Close
Faqja 27 prej 39 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 387
  1. #261
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga babybell
    mos e teproni fare sepse dhe fjala 'emigrant' eshte e huaj, edhe fjala 'gazetare' vjen nga fjala 'gazete' qe eshte gjithashtu e huaj, edhe fjala 'teme' eshte e huaj, edhe 'formulim' eshte e huaj. te gjitha keto fjale ishin ne shkrimin e mesiperm......!!
    Ka te drejte babybell. Pastaj, te me falni "injorancen" mua por si i thone ne shqip "bastardimit"? "Kopilim" ? (Kerkoj ndjese per vullgaritetin, thjesht nje ilustrim.)

    Persa i perket temes, eshte teper me vend, dhe akome me shqetesuese eshte ky bastardim ne qarqet "intelektuale" te shtypit apo institucioneve.

    Nga ana tjeter, persa na perket ne shqiptareve "ordinere" te pakten qe mund te bejme eshte ta shkruajme sic duhet gjuhen tone te bukur. Dhe jam 100% dakort me kritiken e Borix. Nuk mund t'u veshesh mangesive gjuhesore petkun e madh te dialekteve gege-toske, qe per me teper s'jane aspak te njesuar, por qe perbrenda tyre ka dallime te metejshme.
    Gjuha letrare eshte nje.

  2. #262
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Luanesh.. S'e prisja kete nga ty..

    "ordinere" eshte fjal e huaj
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #263
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    Luanesh.. S'e prisja kete nga ty..

    "ordinere" eshte fjal e huaj
    Ndaj jane vene thonjezat sheqerke. Mgjth edhe ne kohen e mehrumit, kur s'para beheshim me te huajt, e perdornim kete fjale, ne shprehje te tilla si psh "kriminele ordinere" .

    PS: "kriminel" fjale e huaj apo e jona? .

  4. #264
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    "Kriminel" edhe kjo fjale eshte e huaja,eshte nje kujtim nga italianet qe e lane te shqiptaret"Kriminel" qe don te thot Vrases.

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Kesaj teme po i iken kuptimi: po rrini e po qeroni cdo post paraardhes nga "fjalet e huaja" kur gjithe bota po i perdor keto fjale te cilat janeuniversale dhe jane integruar ne gjuhe shume te pasura (me te pasura se shqipja mbase) si frengjishtja apo italishtja, keshtuqe nuk ka nevoje t'i shpikim ndryshe perderisa nuk eshte bere me pare, ne te mencurit e dheut. nuk me duket se shqiptaret e flasin aq mire shqipen, dhe e kam per te gjithe ju qe shisni dengla me lart, sa te kene kurajon te nderhyjne vend e pa vend me qellimin per ulur tjetrin e per te treguar veten te mencur (njohes te mire te gjuhes,posi,posi).

    Bastardim i shqipes per mendimin tim eshte kur edhe po te duash ta flasesh mire nuk di ta besh se nuk e njeh; kur gabimet e tua apo te tjetrit nuk ta vrasin veshin; kur ne vend te vend qe te thuash "shume e lezetshme" thua "shume cute" apo, ku di une, "indipendence" ne vend te "pavaresi"; kur njerezit sec kane filluar te flasin me ca thekse te cuditshme te e-ja dhe te a-ja, sikur po flasin angloshqipe; kur dialekti justifikon paaftesine per te zoteruar gjuhen e njehsuar....etj. ky eshte bastardim i gjuhes jo egzistenca (po keni fjale tjeter per kete mos beni vetem verejtje po gjejeni ne shqip) e shume fjaleve qe jane shqiperuar tashme dhe per te cilat as ne po as shume vende te tjera nuk kane ekuivalent (gjejeni dhe kete po mundet)

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    ore popull une mendoj se po lodhemi kot perderisa neve shume fjale gjate kohes kur ishim ne pushtimin turk po i perdorim edhe ne kohen e sotme sic jane: penxhere etj etj...por puna eshte se kudo ne cdo shtet perdoren fjale nga nje gjuhe tjeter e huaj keshtu eshte nje bote e tere qe e ben kete gje keshtu ne shqiptaret (~10milion te bashkuara ketu te gjitha trevat shqiptare)jemi shume pak keshtu eshte e kot me duket te flasim se cila eshte gjuha jone e paster dhe ta flasim ate,besoj se bukuria e gjuhes eshte vetem tek menyra e te folurit te saja....
    fabi..

  7. #267
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Bastardimi i gjuhes demton ne rradhe te pare kulturen tone!
    Fillon nga mediat elektronike dhe ato te shkruarat dhe vazhdon neper forume ku dhe cdonjeri nga ne japim "kontributin tone te cmuar" ne bastardimin e metejshem te gjuhes. Ja per shembull, kesaj teme i eshte vene termi BASTARDIM qe eshte nje fjale e huaj e pershtatur ne shqip.

    Cdodite te ndodh te degjosh lajmet ne TV ku perpos shume fjaleve te huaja, te panevojshme (meqe kane ekuivalentet ne shqip), folesit e lajmeve perdorin dhe forma te ndryshme fjaleformimi, shpeshhere te perkthyera direkt nga lajmet e huaja e te pershtatura pak a shume ne shqip.

    Nje problem tjeter e shoh ke theksimi i fjaleve te huaja te cilat lexohen nga folesit si ne gjuhen origjinale (sidomos Zeri i Amerikes)!

    Cdokund bastardim gjuhe ka! C'i kemi bere kultures ne!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #268
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    huazimi i fjaleve te huaja i prek te gjitha gjuhet europiane(shqipja nuk ben perjashtim)kryesisht per shkak te ekspansionit te anglishtes,te mos harojme qe vet anglishtja ka huazuar mijra fjale nga latinishtja ne mesjete kur kjo ishte gjuhe kulture e asaj kohe,keshtu qe nuk mund te flitet per bastardim por per huazim."the language is a living thing"thote anglezi,pra gjuha eshte nje gje e gjalle qe ndryshon,nuk eshte nje diēka e fiksuar njehere e pergjithmone.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Varet si konceptohet 'bastardimi' i gjuhes shqipe dhe cila eshte zanafilla e ketij konceptimi. Une kembengul se per sa kohe qe nuk ka akordim te drejtshkrimit, sintakses, gramatikes, etj., nuk mund te presim nje gjuhe zyrtare homogjene. Ky eshte bastardimi me i rrezikshem. Nga ana tjeter, humbja e fjaleve si pasoje e huazimeve eshte ne dore te dy grupimesh njerezish: akademiket dhe ne. Te paret duhet ta mbajne gjalle gjuhen e paster shqipe me ane te shkrimeve te tyre, botimeve te fjaloreve, etj. Te dytet mund te perdorin me shpesh fjale te huazuara, por duhet ta ruajne shqipen e paster.

    Po e theksoj edhe nje here, bastardimi me i rrezikshem eshte humbja e fjaleve te pastra shqip nga fjale te renda shqip, te cilat as nuk jane shpallur zyrtare, as nuk do te shpallen asnjehere. Shembuj nuk po jap, sepse i shterova sa me siper.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #270
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Po e theksoj edhe nje here, bastardimi me i rrezikshem eshte humbja e fjaleve te pastra shqip nga fjale te renda shqip, te cilat as nuk jane shpallur zyrtare, as nuk do te shpallen asnjehere. Shembuj nuk po jap, sepse i shterova sa me siper.
    -Mjaftohu me kaq dhe mos e thekso mė!

    Une gjithmone kam menduar se demtimi ne llastrat e vetures eshte me pak i rrezikshem se ai ne skeletin ose ne motorin e saj.

    Cilen metode percaktuese e ke perdorur per te ardhur deri te vleresimi se ekzistojne '"fjale te renda" shqipe te cilat nuk jane shpallur zyrtare'?
    Dhe me cka e garanton se nuk do te shpallen asnjehere?

    Si e zbulove se paska fjale te "renda" te "lehta" dhe eventualisht te ndermjeme per nga rendesa ne gjuhen shqipe?

    Cfare cirku spekulativ eshte ky? Mes tjerash, -kush eshte ai autoritet qe do te gjykoje nese nje fjale e caktuar e gjuhes shqipe qenka e rende apo e lehte?

    Nje zbulim i tille do te ishte nje shpikje epokale; do ta bente punen e evaluimit te leksikut gjuhesor nje qeshtje qiliminjsh, nje metode e tille do te gjente aplikim universal ne te gjitha gjuhet boterore pa veshtiresi, kurse zbuluesi i kesaj metode do t'i siguronte vetes vend ne histori.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 27 prej 39 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •