Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    -Naivitet ne ekonomine e tregut: "Nuk paguaj taksa sepse jam pensionist?!"-

    -Naivitet ne ekonomine e tregut: "Nuk paguaj taksa sepse jam pensionist?!"-

    Kush eshte thembra e "Akilit" ne nje fushate elektorale? Te gjithe e pranojne: ekonomia ne pergjithesi. Taksat ne vecanti. Bushi e ndertoi fushaten presidenciale mbi "themelet" e taksave. Ja nje nga slloganet e fushates qe bene republikanet ishte: " Sa me te ulta taksat, aqe me shume para u mbeten qytetareve ne xhep. Sa me shume para ne xhepa, aqe me shume mallra blejne qytetaret. Sa me shume mallra te blihen, aqe me shume shtohet prodhimi. Sa me shume prodhim, aqe me shume vende te reja pune!" Kthehemi ne Shqiperi. Fushata elektorale per zgjedhjet vendore u shtri ne dy stine. U bene dhjetra mitingje. Takime. Biseda. A eshte folur per ekonomine ne pergjithesi dhe per taksat ne vecanti? Duke qene e veshtire te rremojme mes fjalimeve pa fund te lidereve dhe kandidateve, do te ndjekin nje rruge tjeter. Disa dite me pare, nje gazetare televizive intervistoi disa qytetare ne rruge duke pyetur: "Sa taksa paguani?"

    Qytetari i pare:- Nuk paguaj asnje takse. Une jam pa pune!

    Qytetari i dyte:- Taksat i paguane bizesmenet. Une jam pensionist!

    Qytetari i trete:- Jam familje e madhe me rroge te vogel. Parate nuk na dalin per te jetuar. Nuk kemi para per te paguar taksat!

    Ky eshte nje paradoksi, pas perfundimit te nje fushte elektorale; pas 12 vjeteve demokraci dhe kur kane nisur negociatat me Brukselin kryeqytet. Fakti qe shumica e shqiptareve, nuk dine se sa taksa paguajne, tregon se partite ne pergjithesi dhe opozita ne vecanti, nuk kane qene te afta te informojne elektoratin. Duke folur per korrupsionin e qeveritareve, eshte lene ne harrese shtrimi i pyetjeve? Sa taksa paguajne qytetaret pas ardhjes ne pushtet te socialisteve? Sa kane qene taksat kur qeverisnin demokratet? Sa taksa te reja jane shtuar kete vit per qytetaret dhe bizesmenet? Sa per qind jane ngritur taksat? Sa jane taksat qe paguajne qytetaret shqiptare ne raport me bullgaret, maqedonasit, serbet?

    Ku duhet te mesojne qytetaret per taksat qe paguajne? Pergjigja eshte e thjeshte. Nuk ka nevoje per filozofi te thella. Nuk ka nevoje as per leksione. Gjerat duhen shtruar praktikisht. Merrni ne dore faturen e dritave. Lexoni me kujdes! 80 per qind te parave qe shenohen ne fature I merr KESH-i. 20 per qind te parave i takojne TVSH-se. Merrni fatur`n e ujit. Kemi te njejtin skenar. 20 per qind te parave shkojne ne favor te qeverise. Shikoni faturen per sigurimin e makines. Kushton 136 mije leke te vjetra. 20 per qind te ketyre parave kane shkuar ne forme takse. Ne qofte se nje shtepi kushton 40 mije euro, 8 mije euro paguhen si TVSH-e per buxhetin e shtetit. Kush pi cigar, ferrnet, kafe a qiras miqte ne restorant, edhe pse ne shumicen e rasteve mungon kasa- ne cmimin qe paguan e ka brenda kete takse. Kush blen nje karte AMC-je ose VODAFONI qe kushton 1000 leke, 200 leke shkojne ne forme takse ne buxhetin e shtetit. Kjo takse ndikon edhe ne cmimin e librave qe blejme, biletave per ne kinema, udhetimet me aeroplan, traget, autobuz etj.

    Per te komunikur me thjesht me lexuesit, duhet te bejme edhe disa sqarime. Se pari, TVSH-ja per here te pare ne Shqiperi u vendos ne veren e vitit 1996. Ne ate kohe ky tatim ishte 12,5 per qind. Ne vjeshten e pare te vitit 1997, qeveria socialiste e ngriti "steken" ne 20 per qind. Se dyti, te pakta jane vendet ne bote " ne Evrope asnje) te cilat kane nje tarife unike per TVSH-ne, si puna e Shqiperise. Ne Hungari, psh, tarifa me e larte eshte 25 per qind. Per artikujt ushqimore 12 per qind. Per librat dhe ilacet 5 per qind. Ku qendron filozofia e nje TVSH-je te diferencuar? Ne ekonomine e tregut konsumi i mallrave te perdorimit te gjere dhe i sherbimeve, eshte derivat i nivelit ekonomik te qytetarit. Shtresat e pasura te shoqerise konsumojne me shume mallra lluksi dhe me pak produkte ushqimore. E kunderta ndodh me shtresat e varfera te shoqerise: 90-95 per qind e buxheteve familjare shkojne per ushqim, iliace, libra dhe qira. Kur TVSH-ja eshte unike, te gjithe paguajne njesoj: si i pasuri dhe i varferi.

    Se treti, TVSH do te thote tatim i vleres se shtuar. Kjo do te thote se ne madhesine e saj nuk ndikon as puna e as sherbimet e bizesmeneve. Kjo eshte nje takse qe e paguajne qytetaret. Ne buxherin e shtetit per kete vit jane parashikuar 123 miliarde leke te ardhura nga tatimet dhe doganat. Nga keto, 54 miliarde leke do te sigurohen nga TVSH-ja, domethene nga taksa qe paguajne qytetaret. Te paguash nje "mal me para" per te mbajtur "mbi qafe" qeverine, dhe te mos dish se sa taksa paguan si qytetar, do te thote se politika e ka "bunkerizuar" ekonomine

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    QYTETARET NUK E KANE IDENE SE C'ESHTE DHE SA ESHTE TVSH-JA.

    DHE UNE QE NUK BANOJ NE SHQIPERI, DERI TANI NUK E DIJA SA ESHTE SAKTESISHT KJO SHIFER.

    MUND TE INFORMOHEN QYTETARET NE NDONJE LLOJ ZYRE PER KETO TEMA ?
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    TVSH-ja, kush dhe sa paguan pėr kėtė detyrim

    Pėr vitin 2003 tė ardhurat qė parashikohen tė mblidhen nga tatimi mbi vlerėn e shtuar parashikohen tė jenė rreth 51 miliardė lekė





    Eltion Hoxha / Data (25-11-2003)


    Tė ardhurat nga tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) pėr vitin 2003, sipas ekspertėve nė Ministrinė e Financave, parashikohen tė jenė rreth 51 miliardė lekė nga 114 miliardė lekė qė do tė mblidhen nė total nga administrata tatimore dhe ajo doganore pėr kėtė vit. Duke u bazuar nė analizėn e viteve tė fundit pėr disa nga taksat indirekte, qė aplikohen nė vendin tonė, si dhe nė vendet e rajonit dhe Komunitetit Europian, rezulton se tė ardhurat tatimore nga TVSH-ja nė raport me produktin e brendshėm bruto (PBB) luhaten nė nivelet 6-8 pėr qind.
    Tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) paguhet pėr tė gjitha furnizimet e tatueshme tė mallrave dhe shėrbimeve tė kryera kundrejt pagesės prej njė personi tė tatueshėm si pjesė e veprimtarisė sė tij ekonomike dhe pėr tė gjitha importet e mallrave nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

    Kush paguan TVSH?
    Tatimin mbi vlerėn e shtuar e paguan ēdo person juridik a fizik, individ ose ēdo person tjetėr nėse detyrohet tė jetė i regjistruar nė bazė tė kėtij ligji apo ėshtė i regjistruar dhe ende nuk ėshtė ēregjistruar. Tek termi “person” pėrfshihen edhe institucionet ose organizmat shtetėrore publike kombėtare, rajonale ose lokale, qė kryejnė veprimtari ekonomike; personat qė kryejnė aktivitet ekonomik, aktivitet i cili kalon kufirin minimal prej 8 milionė lekėsh nė njė vit kalendarik dhe personat qė kryejnė aktivitet importi janė tė detyruar tė regjistrohen si tatimpagues tė TVSH-sė; si dhe njė kategori tjetėr qė detyrohet nė bazė tė marrėveshjeve qė nėnshkruajnė pėrgjithėsisht me organet shtetėrore apo insitucionet e huaja. P.sh. pėr tė marrė pjesė nė tender, pavarėsisht nga niveli i aktivitetit, ėshtė e detyrueshme qė subjekti tė jetė i regjistruar me numė NIPT-i.
    Nėse personat nuk janė tė regjistruar, atėherė ata duhet tė kėrkojnė regjistrim brenda 15 ditėve nga data e fillimit tė veprimtarisė sė tij ekonomike.

    Shkalla tatimore
    TVSH zbatohet nė masėn 20 pėr qind, pėrveē rasteve kur nė ligj pėrcaktohet ndryshe.
    TVSH zbatohet nė masėn zero pėr qind nė lidhje me mallrat qė eksportohen nga territori i Republikės sė Shqipėrisė;
    b) furnizimet e shėrbimeve tė bėra jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nga njė person i tatueshem, vendi i veprimtarisė ekonomike tė tė cilit, ose nė rastin e njė individi, vendi i zakonshėm i rezidencės tė tė cilit ėshtė nė Shqipėri;
    c) furnizimet e mallrave e tė shėrbimeve nė lidhje me transportin
    ndėrkombėtar tė mallrave ose tė pasagjerėve;
    ē) furnizimet e mallrave a shėrbimeve nė lidhje me veprimtaritė tregtare ose
    industriale nė det.

    Tatimi i pagueshėm
    TVSH-ja e pagueshme nga njė person i tatueshėm pėr njė periudhė tatimore ėshtė diferenca ndėrmjet:
    TVSH e zbatuar pėr periudhėn tatimore mbi vlerėn totale tė tatueshme tė tė gjitha furnizimeve tė tatueshme tė bėra gjatė periudhės nga ky person, minus ēdo kreditim tatimi tė lejuar pėr kėtė person pėr atė p
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 25-11-2003 mė 10:19
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    gjithe ēka qe thate jane te verteta.por TVSH mund te vilet ne ato vende ku ekonomia eshte e rregjistrueshme. te gjithe artikujt pa perjashtim e permbajne TVSH. d.m.th. ne ēmimin qe ne paguajme perfshihet dhe TVSH.por nese nuk ka nje kase e cila do rregjistronte kete shitje atehere eshte e kote te flasim se sa TVSH ne po i paguajme shtetit.

  5. #5
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Pastaj ka edhe nje problem te "vockel".
    Ne Shqiperi, me shume se kudo, zbatohet parimi i peshkut te madh qe ha te voglin. Me sakte.
    Kompania e madhe Coca Cola qe ne fillimet e saj e deri tani nuk paguan apo paguan taksa sa per te thene, ne te njejten kohe qe nje tregetari te vogel me 25 m katror dyqan i duhet te paguaje para te thata minimumi 150000 leke plus detyrime te tjera si uje drita taksa bashkie e cdo lloj takse tjeter ne rritje progresive cdo vit.
    Ketu paguajne taksa vetem ata qe nuk kane perkrahje apo shpatulla te ngrohta.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  2. Manipulimi i Tregut
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:44
  3. Fondet e Investimeve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:22
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Ribashkimi i tregut kombėtar
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •