Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Është thyer mbrojtja e Xbox!

    Një student i informatikës nga MIT pohon se ka “krekuar” sistemin mbrojtës i cili parandalon aktivizimin e lojërave pirate në konzolën Xbox të Microsoftit

    Në punimin shkencor të pub-likuar pra disa ditësh studenti Andrew Huang nga instituti MIT ka bërë të ditura detajet për pro-cedurën me të cilën mund të “thy-het” çelësi mbrojtës softverik të cilin duhet ta ketë secila lojë që duhet të aktivizohet në konzolën Xbox të Microsoftit. Supozohet se, duke shfrytëzuar këtë çelës, një haker i shkathët do të mund të ndërronte edhe kodin e programit të aplikacioneve për shfletim të përmbajtjeve në Internet, aparatet MP3 dhe aplikacione të ndryshme të dedikuara për konzo-lat e lojërave. Megjithatë, hakerët të cilët duan ta kenë në dorë punën shkencore të Huangut, nuk kanë fat. Sepse, ky i ri ka vendosur që kodin ta mbajë vetëm për vete. Atij tashëm i janë lajmëruar zyrtarët nga Microsofti dhe me ta është marrë vesh se cilat pjesë të punimit të tij shkencor bën të publikohen dhe cilat jo dhe ku puna e tij pushon të jetë legale dhe shkencore dhe ku fillon të jetë “punë hakerësh”. Andrew Huang u deklaroi medi-ave amerikane se “vuaj shumë nga dëshira që fshehtësinë time ta ndaj me dikënd tjetër, por nuk guxoj.” Për ta thyer mbrojtjen e Xbox, Huang u shërbye me një pllakë amë të përshtatur, të cilën e ka ngjitur në mes të dy komponen-teve të caktuara brenda konzolës. Kjo pllakë në këtë mënyrë ka “kapur” trafikun e shënimeve në mes të këyre pjesëve, ndërsa Huang nga informatat e marra në këtë mënyrë ka nxjerrë çelësin e sigurisë. Kjo i ka kushtuar atij rreth 50 dollarë dhe tri javë punë. Huang pohon se mangësia më e madhe e mbrojtjes së Xbox është se asnjë prej çelësave mbrojtës të programeve të preinstaluara në komponentet e konzolës nuk ështëi shifruar. Në vend të enkriptimit, programerët nga Redmondi u mbështetë tek HyperTransport konektorët super të shpejtë, çipat e rëndomtë dhe në disa tekno-sht-esa tjera hardverike për mbrojtje
    nga hakerët. Disa ekspertë men-dojnë se nëse të dhënat barten me shpejtësi shumë të madhe, atëherë ato vetvetiu janë të mbro-jtura. Por, studenti nga MIT u dha një leksion të mirë i cili thotë: nëse vërtet dëshironi të mbroni dhe sig-uroni - mbështetuni në enkriptim të fortë. Andrew Huang thotë se problemi nuk është edhe aq shumë i thek-suar tek softveri i preinstaluar I Microsoftit i cili është i formësuar me mjaft shkathtësi, por më shumë qëndron tek fakti se Microsoft është mbështetur më shumë në furnizues të jashtëm të hardverit, për të cilët mbrojtja nuk është prioritet. Në prononcimin e vet zyrtar, sek-sioni për marrëdhënie me pub-likun i Microsoftit, thotë se e përkrahin në tërësi kandidatin për doktor të MIT nga informati-ka dhe se metoda e inxhineringut “inverz” të softverit me të cilin është shërbyer ai nuk është e pan-johur për ta. Por, nëse punimi i tij publikohet në tërësi, atëherë ata do ta ndjekin penalisht secilin që e bën këtë. Hakerët tashmë një kohë të gjatë provojnë të thejnë mbrojtjen e konzolës së Microsoftit. Kështu, kohë më parë u paraqit në treg edhe një “mod çip” i posaçë, i cili mundëson aktivizimin e lojërave pirate në këtë konzolë. Andrew Huang thotë se nuk ka pasur për qëllim të shfrytëzojë “krekimin” ilegal të softverit të kësaj konzole, por vetëm dëshiron që rezultatet e veta t’i ndajë me komunitetin “open source” (Linux dhe variante tjera të softverit pa pagesë), e cila shfrytëzon Xboxin si zëvendësim të lirë për PC standarde. “Jam duke kërkuar një mënyrë legale për ta bërë boot ROM, ndërsa brenda disa muajsh këtu në MIT do të kemi një zgjidhje të thjeshtë për shkruarje të softverit vetanak për Xbox”, deklaroi Huang, “njeriu i cili e theu mbrojtjen e Xbox”.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ICE
    Anëtarësuar
    29-07-2002
    Vendndodhja
    Anej Knej Gjithanej
    Postime
    97
    Epo edhe kesaj ja gjeten LOL
    :F :^ekrani :F

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KinG_MousE
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Te semafori i pare kthehesh majtas
    Postime
    60
    Mire beren qe ja gjeten ( ecen shkenca )
    Firma juaj u pezullua pasi perben shkelje te rregullave te ketij forumi

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    ....kuptoj...pashe ne shqiperi qe njihen vetem lojrat pirate ..dhe me e buku ra eshte qe shiten ne mes te qytetit pa problem..
    ..njoh nje dja le qe eshte programues tk squaresoft..dhe flasim shpesh per punen qe ben, nuk eshte e lehte te rrish 2 vjet mbi nje projekt te derdhesh djerse e te shkaterrosh sytre para ekranit ...e pastaj ka ca qe as nuk duan tja dine...
    ..nxjerrin pretekste ekonomike......
    .....nuk jam dakord me piraterine ...shkaterron tregun..ne mos sot neser ..firmat e vogla do jene te detyruara te mbyllin
    e to mbeten vetem ato qe kane baza te forta , e te themi te drejten jan pak..
    ...te gjithe ata qe kane 2 gram tru e dine qe monopolizimi s eshte i mire ne asgje

    dohet qe s ndalojme dot gje . po te pakten mos i lavderoni...

Tema të Ngjashme

  1. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 11:26
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  3. PHP - Mbrojtja e kodit
    Nga Gepardi në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 07:15
  4. Mbrojtja ndaj buffer overflow tani teknologji chipesh !
    Nga Force-Intruder në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-02-2004, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •