Close
Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 376
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Zoti "Ibrahim Rugova" kujdes kur flet per ndrrim te FLAMURIT E TE HIMNIT KOMBETAR. Se te pret vetem PLUMI I PUSHKES. ISA BOLETINI KUR PUTHI FLAMURIN KOMBTAR SHQIPETAR I DOLEN DY PIKA LOTI DHE E LA AMANET RUAJTJEN E FLAMURIT DERI NE VDEKJE dhe ISMAIL QEMAL VLORA JA LA KETE AMANET TER BIJVE TE VLORES E GJITH SHQIPERIS.

  2. #92
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga demir
    Zoti President i Shqiperis se Veriut Zoti "Rugova" Po a ke diskutu me kreret e shqipetareve dhe a e ke hedhur ne referendum mbar kombetar ndrrimin e FLAMURIT E TE HIMNIT KOMBETAR, se FLAMURI DHE HIMNI KOMBETAR esht NDERI,KRENARIA,TRIMERIA,HEROIZMAT,GJAKU I DESHMOREVE qe i perket 16.000.000 milion shqipetareve, dhe se per ndrrimin apo per gjen me te vogel qe ka te bej me FLAMUR E ME HIMNIN KOMBETAR duhet te votojn krejt shqipetart ne Shqiperin e Madhe e ne ter Boten. Po ta hedhim ne referendum kete per ndryshimin e FLAMURIT, do votonin o% ->dhe per ruajtjen e FLAMURIT do votonin 10000000000000000000000000000000000000000000000000 00000000000000000000000000000000000000000000000000 000000000000000000000000000%FLAMURIN KRENAR SHQIPETAR SKA MUJT ME NA E NRRU ROMA E LASHT- AS TURKU AS -GREKU AS -SERBI. RROFT "FLAMURI SHQIPTAR KOMBTAR" RROFT "SHQIPERIA MADHE" RROFT "CAMERIA" RROFT "SIMBOLI KOMBETAR FLAMURI KUQ E ZI"




    Po Demir ke te drejte ate gje nuk mund ta vendosi nje person i vetem ate gje do ta vendosi populli shqiptar i kosoves me ane te referendumit nqs kjo gje pranohet nga kuvendi i kosoves.

    Tani sa per plumbat dhe per gryken e pushkes,bravoooooooooooooooooooooooo keshtu bejne trimat
    .........................

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga krokodili_73
    "Flamuri eshte gati (Rugoa tregon nje qe eshte ne salle, prane atij shqiptar). Shqiponja shqiptare ne nje rreth te kuq ne sfond blu, qe eshte ngjyra e qiellit tone, i tolerances dhe e Europes. Ka te shkruar edhe "Dardania", emri antik i Kosoves, dhe nje yll me gjashte cepa, ati i Skenderbeut. Kufinjte? Jo, jane te paprekshem. Nese do i prekin, do te hapeshin kontestime ne te gjithe Ballkanin".


    Ky asht flamuri qe gandi me shall ka venos me ja ven kosoves. Musolini i vuri dy sopata anash, komunistat i vune nje yll siper e sipas rastit nai draper, rugova po na e ben flamurin e ekipit te futbollit te sharrit ne flamur kombetar.
    Flamuri nuk eshte nje cop e bukur me ngjyra, po ai perfaqson identitetin e nje kombi, dhe ne rastin e kombit tone, perfaqson deri diku historine tragjike tonen, gjakun qe kemi derdhur kur jemi therur ne mase nga turqit, nga serbet, nga greket, apo dhe mes vetes tone. Per me teper, ne rastin e Kosoves, eshte ai flamur qe nenat kosovare i rriten femijet e tyre ne djep, eshte ai flamur qe i nxorri shqiptaret ne demostrata ne 80, po ashtu ai qe u ringjyros me gjakun e shqiptareve ne lufte per te cliruar kosoven nga zgjedha sllave serbe.
    Po ky pleshtacuqi me shalle ne qafe, nga e nxorri ket qe mban ne xhep. Cfare do te shprehi. A vertet mendon gandi i kosoves se pavaresia e kosoves varte nga flamuri i sharrit. Jo mister pleshtaruc, ate e vulosen me gjakun e tyre A jashari e trimat e tjere, jo shalli i ftohjes tende kronike. Megjithate, kam pershtypjen se dhe flamuri i ktij megallomani do celebroje sovranitetin e pleshtarucit ne zyren e tij. Pfffffff idioti

    heu po i menqur koke more krokodil veq nuk po dishe kurgja po a ty tka met mi msu rugoven a, hajt ta pasha hajrin kryje naj shkoll e banu mas pari per familjen tane e edhe per shoqri qajo eshte detyra e jote se i vockel je ti me mesu Rugoven ti vetem mundesht me flliq me goj e me tregu sa i kulturuar je e asgje me teper po a nuk pi shihni qi ati nuk esht kah ja nin hiq veq qka po i rritet elektorati edhe qitash ka me i fitu kokrrat e ju me qito men kurr nuk fitoni gja

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Nuk ka Rugov e as fuqi ne bot me nrru FLAMURIN KUQ E ZI 2.000 vite FLAMUR. VETEM nje REFERENDUM MBAR KOMBETAR DUKE FILLUAR NGA CAMERIA, SHQIPERIA, KOSOVA ,PRESHEVA, METVEGJA, BUJANOVCI, MALI I ZI, MAQEDONIA E GJITH SHQIPETARET E BOTES. RRUGOV..... LE TA MYLL SQEPIN se PER SA I PERKET HIMNIT KOMBETAR E FLAMURIT TE SHENJT NUK E KA NE DOR RRUGOV... PO E KAN NE DOR 15.000.000 SHQIPETAR

  5. #95
    Ashte shum tragjike kur njeriu e shef nje krize kosovare si ekonomike ashtu edhe politike qe ashte normale kur nje vend del nga lufta i ka edhe keto peripeti a ashte Rugova musliman a e ka lexu Hashimi kuranin a ka shku ndonjehere Ramushi ne xhami.Do te isha shum i lumtur po ta pritja nje dite qe me nje interviste te RTK ne popull 60%te popullsise Kosovare nuk do ta dinte se kush ashte kryetar i kosoves.Atehere do te kishim shenja te qarta se populli ashte aq shum i preokupuar me pune sa as kryetar nuk do ta dinte se kan e ka.Kur politika kalon ne ODA shqiptare duke pire Qaj e Duhan e atehere qeveria e kosoves do te mirrej me improtimin e te gjitha gjerave ushqimore e nuk do te kete kohe te mirret me rregullimin e neneve kyqe per krijimin e nje shteti Kosovar.

  6. #96
    Ndrrimi i flamurit ndrrimi i emrit te Kosoves ne Dardani aspak nuk ashte jo patriotike apo fatale per Shtetin tone Kosovar aspak nuk ashte me pak patriotik Flamuri i tashem shqiptar qe ashte pa yll e e mbajti 50 vite yllin nuk e ka humbur peshen e patriotizmit.
    E kuptoj se per shumicen e Kosovarve e edhe per mua ashte e veshtire qe te qendrojme nen hijen e nje Flamuri me pak ndryshime po me nje qellim historik se te gjith duhet ta dijme Kosova do te Pranohet si shtet i pa mvarun e jo si pjese e shqiperise qe edhe kjo nuk ashte tragjike per momentin deri sa une e te gjith Kosovaret kalojme ne shqiperi pa pasaporte vetem me nje kontrolle rutinore te lejes se njoftimit,qe nje kontrolle te till mund ta kryej cilido polic nese merr rrugen Tiran- Durre. Nje shtet i till do te kete flamurin e vet stemen e vete,duhet te mbizoteroj mendjehollesia e arsyeja te mos mendohet me nje Gjak nxehtesi,Qellimi ashte Pavarsija.Kur une isha ne Shqiperi pas rrezimit te sistemit monist,une sa vrejta ne shum dasma shqiptare beheshin pa flamurin shqipetar qe te them te drejten me pengonte,mirpo pas nje analize disa diteshe qe une i bera vetevetes shum ishte normale per banoret e Tiranes qe nuk e mbanin Flamurin ne dasma,atyre askush nuk ju ndalonte ne ate kohe qe ta mbanin flamurin,kurse ne Kosove ate kohe edhe pse flamuri shqipetar e kishte Yllin ma te madh se sa vete Shqiponja ne flamur ne e mbanim.Nuk e di sa jam i qarte ne kete teme,po shansin historik per Mevetesimin e kosoves nuk duhet ta leshojme,pas nje procesi historik te pranimit te Kosoves si shtet atehere kemi mundesi qe te qelim tema tjera per rregullimin e shtetit askush mbasandej nuk mundet me ta dirigjue politiken si tani qe jan duke e bere po ashte nje proces kalimtar e duhet ta marrim maximumin e mundure qe ashte duke na u ofrua.

  7. #97
    Kriza ekonomiko politike kosovare

    Hapja e nje teme per krizen Ekonomike dhe politike te kosoves do te ishte e mireseardhur nga ne te gjith qe te shtjellohet e te bisedohet rrethe saj dhe te gjindet nje zgjidhje sa me e shpejte pa tensionime dhe me gjake ftohesi nuk ashte faji i askujte qe jemi ne nje gjendje te till eshte situate e mbas luftes dhe ashte reale qe te jete ekonomia jone ne nje gjendje te till,pas nje lufte barbare dhe shkaterruse qe e perfshiu kosoven jo vetem ne vitin 1999 po qe nga viti 1990.

    Kur kemi parasysh se jemi ne nje krize ekonomike shum te veshtir e tani askush nga qeverija e Kosoves dhe te Unmik-ut nuk ka nje program te caktuar per tej kalimin e nje krize te till populli i Kosoves qfare do te pres ne zgjidhjet e ardhshme.
    Kush do ta kete rastin qe ta gezoj voten e shenjte te popullit per nje pozite me nje pergjegjesi aq te madhe.Dihet se Ibrahim Rugova duhet te largohet nga kjo pozite zgjidhja e tij do te bie nga kombinimi ose me zgjidhjen e tij prap per Kryetar atehere Kosova do te kaloj ne nje sistem Monist te tipit te ri qe askush nuk do te mund ta shpjegonte edhe pse nje gje e tille ka ndodh Ibrahim Rugova ashte kryetar i kosoves qe nga viti 1990,zgjidhja e ma shum se dy here e nje kryetari ne sistemet demokratike nuk do te ishte e pranushme ose do te kalojme ne nje diktature te quajtur Titoiste te moderuar,qe ne perfundim kam frike se do te kete pasoja te paprashikueshme.

    Sa ashte populli i kosoves i pregaditur qe ti beson voten ndonje partie tjeter opozitare ne Kosove ose sa do te jete Unmiku i pregaditur qe ta pranoj nje antatr te UCK ne postin e kryetarit pasi qe e dime se bisedimet Prishtine- Beograd duhet te zhvillohen per qeshtjen perfundimtare te Kosoves sote ,neser apo ne 10 vitet e ardhshme nuk ashte me randesi ato duhet te mbahen.
    A do te jete Rugova i gatshem qe te terhiqet nga nje pozite e till pasi qe te gjith e dime se ka nje merite te madhe per internacionalizimin e qeshtjes se kosoves ne skenen boterore,Ndersa UCK ka meriten me peshe te njejte per shpejtesimin e procesit te intervenimit te bashkesis nderkombetare ne Kosove.
    Sipas te gjitha gjasave qershori i vitit 2005??.. duhet ta percaktoj statusin e kosoves nese jo duhet te pritet 2010 !!

    Kriza Ekonomike

    Per qeverin e Kosoves ashte nje moment historik qe te gjeje zgjidhje per tejkalimin e krizes te krijuar ne vitet e pas luftes me nje program shum te shpejte per zgjidhjen e papunesis te rinise Kosovare.Sa do te jemi te gatshem per nje program te till kur dihet se kosova nuk ka financime te jashtme te gjitha financat vijne nga doganat dhe pagesa e rrymes me nje qmim astronomik qe shumica e popullsise nuk ka te ardhura per egzistence e jo ma ta paguaj rrymen qe ashte 5 here ma e shtrejte te prodhohet se sa te importohet rezultat i nje biznisi te till ashte krijimi i kodrave artificiale te hirit ne afersi te elektranave dhe ndotja e ambijentit.
    Derdhja e miliardave Euro ne elektranat kosovare per riparimin e tyre ka qene nje mundesi e hatashme per hajdutet qe te pasurohen si ata nderkombetar te jashtem dhe per ca drejtor shqiptar te pa ndergjegjshem.
    Fillimi i punes ne minierat Kosovare ashte vetem nje enderr per momentin jo vetem per shkak te situates qe e kemi ne Mitrovice po duhen me miliarda Euro investime per pregaditjen e minierave per pune.
    E vetmja mundesi momentale ashte zhvillimi i nje ekonomie te vogel me programe te caktuara per nevojat e kosoves dhe ajo ma me randesi qe ashte gjetja e formave per dhanjen e kredive per zhvillimin e fshatrave kosovare krijimin e kushteve qe te ribanohen fshatrat qe u boshatisen pas luftes.

    Me nderime
    ZeOs
    ZEOS

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Korrik 7, 2004

    DARDHAT E KOMBIT KOSOVAR


    Ilir KULLA

    Njė pjesė e akademikėve tė Kosovės apo tė ashtuquajtur akademikė tė shkencave kosovare kanė vendosur nėn sugjerimin e Presidentit. Rugova tė bėjnė njė studim dhe tė paraqesin njė dokument themeltar qė do tė aprovonte njė gjuhė tė re ballkanike, gjuhėn kosovare. Nuk ėshtė njė shaka e radhės qė vjen nga Kosova, por ėshtė ēudia e vazhdueshme e radhės qė vjen nga Kosova, nga njė pjesė e njerėzve qė vazhdojnė ta ngasin kalin mbrapsh nė Prishtinė. Nė vitin 2000 nė Rezidencėn e tij, shtėpi private "Presidenciale" nė Velani, dr Ibrahim Rugova paraqiti para kamerave flamurin kosovar, njė flamur tė padalė nė skenė ndonjėherė mė parė. Z Rugova shpjegoi se ai ishte njė flamur qė shpjegonte mė thellė identitetin kosovar. Sipas dr Rugovės Kosova ishte pasardhėse e Dardanisė, Dardani do tė thotė toka e dardhave. Bijtė e shqipes nė Kosovė atė ditė tė vitit tė dymijtė tė lindjes sė Krishtit mėsuan se ishin dardharė. Klasa politike nė Kosovė e komentoi me rezerva kėtė dalje publike tė Rugovės, njė pjesė e saj e justifikoi me qėllimin pėr tė pasur simbole tė ndryshme shtetėrore nga ato tė Shqipėrisė, meqė Kosova po shkonte drejt krijimit tė shtetit tė vet. Ky arsyetim ėshtė i drejtė, pėrsa kohė flitet pėr simbole shtetėrore. Por duket se qėllimi i kėtyre "shkencėtarėve dhe intelektualėve" dardharė nuk paska qenė formal dhe nuk paska patur tė bėjė vetėm me simbole shtetėrore, qėllimi final ėshtė krijimi i njė kombi tjetėr i kombit kosovar. I bazuar nė simbole kombėtare dhe nė njė gjuhė tjetėr nuk mund tė thuhet sot qė ky nuk ėshtė qėllimi i atyre qė e sponsorizojnė kėtė iniciativė. Njė ndėr njerėzit mė tė flaktė tė iniciativės sė krijimit tė kombit dardhar, sovran dhe i pavarur nga shqiptarėt nė Dardhėri, ėshtė letrari dardhar Migjen Kelmendi. Ky letrar i nderuar sė bashku me njė sėrė dardharėsh tė tjerė tė shquar nė fusha tė ndryshme ka disa vite qė ka ndėrmarrė nismėn e tė folurit dhe tė shkruarit tė kosovarishtes varianti gegėrisht i shqipes. Sė bashku me bandėn e tij dardhare kanė ngritur dhe institucione tė "pavarura" mediash, tė sponsorizuara nga "faktori ndėrkombėtar". Qėllimi ėshtė qė kosovarėt tė flasin gjuhėn dardhare, larg nga shqipja. Kjo ide qė deri dje quhej lajthitje dardharėsh, tashmė ka marė rrugė. Me bekimin institucional tė kryetarit dardhar po pėrgatitet gjuha e re kosovare, apo dardhare. Por mund tė ketė edhe nga ta qė thonė e c'tė keqe ka kėtu, nė fund tė fundit Kosova nuk ka qenė kurrė njė shtet me Shqipėrinė ? Ky vlerėsim naiv ėshtė larg realizmit. Ramiz Kelmendi njė njeri nderuar i letrave shqipe qė ėshtė edhe gjyshi i zotit Migjen Kelmendi " e ka bėrė lanet me kohė idenė dardhare tė nipit tė tij dhe kėtė e ka shprehur publikisht. Ky identitet dardhar i Migjen Kelmendit ka tronditur edhe njė nga gjenitė e letrave shqipe poetin e shquar shqiptar nga Kosova, tė madhin Ali Podrimja, qė pėr ironi tė fatit ėshtė nuni qė i ka vėnė emrin Migjen, z dardhar me emrin Kelmendi. C' kuptim do tė kishin letrat shqip pa Azem Shkrelin, qė ideja e gjuhės dardhare duhet ta ketė trazuar nė shtratin e pėrjetshėm tė varrit tė tij? Po Isa Boletinėt e Azem Bejtat, po Sulejman Vokshat e Adem Jasharėt si do ndiheshin kur tė kuptonin se kishin dhėnė jetėn nė emėr tė kombit tė ri dardhar? Nė c gjuhė do tė duhej tė kėndonte Nexhmie Pagaruasha, e si do tė quheshin Zambakėt e Prizrenit? Po historia e Shtatė Shalianėve, mos do duhet tė jetė historia e shtatė dardharėve ? Po profesor Rexhep Qosja, mos vallė do tė duhej tė quhej akademiku dardhar Rexhep Qosja ? Ideja dardhare e krijimit tė njė kombi tė ri nė ballkan ėshtė e dėshtuar, se vjen nga njerėz shterpė dhe tė dėshtuar. Ajo ėshtė gjithashtu e dėshtuar sepse ėshtė tendecioze dhe antihistorike. Kjo ide vjen nga ata njerėz tė paaftė tė cilėt nė pesė vitet e fundit nė vend qė tė punonin pėr krijimin e njė shteti modern europian tė Kosovės, ku tė jetojnė tė gjitha kombėsitė bashkė duke krijuar mirėqėnie dhe energji pozitive pėr qytetarėt e vet, kanė punuar pėr tė prodhuar ide tė mbrapshta, arkaike, antiqytetare dhe antikombėtare, me qėllimin e vetėm pėr tė personalizuar proceset historike mė karakter kombėtar. Banalitetet e krijuara nga kėto dardha tė "Kombit Kosovar", mund ta gjejnė veten mė sė miri personazhe kryesore tek Doktor Adhamudhi i tė madhit Cajup.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,204
    Postimet nė Bllog
    22
    Njė pjesė e akademikėve tė Kosovės apo tė ashtuquajtur akademikė tė shkencave kosovare kanė vendosur nėn sugjerimin e Presidentit. Rugova tė bėjnė njė studim dhe tė paraqesin njė dokument themeltar qė do tė aprovonte njė gjuhė tė re ballkanike, gjuhėn kosovare.
    Akademia shkencore ne Kosove eshte shume here me e impenjuar dhe me perparimtare se Akademia e shkencave ne Tirane. Mjafton te njihesh me axhenden e simpoziumeve, puneve kerkimore, prononcimeve ne media, dhe jam i bindur qe heres tjeter do ta pastrosh gojen kur te zesh ne goje keta akademike. Mos kujto se ke te besh me akademiket shqiptare qe u ka ikur edhe zeri edhe figura.

    Nė vitin 2000 nė Rezidencėn e tij, shtėpi private "Presidenciale" nė Velani, dr Ibrahim Rugova paraqiti para kamerave flamurin kosovar, njė flamur tė padalė nė skenė ndonjėherė mė parė. Z Rugova shpjegoi se ai ishte njė flamur qė shpjegonte mė thellė identitetin kosovar. Sipas dr Rugovės Kosova ishte pasardhėse e Dardanisė, Dardani do tė thotė toka e dardhave. Bijtė e shqipes nė Kosovė atė ditė tė vitit tė dymijtė tė lindjes sė Krishtit mėsuan se ishin dardharė. Klasa politike nė Kosovė e komentoi me rezerva kėtė dalje publike tė Rugovės, njė pjesė e saj e justifikoi me qėllimin pėr tė pasur simbole tė ndryshme shtetėrore nga ato tė Shqipėrisė, meqė Kosova po shkonte drejt krijimit tė shtetit tė vet. Ky arsyetim ėshtė i drejtė, pėrsa kohė flitet pėr simbole shtetėrore. Por duket se qėllimi i kėtyre "shkencėtarėve dhe intelektualėve" dardharė nuk paska qenė formal dhe nuk paska patur tė bėjė vetėm me simbole shtetėrore, qėllimi final ėshtė krijimi i njė kombi tjetėr i kombit kosovar.
    Vetem ish-komunistet dhe bijte e tyre u drejtohen shqiptareve nga Kosova si "kosovare", si nje forme percmimi e trasheguar nga rregjimi komunist qe i burgoste dhe internonte te gjithe "kosovaret" gjate 50 viteve komunizem. Edhe autori e nxjerr koken e tij ne kete drejtim, se ne cilin kallep ben pjese. Patriotet shqiptare nuk e perdorin ne fjalorin e tyre termin "kosovar" dhe kete term nuk e perdor as presidenti Rugova, packa se ti mundohesh tia veshesh me dashje. Kosove dhe kosovar jane terma te rrjedhur nga serbishtja.

    Presidenti Rugova e ndermer nje hap te tille per te adresuar 3 probleme:

    1. Kthimin ne identitet - Hedh poshte toponimet serbe, rizgjon ato shqiptare. Jo vetem per emrin e shtetit Dardan, por edhe per emertime krahinash, rrugesh, qytetesh e deri tek emrat e shqiptareve ne Kosove.

    2. Distancimin e Dardanise nga shteti am - Fqinjet tane armiqesore kane dy argumente kunder interesave tona kombetare ne arenen nderkombetare: a) shqiptaret nuk i perkasin qyteterimit evropian pasi jane shteti i vetem musliman ne Evrope b) Dardania nuk mund te jete nje shtet i ri i pavarur ne Kosove, pasi shqiptaret nuk jane te zote te ndertojne nje shtet. Dhe greket e serbet tregojne me gisht nga shteti i deshtuar shqiptar ne Republiken e Shqiperise, per te demtuar te ardhmen e Dardanise.

    3. Prioriteti i shqiptareve ne Kosove eshte pavaresia, jo bashkimi kombetar. - Rugova u zgjodh president i vendit nga shqiptaret me voten e lire dhe gati te gjithe keta shqiptare nuk kerkojne as me pak dhe as me shume se nje Kosove te Pavarur qe ka shtetin e saj demokratik. Rugova perseri e ka te qarte se ceshtja jone kombetare nuk eshte nje shans llotarie, por eshte nje proces i shtrire ne kohe hap pas hapi. Hapi i rradhes pas clirimit te Kosoves eshte pikerisht ndertimi i shtetit si parakusht per pavaresine e Kosoves. Ky parakusht i vene nga nderkombetaret eshte ne linje me interesat tona kombetare. Askujt nuk i intereson te shohi nje Kosove te pavarur qe bie ne destabilitet politik dhe kaos, pervec armiqve te interesave tona kombetare.

    Kurse persa i perket debatit mbi "bashkimin e Shqiperise", shqiptaret ndahen ne nacionalistet kokeboshe dhe patriote te ndergjegjshem. Kokeboshet si gjithmone flasin per "bashkimin kombetar" sikur ky te ishte i realizueshem sa hap e mbyll syte. Keta pretendojne ta bashkojne Shqiperine me fjale. Kurse patriotet e ndergjegjshem e kane te qarte qe ceshtja kombetare eshte si ai femija qe meson te eci. Do te kete dite qe do te terheqi trupin zvare, do vije nje dite qe do te filloje te hedhi hapin e pare, ashtu sic do te vije nje dite qe do te qendroje me te dyja kembet ne Ballkan. Keta nuk shesin fjale, por punojne per ta bere ate realitet.

    Prandaj kur merrni guximin te gjykoni kontributin e dikujt tjeter ne ceshtjen tone kombetare, bejini pyetjen vetes, cfare kam bere une per Shqiperine e shqiptaret.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    RUGOVA ESHTE NGA ATA QE DI SE CFARE BEN

    Shkruan: Enver Bytyci, Gazeta Kombetare, "Bota Sot."

    Shqiptaret tashme e kane kuptuar se I vetmi personalitet ne trojet Shqiptare qe vepron me koken e tij dhe e si se cfare ben, eshte Presidenti I Kosoves, Ibrahim Rugova. Fatkeqesisht, Shqiperia, Kosova, Shqiptaret e Maqedonise jane te ngopur me politikane qe mendojne dhe veprojne sipas skemave qe I japin padronet e tyre ne Athine, Beograd, Shkupin zyrtar e madje edhe ne Moske. Rugova, nga natyra eshte I qete nuk ngutet, edhe se nuk mundet ta "detyroj" ndokush te ngutet.

    Ai eshte I qarte, I ka te qarte qellimet, I respekton aleatet, nuk dyshon ne ato qe thote e qe ben, pra, nuk I ben "bishti hije." Ne politike krahasuar me te tjeret eshte nje mjeshter I vertete.

    Por e vecanta ne personalitetit e Rugoves eshte se ai ka ditur qe ne fillimet e tij si politikan cfare duhet e cfare nuk duhet bere. Rugova shpalli I pari nga te gjithe Shqiptaret pavaresimin e Kosoves, e mbrojti kete parim ne cdo faze te zhvillimit te saj dhe vazhdon ta mbroj edhe tani, kur ka mbetur vetem njohja formale e kesa pavaresie. Pavaresine e Kosoves, lideret politike te saj e konkretizuan me Deklaraten Kushtetutese te 2 Korrikut 1990, me Kushtetuten e Kacanikut te Shtatorit 1990, me zgjedhjet parlamentare e presidenciale ne Kosove me 1992 e 1997, me Referendumin per Pavaresi me 1991 e keshtu me rradhe. Te gjitha keto akte politike u bene per disa aresye: Se pari, ne menyre demokratike konfirmohej vullneti I Popullit ne Kosove dhe politika e kishte per obligim ta mbronte e te punonte per jetesimin e ketij vullneti.

    Ne kete menyre ceshtja e Kosoves merrte konturet e nje trajtimi institucional ne organizmat nderkombetare, si dhe ne masen e popullates konsolidohej koncepti per pavaresimin e Kosoves nga Serbia. Se dyti: Delegjitimoheshin te gjitha veprimet e dhunshme te Serbise ndaj Shqiptareve ne Kosove. Me aktet e realizuara nga Rugova dhe bashkepunetoret e tij, Serbia juridikisht konsiderohej si shtet pushtues ne Kosove, nga e cila quhej e cliruar. Ky akti u konsolidua sidomos me vendimin e pa-kthyeshem per te marr pjese ne institucionet e Serbise e te ish-Jugosllavise, dhe refuzimin e cdo varesie politike te Prishtines ndaj Beogradit. Politiken nderkombetare dhe madje edhe studiuesit e kesaj politike I ka sugjestionuar fakti se Rugova mbronte qellime radikale, sic konsiderohej kerkesa per pavaresine e Kosoves, por shpallte se keto qellime do t'i realizonte me mjete paqesore. Ne fakt ai gjate gjithe kohes iu permbajt me rigorozitet kesaj filozofie.

    Te tjere politikane te Kosoves, si Demaci, shpallnin mjetet radikale per te realizuar nje qellim final me te vogel, sic ishte p.sh. Ballkaniada, ose nje konfederate e Kosoves me Serbine e shtete te tjera te rajonit. Filozofia e Ibrahim Rugoves realizoj disa qellime madhore, te cilat Kosova kurre ndonjehere me pare nuk kishte mundur as t'I enderronte.

    Me filozofine e paqes, Lideri I Kosoves u pranua si I tille nga te gjitha organizmat nderkombetare. E njohu dhe e priti ne takim me protokollin e nje udheheqesi shteti Sekretari I Pergjithshem I OKB-se, Papa I Vatikanit, Presidenti Amerikan Bill Klinton, Kancelari Gjerman, Helmut Kohl, Presidenti Francez, ai Italian, Kryeministrat e Anglise e te Spanjes e keshtu me rradhe.

    Vetem ne Rusi e ne Greqi, pra ne aleatet e Serbise e te Milloshevicit nuk shkeli ndonjehere. Per here te pare ne historine e saj Kosova e mbronte te drejten e vet per pavaresi permes lidereve te saj politike. Ate qe thoshte ne konferencat javore te shtypit per nje Kosove te pavarur, te hapur ndaj Shqiperise dhe Serbise dhe per nje periudhe nen protektorat civil nderkombetar, Rugova e perseriste ne te gjitha takimet me personalitetet nderkombetare qe u permenden.

    Ai nuk kishte frike se nga postulat do te merziteshin miqte e Kosoves, partneret e tij ne bisedime. Perkundrazi, I permbahej parimit se sa me shume te perseritej ky sllogan dhe ne sa me shume bashkebisedues, aq me shume do te pranohej si opcion nga ana e bashkesise nderkombetare. Koha I dha te drejte Ibrahim Rugoves. Kosova, me pare se mbrohej me ushtri nga ana e bashkesise nderkombetare dhe clirohej nga NATO, u pranua de-fakto si njesi e pavarur nga ajo. Nese nuk do te ishte pranuar se e tille dhe Kosova do te trajtohej thjeshte si nje problem I brendshem I Beogradit, sic e percaktonte dhe e percakton Kryeministri I Shqiperise, Fatos Nano, ajo nuk do te kishte mundur te perjetonte pranine e NATO_s per clirimin e saj.

    Ai edhe sot I eshte perunjur ultranacionalistit Serb, Vuk Drashkovic e te tjereve politikane te Beogradit, te cilet I ka ftuar zyrtarisht per te vizituar Tiranen. Luftetaret e te gjitha koherave jane e mbeten te nderuar, vecmas deshmoret e lirise. Por, Rugova jep mesim praktik se duhet ditur cfare duhet bere. Kur nuk di se cfare ben, te gjitha perpjekjet dhe sakrificat shkojne dem.

    Historia e Shqiptareve eshte e mbushur me shembuj te tille. Ai se pari ka ditur te zgjedh sakte mikun e madh te Shqiptareve, SHBA-ne dhe nuk eshte hutuar si me 1912, kur patriotet Shqiptare nuk ishin percaktuar qarte se ke duhet te luftonin me forca te perqendruara, turqit osmane qe ishin ne agonine perandorake, apo koalicionin anti-Shqiptar te udhehequr nga Serbet e te perbere edhe nga Greket, Bullgaret e Malazezet?! Forcat kundershtare te Rugoves, me sa duket nuk duan te nxjerrin mesime nga kjo histori e dhimbshme dhe perpiqen te ngrejne kulte me cifteli e sharki per interesat e tyre politike te castit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •