Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    SHKOZA

    Mirese erdhet ne kete teme. Do te jete me interes te lexonim kenge te tjera folklorike kushtuar ngjarjeve historike, si edhe dicka te shkurter rreth ngjarjes, sikurse edhe postimi me lart.

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #22
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Faleminderit Shigjeta dhe sinqerishte te pergezoje per temen. Para se te shkruaj nje kenge tjeter kisha dashur qe ne pika te shkurtera te shkruaj per treven ku me aq dashuri dhe fanatizem ruhen dhe percillen keto kenge dhe prej nga dolen rapsodet me te njohur te Kosoves.
    Treva e Llapushes shtrihet ne pjesen qendrore te Kosoves ,eshte nje territore kodrinoro -malore i cili bene pjese ne makroregjionin kodrinoro- malor te Kosoves qendrore se bashku me Drenicen. Ne aspektin etnografik gjithashtu treva e Llapushes per nga dialekti , traditat, veshjet dhe melosi ka ngjashmeri me treven e Drenices. Kjo treve perfshine rreth 73 fshatra, komplet fshatrat e Komunes se Malisheves, fshatrat e pjeses veriore te komunes se Therandes, pjesa verilindore e Komunes se Klines dhe disa fshatra te komunes se Rahovecit. Ne perendim Drini i bardhe e ndane me Dukagjinin, ne jug-perendim vargmalet Koznik-Zatriq-Shkoze e ndajne me treven e Anadrinise. Ne juge kodrat e Biraqes deri ne Qafe te Duhles e ndajne me Podgurin e Prizrenit, Kurse ne lindje dhe veri-lindje vargmalet Carraleve-Berishe -Kosmaq e ndajne me treven e Drenices.
    Treva e Llapushes eshte nje treve shume e pasur me kenge rapsodike dhe me rapsode dhe melosi folklorik i kesaj treve edhe sot e kesaj dite degjohet ne mbare Kosoven .

    Po vazhdoje me nje kenge tjeter te cilen sikurse ate me larte e kendonin rapsodet e Llapushes Sali dhe Feriz Krasniqi nga Drenovci i Malisheves. Gjithashtu kete kenge me nje melos tjeter por me variante te perafert e kendojne edhe te bijet e Sefe Mleqanit nga Mleqani i Malisheves, Halil Bytyqi dhe Naim Krasniqi etj.

    Kenga e Ulqinit

    Te ejten mbrema , ne dy sahati,
    Haxhi Pasha hoq nizamin.
    O Shkodra e madhe hajde qelloi gati
    I’au zu shkijeve istikamin.

    Istikamin tuj godite ,
    asqeria vjene tuj u avit,
    Zot oi madhe i’au past fale imanin
    Se ishalla tan jane shkue shehit.

    O Haxhi Pasha , shkoj Haxhi Pasha ,
    Tuj dha popullit habere.
    O qare s’kem pa e lshue Ulqinin
    kem Stambollin muhasere.

    Ulqinaku tash i’a mbrrini ,
    Se hala s’ka nisun me fol.
    O mos kujto se nuk jam veq Ulqini ,
    Tash jem lidhe me Shkodren tone.


    O shkoj Haxhia tuj ike Haxhia ;
    Shkodra e madhe se kane ngu.
    O te shtate kralat o n’kame me u que ,
    Pa kris topi bam, skena me leshu.


    Kjo kenge i kushtohet luftes te cilen ne vitin 1880 e bene shqiptaret (dega e Lidhjes se Prizrenit ne Shkoder), per mbrojtjen e Ulqinit . Mund t’a shihni se sa me saktesi dhe sa fuqishem populli i kendon kesaj ngjarje, duke treguar diten dhe oren, si dhe rrethanat dhe presionet ne te cilat ishte gjendur vete Perandoria Osmane per te dorezuarUlqinin. Gjithashtu presionet te cilat u ishin bere shqiptareve per t’a dorezuar Ulqinin dhe vendosmerin e tyre per t’a mbrojtur , siq thote kenga sikur ,,edhe te shtate krajlat ne qofte se qohen ne kembe”.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #23
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ali Pasha po e kqyre tefterin

    O Ali Pasha po e kqyre tefterin,
    Shume takamesh e kam asqerin.
    Kam asqerin o shum gjinli .
    Djeme te zgjedhur ne mal e ne vrri.
    Harambashat kane que kry.
    Kan ba men me ra n’Shqipni.
    Me marre Sanxhakun e Mitrovicen
    Vuqiterrnen dhe Prishtnen.
    Ne Shqipni dojne me hi.
    E me ba shka eshte me zi.
    Keshtu menojshin klyshte e Serbise .
    Po s’po trembet pasha i Gucise.
    Jo s’po tremet vllazen Ali Pasha .
    Qe i ka vra vetllat e trasha.
    Murr tefterin pasha po e kqyre.
    Kam asqerin bukur t’mire.
    N’takam te pare e kam Rugoven
    Qe luftojne rrept me Knjaz Nikollen.
    Jane trima qe kane hak,
    kane marre krena n'Karadak,
    Pobrra Kuqin t’a lajne ne gjak.
    Zhuk Isufa e Zhuj Selmana ,
    Qe nuk nin per Mark Millana.
    Nje takam qe e kam ne Prekorupe (Llapushe),
    Prej armikut kurr nuk jane tut.
    Ata hajne barut me grushte.
    N’takam dyte e kam Drenicen
    Flake e kallin djemte Podgoricen.
    Jane trima qe t’lajne ne gjak.
    Kane marre krena n’Karadak.
    N’takam trete e kam Sanxhakun ,
    Ka bijne trimat e bajne gjakun.
    N’takam te katert e kam Gilanin
    Qe zanat e kane mejdanin.
    N’takam te peste e kam Reken ,
    Ku bijne trimat e bajne deken.
    Ne takam te gjashte e kam Llapin
    Flake t’a kallin Karadakin.
    N’takam te shtate e kam Shkodren ,
    Ku bijne trimat e bajne mordjen.
    N’takam te nante e kam Mirditen,
    N’qiell me kane trimat t’a nxane priten.
    I’u kane lane emrin nanat malsore
    Trima le me arme ne dore .
    Prenk bibe Doda e kapitana,
    Mirditore trima si zana .
    Pra n’e lidhshim besen ndermjet veti,
    Per hater te zotit dhe te miletit
    S’kane qka na bane krajlat as mbreti.

    Kenduar nga Salih dhe Feriz Krasniqi -Drenovc i Llapushes

    Kjo kenge i kushtohet luftimeve te zhvilluara nga shqiptaret kunder Malit te zi gjate periudhes se Lidhjes se Prizrenit, te udhehequra nga Ali Pasha i Gucise.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #24
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Prej Prokuple e deri ne Nish

    Prej Propkuple e deri n’Nish,
    Asht mbush rruga me dervish.
    Dervishet po falen bajraqet s’po nalen.
    Dervishet po luten,
    Bajraqet s’po nguten.
    Maliq Pasha ne ate te zi,
    T’kofte pirolla moj Malesi.
    Shqipnia mori fushes,
    E mbloi timi i pushkes.
    Maliq Pasha ne ate te bardhe,
    ugurolla bajraktare .
    Bajraku i Zeqirit ,
    S’po doket prej timit.
    Kur i rane takamit t’pare,
    Me batilin balle per balle.
    Bini djem dushmanit,
    Per hater te vatanit.
    Kur i rane takamit te dyte ,
    me kaurrin fyt per fyte.
    bini djem dushmanit,
    Per hajret e imanit.
    Kur i rane takamit trete ,
    Me batilin heshte per heshte.
    Bini djem t’i bina ,
    Bajraqet t’ia perzina.
    Imer Hoxha prej Bellenice,
    fort po qitshin Kemenica.
    Kemenica t‘gurit,
    Bini djemlosha kaurrit.
    Kapakli Bajraku ,
    s‘po doket prej gjaku.
    Nami i Pashe Maliqit,
    Preu shpata e Dan Zatriqit.

    Kenduar nag Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenovci i Llapushes.

    Kjo kenge i kushtohet betejave te ashpra te cilat i zhvilluan bajraqet e Shqiperise gjate luftes Ruso-turke 1870 -1878. Ne anen Ruse ishin forcat serbe kurse ne perberje te forcave turke ishin shumica shqipare. Ne keto luftime u dallua Bajraku i Ostrozubit. Pjesa me e madhe e treves se Llapushes ishte pjese e ketij Bajraku . Ky Bajrak ne popull nihej si Kapakli Bajraku, pasi ne luftera luftetaret e ketij bajraku luftonin me pushke te tipit Kapakli.
    Bajraqet shqiptare luftuan per te mbrojtur trojet etnike te Shqiperise verilindore pra Sanxhakun e Nishit ( sot Serbia jugore).
    Kenga perfundon me nje refren kuptimplote qe edhe sot e kesaj dite perdoret per te aluduar ne dike qe fiton fame ne krahe te dikujt tjeter: ,,Nami i Pashe Maliqit, preu shpata e Dan Zatriqit”.
    Pra luften e bene shqiptaret por nami i mbeti pashait turk ose Turqise . Ka edhe isa variante te kesaj kenge.

    Shkoza nga Prizreni.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #25
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Edhe pse eshte pak e gjate , po u'a prezentoje variantin kryesore dhe te kompletuar te kenges se Selman Kadrisekenduar nga Ibish Broja nga Drenica.
    Kjo ngjarje e cila shtellohet ne kete kenge ka ndodhur rreth viteve 1930 -1943. Selman Kadria rreth viteve 1930-37 ne kohen e Mbreterise Jugosllave, vrau kryeqetnikun e urryer Vojvoden Miliq Kerstiqin, i cili kishte vrare dhe masakruar me qindra shqiptare dhe musliman ne Kosove dhe Sanxhak. Kurse vrasja e tradhtarit Rame Alia eshte bere rreth viteve 1939 1942. Ngjarjet te cilat shtjellohen ne kenge jane zhvilluar kryesishte ne Cerce dhe ne Muzhevine te Istogut ( Burimit).

    Kenga e Selman Kadrise
    I shkoj haberi kesaj Shqipnise,
    Mej knue hatmet Selman Kadrise,
    Pushke te madhe i dha Serbise.
    Pushke te madhe na ‘i ka dhane,
    Preu vojvoden qat kapetan.
    Se Semani nau qokja n’kam.
    Te Miliqi hi o kane ,
    Au qove zotni ja ban?
    A u qove more zotni?
    Po u qova o Selmani i ri.
    Po u qova or Selman,
    Kam qu gjinen me thirre mbrame,
    Ku je kane djalo qe s’je ardhe.
    Qe Selmani tha s’mujta me dale,
    Kur ti thirrjet m’I ke qu
    une ne ship s’jam qillu.
    Te treten thirrje e kam marre
    Dhe qe zotni tek jam ardhe.
    Q’ka po thote Miliqi i pite,
    Du me dale une me u shetite.
    Jo ma anej se tej n’Muzhevine.
    N’Muzhevine n’katundin Cerce,
    Du me dale me nxane naj peshk.
    E Selmani qka i ka thane ,
    A te vije me ty zotni ja bane.
    A te vije me ty more zotni ,
    O cka t’bane lazem ty.
    E Miliqi shka po bane
    N’tesha e ngrada ish kane veshe,
    E murr pushken me gjithe rreth.
    Edhe niskan me t’fillu,
    Dhe gurajat i kane trupu.
    Ne Muzhevin kur jane dale,
    Qe Miliqi po e flete ni fjale.
    Jam paqef tha o Selman.
    O paqef tha jam qillu.
    O s’po muj armet me’i qu.
    Thote Selmani ami mu.
    Mi jep mu more zotni,
    O se vije rroktare me ty.
    O qka te bane lazem ty.
    O ja dha armet me gjithe rreth ,
    Murre Selmani e po i vesh,
    Pergjithmone i bajte me shnet.
    Kane nise rrugen kane t’fillu.
    Thote Selmani lume per mu
    Shka Selmani ish tuj menu.
    Kurre m’a ne shtek s’me ka ardhe mu,
    Kete tradhtare une me hjeksu.
    Une me hjek kete tradhetare ,
    Se shume dam ka ba n’shqiptare,
    Ka lane nanat pa djem te ri,
    Nuset te reja ka kthy n’xhini,
    Ka vra gjin tuj shku n’mulli
    E qobane ka pre me dhi.
    Neper djepa ka pre sabije,
    Ah me singi ahi,
    Si ne Kosove edhe ne Boshjaki.
    O Selmani qka po bane ,
    Pese fysheke ne pushke po i leshon.
    Pese fyshek n’pushke o i ka leshu.
    Dhe perpjete niher ka gju.
    Forte shkau iu ka ngrmu.
    Pse me pushke Selman po lune,
    Kqyre djale se po me vret mu.
    E Selmani ma ka mashtru,
    Rruge e shtire ka qellu,
    Me dale kush me ba me na gju,
    Une per ty du me luftu ,
    Kogja mire m’a ka mashtru.
    Tridhjete hapa nuk jane shku,
    Dhe Selmani iu ka ngermu.
    ju ngermu dhe i paska thane,
    kthehu knejna or tradhtare.
    A e din ti sa ke vra shqiptare,
    Shume e nana ke lane pa djale,
    Shume e gra ke lane pa femije,
    Shume e nuse i ke kthy n’gjini,
    ke vra gjin tuj shku ne mulli,
    E qobane ke pre me dhi.
    Ke pre edhe shume sabije ,
    Ne singi ahi, si ne Kosove dhe ne Boshjaki ahi.
    Ai Selmani qka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
    O me te paren ne balle ia ngjiti, tru e floke te tana n’ zalle ia qiti.
    E ka prite deri i ka dale shpirti.
    Per dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
    Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kane i nxete.
    Ia murr pushken me gjithe rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
    Dil e vraje ti shqiptare apet.

    O Selmani c‘ka po bane n’katun te vete o hi o kane,
    Sadri plakut o za po’i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
    Te Sadri plaku koka hi;
    O kum ni do djem ne mal oi ki ,
    Me me ba me ta te shkojme per Shqipni.
    Sadri plaku qka ka thane , hala nana s’ka ba djale
    Miliq Kersten qi del e vran.
    Mos besofsh o mixhe i tha ti, kqyre vete pushken e tij
    Krejt ne serm t’a paqa fale ty.
    Sadri plaku qka i ka thane , hiqmu dere more ti djale .
    Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marre.
    Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
    Atehere Selmani qka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
    Ngat kufinit kur o shku , o atje i kane kallezu.
    Me pase krahe me fluturu, gjalle n’ate ane nuk mun me pshtu.
    O Selmani merzite o kane dhe menu djali koka kane.
    Nje daje ne Cerce une e kam, o nje daje tha m’ka qillu.
    Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
    Ne male te Cerces paska shku, do qobane asht taku.
    Ne do qobane zatet ish kane , a u kullosin o djem ua bane.
    Hane kapak more drumtare. T’kujna jeni u ka thane?
    Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kane!
    Lumi une bre te pasna daje. Daja jem koke qellu,
    Ti te shpia n’ven me shku, une dhente kam me ti ru.
    Te daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t’ka qu.
    Shume selam Selmani pot e bane, o do buke ka thane me ma dhane.
    E ai djali qka po bane , se te shpia fill po shkon,
    Baba Rame aty ish kane , ai ish kane tuje e mblue ji talle.
    Djalit te vete qka i ka thane, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
    Edhe djali qka i ka thane shume selam Selmani pot e bane,
    Shume selam ai ty tka qu, o do buke ka thane me ma pru,
    o ish lodhe kambet e kishin lshu.
    Atehere Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
    Ka tri dite qe n’Shqipni ka shku.
    Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
    Une e ngjohe more nipin tone.
    Atehere Rama qka po bane, ni boshqe ne dore me buke e ka marre,
    dhe do djathe dhe po t’fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
    Eh ne Selmanin zatete ashte kane edhe ngryke ata jane marre,
    Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thane ,
    Tej ne kufije une jam kane , ngate kufinit mue m’kane kallezu.
    Me i pase krahte me fluturu , gjalle n’ate ane nuk muje me pshtu.
    Atehere Rama qka i ka thane , mos ki gajle nipash ia bane.
    Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
    I kane lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne ate ane te shtine.
    Tej ne shpi daja do te shkon me marre kalin me samara,
    Nje temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
    Pa nji there n’kambe daja te qone, e Selmani qka i ka thane ,
    Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
    Me pa Rama qka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
    Ne Vode n’Istoge shkue tek a kane. Ranguliqit rajes n i ka thane.
    Sa don myzhde Rale me m’dhane, per Selmanin qi t’a kam nxane.
    Atehere Rala qka i ka thane , e vertete kjo mos me kane,
    Kryet e tane ne vend te tije te shkone.
    E vertete tha kjo ka me kane se n’male te Cerces e kam lane.
    Me pa Rala atehere qka po bane i’a dha myzhde njimidinare.
    Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku per mu.
    Nje xhanare ketu s’me ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
    Sherr qai Rala ish kane qillu, magazinat tha qelmi mu.
    Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
    Me pa Rama tash qka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
    E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
    Te Selmani fill po shkon.
    Dhe Selmani i paska thane , je vonu pak daja Rame.
    Mos n’Istoge tutna je kane, mos ne Istoge tutna je shku ?
    Dhe per mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thane ,
    jo atahen daja s’ta bane.
    E Selmani i paska thane pse sakicen daje e ke marre,
    Apo ngon or nipi ri , une kur te kthehna prej Tutini,
    du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani qka po bane
    Vesh temlikun dhe shamine e bardhe
    E shkurte havalja ish kane , i ra havalja deri ne kame.
    Daja pushken ia ka marre me nji lluge ia paska lane.
    Hype ne kali dhe po t’fillojen.
    Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m’ ardhe
    Me ba deka me m’ardhe mu, le qe vete une kam me shku.
    Po me deke i veshun si gru, tane Shqipnise marre kam mei leshu.
    Atehere Selmani qka ka thane, nalma kalin daja Rame,
    Du mu kthye pushken me marre, daja kalin s’ia ndalon.
    Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n’prraqe iu koqite,
    Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t’fikte per Miliqin nipin pe mbyte.
    Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
    Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet jane avite.
    Edhe shkijet qka kane thane, qyshe Selmanin ti keshtu me bame,
    Kem pas qef te gjalle me nxane, e me pa ata qka po bajne
    Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
    Me nji qebe po ma mblojne , gjithe njerezia po bane seri
    Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thane se zen asqeri.

    Naqallniku me pa qka po bane , te Selmani fill po shkon,
    Qizme n’krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kane ,
    Edhe buke Selman kush o t’ka dhane, rene me na kallezu,
    Ne spital na kemi me te qu, kane mjeket me te sheru.
    Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
    Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
    or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s’mun ma ndal
    S’mundesh me m’shti njerezit ne qafe me i marre,
    Se kam mendjen me t’kallzu, i ka thane ,une shpirtin du me dhane.
    Te mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
    Me u ba mire me hyqymet, ne kater anet e dhan radine.
    O e preu daja more o Selman Kadrine.

    Se ne ate kohe more a kane Serbia, s’vonoje shume more ka ardhe Shqiperia.
    Si Shqiperi e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
    Nana e Selmanit po kane o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
    Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
    Gjame po bajshin miqaia.
    Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djale,
    Qi del e vret qat vllaun Rame.
    A ka ba nana naj djale si zana, oh pajton zemra nana.
    Ia jap dhete o me gjithe dhi, ia jap hanin me mulli
    Edhe token me tapi.
    Keshtu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
    Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhane.
    As ni pare nuk t’a du , Liman Beka ne ship o shku.
    Te vllait Bajramit iu ka ngermu.
    Qou Bajra he tungjate jeta, mos t’a lame soten per nesra
    PerSelmanin mos t’na dhimbset jeta.
    Te dy djemte kokan que ne kambe, dite e ejte ish kane Pazar.
    Shume e hallku ne Pazar po shkojne, ne fund te Istogut prite paskan nxane.
    Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
    Shume do hallk jane kane mbas tij.
    Tane qasi po tane hafije , qi kane pre shqiptare per shkije.
    E aty te vojte jane kane, Liman Beka perpara i ka dale.
    Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
    Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
    O kane gjithe Shqipnia per veti.
    Liman Beka me pa q’po bane , nxuerr manxerren e n’krye po I mshon,
    Pa pike shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetren ane.
    Po e bajne per nishan.
    Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, keta ne dhe kushe mos me shti,
    Le ta shtine popi I zi, se popi I zi eshte oi tij.
    Oh ne vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.

    Shkoza ga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #26
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Salih Shabanit

    O a ka djale qe m'a le Bajramin?
    Me ma ndal Salih Shabanin,
    E ka vra Spirro Kaptanin!
    Ai Salihi ish kane shqiptare azgan,
    pushken ne dore , ma ka marre.
    E ka marre manxerren e mbretit,
    niqin fysheke i murr prej mymleqetit,
    O prite po zaka o ne Qafe t'Baqevcit.

    O ne Baqevc o ai priten e ka zane,
    Hej Spirro e Filja asajde po shkojne ,
    ai Salihi perpara u ka dale.
    Ku mje Spirre bre dushman po m'ja bane,
    ku m'je Spirre bire more kryqali.
    Rrafsh gjithe diten n'diell jam djeg per ty,
    buke pa ngrane bre dushman uje pa pije,
    ma pru zoti sot me u pjek ne ty,
    O ma pru zoti me u pa sy me sy.

    O ma pru zoti , o mu pa sy me sy,
    mi ke pre nentedhjete shqiptare vllazni
    Mi ke pre Spirre nentedhjete e nante.
    Ateher Spirra ne ate vend be po i bane,
    Pasha kryqin o ne viligdane,
    pasha kishat Salih ka i kam,
    se jam le o n'Kabash nuk jam kane.
    Mos rrej Spirre, Salihi po i thete,
    me sy te mij t'kam pa une e vete.
    N'tesha e n'gradada ishe kane veshe,
    ne kambe e n'dore ishe kane pervjele.
    Vrajshe vllazen sikur me kane skjepe.
    Si kasapi hajt more ne Shen Gjergje.
    O s'te vike shtiro ne gjak tyne me shkele.

    O s'te vike shtire ne gjake tyne me shkele,
    m'a dredhojke djali ate manxerre.
    E dredhojke more zjarr po i jepe.
    Spirren e Filen te dyte o i la te vdekte.
    E me pa mor Salihi q'po bane,
    thike perpjete mor bjeshkes po shkone,
    kange malsorqe shqiptari po kenone.
    Krejt Dellovcit habere po i qone.
    Njerez pa faje ne qafe mos me marre
    Spirren e Filen te dyte o i lash te vrane.
    Se ne Shqipni Salihi o dale ;
    O lumi ai babe per djale qe ka lane.

    Ne vitin 1913, ushtria dhe qetniket serbe ne krye me vojvoden Spirro Dellovcin dhe te perkrahur edhe nga murgjit e kishes ne fshatin Kabashe te Prizrenit, bene nje ploje te madhe.
    Mbrenda nates ne kishen e Kabashit, cetniket serbe iu prene kokat mbi njeqinde burrave te Kabashit. Mirepo ne Luften e Pare boterore, gjate vitit 1915 kur u be terheqja e ushtrise serbe, permese Kosoves dhe Shqiperise per ne detin Adriatik, burrat e Kabashit u hakmorren dhe vrane qindra ushtare serbe dhe qetnik.
    Pas rikthimit te ushtrise serbe ne Kosove dhe ripushtimit te Kosoves , pas perfundimit te Luftes se Pare boterore ne vitin 1919, ushtria serbe u hakmorre ne Kabash dhe i denoje me burgje te perjetshem 19 burra te Kabashit. Shume familje te Kabashit u strehuan ne Shqiperi dhe u kthyen vetem gjate kohes, siq e quajne te Shqiperise se madhe.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  7. #27
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Shigjeta, kam kenaqesine te kerkoj te postosh fjalet e nje kenge nese ke mundesi. E di qe nuk eshte historike tani per tani, por me vone do te mbetet ne histori. Desha pak fjalet e asaj kenges qe ka ne refren "Po ku je Adem Jashari" qe e ka kenduar Leonora Jakupi.

    Me emoiconon ajo kenge!

    Ja ta perseris edhe njeher se me mbushet goja kur e them edhe me fryhet zemra me ndjenje. ..........Po ku je Adem Jashariiii
    HOLLAND...

  8. #28
    Adem Jashari eshte vertet nje figure legjendare. Edhe kenga ka tekst shume te bukur, por duke qene qe nuk futet tek muzika folklorike (te pakten tani per tani ), tekstin e kenges mund ta gjesh tek Leonora Jakupi
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #29
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Per Del Monakon

    A VRITET PAFAJSIA

    A vritet pafajesia ,
    qfare faji ka Drenica,
    qe i vriten femija ,
    duke thirre Azem Galica.
    Drenica lind veq trima,
    po ju i leni femijet jetima,
    eshte nje kombe qe don liri
    dhe Kosova eshte Shqiperi.

    Po ku je Adem Jashari
    na vran nene edhe motren,
    na rrenuan na dogjen votren,
    Hej mos ma prek ti shka Drenicen ,
    se kam gjalle Azem Galicen,
    eshte nje kombe qe don liri
    dhe Kosova eshte Shqiperi.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #30
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Kamer Loshit

    Nam i madhe eshte ba ne Drenice,
    na jane ra o nje rrem komite,
    Kamer Loshi me dy vllaznite.
    vllaznit e ri i kishin qellue ,
    s'ishin msue pushken ne thum me vnue.
    Ne shpi prej kashte jane ngujue.
    Krejt Serezi ne kam jane que,
    shkojne Kamerin me rrethue.
    C'ka ka thane Kamer Sejdia,
    boll e keqe kjo Serbia,
    boll e keqe kjo Serbi.
    Po ma te kqije do shqiptare te zi.
    Po ma te kqij do shqiptare te zije,
    per nje pushke bajshin hafije.
    Vllazneve te vet Kameri u ka thane,
    ju mu vete ketu due mem m'lane.
    ju me pshtue me qa rrethimin,
    se une per te gjalle se jap dorezimin,
    se jap dorezimin kurre per te gjalle,
    per pa u kall baraka flake,
    e me me ra zharava ne qafe.

    Thrret Kameri o Murat,
    merre vlla kete sahat,
    merr sahatin me gjithe qystek,
    Kamer Loshi t'a ka lane shkrete
    Be po te baje m'a ne qyrke se qet.
    Thrret Kameri o Sejdi,
    merre vlla ti ate kuti.
    Cingarllykin me gjithe kuti,
    mos t'ma marrin ata faqezi,
    ne kutin teme duhan me pi.
    Prej barake vllaznit e ri jane dale
    e Kameri aty ashte ndal.
    Tej ne sabah Kameri po lufton;
    naqallniku aty po shkon.
    Naqallniku c'ka ka thane,hajt dorezimin Kamer me na dhane,
    tash qi topat, mu jane tuj me ardhe
    krejt baraken ta djegi flake.

    C'ka ka thane Kamer Sejdia,
    C’ka po thue or faqezi.
    Qitja flaken edhe timin,
    jam shqiptare s'ta jap dorezimin.
    Nuk dorzohna kurre per te gjalle.
    per pa u kall baraka flake,
    per pa me ra zharava n'e qafe.
    Kur me topa i kane ra,
    Krejt baraka flake ka marre,
    Ka marre flake e u que timi,
    Por Kameri se dha dorezimin.
    Se dha dorezimin dhe shkoj vete,
    O i paste shpirti rahmet.
    Ka liftu per vatan te vet
    Ishalla zoti i ka que ne xhenet.

    Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1927-29. Kamer Loshi ishte nje prijes i spikatur i qetave kaqake te Drenices.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •