Policia shqiptare ka arrestuar dy persona të dyshimtë se i takojnë organizatës terroriste
Tiranë, 26 nëntor - Policia shqiptare ka arrestuar dy persona të dyshimtë se i takojnë organizatës terroriste, tek të cilët janë gjetur mjete shpërthyese, njoftuan agjencitë e huaja të lajmeve, duke cituar burimet policore në Tiranë.
Shtetasit shqiptarë Pjetër Baba (38) dhe Lulzim Çuni (35) janë arrestuar të premtën në Shkodër, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Rendrit Engjëll Hysi.
Policia gjatë bastisjeve të banesave të tyre ka gjetur armë, municion, disa telefona celularë dhe dikumente falco. "Këto mjete ndoshta janë përgatitur për t'u aktivizuar në Tiranë", ka thënë Hysi.
Krijoni Kontakt