Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 104
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    po e dime more dodon ne dime forte mire kone e kena mik e kone armik se kemi pare po iq me shume se 5viteve ti nuk ke nevoje neve te na tregosh se ti je ne sh.b.a ri qaty mos u perzi ne punene e shqiptarve se ne nuk kena nevoje per ty se njerze si ju veq kembet na perzin e per zore neve kerkush nuk na ka imponu fen as arabet as turqite per sa rugoven e ty juve ju vjene ajroplani ne flakte te luftes ju mere si zotnia preje prishtines ne vatikan....e ju masaneje thuni qe na kena luftu...
    pavarsi,liri,demokraci,ku je o zotni spo te shoh prej nga e lype ti pamvarsin.....aha un kujtova se ne kosove je ti koke ne beograde .....kalofsh mire ne sh.b.a...
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KUJT I SHĖRBEN FUSHATA KUNDĖR ISLAMIT NĖ KOSOVĖ

    Deklaratė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės



    Prishtinė, 20 shkurt 2004



    Jemi dėshmitarė tė njė fushate qė po zhvillohet pėr shumė ditė me radhė nga disa individė dhe institucione tona ndaj gjith asaj qė ėshtė islame, nė tė cilėn nė mėnyrėn mė tė vrazhdė po cenohen tė drejtat individuale dhe kolektive tė besimtarėve tanė, tė drejta kėto tė garantuara nga ligje dhe konventa ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, disa gazeta tona sikur presin me padurim tė paraqitet ndonjė rast e t’i mbushin faqet e tyre, pavarėsisht se me tė tilla shkrime mund tė ofendojnė ndokėnd (nė rastin tonė besimatėt islamė).

    Tė tjerėt e konsiderojnė si njė ushqim shpirtėror kur ia dalin tė nėnēmojnė Islamin dhe muslimanėt. Ndonjėri shkon edhe mė larg, sa t’u shesė lexuesve “ders e nasihat”, ani pse mund tė jetė i pa kompetencė pėr ēėshtjen nė diskutim. E tėrė kjo, pėr fat tė keq, bėhet nė mėnyrė sistematike, tė koordinuar, natyrisht, pėr ta shprehur mllefin e tyre kundėr Islamit dhe myslimanėve.

    Bashkėsia Islame e Kosovės nuk ėshtė e interesuar qė spektrin tonė politik, edhe ashtu tė preokupuar nga probleme prej mė tė ndryshmeve, ta rėndojė edhe mė shumė me tė tilla ēėshtje, tė cilat me njė angazhim dhe mirėkuptim, mund tė zgjidheshin pa u bėrė barrė e saj. Mirėpo, pėr hir tė sė vėrtetės, si dhe pėr hir tė mbrojtjes sė dinjitetit tė besimtarėve tanė (antarėsisė sė gjerė) ne si institucion jemi tė detyruar tė shprehim shqetėsimin dhe brengosjen tonė tė thellė rreth disa sulmeve qė janė drejtuar kundėr asaj qė ėshtė islame nė Kosovė.

    Tė gjithė i kemi tė freskėta ofendimet e katėr zėdhenėsve tė institucioneve tona qeveritare, qė i bėnė kohė mė parė kundėr pėrkthyeses sė OSBE-sė, dhe nėnēmimi qė u bė nė llogari tė saj publikisht, gati nė tė gjitha mediet tona publike, pa dhėnė askush llogari pėr atė rast. Por, ajo qė e habit njeriun edhe mė shumė, ėshtė se ministri pėr ēėshtje publike, nė njė deklaratė tė tij, arsyetoi veprimin e tyre. Kjo ēėshtje, nė njė vend si Kosova, qė synon tė shkojė drejt demokratizimit tė shoqrisė, besojmė se nuk i bėn nder askujt.

    Ēėshtja e dytė ėshtė ndalimi qė i bėhet njė numri tė studentėve tė UP-sė qė tė falen nė njė kthinė tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės dhe kthimi i saj nė njė sallė pėr tė pirė duhan sa kohė qė hapėsira e Bibliotekės shfrytėzohet nga disa asociacione tė tjera, tė cilat nuk kanė tė bėjnė aspak me librin.

    Ditėt e fundit ėshtė aktual debati rreth njė nxėnėseje tė gjimnazit “Sami Frashėri” tė Prishtinės, e cila kėrcnohet nga drejtoresha me pėrjashtim nga shkolla pėr shkak tė bartjes sė shamisė nė kokė.

    Tė gjitha kėto veprime, nga ana e disa institucioneve tė Kosovės, nuk mund t’i vlerėsojmė ndryshe veēse si cenim flagrant i dy lirive themelore tė tė drejtave tė njeriut: lirisė personale dhe asaj tė besimit, tė drejta kėto tė garantuara edhe me Kornizėn Kushtetuese si dhe nga ēdo ligj e konventė e tė drejtave tė njeriut.

    Nga ana tjetėr, thirrjet pėr ruajtjen e laicizmit tė shoqėrisė kosovare, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė kuptojnė cenimin e tė drejtave fetare tė akėcilit besim. Njė shtet laik, nuk ėshtė armik i besimit. Laicizėm nė shoqėritė demokratike do tė thotė: Qė shteti tė mbajė qėndrim asnjanės ndaj fesė, tė mos e pranojė dhe as ta refuzojė atė, tė mos e mbėshtesė dhe as ta pengojė, dhe shoqėrisė t’i sigurojė lirinė e besimit apo tė kundėrtėn e saj, ndryshe nga laicizmi marksist, i cili e luftoi fenė dhe e konsideroi atė- cilėndo fe, “opium pėr popujt”.

    Pretendimi se shamia ėshtė njė simbol fetar islam, ėshtė pretendim i papranuar, pasi shamia nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė simbol, sepse simboli ėshtė ai qė s’ka detyrė tjetėr pėrveēse shprehjen e pėrkatėsisė fetare tė bartėsit tė tij, si fjala vjen, kryqi nė qafėn e njė tė krishteri ose “jarmulka” hebraike nė kokėn e ēifutit; kėto tė dyja s’kanė detyrė tjetėr veēse shfaqjen e identitetit.

    Ndėrkaq, shamia ėshtė diēka krejt tjetėr, pasi ajo ka njė detyrė tjetėr tė mirėfilltė, qė ėshtė mbulesa dhe serioziteti, ndėrkohė qė nuk i shkon ndėrmend asnjėrės prej bartėseve tė shamisė qė bartja e saj ka pėr qėllim tė tregojė pėr vetėn dhe fenė e tyre, por ato me kėtė veshje u binden urdhrave tė Zotit tė tyre dhe i zbatojnė rregullat e fesė islame.

    Pėr kėtė arsye, ndalimi i bartjes sė shamisė, siē bie ndesh me parimin e lirisė, bie nė kundėrshim edhe me parimin e barazisė gjinore dhe me konventat ndėrkombtare pėr tė drejtat e njeriut, sepse cenimi i kėsaj tė drejte do tė thot persekutim i fetares, ngushtim i lirisė sė saj, mohim i tė drejtave tė saj, qoftė pėr arsimin, punėsimin ...

    Civilizimi i vėrtetė ėshtė ai qė karakterizohet nga toleranca, ai ku ka vend pėr diversitetin fetar dhe kulturor, qė lejon diversitetin etnik dhe mendor e nuk mundohet t’i bėjė tė gjithė njerėzit kopje tė pėrsėritura tė njė lloji.

    Njerėzit duhet t’i edukojmė pėr tė respektuar njėri-tjetėrin, pėr tė pranuar njėri-tjetrin, edhe nėse ndahen nė besime e fe, ashtu siē na mėson Kurani: “Ju keni fenė tuaj e unė kam fenė time”.

    Ne jemi tė indinjuar nga disa deklarata dhe shkrime, ku shamia paraqitet si simbol qė e prish imazhin e Kosovės. Si mund ta prishė imazhin e Kosovės njė vajzė e edukuar, intelektuale, qė ėshtė e lidhur pas mėsimeve tė fesė sė saj, nė veshjen dhe sjelljet e saj. Imazhin e Kosovės nuk mund ta prishė njė njeri qė e njeh Zotin dhe i frikėsohet Atij, qoftė burrė apo grua.

    Duke u mbėshtetur mbi parimet islame si dhe dėshirėn tonė pėr tė dhėnė kontributin modest pėr stabilizimin e gjendjes nė Kosovė dhe avancimin e saj tė mėtutjeshėm, ne kėrkojmė nga institucionet tona qė tė kenė sjellje korrekte dhe konform ligjeve pozitive ndaj kėrkesave tė besimtarėve tanė, sepse kėtė e kemi obligim ndaj qytetarėve tanė.

    Nėnēmimi dhe pėrpjekjet pėr tė diskriminuar kėtė pjesė tė rinisė sonė, nuk pėrbėn njė gjest intelektual e pėrparimtar dhe s’ka tė bėjė aspak me traditat tona dhe cililizimin e shekullit tonė. Prandaj, le t’i lėmė njerėzit tė qetė tė jetojnė jetėn e tyre ashtu si duan ata. Fundja, zgjedhja e mėnyrės sė jetesės ėshtė e drejtė themelore e secilit.

    Nuk duhet tė harrojmė se aktet e kėtilla represive dhe nėnēmuese, mund tė jenė shkak i radikalizimit tė tė rinjve tanė, pėr se shoqėria jonė ka mė sė paku nevojė nė kohėn e kthesave tė mėdha.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PPRESIDENTI RUGOVA EDHE MISIONAR KATOLIK NĖ KOSOVĖ



    Intervista qė lideri i Kosovės i dha gazetės “Koha Jonė” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kompletim i mėtejshėm antimusliman i gazetės dhe i vetė tė intervistuarit kur kemi parasysh se kjo sajesė mediatike nuk punon sė sjelluri lajme denigruese pėr muslimanėt shqiptarė dhe mė gjere duke i mėshuar idesė se feja islame ėshtė njė atavizėm pėr shqiptarėt dhe si e tillė ajo duhet eliminuar.

    Nė kėtė intervistė Rugova i theu lėvozhgėn ku ishte fshehur dhe u gjet kėshtu i zbuluar pėr tu bėrė thirrje kosovarėve qė tė vrapojnė pas tij qė tė kapin sa mė shpejt trenin e Europės sa nuk ėshtė vonė.

    Por, treni i Europės u ka vėnė njė kusht kosovarėve tė shkretė tė cilėt duhet tė bėjnė njė rrokadė tė vogėl nėn shėmbullin e Rugovės qė u konvertua nė katolik duke shpėtuar nga “lugati islam” tė cilin sipas tij e solli turku me tehun e shpatės. Fjalėt qė tha ai nė kėtė intervistė nuk na befasuan aq shumė sepse qė nė vitin 1998 nė faqet e revistės “Klan” Rugova deklaronte se feja islame ėshtė njė fe qė nuk praktikohet tek shqiptarėt por ka mbetur si njė relike qė i takon tė sė kaluarės duke i dhėnė tė drejtė vehtes qė me njė tė rėnė lapsi tė bėjė tė paqėnė gjithė ato vepra kulti nė mbarė Kosovėn ku muslimanėt zbatojnė ritet e fesė islame.

    Duhet pranuar se kjo intervistė na u duk e ēuditshme kur kemi parasysh se kjo figurė u zgjodh president i Kosovės nga popullsia muslimane qė nė ato treva shqiptare ėshtė shumica absolute. Tu biesh me shuplakė fytyrės atyre qė tė besuan aq shumė na bėjnė tė mendojmė pėr njė moral tė dyshimtė tė Rugovės.

    Nė intervistėn e dhėnė tek revista “KLAN” tė binte nė sy njė urrejtje patologjike kundėr turqve duke i penalizuar ato nga pozita e tyre fetare dhe njėkohėsisht duke u veshur atyre dhe tė pavėrtetėn historike. Rugova ngul kėmbė se turqit na konvertuan nė muslimanė me dhunė dhe ishin aq mizorė sa eshtrat e Pjetėr Bogdanit i nxorrėn nga varri dhe u hodhėn qejve. Punėn e Bogdanit zotėri Rugova duhet ta studiojė jo vetėm me pasionin e tij fetar, por dhe me paanshmėri shkencore e objektivitet. Nėse e studion kėshtu ndoshta do ta gjejė njė shpjegim tjetėr mė tė saktė se kush e pse u sull nė atė mėnyrė ngaj eshtave tė Bogdanit, pikėrisht nė fillim tė muslimanizmit masiv tė shqiptarėve nė Kosovė.I kujtojmė Rugovės se perandoria turke ishte tepėr liberale nė konvertimet e qytetarėve tė saj nė fenė islame. Po tė pėrdorej dhuna tė gjithė do tė ishin bėrė muslimanė.

    Nė natyrėn e njeriut ėshtė vėnė re se ai kėrkon tė marrė vetėm vlera. Prandaj pėr shqiptarėt islami ėshtė vlerė. Prandaj dhe e morėn atė, kurse pėr eshtrat e Pjetrit, Rugova duhet tė dijė se qejtė nuk i kanė eshtrat e tė vdekurve kur ato nxirren nga varri. Qėllimi i tij ėshtė qė tu thotė shqiptarėve se lufta e tyre u bė kundėr turqve se ato ishin muslimanė, luftė qė u bė papushim pėr 500 vjet nė njė kohė qė drejtori i Arkivit tė Shtetit nė Tiranė nė njė deklaratė dhėnė nė televizionin shqiptar thotė se ka pasė periudha tė gjata qetėsie dhe harmonie nė mes tė Turqisė dhe shqiptarėve pėr tė cilat historia e shkruar ka heshtur dhe ėshtė detyrė qė tė thuhet e vėrteta pėr t’i prerė rrugėn mashtrimit qė u ėshtė bėrė shqiptarėve pėr kėtė periudhė historike.

    Kėshtu ia bėnte portretin vehtes Ibrahim Rugova kur rėfehej para gazetarėve tė “Klanit”. Por kėmbėt i mbante tė fshehura pėr ti nxjerrė nė njė kohė qė do tė vinte mė pas, kur ai do ta merrte hapur flamurin nė dorė nė rolin e njė misionari pėr tė realizuar sipas porosisė kthesėn e fortė drejt besimit tė krishterė. Nė intervistėn e dhėnė nė gazetėn “Koha Jonė”, Rugova hoqi vellon duke menduar se po u konvertua gjeli pulat do tė kakarrisin rreth tij. Askush nuk e pengon Rugovėn tė pagėzohet nė kishė me priftin mbi kokė dhe as tė simpatizojė Nėnė Terezėn dhe Skėnderbeun tė hypur majė kalit sepse ato janė bindjet e tij personale tė pranueshme nė kuadrin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut.

    Po tė shfrytėzosh pozitėn e udhėheqėsit pėr tė veshur mantelin e misionarit dhe tė bėsh tė pamundurėn qė tė zbatosh porositė nga “lart” nė kuadrin e njė strategjie qė synon tė sjellė mbi qiellin e Kosovės re tė rrezikshme do tė thotė se nuk je rastėsisht nė atė ved ku je sot. Britmat e Rugovės pėr konvertimin me dhunė tė shqiptarėve dhe rrėnimin sipas tij tė fesė sė tė parėve janė sajesa tė gatuara nė ato guzhina ku po ushqehet sot dhe duket nga mot lideri i Kosovės guzhina kėto ku pėrgaditet helmi pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt.

    I kujtojmė se edhe feja e krishterė ėshtė fe e pushtuesve romakė tė cilėt nuk e sollėn krishterimin me qese celefoni por e sollėn me repartet e tyre ushtarake qė rrafshuan dhe shkatėrruan ēfarė gjetėn pėrpara. Pra, nėse me shpatė erdhi islamizmi po me shpatė erdhi krishterizmi. Le tė pranojmė kėtė llogjikė si tė vėrtetė. Por ka edhe njė logjikė tjetėr qė na kujton se ka pasė edhe tė parė para 2 ‘TĖ PARĖVE” sepse ne ishim paganė para se tė ishim tė krishterė pėr rjedhojė kėrkesa pėr tu kthyer tek tė parėt duhet marrė si thirrje tek paganizmi.

    Pėr fatin e keq tė Rugovės dhe rugovistėve tė tjerė nė kėto dy shtresimesh religjone nė Shqipėri i dyti e ka mbuluar tė parin dhe ne po e ndjejmė vehten mirė me kėtė tė dytin pa pasur nevojė tė na bėjė rokadėn Ibrahimi i Rugovės tė cilin kemi tė drejtėn tė pyesim se ku ai e sheh ai inferioritetin e njė muslimani nė krahasim me njė tė krishterė dhe nėse njė i krishterė i vendosur nė njerėn pjatė tė peshores sė vleravet ka me shumė peshė atėhere mund tė pranojmė tė bėjmė rrokadė qė Rugova tė merrte shpėrblimin dhe tė rrijė edhe mė shumė nė kolltukun e presidentit i veshur me mantelin e misionarit.

    Duke u njohur me ato qė lexuam nė intervistėn e fundit pamė se Rugova nuk kishte vendosur tė dilte nė shesh tė betejės pėr tė bėrė luftė qė popullata kosovare tė bėhej e krishterė. Janė sfera mė tė larta ato qė u angazhuan pėr njė mision tė tillė duke i vėnė pranė njė prift nė Vatikan qė ta kompletonte me dijeni qė ta kryejė mė sukses detyrėn e ngarkuar nga “LART” ka shumė mundėsi qė tek ky ATĖ, lideri kosovar tė paraqitet me bllok nė dorė qė pastaj tua lexojė bashkėkombasve tė vet pėr ti lumturuar me fenė e “TĖ PARVE”.

    Nė Prishtinė ėshtė projektuar tė ngrihet njė katedrale katolike pėr tė cilėn nė vizitat e vazhdueshme te Papa, lideri i Kosovės ka dhėnė garanci se ajo do tė jetė madhėshtore sepse ne kemi shumė nevojė pėr simbole tė tilla, ani pse do tė rrėnohet shkolla e mesme qė tė lartėsohet katedralja. Nė njė intervistė tė dhėnė nė revistėn “Vepra” qė botohet nė Maqedoni, Milazim Krasniqi njė nga themeluesit e LDK-sė sqaron se ndėrtimin e katedrales katolike nė Prishtinė nuk e kanė kėrkuar banorėt e Prishtinės sepse katolikėt nė kėtė qytet janė aq tė pakėt sa nuk arrijnė tė mbushin faltoret qė ato kanė sot. Milazim Krasniqi thotė se ėshtė Rugova dhe partia e tij qė kanė vendosur tė ketė nė Prishtinė njė katedrale katolike. Pra, nuk qenka vetėm gjeli me mision por edhe qymezi i gjelit.

    Duket se gjėrat paskan avancuar shumė dhe shumė piketa qėnkan vėnė pėr tu treguar muslimanėve nė Kosovė se cila ėshtė korsia qė ata duhet tė ndjekin sepse Katedralja pėr ata po ndėrtohet pėr shkak se siē pohohet katolikėve u dalin dhe u teprojnė kishat qė kanė. Tė ndėrtosh njė vepėr kulti pėr njė religjion i cili nuk ka nevojė pėr atė do tė thotė qė ke provokuar religjionin tjetėr nė rastin tonė atė islam.

    Edhe pasioni i Rugovės pėr Bogdanin nuk ėshtė thjesht pasion i njė studjuesi letrar, sepse ai i ngre nė qiell vlerat e Pjetrit nė luftėn qė ai bėri pėrkrah serbėve kundėr turqve. Po tė na thuhet se peshkopi luftoi pėr atdhe atėhere ēdo shqiptar do ta pranonte dhe do ta nderonte sepse ėshtė nė natyrėn e shqiptarit qė tė respektojė trimat e lirisė. Rugova i bėn Bogdanit mbilėvdata duke na thėnė se vepra e tij ėshtė sot njė model pėr shqiptarėt dhe meqė sot nė Shqipėri nuk ka turq pėr ti luftuar atėhere viktima tė kėsaj lufte do tė jenė muslimanėt shqiptarė. Me kėto ide lideri kosovar ka avancuar edhe mė tej nė misionin e tij duke vėnė piketat pėr njė luftė vėllavrasjeje nė trevat shqiptare.

    Ėndra e Bogdanit tė Rugovės pėr t’i kthyer xhamiat nė kisha nė emėr tė kthimit tek rrėnjėt ėshtė vetėm njė utopi sepse koha duket i ka kalbur ato rrėnjė. Kėtė e themi kur vėmė re se konvertimi i muslimanėve nė tė krishterė katolikė sot nė Shqipėri ėshtė afėr shkallės zero. Ėshtė e kuptueshme se njė fakt tė tillė ua vėshtirėson sė tepėrmi misionin Rugovės dhe atyre qė e bėjnė ti rrijė gatitu me bllok nė dorė.

    Lideri i Kosovės duhet ta dijė se urrejtja e serbėve ndaj kosovarėve ėshtė sė pari fetare dhe pastaj kombėtare. Thika u vihej nė grykė kosovarėve sė pari se ishin muslimanė dhe sė dyti se ishin shqiptarė duke qėnė dėshmitarė pėr xhamitė dhe minaretė e rrėzuara pėr tokė, veprime qė kompletoheshin me kryqat e zhgaravitura nėpėr muret e xhamis tė muslimanėve kosovare.

    Bėhet pyetja e drejtė se pėr ēfarė arėsye serbėt e urrenin fenė muslimanė tek kosovarėt? Ata ishin tė qartė se kjo pėrkatėsi fetare ishte njė mbėshtetje e pazėvėndėsueshme nė luftėn e tyre pėr liri dhe pėr pavarėsi. Po Ibrahimi i Rugovės se di njė gjė tė tillė? Askush nuk guxon tė thotė te ne se nuk e di sepse poqe se nuk luftoi vetė tė paktėn luftėn e pa sepse ajo po bėhej nėn hundėt e tij.

    Njė mik mė ka treguar se ka parė me sytė e vet njė kryq tė damkosur me hekur tė skuqur nė shpinėn e njė kosovari tė cilin ia kishin bėrė serbėt. Kosovari i mjerė tregonte se pasi na grumbulluan nė njė xhami njė serb i vendosur tek dera e xhamisė me njė hekur tė skuqur na i vinte kryqat nė shpinė. Kėshtu tregon ai kosovari qė na bėri tė mendojmė se liderin kosovar e bėshkon me serbėt njė urrejtje patologjike ndaj fesė islame gjė e cila e bėjnė tė rrinė sė bashku nė lozhėn ku kėrkohet rrėnimi i fesė islame nė Kosovė.

    Nė vitet e luftės u fol shumė pėr dorėzimin e Rugovės tek Milosheviēi, veprim ky qė mbeti mister pėr shumė kohė por qė duket se vitet qė kaluan dhe po kalojnė po e zbardhin fare qartė. Kemi shumė tė drejtė tė themi se ai u muar nė dorėzim nga serbėt qė tė ruhej nga ushtarėt e UĒK-sė tė cilėt edhe mund ta vrisnin kėtė pacifist qė po ngrohej nė zjarrin e luftės pėr liri qė kishte pėrfshirė Kosovėn ato vite.

    Por gjerat janė edhe mė tė ndėrlikuara kur e shohim Rugovėn nė duart e serbėve. Dikush urdhėroi qė tė ruhej Gandi i Kosovės dhe ky dikush ishte mė i madh se Slloboja qė po digjte Kosovėn nė flakė.

    Mė pas e pamė tė fluturonte nė Vatikan qė duket se ishte rezidenca e tij e vėrtetė dhe e sigurt, ngjarjet qė u zhvilluan mė tej treguan se arsyetimet e mėsipėrme janė tė drejta..Po tė shikohet pėr fat tė keq se faktor tė rėndėsishėm ndėrkombėtar janė pjesė e njė konspiracioni tė fuqishėm tė cilėt nuk po ua heqin lakun nga fyti shqiptarėve pėr arsye tė cilat janė tė njohura dhe mund tė trajtohen gjerė dhe pa frikė nė njė shkrim tjetėr po nė gazetėn “Rimėkėmbja” e cila u lė vend temave qė gazetat e tjera i emėrtojnė tabu. Strehimi i Rugovės nė Vatikan kur nė Kosovė kriminelėt serbė hidhnin nė kazanin e supės fėmijė tė gjallė tregon se ai ishte mė tepėr se njė dezertor i larguar me turp nga fusha e betejės. Lideri kosovar ėshtė njė kartė qė e kishte tė pėrcaktuar kohėn kur duhej tė hidhej mbi tavolinė qė pastaj t’i ngarkonte kosovarėt nė trenin e Europės me Bibla nė duar.

    Njė ide tė tillė shtron Milazin Krasniqi tek revista “Vepra” e muajit Dhjetor 2003 kur thotė se jemi dėshmitarė tė njė tentative tė fshehtė, por edhe tė hapur pėr tė realizuar krishtėrimin e popullatės myslimane nė Kosovė. Dhe njeriu mė i kompletuar pėr ta prerė nė rrėnjė Islamin nė Kosovė sot ėshtė Ibrahim Rugova, i cili pa doreza ka marrė nė dorė tė kryej kėtė vepėr antishqiptare sepse vetėm njė antishqiptar mund tė marrė pėrsipėr tė jetė misionar i huaj nė vend tė vet pėr t’i shėrbyer atyre qė i dhanė njė kolltuk tė mbushur me turpe qė nesėr pa tjetėr do ta zėrė poshtė, fund ky i njohur pėr ata qė hapin varre pėr bashkėkombasit e vet.

    Por misioni i Rugovės pėr tė realizuar atė qė thoshte Bogdani para 300 vjetėsh qė xhamitė tė ktheheshin nė kisha nuk ėshtė lehtėsisht i realizueshėm sepse nė njė trevė ku popullsia ėshtė 90 % myslimane dhe vetėm 10 % po tė jenė myslimanė safi u dalin dhe u teprojnė Rugovės dhe atyre qė ia paguajnė rrogėn Rugovės. Kėtė duket se e di edhe ai vetė sepse ka frikė tė pranojė haptas pagėzimin e tij nė kishė duke thėnė tė shohim njė herė.

    Njė kujtesė e mirė pėr ata qė po pėrgatisin kėtė ēorbė zjarri nė Kosovė ėshtė Bosnja ku myslimanėt jetonin nė njė harmoni qė ishte pėr t’u patur zili me serbėt e kroatėt. Por kur krisi lufta dhe boshnjakėt i panė ata e kuptuan se me kė kishin tė bėnin dhe sikur tė mos ishte paqja nė Dejton nė territorin e Bosnjes serbėt dhe kroatėt do tė ishin numėruar me gishta. Nė ato vite analistėt i krahasonin trupat boshnjake me luftėtarėt e Vietkongut nė Vietnam qė nxorrėn amerikanėt jashtė nga territori i tyre. Ka njė devizė qė tashmė ėshtė vėrtetuar: mė respekto qė tė tė respektoj. Ndryshe do tė jemi ballė pėr ballė.

    I parė nė kėtė kėnd misioni i liderit tė Kosovės ėshtė i rrezikshėm dhe tepėr antishqiptar. I rrezikshėm sepse tė ēon nė njė pėrplasje, e cila po tė krahasohet me luftėn kundėr serbėve ka pėrmasa tė frikshme. Antishqiptar sepse i ndėrsen ata kundėr njėri-tjetrit duke i ēuar drejt njė vėllavrasjeje tė sigurt. Ibrahim Rugova nuk duhet tė harrojė se nė shpirtin e muslimanėve tė Kosovės fle njė vitalitet i tillė qė i ka shpėrtalluar tė gjitha planet dhe veprimat e atyre qė kanė tentuar t’i ēojnė tek fetė e tė dytėve sepse e tė parėve ka qėnė paganizmi. Kėto pėrpjekje qė u bėnė nga misionarė dhe shtete misionare patėn njė kosto tė rėndė pėr shqiptarėt sepse nė kėto pėrpjekje u shfarrosėn familje dhe qytete tė tėra tė cilat u kaluan pa mėshirė nė TEHUN E SHPATĖS.

    Duke depėrtuar mė thellė e mė gjerė nė rrjedhėn e ngjarjeve qė nga lufta e fundit nė Kosovė e kėtej mund tė shtrohet njė hipotezė e frikshme qė mund tė sjellė njė destabilizim nė tė ardhmen pėr Kosovėn dhe mbarė rajonin. Duket se Kosova i ėshtė hequr Serbisė me lejen e Rusisė qė popullata e kėsaj treve dhe mė gjerė t’i kthehet krishtėrimit. Ky nė fakt ėshtė mendimi i forcės qė pėrgatitet pėr tė goditur. Po forca qė mbrohet ēfarė do tė thotė vallė? Tė shpresojmė qė mos ta dėgjojmė dhe mos ta shohim se ēfarė thotė qė forca qė mbrohet, sepse ato qė do tė jenė dėshmitarė tė asaj dite do ta mallėkojnė Ibrahim Rugovėn qė e “zgjoi luanin nga gjumi”. Prandaj siē thotė gazetari kosovar Rexhep Elezaj, Rugova urrehet fetarisht nė Kosovė, njė urrejtje kjo qė nuk ka kthim prapa. Kėtė urrejtje Rugova me urdhėruesit dhe pasuesit e tyre kanė vendosur tė mbajnė mbi supe sepse Islamin e shohin pengesė nė trevat shqiptare pėr tė realizuar strategjitė e tyre tė errėta.

    Por ata harojnė se feja islame nuk ėshtė njė dru qė mund ta presėsh me njė goditje tė sėpatės dhe t’i lashė hesapet me tė. Dijetari me origjinė egjyptiane Seid Kutub nė librin e tij “ISLAMI, FE E SĖ ARDHMES” shkruan: “Islami gjatė historisė sė tij tė gjatė ka pėrballuar goditje tė ashpra dhe tė pamėshirshme. Por megjithatė besimtarėt muslimanė kurrė nuk e kanė humbur besimin nė kėtė fe si fe e ardhshmėrisė”. Dhe autori vazhdon mė tej “Lufta nė mbrojtje tė islamit do tė jetė e gjatė e rreptė e vėshtirė, por e vėrtetė dhe e shėnjtė”. Megjithė kėto pėrpjekje qė bėhen pėr ta ēuar besimin islam drejt varrit sot konvertimet nė fenė islame janė nė pikun e tyre nė botė. Sepse siē shkruan studiuesi i njohur gjerman Murat Hofman, feja islame ėshtė njė alternativė pėr vetė njerėzimin.

    Prandaj jemi tė sigurtė se presidenti i Kosovės sė bashku me ata qė i paguajnė rrogėn nuk do ti shohin kurrė kosovarėt duke rrėnuar xhamitė pėr tė ndėrtuar nė vend tė tyre kisha. Xhamiat dhe kishat duhet tė jetojnė pranė njėra tjetrės sepse janė zgjedhja qė kanė bėrė vetė kosovarėt. Ēdo diversion nga jashtė do tė jetė fatale pėr ata qė pėrpiqen pėr tė ndryshuar kėtė realitet nė emėr tė njė realiteti tė ri. Njė Kosovė e bashkuar dhe e fortė ėshtė gur themeli pėr njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė fortė. Historikisht ėshtė vėrtetuar se religjioni islam ka qėnė dhe ėshtė pjesa mė e fortė dhe mė e pathyeshme e kėtij themeli.

    Patjetėr Zoti do ti udhėzojė muslimanėt nė Kosovė qė tė mos bien nė kurthet qė po thurrin gjahtarėt e vdekjes njė prej tė cilėve ėshtė edhe presidenti aktual i Kosovės Ibrahim Rugova.

    Shkodėr mė 06 shkurt 2004 SELIM GOGAJ
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOMENT

    DR. IBRAHIM RUGOVA: PREJ IDOLI POLITIK, DREJT NJERIUT TĖ URRYER FETARISHT..!?
    Rimėkėmbja, 27/01/2004

    Shkruan: Rexhep Elezaj
    Asnjė shtet nė botė nuk ėshtė ndėrtuar mbi lutjet dhe simpatitė fetare ose nga mėshira e Zotit qė t’ia pranojė dėshirėn ndonjė populli pėr ta bėrė shtetin e tij. Pra, as nė rastin e Kosovės e cila gjendet nė fazėn e ndėrtimit tė shtetit dhe pavarėsisė sė saj, njė model i tillė nuk mund tė jetė politikė reale, sado qė lutjet pėr realizimin e njė dėshire tė tillė tė shqiptarėve mund tė vijnė edhe nga kreu mė i lartė i Kishės katolike nė botė. Futja e njė metode tė tillė, gjegjėsisht involvimi i elementit fetar (katolik) pėr arritjen e pavarėsisė dhe ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, nė aspektin politik ėshtė absurd i llojit mė banal mbi tė cilėn praktikė nuk mund tė qėndrojė asnjė bashkėsi e organizuar brenda kufijve tė caktuar, e qė ndryshe quhet shtet. Pra, edhe nė rastin e Kosovės(,) kur ėshtė fjala pėr pranimin ndėrkombėtarisht tė pavarėsisė sė! saj nuk mund tė bėhėt fjalė pėr kur(r)farė privilegjesh tė ēfarėdo natyre qofshin, sepse bazat dhe parimet mbi tė cilat ngritet ose mbi tė cilat njihet ndėrkombėtarisht shteti i njė populli, janė rregulla universale juridike dhe diplomatike dhe nga kėto principe nuk ka pse tė pėrjashtohet Kosova, por as kur ėshtė fjala pėr pėrmbushjen e “standardeve”, siē po quhen tani kushtet tė cilat duhet t’i plotėsojė ajo para se tė njihet ndėrkombėtarisht si shtet i pavarur.

    Meqė kjo nuk ėshtė tema e kėtij shkrimi, e bėmė kėtė hyrje tė shkurtėr pėr ta shtruar njė ēėshtje tjetėr mjaftė diskutabile, por edhe tė ndjeshme politikisht e kombėtarisht, siē ėshtė qėndrimi dhe sjellja e qartė prokatolike e kreut tė LDK-sė kundrejt rolit tė faktorit fetar katolik(,) tė cilin po e imponojnė nė procesin e pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė kjo padyshim njė dukuri e rrallė nė politikėn kombėtarė tė faktorit politikė shqiptarė, e cila qė nga hyrja e Dr. Rugovės nė politikė ka rėnė nė sy shumė qartė se afrimi dhe simpatia ndaj faktorit fetar katolik zėnė njė vend kyē nė filosofinė politike tė kėsaj partie, sidomos bashkėpunimi me krerėt e Kishės katolike, gjegjėsisht afrimi ndaj Vatikanit dhe Papa Gjon Palit tė Dytė (sllav pėrnga prejardhja e tij etnike). Kėtė anim ai e ka dėshmuar qysh me vendosjen e fotografisė sė tij me Papėn e Shėn! jėt nė muret e zyrave nė shtepinė e tij nė Velani, e qė nė qarqet intelektuale tė Prishtinės ka shkaktuar polemika dhe komente prej mė tė ndryshmeve(,) tė cilat vazhdojnė edhe sot.

    Dhe kjo, jo pa tė drejtė, sepse qė nga viti 1990 e deri mė sot ka dėshmuar nė praktikė se filosofinė politike, pėrveē mbi parime kombėtare, e kishte mbeshtetur nė masė tė madhe mbi simpatinė e faktorit fetar katolik nė Europė ndaj Kosovės, ekskluzivisht nė oborrin kishtar tė Vatikanit. Kur jemi tek kjo ēėshjtje e themi se nuk jemi kundėr rolit ose ndihmesės qė mund ta ketė ushtruar nė tė mirė tė ēėshtjes sė Kosovės kreu mė i lartė i Kishės katolike ose edhe vetė Papa Gj. Pali, mbase ndoshta edhe do ta ketė bėrė ndonjė lutje pėr pavarėsinė e Kosovės (siē pretendon Dr. Rugova), e qė nuk do tė ishte fare ndonjė gjė kontestuese pėr natyrėn dhe misionin fetar qė ka, por mbėshtetja e plotė e njė filosofie politike, ose e politikės kombėtare tė liderit politik tė shqiptarėve tė Kosovės, siē ėshtė realizimi i pava! rėsisė sė Kosovės, gati nė mėnyrė ekskluzive mbi simpatinė ose lutjet qė mund t’i bėjė Selia e Shenjėt pėr tė mirėn e njė populli, nuk ėshtė dhe as nuk mund tė jetė mėnyra, por as parimi themelor mbi tė cilat do duhej tė mbeshtetej arritja dhe realizimi i pavarėsisė sė Kosovės.

    Sepse, sukseset nė planin politik, diplomatik dhe juridik pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės(,) nuk mund tė qėndrojnė politikisht, por as nuk mund tė jenė nė varshmėri aq tė madhe nga qėndrimi „politik“ i faktorit fetar katolik nė botė sa vazhdon tė mendojė Dr. Rugova. Sepse, sado qė tė jetė miradashės dhe i madh roli i kreut mė tė lartė fetar katolik nė botė, nuk ėshtė dhe as nuk mund tė jet(ė) faktori me ndikim tė drejtpėrdrjtė pranė qendrave tė vendosjeve ndėrkombėtare qė t’i detyrojė ato qė eventualisht ta ndėrrojnė mendimin ose qėndrimet e tyre nė favor tė kėrkesave tė dy milion shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi. Kjo pėr shkakun sepse po tė shtroheshin proceset politike nė botė vetėm mbi baza fetare, atėherė ! principet dhe rregullat e tė drejtės ndėrkombėtare si dhe angazhimet diplomatike nė nivel tė OKB-sė pėr pranimin e shteteve tė reja nė botė, do tė ngelnin sekundare dhe pa ndonjė peshė.

    Nė rastet kur faktori fetar ka qenė promotori kryesor nė ndėrtimin e shtetit, atėherė ato shoqėri qė kanė vepruar dhe qė janė ndėrtuar mbi kėto baza(,) kanė pėsuar fijasko politike, e qė shumė vėshtirė e kanė bėrė mė vonė riparimin e gabimeve tė tilla, siē ishte rasti i Izraelit, Irlandės Veriore, etj, meqė sado qė tė jetė e drejtė dhe e arsyeshme doktrina fetare(,) mbi tė cilėn mund tė ndėrtohet shteti, vetė fakti se natyra e elementit fetar pėrjashton faktorin politik(,) ėshtė i destinuar qė si i tillė tė dėshtojė. Prandaj, kur elementi fetar ngatėrrohet me politikėn dhe anasjelltas, ose mė mirė me thėnė kur feja merrė rolin e politikės nė ndėrtimin e shtetit dhe pėrcaktimin e fateve tė njė kombi, s’ka dyshim se bėhėt fjalė pėr koncept shumė tė gabuar politik, siē e ka treguar kėtė mė sė miri rasti i involvimit tė kishės ortodokse serbe nė politikėn nacionale tė popullit serb, qė nga mesjeta dhe deri para pakė viteve, kur turpėrisht para gjithė botės u detyrua tė tėrhiqet nga projekti pėr krijimin e Serbisė sė Madhe.

    Ėshtė kėshtu, sepse vetė roli dhe natyra e fesė janė gjithėherė nė disharmoni me parimet e politikės mbi tė cilat funksionoin dhe ngritet shteti si njėsi juridike, kulturore dhe politike. Kėtu nuk kemi kohė dhe as vend qė kėsaj teme t’i kushtojmė analizė mė tė gjėrė, por ajo qė ėshtė mė se e sigurtė, ėshtė fakti i pamohuar se qėkur ka ardhur nė krye tė LDK-sė Dr. Rugova me 1990(,) ndėr shtyllat kryesore tė politikės sė tij ishte futja nė lojė e opsionit; se si ta fitojė sa mė shumė mbėshtetjen dhe simpatinė sa mė tė madhe tė kreut katolik nė Vatikan, e me kėtė edhe gjithė simpatinė e botės sė krishterė perėndimore, qė shikuar parimisht nuk ishte hap i gabuar politik, posikur tė mos i kishte bėrė disa veprime individuale tė tepruara pro fesė katolike, sidomos gjatė viteve tė pas luftės nė Kosovė, duke dhėnė di! sa iniciativa tė cilat shkonin drejtpėrdrejtė nė ndėrrimin e imazhit fetar tė Kosovės, pra forcimin e faktorit fetarė katolikė, gjegjėsisht qė shkonin nė dobėsimin dhe eliminimin arbitrarisht tė imazhit fetarė islamė tė Kosovės, siē ishte prerja e shiritit pėr ngritjen e memorialit tė paqės pėr Nėnė Terezėn duke i ndarė afėr 40 hektarė tokė nė periferi tė Prishtinės, ngritja e bustit tė Nėnė Terezės nė qendėr tė Prishtinės, disa herė takimi i tij me Atin e Shėnjėt, pėrfshirė edhe audiencėn e fundit para disa javėsh, pjesėmarrja e tij nė Romė me rastin e shėnjtėrimit tė N. Terezės, dalja me iniciativėn pėr ndėrtimin e katedralės katolike nė qendėr tė Prishtinės shumė afėr kompleksit univerzitar, ndezja e bredhit tė Krishtlinjeve me 24 dhjetor 2003 si kryetar shteti nė qėndėr tė Prishtinės, etj, etj, qė tė gjitha japin tė kuptohet qartė se ėshtė dhėnė pėr sė tepėrmi pas faktorit fetar katolik (e ndoshta edhe shpirtėrisht), pėr tė cilėn dukuri kohėve tė fundit po spekulohet me tė ! madhe se ai veē ėshtė konvertuar nė Fenė katolike.

    E gjithė kjo qė tham(ė) mė sipėr, po tė mos ishte kryetar i Kosovės, sigurisht se do tė mbetej thjeshtė si njė ēėshtje e tij personale, mbase edhe e parėndėsishme. Thėnjet e tipit se Dr. Rugova me mbeshtetjen e tij mbi faktorin politik dhe fetar katolik(,) nuk bėn tjetėr veēėse njė diplomaci tė menēur pėr Kosovėn, ngase pa e fituar shqiptarėt simpatinė e kreut katolik nė botė(,) nuk mund t’i realizojnė ėndrrat e tyre pėr pavarėsinė e Kosovės, ose nė stilin se shqiptarėt duhet ta veshin petkun e katolicizmit, d.m.th. se duhet ta ndėrrojnė fenė islame dhe tė konvertohen nė fenė katolike, si kusht pėr tė hyrė nė Europė, sepse si muslimanė nuk i dėshiron bota perėndimore, si dhe pretekste tė ngjajshme, s’janė tjetėr veēėse broēkulla politike tė cilat nuk mund tė merren fare seriozisht, ngase tė qenurit e shqiptarėve si komb me mbi 80 pėrqind tė pėrkatėsisė fetare islame(,) nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė pengesė qė tė hyjnė nė familjen e popujve evrop! ianė.

    Pėr kėtė qė themi mund tė sjellim me dhjetra argumente(,) tė cilat dėshmojnė tė kundėrtėn e asaj qė trillojnė disa kuaziintelektualė shqiptarė, tė cilėt tė ngarkuar me islamofobinė e tyre tė egėr( nuk bėjnė tjetėr veēėse propagandė bajate, dhe ate, jemi tė sigurtė, jo me qėllim pėr ta ēuar kombin shqiptar drejtė familjes evropiane, por thjeshtė kėtė e bėjnė nė rolin e misionarėve katolikė. Pra, tė bėrit politikė kombėtare duke e futur nė pėrdorim faktorin fetar, tė mbeshteturit e filosofisė politike dhe shtetrore nė ndėrtimin e shtetit(,) ashtu siē ka vepruar dhe vazhdon tė veprojė Dr. Rugova, nė njėrėn, duke e injoruar keq rolin e faktorit politik islam shqiptar, nė anėn tjetėr, pra duke mos ekuilibruar si duhet midis faktorit kryesorė fetarė nė Kosovė, atij islam (80%) dhe atij katolik (7%), gjegjėsisht duke favorizuar Katolicizmin dhe duke minimizuar Islamizmin, ėshtė padyshim gabimi i rėndė politik i cili pashmangshėm se do tė ketė reperkusione tė dėmshme nė ruajtjen dhe kultivimi! n e mėtjem tė tolerancės fetare ndėr shqiptarėt e Kosovės. Gjėja mė e dėmshme nė politikė ėshtė kur iluzionet shndėrrohen nė koncepte sjelljesh dhe veprimesh tė pakoordinuara mirė politikisht, sikur tė ishte fjala pėr procese tė kryera politike, ose pėr ndonjė mision profetėsh tė imagjinuar.

    Ndaj, kur ėshtė fjala pėr filosofinė e Dr. Rugovės tė pėrzirjes sė elementit fetar nė politikė(,) nuk mund tė mos e themi mendimin tonė haptazi(,) se ky ekskluzivizėm mund tė jet shumė i dėmshėm pėr harmoninė fetare nė Kosovė, sidomos parimi; se sa mė shumė afėr botės katolike, aq mė e pranueshme do tė jetė pavarėsia e Kosovės, duke harruar faktin se politika dhe diplomacia evropiane, sado qė tė jetė e frymėzuar nga mėsimet fetare kristiane, ajo nuk ėshtė mbeshtetur asnjėherė nė formė tė prerė vetėm mbi doktrinėn fetare tė ndėrtimit tė shtetve nacionale, qoftė kjo as pėr njė minutė, ngase ishte e qartė pėr popujt evropianė se feja dhe shteti nuk mund tė koekzistojnė, ndaj edhe e bėnė ndarjen e tyre me kohė, si kusht themelor pėr hapa tė suksesshėm nė planin e ndėrtimit tė shoqėrive thjesht mbi baza juridike dhe rregullave demokratike, qė pėr thelb! tė krijimit dhe funksionimit tė tyre u kishin vėnė shkencėn e jo ideologjitė, doktrinat ose lutjet fetare, sepse ishin tė sigurtė se kėto dy koncepte (ai fetar dhe shkencor) nuk pėrkojnė njėri me tjetrin kur ėshtė fjala pėr shtetin dhe normat qė pėrcaktojnė mėnyrėn dhe rregullat e ekzistimit tė tij nė mėnyrė tė organizuar shoqėroro-juridike.

    Mjerisht, vėrejmė se nė kreun politik shqiptar nė Kosovė ka shumė mungesa, mospėrfillje dhe mosrespektim tė ndjenjave ndaj pėrcaktmit fetar tė shumicės sė popullatės me pėrkatėsi fetare islame, dhe njė dukuri e tillė tė bėn tė konkludosh pahamendje se vertetė kemi tė bėjmė me standarde tė dyfishta politike ndaj tė njejtit popull qė ua ka dhėnė votat (vėshtirė se do t’ua japin nė tė ardhmėn), sjellje qė bien ndesh dhe janė nė kundėrshtim tė plotė me deklarimet verbale pėr ndėrtimin e shtetit demokratik dhe juridik, ku tė gjithė njerėzit padallim dhe nė mėnyrė tė lirė mund t’i shprehin bindjet e tyre fetare dhe politike ashtu siē dėshirojnė ata vetė pa pengesa dhe imponime. Ngase tė ushqesh simpati ndaj njėrit religjion dhe ndaj tjetrit tė mbash qėndrim mohues-nėnēmues, ėshtė hipokrizi politike(,) e cila nė thelb ēon nė pėrēarje dhe prishė harmon! inė fetare brenda popullit shqiptar, i njohur nė botė pėr kėto vlera civilizuese.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar mė parė nga dodoni
    Kjo ėshtė njė nga veprat mė tė mira tė Rugovės nė politikė.
    Largimi nga islamizmi i shqiptarėve ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme kombėtare tonat, dhe tani jo vetėm populli i thjeshtė por edhe lider kryesor qė kanė njė histori sado tė vogėl tė islamizuar dhunshėm janė duke u rikthyer nė rrėnjė.
    Tani edhe nė Kosovė, nuk janė shumicė muslimanėt duke pasur parasysh konvertimet e kėtyre 20 viteve tė fundit.
    Do tė ishte mirė tė bėhej njė statistikė.
    Shumė mirė qė shqiptarėt janė ka vetdijėsohen dhe mė askush nuk mund ti fus jo kombin por as edhe asnjė shqiptar (shumė shpejt) me pis mileta si arabėt e turqit.

    Forca Rugova pėr punėn e fesė.

    dodoni nji pyetje per ty zotri
    ato vota qe i mori rugova ne kosove nga populli a i muer per te que popullin e kosoves drejt liris e pamvarsis apo ta qoi popullin ne kisha per te ndrrue fen qe kur dihet qe ne kosove jan te besimit islame rreth 95%te popullit.

    Nese ste kam kuptue mier te kerkoi falje a nese me te vertet mendon se qfar ke shkrue ateher ti duhet ti kerkosh falje popullit te kosoves qe eshte shmica e besimit islam kaq pata njiherit tung.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Llapi
    Ne kėtu jemi duke diskutuar vetėm pėr punėn e fesė e jo pėr statusin e ardhshėm e Kosovės.
    Sa pėr statistikat nė lidhje me kėtė punė, unė nuk mendoj se tani ato qė keni sjellur juve qėndrojnė, duke pasur parasysh edhe ndryshimet e mėdha qė kanė ndodhur kėto 20 vitet e fundit.
    Pėrkrahja ime nė punėn e fesė Rugovės, domosdoshmėrisht nuk do tė thotė pėrkrahje e gjithė programit tė tij politik.
    Pra, unė e ceka se pėrkrah rikthimin nė rrėnjė tė Rugovės dhe gjithė shqiptarėve qė kanė bėrė njė gjė tė tillė, dhe si njė ēėshtje qė ndihmon shumė edhe nė gjithė aspektet tjera kombin e ceka se ėshtė njė ēėshtje me interes madhor kombėtar, dhe pėrshpejtimi i saj ėshtė shumė me interes pėr gjithė neve.
    Pėr punėn e mendimeve tė mia nė lidhje me statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe ēėshtjen kombėtare nė pėrgjithėsi mund tė futesh tek forumi ēėshtja kombėtare dhe njihesh me to, si dhe mund tė lexosh edhe kėto rreshta poshtė kėtij shkrimi dhe qė paraqitet nė ēdo shkrim timin.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    dodon e di qendrimin tand sa i perket qeshtjes kombetare dhe te perkkrahu edhe une por ketu tek feja me duket se nuk eshte bash si po mendon ti por nejse se ashtu keshtu ne shqiptaret jemi te perqar prej partive politike e feja bile mos te na perqan dhe nuk po due te thellohem me shume e sidomos me ty edhe pse nuk pajtohem rreth fes.
    ndersa shkrimet me lart qe i solla kan te bejn kryesisht per fen qe e ndrroi rugova e jo per pamvarsi por pytjen qe une ta shtrova ndoshta nuk e ke kuptue
    dhe nja ta them se tek ne ne Llap feja eshte diq e shenjt per familjet tona dhe njeri ti ndrron fet si lavierja brekt nuk eshte bash mier siq veproi brahimi qe tash se di si do tia len emrin veti se ibrahim e krishter nuk i shkon.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Nese besimi fetar eshte dicka personale si fillim pastaj kolektive, pse u dashka te kthehet Rugova nga "Qabe'ja"
    Per mendimin tim Rugova duhej te uronte popullin e vet per BAJRAM te pakten hipokrizisht sic bejne politikanet.
    Edhe pse gazetaret do e gjenin nje pretekst ti shkruanin ato qe shkruan anti-Rugove.
    Fakti i rikthimit (nese eshte i tille) i Rugoves drejt krishterimit ne nje shoqeri demokratike nuk permben nje "njolle" mbi personalitetin e tij
    Jam i sigurte qe mendja e tij sheh shume me larg se fanatizmi jone.
    Mos fshehja e simpatise se tij pro- krishtere eshte xhest burreror. Ai ka aq diplomaci sa te fshehe bindjet e tij fetare para emrit , karriges, pushtetit, karrieres por ja qe nuk preferon ta beje.
    Rikthimi ne rrenjet e vjetra fetare te popullit tone eshte shume e veshtire, shume kujt i duket e pamundur, por kurre nuk duhet thene kurre. (thone amerikanet)
    Rikthimi i tij ne themelet shpirterore te kombit te vet eshte nje nder xhestet me fisnike qe eshte vene re tek ndonje politikan.
    AJo qe kombi shqiptar ka me shume nevoje sot eshte bashkimi shpirteror. Nuk ishin dhe nuk jane piramidat, telat , klonet ato qe ndajne nje komb. Eshte shpirti i copetuar kombetar ai qe mban nje komb te percare.
    (Bashkimi i Gjermanise sipas Kohl nuk eshte bere akoma, le te kete vite qe eshte shembur muri.)
    A jeni ju aq patriota sa per atdheun te sakrifikoni fene?
    Per nje bashkim shpirteror shqiptaro-shqiptar.
    Asnje besim tek zoti nuk eshte gabim, asnje rryme fetare nuk eshte e keqe, cdo kishe , xhami , teqe apo manastir te paren fjale kane PAQEN.
    Do zoti dhe ne do kemi nje dite PAQEN midis nesh.
    faleminderit
    muzg i heshtur

  9. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Llapi
    Njoh shumė llapianė jomusliman e veēanėrisht ateista.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    un jame qaqe i gezuare qe presidenti i juje z.dodon eshte rikthyer ne fen e vertet saqe kame bere daresem sepse bile kure te shkone najkah me perfaqesu ju perfaqeson juve sepse eshte ne renje aq e forte saqe toka bile se leshone.....
    kisha dashte edhe te tjeret qe kane mbete pa u kthyere net kthehen sa me shpejet se masanej ska me met vende se biletat po shiten iq pa pare........
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė bukur
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 17:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •