Ke bere nje fare lidhje te gabuar %, pasi une nuk e paraqita shkallen e tij te suksesit ne mposhtjen e nihilizmit si mase matese ndaj konsiderimit te tij si filozof.
Ate thjesht e paraqita si nje fenomen egzistues dhe me shume qe nje perpjekje per te pershkruar e percaktuar natyren e vertete te veprave te Nices por kursesi per t'a hedhur poshte.
Gjithashtu ve re se ti opinionin tim mbi arritjet e tij ndaj venies fre te nihilizmit e pranon. Mua kjo me interesonte, te njihja opinione te tjere mbi kete faktor, asgje me teper.
Nuk kam lexuar a degjuar dikund mbi kete fakt keshtu qe me duket me shume vlera te diskutohet.
Kurse persa i perket faktit qe shumica shfaq interes te larte pas supermenit ala Nice ka mundesi te mos jete me shume se nje tregues per pjese te natyres njerzore qe do t'i benin stoiket te zinin hundet me dore.
Mua me duket se ai supermani i Nices ka vetite e komunizmit e mbase edhe me te theksuara. Teper i bukur ne leter, teper i hidhur ne realitet.
p.s.
Na sill ndonje pasazh te mire nga Lindja e Tragjedise, mbase ne ndonje teme te vecante.
Krijoni Kontakt