LDK sqaron se nuk ka lidhje me tė ashtuquajturėn organizatė "Sigurimi i atdheut" dhe me deklaratėn e saj
Prishtinė, 15 korrik - Kryesia e LDK-sė me anė tė njė komunikate pėr opinion sqaron se nuk ka lidhje me tė ashtuquajturėn organizatė "Sigurimi i atdheut" dhe me deklaratat e saja.
"LDK-ja nuk ka asnjė lidhje me tė ashtuquajturėn organizatė 'Sgurimi i atdheut' dhe me deklaratėn e saj tė paradoditshme.
Me kėtė rast Kryesia e LDK-sė bėn tė njohur faktin se i qėndron besnik traditės dhe kulturės tolerante, tė kultivuar pėr mė shumė se 15 vjet rresht.
LDK-ja tash e sa kohė njihet si parti e vlerave tolerante dhe demokratike, andaj konsiderojmė se deklaratat e tilla, kanė pėr qėllim tė njollosin emrin, imazhin dhe kulturėn politike tė LDK-sė, kanė qėllim tė caktuar politik dhe janė nė funksion tė proceseve destabilizuese, aq mė tepėr kur gjendemi nė prag tė zgjedhjeve nacionale.
Kryesia e LDK-sė kėrkon nga organet e drejtėsisė dhe tė rendit qė ta hetojnė sa mė parė rastin e asaj deklarate dhe autorėt e saj tė sillen para organeve tė drejtėsisė.
Njėkohėsisht u bėjmė thirrje anėtarėsisė, simpatizantėve tė LDK-sė dhe qytetarėve tė Kosovės qė tė mos bien pre e kėtyre deklaratave tendencioze", thuhet nė fund tė kėsaj komunikate tė Kryesisė sė LDK-sė.
QIK-u
Krijoni Kontakt