Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Postuar mė parė nga Fringo
    Amerikani eshte lindur me anglisht, po ama ti e une po s'e mesuam, do e kalojme jeten ne MC Donalds duke flip burgers.
    ....Fringo, edhe keta duhen, mos harro se te gjithe inxhiniera dhe avoketer nuk do te behen, mbase nje shtrese e tille popullsie i intereson Amerikes, qe nuk flasin anglisht, qe punojne gjithe jeten neper McDonalds, qe e hane te paret kur lidhin kontrata te ndryshme me kompani te ndryshme sherbimi, sic e kemi ngrene dhe ne kur kemi ardhur ne fillim dhe s'dinim mire anglisht

  2. #12
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Duhen o Di duhen, po kush e kundershton mesimin e Anglishtes?
    Jemi vete ne emigrantet qe ia presim rrugen vetes, se bojm pordh, dhe u kujtojm amerikoneve se dhe ata vete jane emigrante.
    Eshte si puna e atyre azilanteve ne Angli qe e justifikojne cdo gje qe bejne me faktin se Anglia dikur na paska qen vend kolonizator.
    Dhia, zgjebja dhe bishti.

    Edhe amon se as ke MCD nuk i du, se na i ngatarrojne porosite, ne vend te chicken mcnugget te japin big mac
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #13
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Po po, une nuk jam kunder nje gjuhe te perdorur per sherbime e administrate, por as nuk jam qe vetem ajo gjuhe te perdoret. Une gjuhen angleze e kam ditur qe me heret, edhe para se te vija por jo te gjithe jane si une apo si dikush tjeter. E vertete qe shume njerez qe vine nuk kane ditur anglisht aq kane ditur aq sa te punesohen ne ndonje vend ku nuk kane te bejne me gjuhen shume.

    Kjo eshte ceshtje e qarte.

    Nuk e di ne fakt se si e rregullon administrata amerikane kete punen e gjuhes, sepse ne Amerike jetojne dy minoritete me numra te konsiderueshem: zezaket dhe latino-amerikanet. Shumica e zezakeve (hic ata qe vine nga Afrika) e kane anglishen gjuhe amtare tanime dhe per ta nuk ka nevoje per dokumenta te vecanta. Latino-amerikanet shumica nuk ja kane haberin anglishtes, dhe jane teper te pashkolluar qe nga femijeria ta mesojne ndonjehere. Niveli i analfabeteve ne Meksike e zen dhe ndoshta edhe kalon 50%-shin.

    Shume nga ta edhepse lindin ketu, shkojne ne shkolla ne gjuhen e tyre, te cilat duhet ta them, paguhen nga ne taksapguesit. As une s'jam dakord per shkolla te ndryshme sepse nuk jane popull shtet-formues dmth nuk e kalojne perqindjen e duhur me popullsi, por kjo eshte politika amerikane qe premton shkolla per ta per ti marre votat, dhe duhet te pajtohemi me te.

    Ndersa artikull-shkruesi ka te drejte siperfaqesisht, ai nuk ka te drejte kur e analizojme ate qe thote. Mese 70% e krimeve ne Amerike kryhen nga zezaket qe konsiderohen si pasardhes te emigranteve-skllave zezake e jo emigrante drejtperdrejt. Krimet tjera ne shkalle te madhe i kryjne te bardhet (me kete mendohet amerikanet qe ngjyren e lekures e kane tejet te bardhe si ne psh.), ndersa tjerat meksikanet dhe portorikanet.

    Nder emigrantet tjere qe bejne krime ne numer te konsiderueshem mund ti fusja edhe polaket ndoshta, dhe rralle-here duke e ditur se nuk jane shume, edhe indianet/pakistanezet. Ndersa shumica e indo-pakistanezeve (se paku ku jetoj une), jane te inkuadruar ne administrate dhe sherbime dhe kryejne detyra si mjeke, profesore, afariste, etj. Polaket poashtu jane popull me tradita evropiane dhe jane shume mire te inkuadruar ne administrate e gjetiu. Per te bardhet mos te flasim me, por, zezaket dhe meksikanet e latinet tjere jane problem i madh.

    Edhe nje statistike tjeter: zezaket perbejne vetem 11.2% te popullsise ne Amerike, ndersa 52% te vrasjeve ata i kane bere, dhe per cdo 172 zezake, 21 te bardhe kane marre Death Penalty. Disa mund ta justifikonin kete me racizem dhe diskriminim te gjygjtareve e jurive, por kjo nuk qendron. Te gjitha shtetet amerikane qe kane Death Penalty jane te obliguara nga Gjykata Supreme qe te vejne ligje qe jane "ethnic-blind, poverty-blind, race-blind" etj. Kjo dmth se, nuk mund te denohesh me vdekje per dhunim te nje femre te bardhe vetem nese je zezak. Ne fakt nuk mund te denohesh fare me vdekje. Ato kane dizejnuar disa pre-requisite conditions me te cilat caktohet ajo qe prokurori do kerkoje, per shembull ne Illinois, vrasja e nje polici, vrasja e nje zjarrefikesi, vrasja duke bere nje krim tjeter, dmth nese ke hyre te vjedhesh dyqanin dhe nderkohe vret edhe dyqanxhiun, etj etj.

    Ku dua te dal me gjitha keto? Tek fakti se problemet kryesore ne kete vend nuk i bejne emigrantet por i bejne ata qe po lindin ketu (pasardhes te tyre qe nuk konsiderohen me emigrante drejtperdrejt). Perkrah zezakeve dhe amerikaneve te bardhe, asnje minoritet pervec meksikaneve (e edhe ata shume pak) nuk mund te rreshtohen per krime. Asnje minoritet tjeter pervec meksikaneve e latineve nuk perdor gjuhe te huaj kur ka pune me shtetin, e edhe meksikaneve kete ua mundeson shteti, ata me zor nuk e bejne.

    Anglishtja duhet mesuar, eshte gjuhe univerzale pamarre parasysh a eshte zyrtare ne Amerike apo jo. Por ashtu sic kam te drejte ta mesoj anglishten, ashtu kam te drejte te flas edhe shqip, arabisht, kinezisht apo ndonje nga gjuhet e Afrikes ne tren, ne rruge apo kudo, se kete ma garanton Kushtetuta Amerikane dhe asnje individ, sado "amerikan" te jete ky s'ma merr kete.

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cyclotomic,
    Cili eshte nacionalizmi amerikan?

    toro me duket se un e kam dhene pegjigjen time!!!

    ketu amerika sduhet te ket nacionalizm fare duhet te jete shtet B******* ene ta shajn te gjithe etj...

    sot isha ne UN dhe pashe disa video shume interesante per femrat se si tratohen ne vendet e lindjes se mesme.. aty ku demokracia esht ne format me te larta dhe ku nacionalizmi ne format me te vogla.... lere cte them tmerr kam pa .

    per mua cdo sharje ndaj amerikes dhe cdo kritikim sidomos ato qe kane karakter fetar jane argumenta koti... keta vetem per fe qe se cajn koken. vetem ne lagjen time kam nja 8 lloj kishash te ndryshme... xhamira ka ne new jersey etj. pra se marr vesh cbohet me ju.

    xhamia e pare ne amerik esht ne new jersey nga shqiptaret ne vitet 1900-1910 dicka e tille... pra ja demokracia vje tjeteri edhe sado qe pak veta ishin atehere dhe shif cte dretash i dhane.
    amerika ne ka dale perkrah dhe neve duhet te jemi shteti i fundit qe ta kritikojm.
    kaq kisha une
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Njerezit qe nuk kane nje bagazh kulturor te gjere, gjithmone e pergojojne suksesin, kudo qe ta shohin. Njerezit qe kane nje bagazh kulturor te gjere, kane gjithmone nje etje te pashterueshme per dije dhe gjithmone nuk e gjykojne por mesojne nga suksesi i dikujt.

    E njejta gje qe zura ne goje me lart, ndodh edhe me emigrantet e cfaredo kombesie ne Amerike. Ka nga ata qe edhe pse kane 1 jave ne Amerike, nuk u pelqen Amerika dhe ia vene emrin pa e njohur ate. Ka nga ata qe bejne vendin e tyre nga kane ardhur, me te mire se Amerika. Ka nga ata qe u duket sikur amerikanet jane budallenj dhe ai eshte i zgjuar, apo amerikanet jane budallenj dhe ne shqiptaret shume te zgjuar.

    Ashtu sic ka edhe nga ata emigrante qe ulin koken, punojne e mesojne, u krijojne mundesi vetes me pune e sakrifica per nje jete me te mire dhe i ndihen borxhlli per jete Amerikes per ate mundesi, ate mundesi qe vendi i tyre nuk ua ofroi.

    Persa i perket nacionalizmin, populli amerikan eshte populli me nacionalist ne bote pasi eshte i vetmi popull qe e ka treguar me vepra dhe jo me fjale se eshte gati te mbroje me gjak lirine e gjithe popujve te kesaj bote, qe nga Gjermania e deri ne Tajvan e Japoni.

    Nacionalizmi amerikan nuk duket tek deshira per shtrirje territoriale por tek deshira e perhapjes se vlerave demokratike te jetes amerikane, ne cdo cep te botes. Partneret me te medhenj te amerikes, jane armiqte e saj te dikurshem. Eshte kjo ndenje kombetare qe e vecon popullin amerikan nga cdo popull i botes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Te gjithe e dime shprehjen e vjeter romake 'Kur je ne Rome bej sic bejne romaket'. Ai zoteria nuk e di nese ka te drejte apo jo sipas kushtetutes, nuk e di se c'thot amendamenti i pare etj etj. Di qe ai ka shume te drejte te ndihet ashtu sic ndihet. Di qe ne vend te tij, do te ndihesha njesoj. Nuk mund ti vesh tjetrit ne vendin e tij e ti tundesh kemben sepse ashtu thote kushtetuta. Jo vetem qe nuk eshte e drejte e natyrale, por eshte pikerisht arsyeja qe nxit diferenca, pakenaqesira, urrejtje, e cila me vone mund te zhvillohet edhe neper levizje ekstremiste te djathta... dhe ka per te ndodhur! Jo vetem ne US, por edhe ne Evrope. Biles, tek kjo e fundit, politikane te djathte ('neo-fashiste sic disa i quajne) nga disa shtete te ndryshme evropiane, si Berlusconi, Fini e Bossi e kane filluar mbare milleniumin. BNP (British National Party) nuk ka pare sukses ne terma votash, por po detyrojne partite e tjera te ndryshojne ideollogjite e tyre drejt te djathtes per t'iu permbajtur pakenaqesise se popullit ndaj masave te emigracionit.

    Edhe partia socialiste e Hitlerit me ane te populizmit morri pushtet. Dhe nuk filloi duke vrare njeri jo, por duke promotuar nacionalizem e vende pune. Por ndryshe nga nazistet, tani, 'fajin' nuk e kane cifutet, por Myslimanet. Ndaj, mendoj se ajo qe thote Albo do te ishte e udhes per emigrantet qe vijne tani ne US e Evrope, sidomos nga shtetet islamike.
    ---
    "Pastaj zotnia ne fjale perdor adaptimin e emigranteve e jo te amerikaneve, mirepo harron se kur anglosaksonet erdhen ketu, amerikane ishin ata qe tani quhen "Native-Americans" dhe duhet t'ja kujtoj zotniut, se kishin tradita pak si shume me te ndryshme se ato te anglo-saksoneve skllavopronare. Kush u adaptua? Emigrantet (anglosaksonet) apo Amerikanet (Indianet, banoret origjinal)? Cila gjuhe flitej ketu, gjuhet e fiseve e kuazi-mbreterive te Indianeve apo gjuha e anglosaksoneve?"
    ----

    ASD, ka nje ndryshim midis ardhjes se anglosaksoneve ne US dhe te emigranteve te sotshem. Nuk mundeshin anglosaksonet te adaptoheshin ne kulturen e nativeve per arsye sepse ata nuk u bashkuan, nuk ishin pjese e shoqerise se nativeve, por formuan shoqeri me vete. Pra nuk kishin pse, edhe te donin, do te ishte e pamundur te adaptoheshin ne traditat e nativeve pasi ishin dy shoqeri te ndryshme. Kurse emigrantet, vijne tani, dhe behen pjese e shoqerise amerikane.

    Me pelquen se tepermi tre paragrafet e pare te dregeses se fundit te Albos. E ka shpjeguar shume bukur, emigranti kur vjen ne amerike, te uli koken, e te gezoj e te perfitoj aq sa mundet avantazhet dhe te drejtat qe i lejon ky shtet, por jo te kthej tryezen permbys. Sikur edhe per pune respekti mos ta beje. Ndryshe, te bej ashtu sic ka thene zoteria american. 'You can always leave'. Qofsha une, tjetri apo kushdo tjeter.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •