Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 166

Tema: Ky ēast

  1. #41

    Drini!

    Sa herė qė kem nevoj pėr njė forcė shpirtėrore hy ne kete teme dhe gjithemon e gjej ate forc qe kerkoj.

    Tė falem nderit Drini pėr atė energji pozitive qe po sjell ne mua


    Tė perqafon
    Motrushi

  2. #42
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Smokkie dhe Mjellma ju falemnderoj pėrzemėrsisht pėr ndėrhyrjen kėtu. Gėzohem tej mase qė gėzoheni kėtu , dhe ju falemnderoj me gjithė zemėr pėr kėtė gjė.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Xhiro tek Rrotullamja

    Ka pas qėnė njė rrutullame
    nė Tiranė tek rruga e Elbasanit
    fėmijėt e lagjes mblidheshin aty
    tė gjithė pėr t’u argėtuar
    prindėrit i jepnin lekė me vete
    5 lekė iu duhesh atėherė me paguar.

    Ajo rrutullame sot nuk ekziston mė
    por sot po mė kujton njė tė njėjtė
    oh, po, ka mė shumė se njė
    ka nga njė nė ēdo trupin tonė
    eja tani me mua, vetėm pėr njė xhiro
    veē tė zgjedhėsh, tash s’tė duhet gjė me paguar.

    Do tė dish? Mua mė quajnė Dr. Shpirt
    unė jam gjithnjė kėtu, e gjithnjė me ty
    e nėse s’mė sheh dot, shih ēdo bardhėsi
    ai tek ajo dritė jam unė tani
    dhe nuk tė bėj dėm, nuk ėshtė nė natyrėn time,
    a tė pati dėmtuar ndonjėherė ndonjė dritė?

    Eja tė shkojmė, eja tė hypim tani
    dhe nėse jo, ne prap jemi nė rrotullim
    se ne kėshtu kemi lind, a e kujton dot?
    Unė jam mirėsi, unė bėj dashurinė
    shifi pemėt tek rruga, shihja bukurinė
    shihe diellin duke perėnduar, ndjehe motin tani.

    Mė mbėrthe nėse mė do,
    unė s’dua tė tė jap tjetėrgjė pėrveē gėzim
    pyetmė, megjithėse dėshiroj qė tani tė hy nė tregim
    nė gjithēkanė rreth neve nė rrotullim
    e shikon tė kaluarėn, po tė ardhmen atje?
    Gjithēka po ndodh tani...

    3 Shkurt 2004
    Me shpresė qė tė jetė e fundit tė kėtij lloji (lol)...
    Drini.

  3. #43
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Gjethja e Tėrfilit

    Jam prap kėtu
    sonte si gjithnjė me ty
    Zot, mua mė ke gjithnjė
    pėrbri
    siē bėn edhe ti me tė gjithė.

    Ēfarė bėn ti
    po marrė tani
    ēfarė na dhuron ti
    zgjedh nė pafundėsi
    ēdo ditė edhe mė shumė po shėrohem nga ti.

    Se ta dinin njerėzit
    qė Zoti ėshtė si njė gjethe tėrfili
    Gėzimi, Dashuria, dhe e Vėrteta
    gjasat do ndryshojnė
    kur tė dinė se kėto kurrė nuk shterojnė.

    Ēdogjė tjetėr
    pemėt, kafshėt e bimėt
    e gjithė bukuria vetė
    janė krijuar prej tė trejave
    si kjo poezia qė po shkruaj nė vetvete.

    Gjithēka qė shohim janė tė treja
    ēdo gjallesė prej tyre lind si krijesė
    prandaj thonė se Zoti na krijoj
    sikur atėherė kur ne themi
    se njė i dashuruar gjithēka mund tė bėj.

    Se Zoti ėshtė Dashuria
    Zoti ėshtė Gėzimi
    Zoti ėshtė Vėrtetėsia
    di njėrėn
    e i shijon tė gjitha.

    Dhimbja tė tregon vetėm
    se ti po i mohon to
    trishtimi tė tregon vetėm
    ēfarė ti nuk ke,
    por nuk tė mjafton dashuria qė je?...

    Ne jemi Dashuri
    gjaku jonė ėshtė Gėzim
    sepse jemi nė Vėrtetėsi
    mjafton ta dimė
    krijime bėjmė e dhimbjet ikin tani.

    Prandaj ne jetojmė nė pafundsi
    megjithėse na duhet tė ndrojmė trup
    mund tė ndjejmė parajesėn tani
    mjafton tė zgjedhim njėrėn si fillim
    dhe dhuna, dhimbjet e sėmundjet nė ēast kanė pėr t’ik.

    ...sikur ta dinin tė gjithė qė jemi NJĖ (dashuri-gėzim-vėrtetėsi)...

    4 Shkurt 2004

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    I dashuruar me dashurinė nr.2

    Po bėhem dashuri vetė
    duke zgjedhur nė ēdo sekond
    tė ditėve tė mija tė dashuroj
    nė vėnd tė trishtohem
    oh po Zot, po e shoh sesi po mė shėron.

    E dashuroj dashurinė me gjithė vetvete
    po kam mė shumė pėr tė tjerėt
    pėrditė mė shumė forcė
    dhe sa mė shumė mundėsi shoh
    qytetin me etje mė tė bukur po e rishikoj

    Nė ēdo ēast qė mė duhet tė zgjedh
    i jap vėmėndje qė “PO” dashurisė t’i them
    duke ndryshuar zgjedhjet qė bėj
    zemra po mė rritet
    dhe tani, mė shumė po filloj tė shikoj.

    I dashuruar me dashurinė
    shumė mund tė thonė se jetoj nė qiell
    por s’kam qėnė ndonjėherė kaq i pėrulur sa sot
    shumė gabime po i ndreq me intensitet
    asnjėherė s’kam qėnė kaq i gėzuar qė jetoj nė tokė.

    4 Shkurt 2004

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    gjethja e terfilit quhet ajo... (mbase duhet te shkruash ne anglisht)
    lexova disa nga poemat e faqes se 3-te , dhe kisha nje pyetje:
    M'u duk tek te gjitha poemat, sikur ishin proze e segmentuar forcerisht per t'u kthyer ne poeme. A i ke shkruar me pare ne proze keto poezi dhe pastaj i ke ndryshuar? Them keshtu sepse shikoj edhe prodhimtarine e madhe te poemave gje qe nuk eshte shume e lehte, poema do frymezim te larte... Disa prej poemave m'u duken personalisht si te shkruara me zor, sa per numer a dicka e tille...
    Meqenese vura re kete gje, po te them edhe se je ne drejtimin e duhur (gjithmone per mendimin tim) me prozen. Per poemen e fundit, doja te vija re qe nuk eshte e kendshme, nqs ne te njejtin rresht perseritet fjala dy a me shume here, nuk i shkon poezise. (strofa e dyte dhe e fundit, vargu i pare tek te dyja duket si lojra fjalesh)...
    Mos ma ver re nese bera pak kritike, se lexoj shume poezi, shkruaj dhe vete, prandaj mbase bej dhe kritike...
    Gjithe te mirat,
    MtrX
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 04-02-2004 mė 10:45
    MtrX ubicumque felix

  6. #46
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Postuar mė parė nga MtrX
    lexova disa nga poemat e faqes se 3-te , dhe kisha nje pyetje:
    M'u duk tek te gjitha poemat, sikur ishin proze e segmentuar forcerisht per t'u kthyer ne poeme. A i ke shkruar me pare ne proze keto poezi dhe pastaj i ke ndryshuar?
    Jo, keto i kam shkruar drejte e ne versionin qe kane tani. Jane menduar ose frymezuar me nje "korrnize metaforash" per te pershkruar ndjenjen e seciles prej tyre, duke i dhene vargjeve edhe rritem me rime, etj.
    Postuar mė parė nga MtrX
    Disa prej poemave m'u duken personalisht si te shkruara me zor, sa per numer a dicka e tille...
    Meqenese vura re kete gje, po te them edhe se je ne drejtimin e duhur (gjithmone per mendimin tim) me prozen.
    Me zorr? Nuk po di cfare te them per kete gje, por mund te them se kohet e fundit (keto dy javet e fundit) me kane ndodhur shume gjera te cilat me kan prekur shume, dhe mua me eshte dashur t'i shenoj perfundimet e mija ne vargje. Kjo mbase mund t'i bej te duken sikur jane bere me zorr sepse nga ana ime une i kam dhene shume rendesi qe t'i mbaj shenim, dhe kjo ka per qellim qe une mos t'i harroj perfundimet qe zgjedh cdo dite. Keto shkrime ne rradhe te pare me sherbejne mua qe mos te harroj "cfare ndjenjash" ndjej, dhe si nje ditar qe te mund t'i lexoj me vone kur t'me nevojiten. Aq me mire qe ketu me eshte dhene mundesia t'i ndaj me te tjeret qe t'i lexojne nese kan deshire .

    Mbase per prozen, nuk e di MtrX, por e ke parasysh "Komedia Yjnore" nga Dante Aligeri? Me 3 kapitujt (Ferri-Purgatori-Parasja) me nga 33 kenge, e secila kenge e perbere me strofa tre rrokshe. Mendoj se tregimet mund te tregohen edhe ne vargje, nese mesazhi ka nje tregim te shkurter (dmth rrethana, personazhe, etj), dhe se varet nga mynyra e te shprehurit e cila karakterizon shprehine e krijimit. Mua me pelqejne kur kane rritem dhe melodi pasi bej edhe muzike, dhe e degjoj shume ate.

    Postuar mė parė nga MtrX
    Per poemen e fundit, doja te vija re qe nuk eshte e kendshme, nqs ne te njejtin rresht perseritet fjala dy a me shume here, nuk i shkon poezise. (strofa e dyte dhe e fundit, vargu i pare tek te dyja duket si lojra fjalesh)...
    Nuk e di cfare te them prap ketu, sepse gustot qe kemi kane gjithnje nje ndryshueshmeri, por une i bie baterise, dmth bej perkusion dhe ne muzike ka gjithnje nje rritem i cili ndryshon here pas here, por gjithnje ka nje rritem kryesor. Trumpeta me ēelestonin riperseriten ne nje rritem te caktuar, dhe pjeset e tjera te baterise me rradhe. Eshte ky rritem qe i jep bukuri muzikes, dhe nganjehere, padashje ose pavetedijshem, vargjet e mija dalin gjithnje me nje rritem te caktuar, pra domethen me dicka (fjale apo fjali) qe i perseritet, ose me ndonje rime qe ndjek nje rritem te caktuar. Nuk e di pse, por me pelqen t'i jap rritem sikur fjalet te jene melodi ne vetvete
    Postuar mė parė nga MtrX
    Mos ma ver re nese bera pak kritike, se lexoj shume poezi, shkruaj dhe vete, prandaj mbase bej dhe kritike...
    Gjithe te mirat,
    MtrX
    MtrX une te falemnderoj perzemersisht qe i lexove ne rradhe te pare keto poezite, dhe gjithashtu te falemnderoj edhe me shume qe morre mundimin e te besh nje kritike. Nuk jane te shumte antaret qe bejne kritika kaq te mira sa kjo e jotja. Kete gje ta them sinqerisht.

    Te falemnderoj gjithashtu qe me rikujtove fjalen e Terfilit, se me kish dale fare nga mendja. Po e ndryshoj tani titullin e poezise. Dhe jo, insistoj te shkruaj me pare ne SHQIP sepse e dua shume kete gjuhe, dhe une e ndjej se e kam me kollaj t'i jap melodi fjaleve ne shqip, sepse me te verete qe shqipja ka tingull te bukur.

    Te falemnderoj per kritiken
    me perzemersi,
    Drini ne Los Angeles.

  7. #47
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mirėsevjen sėrisht nė kėtė temė, dhe mė pikėrisht nė kėtė postim. Duke u nisur nga pjesmarrja e anėtarėve nė kėtė temė, dhe nga kėrkesa “shokuese” (pėr mua) e njėrit prej anėtarėve qė kėto poezi dhe vargje tė publikohen, unė ndjeva sot nė veteve se duhet tė rrėfej disa gjėra qė kanė tė bėjnė me vargjet qė kam shkruar, dhe rreth natyrės sesi ato erdhėn e dolėn tė shprehura nga unė. Nėse ka diēka qė unė dua tė bėj mėse tė qartė kėtu ėshtė: unė nuk i jap vetes mė shumė kredite sesa mė takojnė. Prandaj vendosa qė tė shpjegoj sesi kėto fjalėt e vargjeve tė mija dolėn nga unė, ēfarė unė kėrkoja nė vetvete, dhe ku e gjeta frymėzimin tim.

    Pikėsėpari ēfarė mė shtyu tė hap kėtė temė ishte nevoja ime pėr dashuri, ishin kushtet qė po jetoja unė disa muaj mė parė. Familjen qė s’e kam parė pėr shumė vjetė, mungesa e tė afėrmve kėtu ku jetoj, kushtet e mija legale nė SH.B.A., shkollimi im, dhe shumė e shumė kondita tė tjera ku mua jo vetėm mė frikėsonin, por mua mė mungonte me tė vėrtetė dashamirėsia, ndjenja e sigurisė, ndjenja e pėrkrarjes, e ke parasysh njė pėrqafim tė thjeshtė me nėnėn, janė gjėra qė ata ose ato tė cilėt jetojnė me familjen e tyre nuk i vėnė re pasi ėshtė routine ditore, por iu siguroj juve qė jeni pranė ose me familjen tuaj: jeni me shumė fat qė keni familjen pranė. Ishte kjo situatė qė mė shtyu tė kėrkoj pėr mbėshtetje qė intuitivisht e dija se ishte shpirtėrore. Rastėsisht, dhe e them sėrisht, plotėsisht rastėsisht zgjodha tė thėrras shpirtin tim njė natė para se tė fle, dhe e shkrova nė njė copė letėr, e mė pas e vura si fillim tė kėsaj teme. Sot, jo vetėm qė kam gjetur dashurinė qė mė mungonte nga familja apo tė dashurit, por sot kam gjetur origjinėn e dashurisė, tė asaj dashurie qė nuk shteron kurrė e qė nuk ka pėr shteruar ndonjėherė. Aq mė shumė, sot jam nė gjėndje t’i jap tė tjerėve dashuri.

    Para rreth tre muajsh duke ndihmuar shokun tim nė shtėpi rreth disa punėve, unė kapa disa libra qė ai kishte hedhur nė kosh, e i hodha nga njė sy. Mė dhimbset kur shoh libra tė hidhen, e ndaj mendova ose tė ruaj ndonjė, ose t’i ēoj nė ndonjė librari. Njė prej tyre ishte njė libėr me titull “Anatomia e Shpirit - Shtatė Shkallėt e Fuqisė & tė Shėrimit” nga autorja me famė nė Amerikė Caroline Myss. Tash ishte libri im, sepse shoku im e kishte hedhur nė kosh tė plerave e unė veēse e kisha shpėtuar prej humbjes. Nuk e di pse por fillova ta lexoj, e mė tėrhoqi edhe mė shumė nga mynyra e tė shkruarit, e si vazhdim. Gjatė asaj kohe njėkohėsisht ēfarė e ndjeja, ose ēfarė mėsoja prej librit vendosa t’i shkruaja si vargje, ku jo vetėm i tregoja vetes se i pata mėsuar, por edhe se ato qė pata mėsuar i ndjeja nė vetvete si tė vėrteta, si njė pjesė timen, duke qėnė nė gjėndje duke krijuar edhe njė varg rreth tyre. Dhe kėshtu u frymzova rreth poezive tė para nė kėtė temė, e ku bėra edhe “legjendėn” time si testament i ndryshimit tim nė vetvete. Gjeri tek poezia “Nuk jam vetėm” unė jam frymzuar nga mėsimet e Caroline, shtatė ēakrat e trupit tonė, dhe kur e mbarova atė libėr pata njė ndjenjė sikur vėrtetė “nuk isha vetėm.” Caroline e kam falemnderuar me kohė nė forumin e saj para dy muajsh, ku pėr kurjozitet mund ta shihni qė kėtu . Gjeri nė kėtė ēast etja mė ishte shtuar edhe mė shumė nga shija e kthimit tė shpirtit tim nė shtėpi, dmth nė trupin tim. Mua mė kish bėrė tė ndihem mė mirė, e unė kėrkoja akoma mė shumė nga ky ushqim shpirtėror qė me tė drejt na pėrket secilit prej nesh.

    Rastisa prap tek biblioteka e shokut tim nė loft, duke debatuar me tė rreth librit, e duke i pėrmėndur se ēfarė pati hedhur... gjithėsesi ai mė rekomandoj njė libėr tjetėr, pasi mbarova sė lexuari atė tė Caroline, me titull “Bashkbisedim me Zotin” nga autori me famė botėrore Neale Donald Walsch. Ai libėr nuk mė rastisi nė dorė aspak, ai mė erdhi vetė sepse unė po e kėrkoja, unė po kėrkoja atė ēka ēdokush kėrkon qė nė lindje: dashuri e gėzim. Nga ky libėr nxorra shumė, njė tufė tė madhe mėsimesh rreth jetės, gjeta shumė pėrgjigje, e ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme: unė (ri)gjeta Zotin. Shumė veta e keqinterpretojnė qėnien e Zotit, natyrėn e tij, e aq mė keq, shumė friksohen nga Zoti ose e mohojnė fare qėnien e tij. Njėri prej tyre isha vetė unė. Unė sot mund t’u them se flas gati gjithė kohėn me Zotin, e se ėshtė shoku im mė i ngusht e ajo qė i BESOJ ēdo gjė e problem nė jetė. Zoti, siē e thash, nuk ėshtė ēfarė shumė mendojnė se ėshtė, apo ēfarė ata qė keqintepretojnė fetė e ndryshme mendojnė se ėshtė. Ėshtė e vėrtetė, nė theollogjitė e rruzullit tonė ka gabime, dhe keqimpretime rreth natyrės sė Zotit, por nėse keni vullnetin t’mė dėgjoni e t’i besoni fjalės time, Zoti ėshtė ēka tė gjithė ne kėrkojmė qė nė lindje, domethėnė: Dashuria, Gėzimi dhe Vėrtetėsia. Zoti ėshtė “Unė, Ti, Ai, Ajo, Ne, Ju, Ata, Ato, tė GJITHĖ, GJITHĒKA qė shikojmė e qė nuk shikojmė dot” Ēfarė unė harrita tė ndjej nga libri i bashkbisedimit me Zotin ishte sė pari Zoti vetė. Kur e bėra kontaktin me tė, u gėzova aq shumė, ishte njė gėzim e ēlirim aq i madh saqė nuk m’u ndejt dot pa ua treguar tė tjerėve, ndaj duke sjellur vargun “Nuk jam vetėm.” Ėshtė e vėrtetė, thėniet qė ai mė tha, janė ripėrsėritje nga materiali qė lexova nė libėr, por ai vėrtetė mė tha tė shkoj tė shihem nė pasqyrė e se tė vėrtetat kaq tė thella janė tė vėshtira qė tė mos rithuhen, por ato janė tė njėjta pėr gjithė. Ėshtė sikur i pari qė ka parė diellin tė bėj njė shkrim rreth tij, e pasi ti ta lexosh e ta zbulosh edhe vetė, tė kėrkosh t’ua tregosh tė tjerėve. Dielli nuk ėshtė pronė e atij qė e zbuloj, por ėshtė i tė gjithėve, e ndaj edhe vėrteta yjnore...

    Erdhėn pushimet e krishtlindjeve. Unė me zorr prita qė tė fillonin, e qė unė tė vazhdoja udhėtimin tim pa ndėrprerje. Rastisa edhe me fat, se tė gjithė shokėt e mij nė loft ikėn nė vėnde tė ndryshme pėr festat, e unė isha shumė i gėzuar qė mė nė fund do isha vetėm nė shtėpi pėr disa javė, por JO VETĖM. Do isha vetėm unė e Zoti me anė tė librit qė po lexoja, me synim qė mos tė kisha mė nevoj pėr libėr. Unė mund t’u them me PLOTĖ zemėr: kam kaluar udhėtimin dhe pushimet mė tė bukura tė jetės time, ku pa m’u dashur tė paguaj transport, hotel, tė dala, etj etj shpenzime e lėvizje tė ndryshme, unė munda tė udhėtoj i ulur nė “rocking chair” tė dhomės time duke lexuar tėrė kohėn, ku jam ulur tani duke shkruar, e duke mos shpenzuar asgjė mė shumė! Oh harrova tė pėrmėnd, Zoti mė ndihmoj tė lė cigaren qė nė ēastin qė e takova nė njė mynyrė shumė tė ēuditshme: ndryshe nga duhanxhinjt qė nuk mund tė rrinė dot pa duhan, pasi takova Zotin kur ndjeja tymin e cigares mua m’u shpifte jo mė t’mė mungonte cigarja! Nuk ėshtė kjo mrrekulli? Tani kan kaluar dy muaj pa futur asnjė cigare nė kraharor. Jo vetėm qė komunikimi dhe hapja me Zotin po mė ndihmonte, por unė fillova tė mundohem qė tė ndihmoj edhe ēdokėnd tjetėr me shkrime tė ndryshme. Nga mėsimet qė po merrja nė fakt u frymzova nga gėzimi qė Zoti mė jepte qė tė ndihmoja edhe tė tjerėt, dhe prandaj shkrova njė artikull ku u publikua nė faqen e parė tė Albasoulit, e qė duket sikur ka gjetur respekt tek ata dhe ato qė e kanė e lexuar. Unė do tė vazhdoj tė shkruaj tek ajo temė, e cila ėshtė nė forumin e Kulturės Demokratike.

    Fillova tė shkoj nė njė kishė Orthodokse Greke kėtu nė L.A. Aty gjeta shumė njerėz tė mirė gjithashtu, njofta prifitin e kishės qė ėshtė njeri shumė i mirė, e nė fakt njė natė kur shkova pėr “Bible Studies” mė kėrkoj motorin tim, e filloj ta ngasė rreth kishės, njė skenė shumė shumė pėr tė qeshur ku e panė edhe tė tjerėt qė ishin pėrreth! Prifti duke ngarė motorin tim! Aty mes atyre njėrzve ka gėzim e dashuri tė sinqert, gjithēka qė dua e gjithēka qė vlersoj mė sė shumti!

    Sėrisht, duke lexuar tashmė fjalėt rreth shpirtit, unė fillova tė bėj Yoga ēdo mėngjes qė tė hap 7 ēakrat e trupit e ta lė shpirtin tim tė rrjedh e tė rrezatoj i hapur pa ndėrpresė. Sot unė nuk e imagjinoj dot ditėn time tė filloj pa bėrė ushtrimet e Yogas nė mėngjes, e pa shtėrhequr muskujt e pa liruar qarkullimin e gjakut nė trup. Fillova tė dėgjoj grupe muzikor tė tjerė, e i shita CD-tė me grupet qė kishin mesazhe depresuese, urrejtje, dhimbje, etj etj. Unė kuptova se s’mė hynin fare mė nė punė. Tani dėgjoj disa grupe qė i kėndojnė ndjenjės mė tė lartė njerzore, e asaj ndjenje qė na bėnė mirė tė gjithve. E gjeni vet pėr cilėn bėhet fjalė... Para pak mė shumė se dy javė mė parė prap, jo rastėsisht, takova dy persona nė njė librari qė sot janė miq shumė tė mirė tė mij. Ata janė “spiritual healers” domethėnė qė merren me shėrim me anė tė shpirtit, si psh Jezusi ishte njė i tillė. S’ka mynyrė mė tė bukur kur komunikojmė bashkė, se nganjėherė nuk na nevojiten fjalė... Ata mė ndihmuan mua, dhe para dy javėsh njėri prej tyre mė hoqi pislliqet, domethėnė energjitė negative nga trupi. Qė atė ditė e ndjej shpirtin tim tė rrjedh nė trup, e ndjej tė gjithė aurorėn time t’mė pėrshkroj e nėse kam ndonjė dhimbje nė trup, apo ndonjė mėrzitje, nėse e lėshoj shpirtin tim tė rrjedh i lirė nė qarkullim, m’i heq tė gjitha gjėrat negative, e mė ripastron sėrisht. Para dy javėsh pėrveēse u hapa komplet ndaj shpirtit tim, por takova njė shpirt tjetėr qė mė erdhi natėn nė dhomė. Ishte njė takim qė mė gėzoj tej mase, e qė mė shėroj pamasė. Shpirtrat nuk janė kurrė tė kėqijnj, pėrkundrasi janė e gjithė esenca e asaj ndjenje qė ne e quajmė si ndjenja mė e lartė: dashuria-gėzimi. Dikush mund tė bėj pyetjen: “Po ēfarė tė duhet me shpirtin, pse e harxhon kohėn kot me tė?” Shėmbulli mė i mirė qė mund tė them sot, e me plotė gėzim ėshtė se unė kam pasur njė sėmundje nė gishtat e duarve tė mij pėr tre vjet, domethėnė pėr sa kohė kam qėnė nė L.A. Nuk e dija se ēfarė ma shkaktonte kėtė sėmundje, por qėkur u hapa ndaj shpirtit tim dy javė mė parė, ajo sėmundja gati ka ikur e ėshtė duke e zhdukur. Jo vetėm kjo, por edhe lėkura ime po merr njė ngjyrė mė tė shėndosh, pamja ime, dhe energjia qė rezatoj pėrreth njerėve. Janė tė shumtė njerėzit qė ma kanė thėnė se dukem mė mirė, pėrveēse e ndjej nė vetvete, e aq mė mirė jam bėrė tip magneti me vajzat si pėr ēudi (aha)... Pastaj kush e di se ēfarė tjetėr sėmundje mund tė kem ndaluar pa harritur sė shfaquri. Nuk ėshtė kjo njė mrrekulli, nuk ėshtė mynyra mė e mirė e tė jetuarit?


    Pra poezitė qė kam shkruar janė frymėzuar nga leximet e mija rreth shpirtit e rreth Zotit, e rreth ndjesisė qė sot jam nė gjėndje tė ndjej vetė. Unė sot kam mėsuar fuqinė e asaj thirrje tė shkurtėr e tė sinqertė, e kėrkimin e shpirtit tim. Kam kuptuar shumė rreth njerzimit, rreth neve, e gabimeve qė bėhen nė njerzim. Jo vetėm qė takimi im me Zotin mė ka shėruar (sepse shpirti ėshtė Zoti), por nga dashuria qė mė jep unė po mundohem t’i jap edhe tė tjerėve, e qė nė mynyrėn time tė ndihmoj pėr njė jetė mė tė mirė pėr mua e pėr tė gjithė. Gjithnjė ndėnja origjinal nė poezitė qė kam bėrė, domethėnė megjithėse i frymėzuar nga materialet qė lexova e po lexoj akoma, unė thjeshtė shpreha dhe do tė shpreh mynyrėn sesi e ndjej unė nė brėndi. Kam kuptuar se mynyra mė e mirė pėr t’i treguar diēka tė tjerėve ėshtė nė fakt duke dhėnė shėmbullin vetjak. E nė fakt unė veēse kėtė gjė kam bėrė me poezitė e mė sipėrme, unė thjeshtė tregoj mynyrėn sesi unė ndihem rreth tyre. Dhe nėse i kam ndarė me ju ėshtė vetėm pėr njė arsye: sepse e di se ēfarė do tė thotė tė ndjesh mungesėn e dashurisė, e dhimbjet e gjėrave qė tė mungojnė, etj etj. Unė sot di se ne nuk jemi trupi, e jeta nuk ėshtė rreth trupit e nevojave tė tij, por ne jemi shpirti nėn kontroll tė trupit. Ka ndryshim tė madh kėndvėshtrimi i vėrtetė i “neve” si qėnie sepse nė fakt po ta dinim tė gjithė kėtė gjė, sot nuk do tė kishte mė luftra nė botė, nuk do tė kishte mė dhunė, jo mė sėmundje e varfėri. Jeta e njerzve do tė kishte njė vlerė shumė herė mė tė madhe, e veprimet madhore nė politikė, nė ekonomi do tė ishin shumė ndryshe. Megjithatė, nėse ka ndonjė libėr tė mirė qė mund t’iu sugjeroj dhe ku do tė gjeni ēfarė keni kėrkuar gjithnjė ėshtė nė fakt libri qė mė mundėsoj takimin me Zotin, domethėnė me titull “Conversations with God” nga Neal Donald Walsch (pėr mė shumė kėtu) Ju lutem qė po patėt mundėsi, lexojeni, sepse janė me tė vėrtetė libra tė mirė, pasi nuk ėshtė vetėm njė por disa. E di se ēfarė kėrkoni, dhe arsyen pse erdhėt tek kjo temė, sepse ne tė gjithė duam tė njėjtat gjėra, ne tė gjithė jemi NJĖ trup i madh, njė esencė e njėjtė dashurie, gėzimi, e gjithēkaje tjetėr. Unė nuk jam mė i mirė se ju, e ju mund tė ndjeni tė njėjtėn ndjesi, dhe ky ėshtė mesazhi im kryesor nė kėtė shkrim. Frymėzimi im ishte dhe ėshtė shpirti, domethėnė Zoti, e se ne jemi NJĖ me kėtė forcė, prandaj merita ime e vetme kėtu ėshtė se pėrveēse i kam lexuar, unė i kam dėgjuar e ndjerė mesazhet e shpirtit tim e tė Zotit. Me shėmbullin tim unė dua tė them VETĖM se edhe ti mund zotėrosh e ke lindur me kėto aftėsi. Asgjė mė shumė.

    Dėgjohena,
    me pėrzemėrsi,
    Drini.

  8. #48
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    E Dashur Xhoi

    Besoj qė do ta kesh ditur
    se do tė vinte njė ditė
    qė unė do t’duhej tė paguaja
    pėr ēfarė tė pata bėrė ty,
    tė gjithė ata qė e dinė kėtė histori
    kanė pėr tė qeshur duke mė parė mua
    e ata qė s’e dinė
    kan pėr tė tė njoftur ty
    nga fjalėt qė do tė tė them
    me gjithė vetveten i pėrulur nė gjunjė:

    E dashur Xhoi,
    mė fal pėr dhimbjet qė tė krijova
    mė fal pėr mynyrėn sesi veprova
    me ty
    mė fal qė kurrė s’tė pata kėrkuar tė falur
    siē po bėj tani.
    E di? M’u desh tė vij gjeri nė kėtė ēast
    e tė shkoj nė anėn tjetėr tė botės
    pėr tė kuptuar se kush jam
    e pėr tė ditur se ēfarė pata bėrė.

    E dashur Xhoi
    mė fal, megjithėse ta them shumė vite me vonesė
    me shpresė qė ti t’i lexosh kėto fjalė
    por pėrbrėnda e di se thirrjet e shpirtit dėgjohen
    ato fluturojnė gjeri aty ku duhet tė shkojnė.
    Ti mė dashurove me gjithė shpirt e zemėr
    ja tregoje tė gjithve, s’kishte kush mos t’i dinin
    ndjenjat qė kishe pėr mua
    e unė t’i pata mohuar
    atė ditė qė ti qave pasi mė the “tė dua.”

    E dashur Xhoi
    shpresoj qė sot tė jesh mirė
    gjėrat tė jenė siē duhet nė vėndin e tyre
    e ti tė jesh e gėzuar nė jetė,
    sot po mendoja rreth teje
    ka njėfarė kohe qė unė jam zgjuar
    e po rikujtoj gjithēka qė kam bėrė e jetuar,
    dashuria jote ishte e pastėr e pakushtėzuar
    ti vėrtetė qė jetoje nė kėtė ēast,
    por unė nuk e di ku isha, unė nuk e shifja dot.

    E dashur Xhoi
    ti i meriton tė gjitha falemnderimet
    pėr ēfarė ndjenjash kishe
    gjithnjė vajzė e sinqert
    nuk i deshe askujt tė keqen
    vije gati pėrditė t’mė takoje nė shtėpi
    ti ishe e vetmja qė mė dėgjoje kur i bija baterisė
    e atėherė kur bėnim zhgarravina bashkė
    ne ishim akoma nė klasė tė tetė
    unė nuk e di sa nga e gjete gjithė atė durim me mua.

    E dashur Xhoi
    bota shkon nė rrotullim
    e ti pate tė drejtė duke i ndėnjur kah dashurisė
    ndėrsa unė tė pėrulem sot nė gjunjė
    se kam kuptuar gabimet e mia
    shpirti im qan tė tė kėrkoj ty tė falur
    sepse tani di se ē’i pati bėrė njė tjetėr shpirti
    dhimbjet qė unė tė krijoja
    oh Zot, mė fal pėr ēfarė t’u desh tė heqėsh ti,
    shpresoj veē qė tė tjerė mos tė vreprojnė siē bėra unė.

    E dashur Xhoi
    mė kujtohen ėndėrat qė mė tregoje
    kur mė thoje pėr ditėt kur ishe e vogėl
    e qė nuk doje tė ēoheshe nga krevati
    ndėrsa unė qė mendoja “sa ėndėronka kjo,”
    sot di se ē’kuptim kishin to
    e se ishin diēka mė shumė se ėndėra
    prandaj nuk ėshtė rastėsi qė ti jetoje nė kėtė ēast
    dhe qė dashuria jote ishte aq e pakushtėzuar dhe e fortė
    sikur t’i shpjegoj, tė tjerėt do thonė “sa ėndėronka ky.”

    E dashur Xhoi
    kam kuptuar se ēfarė mendoje
    kur e gjithė shoqnia dilnim nga piramida nė Tiranė
    e ti vėshtroje diellin nė perėndim
    ne na u dukeshe si e humbur dhe e hutuar
    sikur ishe me ne por pa ne njėkohėsisht
    e mė pas talleshim me ty
    e ti prap nuk nxefeshe nga ne
    ku ta dinim se ēfarė ndjeje ti qė atėherė,
    por unė sot e di se ēfarė mendoje ti.

    E dashur Xhoi
    mė kujtohen rrjedhojat qė tė pata bėrė
    atė ditė qė u ulėm tek shkallėt e Universitetit
    megjithėse sesi sillesha me ty
    ti mė rrije pranė si e pajetė dhe e ngurtėsuar,
    isha unė me veprimet e mija qė tė pata burgosur
    e ti prap mė tregoje mua dashamirėsi,
    se ti shikoje tek unė ēfarė unė nuk shihja dot nė vetvete,
    ndėrsa kur ika nga Shqipėria ti hoqe varsen tėnde e ma dhe mua,
    por unė kurrė s’e humba, pėrkundrasi sot nė kraharor e vara...

    Mė fal Xhoi,
    kurrė nuk do ta harroj
    se ēfarė dhimbjesh kalove
    e ēfarė ndjeve pėr mua.
    Shpresoj veē qė sot tė jesh mirė
    e tė jesh plotė gėzim.
    Nuk mė takon tė them gjė tjetėr...
    Pėr Xhoana Th.
    me sinqeritet dhe pėrzemėrsi tė pafund,
    Drini Nosi.

    6 Shkurt 2004
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #49
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Legjenda e Ringjalljes sė Lumit Drin nr.2

    Dhe janė ktu e disa ditė
    qė po lahem nė kėtė lum tė pastėr
    lėkura e etur ta ndjej ēdo ditė freskinė
    duke u zhytur ēdo mėngjes nė brėndinė e ujit
    ku drita thyhet gjeri nė fund
    e gurėt e shtratit duken pėrditė mė tė bardh.

    Ēdo hedhje nga guri mė duket i pafund
    kėtu pėr tek uji nė kėtė lum
    e unė qė notoj me nxitim
    i gėzuar nė anėn tjetėr tė arrij
    ndėrsa rryma mė ēon pėrtej
    mė pėrqafon tė shkoj me tė andej.

    Dhe shtrihem nė mėngjes buzė rrėzės sė lumit
    qė dikur ishte i zhytur nėn ujė
    e tė mpiksura me baltė ishin rrėzat e maleve pėrreth
    por sot bimėsia ka filluar tė mbijė gjithandej
    pranvera tashmė shumė shpejt po vjen
    tė shtrirė mua dielli po mė rreh ēdo mėngjes.

    Kohė mė parė kėtu pati veē vetėtima
    re nė qiell e stuhi me shkreptima
    e unė isha njė njeri qė shkruante duke u drridhė
    i boshatisur brėnda flisja pėr njė lum nė kthim
    ndėrsa mbi lum sot shoh pėrditė veē blunė nė qiell
    dhe era tė fryj e lirė me zogjt qė cicėrojnė krejt.

    S’ka rėndėsi sa i vėrtetė ėshtė tregimi qė thash atėherė
    se unė sot pėrshpėris fjalė si uji lumit vetė
    ndaj s’ka rėndėsi qė atje nuk ndodhi me tė vėrtetė
    se uji qė rrjedh tek unė s’ka pėr tė shteruar ndonjėherė
    askush s’i ndryshon dot ligjet e natyrės qė Zoti bėri vetė
    prandaj gjerisa ta ndjej nė zemrėn time do t’jetė e vėrtetė.

    ~ ~ ~
    ...dhe uji ėshtė shpirti mbi krejtė
    malet e fushat janė bota pėrreth
    rrjedha ujit ndryshon si bota vetė
    retė janė ushqimi qė moti sjell
    me diellin qė buzėqesh lart atje
    ndėrsa deti jemi NJĖ tė gjithė ne...
    ~ ~ ~

    7 Shkurt 2004.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Meqe po degjoja nje kenge qe me pelqen shume, dhe sot i pashe dhe videoklipin megjithese eshte kenge shume e vjeter, nqs e ke parasysh LA Woman - Doors... , doja te te pyesja si jane me te vertete LA Women? Pse nuk shkruan ne ditarin tend te meditimeve ndonje poeme per nje LA woman...?
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •