Close

Rezultati i Sondazhit: Kujt mendoni si i perkisni?

Votues
20. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • ferrit

    4 20.00%
  • parajses

    5 25.00%
  • nuk e di

    7 35.00%
  • te dyjave

    4 20.00%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #-9
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Parajsa apo Ferri..???

    Pershendetje. te githe besojen se pas vdekjes do te shkoje ne parajs apo ferr. Ku mendoni se do te perfundoni e shkoni ju??? nga vedoset se ku do te perfundosh?? e ka falje? Si e parafytyroni e mendoni e parashikoni parajesn?? po ferrin?? Pse duhet e kete edhe ne boten tjeter Ferr e Parajese?? tham se kjo jete ishte nje test e pastaj cdo gje dote shkoje normalisht? Pse duhet bere ku test e kesaj jetes se ketushem? kush eshte arsyeje e meria ndaj keti testi, qe ca te shkojne ne ferr e ca ne parajes. po ka njerez qe ma kan parajsen qe ketu ne kete bote privizore. pastaj zoti si mund te na denoje me perjete ne ferr, kur ai na ka krijuar e dertuar? ne jemi cafer ai na ka bere e kerijuar pse duhet ne te denohemi per cfare te tjeret na kan krijuar e bere, ne nuk kemi gje ne dore, dikush tjeter na ka sjellur ketu e na ka bere ashtu sic na ka bere.... pse ka njerz qe si ne kete bote edhe ne boten tjeter do ta ken ferr..?? e ca vetem vaje??? ku eshte drejtesia ketu?? ku eshte e drejta e zotit ne kete mess???
    me shume respekt
    eda

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    HYRJE
    =======

    Keto jane disa karakteristika te Perendise: dashuria, meshira, shenjteria, drejtesia.
    Perendia nuk mund te hedhi poshte nje karakteristike te tij per hir te nje karakteristike tjeter. Pra, kur Perendia tregon dashuri apo meshire, Ai nuk mohon drejtesine dhe shenjterine e tij.

    Ne fillim Perendia krijoi njeriun, Adamin dhe Even. Njeriu u krijua nga dashuria e Perendise dhe per te jetuar ne pranine e Perendise e per te adhuruar Perendine. Nuk ka gje me te bukur sesa te jetosh ne pranine e Perendise, ta kesh Perendine thelle ne zemer. Asnje lloj lumturie apo gezimi nuk mund te krahasohet me kete. Perendia e krijoi njeriun me vullnet te lire. Kjo eshte shume e rendesishme. Nese nuk do te kishim vullnetin e lire, atehere do te ishim si roboter, do t'i bindeshim programimit dhe dashuria jone per Perendine nuk do te ishte dashuri e vertete. Keshtu, njeriu i krijuar me vullnet te lire mund te zgjedhi nese do qe ta jetoje jeten e tij per Perendine ose jo. Nuk ka rruge te mesme: ose je me Perendine, ose je kundra tij.

    Adami dhe Eva te genjyer nga Djalli rebeluan ndaj Perendise. Si rrjedhoje, mekatuan. Si pasoje natyra njerezore u korruptua, dhe cdo njeri lind me mekat. Pra, edhe femijet e porsalindur nga natyra jane me mekat. (Per me shume lexoni shkrimet e Deshmuesit tek tema Mesima nga Bibla, Tradita dhe Shkrimet.)

    Mekati eshte dicka qe bie ne kundershtim me karakterin e Perendise, me natyren e tij. Mekati apo njeriu mekatar nuk mund te jetojne ne pranine e Perendise, pasi Perendia eshte i shenjte dhe ne shenjterine e tij nuk ka vend per mekat.
    Dukeqene se Perendia eshte i drejte ai nuk mund te bej nje sy qorr e nje vesh shurdh ne lidhje me mekatet tona. Mekati nenjefare menyre mund te mendohet si nje borxh qe krijojme. Nese nuk i paguajme Perendise borxhin, nuk mund te jetojme ne pranine e tij. Por ky borxh eshte kaq i larte, sa cdogje qe ne mund te ofrojme nuk eshte e mjaftueshme per te lare borxhin.

    Mirepo, Perendia eshte plot dashuri dhe meshire. Per hirin tone, Ai dergoi Jezus Krishtin. Krishti erdhi qe te paguaje borxhin tone. Si e pagoi Krishti borxhin tone? Ai jetoi ne toke nje jete pa mekat, i vetmi, dhe vuajti denimin per mekatet tona. Ne Bibel thuhet se pagesa e mekatit eshte vdekja. Dhe Jezus Krishti, pa mekat, per hir te mekateve tona, u kryqezua dhe u ringjall. Keshtu, Ai pagoi borxhin qe ne i kemi Perendise.

    PERGJIGJE
    ============

    Do te vije nje dite qe Perendia do te gjykoje cdo njeri. Gjykimi eshte shume i thjeshte. Kushdo qe e ka paguar borxhin e mekatit do te jetoje ne pranine e Perendise, te tjeret do te ndahen nga prania e Perendise.

    nga vedoset se ku do te perfundosh?
    Keshtu, nese ne pranojme Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpetmitarin tone, nese pranojme vepren e tij ne kryq, borxhi yne eshte i paguar. Kjo eshte edhe e vetmja menyre. Ne Bibel thuhet: "Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme."
    Jezusi vete tha: "Une jam rruga, e verteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati vecse nepermjet meje."

    Duhet te kuptojme se jo cdo rruge e veshur me petkun e fese te con tek Perendia. Ka vecse nje rruge te tille, Jezus Krishti.

    a ka falje?
    Po, pra. Falja qendron ne Jezus Krishtin, dhe vetem ne te.

    Si e parafytyroni e mendoni e parashikoni parajesn?
    Parajsa s'eshte gje tjeter vecse te jetuarit ne pranine e Perendise. Eshte jashtezakonisht e mrekullueshme, s'mund ta imagjinojme sesa mire eshte te jetosh ne pranine e Perendise. Perendia eshte i mrekullueshem, dhe do te jemi ne gjendje te shohim mrekulline e tij plotesisht. Do ta duam dhe do te ndjejme dashurine e tij plotesisht. Nuk ka fjale qe mund te pershkruajne pranine e Perendise.

    Po ferrin?
    Ferri eshte te mos jetuarit ne pranine e Perendise. Pra, ata qe do te shkojne ne ferr do te jene te vecuar nga Prania e Perendise. Perendia eshte dashuri, keshtu ne ferr nuk ka dashuri. Perendia eshte gezim, keshtu ne ferr nuk ka gezim. Perendia eshte lumturi, keshtu ne ferr nuk ka lumturi. Dhimbja, vuajtja, merzia, deshperimi etj. qe do te jene ne ferr jane si rezultat i mospranise se Perendise. Si nje ilustrim, erresira eshte mungesa e drites.


    Pse duhet e kete edhe ne boten tjeter Ferr e Parajese?
    Sic e thame, parajsa eshte te jetuarit ne pranine e Perendise, dhe ferri te jetuarit larg Perendise. Perendia eshte i drejte, dhe ne pranine e tij nuk ka vend per mekat. Keshtu, kushdo qe nuk e ka paguar mekatin duke pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e tij, nuk mund te jetoje ne pranine e Perendise, pasi eshte ende borxhli.

    Thame se kjo jete ishte nje test e pastaj cdo gje dote shkoje normalisht? Pse duhet bere ky test e kesaj jetes se ketushem?
    Sepse Perendia e krijoi njeriun me vullnet te lire. Njeriu duhet te zgjedhe nese deshiron qe te jetoje ne pranine e Perendise apo jo. Duke pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e tij, njeriu i thote "po" Perendise. Perndryshe, pergjigja eshte "jo."

    Po ka njerez qe ma kan parajsen qe ketu ne kete bote privizore?
    Ne jeten e tanishme ne nuk e njohim Perendine plotesisht, dhe nuk e shikojme madheshtin e tij plotesisht. Ndersa ne parajse do ta njohim dhe do ta shijojme dashurine, miresine, madheshtine e Perendise plotesisht. Nese e ke fjalen per te mirat materiale dhe nje jete pa vuajtje apo probleme, duhet te dish se, nje gje e tille nuk eshte parajsa.

    Pastaj zoti si mund te na denoje me perjete ne ferr, kur ai na ka krijuar e dertuar?
    Nuk eshte Zoti qe po te denon, por vete njeriu me veprimet e tij zgjodhi qe te largohej nga Perendia. Dhe Ferri nuk eshte gje tjeter vecse te mosjetuarit ne pranine e Perendise, pra te jetuarit larg Perendise. Perendia nuk mund te lejoje dike me mekat qe te jetoje ne pranine e tij. Kjo do te binte ne kundershtim me shenjterine e tij.

    ne jemi cafer ai na ka bere e kerijuar pse duhet ne te denohemi per cfare te tjeret na kan krijuar e bere, ne nuk kemi gje ne dore, dikush tjeter na ka sjellur ketu e na ka bere ashtu sic na ka bere? .... pse ka njerz qe si ne kete bote edhe ne boten tjeter do ta ken ferr..?? e ca vetem vaje??? ku eshte drejtesia ketu?? ku eshte e drejta e zotit ne kete mess???

    Nje justifikim i tille nuk eshte i bazuar. Perendia na krijoi me vullnet te lire. Pra, kemi mundesine per te zgjedhur Perendine ose jo. Keshtu, jemi pergjegjes per zgjedhjen qe bejme.

    Cfare duhet te bej qe une te shpetohem?
    Beso ne Zotin Jezu Krisht.

    Me respekt,
    Berat96.

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Eda H.

    Mendoj se Berati te ka dhene nje pergjigje teper te qarte dhe te kthjellet , por nese me lejon une desha te shtonja vetem disa gjera, qe te kesh nje kuptim me te drejte ne lidhje mbi Mekatin dhe Perendine, per kete po te jap nje shembull.
    Raporti midis Mekatit dhe Perendise , eshte si raporti midis benzines dhe Zjarrit. Eshte e pamndur qe Zjarri dhe benzina te bashkejetojne, e vetmja menyre per ti ruajtur njerin nga tjetri eshte , ti vecojme, prandaj benzinen e mbajm te izoluar ne shishe dhe lark pranise se Zjarrit
    Po keshtu edhe Mekati nuk mund te qendroje ne prani te Perendise sepse ai "konsumohet" ploteisht. Prandaj njeriu eshte i "VECUAR" nga Perendia, per shkak te Mekatit. Qe njeriu te vije tek Perendia, me patjeter qe duhet te jete i pamketatshem , pra si shishja pa benzine ne prani te zjarrit . E njejta gje ndodh edhe me driten. A mund te kete vend erresira ne prani te drites? Nese hap driten erresira "konsumohet". Erresira nuk ka epersi ndaj drites, por drita ka epersi ndaj erresires. Ne fizike , drita eshte "energji", ndersa erresira jo.
    Nuk kam se cfare ti shtoj shpjegimit biblik qe Berati ka bere.
    Gjeja qe do te ftoja ishte: Te besosh tek Krishti , nuk do shkolle te larter, kulture te gjere ,apo te tjera gjera njerezore, besimi tek Krishti eshte fare i thjeshte: Hape zemren para tij dhe ftoje ate ne jeten tende qe te te drejtoje , dhe me pas ke per te pare nese ato qe thote bibla jane te verteta apo jo. Nuke eshte zgjuarsi qe te flasesh per gjerat qe nuk i di. Te gjithe ata qe nuk e njohin Jezus Krishtin, nuk bejene gje tjeter vecse pohojne dhe deshmojne paditurine e tyre. Ju mund te pyesni: Perese del ne kete konkluzion? Une dal ne kete konkluzion sepse, te flasesh per nje gje qe nuk e njeh dhe nuk ke dituri, do te htote te deshmosh marzine dhe jo te verteten. Nje i krishtere deshmon ate qe sheh, ate qe njeh, ate qe ka ne zemer, pra , shpetimtarine tij Zotin Krisht.
    E vetmja rruge per te gjetur dhe njohur Jezus Krishtin eshte : nepermejt BESIMIT. Cdo rruge tjeter do te te nxjere tek Djalli , i cili perpiqet qe tu refehet njerezve qe nuk besojne,si Jezusi.
    Me lejo te te jap vetem nje fakt.
    Sot bota eshte e trazuar dhe shihet se, e keqja perparon cdo dite, pra shkurtimisht , bota po shkon drejt prishjes totale. Arsyeja e vetme , te cilen naj tregon vetem bibla , eshte MEKATI. Pra veprat e botes cfare tregojne? Ato vertetojne katerciperisht se Satani eshte ne zemer te njerjiut , dmth. ne thellb te qenies se tij. A nuk e verteton bibla kete fakt ? A nuk thote Bibla se njeriu lind nen Mekat , dmth i pushtuar nga djalli?
    Vete veprat e botes vertetojne deshmine biblike. Nga fruti njihet pema, sepse ferrat nuk mund te bejne rrush , dhe une te ftoj ty dhe te gjithe ata qe duan te njohin te Verteten , te shohin "frutin" e botes , ne menrye qe te percaktojne"Pemen". Nese "FRUTI" eshte Mekat, cfare do te jete "Pema"?
    Por cfare ndodh me njeriun qe nuk beson tek Jezus Krishti?
    Ai per te gjitha keto "FRUTA" te liga te botes , fajson Perendine. A ka vend kjo llogjike? Eshte pikerkerisht Perendia ai qe deshmon dhe i tregon njeriut se "Fruti" i Botes, eshte Mekati dhe "Pema" eshte Satani. Jezusi tha se, mua kerkojne te me vrasin sepse une deshmoj se VEPRAT e botes jane te keqija.
    Njeriu nuk mund ta njohe dot mekatin , sepse jeton dhe leviz ne te. Ndersa kur ai pranon Jezusin si shpetimtarin e tij , gjeja e pare qe Perendia i jep njeriut eshte : te shohe MEKATIN, ne menyre qe ai te kuptoje gjendjen e tij te vdekshme, dhe pasi njeriu e pranon kete fakt , ai ka premisa qe te kerkoje paqe me Perendine , duke e lejuar Jezusin qe ta shpetoje nga mekati . A nuk na fton ne te njejten menyre edhe llogjika ? Qe njeriu te beje te miren , duhet te njohe gabimin . Pa njohur gabimin nuk mund te arrish te besh te miren. Pa njohur Mekatin nuk mund te arrish besh DRejtesine.
    Me kaq po e mbyll duke te ftuar qe te tregohesh vetemm njehere e zgjuar, te pranosh Jezusin si shpetimtarin e jetes tende, dhe do te shohesh se per shume pyejte qe ke , te cilat i kam patur edhe une me pare, do te maresh pergjigje.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 23-06-2002 mė 23:33

  4. #-6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bejen mire qe talesh, se jane pelote ata qe marren uryshin e te pergjegjurit.

    Nejse kaq kisha edhe une.., shume pietje te ineteresorante..

    C'te beshe.. ika jeta keto prapesira..

  5. #-5
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. nga ca pergjigje nenkuptoje qe po pranove Jezusin e ke parajesn e ngaratuar. po pse keshtu qenka po pranove nje nga ata te lartet e ke te sgurar vendin??? po nuk ka rendesi se cafe ben ti me jeten e se si e jeton ti ate, rendesi ka qe te thuash kam pranuar jezusin e je i lire e mire??? po ata qe kan pranuar vetem zotin cfare behet me ta??? po ata qe nuk e besojen e nuk e kan ne fe besimin e Jezusin cfare bhet me keta?? ku do te perfundojen sipas rregullit qe pra no jezusin e ke vizen e pashaporten e marr per te shkuar ne parajese??? Po nje person ku ka vrare e prer e bere te gjitha poshtersite e mujat e fundit te jetes se tij na pranon jezusin ne jeten e tij a falet ku?? a ka per te perfunduar ne parajs pavarsisht nga jeta qe ka bere e krimet??
    me shume respekt
    eda

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Pranimi i Jezusit si Zot dhe Shpetimtar nuk eshte nje fjale goje. Kush pranon Jezusin e jeton jeten e tij per Jezusin dhe sipas tij. Ne radhe te pare duhet te pendohesh, dhe te pendohesh vertete, jo me fjale goje.

    Falja qe gjendet ne Jezus Krishtit eshte per cdo njeri. Ne syte e Perendise te gjithe kane mekatuar dhe te gjithe kane nevoje per shpagim. Pasoja e mekatit eshte ndarja nga Perendia, ndersa falja ne Krishtin te sjell prane Perendise. Sido qe te jete mekati , efekti i tij eshte i njejte:ndarja nga Perendia. Si ai qe vjedh 100 leke, si ai qe thote nje genjeshter, si ai qe vret, si ai qe nuk beson, per shkak te mekatit, eshte i ndare nga Perendia.

    Gjaku qe derdhi Krishti eshte aq i cmuar sa ka force te laje cdo mekat. Keshtu, shpresa eshte per te gjithe dhe per te gjithe njesoj.

    Ata qe nuk e njohin Jezusin nuk e njohin Perendine. "Perendia" i tyre nuk eshte Perendia i vertete. Jezusi vete tha: "Nese ju nuk besoni ne mua, nuk besoni ne Atin."
    Gjithashtu Jezusi tha: "Kush hedh poshte Birin, hedh poshte edhe Atin."
    Si mund te pretendosh se beson ne Perendine, kur hedh poshte Jezusin i cili na tregoi, jo me fjale, por me veper se c'eshte dashuria.
    Ndaj, kush nuk kalon nepermjet Jezus Krishtit nuk eshte duke shkuar tek Perendia, por larg tij.

    Mos e hidhni poshte Fjalen e Perendise, sepse ditet jane te mbrapshta dhe jeta eshte vecse nje flluske sapuni. Neser mund te jete shume vone. Sot eshte dita e shpetimit.

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    njeriut edhe deshirat ia determinojne mendimin.njeriu normal as qe mundet te imagjinoje ndonje gje tjeter por qe do te egzistoje pas vdekjes.vetem e vetem se jemi qeja e dyte per nga persosshmeria .deshira jone me me latre eshte ajo te jemi dhe pasi ne muk mund ta hudhnim poshte e shpikem nje parajse dhe nje ferr ku do te ndahen njerezit qofte edhe burri me gruan e tij.

    e dua parajsen por me shume e dua te verteten
    mendoj prandaj jam egoist

  8. #-2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Antitheos...shume bukur...Ti e kupton qe formulimet e tua jane hipoteza te bukura, te cilat me te njejten logjike dhe parim qe ti i sjell, po me keto mund te kundershtohen dhe te thuhet e kunderta!

    Pra s'kane themel, jane vetem abuzime fjalesh!

    Psh nuk me thua: Deshira per te pikturuar, kenduar, filosofuar vijne si nje shpikje e thjeshte e jashteme e mendjes njerezore, apo jane shprehje te asaj cka fshehim ne boten psiqike ose shpirterore! Po deshira per besim, perse te mos jete nje shprehje e asaj qe kemi thelle ne shpirt, qofte edhe ne menyre te pavetedijshme? Prandaj edhe u krijuam ne ngjashmeri dhe imazh te Zotit, sepse keto na bejne te mendojme per burimin jetesor, edhe pse shpesh ne menyre te gabuar, sikurse paganet dhe fete e rreme. Edhe keta nga e njejta shtyse nisen!

    Pra njeriu eshte ne gjurmim te asaj qe ka qene para rrenies! Abuzimi me i madh qe mund ti behet ketij gjurmimi, qe eshte dhe pakti me i madh djallezor eshte mohimi direkt i ketij burimi jetesor, Zotit!

  9. #-1
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    PERSHENDETJE; NUK KA ME MIRE SIKUR TE KET PARAJS E FERR SE CDO NJERI DO TE MERRITONTE E DO TE SHKONTE NE VENDIN E TIJ...... POR KAM NJE FRIK SE MOS NDODH KY FENOMINI I KETUSHME NE KETE BOTE E JETE QE TE GJITHA GJERAT NDODHIN PADRJETESISHT E JO CDO GJE SHKON NE VEND TE VET..... PO TE JET KESHTU AI QE KA FERR KETU DO TA KET FERR EDHE ATJE; AI QA MA KA PRAJS KETU DO TE MA KETE PRAJS EDHE ATJE NE ATE DYNJA..... BOTA QENKA SHUME E PA DRJET.....

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    a do te ishte e logjikshme per nje test me kohe kohe te caktuar ,te merren vendime per fatin e tyre ne perjetesi?
    mendoj prandaj jam egoist

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •