Te hudhur ne nje det te madh, pa harta per te naviguar e me senjalet nen uje e pothuajse te padukshme, na mbesin vetem dy zgjedhje: mund te gezohemi per pamjet e mrekullueshme te zbulimeve te reja, ose te dridhemi nga frika se mos mbytemi. Nje opcion me te vertete i parealizueshem eshte kerkimi azil ne nje port te sigurte; mund te vihet bast qe ajo qe sot duket si strehe e sigurte, shpejte do modernizohet, me nje qender argetimi, nje rruge afer detit te bere mire ose nje port turistik do te zevendesojne kapanonet e vogla per barkat. Duke qene se opcioni i trete nuk eshte i disponueshem, cila nga dy te tjerat do te zgjidhet, apo do behet shorti i udhetarit? Do te varet ne mase jo te vogel nga cilesia e anijes, dhe nga kapacitetet e manovrimeve te marinareve. Me e madhe do te jete anija, me pak motive do kemi per te pasur frike nga stuhite e deti i keq. Po jo cdo anije eshte ne gjendje te perballoje detin e hapur, prandaj sa me e madhe behet hapesira e udhetimit, aq me teper fati i udhetarit polarizohet dhe thellesia mes dy poleve rritet. Nje aventure e kenaqshme per nje "yacht" te mire, mund te kthehet ne nje kurth i rrezikshem per nje gomone te lehte. Ne fund te fundit, diferenca qendron ndermjet jetes e vdekjes.
- Konsumatoret
Rolin e konsumatorit e kerkojme te gjithe; te gjithe madje duan te jene konsumatore e te kenaqem me mundesite qe ajo lloj jete te ofron. Por jo te gjithe mund te jene konsumatore. Ta duash nuk mjafton; per ta bere deshiren te arritshme, duhet te kesh t'i afrohesh asaj qe deshiron. Kjo shprese qe per disa eshte mese normale te ushqehet, per te tere eshte boshe.
te gjithe ne jemi te denuar te bejme nje jete me zgjedhje, por jo te gjithe i kemi mundesite/mjetet per te zgjedhur.
- Vizat
Ne menyre progresive, vizat e daljes jashte, po hiqen ne te gjithe boten; por jo kontrolloet e pashaportave. Kjo e fundit eshte gjithmone e domosdoshme - mbase me teper se me perpara - per te vene rregull ne rremujen qe heqja e vizave mund te kete krijuar; per te ndare ato per te cilet leverdia dhe lehtesia e udhetimit eshte me e lehte pa viza, nga ato qe duhet te qendrojne palevizur, e qe nuk kane te drejte te udhetojne. Heqje e vizave dhe kontroll me strikt mbi imigrimin, bashkarisht, kane nje domethenie te forte simbolike. Mund te konsiderohen si metafore e ku per te njejtat arsye disa gezojne nga liria e re e levizjes e te tjere nuk kane mundesi te qendrojne aty ku do te deshironin.
- Njerezit qe vijne e vendasit
Levizja neper hapesirat e Tokes, ndryshon menyren e kalimit te kohes. Banoret e botes se pare jetojne nje te tashme te fuqishme, duke u futur ne nje seri ngjarjesh te cilat izolohen vetem nga nje zinxhir shendetesor si nga ana e te kaluares e si nga ajo e se ardhmes. Keto njerez jane te zene e nuk kane kurre kohe, duke qene se cdo minut nuk ka zgjerim, e nuk ka me eksperienca te ngjashme me ate qe te zene kohen duke te te impenjuar deri ne fyt, sikur po te mbyt.
Nga ana tjeter, njerezit e botes se kundert, shtypen nga pesha e nje kohe qe nuk kalon kurre, e shpifme dhe e kote, nje kohe qe nuk di si ta mbushesh. Ne ate lloj kohe nuk ndodh kurre asgje. Keto lloj njerezish nuk arrijne ta kontrollojne kohen, e cila as nuk ka mundesi te kontrollohet, ndryshe nga te paret tane qe hynin me nate e dilnin po me nate duke para gjate gjithe dites vetem "surratin e fabrikes". Keto njerez pra, vetem mund te vrasin kohen, e nga ana tjeter dalengadale mbeten edhe vete disi te vrare.
Banoret e Botes se pare jetojne me kohen; hapesira nuk ka rendesi per to, duke qene se te kalosh cdo lloj distance eshte e menjehershme tashme.
Banoret e botes se dyte, jetojne ne vend/hapesire: lidh kohen dhe e mban jashte kontrollit te banoreve. Vetem koha virtuale, televizive, ka nje strukture, nje program, nje orar; pjesa tjeter e kohes kalon ne menyre monotone, iken e vjen pa bere pyetje e pa lene shenja.
Per banoret e botes se pare - bota ekstraterritoriale, gjithnje e me teper kozmopolite, e qe i perket biznesmeneve, menaxhereve te kultures globale, akademikeve globale - kufinjte shteterore jane te hapur, e jane holluar per mallerat, kapitalin dhe financen. Per banoret e botes se dyte, muret qe paraqiten neper kontrollet e emigrimit, ligjet e rezidences, qe nga "rruget e pastra" e deri tek "asnje tolerance", rriten e shtohen gjithnje eme teper. Te paret udhetojne kur duan e kenaqen gjate udhetimit (sidomos kur udhetojne ne klas te pare e me aeroplane private); mund te udhetojne per llogari te te tjereve, ose e bejne per hesap te vet dhe kur e bejne mirpriten me krahe hapur. Te dytet udhetojne siklandestine, shpesh jo te ligjshem. Ndodh edhe qe paguajne per ate barke te mbushur plot e per plot e qe mban ere te keqe, me teper sec paguajne ata qe udhetojne neper "klasat e bisnesmeneve". Gjithsesi, te dytet shihen me percmim, dhe nqs nuk kane fat, arrestohen dhe ne imbarkimin e pare rikthehen direkt nga kane ardhur.
- Turiste dhe vagabonde (qe rrine rrugeve te Botes)
Fenomeni qe sot quhet "globalizim" duket sikur ploteson endrat dhe deshirat e turistit. Por efekti i tij i dyte - efekt kolateral madje, por edhe i pashmangshem - eshte qe trasformon shume te tjere ne vagabonde. Keta jane udhetare, te cileve i ndalohet e drejta per t'u bere turiste. Nuk mund te qendrojne te qete - nuk ka vende qe t'i garantojne ketyre qendrimin. Prandaj eshte si lloj drite e jeshile per turistet dhe e kuqe per vagabondet. Keshtu, me ane te efekteve te globalizimit, kemi nje seleksionim natyral.
Turisti dhe vagabondi jane qe te dy konsumatore, dhe konsumatoret postmoderne kerkojne ndjesi e koleksionojne eksperienca; raporti i tyre me boten, eshte mbi te gjithe estetik: e shikojne ate si dicka qe shton ndjeshmerine, nje burim eksperiencash te mundura dhe e tregojne sipas eksperiencave qe i jane ofruar. Qe te dy jane te prekur - terhequr ose shtyre - nga mundesite e premtuara.
Nje here e nje kohe, shiheshin me admirim ato pasanike qe i kishin dale zote vetes, te quajtur ndryshe ne siglen angleze "i self-made men": jeta e tyre ishte si shembull, per prodhimin e punes dhe arsyetimin strikt. Por sot s'eshte me keshtu. Adhurohet vetem pasuria si e tille, si nje stil jete me fantastik e te lumtur. Ka rendesi vetem ajo qe mund te behet, jo ajo qe duhet apo qe eshte bere. Objekt adhurimi universal jane te pasurit per mundesine qe kane per te zgjedhur si te jetojne, vendet qe shikojne e vizitojne here pas here, me ke qendrojne, e te ndryshojne cfaredo lloj gjeje pa veshtiresi.
I varferi nuk ka kulture te ndare nga ajo e te pasurit, por sic thote Seebrook, duhet te jetoje ne te njejten bote te krijuar posacerisht per ato qe kane para. Dhe rritja e ekonomise mund te keqesoje gjendjen e tij te varfer, ne te njejten menyre sic mund ta beje jo-rritja. E verteta eshte qe kriza provok me shume varferi, por ama rritja ekonomike krijon nje dalje me te madhe te konsumizmit dhe mrekullive te tij, duke krijuar nje carje akoma me te madhe ndermjet asaj qe deshirohet dhe asaj qe mund te realizohet.
Ndermjet turisteve ka nga ata qe mendojne se po shkojne ne drejtimin e duhur edhe asnjerit s'i bie nder mend qe ndoshta nje dite edhe mund te trasformohen ne vagabonde. Por ka edhe vagabonde te cilet kane humbur shpresat per nje jete me te mire. Por ne mes te dy ekstremeve, nje pjese e mire e tyre. nuk mund te jene te sigurte qe ne nje te neserme statusi aktual nuk do t'i ndryshoje. Rruges ka shume lekura bananesh ku mund te rreshkesesh, e shume pllaka te vendosura keq, ku mund te pengohesh. Fundja, punet e socme jane vetem kohore, aksionet ulen e ngrihen, kapacitetet qe mund te kemi fituar nuk pushojne se zhvleftesuari e nuk pushojne duke u zevendesuar nga kapacitete te reja e me te avancuara. Te mirat materiale qe mund te kemi, behen demode ne nje moment, vende shume elegante behen vulgare, me pak fjale cdo gje iken e vjen... Dua te them, qe njesoj si asnje Sigurim jete nuk na shpeton nga vdekja, ashtu edhe asnje stil jete nuk e shpeton turistin nga dalja ne vagabondazh.
Nga ana tjeter edhe te qenurit turist nuk eshte aq e lehte. Duhet te lesh shume gjera menjane per te qene i tille: pamundesine per te ngadalesuar ritmin, pasigurine qe karakterizon cdo zgjedhje, rreziqet e lidhura me cdo vendim etj. Pastaj, vete gezimi i zgjedhjes, humb kenaqesine kur zgjedhja behet e detyrueshme.
Ku e fusim ne veten nga keto grupe konsumatoresh, (nqs mund t'i quajme keshtu): tek turistet apo tek vagabondet, (te trajtuar sipas konceptit te kesaj teme).
P.S. Per me shume material nqs jeni te interesuar, lexoni Bauman, Luke, Melucci, von Wright, Offe...
Krijoni Kontakt