Politikanėt
Djaj tė mafias apo engjėj tė shtetit?
Andrea Stefani
Dy kokat e shqiponjės nė flamurin e shtetit shqiptar nuk shkaktojnė mė habi. Madje, duket sikur zogu i ēuditshėm nuk ėshtė pjellė e imagjinatave tė lashta por, sikur ėshtė pikturuar pėr tė simbolizuar pikėrisht shtetin e sotėm. Sepse sikundėr shqiponja nė flamur, edhe shteti shqiptar ka dy koka, dy pushtete...
...Njėra, ėshtė koka e pushtetit tė fshehtė tė mafias. Por, ndryshe nga flamuri ku tė dy kokat bashkėjetojnė prej shekujsh, mafia dhe shteti nuk mund tė bashkėjetojnė. Janė dy koka qė pėrpiqen tia hanė kokėn njėra-tjetrės. Kush do tė fitojė?
Galopi antishtet i Mafias
Habi, sot shkakton vetėm qetėsia me tė cilėn shqiptarėt e pėrcjellin kėtė zhvillim tė frikshėm, si dhe alarmet e ngritura rreth tij. Diēka mė shumė se njė javė mė parė, Franēesko Mandoi, zėvendės prokurori i antimafias italiane, hodhi nė tė pėrditshmen Gazeta Shqiptare, njė deklaratė qė mund tė trondiste gjithkėnd, por jo shqiptarėt. Menjėherė pas njė kėrcėnimi ambasadorit amerikan nė Tiranė drejtuar baronėve shqiptarė tė krimit, Mandoi pohoi ekzistencėn nė Shqipėri tė grupeve kriminale qė kanė njė forcė jashtzakonisht tė madhe financiare. Sipas prokurorit italian, kėto grupe kriminale duke investuar shuma marramendėse nė industri tė ndryshme, arrijnė tė paraqiten si tė ligjshėm, madje tė sigurojnė kontakte me politikanė dhe bėhen tė paprekshėm. Mandoi e ilustron kėtė situatė me njė ngjarje tė ndodhur pak vjet mė parė, kur nė institucionin e tij diskutohej mundėsia e goditjes sė njėrės prej kėtyre familjeve kriminale shumė tė fuqishme. Kjo do tė ishte shumė e vėshtirė mė kėshilluan kolegėt shqiptarė shpjegon Mandoi ata kanė njė grup tė armatosur qė ėshtė shumė mė i fortė se policia dhe nėse i prekim, rrezikojmė tė shpėrthejmė njė luftė civile.
Ja, deklarata bombė, e injoruar totalisht nga media, njerėzit, politika! Pra, organet e pushtetit publik (policia), dridhen nga kėrcėnimi i Mafias. Gjithė kjo agoni dhe mister qė pėrjetojmė, nuk ėshtė pra ēėshje e vėshtirėsisė qė ka zbulimi i njė veprimtarie kriminale. Jo, pushteti i ligjshėm i shtetit ngurron tė godasė njė mafie qė e njeh prej kohėsh, sepse ndihet mė i dobėt. Kjo gjendie, sipas Mandoit, ishte disa vite mė parė. Po sot? Ēfarė ka ndodhur ndėrkohė, ėshtė fuqizuar mė shumė mafia apo shteti? Duket, se situata ėshtė pėrkeqėsuar. Vėrtet ėshtė ndėrprerė trafiku i klandestinėve, por shtėllungat e tymit tė zi qė lėshoi djegia e disa skafeve - reklamuar aq shumė nė media si, sfond i portretit tė Kryeministrit Nano - duket sikur ka shėrbyer pėr tė fshehur nga sytė e njerėzve rritjen e fuqishme tė trafikut tė drogės. Sipas Mandoit, mafia shqiptare ka tashmė, monopolin nė tregun e drogės dhe furnizon jo vetėm Italinė por edhe Belgjikėn Hollandėn, Francėn dhe Gjermaninė. Nė njė artikull tė botuar nė njė revistė italiane nė fillim tė kėtij viti, grafiku i heroinės sė sekuestruar nga policia italiane qytetarėve shqiptarė, ka pėrjetuar nga viti nė vit vetėm rritje. Nga 1 kilogram tė kapura nė vitin 1994 qė duket se ėshtė edhe nisja e kėtij biznesi nė vitin 97 janė sekuestruar nga policia italiane 55 kilogram ndėrsa, nė vitin 2002 ky grafik shėnon 1.001 kilogram. Ndėrsa sot, ėshtė Mandoi qė denoncon funksionimin e ethshėm tė trafikut tė drogės nga Shqipėria nė Itali: Nė tre muajt e fundit sasia e drogės sė konfiskuar qė vjen nga Shqipėria ėshtė rritur dhjetėfish deklaroi ai. Tani, erdhi ēasti tė pyesim: Ėshtė vėrtet policia shqiptare qė ia ka bėrė tė pamundur mafias trafikun e klandestinėve? Apo ėshtė mafia qė ka hequr dorė nga ky lloj trafiku pėr shkaqe krejt tė tjera, duke konsideruar pėr shembull, edhe koston mjaft tė lartė politike tė tij pėr Shqipėrinė? Nėse ėshtė kėshtu, nuk mund tė mos pyesėsh pėrsėri: Ēėshtė gjithė kjo ndjeshmėri e mafies pėr pasojat politike tė njė trafiku? Mos vallė politika dhe mafia po integrohen, mos fitorja e propaganduar mbi trafikun e klandestinėve nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė pakt? Nė fakt, ėshtė ky njė dyshim i ngritur nga media perėndimore shumė kohė mė parė. Nė artikullin e lartpėrmendur tė revistės italiane shkruhet: A janė sekuestruar gomonet? Jo, por nuk lėvizin nga porti, gjė qė vėshtirė tė ndodhė pa konsensusin e mashtruesve tė emigracionit. Dhe askush nuk mund t“i sqarojė kėto enigma pėrveēse, njė veprim aktiv, i fortė dhe i pavarur i prokurorisė. Por ajo vazhdon tė heshtė.
Politika si Mafie
E pra, sa ėshtė e lidhur politika me krimin e organizuar, ose e thėnė ndryshe, sa ka mundur krimi i organizuar tė depėrtojė nė gjirin e politikės, tė pushtetit dhe tė shtetit? Ndryshe nga media perėndimore ku ka njė tendencė pėr tė zbuluar lidhjet e mafies shqiptare me politikėn, nė Shqipėri ato raportohen pėrgjithsisht, si dy realitete tė ndara. Ndėrsa, thuajse gjithēka, ekonomia e deri te jeta e individėve ndjen presionin e mafias dhe pasojat e krimit tė organizuar, kėmbėnguljet qė zhvillimet politike tė perceptohen tė shkėputura nga projektet e fshehta tė njė mafieje gjithnjė e mė tė fuqishme. Mjerisht, thirrjet konstante tė opozitės politike mbi qeverinė e krimit dhe flamuri i saj antimafia, nuk kanė ndihmuar shumė pėr tė ngritur alarmin nė opinionin publik. Pėrkundrazi, si nė pėrrallėn e ujkut, duket se ngjarjet e opozitės, kanė bėrė tė kundėrtėn falė shpėrdorimit tė saj tė mėparshėm me antikomunizmin dhe me shumė anti tė tjera. Disa politikanė tė opozitės nuk kanė ditur tė diferencohen qartė, nga veprimtari informale dhe krimininale, tė lindura nė kohėn kur mbanin pushtetin. Kjo nuk ngjall besim nė seriozitetin e luftės kundėr krimit qė ata shpallin sot. I kanė pra, akuzat e opozitės rrėnjėt nė dėshirėn e sinqertė pėr shėndoshjen e shtetit apo nė sikundėr shprehet Nano arsye informale? Pamja mbetet e mjegullt.
Ndėrkaq, veshėt e opinionit publik i ka ngritur mė shumė njė konflikt qė prej vitesh, po zhvillohet nė gjirin e socialistėve mė tė pushtetshėm. Kryeminstri aktual Nano dhe ish -zėvendėsi i tij nė kėtė post Meta, e kanė akuzuar publikisht njėri-tjetrin pėr lidhje me krimin dhe pėr korrupsion. Meta madje, ėshtė bashkuar gati edhe me akuzėn e formuluar nga Berisha qė e ekspozon Nanon si padrino i mafias nė Shqipėri. Nė fakt, mė shumė se njė vit mė parė Nano nisi njė fushatė katarsisi nė partinė e tij. Shumė emra u akuzuan pėr korrupsion. Por, me tė marrė postin e Kryeministrit, Nano e ndėrpreu aksionin dhe shumė nga ish tė akuzuarit prej tij, mbajtėn postet qė kishin patur nė parlament, apo nė nivele tė larta tė partisė e qeverisė. Vetė Meta, mbajti postin e zv/Kryeministrit. U krijua pėrshtypja se akuzat e Nanos kishin qenė njė shaka, ose shumė-shumė llafe pa doganė politikanėsh me imunitet. Prokuroria pėrsėri, nuk ndihmoi nė sqarimin e situatės..
Por enigma kėmbėngul: ishte thjesht njė shaka nervoze? Tė tjera zhvillime e hedhin poshtė kėtė pėrfundim. Vendosmėria e kundėrshtarėve tė Nanos i ashtuquajturi grupi Meta pėr tė mos votuar tani sė fundi, as edhe dy ministrat e munguar tė qeverisė Nano duke e futur pozitėn nė krizė, tregon se konflikti ka rrėnjė shumė mė tė thella se sa njė punė llafesh. Pėrflitet gjerė nė opinion se pėrplasja bėhet pėr ndarjen e fitimeve tė mėdha tė njė torte tė paligjshme. Po kush ėshtė pala e inkriminuar? Apo janė tė dyja bashkė? Ndėrkaq, cila ėshtė natyra e kėsaj torte, janė fitime nga trafiqe si ai i drogės, apo nga manipulimet me tenderat publikė? Prokuroria pėrsėri, nuk po ndihmon publikun pėr qartėsimin e kėtyre enigmave. I vetmi fakt qė perceptojnė njerėzit, ėshtė pasurimi i rrufeshėm dhe galopant i shumė politikanėve tė lartė, si dhe kacafytja mes tyre. Ka zėra si ai i ish kryetarit tė shėrbimeve sekrete Fatos Klosi qė kanė pėrjashtuar lidhjet e politikanėve me mafien e drogės. Nė njė intervistė pėr njė media tė huaj, Klosi rezulton tė jetė shprehur se Politikanėt e korruptuar synojnė mbi tė gjithė tenderat publikė. Njė burim mė fitimprurės dhe akoma mė i sigurtė se ai i drogės. Por tė tjerė zėra akoma mė tė freskėt, pohojnė tė kundėrtėn. Pak ditė mė parė, ish ministri i sapodorėhequr i Rendit Luan Rama, tha pėr median se, Nuk ėshtė mė sekret qė nė mjedisin politik ka interferenca tė klaneve kriminale. Sipas deklaratės sė Ramės, qė pasoi atė tė sė njėjtės natyrė tė drejtorit tė policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreu, shumė syresh (elementė tė klaneve kriminale) mund t“i gjeni rėndom nėn shoqėrinė e disa politikanėve, tė cilėt nė jo pak raste, janė tė sponsorizuar prej tyre. Kjo, tha Rama, nuk ėshtė mė sekret. Vėrtet ashtu ėshtė. Por, pėrse kėta zyrtarė tė lartė apo ish-zyrtarė, nuk pėrmendin emra dhe vazhdojnė rrugėn e denoncimeve tė tredhura? I tremben forcės reaguese tė mafies?
Mafia dhe socialistėt
Ėshtė qesharake dhe tragjike njėherazi, tė shohėsh politikanė nė gjirin e socialistėve qė po pėrpiqen tė zhvillojnė njė luftė tė pastėr politike, pėr tė rivendosur unitetin nė parti. Ata ose janė tė verbėr, ose bėjnė sikur nuk e shohin se mė shumė se politike, divergjencat mes socialistėve janė financiare dhe se mė shumė se statuti, apo Kongresi i Partisė, unitetin e vėrtetė mes socialistėve mund ta sjellė Kodi Penal. Kėtė, duket e ka kuptuar pėrsėri mė shpejt Kryeministri dhe kryetari Nano, i cili duket sikur iu rikthye befas, katarsisit. Tė shtunėn qė sapo kaloi Nano, me evazivitetin e zakonshėm qė karakterizon tė folurėn e politikanit shqiptar, nxitoi tė sulmojė rivalėt e tij pėr kreun e partisė (Rama dhe Mejdani), si tė nxitur nė platformėn e tyre konkuruese, nga interesa grupesh qė pėrgjithsisht karakterizohen nga fshehja e origjinės sė kapitaleve, apo pasurive tė patundshme mbi tė cilat ekzistojnė. Njė akuzė qė pėrsėri nuk zbulon shumė, por qė gjithsesi, nuk mund tė tė mos sjellė ndėrmend fakte tė tilla si pėr shembull, qė ka qenė pikėrisht, ish-presidenti Mejdani, qė ka hedhur nė treg pėr herė tė parė, madje, e ka risjellė me kėmbėngulje nė vėmendje tė opinionit publik dhe politikės disa herė, idenė e njė amnistie fiskale. Njė rastėsi? Akoma mė herėt, nė fillim tė nėntorit, nė njė fjalim tė mbajtur nė KPD-nė e socialistėve, Nano e pėrkufizoi ashpėrsimin e situatės politike, prishjen e paktit me opozitėn, rikthimin e gjuhės konfliktuale, si dhe mosvotimin nga maxhoranca tė ministrave nė parlament si njė sulm tė politikės dhe tė atyre qė i shėrbejnė krimit direkt apo indirekt dhe shprehu vendosmėrinė pėr tė ndjekur rrugėn e denoncimit politik dhe ligjor tė atyre qė janė lidhur me botėn e krimit. Deri tani, kemi parė vetėm denoncimin politik tė cilin, nė tė njėjtėn masė e ka pėsuar edhe vetė Nano nga kundėrshtarėt e tij. Ligji dhe drejtėsia mbeten thjesht njė kėrcėnim. Apo njė shantazh?
Tashmė, njė gjė ėshtė e qartė. Nė mungesė tė goditjes nga ligji, krimi i organizuar dhe politika po gėrshetohen gjithnjė e mė shumė me njėri-tjetrin. Por, kush ėshtė nė anėn e krimit dhe kush, nė anėn e ligjit, kjo mbetet e paqartė. Po tė marrėsh nė konsideratė akuzat qė politikanėt i drejtojnė njėri-tjetrit, rezulton se tė gjithė janė tė inkriminuar dhe njėkohėsisht asnjeri. Tė bėhet sikur krimi i organizuar dhe korrupsioni janė njė forcė gravitacionale, sė cilės nuk mund ti ikė askush. Por kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė. Atėhere kush korruptohet, apo rekrutohet nga krimi i organizuar i trafiqeve dhe nga e ka burimin gjithė kjo pasuri zyrtarėsh qė po shpaloset para syve tė qindramijė qytetarėve tė varfėr tė vendit, mė tė varfėr? Nė mungesė tė njė agresiviteti tė drejtėsisė kundėr krimit, ne do tė vazhdojmė tė jemi viktima tė pikėpyetjeve dhe hipotezave mbi kėtė vello misteri qė e ka mbuluar pasurimin shpesh pėrrallor, si dhe konfliktet e politikanėve shqiptarė. Ėshtė ēasti qė ky terr tė marrė fund. Dhe atij nuk mund t“i japin fund vullnete individėsh, sado tė fuqishėm qofshin, por vetėm sistemi i institucioneve tė shtetit qė ndjekin frymėn e ligjit. Mjerisht, ky sistem mbetet ende, sakat nė Shqipėri pėr shkak tė atrofizimit tė drejtėsisė. Heshtja e saj ėshtė alarmante. Dhe po t“i rikthehemi pohimit tė Mandoit mbi fuqinė e grupeve mafioze nė Shqipėri dhe lidhjeve tė tyre me politikėn, nxjerr kokėn pėrsėri realiteti i frikshėm i kaosit pa shtet. Sepse, pėrvoja historike ėshtė mjaft e pasur me raste kur grupe rivale mafioze, duke kacafytur njėri-tjetrin, kanė shqyer me forcėn e tyre brutale, shtetin nė emėr tė shtetit.
© 2003 Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt