Faqja 15 - AKTUALITET
Nentor 26, 2003
Gazeta Shqiptare

"Trafikova tridhjetė prostituta"
Luan Plakiēi tregon emrat e bashkėpunėtorėve

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka pritur plot dhjetė javė, deri tė shtunėn nė orėn 11.00, pėr tė dėshmuar nė Gjykatėn londineze, pikėrisht nė superprocesin gjyqėsor tė vitit pėr trafik prostitucioni nė Britaninė e Madhe. Luan Plakiēi (emri i vėrtetė Turi) njė emigrant shqiptar nga Laēi, me nėnshtetėsi angleze qė nga 1 Dhjetori 2001, i arrestuar mė 29 tetor 2002 nė banesėn e tij nė rrugėn nr. 3, Middelton Road, shumė qetėsisht ėshtė ngjitur nė vendin e dhėnies sė dėshmive, nė sallėn numėr 5 tė gjykatės "Wood Green Crown Court", nga ku ka treguar me detaje tė gjithė mėnyrėn e trafimimit tė emigrantėve ilegalė, ndėrmjet tyre 30 prostituta. Po ashtu, ai u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė prokurorit David Scott nė lidhje me shtatė vajzat rumune dhe moldave, qė kontrolloheshin nga ai nė Londėr gjatė periudhės 2000-2002, rreth mėnyrės sė detyrimit tė tyre me dhunė pėr tė prostituar, gjė tė cilėn Plakiēi e mohon kategorisht. Njėkohėsisht ai ėshtė pyetur edhe pėr shumėn e 204 mijė paundėve (408 000 000 milionė lekė tė vjetra) tė gjetura nė tri llogari bankare.

Rrėfimi

Dėshmia kryesore e Plakiēit, i cili pranon vetėm akuzat pėr "ndihmė dhėnė emigrantėve ilegalė pėr tė hyrė nė Angli", nga 25 qė rėndojnė mbi tė, ka qenė tregimi nė gjykatė i emrave tė bashkėpunėtorėve tė tij shqiptarė, italianė dhe rumunė tė pėrfshirė nė trafikimin, shitblerjen e shfrytėzimin e vajzave Lindore. "Maksi ėshtė njeriu pėr tė cilin punoja, ai ėshtė personi qė mė niste nė Ankona pėr tė marrė njerėzit e tij, qė t'i sillja mė pas nė Angli. Duke qenė se kisha dokumente pėr tė udhėtuar jashtė, m'u duk si njė mundėsi pėr tė fituar para. Detyra ime ishte t'i sillja ata nė Angli. Unė s'kam qenė i pėrfshirė nė prostitucion dhe nuk kam detyruar asnjė nga shtatė vajzat, qė mė akuzojnė, qė tė punojė pėr mua", ka thėnė Plakiē. I pyetur nga prokurori pėr identitetin e vėrtetė tė Maksit, Plakiē ka pėrmendur emrin e Bekim Kasumajt, i cili e dėrgonte atė me "misione", sjellje prostitutash nė Angli. Por, i akuzuari s'ka kursyer tė bėj publikė as emrat e pjesėtarėve tė tjerė tė rrjetit pėr tė cilin akuzohet, si Mondi (kushėri i tij), Pėllumbi, Shpėtimi, Spartaku, pėr tė cilėt Plakiēi ka pranuar se janė shfrytėzues prostitutash. "Jonēi (aktualisht i dėnuar nė Rumani) ėshtė rumuni, tė cilit Bekim Kasumaj (Maksi), i blinte vajzat. Krenari ėshtė njė tjetėr person, i cili kishte njė vajzė dhe qė e ndihmova tė shkonte nė Amerikė", ka pėrfunduar rrėfimin e grupit Plakiēi.

Pasuria

E gjithė mbrojtja e trafikantit shqiptar ėshtė fokusuar nė justifikimin e shumės prej 204 mijė paundėsh, prova mė e fortė dhe bindėse e prokurorisė, e cila thotė se ato para kanė ardhur nga shfrytėzimi i shtatė vajzave si prostituta nė shtėpi publike dhe sauna. "Paratė janė fituar nga ndihma qė u kam dhėnė gjashtėdhjetė emigrantėve ilegalė nė hyrjen e tyre nė Angli, ndėr tridhjetė prostituta, nga ku pėr ēdo emigrant kam marrė 1 000 stėrlina dhe pėr ēdo njėrėn prostitutė 3 000 stėrlina", ėshtė justifikuar Plakiēi. Sipas prokurorit, kjo ka qenė njė gėnjeshtėr e radhės, nė vazhdėn e gėnjeshtrave gjatė rrėfimit tė tij mbrojtės, i cili ka treguar anėt e errėta tė kėtij klani trafikantėsh, maja e ajsbergut tė prostitucionit shqiptar nė Angli. "Njė jete luksi e trafikantit shqiptar, qė nga njė makinė "Ferrari Spider" dhe planet pėr tė blerė tre shtėpi nė Spanjė, Francė e Itali, ka thėnė prokurori, tregon qė paratė kanė ardhur nga shfrytėzimi i shtatė vajzave.

"Shoku i tij, Krenari, na pėrdhunoi nė Vlorė"
Dėshmia e 2 rumuneve:Si na trafikoi Plakiēi

Megjithėse pretendon se "rrėfimi i sė vėrtetės" do ta ndihmojė lidhur me dėnimin, pėr Luan Plakiēin ka dėshmi qė e rėndojnė pozitėn e tij. Dėshmitė e vajzave, sė bashku me versionin e prokurorisė, siē ėshtė pasaporta e tij me vula hyrje-dalje nga Anglia pėr nė Rumani, Serbi, Itali, Shqipėri, Belgjikė, Francė e Spanjė dėshmojnė se misioni i tij nuk ishte thjesht i njė agjenti qė ndihmonte nė kalimin e pikave aeroportuale. Sipas shtatė vajzave, ai ka qenė prezent nė Rumani, ato qėndronin nė njė shtėpi tė madhe me vajza tė tjera, kur Plakiēi ka vajtur dhe i ka blerė ato nga rumuni Jonēi. Gjithashtu, vajzat kanė treguar se si nė njė lokal nate nė veri tė Londrės, nė Palmers Green, ai i ka blerė dy vajza dhe poshtė tavolinės e kanė parė atė tė japi dy topa me para. "Gjatė kalimit nga Mali i Zi me varkė pėr nė Shkodėr, na ka shoqėruar njė burrė rreth tė 50-ave, i quajtur Zef, qė mė pas e kemi parė nė Londėr dhe na ėshtė prezantuar si babai i Luanit (Turit). Pasi kemi qėndruar pėr dy javė nė Shqipėri, jemi dėrguar nė Vlorė, ku gjatė rrugės na ka pėrdhunuar njė djalė i quajtur Krenar, mik i Plakiēit. Ky i fundit na ka pritur sapo kemi mbėrritur nė Ankona. Kemi qėndruar nė njė hotel duke pritur ardhjen e pasaportave greke dhe mė pas jemi nisur pėr nė Angli", kanė thėnė dy vajzat, duke denoncuar Plakiēin.