i forcimit tė lirisė, tė sigurisė dhe tė ekonomisė si dhe i insistimit tė popullit pėr njohjen formale tė pavarėsisė.
Viti nė tė cilin po shkelim do tė jetė njė vit i progresit mė tė madh tė Kosovės, njė vit mė efikas, mė veprues i institucioneve tona pėr njė zhvillim mė tė hovshėm ekonomik dhe pėr njė mirėqenie tė qėndrueshme pėr tė gjithė qytetarėt.
Njėherėsh do tė punojmė sė bashku me UNMIK-un pėr njė bartje mė tė madhe tė kompetencave, qė tashmė ka filluar. Do tė bėjmė pėrpjekje tė kultivojmė marrėdhėnie tė mira me fqinjtė tanė me interes tė ndėrsjellė.
Nė planin e brendshėm do tė punojmė mė fuqishėm nė mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės.
Po ashtu do tė punojmė nė vlerėsimin e progresit tė vendit tonė, apo standardeve prioritare pėr integrim nė BE dhe nė strukturat euroatlantike.
Edhe nė kėtė natė gėzimi, e themi se njohja mė e shpejtė e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA dhe BE, do ti shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės si dhe vetė popullin e qytetarėt e vendit tonė. Pra, njė Kosovė e pavarur demokratike e integruar nė BE dhe nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA.
Nė kėtė orė gėzimi i kujtojmė me krenari tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Do tė bėjmė njė angazhim mė tė madh pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve.
Nė kėtė natė gėzimi, urime tė pėrzemėrta u shprehim Kosovarėve nė SHBA dhe nė vendet e Europės, qė po ndihmojnė progresin e vendit tonė.
Nė kėto momente gėzimi, urime tė sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe zotit Petersen, OSBE-sė dhe ambasadorit Fieschi, si dhe ushtarėve tė KFOR-it/NATO-s dhe gjeneralit Kermabon qė po bėjnė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės.
Urime tė sinqerta u shprehim pėrfaqėsive diplomatike nė Kryeqytetin e vendit tonė.
Nė gėzimin e ndėrrimit tė moteve, urime tė pėrzemėrta pėr Vitin e Ri i dėrgojmė Presidentit Bush, Kryeministrit Blair, Presidentit Chirac, Kancelarit Schröder dhe Kryeministrit Berlusconi.
Urim tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė kujdeset pėr Kosovėn.
Nė kėtė natė gėzimi t'i bėjmė bashkė dėshirat, vullnetin e mirė dhe veprimet pėr njė Kosovė me prosperuese, mė tė fortė e mė tė lumtur.
Dhashtė Zoti qė Vitin tjetėr tė Ri, ta kremtojmė me njohjen formale tė pavarėsisė dhe viti qė po vjen tė mbetet nė histori si vit i ndritur i njohjes sė pavarėsisė tė vendit tonė tė shtrenjtė.
Me fat Viti i Ri 2005. Gėzuar! Zoti Ju bekoftė! Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės! Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur"!
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Presidenti Rugova sot dha njė pritje tradicionale pėr gazetarė me rastin e Vitit tė Ri
![]()
Prishtinė, 3O dhjetor - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, me rastin e Vitit tė Ri 2OO5, sot nė rezidencėn e tij, dha njė pritje tradicionale pėr pėrfaqėsuesit e mediave, dhe u shprehu urimet e tij mė tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.
Pasi ēmoi shumė punėn e gazetarėve, Presidenti Rugova vlerėsoi se edhe kėtė vit mediat e Kosovės kanė bėrė njė progres profesional nė informimin publik tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
Ai me kėtė rast theksoi se institucionet e Kosovės do t'i pėrkrahin gazetarėt dhe do tė shikohen mundėsitė pėr bashkėfinancimin e projektet me interes nacional me programet e ndryshme pėr Kosovėn.
Presidenti tha se edhe vitin e ardhshėm pret pėrkrahjen e pėrfaqėsuesve tė mediave nė informimin e pėrgjithshėm dhe nė afirmimin e imazhit pozitiv tė vendit tonė.
"Vitin e ardhshėm do tė kemi vitin jubilar tė 6OO-vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar tė shqiptarėve Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili sipas disa tė dhėnave mė tė reja, supozohet se ka lindur nė Prizren (Historia e popullit shqiptar 2OO2, Tiranė)", tha ai.
Gjithashtu Presidenti Rugova kėrkoi pėrkrahjen e pėrfaqėsuesve tė mediave nė afirmimin e njohjes sė drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA-ja e BE, qė siē tha, do tė qetėsonte popullin e tonė dhe kėtė pjesė tė Evropės dhe sė bashku tė punohet pėr njė tolerancė, mirėkuptim tė vendit tonė.
Presidenti Rugova nė fund uroi tė gjithė gazetarėt dhe familjet e e tyre, qė siē u shpreh, aq shpesh u mungojnė, duke punuar vazhdimisht nė kėtė punė tė vėshtirė e fisnike nė tė mirė tė shtetit tonė Kosovės.
Presidenti Rugova njoftoi se shpejti pranė Presidencės do tė ketė njė klub tė gazetarėve dhe do tė zgjedhet doajeni i tyre.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Presidenti Rugova shprehu bindjen se deri nė mes tė vitit 2005 Kosova do t'i pėrmbushė standardet e kėrkuara
Prishtinė, 3O dhjetor - Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova ėshtė shprehur i bindur se deri nė mes tė vitit 2005 Kosova do t'i pėrmbushė tė gjitha standardet e kėrkuara nga bashkėsia ndėrkombėtare. Sa i pėrket dialogut me Beogradin, Presidenti Rugova e sheh atė shumė tė vėshtirė, sepse sipas tij, Beogradi nuk e pranon realitetin e ri nė Kosovė dhe gjithashtu manipulon me njė pjesė tė serbėve tė Kosovės, duke reflektuar tek ta logjikėn e vjetėr tė dominimit.
"Ne deri tash nė Kosovė nuk kemi pasur vlerėsim tė standardeve edhe pse njė vlerėsim pozitiv ishte pėr zgjedhjet e pėrgjithshme qė i patėm nė Kosovė. Mendoj se nė standardet prioritare siē janė stabiliteti politik, siguria, mbrojtja e pakicave, reformimi i pushtetit lokal dhe nė fusha tjera, ne kemi filluar tė pėrparojmė", tha Presidenti Rugova, duke vlerėsuar se siguria ėshtė mė e mirė, policia e Kosovės po forcohet, KFOR-i ėshtė duke e kryer punėn e vet nė mėnyrė tė shkėlqyeshme dhe rreth kėtyre ēėshtjeve duhet bėrė vlerėsimi.
Nė lidhje me bisedat me Beogradin, ai tha se ato janė shumė tė vėshtira. "Ne provuam vitin e shkuar tė bisedojmė pėr ēėshtje teknike por, as pėr kėto ēėshtje, Beogradi nuk ėshtė i disponuar sepse, nuk e pranon realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė". Presidenti Rugova tha se Beogradi ende vazhdon manipulimet mė njė pjesė tė serbėve tė Kosovės, tė cilėt hezitojnė tė integrohen nė shtetin dhe institucionet kosovare.
"Pavarėsisht prej kėsaj, ne do tė pėrmbushim kėto norma, standardet prioritare dhe serbėt e Kosovės nėse marrin pjesė nė institucione ėshtė mė mirė ndėrsa, nėse nuk marrin pjesė ne do t'i kryejmė punėt tona sepse edhe ata do tė pėrfitojnė. Ne duhet tė ecim me shumicėn e popullatės sė Kosovės qė janė shqiptarėt dhe pakicat e tjera, tė cilat kanė pranuar tė integrohen nė shoqėrinė e kėtushme".
Ndėrkaq, duke folur pėr koalicionin qeverisės, Presidenti Rugova tha se ky koalicion do tė jetė i qėndrueshėm sepse ėshtė bėrė me vullnetin e palėve nė koalicion. "Ne do tė bashkėpunojmė edhe me opozitėn nė ēėshtjet e pėrgjithshme, do tė jemi sė bashku siē janė ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė dhe nė projektet e tjera madhore tė interesit nacional. Do ta integrojmė edhe opozitėn", u shpreh ai.
Duke folur pėr gjendjen e vėshtirė ekonomike, Presidenti Rugova tha se Kosova ka pasur njė progres ekonomik, por mė shumė nuk ka mundur tė bėhet, sepse institucionet vendore nuk kanė pasur kompetenca: "Ka ardhur koha qė tė kemi mė shumė kompetenca nė fushėn e ekonomisė dhe Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit tė hyjė nėn ombrellėn e qeverisė", tha Rugova, duke shtuar se me njohjen e pavarėsisė Kosova do tė ketė mundėsi tė marrė kredi nga Banka Botėrore nga Banka Evropiane pėr Zhvillim dhe nga institucionet tjera financiare.
Pyetjes se ēfarė do tė veēonte si sukses dhe dėshtim gjatė vitit 2004, Presidenti i Kosovės u pėrgjegj:
"Sukses gjithsesi ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė pėrgjithshme, ndėrtimi i shpejtė i institucioneve, qė dėshmoi se kosovarėt janė tė aftė tė gjejnė zgjidhje. Kemi pasur njė zhvillim ekonomik nė sektorin privat dhe kuvendi ka aprovuar shumė ligje.
Ndėrsa, si ngjarje qė e kanė tronditur Kosovėn ishin ngjarjet e marsit por, pėrsėri mė fuqinė e institucioneve poashtu edhe tė UNMIK-ut dhe qytetarėve tė Kosovės nė arritėm ta sanojmė kėtė gjendje dhe ta kthejmė nė kuptimin pozitiv", tha Presidenti Rugova nė njė intervistė pėr radion "Dojēe vele".
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Intervistė me Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova
Besim Abazi
4 janar 2005
Zeri i Amerikes
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova thotė nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se viti 2005 duhet tė jetė periudhė e pėrmbylljes sė procesit tė pavarėsimit tė Kosovės. Duke e cilėsuar dialogun me Beogradin si shumė tė vėshtirė, presidenti Rugova thotė se pavarėsia e Kosovės veē tė tjerash do tė mundėsonte edhe integrimin e plotė tė komunitetit serb. Nė intervistėn dhėnė korrespondentit tonė nė Prishtinė, Besim Abazi, ai shpreh besimin se institucionet qė u themeluan si pjesė e marrėveshjes pas zgjedhjeve tė nėntorit tė vitit tė kaluar, do tė jenė nė gjendje tė pėrmbushin standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare deri nė mesin e vitit 2005.
Zėri i Amerikės: Viti 2004 nuk ishte njė vit i lehtė pėr Kosovėn. Si i vlerėsoni ju zhvillimet politike gjatė kėtij viti nė Kosovė?
President Rugova: Zhvillimet politike dhe zhvillimet e pėrgjithshme ishin pozitive nė Kosovė. Ka vazhduar pėrparimi i filluar qė prej disa vitesh. Rezultat i kėtij viti janė edhe zgjedhjet kombėtare qė kemi mbajtur, tė cilat u zhvilluan nė njė atmosferė korrekte, demokratike dhe tė lira, dhe ėshtė me rėndėsi qė kėto zgjedhje u vlerėsuan pozitivisht edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Rezultat tjetėr ėshtė edhe zgjedhja e institucioneve tė reja nė parlamentin e Kosovės, sepse siē e dini ne nuk kemi zgjedhje tė drejtpėrdrejta tė presidentit dhe tė deputetėve, dhe shpresojmė qė herėn tjetėr do ti kemi tė tilla. Ēdo vit ka vėshtirėsitė e veta, por ato i konsideroj mė shumė si vėshtirėsi tė zhvillimit dhe tė punės sesa si pengesa. Ne kemi pasur njė pėrparim tė mirė gjatė kėtij viti nė Kosovė.
Zėri i Amerikės: Zoti president, siē thatė edhe ju, njė nga sukseset ishin zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti. Dhe fundi i vitit 2004 shėnoi edhe fillimin e punės sė institucioneve tė reja tė dala nga kėto zgjedhje, qė kanė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr pėrmbushjen e standarteve qė do tė ēojnė nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. A besoni ju se kjo pėrgjegjėsi do tė pėrmbushet deri nė mesin e vitit 2005, siē ėshtė pėrcaktuar edhe afati pėr vlerėsimin e tyre?
President Rugova: Do ti pėrmbushim ato pjesė tė standarteve qė kanė mbetur, ato qė ne quajmė standarte prioritare, tė cilat janė siguria, stabiliteti, mbrojtja e minoriteteve, dhe njė element tjetėr qė ėshtė reforma e administratės nė Kosovė - njė proces qė duhet ta fillojmė dhe qė do tė zgjasė mė shumė, si nė tė gjitha vendet e tjera. Deri nga mesi i vitit 2005 do tė bėhet mė shumė vlerėsimi i standarteve qė kemi plotėsuar, sepse ne nuk mund tė krahasohemi me standartet qė u vihen vendeve mė tė zhvilluara, vendeve me pavarėsi tė njohur etj., megjithatė unė mė shumė do tė pėrqendrohem tek vlerėsimi i standarteve, sepse deri me rastin e zgjedhjeve tė kėtij viti, ne nuk kemi pasur njė vlerėsim tė progresit tė proceseve nė Kosovė. Kėtė tani e bėri zoti Petersen nė Kėshillin e Sigurimit, ku dha njė vlerėsim teknik tė standarteve, tė pėrparimit nė Kosovė, qė ėshtė njė hap i mirė. Por gjithsesi, ne jemi tė aftė ti realizojmė kėto dhe ti vlerėsojmė sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare.
Zėri i Amerikės: Zoti president, njė pjesė e mirė e kėtyre standarteve ndėrlidhet me gjendjen e pakicave nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, cili mund tė jetė ndikimi i bojkotimit tė mundshėm tė pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė institucionet e Kosovės, dhe sa mund tė pengojė pėrmbushjen e kėtyre standarteve?
President Rugova: Pakicat dhe grupet e tjera etnike kanė pranuar tė integrohen nė Kosovė ndėrsa pėr serbėt kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, sepse ata akoma jetojnė me logjikėn e vjetėr se nuk ka ndodhur asgjė, manipulohen nga Beogradi, megjithėse njė pjesė dėshirojnė tė integrohen, por kanė frikė. Pra nė kėtė kontektst, pavarėsia do ta zgjidhte edhe kėtė problem. Ne do tė bėjmė ēmos si institucione qė tua ofrojmė tė gjitha shanset qė ata tė integrohen. Dhe tė mos harrojmė se serbėt kanė vendet e rezervuara nė parlamentin e Kosovės sikurse minoritetet e tjera, tani kanė edhe zėvendėsministėr. Pra ne, nga ana jonė si shtet, si shoqėri i kemi kryer detyrimet tona. Ata, nė vendet e tyre ku jetojnė, kanė buxhet tė veēantė, shkolla, ambulanca dhe ne po punojmė edhe pėr lirinė e qarkullimit. Mospjesėmarrja e tyre nuk do ta pengojė procesin e pėrmbushjes sė standarteve, sepse ne duhet tė shikojmė interesat e shumicės sė popullatės sė Kosovės, shumicės sė qytetarėve, dhe natyrisht duke ecur pėrpara nė kėtė fushė, do tė ketė avancim edhe pėr minoritetet dhe minoritetin serb. Pra ne nuk mund ta bllokojmė shumicėn e popullit tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Zoti president, si pjesė e standarteve ėshtė pėrmendur edhe dialogu me Beogradin. Si e shihni ju tė ardhmen e kėtij standarti apo kėtij dialogu?
President Rugova: Ėshtė shumė e vėshtirė. Ne kemi provuar tė bisedojmė gjatė kėtyre dy viteve pėr ēėshtje teknike dhe ėshtė e vėshtirė tė zhvillohet dialog me Beogradin, sepse ato kanė pretendime tė tjera dhe akoma nuk janė liruar nga interesat e tyre pėr Kosovėn dhe ata akoma nuk e kuptojnė se qė nga viti 1999 Kosova ėshtė ndryshe. Mė lehtė do tė ishte tė bisedonim me Beogradin kur tė njihet pavarėsia e Kosovės. Megjithėse ne do tė provojmė; unė mendoj se ėshtė shumė vėshtirė tė bisedohet me Beogradin edhe pėr ēėshtjet mė tė vogla, sepse ata janė shumė tė ngarkuar me ēėshtjet e sė kaluarės sė keqe.
Zėri i Amerikės: Kjo vėshtirėsi, a e bėn edhe mė tė rėndė procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės?
President Rugova: Jo. Janė dy rrugė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės: njohja e drejtpėrdrejtė qė kėrkoj unė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga Bashkimi Europian, qė do tė ishte mė e mirė dhe qė ta pranonin edhe fqinjėt tanė, ndėr ta edhe Beogradi, meqenėse Beogradi nuk ka mė tė drejtė vetoje nė ēėshtjen e Kosovės; dhe rruga tjetėr ėshtė nėse bėhet njė takim i vogėl ndėrkombėtar, ku do tė merrnin pjesė faktorėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, OKB-ja dhe vendet fqinje, dhe ku do tė njihej pavarėsia e Kosovės nga tė gjithė. Megjithatė, unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejt qė ėshtė mė e shėndetshme dhe mė e mirė.
Zėri i Amerikės: Zoti president, tė kthehemi tek zhvillimet e brendshme. Nė tė kaluarėn ju jeni angazhuar pėr njė formė tė qeverisjes me pozitė dhe opozitė. Si e vlerėsoni ju fillimin e punės sė institucioneve tė reja me kėtė formė deri tani tė paprovuar shumė nė Kosovė, pra edhe me njė opozitė nė parlament?
President Rugova: Mund tė them se si fillim gjėrat kanė rrjedhur mirė. Ėshtė bėrė transferimi i pushtetit nga qeveria e mėparshme tek qeveria e re, janė zgjedhur ministrat e rinj dhe ministritė e reja dhe ky ėshtė njė fillim i mbarė i punės. Ne deri tani, siē e dini, kemi pasur njė marrėveshje tė gjerė pėr qeverinė qė ka funksionuar gjatė mandatit tė kaluar 3-vjeēar, ku janė vėnė bazat e institucioneve, ndėrsa tani ėshtė pozitive qė tė punojmė pėr qeverinė me pozitėn dhe opozitėn, sepse kjo do tė jetė mė efikase dhe ne jemi nė njė fazė qė pėrpiqemi tė jemi mė efikasė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė Kosovės. Pra si ēdo vend demokratik, qeveria dhe institucionet do tė punojnė, dhe opozita do tė kritikojė me argumente etj., nė mėnyrė qė tė mos bien nė gjumė ata qė udhėheqin. Megjithatė duhet tė kemi kujdes qė tė bashkėpunojmė nė pikat kyēe tė interesave kombėtare, dhe kėtė e kemi bėrė pėr shembull pėr pavarėsinė dhe zhvillime tė pėrgjithshme nė ēėshtje tė tjera si ēdo sistem demokratik.
Zėri i Amerikės: Ekzistenca e opozitės nėnkupton edhe ashpėrsimin e gjuhės politike. Meqė demokracia nė Kosovė ėshtė ende nė njė fazė tė brishtė, a keni shqetėsim se ajo mund tė dėmtohet nga njė ashpėrsim i gjuhės politike?
President Rugova: Varet nga tė dy palėt; por nė pėrgjithėsi ne kosovarėt nuk kemi ndonjė gjuhė tė ashpėr dhe gjithsesi edhe ashpėrsimi i gjuhės do tė thotė qė punėt tė ecin mė mirė. Unė mendoj se nga ana ime si president i Kosovės dhe institucionet e tjera nuk do tė kemi situata konfliktuoze dhe do tė shohim sa mund tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e pėrgjithshme. Megjithatė, mendoj se do tė shkojmė mirė.
Zėri i Amerikės: Zoti president, pas themelimit tė koalicionit qeveritar ėshtė folur shumė se ai mund tė jetė i lėndueshėm edhe pėr shkak tė marrėdhėnieve me Gjykatėn e Hagės duke iu referuar mė shumė intervistimit tė kryeministrit Ramush Haradinaj nga ana e hetuesve tė kėsaj gjykate. Cili ėshtė komenti juaj?
President Rugova: Ka pasur mendime tė ndryshme, spekulime tė ndryshme, por bazė ligjore dhe kushtetuese nuk ka pėr tė penguar zotin Haradinaj tė jetė kryeministėr i Kosovės, do tė thotė as nga kushtetuta e Kosovės apo nga korniza tė tjera ligjore. Siē e dini ai ka bashkėpunuar me gjykatėn gjatė intervistimit, pra ėshtė njė proces ligjor dhe plotėsisht demokratik, dhe ky do tė vazhdojė.
Zėri i Amerikės: Ēfarė prisni nga viti 2005 pėr Kosovėn?
President Rugova: Tė njihet pavarėsia sa mė shpejt, gjė qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte prespektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik, demokratik dhe pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne kemi ecur shumė shpejt gjatė kėtyre 5 viteve dhe pavarėsia do tė hapte prespektiva tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės apo Europės. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet tė marrim kredi dhe garantim tė investimeve, dhe me njohjen e pavarėsisė do tė kishim mė shumė mundėsi, pasi shumė institucione ndėrkombėtare thonė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė i pengon kėto procese. Pra, dėshiroj qė nė vitin 2005 kjo tė realizohet.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Ne link-un e meposhtem gjeta nje pergjigje ne pyetjen tuaj:Postuar mė parė nga Irfan
http://forumishqiptar.com/showthread...8&page=1&pp=15 postimi #1
Corriere della Sera: Si do tė jetė Kosova e pavarur ? Ēfarė flamuri do tė ketė? A do tė ndryshojnė kufijtė?
Ibrahim Rugova : Flamuri ynė ėshtė gati tashmė. Njė shqiponjė shqiptare nė njė qark tė kuq tė vendosur nė sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancės dhe Europės. Do tė jetė edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtė i Kosovės, si dhe njė yll me gjashtė cepa, ylli i Skėnderbeut. Ndėrsa, kufijtė nuk do tė ndryshojnė; nėse e bėjmė kėtė do tė kemi konflikte nė tė gjithė Ballkanin.
Irfan,
Duke iu falenderuar postimit te mesiperm te Drinit, ke mundesine qe te lexosh se cfare tregojne simbolet qe perbejne flamurin e propozuar (tashme te perdorur) te Dardanise?
Po e postoj edhe nje here, kesaj rradhe te pa cituar:
Corriere della Sera: Si do tė jetė Kosova e pavarur ? Ēfarė flamuri do tė ketė? A do tė ndryshojnė kufijtė?
Ibrahim Rugova: Flamuri ynė ėshtė gati tashmė. Njė shqiponjė shqiptare nė njė qark tė kuq tė vendosur nė sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancės dhe Europės. Do tė jetė edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtė i Kosovės, si dhe njė yll me gjashtė cepa, ylli i Skėnderbeut. Ndėrsa, kufijtė nuk do tė ndryshojnė; nėse e bėjmė kėtė do tė kemi konflikte nė tė gjithė Ballkanin.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 11-01-2005 mė 05:43
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Flamuri i brahim rugov popit qe e mban ne dhomen e vet te fjetjes
Valla veq ne mbajt ne dhom te fjetjes ku do te knaqen tue shique ai me gruen e vet ,se per Flamur te shtetit te ardhshem te Kosoves as mos te mban ymyd as ai as juve qe u pelqen
Po kush na koka brahim rugov-popi te luaj si don e si e porositin te tjeret me Flamurin ton ei ???????????
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
O pleq, perse ēani kot koken!
1) Kosova akoma nuk eshte shtet i pavarur dhe ne fakt nese shikohen rethanat aktuale, nuk ka per t'u bere shtet i pavarur ne 10 vitet e ardhshme!
2) Nese Kosova do behej shtet i pavarur, duhej te kete edhe flamur e simbole kombetare te ndryshme nga ato te Shqiperise!
"HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.
Postuar mė parė nga Arb
Si doni ta quani,ai nuk eshte flamuri i shqipetareve te Kososves...
Ai eshte nj flamuri i imponuar, i berber,komplikuar nga disa persona qe jan marre me te(e din me mire ata qe ekan bere)...
Papa,nuk eshte shqipetar.Ai nuk flet shqipe.
Corriere della Sera edhe ky nuk eshte shqipetar.....
Evropa, eshte ajo qe ka qene,qe bere cope e mishit tokat shqipetar....mos e harroni kete....!
Ku ishte Evropa para ca vite,ku ishte ne luftene e Kosoves,fal Zotit qe i ja shtini ne Zemer Amerikaneve per ti ndihmuar shqipetareve.
Flamuri e ndrruan edhe Regjimi Komunis ne Shqiperei,mos e harroni kete te kaluare,se nuk eshte mıre....!
Sa per kufit do te vjene koha per ti ndryshuar,ketu nuk vete as Evropa,kjo se shpejti do te jete...!!!
jU FALİMİNDEROJ QE PANİ ARRİTUR T'M GJENİ PERGJİGJE......
Edhe
Dhe mos shkoni large,se ndoshta nuk do te keni fate te ktheheni....
Nuk dua shume te flase,vete nje gje dua ta theme pasi jam shqipetare....!!
Corriere della Sera ,keti personit i vjene mire qe shqipetaret e Kososves kan ndrruar flamurin e tyre shekullor,i vjene mıre qe shqipetaret e Kososves e quajn vete se nuk jan shqipetare dhe se jan te ardhur ne Ballkan aty ka shk.21. te eres se re,para 5 vitesh.
Dhe se jan sllave,nuk jan ata shqipetaret qe i pergjajne popullit te shtetit shqipetare....
Vetem te para,Keshte shkohet,duke e muhuar vete si shqipetar,duke ven nje kryqe ne mese te shqiponjes, duke vene nje ngjyre te kaltert, qe dregon se jan sllave,velleser me Serbet,nje parazit i lenen nga kumuniste..
Lufta ne Kosove u be per flamur Kuqe e Zi, e jo per kete flamur.
Pse Rugova para luftes nuk e ndrroj flamurin,dhe lufta ne kososve nuk do te behet.
Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli
Krijoni Kontakt