Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53

Tema: Deltari ILIR

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2007
    Postime
    10
    Te falemderit o qerosi per korigjimin tend ky eshte vetem nje gabim pa mendjen time por si duket te paska prekur diqka ne zemer kur ke lexuar poezin e cila ide eshte e shkruajtur me perpikmeri.Eshte poezi e shkeputur nga libri im i cili pritet te botohet se shpejti per te plotfuqishmin DELTARIN ILIR dhe do vazhdoj prap te citoj ne forum por pa gabime.
    Mendimi im eshte se vetem me kritika dhe duke i permendur gabimet tona te kaluara do te arrijm tu hyjm shqiptareve ne zemer, me keto gjera te cilat siduket po i keqkuptoni edhe ju me keto qe keni shkruar tung DELTARI

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Postime
    7
    ME te vertet kur hyra ne kete forum pash keto shkrime dhe e pasuraova mendjen time edhe me nje cop te hisoris te cilen do ishte mir qe te kemi edhe ne hisori te popullit shqiptar e te mesojn femijet tane neper libra....
    Aq shum u gezova kur pash edhe ket poezi per ate te cilin kame nje respekt te madh sepse eshte kafsha me e bukur.TE lumt or betim se me te vertet je shqiptar me bes, sa per ate gabimin qe ke ber nuk ka lidhje kisha pasur deshir te te njoh perse afermi sepse edhe un jam duke punuar me nje liber per simbolet tona ku aty kame fut edhe DELTARIN ILIR ....
    TUNG ENGJULLI....

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2007
    Postime
    9
    Ja njė kontribut modest pėr kėtė temė jashtėzakonisht atraktive:


    Qeni ilir - deltari ilir – Illyrian Shepherd


    Me siguri ēndonjėri prej nesh ka parė ose tė paktėn ka dėgjuar ndodhi tė ndryshme pėr kėtė bukurosh qė e njohim si qen Sharri.

    Po si quhet nė tė vėrtetė ky qen krenar dhe i rreptė? Emri i tij i vėrtetė ėshtė deltari ilir, pra qen qė kujdeset pėr delet, respektivisht dhentė, qen ndihmės i bariut. Si i tillė ai ka qenė mbi dy mijėvjeēarė mik shumė besnik i stėrgjyshėrve tanė. Qė ilirėt kanė qenė tepėr tė lidhur pėr qentė, e vėrejmė edhe nga njė shprehje popullore shqipe:” po i shkon mbrapa si qeni i Langarit”, qė ka tė bėjė me mbretin ilir Longaros.

    Po ta kėrkoni nė internet emrin deltari ilir (anglishtllyrian Shepherd), do tė habiteni kur ta gjeni nė shumė web faqe respektabile kushtuar qenve. Ėshtė ky pikėrisht qeni ynė i Sharrit, qė ka njė vlerė tė madhe nė kierarkinė kinologjike botėrore.

    Po ē’ėshtė ky konfuzion lidhur me emrin e tij? Si bėhet qė ne, tė cilėt konsiderohemi pasardhės tė ilirėve, nuk dimė gjė pėr kėtė mik besnik tonin, qė na shoqėron qė nga lashtėsia? Pėrse vazhdojmė ta quajmė qen Sharri?

    Deltari ilir pėrmendet nė burimet perėndimore si i tillė qė nė vitin 1689 nė shkrimet e baronit slloven Janez Vajkard Valvasor. Nė vitin 1939 ky lloj njihet zyrtarisht nga FCI (Fédération Cynologique Internationale - Federata kinologjike ndėrkombėtare) si deltar ilir. Por, nė vitin 1954, nė Jugosllavinė komuniste emri zyrtar i deltarit ilir zėvendėsohet nė mėnyrė tė paskrupull me emrin deltar Jugosllav – Sharpllaninac dhe me kėtė emėr e pranoi edhe Federata kinologjike ndėrkombėtare. Pas mėvetėsimit tė Maqedonisė si shtet, kjo parodi me emrin e merr formėn qen deltar maqedon-jugosllav (Dog Breed Info Center).

    Ndoshta dikush mund tė thotė: ku e ke ngenė tė merresh me njė qen? Punė e madhe se si i thėnkan! Por ja qė nė ish Jugosllavi kanė punuar me shumė kujdes pėr eliminimin e gjurmave tė kulturės dhe dėshmive tė lashtėsisė shqiptare dhe nuk kanė pėrtuar tė merren edhe me ndryshimin e emrit tė mirėfilltė tė kėsaj race fisnike qeni. Pra, pėrveē fshehjes sė artefakteve arkeologjike, ndryshimit tė toponimeve shqipe, dėbimeve masovike tė shqiptarėve pėr nė Turqi, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, ēoroditjeve tė planprogrameve mėsimore dhe shtrembėrimit tė historisė, lansimit tė barcoletave pėrbuzėse antishqiptare, paraqitjes sonė si racė e pagdhendur, inferiore dhe e papėrmirėsueshme pėr ndryshime civilizuese, radha i erdhi edhe deltarit ilir pėr t’ia ndryshuar kėtė emėr ideopolitikisht tė papėrshtatshėm. Dhe kėshtu deltari ilir brenda natės na u diferencua dhe u shpall si “Шарпланинац”(Sharpllaninac)!

    Fatkeqėsisht, kjo prapėsi nuk mbaroi vetėm me ndryshimin e emrit tė deltarit ilir. Sipas tė dhėnave tė parashtruara nė web faqen e Federatės kinologjike tė Kosovės, del se deltari ilir si racė nuk ka qenė asnjėherė i standardizuar. Nė fakt nė ish Jugosllavi raca e pastėr e deltarit ilir ėshtė kryqėzuar me raca tė tjera qensh dhe si rezultat i kėtyre eksperimenteve ėshtė krijuar qeni i sotėm i Sharrit. Parametrat e standardit tė cilat i ka sot “Sharplaninci” nuk pėrputhen me parametrat e standardit tė cilat i ka deltari ilir. Njė moment tjetėr turbullues ėshtė edhe lufta qė u zhvillua nė Kosovė qė pėrveē viktimave njerėzore, mori edhe shumė qenė e kafshė tė tjera.

    Federata kinologjike e Kosovės nė saje tė matjeve tė bėra nė teren 20 vitet e fundit ka arritur qė ta standardizojė si racė tė veēantė deltarin ilir. Materiali i pėrgaditur do t’i dėrgohet Federatės kinologjike ndėrkombėtare qė mė nė fund deltari ilir tė shėnohet si i tillė dhe ta ketė vendin qė e meriton nė kierarkinė kinologjike botėrore.




    Cilat janė tiparet e deltarit ilir? Ėshtė njė qen besnik dhe mbrojtės vetėsakrifikues i pronarit, familjes si dhe i grigjės sė tij. Bashkėpunon shkėlqyeshėm me pronarin, atė e konsideron madje si bashkėluftar, ėshtė i ftohtė dhe i dyshimtė ndaj tė huajve, por jo dhe i lig ose agresiv i papėrmbajtur. Ėshtė qen i zgjuar dhe i pavarur, di tė jetė mjaft kokėfortė, por i nėnshtrohet stėrvitjes po tė trajtohet me autoritet dhe durim. Ka njė trup tė lidhur mirė, muskuloz dhe me eshtra tė fortė, kokė masive, qafė tė fuqishme dhe gjoks tė gjerė. Shpatullgjerė, kėmbė tė forta. Ka gėzof tė dendur, qė e mbron nga ndikimet e motit tė ftohtė, me ngjyra tė ndryshme.

    Gjatė shekujve nė tė janė vijėzuar tipare tė karakterit tė padronit tė tij: i guximshėm, i padjallėzuar dhe i ashpėr. Pėr guximin dhe trimėrinė e tij flasin shumė gojėdhėna, qė e dėshmojnė edhe videoinēizimet. Nuk mėdyshet tė luftojė madje edhe me armiq mė tė fortė se vetja, me logori ujqėrish ose me arinj. Nė malėsinė e Sharrit gjatė shekujve te ky qen ėshtė mbėltuar guximi dhe trimėria e pashoqe, meqė pronari i kėrkon pikėrisht kėto cilėsi nga ai. Nė tė kundėrtėn, po tė tregojė shenja frike, pronari turpėrohet nga qeni i tij.

    Ky qen si racė e veēantė ėshtė shumė i ēmuar dhe i dėshiruar nė botė nga njohėsit e mirėfilltė tė qenve. P.sh. nė vitin 1970 nė SHBA janė dėrguar mbi 200 qenė tė kėtij lloji, por e gjejmė edhe nė vende tė tjera, ku kultivohet pastėrtia e kėtij qeni tė veēantė.

    Si qėndron ēėshtja e prejardhjes sė deltarit ilir? Me mijėra vite nė Gadishullin Ballkanik kjo racė fisnike pėrkujdeset pėr dhentė dhe lufton me guxim pėr t’i mbrojtur ato. Ekzistojnė dy teori lidhur me vendin e prejardhjes sė tij: e para e spikat Kaukazin (qė ėshtė mė pak e besueshme). Teoria e dytė e tregon dogėn e Indisė/Tibetit si paraardhėse tė mundshme, qė do tė ketė ardhur nė kėto troje me ushtrinė e Lekės sė Madh, pastaj do tė jetė pėrzier me qentė vendas.

    Njė veēori tjetėr interesante qė lidhet me deltarin ilir ėshtė emėrtimi pėr kėtė kategori qensh. Ai bėn pjesė nė grupin Molos (ang. Molosser), qė nėnkupton kategorinė e qenve me trup tė madh e tė ndėrtuar mirė, qė mbase kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt. Ky emėr vjen nga Molosia, pjesė e Epirit tė lashtė.

    Si pėrfundim, mendoj se duhet tė krenohemi me kėtė shoqėrues besnik tė stėrgjyshėrve tanė tė lashtė, kėtė qen tė veēantė e kaq tė ēmuar dhe ta quajmė me emrin e tij tė vėrtetė: DELTAR ILIR, e jo me emrin e shpikur QEN SHARRI nga fabrika jugosllave e pėrvetėsimit dhe asgjėsimit tė vlerave tona kombėtare.

    E pėrgėzoj federatėn kinologjike tė Kosovės (FKK) pėr punėn qė e bėn dhe i uroj qė ta plasojė nė botė tė vėrtetėn mbi emrin e mirėfilltė tė deltarit ilir.

    Lulėzim Agai, Shkup


    Kush ka dėshirė tė hulumtojė mė tej pėr kėtė temė, ia rekomandoj kėto burime interneti:

    www.medlem.spray.se/deltariilir - FKK (Federata Kinologjike e Kosovės)

    www.youtube.com/watch?v=ve03a9xYlN0 – njė video prezantim shumė i bukur i shoqėruar me zėrin e tė paharueshmes Vaēe Zela

    Planet Molosser Illyrian Shepherd (Deltari Ilir)

    Wikipedia

    Forumi shqiptar: KUSi – tri videoxhirime mbresėlenese nė Malėsinė e Sharrit tė realizuara nga ekip televiziv kroat nė vitin 1960, ku spikatet veēoria e deltarit ilir

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Postime
    7
    Tung nga engjulli me pelqej tema shume.
    Por diqka nuk keni te qarte ju zotri dhe shume te tjer,kur citoni se DELTARI IlIR ndryshon nga ai i SERBIS dhe keni cituar se iu kane ber ndryshime ne forme te trupit dhe iu kan humb tiparet ateher kinologet tan pse e kane ber perkthimin e satandardit nga SHARPLANINAC dhe nuk e kane satandardizu DELTARIN TONE.
    GJerat duhej ditur mire e pasandej te flasesh se nuk ka standardizu asnje kinolog iyni asnje qen ne kosov por vetem ka ber perkthime nga serbishtja.

  5. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje lidhje per temen e gjeni si vijon:

    http://www.dogbreedinfo.com/sarplaninac.htm

    Tregon per origjinen e races se qenve. Ka dhe disa foto ne vazhdim qe ia vlejne me gjithe mend t'i shohesh, sidomos dy te fundit te qenushave disajavesh.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2007
    Postime
    10
    Pershendetje te dashur adhurues te Deltarit ilir.

    Desha te flas per poezin te cilen kam postuar me par vetem e vetem per te par dhe ditur se sa keni njohuri per Dltarin ilir, kjo poezi ishte me perplot gabime te cilat nuk jan te virtytshme per pasurin ton Deltarin Ilir,ishin ber te qellimshme keto gabime, un mendova se do te me korigjonit.Por me sa u duk nuk reaguat dikujt iu duk shum e bukur ne perjashtim te qerosit i cili ka verejtur diqka por smund te jet edhe aq gabim i madh ai i cili e ka verejt.
    Me falni un do ua sjell origjinalin ne forum...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Pėrshėndetje tė gjithve,eshoh se jeni metėdrejt tė shqetėsuar me kėt problem tė rikthimit tė emrit e tė dinjitetit tė races ton Deltarit ilir,ne si federat patjetė se do mundohemi tia kthej dinjitetin qė kishte duke e (ri)regjistruar nė FCI me emrin e vet tė vėrtet dhe vendin am qė i takon,ndėrsa nė lidhje me qenin "sharplaninac"qė e posedojn serbėt e "maqedonasit"ate le ta e mbajn ato pasi ashtukėshtu pas gjith atyre kryqzimeve tė pa kontrolluara me llojlloj racash kan krijuar njė rac mostrume qe tashi as qė ngjan me racėn ton, as nė pamje e as nė ndertim tė trupit.Racėn qė kan krijuar ato tashi nuk i ngjan as standardit qė e kan ato vet pėr at rac,dhe po tė futeni tek forumet e tyre do i shifni se si ka plas sheri nė mes tyre pasi shumica pretendoj nė ndrim tė standardit pasi qenėt qė kan nuk i afrohen as per se afėrmi standardit e ikan me pedigre(paramendo kan pedigre e jan jasht standardi tė tyre afer 80% te qenve qė kan)Pra ne kemi racen ton tė standardizume(per her tė par e standardizume nė vija reale e jo sipas qejfeve e tekeve tė njerėave,por sipas asaj qė ju ka dhen vet natyra) e qė dallon shum nga standardi i kėtij "sharplanincit"tė serbėve e maqedonve.

    Tash sė voni kemi fillu me kontaktu me FK tė Kroacis ku kemi njė bashkpunim tė mir me ta,ku kjo ėsht njė nga fazat e para pė tė ec nė drejtim tė konkurimit dhe pranimit nė FCI.
    Duajeni njėri tjetrin.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Ja shiheni se si ka filluar tė internacionalizohet qėshtja e racės son,njė artikull nė lidhje me FKK dhe racen Deltari ilir nė revisten La Voce Del Popolo.

    http://www.edit.hr/lavoce/2008/inpiu/animali080220.pdf

    Artikulli gjindet nė fund tė kėsaj faqes!Pasi tya e hapni klikoni qė tė hec lart faqja!TEK FAQJA 4.ok.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bela70 : 02-04-2008 mė 02:11
    Duajeni njėri tjetrin.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2009
    Postime
    7
    OO Tung ju merakli te Pastorit Ilir, vetem desha tu a bej nje pytje.
    Pse i frigoheni fjales Pastor. Sipas meje nuk eshte e keqe ti themi Qenit Ilir edhe Pastori Ilir pasi qe fjala Pastor Apo Pastoralizmi don te thot ato grupe shoqrish qe merren me blegtori me kafsha te domestikuara (te zbutura) dhe kjo eshte me se mir nese i themi Pastor pasi qe nuk kemi nevoj ti themi se ka prejadhje nga Tibeti, po stergjyshet tan e domestikuan se bashku me dhin e eger e shum kafsh te tjera.
    Pre komente me nderimi Nertili Ks

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Zotri Nertili nuk i frigsohet askush fjales pastor,dhe spot kuptoj perse eshtron pyetjen ne kete menyr,ne baz te qkafit e vertetove ti se i frigohet ndokush asaj fjale,edhe te tte pyes dhe un ty se eshte me mire te quhet Deltar ilir se eshte shqip pra tregon veprimin e tij pra qe i ruan delet ndersa me pastor siq e thu edhe ti "don te thot ato grupe shoqrish qe merren me blegtori me kafsha te domestikuara (te zbutura) "-pra ketu nuk ka te bej me qenin por me grupe njerzish(qe i zbuten apo i ruajn keto kafsh,pra edhe njeher nuk esht fjala per ruajtsin qenin ne ket rast-besoj se po e shef dallimin qe eshte qene-grupe shoqrore.

    Per me teper nese ke nevoj per sqarime futu tek faqja e Fkk-se dhe aty besoj se do gjes fakta me bindese se perse i eshte vene my ky emer-apo kontakto dhe anetaret e Fkk(federata kinologjike e kosoves).
    Duajeni njėri tjetrin.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •