Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Qjane keto gjame qe po i bjen era

    Qjane keto gjame qe po i bjen era
    po lufton Rugova e Peja,
    na u ka rrase shkau te dera.
    Deme Isufi pika e djalit,
    Rexhe Alia si zane prej malit,
    fort po prejne asqer te krajlit.
    Mark Milani po keqyre ne dyrbi,
    qma farun krejt ushtrine.
    Qma farun ma mbyten krejt,
    ne Vishegrad Limi po i qete.
    Vishegradi po bane seri,
    ka po e bjen Limi gjithe kete njeri,
    gjithe kete njeri ka eshte tuj e pru
    Pipin e Kuqin ma farun.
    Mark Milani Mark Milica ,
    sjem Shpuza e Podgorica,
    jem shqiptare te bardhe me plisa.
    Pipin e Kuqin ta perzhita.
    Pipin , Kuqin e Malin e Zi
    Ia leshoj gjamen shpi per shpi.


    Shkoza e Prizrenit
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #52
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Mehmet Shpendit

    Ne bjeshke te Shales mblidhet jezeri,
    Mehmet Shpendi e rrok manxerrin.
    Mehmet Shpendi e rrok manxerrin,
    eni trima per vatan te desim.
    Hyp mbi shkrep e pisket si zana,
    mbushet bjeshka me djem azgana ,
    veq per lufte i ka ba nana.
    Mehmet Shpendi more me Malesi
    i ka za pritat varg e vije.
    Mbi taborre te Tergut Pashes,
    trimi shqipes fort vikate,
    mbushni hutat me barot taze.
    Malet tona more shkemb e gure,
    lufton shqipja per flamur,
    trojet tona si leshojme kurre.

    Fadil Hoxha
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #53
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Gjeto Basho Muji

    OOOO forte po shendrite ai diellooo
    edhe pak po nxehe more.

    Te tane kreshniket mana te Jutbines,
    ne oborr te Mujes more vend kane zane,
    Ej qka qite Muja mana e u ka thane,
    O ne hall me krajla mana kena ra.

    Hej qysh se erdhen more shkijet nder ne,
    jena vra more me ta e jena pre,
    dhambe per dhambe po jem kacafyte,
    pashe nga ni pashe po na i shtyne kufijte.

    Po na marrin po ma te mirat toka,
    po na i marrin te mirat kullosa,
    kush eshte burre more e kush eshte djal,
    Ne lugje te verdha duem me dale,
    ooooooooo po dojme turrin
    more me ja ndale.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #54
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Hysen Bajrit

    Hysen Bajri po bane me dore,
    nuk po muj bacelok me fol
    nuk po muj bacelok me fol,
    se me ka ra gjaku ne goje.
    Se me ka ra gjaku ne goje,
    me kane pre shkijet me jatagan.
    Me kane pre mue e kane pre Zeken,
    Smajl Mehmetin djale te vetem.
    A ka i djal qe ne Rugove te shkon
    nanes plake te mi kallzon.
    Nanes tem te mi kallzon
    ajo mu mos te me vajton.
    Ta kane Smajlin edhe Zeken ,
    qe nuk iken e me me lane vetem,
    bashke me mu e bane deken.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    A kane video keto kenget, nqs po u lutemi na i sillni ti degjojme.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #56
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Po Aulona keto kenge mund ti kerkoni dhe ti gjeni ne YT . Gjeto Basho Mujin e kendon lahutari dhe kengetari i shquar i Kelmendit Jonuz Delaj , besoj se kjo kenge eshte margaritar i muzikes epike , te preferoj ta kerkosh ne google Jonuz Delaj dhe pastaj Gjeto Basho Muji.
    Kenga tjeter e Hysen Bajrit kendohet shume forte nga kengetaret Vellezerit Gashi, poashtu e ke ne YT. Shumica e ketyre kengeve jane ketu ne YT, mud ti kerkoni tek rapsodet si Sefe Mleqani, Salih e Feriz Krasniqi,te Bijte e Sefes e te tjere.

    Ju pershendes
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  7. #57
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Hysen Keqa
    Hysen Keqa i Keq Hysenit,
    Te njev Gjakova djale Prizereni.
    Te njev Gjakova djal Prizereni,
    qysh i njek nizet vete nji njeri.
    Ore Keq o more budall,
    kush te ka thane ne Gjakove me ardhe?
    Kush te ka thane o ne Gjakove me ardhe,
    hej m' ka qu nana do kryp me marre.
    Me marr kryp more do opanga ,
    hej pak barot neper dugaja.
    Pak barot mor neper dugaja,
    hej bylykbash mor ty te hupi rraja.
    Te hupi rraja e te hupi fara,
    tuk se i dole Keqes perpara.
    Kris martina u ba beteri.
    hej u vra qaushi iken asqeri.
    Krejt Gjakova mor po bajne seri,
    ej se jem le nuk kempaq kesi njeri.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #58
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Gani Butka

    lindi në Butkë të Kolonjës me 1891 dhe vdiq ne vitin 1914


    [
    CENTER]Ke tre vjet në komitet

    medet, o Gani, medet!

    Lufton si luan

    me një palo mbret

    të qëllon me top

    e ti me dyfek!


    Kudo që kriste dyfeku

    Ganiut bo s’i vi fisheku

    Armiqët gjithë i trëmbi

    i shkuli grekët nga vendi

    Shok s’të del në të guxuar

    xheneralit ja ke shkruar


    Gani o lule të vranë

    ato duar pse s'u thanë?!

    Starovë u nxifsh me bojë

    që s’na le trimin të rrojë



    Malet e Gramozit qajnë



    një zi të madh po mbajnë

    për Gani Butkë luan
    [/CENTER]

    Emri:  gani-butka.jpg

Shikime: 4337

Madhësia:  62.0 KB
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #59
    Lord Baroni ill i rrallë

    Lord Baroni* ill** i rrallë,
    që kish mik Ali Pashanë,
    shkoi e luftoi për Elladhë,
    po trimat i kish shqiptarë,
    si besnikë e kordhëtarë.

    Dhërmi - Vlorë, 1949

    *Ne kohen kur Bajroni vizitoi Ali Pashen ne Tepelene, ky i fundit i dha me vete trimin shqiptar, Vasilin. Aliu e pati porositur Vasilin qe ta mbronte Bajronin me çdo kusht. Edhe gjate jetes se tij ne Greqi, si pjesmarres ne revolucionin grek, Bajroni mbrohej nga nje grup luftetaresh shqiptare. Me vone Bajroni i liroi keta per te shkuar ne shtepite e tyre, ndersa njerin prej tyre, Dervishin, e mbajti deri ne fund te jetes.
    **yll

    Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj - "Kenge popullore te Laberise"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #60
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763

    Për: Këngët historike

    Rapsodi për trevën e Llapushës (Dialektore)

    Rreth e rreth me i ra Llapushës,
    Anës malit e anës fushës,
    N’Luginë të Mirushës e t’Pagarushës,
    N’grykë të Pograxhës, tej n’ Jashanicë,
    Në Siqevë, n’Gullbovc e Ceravik.
    Në qaf t’Duhlës tej Gjurgjevik.
    N’ bjeshkë të Berishës e të Kosmaqit,
    N’ bjeshkë të Zatriqit e të Gremnikut,
    Në bjeshkë të Shkozës e t’Llapushnikut.
    N’ Sllapuzhan e Dobërdelan,
    Gjithë Llapushë kah i kanë thanë.

    Xhemajl Abria kish pas thanë,
    Me Drenicë gjithë kush janë kan?
    Kush do shokë e miqë më nxan,
    Me gjuhë, adete, veshje të tanë,
    Me Drenicë ma ngat me kanë.
    Carralevë tej n’Radishevë,
    Prej Zatriqi tej n’Mihaliq.
    Krejt Llapusha bitevij,
    Me Drenicë ata janë nji.

    Gjithë kjo trevë me mal e vrri
    Ka pas nder e bujari,
    Ka pas trima e burrni,
    Ka pas prijësa e bajraktar,
    Ka pas të dijshëm e pleqnar,
    Trima të fort e atdhetar,
    Të njohur larg për kah fisnikëria.
    Që zanat e ka Shqipnia.

    Në lufta të rrepta kur kanë luftue,
    Gjithë Llapusha janë dallue.
    Mbahen mend do luftra të shtira,
    Në kohë të moçme e në kohë ma të mira.
    Kur bajraqet e Llapushës,
    I bijnin malit e i binin fushës,
    Bashkë me bajraqet e treva të tjera,
    Banin luftë në do vise të tjera.
    Tuj luftu me rus e shkije,
    Me bajloza Hungarie,
    Rreth Danubit e prej Serbije.
    E prej Bosnje e Rumelie,
    Si me Grek në More,
    Në Gji të Artës e te Preveza,
    Kanë ba luftë breza e breza.

    Masanej në Lidhje të Prizrenit,
    Me Ali Pashën në krye të vendit,
    Me mbrojt Plavë e me mbrojt Guci,
    Hot e Grudë, Ulqin, Malësi.
    Krah për krah me trevat tjera,
    Mos me lan shkaun te dera.
    Dukagjin, Rugovë, Malsi,
    Drenicë, Llap, Anadrini.
    Me Gollak e Karadak,
    Shal Bajgore, Podgur, Sanxhak.

    Ka pas thanë Ali Pasha i venit,
    Tuj njeh takamet në Kuvend të Prizrenit,
    Një takam që e kam në Llapushë,
    Prej armikut ata kurr s’janë tut,
    Ata hajn barut me grusht.

    Edhe në luftë me Dervish Pashën,
    Llapusha trime ishte e gatshëm,
    Krah për krah me Drenicë e Malësi,
    Me Dukagjin e Anadrini,
    në fushë të Shtimes kan lan trimni.

    Në fushë të Shtimes e në Qafë të Duhlës.
    Ban luftë të rrept e kurr su ulën.
    Edhe në kohën e Lidhjes Pejës,
    Në krah të djathtë të Haxhi Zekës,
    Aty ish prijësi Llapushës,
    Sadik Rama qarku i pushkës.

    Masandej në do kohë ma të vona,
    Dërgut Pasha mësyn viset tona.
    Aty me Isën e Idriz Seferin,
    Zeqir Halilin e Hasan Hysenin,
    Prapë Llapusha iu dul krah,
    Në Carralevë në fushë e në rrah.
    Aty ish Lush Bajraktari,
    Sadik Rama e Sefer Kleçka,
    Se nuk shkelen vrrini e bjeshka,
    Për pa e kall njëherë Llapusha,
    Krah i Drenicës në ato fusha.
    Po atë vjet që iku Turqia,
    Na u ka dredh e na ra Serbia.
    Prapë Kosova, Kosova shkret,
    E nis luftën për vend vet.
    Kjo Llapusha s’po dorzohet,
    N’kryengritje në kambë po qohet.
    Nja në vitin katërmbdhet,
    E dyta në vitin nantëmdhetë,
    U kall Llapusha haj medet,
    Por me u dorëzu se ka adet,
    Në krah të Drenicës rrinë përjetë.

    Kur Italia na pushtoj,
    Prapë Serbia na e dredhoj,
    me Bullgari e Mal të Zi,
    po sulmojnë nëpër kufi,
    në Kollashin e Sanxhak,
    në Preshevë e në Karadak.
    Në Llapushë prap u dha kushtrimi,
    Ukë Sadiku kryetrimi,
    E me ta Qazim Bajraktari,
    Me brigada dolën ma s’pari.
    Në Kollashin shumë luftë kanë kall,
    Si lan shkijet kënej me dal.
    Në ato male në ato fusha,
    me komandantin Shaban Polluzha.

    Kur Gjermania knej ka hi,
    N’ fund të Luftës shkijet kanë mësy.
    Në Kollashin me i mbrojtë kufijt.
    Në Kollashin trimat e Llapushës,
    Lufto malit, lufto fushës,
    Në krye të luftës, prijës të parë,
    Në mbrojtje të kufijve kah ka shqiptar.

    Edhe n’Vlorë dhe n’Himar,
    Kjo brigadë kish pas ushtar,
    Me ndal grekun knej mos me dal,
    Xhafer Devën tuj e pas të parë.
    Kur Kosova prap u pushtua,
    Lufta në Llapushë nuk u ndalua,
    N’krah të Drenicës si gjithë se herë,
    Luftoj Llapusha e u nda me nder.

    Po në fund luftës shkijet janë hi,
    I ranë Kosovës bitevij,
    Flakë Drenica shpi për shpi,
    Dukagjini me Karadak,
    Prapë Kosova u dogj flakë.
    Edhe prapë Llapusha e shkret,
    Nuk po dojnë me u dorëzu lehtë.
    Ymer Berisha Profesori,
    Ukë Sadiku e Alush Smajli,
    e në krye Qazim Bajraktari,
    Luftë kaqake organizun malit,
    tej sa ranë në fushë të mejdanit.

    Pesdhjetë vjet nën okupim,
    Por Llapusha nuk njeh dorëzim.
    Prap se pra në kohët tona,
    U dha kushtrimi, u ni jehona,
    Në Prekaz kur krisi s’pari
    Luftoj komandati Adem Jashari,
    Në ball Llapusha menjëher dhezi,
    Si ti ish kanë kobure brezi.
    Zonë e lirë u shpall trimnia,
    Aty ndjehej vetë liria.
    Për dy vjet në luftë me shka,
    U kall kjo anë me çka ka,
    Por luftën kurr nuk e ndali,
    U dogj fusha e u dogj mali,
    Në beteja ranë shumë trima,
    Por nuk ndalet kurr vetima,
    S’ka mujt kush me e ndal rrufenë,
    Sakrificën për atdhenë.

    Tash në liri populli shqiptar,
    bijtë e Llapushës janë krenar,
    Të kaluemën do ta kujtojnë
    Brez pas brezi sa të jetojnë.

    Në Llapush kush don me dal,
    Gjenë burra e gjenë fjalë,
    Gjen bujari e fisnikëri,
    Që gjithëkush iu ka lakmi,
    Fshat për fshat e shpi për shpi.
    Fshat për fshat do ti përmendi,
    Për respekt tuj lujt prej vendi,
    Për këto fshatra me histori,
    Si më të mirat në Shqipni.
    Në krye të vendit ma fisniku,
    Na vijnë burrat prerj Gjurgjeviku,
    Berishë e kuqe janë lum miku.
    Sadik Rama prijësi i Llapushës
    Gjithë i pari në ball të luftës.
    N’Lidhje të Pejës e te Verrat e Llukës.
    Dy herë Llapusha kur u qu në kambë
    Me hjek shkaun nga këto anë.
    Prijës i parë ish Sadik Rama,
    Burrë ma të fortë nuk ban ma nana.
    Ka pas thanë Hasan Prishtina,
    Sadik Ramën ku e kam me trima?
    N’Gjurgjevik ka mbet rethu,
    Si drangoj janë tuj luftue.
    Krah i djathtë i Azem Bejtës,
    Atdhetar deri në fund të jetës.
    Po kish trima gjithë me veti,
    Me ja pas frikën krali e mbreti,
    Met Imeri e Bali Fazlia,
    kudo ishin iu pa trimënia.
    Ymer Berisha e Ukë Sadiku,
    Kur shqiptarëve ju erdh rreziku,
    Nga komunizmi e armiku,
    Për me mbrojt këtë vend me vlerë,
    N’fushë t’mejdanit ranë me nder.

    Ngjitë me ta vijnë në ballë të odës,
    Ramadan Shabani pleqnari i Kosovës.
    Ish pleqnar por edhe luftëtar,
    Ka lan nam n’Kosovën mbarë.
    Për Kanun e për trimi,
    Zani i shkoj deri n’Malësi.
    Bashkë me ta vijnë burrat nga Kijeva,
    Vijnë Gllareva e Rigjeva,
    Stapanica e Përqeva.
    Dobërdoli, Dushi e Shtarica,
    Ujmiri, Gollubovci e Pllaqica.
    Shumë Berishë, Krasniqe e Gash,
    shumë Morinë dhe Thaq janë,
    fise të forta që për vatan,
    nam Llapushës i kanë lanë.
    Bash n’luftë fundit kanë kallzue,
    Se s’jet luftë pa u fitue,
    Kur kapin armët këta djem të kësaj ane,
    S’do të mun gjendet ndonj djal nane,
    Që mundet para atyre me ju dal,
    Se trimnin e kan në rend të parë.

    Lum Ceraviku e lum Qabiqi,
    I pari luftës Mujë Krasniqi,
    Komandat gjithëmon ma i pari,
    Krah i djathtë i Adem Jasharit.
    Fill mbas tij vjen Abedin Rexha,
    Që se ban men si bahet deka.

    E në Mleqan nuk ban pa u ndal,
    Gjen rapsod e këngëtar,
    Do janë Gash e Kryezi,
    Sefë Mleqani me t’bijt e tij.
    Pushka e kanga aty flake janë,
    lidh si brezi me jatagan,
    Për liri gjithmonë të parë,
    Beqir Gashi hero këngëtar.

    Ngjitë me ta vjen Llazica,
    vjen Vërmica vjen Balinca,
    lugje kodra kah Gjurgjica,
    Trima në za me nxanun prita.
    Në atë Llazicë qysh në kohë të kralit,
    Kish kaqak që rrishin malit.
    Alush Smajli e Sefer Smajli.
    Ka Zogijan e ka Kelmend,
    E tjera fise me i përmend,
    Edhe në luftë të fundit zunë vend.
    Në atë Vermicë janë Gashi i gurit,
    Që gjithmon gati i rrijnë flamurit.

    E Morinë janë Balinca,
    Që lakmi ju ka Drenica.
    N’luftë të fundit ban gajret,
    Kan qëndru për vend të vet.

    Kodrës lëshohesh kah Gjurgjica,
    Aty ku kufinin e ka Drenica.
    Si bajraku pala pala,
    aty rrijnë Morina, Bytyçi, Shala,
    Aty lindi Bedri Shala,
    që n’Junik ju ni pushka e fjala.

    Ngjitu grykës tej në Kosmaq,
    Me Negrovc e Vuqak,
    Fis Krasniqe edhe Shalë,
    Në ballë të luftës gjithë janë dal.

    N’Llapushnik qysh kanë thanë,
    Gash e Thaq të parët janë kanë.
    Kalo rrugën e dil n’Arllat
    Aty janë Bytyç e Kastrat,
    që gjithë pushkës ia kan pas zanat.
    Llapushniku me grykë të vetë,
    tmerr i shkijve gjithë ka me mbet.
    Aty në grykë luftoj luani,
    Trimi madh Ymer Alushani,
    Në Arllat Vesel Bytyçi,
    i la nder vetit e fisit.

    Të lutna mik ti mos me u ndal,
    E lam Drenicën për tjetër radhë.
    Kalo brigje kalo mal,
    Edhe dilëm prej Llapushnikut,
    Kalo kodrat e Shkarashnikut,
    Aty Thaqi vend ku ka zan
    Muharrem Thaqi nam ka lanë,
    E vrau shkaun me pushkë të vet,
    Ia mor gjakun babës vetë.
    N’kohë t’Rankoviqit që ia kish pas vra,
    E menojke ai pis shka,
    Se gjakhupës mbet shqiptari,
    Po si shkoj puna për s’mbari.
    Por Muharremi ja dha hakun,
    Babës vet ia murr gjakun.

    Kalo kodrat e nisu në kambë,
    N’ Carrallukë aty në atë anë,
    Hot, Krasniqe e Thaq të parë janë.
    Në luftë të fundit shumë kanë dhanë,
    Imer Krasniqi heroi parë,
    Për jetë jetëve i bani krenar.

    Trupo lugjet e shkurt me i ra,
    Në atë Drenovc me dal me pa.
    Athu ndalet aty rapsodia?
    Që zanat e ka Shqipnia?
    Aty kanga kurr s’ u ndal,
    Se i ka rrajtë raposdia e gjallë.
    Qysh në kohë të moqme kish pas këngëtar,
    Ali Paci e Bajram Sadiki,
    Vijnë Salihi e Feriz Krasniqi.
    Vjen Alia e vjen Naimi.
    Kudo në botë ku ka shqiptar,
    në raposdi janë kanë të parë.
    Fis Krasniqe e Bytyç shkep fushës,
    Fshati ma madh i krejt Llapushës,
    Që bajrak janë kanë gjatë luftës.

    Pasi kënaq je me kangë e fjalë,
    Bjeri shkurt në Bubavec me dal,
    Ku ka xhami e bujari,
    Janë Kryezi shpi për shpi,
    Trima të qartën për liri.
    Në luftë me ra kalatë me i thy.

    Kaloje n’ kambë Malin e madh,
    Trup Përqevës në bjeshkë me dal.
    E Dresnikun tuj e kalue,
    E për skaj Drinit tuj u lëshue,
    Gremnikun e Qypevat me i trupue,
    Tanë trima janë qëllue,
    Kurdo puna e ka kërkue.

    N’ Volljak, Mrasor, n ‘Llapqevë me u kthy,
    Ka Berishë, Thaq e Kryezi,
    E Grykës Mirushës përpjet më hi.
    Ke me pa gjithë atë bukuri,
    Që krejt Kosova ia ka lakmi.
    E nëpër grykë kur të kesh kalue,
    Nëpër ujvara të jësh freskue,
    Aty zanat kah kanë pushue,
    Thonë që natën edhe në ditë të sotit,
    Mundesh me tesh në drangojt e motit.

    Kur të jesh ngi me atë bukuri,
    Dil prej grykës në kodra me hi
    Ke boll vende kah me shkue,
    Që vet shpirti me të pushue.
    Në dash n’ Sferk të Gashit ti me dal,
    Ka pas burra për pushkë e fjalë,
    Brez pas brezi bajraktar,
    dhe n’luft fundit e kan kall.

    E kur qefin ta kesh ba,
    Mos e le në Panorc pa ra,
    Trima në za e katund fisnik,
    Fis Bytyç e shumë sojnik,
    Që një djal qysh në kohë të kralit,
    Ja pat vra oficirat e kralit,
    I kënohet kanga djal mbas djalit.

    Prej Panorcit në lug me u lëshu,
    Në Bubël urën me kalu,
    Përbri bjeshkës kah Turjaka,
    Ku i ka pas kullat vet Cufë Aga,
    Kastrat e Zogaj shpi për shpi,
    Në za për trima e pasuni.

    Me u ngjit rrafshit deri në breg,
    Për me dal në Damanek,
    Ku Krasniqtë janë të parët e tij,
    Gjithë në za për bujari,
    Afër Dushin aty e ki.
    Shumë kanë ba për këtë liri.

    Mësyja lugut kah Lumnishta,
    Kah Mirusha e Lubizhda,
    Njana Thaq tjetra Morinë
    Zot në dorë të tyne kend mos e shtin.
    Se n’luftë të fundit veten e kallzun,
    Me sulme e prita, shkaun e dërmun.

    Kaloje rrugën e kodrës me u ngjitë,
    Ke Gurbardhin aty tuj të pritë,
    Berishë e kuqe shpi për shpi,
    Trima të njohun në këtë nahi.
    Mësues Hamdiu e Habib Berisha,
    Që krenar rrijnë në bronz këta lisa.

    Përpjetë bjeshkës mos mu ndal,
    Në Akavan e n’ Zatriq me dal,
    Janë Kastrat e pak Berishë,
    Katun n’za për luftë e pritë.
    Aty ka pas kreshnik prej motit,
    Qysh prej kohës së Katriotit.
    Bali Aga ish kanë drangue,
    tej n’Hungari kish pas luftue.
    Në Prokuple e në luftë të Nishit
    Thonë i mbet nami Pashë Maliqit
    A kish pre shpata e Dan Zatriqit.
    S’ja lan mangut as n’luftë të fundit,
    Ja zbardhën fytyrën krejt katunit.

    Përbri bjeshkës në krah të Llapushës
    Janë do fshatra të sofrës e pushkës,
    Është Drenovci, është Senovci,
    Pastaseli e Potoku,
    Guri i kuq me gjithë Kaznik,
    jem Llapushë thonë more mik,
    Me Podrimen jemi ngjit.

    N’ rrasë t’ Rahavecit më u ngjit përpjetë,
    N’Astratzub ke me zatet,
    Janë Morinë, Helshan, Krasniqe,
    Fshat i parë në këto treqin vite,
    Ata rrijnë në ball të oxhakut,
    Kanë qenë qendra e Bajrakut.
    Kaplakli Bajrakut, bajrak i parë,
    Si më i madhi ndër shqiptar.
    Salih Aga e Lush Bajraktari
    Qazimi e Murat Bajraktari,
    Në çdo ngjarje që ishte ma i pari.
    Treqind vjetë shpi e parë,
    Brez mbas brezi bajraktar,
    N’rras të Rahavecit e n’Golesh me dal.

    Në krah të majtë është Burimi,
    Janë Pallanka e Dragobili.
    Janë Morinë fis me za.
    Të parët në luftra gjithë kanë ra.
    Nuk janë djem më ba hajgare,
    Janë trima që të qesin fare.
    Janë të parët për atdhe e fe,
    E bajnë dekën si me le.
    Populli ju thotë Paqarriz,
    Se s’lan punë pa e bitis,
    Edhe n’luftë fundit banë kërdi,
    Me këta djem nuk është mahi.

    Ngjitë me ta është Maralia,
    Të fort ka dija, feja e trimnia.
    Të dijshëm e pritësa, por të rrept kur e lyp puna,
    Janë fis Thaq nuk dijnë çka është tuta.
    Thonë se janë kanë shum telbiz,
    E ndajnë qimen për midis.
    Dhe n’luftë të fundit boll kanë dha,
    Lum Llapusha që i ka.

    Përtej Belakut duhet me dal,
    është Maxharra fshat i parë,
    janë Kastrat të njohur mbarë,
    me Zatriq kushëri të parë,
    s’ja lanë lehtë as këta shkaut,
    tuj mbajt pushkën gjithmon krahut.

    Përpjet kodrave për me u ngjit
    Është Janqisiti fshat i dytë,
    Gjysa Sop e gjysa Kransiq,
    Sofrën kthyet e kanë për miq,
    Pushkën gati për armiq.
    N’luftë të funit hiq s’pritun,
    Me nder veten e kallzun.

    E po u ngjite në Shkozë me dal,
    Janë do burra që të lanë pa fjalë.
    Janë Bytyç e kanë sojni,
    Janë punëtor, e kanë trimni.
    Renin e punës, fesë e bujarisë,
    Thonë e kan prej Mehmet Alisë.
    Qysh në luftë në Kollashin,
    Mulla Ademi ish kan hoxhë trim.
    Në luftë të fundit edhe këtë herë,
    Ky katund janë nda me nder.
    Me trupu Cerin e poshtë me u lëshue,
    Në Pagarushë ke me u takue,
    Fshat i madh e fshat me za,
    Kahdo qoftë ku shqiptar ka.
    Janë Kryezi e do Krasniq,
    Të fort për luftë e sojnik për miq.
    kaqak në male thonë janë kanë,
    Kurr rahat kralin se kanë lanë.
    Në ato male e në ato fusha,
    Është rritë këngëtarja Pagarusha.
    Ven kund shkaut si kan lan,
    Pagarushë pse i kan thanë?

    Përtej lumit kur ke për të dal,
    E ke Gariqin që të rrin përballë,
    Sikur shqipe në fluturim,
    Jan Mazdrek, jan fis trim.
    Këta ia u la Hazir Gariqi,
    sejment e pashës fare i qiti.
    I kënohet kanga e këtij burri,
    Ku qëlloj thojke kambët i nguli,
    iu la plumbat rreth ushkuri.
    Bajraktari vetë e përmeni,
    se këtu i thonë Bajrak i jemi,
    Ku të qëllojnë nuk lujn prej vendi.
    Dhe n’kohë të vona Nuhi Mazdreku,
    Shumë armiq n’Luzhnicë na i meku,
    Qysh ka thane plaku ka gjasë,
    Ku ka pas, gjithë ka me pas.

    Pak ma nelt në boka të thata,
    Kërvaseria të dalin para,
    Fis Bytyç janë shpi për shpi,
    Kanë sojni e kanë trimni.
    Thonë dallohen për menquri,
    Kanë kish e kanë xhami.
    Kanë luftu gjithë me Serbi,
    Sadri Abazi me shokët e tij,
    N’luftë të Banjës kish ba kërdi,
    Dhe n’luftë t’fundit skan mbet pa hi.

    Ngjitë me ta deri në Gallushë,
    Janë Bytyçët në Llapushë.
    Me Nishor, Kasterc e Breshanc,
    Semetisht deri në Peçan.
    Janë këto fshatra plotë krenari,
    Kanë sojni e kanë trimëri,
    Kanë pas burra e djem të ri,
    Në shumë luftëra shpeshë kan pri.
    Krejt Llapusha ju ka lakmi.
    Gjithë aty ku i dilke timi,
    Kish pas qenë Mulla Brahimi.
    Në luftë të fundit shumë kanë dhanë,
    Shtabi Zonës aty a kanë.

    Përmbi Grab në bafsh me dal,
    Është një fshat me fushë e mal,
    Dobërdelani fshat krenar,
    Janë fis Gash edhe Shalë,
    Të parët në luftë gjithë janë dal,
    Edhe n’luftë të fundit e tregun veten,
    E nderun veten dhe Suharekën.

    Poshtë në lug, Peçani madh
    Në fund të bjeshkës në ato brega,
    Përbrij i rrinë Suhareka,
    Gash e Bytyç e Morinë ka,
    Gjithë me nder në luftë janë da.
    Fshati i fundit i Llapushës,
    Me Podrimen ngjitë rreth fushës.

    Trima thonë janë Sllapuzhani,
    Jane fis trim, janë fis Helshani,
    Ketë nam pasha iu kish pranue,
    Në tana luftrat kanë qindrue.
    Gjithmonë veten e kanë pague.
    Dhe n’luftë të fundit s’kan pritue,
    Prap veten e kanë kallzue.

    Në qafë të Duhlës ku dahet kufini,
    Aty është Duhla, në Llapushë kur të hini.
    Janë fi Sop s’ban me harrue,
    Sa herë kjo anë kanë luftue,
    Gjithë Duhla është dëmtue.
    Janë trima e bujar,
    janë krenar që janë në vij të parë.

    Në krye të bjeshkës nëpër ato gryka,
    Janë Luzhnica, Javori, Karraqica.
    Luzhnica Gash, Javori Kelmend,
    Në tana luftrat janë përmend.
    Janë luftëtar e janë në vij të parë,
    Me male e fusha lakmi me i’ua marr.

    Pak ma anej vjen Karraqica,
    Nëpër pyje nëpër driza,
    Ka Kelmend e ka Krasniq,
    Kend në dorë tyne zot mos piq,
    Kërqysh shkije s’durojnë hiq.

    Kleçka me za gjithëmon ish kanë,
    Kish pas trima për të kanë,
    Fis i fortë janë fis shaljan.
    Shumë n’luftë fundit dëshmor ka dhanë.
    Ka ba emër e krenari,
    Do të kujtohet n’histori.

    Përtej Duhlës për me u nis,
    është një fshat, fletë e historisë,
    Fshati Bllacë, fshat i trimërisë.
    Janë fis Thaq, zemër e shqiptarisë.
    Në të gjitha kohërat në krye a kanë.
    N’Lidhje të Prizrenit nam ka lanë.
    Me Dërgut Pashën e me serb kanë luftue,
    Kanë ba gajret e kurr s’janë dorëzue.
    Edhe në kohë të kralit në atë kohë të robnisë,
    Ishte Ramë Bllaca një burr i shqiptarisë,
    Që e kundërshtoj kralin e Jugosllavisë,
    E ndali shpërnguljen drejt Turqisë.
    Qazim Bllacës djalit të tij,
    i shkoj jeta në arrati,
    Përme i ba bashk Kosovë e Shqipni,
    Dhe në luftë të fundit kallzun trimni,
    S’mujti shkau aty lehtë me hi.

    E prej Bllace n’Temeqinë me dal,
    Një fshat finsik, punëtor e luftëtarë,
    Jane Helshan dhe janë krenar.

    Nëpër bregore, vreshta e lisa,
    Të shtrohet përpara Bellanica.
    Fshat me traditë, në fe, bujari e trimëni.
    Me tokë të mirë, pasuni e begati.
    Krejt Llapusha ju ka lakmi,
    Rrajtë thonë i kemi Bushatli.
    Në çdo luftë Llapusha që ka luftue,
    Zogajt e Bellanicës aty janë kallzue.
    Në Nish kundër shkijeve në kodra të Kemenicës,
    Kish pas luftu fort Imer Hoxha i Bellanicës.
    Edhe në luftën e fundit ata u dallun,
    Shpi për shpi me shkijet luftun.

    Përfundi bjeshkës, si shqipet rrinë,
    Ngucati, Bardhi dhe Seniku nën Gradinë.
    Krasniqe, Berishë, Shalë, Helshan e Gash,
    Ske ku gjen ma trima, kur këto fise janë bashkë.
    Ngucati thonë ngucatar e të idhtë si helmi janë,
    Seniku për një droqk, pushkën e krisin bam.
    Bardhi të parët nuk i përtojnë dekës,
    Në luftëra të rrepta,
    gjithë e kanë tregu veten.
    Në luftën e fundit beli e tregun veten,
    Djemt e Ngucatit hiq se menun dekën.
    Bardhi e Seniku nuk e lëshun istikamin,
    Bjeshkëve të Berishës fort ia u qunë zanin.

    Banja e madhe shrihet në dy anët e Mirushës,
    Sikur hijeshin ia rritë Llapushës.
    Gash, Helshan, Thaq e Shal janë të parë atje,
    Të parët në luftë janë kur luftohet për atdhe.
    Në kohën e Serbisë së parë, kur Llapusha u qu në kambë,
    Qendra e luftës, Banja ishte në atë anë.
    Në luftën e fundit prap Banja u que në kambë,
    Dardha pikë nën dardhë, pleqët kanë thanë.
    Fshat i madh, i begatë dhe me shumë bujari.
    Gjatë do të shkruhet për të në histori.

    Fshati Gajrak rrinë në kodër me krenari,
    Burra punëtor dhe bujar në shpi.
    Janë fis Thaq edhe i kanë anën,
    Shpesh armikut n’prita ia ban gjamën.

    Brij bjeshkëve të Berishës Lladrovci të del para,
    Me fusha, livadhe, zabele e ara.
    Janë fis Zogaj dhe të dallum për menquri,
    Gjithë ka pas pleqnar dhe burrëri.
    Thonë me ata kur je tuj bisedu,
    Përgjigjijen ta kthejn shpejt,
    Se fjalët i kanë në gjuhë.
    N’kohë të kralit kaqakët e fundit me armë kur mbetën,
    Isht Januz Topi i Lladrovcit që shpirti tij nuk tretet.
    Po edhe në luftën e fundit Lladrovci e tregoj veten,
    Atdhedashuria dhe fisnikëria thonë kurr nuk treten.

    Mbi Lladrovc në bjeshkë Fshati Ri zen vend,
    Zogijan edhe trima si kushërinjët e tjerë janë.
    Të menqur dhe bujar me virtyte atdhetar,
    Në të gjitha luftërat dolën më faqe të bardh.

    Më tej shfaqet Tërpeza, nëpër brigje e kodra,
    Krasniqe me fis edhe një lagje Bytyç n’boka,
    Trima atdhetar, të zgjuar dhe bujar,
    Gjatë gjitha luftërave ishte vijë e parë.
    Në luftën e fundit larg ju shkoj zani,
    Prej llogoreve si lujti as topi as tanki.

    Në Bjeshkë të Berishës në kurriz nuk bënë pa dal,
    Atje ku pyjet, livadhet dhe pamja të len pa fjalë.
    Atje është Berisha qerdhe e trimërisë,
    Fshati i Tahir Berishës, plakut të menqurisë,
    Që fjalët e tij kan dal edhe pas njëqind vjete çka ka thanë,
    Vendi i Rifat Berishës dhe i luftëtarëve të tanë.
    Fshati që nuk u shkel nga Sheshelët e Serbisë,
    Fshat n’Bajrak të Kosovës, fletë e historisë.

    Për fund du me dal në qendër të Llapushës,
    Rreth kodrave të Goleshit, rreth lumit të Miurshës.
    Nën Kodrën e Gajrakut e bregoreve të Dubravës,
    Qyteza e Malishevës rrit shtatin në anë të anës.
    Hoti, Mazdreku janë fiset e para aty,
    Sot Malisheva po rritet e lirë në liri.
    Kodra e Malishevës me shkrojnat e UÇK-së, rrinë krenar,
    Heronjët dhe dëshmorët, martirë me atdhetar,
    Ibrahim Mazdreku lulja e trimërisë,
    Sheh Llapushën e tij, në ditët e lirisë.
    Të gjithë përkulen para komandantit Adem Jashari.
    E ta kujtojmë sa shtrejt lirinë e pagoj shqiptari.

    Kjo është Llapusha ime që më ban me u ndi krenar,
    Gjithëmonë e past ditën e bardhë.

    SHKOZA
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •