Zona virtuale e tregtisė sė lirė do tė pėrfshijė tė paktėn shtatė vende dhe 55 milionė banorė
Ballkani bėhet njė treg me 55 milionė konsumatorė
Brenda 1 janarit, Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė do tė hyjnė plotėsisht nė fuqi nė tė gjitha vendet e rajonit
Bledjana Beqiri
Brenda 1 janarit tė vitit 2004 Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė ndėrmjet 7 vendeve tė rajonit duhet tė hyjnė nė fuqi. Njė treg prej 55 milionė banorėsh pritet qė tė rrėzojė sė shpejti plotėsisht barrierat doganore. Hapja e tregjeve tė vendeve tė Ballkanit ėshtė njė nga kushtet pėr tu integruar sė bashku nė strukturat e Bashkimit Europian. Kėshtu, ministrat e Ekonomisė dhe Tregtisė sė shtatė vendeve tė rajonit, nė prani tė kordinatorit special tė Paktit tė Stabilitetit, Erhard Busek, komisionerit tė Bashkimit Europian, Pascal Lamy, nė prani tė ministrit tė Tregtisė sė Jashtme italiane, Adolfo Urso dhe tė pėrfaqėsuesve tė komunitetit ndėrkombėtar janė mbledhur dje nė Romė tė Italisė pėr tė nėnshkruar njė deklaratė ministrore pėr zbatimin e Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė, si dhe pėrcaktimin e planit tė punės sė grupit tė punės pėr tregti tė paktit tė stabilitetit. Kėshtu, Shqipėria, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, si dhe Serbi dhe Mali i Zi kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė ndėrmjet njėra-tjetrės, marrėveshje kėto qė duhet qė tė ratifikohen brenda kėtij viti. E ardhmja e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Europian dhe duke pranuar qė sfida mė e madhe qė vendet tona kanė pėrpara, ėshtė qė tė pėrgatiten pėr integrim nė strukturat europiane dhe mė tej pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian, nėpėrmjet zbatimit tė standardeve europiane, -kanė deklaruar ministrat e Europės Juglindore, pas nėnshkrimit tė deklaratės ministrore pėr liberalizimin dhe lehtėsimin e tregtisė. Ajo qė duhet tė synojmė dhe tė gjithė sė bashku duhet tė punojmė pėr ta krijuar, ėshtė njė angazhim i plotė me njė mentalitet tė ri. Ēdokush duhet tė kuptojė dhe tė pėrpiqet tė bindė vetveten se integrimi nuk ėshtė njė proces qė mund tė pėrdoret pėr kredo politike, por njė proces me potencial tė madh ekonomiko-social, nga i cili tė gjithė duhet tė pėrfitojmė nė mėnyrė sa mė tė barabartė pėrfitimet qė vijnė prej tij, -ėshtė shprehur ministri shqiptar i Ekonomisė, Arben Malaj, i cili pėrfaqėsonte edhe Shqipėrinė.
Deklarata ministrore
Vendet nėnshkruese kanė rikonfirmuar dje rėndėsinė e realizimit tė tregtisė sė lirė nė Europėn Juglindore dhe bindjen e tyre se forcimi i bashkėpunimit tė ngushte do tė pėrshpejtojė integrimin e secilit vend nė ekonominė globale dhe do tė lehtėsojė anėtarėsimin e 7 vendeve nė Bashkimin Europian, nė kohėn e duhur dhe sipas meritave tė secilit vend. Sipas deklaratės, krijimi i zonės sė tregtisė sė lirė ėshtė njė nga masat mė tė rėndėsishme pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja direkte nė vendet e Europės Juglindore dhe nė kėtė mėnyrė duke rritur kėshtu shkallėn e rritjes ekonomike pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm. Ndėrkohė qė kėto 7 vende kanė deklaruar dje se do tė marrin masat e nevojshme pėr tė siguruar ratifikimin e shpejtė tė marrėveshjeve bilaterale tė vonuara dhe hyrjen e tyre nė fuqi jo mė vonė se 1 janari 2004. Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė me vendet e rajonit duhet qė tė hynin nė fuqi qė njė vit mė parė, por pėr shkak tė vonesave tė disa vendeve ato akoma nuk janė ratifikuar plotėsisht. Moldavia ėshtė shteti qė ėshtė mė mbrapa me Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė, kėshtu ato vende tė cilat nuk kanė realizuar Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė me kėtė shtet do tė pėrfundojnė negociatat dhe do tė lehtėsojnė pjesėmarrjen e Moldavisė nė tregtinė e lirė tė rajonit. Tė gjitha marrėveshjet bilaterale tė tregtisė sė lirė duhet tė jenė nė pėrputhje tė plotė me kushtet e Memorandumit tė Mirėkuptimit dhe rregullat e Organizatės Botėrore tė Tregtisė.
....................
....................
Tani prodhuesit duhet te shtrengojne dhembet. Ndersa konsumatoret te behen gati per cmime me te lira dhe cilesi.
Ky eshte nje gjysem hapi pergatitjeje per tu futur ne bashkimin evropian. Tregu i BE se do jete shume here me i eger se ky Ballkanik, ndaj shikoni firmat se si do ta perballojne kete hapje ballkanike dhe pastaj imagjinojeni sforcimin edhe disa here me shume me futjen ne BE.
Hajt na shkofte mbare!
Krijoni Kontakt