Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 74
  1. #11
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Nitsche si parim themelor kishte :
    ' Njė jetė pėr njė copė letėr , e gjithė njerėzimin pėr njė copė letėr ' !!!

    Analizojeni dhe vlerėsojeni vetė !

    Pėr Nitsche-n dhe tė gjithė aderuesit e tijė :
    Njerezit e ndiejne veten shume te medhenje kur zbulojne dicka ne natyre , por kur shofin se sa te panjhoura ka ne ato zbulime e kuptojne se sa te vegjel jane dhe sa te paditur qe jane !


    Qashtu!

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    S'eshte qashtu hic fare Principei.

    Kete parimin themelor te Nices sot po e degjoj nga ty, se vete s'e kam vene re ndonjehere ne librat e tij. Dhe gjersa nuk e kam vene re...domethene qe nuk eshte parim themolor.

    Nicja as qe merret me zbulimin e te panjohurave, apo efektin qe ato kane tek njerezit.

    Nicja i filozofise eshte si Darvini i biologjise: - mbijetesa e me te fortit: i dobti shuhet e humbet, ndaj meshira per te dobetin eshte thjesht pengese (duke qene se eshte i destinuar te behet hi) per te shkuar perpara. Perkujdesja per me te dobtin, ndihma, meshira, jane te parendesishme, pasi mbijetesa nuk i perket atyre.
    etj etj s'e s'ja kam ngene tani.
    Summertime baby!

  3. #13
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ‘Everything about woman is a riddle, and everything about woman has one solution: that is pregnancy’.

    Nietzsche :‘On Little Old and Young Women’
    Femrat duhet konsideruar si makina pėr prodhimin e fėmijėve ???
    Cfarė deklarimesh !?!


    Nietzsche dhe 'Übermensch', u pėrdorėn gjatė NacionalSocializmit, pėr definimin NAZIST te RACĖS IDEALE NJERĖZORE.
    PASOJAT ishin TMERRUESE !

    ...


    "Nietzsche is dead !"

    Nė njė sondazh nga Instituti Gallup , tė publikuar mė 30 Janar 1996 ,nė Wall Street Journal , rezultonte :
    - 96% e popullsisė sė intervistuar besonin nė Zot
    - 90% besonin nė parajsė
    - 79% besonin nė mrekulli
    - 73% besonin nė ferr
    - 72% besonin nė engjuj
    Niveli arsimor me siguri luan rol tė madh ,e rezultatet e sondazhit bėhen edhe mė interesante , si vijon :
    * Parajsė besonin :
    - 75% e studenteve nė studime PASUNIVERSITARE
    - 80% e atyre qė kishin diplomuar
    - 90% e atyre qė kishin bėrė pak studime universitare
    - 94% e atyre qė nuk kishin bėrė studime universtare

    Dallimi prej 20% ėshtė njė shmangje nga realiteti, sepse 3 nga 4 persona qė kishin Masters dhe PhD , besonin nė parajsė!


    Nietzsche is dead !


    PrInCiPiEl


  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2003
    Postime
    6
    hajde arsyetim hajde. nuk e di o lal a ke lexuar ndonje veper te nietzches po me shifra nuk ecet dhe per te rrezuar poshte kete arsyetim shume te bukur po te them vetem kaq qe pikerisht kjo ishte filozofija e tij qe nje njeri nuk duhet ti besoj shumices ne rastin tend 70% se jo ēdo gje qe thote shumica eshte e drejte ajo ēka duhet te besoj eshte vetem instikti i tij dhe nuk ka njeri apo zot siper tij ai eshte mbinjeri( me sa duket ti i perket mases dhe nuk ke shans te kalosh te raca e mbinjeriut), dhe se fundi sa per nazizmin ishte hitleri ai qe e keqinterpretoi filozofine e nietzches sepse gjithe -izmat jane degjenerimi i ideologjive

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    Niēe ishte i madh por ēe do??? kjo nuk i vlejti...
    me vjen keq qe nje person i tille shkoi "dem"...
    te gjithe e dini fundin e tij apo jo???

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    eshte Nietzsche ne rradhe te pare... nesje.

    Mendja e thjeshte nuk mund ta kuptoj dot gjeniun e keti filozofi te madh. Ky person esht ne nivelet e Mozartit dhe arritjet qe ai ka bere. Mos harroni se cfare jete ka pasur Nietzsche dhe se si ka reaguar ai. Qysh 5 vjec i vdiq i jati dhe me pas vellai i vogel. Njeri qe ka shkruajtur autobiografine e tij qysh ne moshen 12 vjec me duket, qe ka shkruajtur poema ne gjuhen e greqishtes se lashte. Njeri qe ka jetuar ne nje kohe ku pak me pare behej nami me Holderlin Schiller Kant etj etj. Per mua ky njeri eshte njeri i vuajtur ne jete, dhe prandaj i kthehet dhe zotit dhe thote qe ai ka vdekur. Nietzsche mos harrojm qe vjen nga 3 gjenerate priftash lutheran nga te dyja krahet(i jati dhe e ema). Mbas Aristotelit dhe Platos eshte i vetmi Filozof qe lexohet per qef nga intelektualet. Stili i tij poetik ne shkrim eshte dicka e re ne filozofi qe nuk e ka pasur njeri ne keto nivele.
    Nietzsche gjithashtu besonte se Filozofia e nje personi vjen nga pasqyrimi i jetes se ketij personi. Pra jeta pasqyrohet ne filozofi. Jeta e Nietzsches nuk ka qene "normale" por anormale per nje femije.
    Mbinjeriu i tij eshte njeriu qe arrin te shohi ne vetvete dhe te njohi vetveten... te ndihet ne shpi dhe jo jashte shpise(kuptimi metaforik i mendjes -unheimlich-jo ne shpi). Pra jo te ndihet i vecuar ne shpine e vet po pjestar i plote i saj.

    Shume nga librat e tij u edituan nga motra e vet qe dhe ne mos gaboj mori funerale shteti nga Nazistet pasi gith filozofine e Nietzsches dhe mbinjeriun e tij e inkorporoi ne ideologjite e Nazisteve.

    Nietzsche mbetet nje njeri i artit i muzikes , por dhe nje njeri qe bie ne skepticizem dhe ne regres infinit. Mbase kjo eshte dhe sepse nga ajo thenia e famshme se Zoti ka vdekur.

    Mos harrojm se si Nietzsche vdiq. Duke ecur nje dite ne nje fushe pa nje fshatar qe po rrihte kalin e tij dhe i shkon afer dhe i thote mos mos i gjuaj kalit. Fillon i lutet dhe qan e bie ne toke. Qysh nga ai moment per 4-5 vjet ai shkon ne spital cmendie dhe nuk ndryshoi me.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    Ne radhe te pare veprat e Nietzsches nuk duhen lexuar fjale per fjale pasi eshte fakt qe e motra trashegoi te drejtat botuese te tyre pas vdekjes se tij e bile botoi dhe shume doreshkrime te tjera te tijat. E forta eshte se ajo aty-ketu beri ndryshime. Fshinte paragrafe a shtonte faqe te tera nga mendja e saj e u mblodhen nje qerre me te thinjur me pas per te pare c'mund te riparonin... e s'besoj tia kene dale mbane krejtesisht.

    Tjeter, eshte fakt qe Nicen shume filozofe sot e kesaj dite nuk e konsiderojne fare si materjal te paster filozofik.

    Vende-vende Nicja me shume luan me ndjenjat dhe imagjinaten se me logjiken.

    Nicja mund te jete interesant po aq sa dhe i demshem. Ai u perpoq te gjeje nje ilac ndaj Nihilizmit "Qysh tani e tutje te gjithe shkencetaret duhet te pergatisin rrugen per detyren e ardhme te filozofeve, te cilet duhet te percaktojne rendin e Vlerave..." (a dicka e perafert) por per fat te keq kam pershtypjen se me veprat e tij ai mbjell akoma me shume Nihilizem.

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sokol, per disa gjera ke te drejte qe ajo ka bere editime ... por shume vepra te tij jane integrale, dhe kjo dihet pasi ajo nuk ka pas ndonje kapacitet te bente editimi te medha. E vetmja vend ku ka nderhyre ka qene tek ideja e ubermenchen qe i perkonte "filozofise" Naziste. Un kam nje botim te viteve 40 qe ka gjithe letrat e Nietzsche qe ai ka shkruajtur... jane me mijera ... eshte me te vertet unik si liber dhe tregon me te vertete shume gjera per ndjenjat e ketij personi.
    Sic thasht Niezsche eshte i pari mbas treshes Sokrat-Plato dhe Aristotel qe lexohet per qef nga intelektualet pasi perdor nje gjuhe shume poetike. Kant-i qe eshte filozof i tradites ka nje gjuhe shume te rende dhe e veshtire per ta ndjekur... pra nuk eshte me shume se Nietazche nuk eshte filozof i mirfillte, por nuk i perket asaj tradite.

    Jeta e tij eshte jete shume e rende, per te kuptuar Nihilizmit, Antikrishtin dhe lobrin e Zarathustras duhet te lexohet Lindja e Tragjedise dhe jeta e tij.

    Mos harroni qe ky person qe shpalli dhe antikrishtin vjen nga 3 gjenerata prifterinjsh luteran nga krahu i babase dhe i mamase... nuk eshte njeri i hicit.

    Veprat e tij quhen te rrezikshme pasi ka pasur 2-3 raste ne vitet 60 ku dje femij u vra nga dy shok dhe ata thane qe kemi lexuar veprat e Nietzsche-t etj etj. Sma merr mendja qe kjo ta uli poshte gjeniun e tij si Filozofi. Jeta e tij tragjike pasqyrohet ne librat e fundit qe ai shkruan.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    I leme menjane ata dy djemte se c'deklaruan dhe "litigation cases".
    A nuk mendon se veprat e Nices jo vetem qe nuk e kryejne funksionin anti-nihilistik por dhe bejne te kunderten?

  10. #20
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar mė parė nga Sokoli
    I leme menjane ata dy djemte se c'deklaruan dhe "litigation cases".
    A nuk mendon se veprat e Nices jo vetem qe nuk e kryejne funksionin anti-nihilistik por dhe bejne te kunderten?
    Po ky nuk eshte argument qe ai mos te quhet filozof. Un nihilizmin e tij e shoh dhe ne pikpamje te nje skepticizmi apo ajo qe ka ndodhur me shume filozof (regresi infinit). Shume ne vend qe te lexojn kryevepren e tij Lindja e Tragjedise...(qe them se eshte vepra me e madhe ne ate fushe mbas Poetikes se Aristotelit 2000 vjet me pare) dhe shume te tjera nga aforizomat e shumta qe ai ka e dere tek letrat qe me thene te drejten mua me duken te gjitha si stil "qutation" per jeten... pra gjithcka me duket e vlefshme nga ai njeri. Pashe shume mendime ketu ne kete teme dhe te gjitha kapeshin tek ubermenchen dhe konceptimi i tij nazist, dhe tek shprehja se Zoti ka Vdekur. Sic te thashe ai e njifte shume me mire Biblen se shume te tjere qe e njofin sot. Dekarti e hodhi poshte zotin pastaj pranoi argumentat e tij. Kanti gjithashtu te njejten gje beri e hodhi poshte komplet metafiziken dhe pastaj e pranoi ate.. e i hapi rruge idealizmit gjerman me Fichte-n ne krye. Schopenhauer gjitashtu i hodhi poshte doktrinat e asaj kohe madje ne mos gabohem shkoi dhe pranoi ato te upanishadeve etj etj... ndersa Nietzsche duhet te shihet ne nje pikpamje tjeter... ne nje pikpamje te nje njeriu dinamik se sa te nje njeriu qe ndryshon mendjen.

    nuk them se keto shprheje i ulin verpat e shketlyera qe ai ka... dihet qe Nietzsche u cmend.. madje qysh i vogel qe shume shume me ndryshe se shoket e tij ne gymnasium
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  2. Miti si realitet dhe si gėnjeshtėr, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  3. Teknologjia Matrix po bėhet realitet?
    Nga Tini- nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •