Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 166

Tema: Ky ēast

  1. #71
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Smile Drinit

    Drinit,
    gezimit foshnjor ne buzen e femijes,
    shkendijes vezulluese ne cepin e syrit te nje te riu,
    bilbilit qe perjetesisht i kendon dashurise dhe besimit,
    ulur qetesisht mbi nje dege mimoze
    dhe ne sqep duke mbajtur
    nje gjethe terfili...

    Nje gjethe terfili,
    trekendeshin Bermudian te misterit te jetes
    qe ti me shpirt drite i jep
    sikur nje lule e cel
    per t’u bere fanar shpirti ne erresiren e nates se furtunshme.

    Kandili ku te gjithe qasen
    per te ndezur fitilat e zemres...
    Dhe ti pakursyeshem drite ju jep
    per ta kthyer gjithe boten ne nje nate te shndritshme Los Anxhelosi
    drite, drite, drite...
    i palodhur nga frymezimi, miresia, dashuria
    per veten dhe te tjeret
    njezet e kater ore ne njezet e kater,
    java shtate, ti tete...
    treqind e gjashtedhjete e pese dite ne muaj
    dhe sekrete te pafundshme perjetesie ne nje vit...

    ...dhe saga a casteve intense te jetes vazhdon...

    Me falenderime per kuptimin e thelle,
    per empatine miqesore,
    per fjalet e bukura ledhatuese,
    jotja, angeldust.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755

    Re: Drinit

    Postuar mė parė nga angeldust

    Nje gjethe terfili,
    trekendeshin Bermudian te misterit te jetes
    qe ti me shpirt drite i jep
    sikur nje lule e cel
    per t’u bere fanar shpirti ne erresiren e nates se furtunshme.
    s'e dija qe kishe filluar te shkruaje poezi...
    sidomos ky fragmenti qe shkeputa, eshte magjepses j/k
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  3. #73
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Re: Re: Drinit

    Postuar mė parė nga MtrX
    s'e dija qe kishe filluar te shkruaje poezi...
    sidomos ky fragmenti qe shkeputa, eshte magjepses j/k
    MtrX
    Shshshsh... mire qe e more vesh, por mos e ngri zerin ama loolll j/k

    P.S.: Edhe une s'e dija qe ti shkruaje poezi... se kam lexuar ate qe ke ne firme prandaj ... cne poezi-shkrues ne klasen tone mer aman!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #74
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Alba, Angeldust, dhe Mtrx pėrshėndetje. Alba dhe AngelDust iu falemnderoj pėrzemėrsisht pėr vargjet shumė tė bukura. Kur thash tė provonit edhe ju duke krijuar diēka mendova se do ishte ndonjė ndjenjė, e keni parasysh, "ndjenjė," por s'e dija se do ishte njė pėrshendetje pėr mua. Iu Falem Nderit Ax2.

    Pėrzemėrsisht,
    Unė.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Shqiptar i shek. tė XXI

    Eci mėmėtokėn sot si shqiptarė
    Shqipėrinė nuk e kam vetėm nė gjak
    por unė sot jam edhe me shpirt shqiptar.
    Kudo qė shkel kėmbėn ėshtė Shqipėri pėr mua
    se nė ēdo vėnd ku ka shqiptarė
    shqipet janė nėpėr qiell duke fluturuar
    e kudo nė tokė e dėgjoj Ethėnėn e Zėrit
    prandaj jam edhe iLirė me shpirt shqiptari.

    Trupin ma rrjedh gjaku pellazgjik
    e gjithė Shqipėria ėshtė nė zemrėn time
    me malet siē i pėrshkroi Naimi
    me baltėn siē e ėmbėlsoj Ēajupi
    moj Shqipėri shpirti ty nuk tė ka harruar
    se ti zemrėn time ma ke ndriēuar
    ti mė fale gjakun e Skendėrbeut
    ti mė dhe pėr Nėnė Shėn Terezėn.

    Jam shqiptar i shek. tė XXI
    me shpirt shqipeje flas gjuhėn e nėnės
    ma pasuron zemrėn kjo gjuhė kaq e ėmbėl
    se me ēdo fjalė mbart dije mijravjeēare
    me Dia-yll, e me AfėrDitė atje lartė
    me Dhea-mėmė, e me Detin qė na lag
    e me shqipen flas helenishten e lashtė,
    vetėm ti ma nDrin zemrėn me emrin qė kam.

    Jam shqiptar mė shumė sesa me gjak
    se jam edhe shqiponjė me shpirt atje lart
    nė zemrėn time ėshtė Ethėna e Zėrit
    e si shqiponjė e tij unė shoh tė vėrtetėn
    qė pluhuri i kohės na e ka fshehur
    e me gjarpėrinjt e saj kuēEdra na ka gėnjyer
    me sytė e saj zemrat e shqiptarėve i ka ngurtėsuar
    BESĖN tek shteti, e njėri-tjetri na e ka errėsuar.

    Hė moj kuēEdėr s’po ma ngurtėson dot zemrėn mua?
    Apo sikur s’mė sheh qė tek sytė e tu jam fiksuar
    dhe zemra ime po tė ndrin pėrballė e pafriguar?
    KuēEdėr ti kujton se shqiptarėt i ke vdekur,
    e Shqipėrinė do ta mbash pėrgjithnjė tė verbėr?
    Me gėnjeshtrat e gjarpėrinjve se fajin e kanė udhėheqėsit
    e se armikėt tanė tė vetėm janė pushtuesit?
    Dy sy shqiponje nė shinjestėr janė duke tė pėrgjuar.

    Ti moj kuēEdėr na ndave grek e shqiptarė nė dy kombe
    dhe shqiponjėn na e kundėrshtove me dy koka
    trojet na i coptove mes veti
    e shqiptarėt i flijove prej mėmėdheu
    ua ngurtėsove zemrat qė dot mos tė pajtohen
    dhe thirrjet e Skėnderbeut pėr bashkim t’i harrojnė
    e largove Nėnė Terezėn prej tokės sė saj
    dhe nuk na lė qė BESIMIN tek mėmėdheu jonė ta mbajmė.

    Ah moj kuēEdėr shpirtin e shqipes s’mundesh me e kap
    s’i shikon dot Zanat trimnesha qė kam pranė?
    S’e shikon qė zemra ime tė godet me dashuri yjnie
    dhe ti s’mė dėmton dot gjeri sa tė jem gjallė?
    Kujton ti se nuk e di kush qė vuajtja e Shqipėrisė
    ėshtė pikėrisht tek zemrat e shqiptarėve?
    Apo s’e dije njė shqiptarė qė tė vėshtron
    zotohet qė gjithė dashurinė e tij kundra teje ta vėrshoj?

    Apo ua harrove shqiptarėve ekzistencėn e kuēEdrės,
    mos do t’ia kujtoj unė sa gjarpėrinj i ke nė kokė?
    Eja mė prek, eja ville tek unė gjithė vrerin tėnd
    se unė nuk jam vetėm me gjak shqiptar
    por jam shqiptar me shpirt shqipeje si ajo atje lart
    Shiko si tė sodisim rreth e pėrqark moj kuēEdėr
    kujton ti se jam shqiptari i vetėm?
    Unė ty do tė tė shkul prej zemrave tė shqiptarėve.

    Po tė vij pėrreth, e ti bėn sikur s’mė shikon,
    jam shqiptar i shek. tė XXI e unė ty tė njoh
    tė shikoj pėrditė tek ngjarjet nė Shqipėri
    sesi shton varfėri duke i injektuar zemrave verbėri
    se aty ku njeriu s’ka BESIM edhe trupi mė i shėndosh vdes
    e kur kuēEdra e zė njė popull s’i lė mė gjak nė venė
    se ēdo shoqėri shkėrmoqet kur njeriu s’ka mė BESĖ te njeriu,
    dhe mosBESIMI i popullit e formon shtetin e vjedhurive.

    Do tė tė shurdhoj me thirrjet e mia sa t’jem gjallė
    jam i lirė prej teje prandaj ti s’mundesh me mė ndalė
    Unė i thėrras Drejtėsisė, Lirisė, Mirėsisė e Bashkimit
    e me kėnaqėsi do tė tė shoh ēdo ditė tė jetės time
    sesi prej zemrave tė shqiptarėve ti ke pėr tė dalė.
    Tek zemrat e shqiptarėve tė shoh ty tė strukur,
    ia pinė gjakun e ua vjedh ēfarė tė kesh tė mundur,
    por s’jam shqiptari i vetėm qė ty ėshtė duke tė zhdukur.


    Rreth disa fjalėve dhe emrave:

    Ethėna = Athina, luftėtarja e arsyes dhe e urtėsisė qė doli nga koka e Zėrit.
    Zėri = Zeusi qė doli nga kurora e pemės sė dushkut nė Dodonė.
    iLirė = i lirė dhe ilir, thjeshtė njė mynyrė pėr t’i thėnė tė dyja njėkohėsisht.
    Dia-yll = pėrbėrje dyfjalėshe e fjalės diell. Dia ėshtė sikur nė fjalėt DIturi, DIta, perėnDia, pra do tė thotė dije sikur atėherė kur DImė diēka. Yll, pra ylli mė i ndritshėm, diayll = dielli.
    AfėrDita = Afroditis, rruzulli i Afėrditės dhe njėkohėsisht perėndesh e bukurisė.
    Dhea-mėmė = Dheu-mėmė, Dhimitra, pra mėmėdheu. Dhimitra nė mitollogji ėshtė pikėrisht mėmėdheu.
    kuēEdra = Edra, domethėnė Hydra nė mitollogji. Ėshtė kafsha qė kishte gjarpėrinjė nė kokė, dhe me sytė e tė cilėve kur shikonin njė njeri nė sy e kthenin atė tė ngurtėsuar nė statujė. Po mos ta shikoje nė sy ajo s’mund tė tė bėnte dot gjė. Fjala “kuē” ėshtė nė vetvete njė folje qė do tė thotė “ik.” Mbaj mėnd i vogėl i thoja ndonjė qeni tė egėrsuar “kuē qen i keq” pra mesa duket me kalimin e kohės fjalės Hydra = Edra iu shtua kuē pėrpara duke formuar kėshtu kuēEdra, pra ikEdra.

    28 Shkurt 2004
    Drini Nosi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Urime Drini.
    Lexoj me endje cfare shkruan dhe me me pelqejne te gjitha, ke fantazi e frymezim te admirueshme.

    Ne pritje te poezive e shkrimeve te tjera.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #76
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Hope31 tė falemnderoj qė i lexove shkrimet e mia pikė sė pari, dhe tė falemnderoj shumė edhe pėr tė gjitha fjalėt e mira qė ke thėnė. Jam munduar qė tė gjithė kėtė frymzim t'ua jap tė tjerėve, nė fakt kam thėnė edhe se ēfarė kam lexuar dhe nga rrjedh ky frymzim tek njė post i mėsipėrm, gjithashtu tek tė gjitha shkrimet metaforizohet e njėta dhunti (shpirti) qė e kemi brėnda nėnvetes tė gjithė. Sikur tė kisha mundėsi qė vetėm pėr pesė minuta t'iu jepja uha zemrėn time qė tė shikonit se ēfarė shikoj, vetėm aq do t'u duhesh sepse mė pas do dinit shumė mirė se ēfare tė kėrkoni

    I joti,
    Drini.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Nė Afėrditė ėshtė zemra ime

    Grimca pluhuri tė argjent
    netėve i kap me sytė e zemrės time
    brėnda trupit udhėtoj jasht tek qiejt e yjnive.

    Netėve jam i zgjuar e i brisht
    tani jam bėrė i plotė njė pjesė e yjnisė
    e njė aurorė e ndritshme ma mbėshtjell trupin tim.

    Kam soditur rruzujt gjithandej
    nė Afėrditė vėrej njė statuj me pamjen time
    unė ndihem njė banor i tė dashuruarve me bukurinė.

    Jam i ēmėndur pas vajzave
    t’ua ledhatoj trupin e plotė me ndjeshmėri
    e unė vdes kur i pėrulem tė gjithave me fisnikėri.

    Dhe ajo erė qė i fryn saj flokėt
    sytė e mi shikojnė tek ajo gjithė botėn
    sa mė e natyrshme ajo bukuri mė fort m’godet kokėn.

    Ai trup i bukur femėror
    ajo mrrekulli formash vajzėrore
    me rreze gėzimi ato mė ndalin qė unė tė qėndroj.

    Jam djal i ndjeshėm
    e pse mund tė shikoj jam i fortė
    si luftėtar, me shpirt i pėrgjoj tė tjerve mėndjen.

    Gjakun tim e rrjedh Afėrditė
    tek ai rruzull qė duket atje nė agim
    unė shoh zemrėn time tė shtyhet prej saj papushim.

    Nė Afėrditė kam zemrėn
    dhe bukuria ėshtė tėrė uria ime
    me bukuri mbushem, e me bukuri flas ndjenjėn time.

    Dhe mėngjeseve vėshtroj shtratin
    para se tė dal shoh mblulesėn qė m’qėndisi nėna
    aty nuk fle vetėm por me mua flejnė yjet e gjitha.

    1 Mars 2004

  7. #77
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    shume e ndjere poezia me siper Drini, te pergezoj per fisnikerine te cilen kaq bukur e ke shprehur edhe ne vargje.

  8. #78
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Drini

    Padyshim Dita ėshtė njė zambak i bardh, nga ajo ndjenjė e pastėr dhe pozitive qė duket sikur “eksperimenton me heshtjen.”

    Dmth "giglio" nga "Bukuria e qetesise" une Drini

  9. #79
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    tIrOncjA, e kam pėr detyrė qė t'i pėrulem bukurisė sė vajzave, se djali i vėrtetė ėshtė ai qė ia njeh zemrėn asaj dhe e ia bėn tė mundur t'i hedhi hapat si tė doj vetė ajo,... sepse ajo ashtu ėshtė edhe mė e bukur se kurrė!...

    Dita, po ajo lule je ti e njėjta me ate qė kam poshtė lėkurės tek shpatulla ime tė tattoo-ar si simbol.

    Iu falemnderoj me shumė pėrzemėrsi qė i keni lexuar shkrimet e mia,
    i juaji
    Drini nė Los Angeles.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    LuleDashuri
    (Nė kraharorin tim nr.2)

    Jam ky djal duke ecur
    pėrgjatė kėsaj rruge tė pashtruar
    nė mes tė njė lėndine tė gjelbėrt
    njė ēantė krahut, me veshjet e mia
    por gjithēka qė kam ėshtė zemra ime.

    Mė duhet tė ndaloj shpesh
    e gjithė kjo rrugė mė lodh
    kam qjef t’shtrihem posht pemėve
    t’i shikoj udhėtarėt tek kalojnė
    e me dorė “Tungjatjeta” t’ia bėj.

    Mes disa gjetheve posht pemės
    shoh rrezet e diellit shpesh
    dhe pyes veten “Jeta ime si do shkoj?
    A do e gjej sė shpejti njė shtėpi,
    dhe njė punė qė ta quaj timen?”


    Dhe ato rrezet e diellit
    qė lėvizin me fryerjen e erės
    mė ledhatojnė nė ftyrė
    mė diket sikur mė thonė
    “Ki besim se gjėrat ndryshojnė.”

    Mė duhet ta shkund saherė veten
    kur pas ēdo pushimi ngrihem nė kėmbė
    mė duhet tė vazhdoj ecjen
    gjerisa nata sėrisht t’mė takoj
    dhe si ēdo natė unė yjet shikoj.

    Lagem kur bie shiu
    pėjetoj tė gjithė ujin e reve
    gjerisa e gjej njė strehė
    nėpėr qytetet qė kaloj
    me ftyra tė ndryshme shikohem.

    Dhe gjithēka qė kam
    ėshtė zemra qė mė dha nėna
    jam si njė LuleDashurie
    duke parė pėr vajzėn e duhur
    petalet ‘po’ ‘jo’ duke i numuruar.

    Ndalem duke i vėshtruar
    duke i ledhatuar e luajtur pak
    njėra vajzė mė e bukur se tjetra
    por thellė nė zemėr
    LuleDashurinė jam duke kėrkuar.

    E di se ēfarė kėrkoj
    kjo gjė mė ndihmon
    se Dashuri rrjedh tek unė
    ėshtė prej zemrės time
    e ndaj saj qė pres jam i pėrulur.

    Shoh vajza tė ulura rrugės
    edhe ato petalet duke numuruar
    “Ėshtė apo s’ėshtė ky qė kėrkoj?”
    Disa LuleDashurie hedhur poshtė
    tė lėnduara disa zemėrthyera.

    LuleDashuria ėshtė zemra ime
    shpreh ndjenjat e tėra si aromė
    ua tregoj vajzave ngjyrat e mia
    se shoh pėr atė lule me aromė,
    vajzėn qė LuleDashurie rrezaton.

    E gjithė bota ėshtė kur
    LuleDashuria rrotullohet
    fėmijėt vrapojnė nė lėndinė
    LuleDashuria merret e dhurohet
    por ajo s’ka kurrė shterim...

    5 Mars 2004

  10. #80
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Njė qiri i ndezur
    (Kushtuar Zotit nr.2)

    Zot tė dua
    tė dua shumė
    nuk kam fjalė
    tė tė falemnderoj
    se dashurinė
    qė mė jep
    nuk ka fjalė
    ta shpjegojnė
    Tė dua shumė
    ėshtė shumė pak
    pėr tė thėnė
    Tė dua shumė
    Ėshtė shumė pak
    pėr trupin
    qė mė ke dhėnė
    Se e di
    kjo dashuri
    vjen nga pafundėsitė
    e jetės nė ēdo vėnd
    jam djali jot
    jam djal i kėsaj bote
    jam njė qiri i ndezur
    qė dashuri rrezaton
    Tė dua shumė
    nuk lodhem dot
    tė ta them
    me pėrulje pėr ty
    gjithė jetėn qė kam
    se ti je kjo jetė
    qė mė ndriēon
    netėve mė t’errta
    ti mė vjen pranė
    saherė tė kėrkoj
    mė jep shpresė
    saherė qė vajtoj
    prej gėzimit
    mė bėn tė qaj
    se Mė Do Shumė
    ti Zot.

    7 Mars 2004
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •