nga Hashim Thaēi
Simbolet dhe statusi (konfuzioni-qartesia)
Kosova ka identitet politiko-juridik, por jo etno-kulturor
Procesi i krijimit tė kombeve dhe shteteve gjatė zhvillimit tė tyre shoqėror ka specifikat e veta tė veēanta historike dhe politike pėr shumė popuj e vende, tė pėrcjellura shpesh me luftėra pushtuese dhe ēlirimtare mes popujve, shteteve ose dhe religjioneve.
Kombi shtet dhe kombi kulturor
Shumica e vendeve evropiane, jo pa dhimbje i kanė kaluar kėto zhvillime tė ndėrtimit-kombit-shtet, shtetit-komb,(vetėm nė Angli dhe Francė arritėn qė shteti dhe kultura tė bashkohen nė njė tėrėsi). Por, (evropianėt) arritėn me herėt t'i zgjidhin kėto probleme, sesa pjesa mė e prapambetur e saj, vendet dhe popujt e Ballkanit, ku ende vazhdojnė ngatėrrimet dhe kontestet etnike e territoriale.
Koncepti politik i kėtij fillimi-shekulli ėshtė: jo ēdo shtet duhet tė pėrfshijė njė komb, kurse filozofia e politike e shek-IX prezentonte tė kundėrten.
Popujt qė arritėn tė grumbullojnė brenda kufijėve tė shtetit tė vet shumicėn e pjestarėve tė etnitetit tė tyre arritėn tė krijojnė shtetin kombėtar dhe tė imponojnė konceptin politik tė kombit, ndėrkaq popujt qė ishin tė shkapėrderdhur nė shumė shtete, zgjodhėn rrugėn tjetėr: identitetin kombėtar e barazuan me prejardhjen etnike, kulturore e jo politike dhe shtetėrore.
Nė formacionin e parė, atė tė kombit politik dhanė kontributin e vet francezėt, gjermanėt, amerikanėt, etj, ndėrkaq nė grupin e dytė u pozicionuan gjermanėt, italianėt, por sipas interesit kombėtar edhe shqiptarėt etj. Po tė pranonin shqiptarėt jashtė kufijėve tė shtetit (Shqipėrisė) tė zbatonin konceptin e kombit politik, atėherė do t'i hapnin rrugėn asimilimit brenda shteteve ku forcėrisht u futėn.
Sot, nė kėtė proces tė komplikuar ėshtė duke kaluar edhe kombi shqiptar.
Identiteti kombėtar gjithmonė e ka forcuar identitetin politik tek shqiptarėt (nė Shqipėri). Ky proces vazhdon tė zhvillohet edhe nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi. Politika shqiptare mėton t' i ndėrrojė identitetet politike tė shtetetve ku ata jetojnė. Me Marrėveshjen e Ohrit, Maqedonia nuk ėshtė mė shtet eskluziv i maqedonasve, por ėshtė shtet politik edhe i shqiptarėve dhe etnive tė tjera.
Joidentiteti politik u ka kushtuar shqiptarėve gjatė historisė. Luftonin vazhdimisht, por nuk fitonin, ngadhėnjyesit pėrcaktoheshin nė negociata (konferenca). Ndodhnin reflektime jo tė drejta nga tė "mėdhenjtė" e asaj kohe, nė raport me shqiptarėt, por, edhe kėta tė fundit nuk reflektonin koncept tė qartė politik. Duke respektuar hulumtimet shkencore, analizat politike dhe realitetin faktik mund tė konkludojmė se njė pjesė e madhe e shqiptarėve nuk janė komb shtetėror, por kulturor.
Nė ēfarė faze ndodhemi sot
Shqipėri: ėshtė i ndėrtuar dhe konsoliduar identiteti kombėtar dhe ai politik, por, megjithė pėrvojėn 90 vjeēare shtetformuese, nė nivel tė theksuar mungon identiteti modern shtetėror.
Kosovė: Duke u nisur nga rrethant tragjike, qė ka kaluar (populli shqiptar nė Kosovė), identiteti kombėtar ėshtė mė i formėsuar se nė vendet tjera ku jetojnė shqiptarėt. Vėrehet procesi i transformimit nga kategoria popull nė atė tė kombit. Po krijohet identiteti politik nė pėrputhje me ndėrtimin e identitetit shtetėror, qė ėshtė nė procesin embrional.
Maqedoni: Ėshtė ruajtur identiteti kombėtar, vetėm si kategori etnike, kulturore, por ėshtė hapur shtegu pėr pasurimin e semantikės politike, nėse merret parasysh (respektohet) orientimi pėr ndėrtimin e identitetit ko-multi-shtetėror tė Maqedonisė.
Preshevė: Vazhdon ruajtja e identitetit kombėtar, por ekskluzivisht si kategori etno-kulturore. Nuk ka lėvizje kohezive dhe kohernte politike. Shqiptarėt bėjnė pjesė nė kuadėr tė identitetit shtetėror tė Serbisė.
Mal i Zi: Identiteti kombėtar ėshtė nė nivel mė tė ulėt se sa nė vendet tjera ku jetojnė shqiptarėt (diskriminimi nga pushtetet e mėhershme ishte mė i theksuar), ndėrsa identiteti politik ėshte i ēthurur. Shqiptarėt janė pjesė pėrbėrėse e identitetit shtetėror tė Malit tė Zi.
Nė pėrgjithėsi shqiptarėt janė nė procesin e transformimit kompleks (psikologjisė sė jetės shoqėrore nė rrethanat e reja) nga dimensioni apolitik tradicional nė atė tė kategorizimit perėndimor, ndonėse ende ka reflektime tė fuqishme tė mendėsisė orientale, edhe pse nė shikim tė parė reflektojnė vizuelitet perėndimor.
Aktualisht ndodhemi nė njė realitet shumė tė ndieshėm pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar, por, edhe tė rajonit si tėrėsi. Si pėr ēdo komb apo vend tjetėr, po ashtu edhe pėr shqiptaret ėshtė krijuar njė situatė e favorshme, e shoqėruar me pengesat e zakonshme .
Pėrkrah drejtėsisė nė mėnyrėn mė parimore janė pėrkushtuar dhe rreshtuar veēanėrisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shtetet e Bashkėsisė Evropiane pėr zgjidhjen e problemeve tė rajonit nė mėnyrė tė qetė, me komunikim tė arsyeshėm, transparent dhe prezencė konkrete gjatė kėtij zhvillimi tė rėndėsishėm historik.
Debati, parlamenti dhe referendumi
Nė kohėn e propozimeve (iniciativave) tė drejta nga ndėrkombėtarėt pėr Kosovėn, tė cilat po pėrshėndeten nga vendorėt, po promovohen edhe projekte jo shumė konstruktive pėr rrugėt qė duhet ndjekur kosovarėt nė integrimet e rėndėsishme ndėrkombėtare.
Vendorėt (kosovarėt) duhet tė reflektojnė me syēelėsi dhe vendosmėri nė kėte drejtim, jo tė mbesin vetėm nė rrafsh tė shprehjeve tė thata simbolike - patriotike ( pavarėsi, pavarėsi, pavarėsi), siē jemi mėsuar tė dėgjojmė pėr kohė tė gjatė, duke mbetur nė ndjenjė vetėkėnaqėsie dhe izolimi.
Kohėt e fundit ėshtė intensifikuar debati lidhur me identitetin kosovar. Vetė motivi i hapjes sė kėtij kontesti ėshtė i diskutueshėm dhe konfuz. U vėrsulėn "simbolistėt", detalistėt, ndonjė "diplomat", intelektual i "pavarur" u kapėn nė njė temė qė fillin e ka problematik. Sqarim: ky debat ėshtė i sponzorizuar, e jo i motivuar nga logjika e shėndoshė qytetare e intelektuale, prandaj qė nė fillim ėshtė i gjykuar tė dėshtojė.
Tė flasėsh pėr identitetin kosovar, si njė kategori etno-kulturore, jo vetėm qė ėshtė njė nonsens, por edhe ėshtė punė joproduktive. Prandaj, ky debat do duhej tė pėrmbyllej me formulėn e drejtė, tė pa kontestueshme nga aspekti shkencor, politik dhe juridik: KOSOVA KA IDENTITET POLITIKO-JURIDIK, POR JO ETNO- KULTUROR.
Kosova rrugėn e integrimeve ndėrkombėtare duhet ta kalojė si identitet i pavarur juridiko-politik, me tė gjitha obligimet e pėrgjegjėsitė si subjekt juridik - shtet, dhe assesi qė e ardhmja e Kosovės tė rikthehet nė kontrollin e Beogradit apo ndonjė krijese tjetėr, e cila do t'i vėshtirėsonte proceset demokratike nė rajon.
Deklarimi i qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi nuk ėshtė vetėm pėrcaktim nė nivel liderėsh, por ėshtė gjithėpopullor. Devijimi i lidershipit nga ky pėrcaktim i humb vetes tė drejtėn tė prezentohet si i tillė dhe ta pėrfaqėsojė vullnetin e qytetarėve.
Me qėllim tė realizimit sa mė tė shpejt tė projektit pėr pavarėsinė e Kosovės, duhet ndėrmarrė hapa konkretė nė plotėsimin e kushteve politike dhe gjeostrategjike, nė bashkėpunim mė ndėrkombėtarėt.
Politika e avazit tė ikonave dhe simbolikave patriotike i ngjan mė tepėr file-ve tė tipit shortcut-ve, qė janė operime nė desktopat kompjuterikė, sesa qė kanė pėrmbajtje dhe substancė.
Kosova po krijon identitetin e vet, duke forcuar bindjen serioze tė botės demokratike pėr pėrcaktimet e veta tė drejta politike dhe gatishmėrinė e partneritetit nė proceset e integrimeve euro-atlantike.
Qytetarėt e Kosovės nė shtetin demokratik duhet t'i kenė simbolet e veta tė veēanta shtetėrore, siē i ka ēdo shtet tjetėr. Ėshtė punuar pėrmbajtėsisht nė kėtė drejtim. Si institucione tė rėndėsisė sė veēantė, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, Shėrbimi Policor i Kosovės, etj. kanė simbolet e pranuara nga tė gjithė nė Kosovė, por tė njohura edhe nga bota perėndimore.
Por, pėr ēėshtjen simboleve pėrkundėr rėndėsisė sė madhe, nuk duhet humbur energji, tė shkaktohen kriza tė panevojshme politike dhe shoqėrore.
Nxitimet e karakterit egoist, tė shprehur me gjeste feude tė bajraktarizmave si "kush i pari i'a nisi ore ", paraqesin mjerim politik tė individėve qė vuajnė nga kėto komplekse.
Shteti krijon simbolet, e jo simbolet shtetin
Propozimi pėr ndėrrimin e flamurit kombėtar pikėrisht nė ditėn e flamurit (28 Nėntor), nga Simboli i Simbolikave nė Kosovė, ėshtė mė tepėr se ngacmim tallės, i cili na sjell para njė rreziku qė secilit (lider), qė i teket, e kur t'i teket, nėse vie nė krye tė vendit, t'i ndėrrojė ato me projekte (dizajne) tė veta familjare etj. Nesėr, dikujt (ndonjė presidenti tjetėr) mund tė mos i pelqėj ngjyra, dikuj shqiponja...
Qytetarėt e Kosovės, megjithė shumė-etnitetet qė jetojnė kėtu, nuk kanė kriza simbolesh tė identitetit tė tyre nacional. Shqiptarėt nė veēanti, si shumicė qė pėrbėjnė territorin e Kosovės, kanė ruajtur, kultivuar dhe pasuruar identitetin kombėtar dhe simbolet e veta, qė i ka pėrdorur nė gėzime dhe mortje.
Larg ēdo nostalgjije, por me respekt: ceromonitė e varrimit tė dėshmorėve nuk janė bėrė pa praninė e flamurit kombėtar, as betejat apo demonstratat e mėdha pėr ēlirim nuk kanė filluar pa u kėnduar himni kombėtar. Luftėtarėt e mbanin shpesh flamurin nė gji dhe tė rėnin nė istikame (dėshmorin) e mbulonin nė fytyrė me flamur kombėtar dhe me ndėrime tė larta ushtarake e varrosnin.
Nisur nga shumė faktorė e arsye logjike, pavarėsisht komplekset e individėve, popullit shqiptar nė Kosovė nuk ka nevojė t'i ndėrrohen, ēoroditėn simbolet kombėtare dhe ato tė zėvendėsohen me dekorime "private" familjare, nga njeriu i ēfardo pėrgjėgjėsie momentale, qė mund tė ketė ai/ajo. Mjaft e kanė nėpėrkėmbur flamurin shqiptar komunistėt, duke e ideologjizuar si nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė! Pėrbuzje tė tillė nuk duhet lejuar tė bėjnė sot anarkistėt "demokratik" nė Prishtinė apo gjetiu.
Simbolet e shtetit janė ēėshtje pėr tė cilat nė Kosovė duhet hapur debat serioz, transparent institucional. Shumėsia e propozimeve ėshtė e domosdoshme: propozime publike (ide pėrmbajtėsore, mesazh dhe aftėsi dizajnuese), diskutime nė parlament, klube akademike, integrim nė diskutim i shoqėrisė civile, i personaliteteve publike qė do tė thoshin opinionin e tyre pėr kėtė ēėshtje. Simbolet shtetėrore askund nė botė nuk janė pėrcaktuar e nuk do tė pėrcaktohen nga lideri-(rėt) politik, komandantėt, shkėnctarėt, kryeredaktorėt, dizajnuesit, missi apo misteri, por, nga PROJEKT-IDEJA e hedhur, e qėlluar dhe e pranuar nga shumica e qytetarėve, e legjitimuar pėrmes procesit deklarues - vendimmarrės REFERENDUMIT.
Kosova do tė jetė shtet i tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė kėtė vend. Nė Kosovė do tė ndėrtohet shtet sipas konceptit qytetar e jo etnik.
Nuk do tė kėtė gjuhė kosovare, sepse edhe nuk ka gjuhė tė tillė, por po ndėrtohet identiteti politik dhe shtetėror i Kosvės, identitet ky i cili do tė rrjedh prej atij kombėtar (i pranueshėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr minoritetet qė jetojnė nė Kosovė). Shembulli i Zvicrės: nuk ka gjuhė zvicerane, por ka shtetas zviceran, ose nė Austri, ku nuk ka gjuhė austriake, por ka shtetas austriakė.
Sigurisht nė Kosovė dot tė jenė dy- tre gjuhė zyrtare, si rastin e Zvicrės: gjermanishtja, italishtja, frėngjishtja dhe gjuha retoromane, apo ne Austri: gjermanishtja, hungarishtja, kroatishtja, italishtja.
Nė Kosovė do tė kėtė identitet tė dyfishtė: kombėtar dhe shtetėror.
Sot, prioritetet kryesore tė institucioneve dhe qytetarėve tė Kosovės duhet tė jenė:
Pavarėsia dhe demokratizimi real i Kosovės,
Krijimi i rrethanave pozitive pėr njohjen ndėrkombėtare tė saj, e pastaj vijnė tė tjerat...
Shteti krijon simbolet, e jo simbolet shtetin.
![]()
Krijoni Kontakt