Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 166

Tema: Ky ēast

  1. #91
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dėgjo pėr pėrgjigjen

    Dėgjo, pėrpara se ta thuash
    nė qetėsi mbase ėshtė shkruar,
    dėgjo, para se me fol,
    mbase dikush po ta thotė,
    shiko pėrreth errėsirės
    aty ku banon gjithsecila frikė,
    mbase do shohėsh njė shkėndij
    dritėn qė ndriēon pėrjetėsinė.

    Pra fol si ti njeri
    me veshėt qė dėgjojnė
    me sytė qė shikojnė
    zemrėn tėnde qė dashuron
    duart qė dikė pėrqafojnė,
    aty ku s’do ta kishe menduar
    para se pyetjen tė shqiptosh
    mund t’vij pėrgjigjia qė ke kėrkuar.

    22 Mars 2004
    Drini Nosi.

  2. #92
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nėse do t'arrij dot ta botoj si libėr "Ky ēast," kėto paragrafe qė pata shkruar Verėn e gati para njė viti, fjalė qė mė ēuditėn kur i (ri)lexova, do t'jenė Hyrja ose Parathėnia e librit:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #93
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    ~ ~ ~ vazhdim ~ ~ ~
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #94
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Trėndafil nė shkėmb
    ~ FABUL ~

    Na ishte njė mal shtatlartė, Dimrit mbulohej me borė, ndėrsa Verave zbulonte faqet shkėmborė.

    Nuk kishte shumė bimėsi nė lartėsi, sepse Dimri vdiste me tė ftohtit, por Verave ēobanėt sillnin delet t'i kullotnin.

    Tashi qėlloj qė rrėz njė shtegu, nė lartėsinė e malit tė freksėt, tė mbij njė trėndafil i kuqerremtė.
    ~ ~ ~
    Ēobanėt tek kalonin buzė rrėzės shikonin, me sy tė dyzuar vėshtronin, "Vallė si t'ketė mbirė nė shkėmb?" mendonin.

    U bė i guximtė njėri e dorėn zgjati, me tė prekur i dhėmbti, lulja e trėndafilit me thumbin veten e ruajti.

    Pėrshpėritėn ēobejt tek u ngjitėn lart, e kur zbritėn me natė, pėr trėndafilin e kuq dėgjoj i tėri fshat.
    ~ ~ ~
    Kaloj njė javė, dhe kaloj njė muaj i tėrė, por trėndafili i kuq buēiste akoma aromė.

    Dyshuan plakat, dhe u ndruan trimat ēoban, "Vallė ē'tė ketė ngjarė me atė lule qė s'shkulet atje lart?"

    Dhe u zotuan prej ta shtatė, ēobej trima shtatlartė, e thanė "T'i ngjitemi shtegut naltė."
    ~ ~ ~
    Njėri morri kosėn nė dorė, i dyti kishte thupėr tė fortė, teksa ēobejt e tjerė kuvendonin.

    Mbėrritėn tek rrėza dhe ndalėn, provuan ta prekin por shtangėn, trėndafilit tė kuq shumė aromė filloj t'i dali.

    Dhe dy ēobej u rrėzuan pėrtokė, tek nga guri nisi tė dal zė, disa shqiponja erdhėn tė shpėtojnė.
    ~ ~ ~
    Njė zė foli "Ky trėndafil ėshtė njė dėshirė, ėshtė zemra e njė vajze qė kish shumė dashuri, tashi si trėndafil ka mbirė.

    "Njė natė ajo u lutė, 'Zot tė lutem mos i tutė, burrin e fėmijėn time e keqja mos me m'i lujt!'

    "Dhe siē tha kėto fjalė, sytė i'u mbyllėn atė natė, por nga dashuria e saj shpirti i'u ringjallė.

    ~ ~ ~
    "Zoti i mbron ta qė dashurojnė, edhe nė shkėmb trėndafilin e ēon, dhe i ēudit ata qė dyshojnė.

    "Prandaj trėndafilit i dha thumbat, pėr ta qė dėmtojnė tė dashuruarit, dielli tė kuqen e zemrės i ka treguar.

    "Ndaj nė shkėmb mbinė jetė, sikur dashuria e vėrtetė, se Zoti ua njeh tė gjithėve zemrėn.

    ~ ~ ~
    "Ata qė dyshuan, duart i'u pickuan, ndėrsa ata qė dėgjuan dashuria i'u bekua."

    Dhe ky zė sikur endi, tek shumė shpjetė njė erė erdhi, ēobejve ajo gjasė ftyrat i vrenjti.

    E hodhi i pari atė kosė, e tė dytit i ra thupra pėrtokė, tek tre shqiponja pėrreth po fluturonin.
    ~ ~ ~
    Shtat ēobejt n'atė vėnd u pėrulėn, dhe i'u lutėn lules sė kuqe, "Tė lutem na e fal mundin."

    Njė petal ra ngadalė, ndėrsa era fryu me e kap, ia solli nė dorė njėrit ēoban.

    Ai hapi sytė e tij mbi pėllėmbė, tek ēobejt u afruan t'shikojnė, atyre u mėsua ēdo tė thotė tė dashurojnė.
    ~ ~ ~
    Zbritėn menjėherė nga nalt, tė gjithė me i kallzu njati fshat, se ai trėndafil ėshtė prej Zotit lartė.

    Dhe kur tė shumtė erdhėn me e parė, shkėmbi lulen s'e kish ma, por n'shkėmb njė fosil kish lanė.

    Qatė ditė fshati e quajti atė shteg, "Pėr tek shkėmbi trėndafilit," dhe fėmijėve i'u kallzuan pėr dashurinė.
    ~ ~ ~
    "Se edhe nėn borė, edhe me erėn e ftohtė, nė Verė trėndafili dukesh prap mbi shkėmb.

    "E ēobejve Zoti u tregoj, ua njeh zemrėn t'gjithė njerėzve, dhe ua bekon me mirėsi atyre qė dashurojnė.

    "Ata qė zemrėn e tyre dyshojnė, njė ditė veten do pickojnė, ndėrsa tė sinqertėve dashuria do t'u rroj...

    ~ ~ ~
    "Se dashuria edhe nė shkėmb mbinė, dhe me erėn petalin fluturon, edhe nė shkėmb pamjen e saj mbronė..."

    24 Mars 2004

    Kushtuar tė sinqertėve nė zemėr,
    dhe dashurisė qė mbartin me vete,
    pėrzemėrsisht
    Drini.

  5. #95
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Tek priza nė dhomė... dritėn... ?...

    Mendova sonte, ndėrsa zėmra ime kėndonte:
    "Tė dua Zot, kėtė dashuri nuk e harroj dot,
    dhe kėtė frymėzim qė m'dhe dua t'ua jap
    atyre qė veshi nė kėrkim po u dėgjon.
    Me gjithė kėtė frymzim mund t'shkruaj
    njė Bibėl tė tėrė me emrim tim si autor!"


    Por megjithatė mendova njėherėsh me vete:
    "Po ata do lexojnė, e mund t'keqkuptojnė,
    apo t'lexojnė e t'mbajnė pėrmėndėsh,
    vargjet e atij qė 'pėr Zotin foli'
    se ai tha tė vėrtetėn, por prap
    unė s'dua t'mė adhurojnė pėr kėtė gjė..."


    Prandaj t'shkruaj Bibėl ėshtė e kotė,
    se edhe ATO qė kemi shumė s'i kuptojnė
    e ēka ėshtė mė e rėndėsishme
    qė Bibla donte me thėnė ėshtė:
    "Zoti s'i flet vetėm bibėlshkruesit
    por Zoti po flet me TY tani."


    Dhe njė burrė me emrin Sheakspear tha:
    "Nė tokė dhe qiell ka mė shumė gjėra,
    sesa mund t'i imagjinoj mėndja jote."

    Prandaj si mund ta shpjegoj unė Parajsėn
    kur as vetė s'ia kam gjetur fundin e gardhit?
    Eja t'shohėsh e mua do t'mė kesh kuptuar...

    Ndaj faqet e Biblės time i hodha prej tavolinės
    "Le t'mos kujtojnė se Zoti i flet vetėm Drinit
    por mė mirė sikur t'u them si ta gjejnė prizėn
    qė tė shikojnė vetė kur ta ndezin dritėn,
    e zemra t'u zbuloj me sytė e tyre
    ēfarė do thonin disa faqe tė shkruara."


    A do tė vish me mua tani?
    Unė nuk po dua t'mė adhurosh
    apo t'mė quash mua shėnjtor
    sepse unė e kam parė njė fletore
    ku janė emrat e t'gjithė njerėzve
    edhe TI je mes shenjtorėve.

    Do ta kapėsh dorėn qė t'kam zgjatur?
    Eja t'ecim bashkė kėtu nė parajsė
    aty ku pėr t'gjithė njerzimi ka folur
    dhe me mijėravjetė po shkruan pėr tė,
    e di se ēfarė?
    Ėshtė kėtu nė zemrėn tėnde.

    Dhe nė parajsė shkojnė tė gjithė
    se Zoti nuk dėnon askėnd,
    shiko tek shkallėt qė presin
    duhet t'i kalosh errėsirės pėrmes.
    Nė parajsė jetojmė vetėm tani
    t'kujtohet kjo thirrje thellė nė zemėr?

    Dhe po, nuk ka ferrė pas vdekjes
    sepse ne nuk vdesim kurrė,
    e kam fjalėn pėr shpirtin e mėndjen
    se trupat na vijnė e shkojnė
    por ne e harrojmė kėtė gjė
    qė t'jemi aktorė tė mirė tė jetės...

    Prandaj Zoti nuk dėnon askėnd,
    se vetėm dashuria e pėrbėn atė,
    por unė t'them se nėse ti,
    ia mohon vetes tė vėrtetėn,
    e pengohesh qė t'jesh i lirė,
    ferri ėshtė ēka vetes do t'i krijosh.

    Por nėse ti bėn diēka pėr dashuri
    e shtyn veprimet e tua pėr gėzimin,
    ke pėr tė parė parajsėn tani,
    por dėgjo me vėmėndje
    se Zoti ka pėr tė tė folur,
    mė mirė provoje vetė ti...

    Frymerrė o qėnie e bukur
    shiko mrrekullinė e t'jetuarit,
    ec hapa t'sinqerta brėnda vetes
    veē atėherė ke pėr t'kuptuar
    pėrse mėkatin e quajtėn mėkat,
    kur t'shohėsh se ē'po them...

    ...e gjete prizėn? (Vazhdimi i titullit)

    25 Mars 2004
    Drini Nosi.

    p.s. lexo njėherė vetėm fjalėt e errta tė poezisė...

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    [QUOTE=drini_nė_L.A.][FONT=Courier New]Tek priza nė dhomė... dritėn... ?...



    Dhe nė parajsė shkojnė tė gjithė
    se Zoti nuk dėnon askėnd,
    shiko tek shkallėt qė presin
    duhet t'i kalosh errėsirės pėrmes.
    Nė parajsė jetojmė vetėm tani
    t'kujtohet kjo thirrje thellė nė zemėr?

    Dhe po, nuk ka ferrė pas vdekjes
    sepse ne nuk vdesim kurrė,
    e kam fjalėn pėr shpirtin e mėndjen
    se trupat na vijnė e shkojnė
    por ne e harrojmė kėtė gjė
    qė t'jemi aktorė tė mirė tė jetės...

    Prandaj Zoti nuk dėnon askėnd,
    se vetėm dashuria e pėrbėn atė,
    por unė t'them se nėse ti,
    ia mohon vetes tė vėrtetėn,
    e pengohesh qė t'jesh i lirė,
    ferri ėshtė ēka vetes do t'i krijosh.

    Por nėse ti bėn diēka pėr dashuri
    e shtyn veprimet e tua pėr gėzimin,
    ke pėr tė parė parajsėn tani,
    por dėgjo me vėmėndje
    se Zoti ka pėr tė tė folur,
    mė mirė provoje vetė ti...

    Frymerrė o qėnie e bukur
    shiko mrrekullinė e t'jetuarit,
    ec hapa t'sinqerta brėnda vetes
    veē atėherė ke pėr t'kuptuar
    pėrse mėkatin e quajtėn mėkat,
    kur t'shohėsh se ē'po them...

    ...e gjete prizėn? (Vazhdimi i titullit)

    25 Mars 2004
    Drini Nosi.

    Drini ! Ne qofte se dikush do me pyeste se cfar titulli do ti veje ketyre 5 strofave te poezise tende qe kan dale nga shpirti jot , do te thoja se keto 5 strofa meritojne titullin "Hymni i njerzimit " .

    Nuk gjej fjale te uroj dhe pergezoj per poezit e tua , qe sjell ne kete forum .

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #97
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Alba, tė falemnderit pėrzemėrsisht pėr pėrgėzimin, por me ndarjen e poezisė ke bėrė njė gabim. Do mundohem ta shpjegoj pse. Po tė lexosh tek kjo pjesė e vargut:

    Por megjithatė mendova njėherėsh me vete:
    "Po ata do lexojnė, e mund t'keqkuptojnė,
    apo t'lexojnė e t'mbajnė pėrmėndėsh,
    vargjet e atij qė 'pėr Zotin foli'
    se ai tha tė vėrtetėn, por unė prap
    s'dua t'ė adhurojnė pėr kėtė gjė..."


    Dhe gjėja e parė qė ndodh me njė hymn ėshtė... t'mėsohet pėrmėndėsh. Arsyeja qė e shkrova kėtė poezi ėshtė pikėrisht qė tė them Zoti i flet tė gjithėve, pra jo vetėm bibėlshkruesve. Fakti qė shumė fetar besojnė mė shumė tek bibla/kurani sesa tek zemra e tyre do tė thotė se kėtyre libra i mungon diēka. Biblės i mungojnė shumė pjesė qė i janė hequr, dhe ndryshuar, si psh pėr mėsimet qė dha Jezusi rreth inkarnimit. Shėmbull tjetėr ėshtė se Kurani u shkrua qė t'i vij nė ndihėm Biblės dhe Kishės si pjesė e saj, por pėrfundoj si njė fe mė vete (pasi Muhamedi vdiq...). Dhe kjo pėr arsyen qė Kisha apo Xhamia t'i trajtojnė besimtarėt si taksapagues pėr ujin (mirėsinė) qė marrin. Besimtarėt duhet tė shkojnė tek ndėrtesat apo "tė varen prej drejtuesve tė tyre" pėr tė marrė atė ujė qė u takon pasi ata pagojnė taksėn, por nėse Bibla apo Kurani t'mėson sesi tė flasėsh vetė me Zotin atėherė besimtari s'do shkonte mė tek ēezma e tyre por do tė zbulonte qė ujin e ka brėnda nė zemrėn e vetė. Pra thėnia e tė vėrtetės do t'i shfuqizonte faltorembajtėsit.

    Nėse njė vargu qė si qėllimim pati ēlirimin nė saj tė sė vėrtetės i hiqen pa kaluar mė shumė se njė ditė 7 vargje nga 12 gjithėsej (duke lėnė pesė), ēfarė mund t'i ketė ndodhur Biblės nė 20 shekuj ekzistencė?... Dhe po tė shohėsh, atyre pesė vargjeve i mungon ēelsi i poezisė, domethenė:

    Ėshtė kėtu nė zemrėn tėnde.

    Nejse, ti e di qė unė nuk e kam marrė pėr ters por thjeshtė po vija diēka nė dukje rreth asaj poezie Hėėmm, shoh qė paske filluar lojėn me pistoleta, haha, mė gjuajte me pesė strofa, prit ta karikoj tytėn e pistoletės time tani (ēak-ēak, kėrrrrr). Ja tė t'qėlloj edhe unė me pese strofa tani ...

  8. #98
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dėshira e Shpirtit
    (Njė yll tani nr.2)

    Edhe netėve mė t'errta
    rreth teje do t'ketė dritė,
    mes kėrcitjeve tė dollive
    pėrreth miqve ka prap qetėsi,
    retė mjegullojnė qiellin rreth Hėnės
    por YLLI nė trup e ndrin prap kohėn,
    gjerisa tani po jeton nė pafundėsi
    Shpirti s'harron kurrė Dėshirėn e tij.

    Si njė yll qė ra natėn nė tokė
    Shpirtit i kujtohet kur hyri nė foshnje
    Dėshira e solli t'lindi nė trup njeriu
    qė t'rizgjohet i trupėruar me mishn'e tij,
    t'mėsoj me etje sesi t'shohi me sy
    i urritur qė me veshė t'filloj me dėgju,
    dhe me duar e gjunjė tė preki tokėn
    t'nuhasi e t'shijoj me mėndjen e kokės.

    Dhe sikur foshnja qė mėsoj tė eci,
    (ndri)ēohet ėshtė Dėshira e Shpirtit
    duke u rizgjuar pandalje nė trup
    me Yjni ta mbushi kraharorin me frymė,
    nė zjarrin e ėmbėl tė digjet pėrjetė
    t'shqiptoj Dashuri, oh ktė fjalė t'Shenjtė!
    ...Nė shiun e gėzimit t'laget me jetė
    t'shpėrndahet, t'qetėsohet e t'fryjė si erė.

    Dėshira e Shpirtit mė ēon t'zgjas dorėn
    tė puth dhe t'ledhatoj gjithė tė njomėn,
    me trupin e saj tė ndjeshėm t'ndjesohem
    me vajzėn i ngjitur Njė unė t'bashkohem,
    dhe kur t'ndjehem se jam bėrė trupi i saj
    tė dy ne do t'dashurohemi si tymi n'oxhak,
    Dėshira e Shpirtit do t'mė ngrohet me jetė
    qė dy-bashkė do lindim njė shpirt tė tretė.

    Dėshira e Shpirtit nuk harron kurrė,
    s'gabon kurrė oh kjo mrrekulli e pafundė
    qė ta sjelli n'jetė Zotin mbi tokė,
    po i afrohem, drita mė lart mė rizgjon,
    ditaditės po Zotėroj edhe mė mirė veten
    duke shijuar krijime ēastesh tė mia jete
    po plotėsoj Dėshirėn e t'madhnishmit atje,...
    dhe kur mendoj pėr t'krijuar tė mira jete
    pėr Shpirtin tim Zoti edhe mė shumė jetė sjell...

    ...mos harro se kur ėshtė natė,
    dielli ndrin akoma nė tjetrėn anė...


    29 Mars 2004,
    Drini tha, dhe si mjegull u shpėrnda...

  9. #99
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Nėse unė do tė isha prift
    tė paktėn njė herė nė vit,
    pėr nder tė myslimanėve
    nė pėrulje me kokė nė tokė
    Allahut nė xhami do shkoja t'i falem.

    Nėse unė do tė isha hoxhė
    tė paktėn njė herė nė vit,
    pėr nder tė tė krishterėve
    kryqin to bėja nė meshė
    n'emėr t"Atit, Birit & Shpirtit tė Shenjtė."

    Por meqė nuk jam
    asnjėri prej tė dyve
    unė thjeshtė BESĖ kam
    nė mirėsinė qė mbart i urti
    njeriu i lirė qė Zotit i pėrulet.


    Drini,
    data: Ky ēast.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

  10. #100
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Sonte sapo bėra njė CD me disa kėngė tė njė grupi tė quajtur Depeche Mode. Mendova tė fusja kėngėt e tyre qė mė kanė prekur mė shumė, dhe e quajta si album: "SoulTouching Songs." Pa menduar fare, por vetėm duke i dėgjuar i rradhita kėngėt sipas rritmit dhe melodisė sė tyre, dhe CD-ja mė pėlqen shumė sesi ka dalur. Por kur vura re titujt e kėngėve ngela i ēuditur. Rradhitja e tyre mė duket sikur thotė mesazhin kreyesor tė muzikės sė Depeche Mode-ve. Prandaj me titujt e kėngėve tė rradhitura nė CD-nė qė bėra, bėra edhe njė poezi kushtuar tyre:

    Depeche Mode: Kėngėt ShpirtPrekėse

    __01. Njė Sekond Tani (Zėra)
    __02. Duke Ėndėrruar pėr Veten
    __03. Njė Foto e Jotja
    __04. Ēdogjė ka Rėndėsi
    __05. Njerėzit janė Njerėz
    __06. Asgjė pėr tė Patur Frikė
    __07. Dielli dhe Rėnia e Shiut
    __08. Celebrim i Errėt
    __09. Kėtu Ėshtė Shtėpia
    __10. Por jo Sonte
    __11. Asgjė
    __12. Shijo Qetėsinė
    __13. Veshje Blu
    __14. Mėshira tek Ty
    __15. Dashuri e Lartė
    __16. Parandjenjė
    __17. Duke Pritur pėr Natėn.

    Kushtuar Martin Gore, David Gahan, dhe tė tjerėve nė grup,
    sinqerisht,
    Drini.


    1,2,3 nga "Speak and Spell," 4 nga "Construction Time Again," 5 nga "Some Great Rewards," 6, 7 nga "A Broken Frame." 8, 9, 10 nga "Black Celebration," 11 nga "Music for the Masses," 12, 13, 17 nga "Violator," 14, 15 nga "Songs of Faith and Devotion," dhe 16 nga "Ultra."

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •