Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 166

Tema: Ky ēast

  1. #61
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Helena, i je afruar shumė sė vėrtetės, e po fillon ta shikosh edhe ti, tė duhet vetėm dikush tė tė thonė “Po, e di se pėr ēfarė e ke fjalėn.” Sa gėzohem, sepse e ke thėnė edhe ti vetė mė sipėr se ēfarė ėshtė “Ky Ēast.” E vėrteta ėshtė se e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja po ndodhin TANI, tė gjitha njėkohėsisht. Koha nuk ėshtė nė vij tė drejtė siē mendon shumica e njerėzve, por koha ėshtė multi-dimensionale, domethėnė si puna e njė libri me faqe tė PAFUNDA njėra mbi tjetrėn, por njėkohėsisht ėshtė vetėm NJĖ libėr, domethėnė vetėm Ky Ēast. Unė nuk e dija kur e titullova temėn time kėshtu nė fillim, por mė vonė mėsova dhe tani shoh edhe vetė se i pata rėnė nė shinjestėr. Prandaj e kam thėnė se thesari qė kėrkojmė ėshtė nė zemrėn tonė, pra nė Kėtė Ēast, jo duke nėnkuptuar shkrimet e mija, por kėtė ēast TANI. Gjithēka qė ekziston ėshtė vetėm TANI, prandaj ėshtė e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Tė ka ndodhur ndonjėherė ndonjė “De ja vu,” domethėnė tė qėllosh nė njė vėnd qė e ke parė kohė mė parė nė ėndėrr dhe tė tė bjerė nė mėndje “E kam parė kėtė skenė mė parė nė ėndėrr”? Po pėr “profecitė” e Nostradamusit ke dėgjuar ndonjėherė, domethėnė pėr parashikimet qė arriti tė bėj ai shumė shekuj para se tė ndodhin? Sekreti ėshte se gjithēka ndodh TANI, tek Ky Ēast. Ai arrinte t’i shikonte nė ėndėrr, dhe kur zgjohesh i mbante shėnim. Tė gjithė ne e kemi parė tė ardhmen nė ėndėrr, se nė gjum shpirtat tanė jan tė lirė e shumė shpesh kemi shkuar tek ndonjė faqe tė mėsipėrme duke parė se ēfarė ndodh, dhe mėpas jemi kthyer nė dimensionin qė ndodhemi tani. Uuh, sa shumė kam pėr tė treguar rreth neve...

    Tė solla njė bekim tė thjeshtė alla shqipēe pėr Ėndrrėn tėnde Helena:

    Nė emėr tė Zėrit, Ethėnės, dhe Shqirtit tė Shqipes

    T’u Zgjastė Jeta
    (Tungjatjeta)!

    Shiko ngashmėrinė: Ati solli Birin, Zeusi nxorri Athinėn, Shpirti i Shėnjtė nė krishterim ėshtė sikur Shpirti i Shqipes nė Shqipėri, prandaj janė e NJĖJTA gjė. Nuk “shpiku” Gjergj Fishta kur tha “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria,” pėrkundrasi ėshtė nė vetvete njė Ethėnė fjalia qė tha ai. Ka shumė njerėz qė dėgjojnė Zėrin dhe Ethėnėn nė rruzullin tonė, tė tė gjitha feve e farave, nė fakt tė GJITHĖ ne e dėgjojmė, sepse Zoti vepron nė tė gjitha mynyrat e mundėsitė qė ne ta ndjejmė atė...

    Tė Falem Nderit qė i lexove shkrimet e mia Helena,
    me gjithė zemėr e pėrzemėrsi,
    Drini.

  2. #62
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dashuri Yjnie
    (I dashuruar me dashurinė nr.3)

    E thirra e i tregova rrugėn
    e me dashje tani rrjedh tek unė
    njė dashuri yjnore e pafund.

    Ditėt e netėt mė duken njėsoj,
    se ndjej dritė trupin t’ma mbuloj
    e zemra ime sikur far nė det tė ndriēoj.

    Nuk kam fjalė qė ta shpjegoj
    ndjenjėn kur tė pėrshkon dashuri yjnore
    se edhe gjithė kėngėt e dashurisė s’mjaftojnė.

    Dashuria yjnore ėshtė e pakusht
    ndaj kur e gjen dot mė s’humb,
    e jam i lirė se s’mė nevojitet mė shumė.

    Zėri atje lart mė dha kėtė rrufe
    kjo dashuri qė sikur ndrin prej zemrės
    e sytė e vajzave sikur pasqyra ma kthejnė.

    Jam i etur t’ua dhuroj
    t’lėshohem i tėri qė t’mė kafshojnė
    tė lahen, ta pijnė, me dashuri tė pėrshkohen.

    Veē njėrės dua tė gjithėn t’ia dhuroj,
    kėnaqem kur e shoh me dua/s’dua ikje-ardhje,
    m’vdes sot kur ia shoh ndjeshmėrinė njė vajze.

    Dashuria yjnore pėrshkon nė trupin e saj
    sikur ma sjell e mė ngjit me mua NJĖ
    e ajo s’mė lėshon megjithėse s’mundet dot mė.

    E ndjej nė ēdo frymarrje
    mė burrėron me ēdo lėvizje
    sikur fluturoj tek yjet me dashuri yjnie.

    ~ ~ ~
    T’u Zgjastė Jeta o Zot
    e Pafunda e njėkohėsisht NJĖ,
    unė jam pėrgjithmon shqiponja jote.
    ~ ~ ~

    21 Shkurt 2004

    Drini Nosi.

  3. #63
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Kur tė gjitha lulet tė ēelen

    Kam njė lėvozhg sot rreth vetes
    kam akoma mbetje tė kėrcejve
    tė njė luleje tė sapo ēelur
    sytė m’janė lodhur prej ēoroditjes
    po kėrkoj tė dal por kam vėshtirėsi
    sepse mundohem t’i shpjegoj tė tjerve
    t’u them se ēfarė ndjej e shikoj
    por tė tjerėt pse nuk e shofin nė kėtė ēast
    mundohen qė daljen time tė ma ndalojnė.

    Sytė e mi kanė parė pėrtej tashmė
    unė nuk kthehem dot mė brėnda lėvozhgės
    shpirti im ėshtė ēliruar e po ndrinė
    sikur bukuria e njė luleje qė sapo ēel
    e shikoj bukurinė e botės qė na rrethon
    shoh diellin atje lart tek na ndriēon
    era mė rreh nė ftyrė me ledhatimin e saj
    ka vetėm dashuri e gėzim nė botėn e vėrtetė
    e tashmė ndihem NJĖ pjesė me tokėn e gjithėsinė.

    Ka shumė lule tė ēelura nė rruzullin tonė
    tė gjithė ne qė kemi ēelur shohim veē ngjyra e dritė
    nuk ka tė mirė a tė kqinj por veē gėzim e dashuri
    kur shpirti ēelet e ēlirohet shikon mrrekullinė
    parajsa ėshtė kėtu nė tokė e ferri nuk ekziston
    por ka veē lule tė ēelura, e qė nuk kan ēelur akoma,
    e tė gjithė ne jemi tė njė pjese tė pėrbashkėt
    tė sė njėjtės dashuri qė fryn nėpėr qiejt
    shtyhemi me tė njėjtin gėzim qė vallzon detet.

    E kuptoj sot sesi ėshtė jeta nė tokė
    arrij ta shoh tė paktėn nė lidhje me ne njerėzit
    frymarrja e parė shtyhet me hyrjen e shpirtit
    nė atė ēast trupi bėhet i gjallė si foshnje
    e mė pas kalojmė shumė kohė qė tė (ri)kujtojmė
    tė rritemi qė tė bėhemi gati pėr t’u ēelur
    nuk na duhet t’mėsojmė gjė se dimė ēka duhet tė dimė
    me hyrjen e shpirtit kemi lindur si trup
    e me shpirt tė ēliruar duhet t’jetojmė jetėn tani.

    Jam njė ėngjėll nė tokė, jam njė lule qė ka ēelur tashmė
    pse jam tani i lirė nuk ndjej dot mė urrejtje
    se kur shpirti ēlirohet ka gjithė dashurinė e jetės
    kur ke ēelur si lule shikon diellin tė tė ndriēoj
    i kthen sytė e shikon pėrreth njė oborr luleplotė
    lulet e ēelura hidhen nga gėzimi kur tė shohin tė ēelesh
    e ato qė janė tė paēelura nuk shohin dot akoma,
    urrejtjen, frikėn, e dhimbjen e bėjnė se janė akoma brėnda
    e ti i shikon si lule tė bukura qė shpejt kan pėr tė ēelur.

    Ka mijravjet qė njerzimi mundohet t’i ēeli tė gjitha lulet
    hyrja e shpirtit nė trup e rizgjimi i tij ėshtė jeta jonė
    me mijravjet fetė e ndryshme provojnė lulet t’i rizgjojnė
    shumė lule tė ēelura ka qė i kėndojnė tė tjerave tė ēlirohen
    e megjithėse mes luftrash mund ta vrasim njėri-tjetrin
    dashuria e gėzimi qė ekziston do t’na sjelli prap nė jetė,
    e ndėrsa i paēeluri i pėrshpėrit frikė tė paēelurit
    sado kohė t’u duhet, lulet njė ditė tė gjitha do t’lulėzojnė
    se ka tė ēelur qė thonė “Zgjohu, mos u frikso se je nė oborr.”

    Vetėm kur ēelesh e fillon tė rrezatosh ngjyra
    vetėm kur i hap petalet e fillon tė shprehėsh haroma
    atėherė fillon ta lėvizėsht kėrcellin drejt me diellin
    se je shpirt i lirė duke fluturuar nėpėr qiejt
    se je gjithė gėzimi qė ke kėrkuar nė jetė
    ndjen gjithė dashurinė me tė cilėn linde si foshnje,
    vetėm atėherė e kupton se ēfarė do tė thotė fjala ZOT,
    vetėm atėherė e kupton se ku ai/ajo ėshtė,
    vetėm tani harrin tė shikosh se ne jemi tė gjithė bashkė
    e se jemi secili prej nesh dhe njėkohėsisht NJĖ tė tėrė.

    E ardhmja ėshtė vetėm dashuri
    bashkė me gėzim tė pafund gjithandej
    e unė jam sot njė ėngjėll duke kėnduar
    pėr lulet e ēelura qė jetojnė kėtė botė,
    jam duke i kėnduar atyre qė po zgjohen
    luleve qė po ēelen e shohin dritėn nė kėtė ēast
    jam kėtu t’ia jap gjithė dashurinė time nė ndihmė
    se ua dua tė gjithėve lirinė,
    se ua dua tė gjithėve dashurinė
    se ua dėshiroj tė gjithve ēdo gėzim.

    E ardhmja ėshtė vetėm dashuri
    e ardhmja ėshtė vetėm gėzim
    e unė jam njė prej luleve tė ēelura
    qė kėndon pėr tė ēelur lule tė tjera
    unė jam njė prej atyre qė punon
    qė ta shikojmė tė ardhmen tė realizohet
    qė tė ndėrtojmė qytetėrimin tonė tė mėmėtokės,
    i kėndoj me gjithė zemėr ēeljes e ēlirimit,
    qė NE ta shohim BASHKĖ “Kur tė gjitha lulet tė ēelen.”

    Ju Zgjastė Jeta o NJERĖZ
    Ju Zgjastė Jeta tė GJITHVE
    Ju Zgjastė Jeta ju tė PAFUNDVE!

    Kjo poezi i dedikohet Prindėrve tė mij, i dėrgohet si urim pėr ditėlindjen qė ka Sot vllai im i madh Fredi, i dedikohet Jezusit, Buddhas e tė gjithė tė menēurve qė ecėn mbi tokė, i dedikohet tė gjithė shqiptarėve qė e lexojnė tani nė kėtė ēast dhe qė kanė pėr ta lexuar njė ditė, i dedikohet gjithė njerzimit, i dedikohet gjithė rruzullit tonė, dhe tė gjitha yjeve nė qiell.

    Poezi me Nėntė strofa, me nga Nėntė rreshta, PĖR Nėntė retė e Qiellit (Parajsės)
    Tė Falem Nderit o Zot!
    Unė shqiponja jote.

    P.S. Sss sss, po ti, me ty e kam. E fortė fare metafora me lulet, nuk e di sesi mė ra ndėrmėnd, po s’po gjeja dot nej mynyrė tjetėr sesi ta shpjegoja thjeshtė e bukur. Po nejse besoj se e kuptove qė lulet jemi Ne, e ēelja ėshtė Shpirti qė ka secili prej nesh duke u ēliruar, e thjeshtė pėr t’u kuptuar besoj. Nejse, hej a mė dogjon dot?...

    Dėgjohena,
    me pėrzemėrsi
    Drini Nosi.

    22 Shkurt 2004.

  4. #64
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Drini,

    si pjese e njerezimit dhe si shoqe forumi te them qe

    "Je shume i mire dhe te dua shume"

    Thanks.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #65
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drini,

    pas kerkimit ne dokumentat e ruajtur ne kompjuter, arrita me ne fund ta gjej poezine me te cilen te pershendesja per ditelindjen. Gjynah qe temen e kishin hequr nga forumi i pershendetjeve. Falemnderit edhe ty qe u mundove edhe vete per ta kerkuar. Po e sjell serish ketu, duke menduar se kjo teme ben pjese tek ato qe nuk do te shkulen nga forumi.

    Tek poezia e fundit shoh nen nenshkrim, se vellai yt ka pasur ditelindjen dje. Do te thote qe ai apo prinderit e tu lexojne ne kete teme. Urime vellait per ditelindje.
    Nga ana tjeter: Prinder te Drinit, jini krenare per kete djale qe keni; rrezaton jete.


    Pershendetje Drin!
    Dita




    Nė rrjedhėn e Drinit

    Uji rrjedh i qetė nė trojet e lindjes,
    ndonėse emri tė ka mbetur larg me frymėn,
    qė e ke mbushur me aromė Kalifornie.
    Po gjurmėt i ke lėnė nė zemrėn qė dhemb,
    tė prindėrve e tė dashurve tė tu,
    qė sytė do tė ndalin nė fotografitė,
    zėrin tė ta mbėrthejnė nė telin e telefonit,
    ah tė tė kishin edhe njėherė nė gji.

    U nis largimi nė trupin tėnd Kosovė,
    qė tė bardhit tė Drinėve ia mban shtratin.
    A e ke ndjerė artistin nė thirrjen e madhe,
    nė dashurinė qė e lėshon nė rrugė virtuale,
    pėr ty pjesėn e gjakosur tė tokės ku u lind?

    A ia njihni gjakun djalit Arvanitas,
    tė zjarrmuarit pėr t’jua ngritur emrin aty,
    prej nga e rrėzuan hilet e Kalit tė Trojės?
    Me premtimin e dhėnė do tė kėndojė mitet tuaja
    nė librin e gjatė tė jetės qė sot i mbushi 22 vjet.

    Uji rrjedh i qetė nė trojet e lindjes,
    me “Bukurinė e qetėsisė” mbėrrin tek ti,
    I sinqerti i ndjenjave tė mėdha,
    me veten e tė tjerėt nė luftė pėr drejtėsi.

    Tetor 2003

  6. #66
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Drini,

    Te faleminderit per shkriin e mesiperm, dhe po, eshte e vertete gjithe sa ke shkruar aty per "CASTIN" dhe per pyetjet qe i drejtojme nndonjehere nen ze vetvetes. Me ka ndodhur shpesh nje gje e tille dhe i besoj dhe besoj "CASTIN", si dhe treguesine ngjashmerise qe ke shpjeguar me larte. Me pelqeu vertete shume.

    Faleminderit gjithashtu per pershendetjen tende, eshte ngrohtesi njerezore dhe kenaqesi per mua.

    Me respekt ,

    Helena78
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  7. #67
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Urime Drini per keto poezi castesh shume te bukura....te cilat dolen jo vetem nga nje shpirt poetit qe zbukuron kete forumin shqiptar por dhe nga ai me plot ndjenja dhe dashuri per jeten..

    Pershendetje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gjallica : 24-02-2004 mė 16:33

  8. #68
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Leximi i pare i poezive te fundit pas 1 jave pushim.
    Te them qe me pelqyen?
    Kte e thone te gjithe.
    Poeti e di mendimin tim per poezite.

    Drini, poezite e tua jane nga te vetmet poste qe i lexoj nga fillimi ne fund, pa kapercuer asnje rresht.

    Sinqerisht,
    une
    ciao
    Cdo gje eshte relative...

  9. #69
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ah lulet lulet. Unė po flisja si njė luledele, dhe shyqyr qė s’mė hėngri nej dele kur po shkruaja atė poezi. Angeldust, vė bast ti je njė trėndafil i kuq, nga ato prej dashurie tė gjallė, e ke parasysh me ato gjėmbat qė kan tek kėrcelli sikur me t’pickuar e me t’thėnė sesi dashuria tė vret me raste. Padyshim Dita ėshtė njė zambak i bardh, nga ajo ndjenjė e pastėr dhe pozitive qė duket sikur “eksperimenton me heshtjen.” Helena, hėm, nuk e di pse mė kujton ato luleshpatat, e ke parasysh ato kanė njė lule blu me petale qė varen nė tė dyja anėt. Duken shumė tė bukura kur i fryn pak era, sikur atėherė kur ia fryn flokėve tė njė vajze. Gjalica, e ke thėnė vetė tek tek nėnshkrimi se je njė luledele edhe ti, po nga ato qė i ri besnike shoqėrisė duke u kapur si kurora me njėra-tjetrėn ama. Tani rradha e smokkie-t, ti smokkie mė dukesh si njė lulediell, nuk e di pse, mbase shikon/lexon shumė, flet pak ndėrkohė qė ha shumė fara. Kujt i ka ardh rradha tani?...

    Ah, “Sa imagjinatė ka ky?” do thoni ju. Haha, imagjinata ėshtė veēse proxhektori i mėndjes time, por metaforat kanė lidhje mė tė thellė. Po sikur t’u them se kur je i lirė shpirtėrisht mund tė ndjesh se ēfarė ndjenė bimėt apo kafshėt, do t’mė besonit? E keni parasysh tek ai tregimi pėr fėmij “...ai sjellė edhe zogj tė tjerė me vete qė ta zgjojnė Gencin e vogėl ēdo mėngjes duke cicėruar tingujt e gėzimit qė zogjtė ndjejnė kur ata janė tė lirė nė fluturim.” Po “Jam shqiponjė qė fluturon qiejt, i lirė ėshtė mė nė fund shpirti im...”, uhh, po kjo “Ėshtė tek trungu jot qė vuan ti pema Shqipėri, se edhe pemėt e kan njė SHPIRT...” ndėrsa kjo mė kallė fare “vetėm kur i hap petalet e fillon tė shprehėsh haroma...” E dini se ēfarė mė thanė disa delfina? Ėndrra e tyre mė e madhe ėshtė tė ecin mbi tokė me trupin e njeriut, prandaj saherė qė shofin ndonjė varkė ato e ndjekin me gėzim, sepse pėr ta jemi tip “idhujsh.” Ah lulet lulet, mendova ta thurrja atė poezi me pak “mėnēuri” luleje, i keni parasysh ato gjėrat e gjelbėrta me nga njė kėrcell qė rastisim duke i shkelur me kėmbė?...

    Edhe sa gjėra tė tjera mund tė bėsh kur je shpirtēliruar...

    Iu Falemnderoj qė lexoni dhe mė keni pėrshėndetur nė kėtė temė.
    Me gjithė zemėr ju falemnderoj pėr ēdo fjalė qė keni shkruar,
    sidomos Ditėn e falemnderoj pėr atė poezinė aq tė bukur.
    Provoni edhe ju tek “Ky Ēast” se s’ėshtė vetėm i imi, pėrkundrasi
    ju jeni njė pjesė e rėndėsishme e saj. Sa bukur do ishte sikur
    tė shkruanit edhe ju ndonjė varg tė shpirtēliruar,
    e imagjinoni dot?

    Ishte e fortė fare, po dėgjoja dy ditė mė parė njė kėngė tė Bon Jovi, jam njė fans i tyre qė i vogėl kur ata nxorrėn “Slippery when wet.” Poezinė me lulet e shkrova nė natėn e sė Shtunės, ndėnja gjithė natėn gjeri nė 6 tė mėngjesit duke e shkruar, dhe kur vura kėngėn “Someday I’ll be Saturday night” qė fillon kėshtu:

    Hey, man, I’m alive
    I’m taking each day
    like I ain’t got no time
    I’m feeling like a Monday
    but someday
    I’ll be Saturday night.

    ...thash me vete, “Po Johnny e ka kėnduar apostafat pėr mua kėtė kėngė?...”
    Giovanni Buongiovanni...
    (emri i tij sipas origjinės qė ka)

    Me pėrzemėrsi
    Drini.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Vajzave nė kėrkim

    Rastise prap nė kėtė vend
    duke parė fjalė tė njė zemre
    qė shpirti i njė djali shkruan
    “njė zė” pėr vajzat qė janė duke kėrkuar.

    Merri kėto fjalė tė tė bien
    mbi trupin tėnd tė njom tė t’ledhatojnė
    sikur pika uji tė shenjtė duke rėnė
    mbi ujin nė njė gotė tė kristaltė.

    Lėshoji pėr njė ēast shqetėsimet
    LĖSHO gjithēka qė i kapesh fort
    do shkojmė tė lirė pėr pak
    do fluturojmė tek qielli atje lart.

    Zgjidh njė bregdet qė tė pėlqen
    se unė dallgėt e detit i kam shumė qjef
    gjeta njė guackė kėrmilli pėr ty duke ecur
    ta jap ty qė tė DĖGJOSH mė shumė se detin.

    Vėre tek veshi nėse zemra jote kėrkon
    dėgjo me vėmėndje se do pėrshpėris fjalė
    tė vėrtetėn qė dėgjoj prej zemrės time
    prej atij vėndi ku tė gjithė ne jemi NJĖ.

    Ta nisim nga guardaroba jote?
    Bėje njė sfilatė pėr mua tė tė shikoj
    kam pėr tė tė thėnė cila veshje tė shkon,
    ZEMRA jote ėshtė veshja qė mė shumė tė zbukuron.

    Hidhi hapat e tua si VETVETJA
    edhe me rrecka mė dukesh perėndeshė
    ec e sigurt sakohė qė ecen me zemėr,
    ē’e do djalin qė tė pėlqen veē pamjen qė i jep?

    Tani qė e pėrmėnda, AI mbase s’ėshtė aty
    mund ta ndjej dhimbjen e mungesės tek ty,
    por vajzė e kam njė lajm tė mirė
    tė gjithė dashurinė qė kėrkon e ke ti nė brėndi.

    Nėse ai s’dėshiron tė jetė me ty, mos e gjyko
    ai thjeshtė po tė thotė se S’ĖSHTĖ pėr ty
    mos iu shtrėngo gjėrave se ashtu veēse i largon
    por ji ēfarė ke se do zbulosh qė mėse tė tepron.

    DASHURIA ėshtė sikur ēėshtja e pulės me vezėn
    s’ke nevoj pėr dashurinė e askujt se e ke nė zemėr
    duhet ta mbash mėnd sa e lirė ishe njėherė e vogėl,
    por tė nevojitet dikush ta ndash dashurinė qė ke.

    JEPJA dashurinė atij qė tė pėlqen ty zemrėn
    ti zgjidh atė djalė qė ta thotė ty se ēfarė ndjen
    se dashuria e vėrtetė tė ēliron ty tė lirė
    prandaj ai do vendosi pėr ty ēfarė vendos vet ti.

    E di, mbase nuk e njeh njė djalė tė tillė
    por fjala BESIM ėshtė fjalė me shumė peshė
    do tė thotė se e di qė njė ditė do ta kesh pranė
    megjithėse nė kėtė ēast s’mundesh dot me e parė.

    Tė PREMTOJ se po ta dėshirosh ai do trokisi nė derė
    ti veēse duhet tė pyesėsh pėr gjėnė e drejtė
    djali mė i duhur pėr ty ėshtė yll mė parė nė zemėr,
    prandaj rri me atė qė ti ndihesh mė e pasur nė vetvete.

    Tani nuk ke mė nevoj qė t’mė dėgjosh mua
    njė guackė qė ka formėn e zemres unė ty ta kam dhuruar
    dėgjoje se ē’tė thotė, dėgjo pikėn e fundit duke rėnė,
    JEPI vajzė...

    Fjalėt me shkronja tė mėdha = pikat e ujit.
    27 Shkurt 2004

    Kontributi im pėr ta parė botėn
    me vajza akoma mė tė bukura,
    pėrzemėrsisht,
    Drini nė Los Angeles.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ne keto perla vargjesh madheshtore
    Qe mbushin atmosferen me ideal ,
    Nen tingujt e besimit shpirteror
    Poezit e Drinit i lexoj me mall

    Cdo varg le shume per te kuptuar
    Mbi udhen e castit fillojn dhe vrapojn
    Poezia e vajzave qe Drini ka shkruar
    Nje tuf me trendafila une ja dhuroj

    Ne shenje respekti me keto lule
    Te uroj shume suksese e lumturi
    Me dashurin e shpirtit si nje moter
    Te them TE VERTETEN (je shume i mire)

    Nuk di me car te them Drini , poezia e fundit me ka pelqyer shume . Por dhe ajo e luleve ishte e bukur .Cdo poezi eshte me e bukur se tjetra , por duhet qe lexuesi ta lexoje me shpirt dhe te koncentrohet , atehere ai do ta kuptoje se sa e bukur eshte poezia jote .
    Falimderit Drini qe na i sollle ketu .

    Pershendetje me respekt Alba
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •