
Postuar mė parė nga
dp17ego
Me fal, or mik, por keto perqindjet e trurit, nuk jane te verteta.
Nuk ka nje metode qe te vertetoje se sa % e trurit eshte ne aktivitet.
Faktii eshte i ndryshem. Po mundohem t'a shpjegoj me poshte:
-Organet e trupit, ne pergjithesi punojne jo ne kapacitet te plote. Psh Veshkat, gjate nje jete normale, vene ne aktivitet rreth 25% te njesive te tyre, nefroneve. Gjate eforteve fizike, ne vartesi te gravitetit te aktivitetit, veshka fut ne pune me shume nefrone. Ky eshte nje mekanizem i sofistikuar feed-back. Per analogji keshtu ndodh edhe me zemren, melcine dhe organe te tjera...
Ne rastin e trurit ka nje dicka me specifike...Truri gjate aktivitetit jetesor, krijon lidhje dominante brenda tij, te cilat lehtesojne shpejtesine e punes trunore, ne nje moment te caktuar (meqenese ke mesuar te hash buke me luge, nuk te duhet te mendohesh se si ta kapesh lugen, pastaj t'a perdredhes qe t'a futesh ne goje...keto mesohen ne vogeli duke harxhuar energji te medha dhe me vone krijon ato qe quhen rruge dominante, rruge te gatshme te trurit) Duhet shtuar qe truri konsumon rreth 100 here me shume energji, se sa qelisat e zakonshme trupore...Ne baze te ketij arsyetimi te thjeshte biologjik, nje tru i mire eshte ai qe konsumon pak energji per nje proces te caktuar dhe kjo, sepse ky tru pra, e ka mesuar me pare ate lloj veprimi. Keshtu ndodh qe nje tru studenti harxhon shume, dhe i ben ata te vuajne aq teper dhe kur dalin ne jete dhe dikutojne rreth problemeve , temave te bera ne shkolle, keta studente harxhojne fare pak energji. Nje tru i stervitur pra eshte nje tru qe ka punuar per te shtruar infrastrukturen e tij me "fibra optike te percjellshmerise se larte", pra qe ka investuar ne infrastrukture. Ky lloj truri mund te kryeje shume veprime njeheresh dhe me cilesi....
Eshte interesant nje lajm i 2004 rreth substances"gloa" te trurit dhe aktivitetit te saj ne bashkepunim me ATP(adenozin trifosfatin) qe eshte edhe substanca energitike qe perdor truri....
DP
Krijoni Kontakt