Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 74
  1. #41
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga [DelFini]
    Mbinjeriu linde apo behet ?
    well, une jam e mendimit se gjenetika percakton disa kufiza brenda se cilave njeriu mund te zhvillohet.

  2. #42
    Njeriu eshte nje urre kalimi nga majmuni te mbinjeriu!!!

    F. Nietzche
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Jam munduar ti lexoj librin "keshtu tha Zardusht" te Niēes ,fjale per fjale nga turqishtja kjo i bje ne shqip, por u lodha aq shume nuk munda ta mbaroj ndoshta gjuha qe i perdor eshte teper e veēante. Kam fillur te ndjej interes per idete e tij gjeniale sidomos ato per fene.
    Shpresoj qe nje dite kur te jem me i qete ne lidhje me jeten, tia lexoj deri ne fund librat.
    Nga mendimet e tij mund te dalin me mijra firma antaresh per ktu ne forum.
    Money Makes Man act Funny

  4. #44
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Jam munduar ti lexoj librin "keshtu tha Zardusht" te Niēes ,fjale per fjale nga turqishtja kjo i bje ne shqip, por u lodha aq shume nuk munda ta mbaroj ndoshta gjuha qe i perdor eshte teper e veēante. Kam fillur te ndjej interes per idete e tij gjeniale sidomos ato per fene.
    Shpresoj qe nje dite kur te jem me i qete ne lidhje me jeten, tia lexoj deri ne fund librat.
    Nga mendimet e tij mund te dalin me mijra firma antaresh per ktu ne forum.
    Te lexosh F. Nietzsche eshte art i rralle, pasi vetem realistet dine t'a lexojne ate, kur them lexojne dmth edhe t'a kuptojne ate apostull filozofik.


    Dito.

  5. #45
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Jam munduar ti lexoj librin "keshtu tha Zardusht" te Niēes ,fjale per fjale nga turqishtja kjo i bje ne shqip, por u lodha aq shume nuk munda ta mbaroj ndoshta gjuha qe i perdor eshte teper e veēante. Kam fillur te ndjej interes per idete e tij gjeniale sidomos ato per fene.
    Shpresoj qe nje dite kur te jem me i qete ne lidhje me jeten, tia lexoj deri ne fund librat.
    Nga mendimet e tij mund te dalin me mijra firma antaresh per ktu ne forum.
    qe te lexosh dhe kuptosh ate duhet te kesh nje nivel te mire ne fushen e filosofise dhe nje tru te mprehte per te analizuar ato qe thote ai.
    Ka shume analiste qe jane vertitur rreth tij me mjaft menyra te ndryshme shpjegimesh te filozofive te Nitcshes.
    Mendimi im si joprofesionist ne kete fushe, por thjesht si mendimi i nje te iapasionuari mbas filozofise, eshte qe ai duhet patjeter te lexohet dhe te punohet ne shkolla, ku edhe do te jepet nje shpjegim me klasik (skolaresk) per 'te. Ndryshe do te keqinterpretohen ato perla qe jane aq te rralla...sic eshte bere ne shkollat e kampit.
    DP
    sereno

  6. #46
    "Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niēes. Sipas Niēes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niēeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niēeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niēes, shume tregues, siē jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niēeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niēs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niēeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nenēmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nenēmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes. Deviza e Niēes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me konsiderate, me virtyte, ne vent te njeriut te moralshem dhe religjioz, duhet te vije "mbinjeriu". " Zoti eshte i vdekur-tash duam te jetoje mbinjeriu". "Mbinjeriu" i Niēes eshte personifikim, sintetizim i parimit apolonian dhe e atij dioniziane, perkatesisht i menēurise dhe perkoresise, ne njeren ane, dhe i epsheve, pasioneve dhe i krijimtarise, ne anen tjeter. Si i tille "Mbinjeriu" i Niēes eshte njekohesisht poet, shkencetar, perendi, dashuri, fuqi, krijimtari.
    "Mbinjeriu" nuk e ēan koken per moralin, kulturen, religjionin dhe vlerat e vjetra; ky qendron permbi te gjitha konsiderata e normat morale e shoqerore. "Mbinjeriu eshte kuptimi i Tokes- thote Niēeja. Imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes eshte nje kritike e ashper si kunder shoqerse kapitaliste dekadente, ashtu edhe levizjes socialiste. Duke aluduar ne levizjen socialiste e punetore, Niēe tha se " e tere sociologjia e jone nuk njeh asnje instikt tjeter, pos instiktit e kopese, perkatesishit te zerove te mbledhura, ku secila zero ka " te drejta te njejta", "te drejta te barabarta", ku te jesh nje zero eshte nje virtyt".


    MBINJERIU I NiĒES ĒMENDURIII: DHE TOPI NUK E LUAN:

  7. #47
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Mund te me shpjegosh se ku qendron cmenduria?.

    per mendimin tim pengesa per te jetuar mbinjeriun qendron te koncepti dhe perkufizimi i jetes qe ne i instalojme njeri-tjetrit.

    Sma mer mendja qe toka te egzistoje aq gjate sa lloji yne te "ndergjegjesohet" reth kesaj ceshtje.

    Une kete filozof e kam degjuar si emer por nuk kam lexuar apo degjuar per mendimet e tije pervec'se kesaj teme ne forum.
    Dua te them qe mendime te tilla i kam bluar per shume kohe, dhe me behet qefi qe paska dhe ka pasur njerez qe mendojne se ky sistem vlerash burgos potenciale te paimagjinushme ne mbinjeriun tone.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  8. #48
    Albioni-Mund te me shpjegosh se ku qendron cmenduria?.

    per mendimin tim pengesa per te jetuar mbinjeriun qendron te koncepti dhe perkufizimi i jetes qe ne i instalojme njeri-tjetrit.

    Sma mer mendja qe toka te egzistoje aq gjate sa lloji yne te "ndergjegjesohet" reth kesaj ceshtje.

    Une kete filozof e kam degjuar si emer por nuk kam lexuar apo degjuar per mendimet e tije pervec'se kesaj teme ne forum.
    Dua te them qe mendime te tilla i kam bluar per shume kohe, dhe me behet qefi qe paska dhe ka pasur njerez qe mendojne se ky sistem vlerash burgos potenciale te paimagjinushme ne mbinjeriun tone. Pikerisht, ketu cendron cmenduria e Nices.








    SHiko pak skjarim: Po filloje nga morali per t'iiu pergjigjur pyetjes sate.

    Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezeve te fuqishem, morali synon drejt barazimit mekanik te njerezeve, drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nencmimit te aftesise te te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, mbase ngulmon ne barazine. DHe Ketu qendron nencmimi i moralit nga ana e Nices. Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelleve, fjaleve, qendrimeve te caktuara. Ky eshte imoralizmi i Nices.
    Deviza e Nices eshte Zoti eshte i vdekur, tani duhet te jete mbinjeriu. Kjo eshte ajo qe kam thene se eshte cmenduri. Pse? Pike se pari ai nuk ka menduar fare se kush krijoi cka ne qiej e qka ne toke, para se te vije njeriu. Apo edhe nje shembull te thjeshte: Ai nuk ka menduar fare se kush sjell vershimet, kush sjell katastrofat atmosferike etj etj. Por ai njekohesisht nuk e ka pyetur veten se a mundet njeriu te beje shkaterrime ne mase, a mundet njeriu t'i ndal uraganet, katrinat, termete e shume e shume gjera per te cilat energjia e njeriut eshte 0,000000000000000000000000000000000000000000000000 000000001, per t'i kryer keto veprime.
    Mendoje qe ai ka menduar se dine aq shume saqe mundet edhe te beje mrekullira apo ndonje gje tjeter, por prap po them se s'ka menduar fare per ato qe thash me heret. Thjesht kjo eshte nje cmenduri si te thuash e pa imagjinuar, apo e pa menduar fare mire nga ana e Nices.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spirituoziii : 03-07-2006 mė 06:58

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Kur Njeriu Te Arrije Te Vetvendos fatin E Tij,a.t.h Mund Te Flasim Per mbinjeriun
    Lumturia eshte e para e te mirave qe duhet fituar,emri i mire eshte ne rradhe te dyte.

  10. #50
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Spirituozii, pergezime per postimin nr. 47, nga sa kam lexuar me duket nje permbledhje e mire. Ndersa nr. 49 nuk ka arritur te shpjegoje kete fjaline ne fund :
    MBINJERIU I NiĒES ĒMENDURIII: DHE TOPI NUK E LUAN:
    Mbinjeriu i Niēes mund te jete nje utopi, por jo ēmenduri. Mes gjithe atyre vlerave te shtirura dhe te kalbura ku jetoi Niēja, dhe ku jeton shumekush sot, ai ka pasur te drejte (te shtojme ketu dhe shtypjen me te keqe qe mund t'i ndodhe dikujt ate te grave ). Koha nuk i kishte ardhur atehere si shkruan Niēja por mbase as sot

    Deviza e Nices eshte Zoti eshte i vdekur, tani duhet te jete mbinjeriu. Kjo eshte ajo qe kam thene se eshte cmenduri. Pse? Pike se pari ai nuk ka menduar fare se kush krijoi cka ne qiej e qka ne toke, para se te vije njeriu. Apo edhe nje shembull te thjeshte: Ai nuk ka menduar fare se kush sjell vershimet, kush sjell katastrofat atmosferike etj etj.
    Zoti "vdiq" pasi i krijoi.
    "Vdekja e Zotit" duhet kuptuar ndryshe. Ajo shoqeri e vrau Zotin, nuk e vrau Niēja, ai thjesht ua beri te ditur.
    Ra rrufeja ketu, ne fakt po mbyllet labi, mbase vazhdoj me vone me temen.

    (Per Mod. qe ka bashkuar dy tema : Ato postimet per Superman-in e librave dhe TV-se jane teme tjeter me duket. )

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  2. Miti si realitet dhe si gėnjeshtėr, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  3. Teknologjia Matrix po bėhet realitet?
    Nga Tini- nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •