Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Evropa t’i marrë përgjegjësitë në Ballkan, thotë Albright

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht janë të mbingarkuara me obligimet dhe ndërhyrjet për zgjidhjen e problemeve të botës, sidomos me angazhimin e tyre në Afganistan dhe Irak. Si pasojë, ekziston rreziku që Uashingtoni të tërhiqet nga Ballkani dhe përgjegjësitë për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni t’ia lë Brukselit. Kështu theksoi ishsekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, të mërkurën në Vjenë, gjatë një ceremonie të promovimit të autobiografisë së saj “Madam Secretary” në gjuhën gjermane. Zonja Albright, diplomatja që ishte forca nxitëse për ndalimin e fushatës së gjenecodit dhe spastrimit etnik në Ballkan, të udhëhequr nga Milosheviqi, the se Evropa duhet të bëjë më shumë për Ballkanin, sepse ky rajon ndodhet në Evropë dhe jo në Amerikë. Nëse Evropa është aq e fortë sa po thotë se është dhe po dëshiron të jetë fuqi ushtarake, atëherë ajo duhet të kujdeset për problemet e veta. Zonja që arriti të mbajë NATO-n të bashkuara gjatë luftës në Kosovë dhe arriti të fitojë, me gjithë kritikat e shumta, tha se ndihej krenare për rolin e saj në sjelljen në Hagë të kriminelit Slobodan Milosheviq. Ajo tha se ishte e gatshme të dëshmonte kundër Milosheviqit, në rast se do të ftohej nga Tribunali i Hagës. “Tito ishte një diktator i keq, ndërsa Milosheviqi ishte një kasap, tha Albright, duke shtuar se, falë qëndrimit të vendosur dhe intervenimit ushtarak të SHBA-së, ish-hapësira e Jugosllavisë sot jeton në paqe, pa dhunime dhe vrasje masive. Megjithatë, Albright theksoi se në Ballkan, respektivisht në Unionin Serbi-Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedoni, ende nuk janë tejkaluar të gjitha rreziqet. Prandaj është e domosdoshme që SHBA-të dhe Evropa duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë rajon, pa u zhgënjyer nga mungesa e suksesit në takimin e parë, ka sugjeruar në një intervistë me mediat austriake, duke aluduar në konferencën e Vjenës. Sipas zonjës Albright, zgjidhja e problemeve të vendeve të përmenduara qëndron në integrimin ekonomik të gjithë rajonit ballkanik në Evropë, sepse sa më i madh të jetë interesimi i këtyre vendeve për t’u integruar në Evropë, aq më lehtë do të mund të zgjidhen çështjet kontestuese. Albright, e cila në Vjenë u quajt me të drejtë “princesha e politikës së jashtme,” nuk përmendi asnjë rol për Kombet e Bashkuara në zgjidhjen e problemeve në Ballkan. Me gjithë pohimin se bota nuk ka një organizatë tjetër më të rëndësishme se OKB-ja, ajo nuk ngurroi të mos theksonte paaftësinë e OKB-së për të zgjidhur problemet. Ajo e shpjegoi këtë paaftësi me një shembull familjar, duke treguar se babai i saj, një diplomat çek në OKB, ishte ngarkuar me drejtimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në konfliktin pakistanezo-indian reth Kashmirit. “Babai im ka vdekur. Unë, siç po më shihni, jam plakur, ndërsa konflikti në Kashmir ka mbetur po ai që ishte në kohën e babait tim”, shpjegoi ajo. Zonja Albright tha se besonte shumë në forcën e aleancës evroatlantike, dhe tërhiqo vërejtjen se çdo përpjekje për ta bërë Evropën konkurrente të SHBA-ve, do të dështojë. Ajo tha se rivaliteti ndërmjet Evropës dhe SHBA-së është kontraproduktiv dhe i dëmshëm për të dyja palët. Përveç kësaj, ajo sqaroi se, Evropa nuk ka gjasë të bëhet një kundërpeshë ushtarake e SHBA-së, thjeshtë për shkak se SHBA-të janë një fuqi tepër e fortë.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Evropa nuk ka per te marre persiper detyrimet e saj ne Ballkan pasi eshte ajo Europe qe shkaktori traumen Ballkanike gjate fillim shekullit qe lame pas. Edhe ideja e nje Europe te Bashkuar nuk po ngrihet mbi parime demokratike ku te gjitha shtetet te mund te ecin ne te njejtin hap (sic eshte modeli i SHBA), por mbi ideologjine e vjeter te europes kolonizatore ku boshti franko-gjerman dikton politikat ekonomike-politike te gjithe Evropes. Nga dita ne dite kjo po behet akoma me e dukshme.

    Persa i perket prezences ushtarake amerikane ne Ballkan, kjo nuk ka per te ndryshuar, por perkundrazi, ka per te fituar nje status strategjik ne te ardhmen e afert ne politiken e jashtme amerikane. Sekretari Rumsfeld e ka bere te qarte qe Pentagon po rivlereson te gjitha impenjimet e veta ushtarake ne bote dhe viti 2004 do te jete viti i nje ravijezimi i influences ushtarake amerikane. Pritet qe SHBA te largoje bazat e veta nga Europa Perendimore (me perjashtim te nje baze ne Gjermani), dhe ti dislokoje ne gjysmen tjeter lindore te Europes. Vende si Shqiperia, Hungaria, Bullgaria, Polonia, qe kane ndjenja te forta miqesie karshi Amerikes si popull (jo thjeshte interesa politike/ekonmike) do te jene edhe vendet ku amerikanet do te investojne per sigurine e ketyre vendeve dhe sigurine e gjithe rajonit.

    Amerikanet nuk qendrojne ne ato vende ku ata nuk jane te ftuar dhe rasti i luftes ne Irak ishte vetme rasti me i fundit i nje ndjenje anti-amerikane qe eshte ushqyer nga liderat e ketyre vendeve si Franca apo Gjermania. Europianet do tu duhet qe te paguajne vete koston e sigurise ne Europe me largimin e trupave amerikane kurse amerikanet do te jene ne pune e siper ne ndertimin e partnereve te rinj ne Europen Lindore.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 05:48
  4. Çfarë ndodhi në të vërtetë në Rambuje
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-02-2005, 21:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •