Aurel Plasari
Cila ėshtė pasuria mė e madhe e Shqipėrisė? Kultura e saj? Traditat e saj? Tė dhanat etno-psikologjke tė shqiptarit? Kodi i tij dokesor? Apo mos vallė janė ato natyroret: pasuria minerare? Pasuria pyjore? Ajo blegtorale? Apo ajo bujqėsore? Ne kėndej nė provincė tanimė i kemi rėnė nė tė, ndėrsa kot-sė-koti grinden aty nė kryeqytet pėr ēėshtje si kjo. Nga sa marrim vesh ne kėtu, pasuria mė e madhe e Shqipėrisė sė sotme duhet tė jetė jeta partiake. Nėse ndokush guxon ta vėrė nė dyshim kėtė, e verifikojmė lehtė: le tė shohė mediat, tė shkruarat dhe tė folurat dhe tė interpretuarat. Qė tė mos u bjerė mė qafė vetėm mediave, le ta hedhė njė sy kafeneve tė fshatrave dhe qytezave tė pluhurosura, kallaballėkut qė pret aty mė fort pa punė se me punėra, mė shumė pa dritė se me dritėra. Nė dashtė, edhe aty nė Tiranė le tė pėrgjojė pakėz klientelėn e veshur krekėz te kafe-bari i Sheratonit apo te lobby i Rognerit ku gazetat kėndohen tė shkuara nė njė bastun tė hollė qė mbahet nė dorė. I rezulton apo nuk i rezulton qė pasuria e mė e madhe e Shqipėrisė sonė ėshtė jeta partiake.
Qė nė botėn pėrreth tė ketė mendimtarė qė mėtojnė se njė parti nuk qenkėsh veēse njė grupim relativisht i organizuar dhe relativisht i qėndrueshėm, i cili shpreh sintetikisht dhe pėrfaqėson interesat e njė grupi tė caktuar social duke u pėrpjekur t'i mbrojė dhe t'i promovojė ato pėrkundėr grupeve tė tjera, duke luftuar pėr tė marrė ose mbajtur pushtetin politik, nėse nė botėn nė fjalė ka vėrtet shoqėri qė pandehin se njė parti nuk qenkėsh veēse kaq, atėherė gabohen. Dhe aq mė keq pėr ta. Qofshin ata edhe Michels-ė apo Duverger-ė. Tė urdhėrojnė nė Shqipėri dhe ta vėrejnė vetė se ē'ėshtė, nė tė vėrtetė, njė parti politike. Posaēėrisht se ē'ėshtė jeta e saj. Sidomos ajo e brendshmja.
Ajo depėrton nė jetėn shqiptare dhe e mbush atė mė shumė nga sa do ta mbushte, fjala vjen, gjendja e mjeruar arsimore me fėmijė tė shfrytėzuar e tanimė tė shformuar qė enden lagjeve dhe rrugėve tė natės duke tregtuar cigare, orė dore, kėllėfė celularėsh, brisqe rroje. E mbush mė shumė nga sa do ta mbushte, me siguri, halli gjėmėmadh shqiptar i vajzave dhe ēunakėve qė prostituohen, d.m.th. sheshin mishrat e tyre tė gjallė nėn semaforėt e botės. Jeta partiake e mbush dhe e rrėmbush jetėn shqiptare mė shumė nga sa do ta mbushte, pa asnjė dyshim, statusi i stėrmjeruar i pensionistėve tanė tė cilėve, pa tė ardhura dytėsore, do t'u binte tė hanin mish vetėm njė herė nė javė dhe tė na linin neve "shėndenė" gjithnjė mė herėt. Ajo e mbush jetėn shqiptare, sikurse shihet tėrė ditėn e ditės, mė shumė nga sa do tė duhej ta mbushte sensibilizimi i njeriut shqiptar pėr tė qenė mė fort njeri, njeri nė kuptimin e qenies sociale tė ndjeshme ndaj dramave qė ndesh nė shtėpi dhe nė rrugė dhe pėrtej rrugės: te tė afėrmit dhe te tė largimit. Njė miku ynė i huaj ndoshta kishte pikasur njė imtėsi prej kėsaj pėrmbysjeje tė mbrapshtė tė pėrpjesėtimeve, kur na tregonte skenėn qė kishte parė nė njė arė tė varfėr malore gjatė rrugės pėr Girokastėr: njė plakė fort e moshuar rrekej tė gėrryente tokėn me njė plug druri arkaik; parmendėn mundoheshin ta tėrhiqnin dy nipėrit e saj tė vegjėl, mbrehur nė tė. Kaq. Kur e pyetėm nė e kishte fotografur atė skenė, atij edhe vetė ideja e tė fotografuarit iu duk fyerje pėr ata njerėz nė cakun e shnjerėzimit.
Ndaj thashė qė ne kėndej nė provincė i kemi rėnė nė tė: pasuria mė e madhe e Shqipėrisė sė sotme ėshtė jeta partiake dhe asgjė tjetėr. Kurse problemi mė i madh i shoqėrisė sonė janė nenet e statuteve tė partive, paragrafet e tyre, amendamentet (kėshtu u thuakėshin nė kryeqytet arnave, mballomave) e tyre, propozimet e pranuara, por sidomos ato tė papranuarat, deklaratat e njė sekretari qė thotė "po", por posaēėrisht ato tė njė nėnsekretari qė thotė "jo"; problem i problemeve janė konferencat, le mandej kongreset, mitingjet, takimet, deri te dilema mė e fundi nėse Edi "hyri" apo "doli". Dje, pėr shembull, qeshė sė rishti nė Lushnjė, dhe ju siguroj se pikėrisht me kėtė dilemė jetonin edhe atje miqtė e mi dhe tė Edit nė fjalė tė cilėt, mbas njė debati tė gjatė, ia thirrėn edhe njė herė kėngės: "Lushnja jonė qytet plastmasi/ Lėnd' e parė bishta prasi "
Jeta partiake: njė lesh i mirėfilltė, i butė, i bardhė, i lehtė siē ėshtė leshi, qė shkriftohet, hapet e pėrhapet dhe mbush e rrėmbush gjithēka. Pėrmes tij e ke tė vėshtirė ta mbėshtesės njė hap tė sigurt pėrtruall, tė lėvizėsh, tė bėsh pėrpara. Mundim dhe stėrmundim do tė ishte pėr tė huajt, tė cilėt urdhėrojnė mes nesh, pėr tė kuptuar diēka prej gjithė kėsaj leshėsie. Si vallė ta kuptojnė? Kėtu nė provincė atyre nuk u sheh syri veēse qytetarė tė lumtur, qytetarė qė e bėjnė gjumin gjumė nė dyshekė tė rehatshėm mbushur me leshin e butė, tė bardhė, tė lehtė. Qytetarė me faqe tė kuqe, qė as duan t'ia dinė nga tė ftohtėt e dimrit sepse mbajnė jo vetėm jashtė nėpėr rrugė por edhe brenda nė shtėpi xhupat e paqmė mbushur me leshin e butė, tė bardhė, tė lehtė. Qytetarė qė rrinė e lexojnė gazetat nė dritė tė qiriut mbėshtetur nėpėr jastėkė tė mbushur me Jastėkė, thashė? Kjo ėshtė fjalė turēe, ndėrsa Kadareja dhe shkrimtarėt modernė e quajnė tanimė "nėnkresė". Pėrnjėmend "nėnkresė"? Ka njė problem tė vogėl kėtu: sepse a mund tė quhet "nėnkresė", pėr shembull, edhe ai jastėku i vogėl e i fryrė mirė qė vihet nėn tė ndenjurat pėr t'u prehur mė rehat? Pėr analogji tė "nėnkresės", ai do tė duhej quajtur "nėnbythje". Pra, ku e kisha fjalėn? Te qytetarėt tanė kėtu nė provincė qė rrinė e lexojnė gazetat nė dritė tė qiriut prehur paq mbi nėnbythėset e mbushura me leshin partiak.
Gazeta SHqiptare
Krijoni Kontakt