Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë

    Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë

    Shkruan: Teki Dervishi

    Me Kushtetutën e Kosovës vihet bazamenti “ligjor” për denacionalizimin e shqiptarëve si pikë e fundit në zbatimin e Rezolutës 1244 (plotësimi i standardeve për shtet multietnik). Emri -shqiptar- nuk gjendet në asnjë nga dokumentet e UNMIK-ut, as të institucioneve të përkohshme administrative “qeveritare”, “parlamentare”, “shtetërore” që në të vërtetë janë institucione lokale-komunale, e jo shtetërore. Fushatën për denacionalizim, sipas programit të OKB-së (që e zbatuan misionarët e BE-së) e mori përsipër ta përkrahte dhe ta afirmonte media (e shkruar dhe vizuale) shqipfolëse e Kosovës, e cila, këtë detyrë, po e kryen me shumë sukses edhe sot. Në mediat e Kosovës “kosovare” u ndalua emri -shqiptar- dhe shqiptarët u zëvendësuan në mënyrë “automatike politike” me -kosovarë-. Nga Shqipëria vinin në Kosovë “përforcime” autoriale skribomanësh me mbitituj tekstesh “shqiptarët dhe kosovarët”.

    Ish i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Bosnjë, zoti Jacues Klein, i cili thotë se në BH pas luftës “gabimisht” nuk janë ndaluar partitë kombëtare, duke menduar kështu në partitë nacionale serbe në Bosnjë dhe në Kosovë. Klein pohon se, përveç në Bosnjë, “në vendet e tjera” nuk është lejuar të ketë parti nacionale. Pra, partitë nacionale janë serbe në Bosnje dhe Kosovë. Jacues Klein vazhdon (citoj) “Thënë sinqerisht, në vendet e tjera pas luftës ne kemi eliminuar gjithë establishmentin e luftës, të gjitha segmentet nacionaliste, pasi historia shumë herë ka vërtetuar se liderët e luftës nuk janë prijës të mirë në paqe” (fund i citatit). Pra teza se LDK-ja si parti e djathtë (e dimë se është konvertë e ish-lidhjes socialiste të “Krahinës Autonome”) dhe PDK-AAK-ja si lëvizje për -çlirimin kombëtar- pas lufte (1999) këto parti janë lejuar të ekzistojnë dhe “të veprojnë”, duke ua ndaluar të jenë parti nacionale, krejt gjithnjë sipas Klajnit. Unë jam shqiptar dhe mua mos më besoni, por besoni Klajnit.

    Klein-i thotë se, përveç Bosnjës, “në vendet tjera” janë eliminuar “establishmentet” nacionale, në “vendet tjera” joserbe është arritur denacionalizimi, “nuk janë lejuar partitë nacionale”, edhe pse ka ekzistuar projekti që edhe partitë serbe “ne (ato) vende tjera” të kishin pasur, si thotë ai, “platformë ekonomike” (!!!), si këto që i janë imponuar partive politike ish-shqiptare në Kosovë, të merren me “ekonomi”, e jo me çështje nacionale, që do të thotë - shtetformuese. AAK-ja “djathtiste” nga këtu e ka profilizuar fizionominë politike si “parti ekonomike”. Ata janë proklamuar të djathtë dhe kanë deklaruar se do të merren ekskluzivisht me ekonomi dhe nuk kanë program nacional (që do të thotë shtetëror), siç është rasti edhe me PDK-në dhe LDK-në, etj. Klein thotë se ky projekt, për “platformë ekonomike” të organizimit politik, është zbatuar “menjëherë pas lufte”. “Menjëherë pas luftës” filluan të na quajnë dhe të vetëquhemi “kosovarë”, e jo më shqiptarë. “Menjëherë pas luftës”, sa shpejt, “menjëherë pas lufte” u arrit të konstruktohet “platforma” e BE-OSBE-së për denacionalizimin e disa “popujve (sipas tyre) jokualitativ myslimanë)”. Kjo është dëshmi se, derisa po zgjaste lufta e UÇK-së, BE-ja po konstruktonte platformë për “parti ekonomike” në Kosovë, që posa të përfundonte lufta, “menjëherë pas lufte” pelegrinët misionarë të “diplomacisë sekrete policore” të BE-së (nën firmën e UNMIK-ut), të nisin zbatimin e projektit për kosovarizimin e shqiptarëve “ekonomikë”, “integralë”, “evropistë” në perspektivë nostradamusiane. Fjalimi i parë i ish-komunistit të tërbuar Kushner, “menjëherë pas lufte” (në një çerdhe fëmijësh në Prishtinë), i poshtëroi shqiptarët e Kosovës në mënyrën më drastike të mundshme. Brenda nate “menjëherë pas luftë” BE-ja i pjeku “disa” “kosovarë” që i bënin ovacione Eversit dhe Kushnerit, si dy heronjve “kombëtar kosovarë”. Ishte trishtuese t’i shihje në TV shefat e zyrave të huaja si shoqëroheshin ekskluzivisht me “kuadrin” kosovar, e kjo vlen edhe për zyrën e SHBA-ve (atëherë ishte shef i saj Dell-i). I gjetën brenda nate, “menjëherë pas lufte”?! Ishin fije e për pe po ata “kosovarët” e “brendanatshëm”, që dikur para lufte me tekste publicistike ishin promovuar si besimtarë fanatik të “demokratizimit të Serbisë” dhe demokratizimin e Serbisë e konsideronin si shanse për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pra, të gjithë pa përjashtim ish - projugosllavët e vetdeklaruar.

    Do të thotë, para se të përfundonte lufta, BE (nën maskën e OKB-së) e ka pasur të qartë në “cilat vende” do ta eliminojë, siç e zbulon sot Klein-i, establishmentin e luftës dhe do ta vendoste establishmentin “e paqes” (jo çlirimit), do ta funksionalizonte politikisht atë establishment, që gjatë luftës kishte bashkëpunuar me armikun (me strukturat majtiste komplotiste) nëpër hotelet e Tiranës, Beogradit dhe qendrave tjera të Evropës. U eliminua establishmenti, jo vetëm i UÇK-së, (LPK-ja), por i të gjithë atyre që në kontinuitet ishin angazhuar për çlirimin e Kosovës, madje që nga viti 1948 e deri në vitin 1999. Pra, të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës nga riokupimi i saj në viti 1943 (AVNOJ), pra të gjithë -nacionalistët- janë ai establishmenti i eliminuar sipas Klein-it, të cilët u eliminuan në bazë të programit dhe strategjisë shumëvjeçare të BE-së, strategjisë që BE-ja e kishte të gatshme ta zbatonte “menjëherë pas luftës”, që në ditën e parë të “çlirimit” të Kosovës, me ndihmën e forcave policore administrative dhe ushtarake të UNMIK-ut.

    “Ne kemi eliminuar” (pra sipas programit politik, lexo: “ata”, OKB-ja dhe maska e saj BE-ja) establishmentet nacionale “në vendet tjera”, përveç Bosnjës. Po cilat janë ato vende tjera ku e paskan eliminuar establishmentin nacional menjëherë “pas lufte”? Nuk ka vende tjera “pas lufte” (1999) ku janë ndaluar partitë nacionale, përveç në Kosovë. Pra, jo në “vendet tjera” “pas luftës”, jo në Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi, por vetëm në Kosovë janë eliminuar partitë nacionale dhe individët që Dosja Serbe e UNMIK-ut i ka nxjerrë nga skeda e “nacionalistëve” shqiptarë. Nuk duhet harruar “djathtistët” e qeverive të Shqipërisë që e kishin pranuar Rezolutën 1244.

    Ashtu si pohon Jacques Klein-i, është eliminuar UÇK-ja (më mirë të them - platforma e saj politike çlirimtare, ajo është quajtur gjatë lufte - Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e jo “Ushtria Paqësore e Kosovës”), pra është eliminuar platforma -çlirimtare-, është anatemuar, është përbuzur, është demobilizuar, çarmatosur, është traumatizuar, janë seleksionuar “individë” që nuk ka marrë pjesë në luftë dhe ushtria e UÇK-së është shndërruar në “forcë sigurie” të qytetarëve, e jo shqiptarëve të komanduar nga të huajt, kurse në LDK janë patentuar klanet renegate antirugoviste, të cilat kanë seleksionuar adapterët e Ahtisarit, duke i riaktivizuar në ato “struktura civile” që ishin në konflikt të hapët me Rugovën. Struktura këto, që i kanë shërbyer administratës (serbe) të UNMIK-ut, brenda rezervatit të quajtur “pushtet i përkohshëm”, i karakterit lokal-komunal dhe nën “kompetenca të rezervuara” (që do të thotë - pushtet pa kompetenca, pa ekzekutiv shtetëror). Partitë janë konstruktuar si “demokratike të Kosovës” (jo partia demokratike shqiptare e Kosovës), janë bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re, Aleanca Socialdemokrate e Kosovës, Liberalë të Kosovës, Socialistë të Kosovës, Partia e Drejtësisë së Kosovës etj. etj. - asnjëra shqiptare, sepse ne duhet ta “nënkuptojmë” se ato janë (“edhe”) shqiptare, zyrtarisht joshqiptare, por shqiptare pa program nacional shtetformues, Shqiptare sa për ta marrë me mend, sa të mos zbulohet fare projekti i BE-së për “eliminimin e establishmenteve nacionale”, siç konstaton kategorikisht Jacues Klein-i.

    Vendi “Kosovë”, sipas kësaj formule evropiane për eliminimin e establishmenteve nacionale, zëvendëson dhe nënkupton “kombin” e këtij vendi, lidhjet, partitë, aleancat... partitë - organizohen për Kosovën multietnike, derisa etnitë tjera joshqiptare nacionalizojnë partitë e tyre, duke u distancuar haptas nga projekti “multietnik” i Ahtisarit, i sponsoruar nga OKB-BE-ja. Pra, së bashku me kë (së bashku) e përmbajnë “multietnikumin” këta shqiptarë të shkrirë, kur nga multietnia distancohen serbët dhe të tjerët? Pra, spekulohet me subjektin, ajo dykuptimësia “ligjore” që e lansoi i pari Jaap de Hoop Scheffer-i (korrik 2008) dhe që inkurajojë “teoricienët” pa aparaturë shkencore, të mënyrave diversiste shtetformuese. Shqiptarët si komb “nënkuptohen” brenda “multietnicitetit”, pra shqiptarët merren me mend! Kushtetutat, askund në botë dhe asnjëherë, nuk përfillin paragrafë që lënë të “nënkuptohen” nocionet ligjore. Ligjet nuk mund të shkruhen me simbole, me metafora, por ligjet paragrafohen me saktësi precize diskursive, me saktësinë që nuk lejon dykuptimësi të Scheffer-it. Në ato gati 20 parti serbe në Kosovë, 90 për qind e tyre kanë cilësorin “parti serbe” (demokrate serbe, radikale serbe, rimëkëmbje serbe, liberale serbe etj. etj). Pra: për cilin komb “në veçanti” është përgjegjëse Kushtetuta “multietnike” e Kosovës, pos për partitë që mbiemërohen - serbe? etj. Ekziston vetëm një parti që quhet edhe “shqiptare”, Partia Shqiptare Demokristiane, por kjo parti është sabotuar pikërisht për shkak të “titullit” të saj, e kanë përçarë, sot është shumë minore, dhe ka mundur të ekzistonte vetëm sa ishte gjallë Rugova.

    Ky shtet absolutisht sovjetik dhe policor i BE-së, nën protektoratin informal të OKB-ve, për vetëm dhjetë vjet (sponsoroi) ndërtoi 693 godina kulti fetar si “standard i demokracisë” që mbështetet ekskluzivisht në të drejtat dhe liritë e njeriut për përcaktim fetar, në një vend ku çdo e drejtë dhe liri e përcaktimit të lirë nacional - shantazhohet me metodat më të fëlliqura dhe të provuara të Gestaposë, KGB-së dhe UDB-së. “Menjëherë pas luftës” UNMIK-u filloi me rindërtimin e “bashkim vëllazërimit” të ish-Jugosllavisë (Serbisë), jo në “vendet tjera”, siç pohon Klein-i, por ekskluzivisht vetëm e vetëm në Kosovë.

    Lëre që nuk ka, por kur deklarohen se janë parti të djathta, këta bajraktarë të multietnisë, duken qesharakë dhe renegatë të idealeve për të cilat thonë se kanë luftuar dhe të cilat ideale (nëse i kishin) i kanë tradhtuar për “interesa ekonomike”, siç i karakterizon Jacues Klajn.

    nga bota sot

    .

    kir ta lexoj do komentoj..
    lexim te mbare..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Të flm Brar për shkrimin.
    E lexova me kujdes Teki Dërvishin. Ai ka plotësisht të drejtë në atë çfarë shkruan.
    Mirëpo, sipas meje shtrohet pyetja; kujt po i fletë ai sot pas dhjetë viteve që kur Kosova është nën protektoratin ndërkombëtar, gjegjësisht nën protektoratin e BE-së, kur gjatë tërë këtyre viteve vetë T. D. ka qenë dëshmitarë i të gjtha ngjarjeve dhe proceseve që janë instaluar në Kosovë nga ana e UNMIK-ut, OESB-së, ICO-s, etj. Ka qenë pra aktor i politikëbërjes në Kosovë, nëse jo aktiv atëherë ka qenë pjesë e rrëfimit tragjik të Kosovës.
    T. Dërvishi ka qenë po ashtu ndër penat më të lexuara në Kosovë, ndër intelektualët që i ka ecur dhe që fjala i ka patur peshë, ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës "Bota Sot" për disa vite rresht, është edhe tani, etj, etj. Megjithatë, siç thotë edhe vetë, në Kosovë janë eliminuar (reduktuar) të gjitha subjektet politike të cilat me programet e tyre janë identifikuar si nacionale, ose si të djathta. Dhe kjo i bie, se faktori ndërkombëtarë realisht dhe praktikisht ka qenë Alfa dhe Omega e instalimit të regjimit civil (antinacional) në Kosovë, ku nacionalistëve potencialë u janë mbyllur të gjitha mundësitë e veprimit, duke filluar nga presidenti Rugova e deri tek politikani i nivelit më ultë. Për këtë mund të sillën me qindra fakte, si dëshmi e një fakti të pamohuar, se kur të mungon forca dhe dija për çlirimin e vendit tënd me mjete dhe material (luftarak) vetanak, ose kur të tjerët të ndihmojnë për ta hequr qafe pushtuesin qindravjeçar, siç ndodhi me ndërhyrjen e forcave të NATO-s e cila e largoi ushtrinë dhe policinë kriminele serbe nga Kosova, ngase neve vetë nuk ishim në gjendje ta bëjmë një punë të tillë, qoftë edhe me ushtri sado të fortë, pra shqiptarët nuk ishin në gjendje që vetë të çlirohen nga robëria, atëherë është e kuptueshme se ata të cilët të kanë çliruar nga robëria, t'i diktojnë më pas edhe rrjedhat politike dhe ekonomike, siç po e dëshmon këtë më së miri rasti i Kosovës 10 vjet nën protektoratin ndërkombëtar, kur çdo vendim politik brenda dhjetëvjetshit të kaluar është marrë kryekëput nga instancat e faktorëve të huaj, duke filluar nga zhbërja e UÇK-së dhe transformimi i saj në TMK, pastaj zhbërja e saj dhe shndërrimi në FSK, hartimi i Kornizës kushtetuese nga ana e UNMIK-ut, më vonë nxerrja e Kushtetutës së Kosovës sipas planit të Ahtisarit, e deri tek përzgjedhja e liderëve partiakë, të cilët siç dihet gjenden edhe sot në krye të partive, të cilat, jo që nuk kanë programe nacionale, por madje nuk kanë kurrfarë programesh, as ekonomike, sociale dhe as kulturore.
    Se, në Kosovën e pas luftës fjalën kryesore e kanë patur monarkët e huaj, gjegjësisht shefat e UNMIK-ut, ose "princ Vida-t" e kohërave moderne, këtë nuk mund ta mohojë askush, veç ata të cilët nuk e njohin realitetin politik në Kosovë. I vetmi lider shqiptar i kohës në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar ishte dr. Ibrahim Rugova, ai i cili gjatë tërë viteve sa ishte në "pushtet" përpiqej që Kosovën ta çlironte me mjete vetanake, e që quhej "politikë paqësore aktive", duke qenë i vetdijshëm se ardhja e të hujave në Kosovë do të kishte, pranë anës pozitive, edhe anën negative, pra do sillte imponimet e mundshme politike (për të cilat sot na fletë T. Dërvishi), i cili përpiqej me çdo kusht ta largonte luftën nga Kosova, i vetdijshëm se, së pari, ajo do të ishte shumë shkatrrimtare për Kosovën, por e dinte edhe faktin se ndërhyrja eventuale ndërkombëtare do të sillte kushtëzime të disfavorshme për realizimin e ëndrrës shqiptare për çlirim dhe bashkim gjithëkombëtar. Ai ishte i pari që kishte kërkuar protektorat ndërkombëtar mbi Kosovën, por mendonte se kjo duhet të bëhet vetëm atëherë kur atë ta fton faktori vendas. Ndaj, me qëndrimet e tij politike dhe diplomatike "kundër" këtyre dy elementeve (luftës dhe vendosjes së të huajve në Kosovë) të cilat ishin të disfavorshme për Kosovën, shkoi aq larg, sa që në një periudhë u bë edhe i pa përshetshëm për faktorin ndërkombëtar, i cili natyrisht, kishte interesat e veta në Ballkan. Kështu që, marrjes peng të tij nga policia fashiste serbe në Prishtinë, disa faktorë të huaj iu gëzuan, ndërsa bisedimet e tij në Beograd me Millosheviçin s'ka dyshim se iu kishin imponuar nga të njëjtit faktorë, me qëllim edhe për ta kompromituar para popullit të tij, por edhe për ta diskredituar para miqëve të tij amerikanë. E gjitë kjo, për faktin se ishte pothuajse politikani i vetëm shqiptar i cili po përpiqej të ndërtonte një Kosovë të lirë dhe të pavarur, pikërisht duke vënë në jetë programin e Rilindasve tonë kombëtarë, për një Kosovë të pavarur autoktone pa imponime nga jashtë, si hallkë lidhëse deri në bashkimin gjithëkombëtar shqiptar. Anipse, dr. Rugova nuk mundi t'iu përballoj gjitha këtyre presioneve, pra që t'i ikën luftës me Serbinë, sepse e dinte mirë se Kosova dhe Shqipëria nuk kishin potencial të mjaftuar ushtarak që t'i rrezistonin një Serbie të armatosur deri në dhëmbë, ai gjithnjë i përmbahej filozofisë kombëtare se shqiptarët, pa marrë parasysh ndihmën e miqëve, duhet të jenë zot të tokave dhe shteteve të tyre, qoftë në atë që po ndërtohej në Kosovë, qoftë atë në Shqipëri, sepse intelektualët e mirëfilltë shqiptarë ishin ngopur deri në fyt me politikat vazale dhe sundimet e të huajve mbi tokat dhe shtetet shqiptare në Ballkan. Këtë synim themelor kishte Rugova, ndër synimet e shumta të tij kombëtare, pra që çlirimi dhe pavarësia e Kosovës të realizoheshin sa më parë krahas instalimit të pushteteve autoktone shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, pikërisht duke krijuar të djathtën e mirëfilltë mbi programin e NDSH-së, gjë të cilën për fat të keq nuk arriti ta përfundoi, siç dihet edhe për shkakun e ndasive dhe përçarjeve të mëdha politike brenda-përbrenda shqiptare, që vinin kryesisht nga e majtistët.
    Se ishte dr. Rugova ndër të vetmit politikanë që rezistonte ndaj imponimeve që i bëheshin Kosovës para, gjatë dhe pas luftës nga faktori ndërkombëtarë, siç thotë T. Dërvishi për krijimin e një kombi të ri me emrin "kosovarë", ishte edhe refuzimi i tij këmbëngulës që pas luftës dhe çlirimit të Kosovës nga NATO, serisht të hyhej në bisedime zyrtare me Beogradin rreth statusit politik të saj. Ku, për një vit e më shumë dr. Rugova e kishte refuzuar fillimin e këtyre bisedimeve, duke deklaruar çdo ditë para opinionit vendor dhe ndërkombëtar; "se Kosova de fakto është shtet i pavaraur, pra kërkojmë edhe de-jure njohjen formale të saj nga faktorët ndërkombëtarë...", derisa në fund u detyrua që t'i nënshtrohej diktatit te të huajve, duke formuar delegacionin shqiptar për bisedimet që do mbahen në Vjenë (2005/6) me emrin "Grupi i unitetit", bisedime të cilat zgjatën afër dy vite, por përfundimin e të cialve Rugova nuk arriti ta përjetoi, sepse me 21 janar 2006 ndërroi jetë.
    Se UNMIK-u dhe faktori ndërkombëtar eliminoi gradualisht nga skena politike në Kosovë dhe Shqipëri forcat e djathta nacionalsite, tregon edhe rasti kur dr. Sali Berishës menjëherë pas përfundimit të luftës (1999) e deri në vitin 2006 nuk iu lejua kurrë që ta vizitonte Kosovën, as në kohën sa ishte shef i UNMIK-ut Bernard Kushneri, as M. Steiner-it, as Hakerup-it, etj, pranë kërkesës që ia kishte bërë dr. Rugova që ta vizitonte Kosovën.
    Pikërisht këtu duhet kërkuar edhe arsyen, se pse menjiherë pas vdekjes së Rugovës do të bëhet puç politik kundër kryetarit të atëhershëm të Parlamentit të Kosovës, akademik Nexhat Dacit, i cili vetëm një muaj pas ikjes së Rugovës në përjetësi, do të shkarkohet brutalisht nga ky post, vendin e të cilit do e zënë Kolë Berisha, e më vonë vendin e presidentit dr. Ibrahim Rugova do e merr Fatmir Sejdiu......!?
    Kaq kësaj radhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 27-12-2009 më 13:32

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin

    Me siguri se ky zotriu Rugova eshte munduar te tregon n'donej Gafe por nuk eshte ne gjendje te na tregoje se KUSHE ESHTE PAJTUAR PER KORRNIZEN KUSHTETUESE TE UNMIKUT ESHE PAJTUAR VET RUGOVA DHE RAMUSHI ndose hashimi nuk u pajtuar

    Po si eshte e mundur te shkel kushtetuten e kaqanikute e te pranoj korrnizen kushtetuse te unmikute T'i zotri mos u mundo te na shiteshe dushke per gogla po te ishte rugova i menqur e refuzonte ket korrniz po jo ai si gjitheher pranoj ç'do gje ne dem te kosoves e la çeverin p'ase nje kopetence per ket thua se ka qen nje politikan vizonar ky eshte turpi qe nuk gelltitet sepse ju mundoheni qe zagarin te shendrroshe ne ARI
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Derisa PDK ja ka qen pjes e matrises UNMIKiane, qoft permes prezences ne Parlament nen rregulloret te UNMIKut ose bashkqeverisjes, Kryetari i Partis se lartpermendur jo qe e eshte pajtuar me kornizen, por e ka perqafuar ate.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •