Dite e shtunen mbas iqinise
Dite e shtune mbas iqinise,
Ne Misir na u nis nizaja.
O le ta din o Mehmet Alia,
Qe u rrethu more Rexhep Aga.
O Rexhep Aga qojka fjale,
o qesaj pune qysh t'ia bajme.
O ruhi djem o mos te hime ner gjaqe,
Misirlite sun na pajtojne.
O trim i mir Halit Bajrami,
nget ai vrap e hin ne xhami - e.
O pe rreh topin e rreh o havanin,
ispat e bani trimerine.
o ai i dyti Ali Qirezi,
e ra ne medjtep po kan si grue.
Ah mos qellofsha ku derdhet gjaku,
dyfeku s'ishte kane per mue.
Eh disa tosk, disa ishin kane gege,
shkojne ne pyll, nat pullaiake.
O kush te don me iman o me dek e,
te luftojme o me turkishak-e.
O turkishka more, o kopilhane,
E hajde dalim ne fushe o te mejdanit.
e na te rrokemi jak o per jake,
ta shikojme more shoqi - shoin -e.
E o Hasan Pasha, qojka fjale,
e qojka fjale te veziri.
Ah pa i nxjerre haqet tona,
se lujna kamben prej Misiri.
E Rrustem Dibra, ai dibran,
E ish i pari i Shqiperise.
Qysh e foli qashtu e bani,
Ia murr haqet e Gegerise.
- Misir - Egjipt.
- Mehmet Ali Pasha -Veziri ( Guvernatori) i Egjiptit me origjine shqiptare.
Kenduan: Raposdet e medhenje Salih dhe Feriz Krasniqi
https://www.youtube.com/watch?v=_TupVdHd51U
SHKOZA
Krijoni Kontakt