Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Ihti
    Mire qe permendet dulla qe ta nxjerresh koken!

    Po ndonje mungese ketej nga lagja ime rezulton ne shifrat e tua?
    Po sot erdha pi Grqie o dreq......Akoma nuk jam mesuar me ndryshimin e ores....Sidoqofte keni te fala....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dokumentari i regjisores bullgare Adela Peeva. Histori dashurie tė burrave tė martuar me gra tė huaja, tė ndėrprera pas vitit 1961. Paranoja e spiunazhit qė la pėrtej kufijve dashuritė e familjeve tė reja nė Shqipėri, Rusi, Poloni e Bullgari, vende ish-komuniste

    Dashuri tė ndėrprera nga paranoja e spiunazhit


    Elsa Demo

    Adela Peeva ėshtė e zonja ta gjejė njė fill Ariane pėr tė hyrė tė labirinthin e Minotaurit, le ta quajmė Ballkanit ose pjesės lindore tė Evropės. Dhe del prej andej me njė melhem. Me njė dokumentar qė iu bie drejt nė zemėr ca fenomeneve qė iu takojnė njėherėsh vendeve tė Ballkanit si nė rastin e filmit “E kujt ėshtė ajo kėngė” apo Evropės Lindore, si nė rastin e filmit xhirimet e tė cilit sapo i ka pėrfunduar. Nė tė dy regjisorja bullgare ka pėrfshirė mė shumė se njė histori shqiptare. Dje ajo la Tiranėn ku mbylli kėrkimin nė arkivin e filmit dhe shtiu nė dorė sekuencėn ku Enver Hoxha i bėn gjyqin ministrit tė brendshėm tė regjimit, Kadri Hazbiut. Kėtė herė trajton histori dashurie tė burrave tė martuar me gra tė huaja, tė ndėrprera pas vitit 1961. Paranoja e spiunazhit siē e quan Peeva shkakun e kėsaj nderprerjeje qė la pėrtej kufijve dashuritė e familjeve tė reja nė Shqipėri, Rusi, Poloni e Bullgari vende ish-komuniste.

    Zonja Peeva, dy vjet para premtuat njė film dokumentar pėr martesat e ndėrprera nė vitin ’60, pėr dashuritė e burrave qė u martuan me gra tė huaja. Deri ku shkuat me kėtė histori?
    Kam mbaruar xhirimet e filmit tim tė ri dokumentar i cili sėrish lidhet me diēka qė ne nė Ballkan e kemi tė pėrbashkėt, e nė kėtė rast tė kaluarėn tonė komuniste. Ja pse ky film u xhirua sė pari nė Shqipėri, Bullgari dhe mė pas nė Rusi e Poloni. Gjeta histori tė mira nė Shqipėri, fatkeqėsisht, aspak tė njohura, si nė Bullgari, Rusi e Poloni, pėr mos e zėnė goje Evropėn. Pra kjo ėshtė historia e martesave tė pėrziera, njė burrė shqiptar me njė grua tė huaj prej kėtyre vendeve ish-komuniste. Ndihem jo rehat ta ritregoj kėtė histori kėtu tek ju, pasi ēdo shqiptar duhet ta dijė se pas vitit 1961 kur Enver Hoxha prishi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, kėto familje nuk shiheshin me sy tė mirė dhe nuk ishin tė mirėpritura. Kėshtu kishte gra qė mbetėn nė Rusi, kishte nga ato qė u ndanė dhe tė tjerė ēifte qė mbetėn bashkė, megjithė presionin politik. Pėr shkak tė paranojės sė spiunazhit, sikur kėto zonja mund tė ishin tė pėrdorura pėr spiunazh.

    Ku i keni gjetur personazhet shqiptarė?
    Shumica janė nga Korēa. Ndoshta nuk ėshtė e kėndshme tė thuhet, por janė persona vėrtet shumė tė mirė. Veē Korēės kam gjetur histori nė Tiranė patjetėr, dhe nė Shkodėr. Por personazhet kryesorė janė nga Korēa. Nuk janė individė tė famshėm, por padyshim intelektualė, profesionistė, inxhinierė qė kanė studiuar nė Lindje, Rusi, Poloni e Bullgari. Disa u kthyen me gratė dhe fėmijėt me vete

    Dikush do thoshte se nė Shqipėri nuk ka patur dhe aq dashuri tė ndėrprera nė kėtė kohė, pasi dashuritė kanė qėlluar kokėforte, ballkanike.
    Po edhe kjo ėshtė vėrtetė. Ky ėshtė njė film dramatik, shumė dramatik, por nuk duhet qarė, sadoqė historitė provokojnė simpatinė dhe lotėt tanė.

    Cili ėshtė ndryshimi dhe afėria qė kanė pasur kėto lidhje nė vendet respektive?
    Nuk kam menduar shumė pėr kėtė gjė. Por pyetja ėshtė e mirė. Nė fakt rusėt dhe polakėt kanė vuajtur mė shumė se sa bullgarėt nė kėtė lloj historish. Nė Bullgari nuk ndodhi qė t’i burgosnin ose internonin gratė e huaja, thjesht mund t’i ndanin prej burrave. Sigurisht ky film ėshtė politik, sa ē’dėshmon nė anė tjetėr sa politika mund tė ndėrhynte nė jetėn private, intime tė njerėzve, pa e patur kėtė tė drejtė. Ėshtė histori pėr mbijetesėn e disa familjeve nė njė situatė tė tillė politike. Ajo qė mė shtyu nė fakt ta nis kėtė film, ishte historia e njė korēari i cili erdhi e mė gjeti nė hotelin e qytetit, kur isha katėr vjet mė parė pėr xhirimet e dokumentarit “E kujt ėshtė ajo kėngė”. Ishte njė burrė i moshuar, i gjatė, i pashėm qė nisi tė mė rrėfejė bullgarisht historinė e jetės, se si ishte ndarė nga dashuria e tij e madhe qė u ndėrpre prej frikės pėr ēka mund tė ndodhte kėtu. Gruaja bullgare mori vajzėn e vogėl 2 vjeē dhe u largua. Nuk mundi t’i shohė pėr 30 vjet. I kishte pritur pa fund. Unė e njoh vajzėn e tij e cila nuk donte tė vinte nė Shqipėri, nė Korēė.
    Papritur e pashė veten tė rrethuar nė tavolinė nga katėr burra tė trishtuar dhe secili mė tregoi historinė e vetė. Dy prej tyre ishin martuar me ruse dhe njėri me polake. Kjo ndodhi katėr vjet mė parė. Isha e magjepsur nga ata burra dhe e prekur qė ende vazhdonin t’i donin gratė e tyre dhe vuanin.

    Pra Korēa qenka qyteti fatlum qė ju dhuron pėr tė dytėn herė njė pjesė tė historisė sė filmave dokumentarė...
    Ashtu mund tė jetė. Pastaj u desh qė tė kėrkoj dhe tė gjej mbėshtetjen financiare pėr tė realizuar dokumentarin, pasi ai shtrihet nė katėr vende. U deshėn udhėtime tė gjata, kėrkime nė arkiva. Shpresoj qė edhe Shqipėria tė kontribuojė financiarisht. Ky bashkėprodhim mes katėr vendeve do tė jetė gati nė fund tė kėtij viti.

    Keni gjetur edhe ndonjė dashuri fatlume mes tyre?
    Po sigurisht, nė Shqipėri dhe nė Rusi, sepse kishte nga ata qė pas vitit 90 u bashkuan sėrish. Fitimtari nė kėtė mes nuk ėshtė sistemi politik, janė tė gjitha ato familje qė mbijetuan. Pėr shembull, nė Korēė njoha rusen Helena Ēami e martuar me Minella Ēamin. Tė dy kishin provuar burgun. Njė ditė Helena mė thotė: nuk duam tė dėnohet kush pėr ēfarė ka ndodhur. Qėlloi njėherė qė njėrin prej persekutorėve tanė e ndeshėm nė rrugė. Ai po dridhej dhe unė i thashė tim shoqi. E sheh, ai ėshtė i sėmurė, ti je i shėndetshėm. Ne jemi shėndoshė e mirė, familja jonė shpėtoi. Atė e ka dėnuar Zoti. Nuk ėshtė puna jonė tė merremi me dėnimin e kėtyre.” Kjo ishte zemėrgjerėsia e dy njerėzve qė e provuan nė kurriz diktaturėn drejtpėrdrejt. Histori tė dhimbshme ka gjetur edhe nė Moskė, nė ish Kirov ose Viatkan e sotme nė Rusi. Ndėrsa nė Shqipėri pėr tė kuptuar edhe mė mirė se ē’ndodhi kam vizituar burgjet e Tepelenės, Spaēit, Burrelit.

    A keni gjetur edhe nga ato lidhje qė shtrihen nė njė shtrat politik tė historisė sė marrėdhėnieve mes dy vendeve tona, Shqipėrisė e Bullgarisė?
    Filmi e pėrmban informacionin se ē’ndodh nė marrėdhėniet mes dy vendeve tona nė atė kohė. Por nuk do tė hyj nė detaje, pasi fenomeni ishte mė global, por nuk do tė merrem as me miqėsinė tonė po nė atė kohė. Filmi ėshtė i vendosur mė shumė nė kohė se nė hapėsirė, nė kohėn kur sistemi komunist ishte i pėrbashkėt pėr tė gjithė ne. Sadoqė diktatura nė Shqipėri pati jetė mė tė gjatė se sa nė Bullgari ku shumė shpejt filozofia staliniste ndėrroi drejtim.

    A do tė zėrė vend figura e Enver Hoxhės nė dokumentar?
    Patjetėr pasi ai ėshtė autori i kėtyre historive. Por nuk do tė jetė aspak qėllim nė vete. Nė tė kundėrt, askush nuk do tė marrė vesh se ēfarė ka ndodhur, madje kam frikė se shumė tė huaj nuk e kuptojnė as sot se ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri. Ēdo njeri ka historinė dhe jetėn e tij, por nėse nuk i ndajmė mes nesh edhe kėto histori tė sė kaluarės, atėherė nė ndonjė cep tjetėr tė botės kjo mund tė ndodhė pėrsėri, jo nė vendet tona, sigurisht. Diku mund tė lindė njė diktaturė.




    09/03/2006
    KATEGORIA: Kulture
    shekulli

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gjema qe me cudit ne shqiperi.

    Akoma jipen ne TV kombetare per publikun, filma te bera nga propoganda e diktatures, se jane pothuajse 100% popogande e vegla te atij sistemi per indokrinimin e masave, edhe sot.

    E femite i shikojne e qe nuk e dine ate kohe si qe.

    E marin per te verteta e ne shume filma tregohet se si diktatura ndiqte spiunonte e ndershkonte armiqet e saj??!!
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po kryetari i televizioneve eshte blush kicua me shoke.. dhe vet autor i atyre filmave te dikurshem demagogjik megaloman e artificial..

    -shok.. nga qarkori na lajmerojne se nje autokolone fashiste do kaloje ne qafen e qarrit.. prandaj duhet te mobilizohemi..
    -me fal o shoku komisar po ..sikur forcat tona nuk kan shum municion..dhe..
    -ti shoku sotir je disfatist.. e harron qe partizanet tan sic ka then shoku shpati.. e lidhin dyfekun me gjalme.. apo jo o xha arif..
    ashtu eshte o komisar po ce degjon tirken qe eshte mesuar me cokollatat se helbete vjen nga qyteti
    hahaha..qeshin shoket..
    mir shok mir po dhe tirka i yni eshte e do mesonet..
    ti zalo do zesh gryken e cjapit e ju tjeret..



    lol.

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    katun
    Postime
    31
    KOMUNIZMI nuk erdhi nga qielli, ate e bene njerezit dhe aty duhet kerkuar 'burimi i barbarise' tek natyra njerezore ose me sakte tek NATYRA

    po ti hedhesh nje veshtrim xhungles kupton mire ligjet e natyres, kupton rolet jetike te 'te fortit' ' dhe 'viktimes' kjo eshte jeta, nuk ka jete pa 'frut' dhe nuk ka 'frut' pa sakrifice (viktime)

    kur kam qene i vogel gjyshja me tregonte nje perralle qe kishte lidhje me QERSHINE qe kishim ne kopesht, ishte pak a shume si historia e kalase se ROZAFES, ishte nje vajze shume e bukur me buze te kuqe qe quhej "qershi" ajo u sakrifikua dhe ne vendin e varrit te saj lindi pema me frutet e mrekullushme te kuqe si buzet e vajzes , te gjithe frutet e kesaj bote kane ne themel sakrificen , duke e mbyllur te dashur forumista KOMUNIZMI deshtoi pikerisht sepse eleminoi SAKRIFICEN rrjedhimisht eleminoi frutet e jetes

  6. #36
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Keto dite mbushen 50 vjet nga Revolucioni i popullit hungarez, perpjekjes se lavdishme kunder zgjyres komuniste judeo-bolshevike.. nje tragjedi e vertete per menyren sesi perfundoi, dhe per numrin e viktimave. Por e rendesishme ishte se popujve te cileve u ra per hise, njohen mire ndyresite e ideuara qe nga 'Kapitali' e deri te romani 'Nena' dhe duke qene se ishte revolte masive popullore kunder barbarise me te madhe te njohur ne historine e njerezimit, u tregoi komunisteve dhe ndjenjat e verteta te masave popullore ndaj tyre.. pra, shenoi fillimin e tkurrjes se murtajes se kuqe, megjithe terrorin e pashembullt qe ndermoren kunder njerezve te thjeshte hungareze, kuqalashet.

    uroj te mos kete me bluze me fytyren e Che Guevara (meqe ra fjala, i lumte dora atij kapterit bolivian qe e vrau ate kerme)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Konferenca e Tiranės - sprova e parė dhe fundit e disidencės komuniste

    1956 - Pranvera e dėshtuar shqiptare



    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Prof. Dr. Ana LALAJ*


    Nė mėngjesin e 14 prillit 1956, nė Kinema "Punėtori", diku prapa ndėrtesės ku sot ėshtė selia e PS, u hap Konfer
    enca e PPSH e Tiranės. Ishin gjithėsej 453 delegatė me tė drejtė vote vendimore, anėtarė tė Byrosė Politike, tė Komitetit Qendror dhe tė qeverisė, tė cilėt nėn shembullin e Kongresit tė XX tė PKBS kishin zėnė vend nė mes tė delegatėve, duke thyer rregullin e deriatėhershėm pėr t'u ulur nė radhėn e parė. Midis tyre pritej tė ishte i pranishėm edhe Enver Hoxha, por u mor vesh se ai gjendej me pushime nė Vlorė. Po ēfarė ngjau nė atė Konferencė qė zgjati 6 ditė? Ēfarė shpreh ajo nė vetėvete? Ēfarė tronditjeje kishte ndodhur sa qė edhe pas Konferencės, 40 vjet radhazi, Enver Hoxha iu referua asaj, duke e veēuar ndėr ēastet mė kritike nė jetėn e PPSH?
    Atė vit, nė shkurt, ishte mbajtur Kongresi XX i PKBS, ndėrsa nė maj do tė mbahej Kongresi III i PPSH. Kishin kaluar tre vjet nga vdekja e Stalinit dhe qė atėherė ishte nė zbatim Kursi i Ri i udhėheqjes sovjetike. Ky Kurs i Ri u ishte bėrė i njohur gjithė udhėheqėsve komunistė eurolindorė nė qershor 1953. Moska i kishte tėrhequr vėmendjen E. Hoxhės pėr situatėn e paqėndrueshme nė vend, pėr politikat e gabuara tė kolektivizimit dhe triskėtimit, pėr administratėn e fryrė dhe pėr qėndrimin ndaj Jugosllavisė. Pėr sa ishte thėnė atė kohė, E. Hoxha u kishte kėrkuar anėtarėve tė Byrosė Politike tė ruanin fshehtėsinė. Tė njėjtėn gjė bėri edhe me Kongresin XX, kur mblodhi Plenumin e KQ, mė 2 mars. "Tani do tė parashtrojmė njė ēėshtje delikate, prandaj mbyllni defterėt dhe kalemat i fusni nė xhep e mos mbani asnjė shėnim, u kishte thėnė ai anėtarėve tė Plenumit. Kjo ēėshtje do tė mbetet vetėm kėtu, nuk do tė dalė jashtė, se nuk do t'i thuhet asgjė Partisė". Ēėshtja "delikate" e kultit tė Stalinit, ajo qė i digjte mė shumė E. Hoxhės, dukej se do tė mbahej thuajse e mbyllur. Por nuk ishte ky i vetmi shqetėsim nė vend. Planet nuk po realizoheshin, jetesa po bėhej mė e vėshtirė. Ushqimet dhe mallrat e tjera tė konsumit ishin tė pakta, shėrbimi shėndetėsor mungonte. Ndėrkohė kuadrot e lartė tė Partisė dhe tė shtetit ca e nga ca u mblodhėn nė nė njė zonė tė Tiranės, tė rrethuar me ushtarė dhe me njė varg privilegjesh ekonomike, tė quajtur Bllok. Nė Ministrinė e Brendshme u krijua Komisioni i Internim Dėbimeve, qė largonte nga Tirana tė gjithė ata qytetarė qė konsideroheshin "tė rrezikshėm" pėr regjimin komunist, por pėr tė cilėt nuk kishte prova ligjore. U shtuan veprimet arbitrare tė njerėzve tė pushtetit ndaj cilitdo qė shfaqte pakėnaqėsi ose kundėrshtonte njė vendim partie. Shprehja "kėtė punė e di Partia" u kthye slogan i pėrditshėm, sa herė njerėzit e thjeshtė kėrkonin sqarime e zgjidhje tė halleve tė tyre. Kėshtu po akumuloheshin dita-ditės jo vetėm vėshtirėsi, por edhe pakėnaqėsi e zhgėnjime nga drejtimi i keq i punėve. Megjithatė njerėzit ende shpresonin. Bashkė me ta edhe masa e gjerė e komunistėve.
    Fryma e Kursit tė Ri dhe analizat e pas Kongresit XX nė Evropėn Lindore po sillnin reflektime tė ndjeshme, si nė plan tė brendshėm ashtu edhe nė plan ndėrkombėtar. Nė Bullgari, nė Poloni, nė Hungari, nė Ēekosllovaki, nė Rumani, njė numėr i madh njerėzish po linin burgjet, kampet e pėrqendrimit dhe tė punės, po rehabilitoheshin njė varg personalitetesh tė vdekur dhe tė gjallė, tė dėnuar me akuza false ose me gjyqe tė montuara politike; po shtoheshin kėrkesat e shkrimtarėve dhe artistėve pėr njė letėrsi dhe art tė lirė tė pandikuar nga politika, ndėrsa disa qeveri lėshuan dekrete qė e lejonin fshatarin tė largohej nga kooperativa nėse dėshironte etj. Tė gjitha kėto, nė njė mėnyrė e njė tjetėr, patėn jehonėn e tyre edhe nė Shqipėri. Komunistėt e Tiranės, qė dėgjonin radiot e huaja lindore dhe perėndimore, qė lexonin shtypin lindor, qė mbanin korrespondencė me studentėt dhe specializantėt shqiptarė jashtė shtetit, qė komentonin zhvillimet politike tė kohės, prisnin me interesim tė veēantė analizat qė do tė zhvillonte KQ i PPSh nė frymėn e Kongresit XX tė PKBS.
    Kėto ishin rrethanat kur u mbajt Konferenca e Tiranės. Nė krye u paraqit njė raport rutinė pėr forcimin organizativ tė partisė dhe pėr rritjen e rolit tė saj udhėheqės nė ekonomi, pėr shfrytėzimin racional tė kapaciteteve prodhuese, pėr propagandėn e partisė, pėr pranimet e reja nė parti, pėr forcimin e regjimit tė kursimit dhe aty-kėtu me ndonjė kritikė sipėrfaqėsore pėr ndonjė drejtues ndėrmarrjeje apo sekretar organizate partie. E pra, nė organizatat e Partisė, siē ishin ajo e Kinostudios, e "Zėrit tė popullit", gazetės "Puna", e Ministrisė sė Industrisė, madje edhe e Aparatit tė Komitetit Qendror, kishin dalė shumė probleme dhe ishin adresuar kritika. Asgjė prej tyre nė raportin e paraqitur nga Fiqret Shehu, sekretare e parė e PPSH pėr Tiranėn. Menjėherė pasoi njė lumė pyetjesh, aspak e zakonshme nė praktikat e deriatėhershme. Sqarime kėrkoheshin sidomos pėr probleme si: Reflektimi i KQ PPSh dhe i Byrosė sė Komitetit tė Partisė tė Tiranės ndaj vendimeve tė Kongresit XX tė PKBS; kulti i individit nė Shqipėri; qėndrimi zyrtar i KQ PPSh pėr ēėshtjen jugosllave; standardi i ulėt jetesės sė popullsisė; si zbatohej ligjshmėria nė PPSh, nė veprimtarinė e organeve tė Sigurimit tė shtetit dhe nė jetėn civile tė qytetarėve tė thjeshtė.
    Duke qenė se pyetjet dilnin pėrtej veprimtarisė sė Partisė pėr Tiranėn, pėrgjigjet i mori pėrsipėr i deleguari i KQ tė Partisė, Beqir Balluku. Ashtu si raporti, edhe pėrgjigjet ishin standarde, madje nė stilin ushtarak se vija e PPSh kishte qenė "e drejtė" dhe "e pagabueshme", ndėrsa pyetjet nga salla ai i trajtoi si "mosbesim" pėr politikėn e Partisė. Sipas tij, nė Byronė Politike, nė KQ tė PPSh nuk kishte kult tė individit, se PPSh nuk kishte asnjė rezervė ndaj Jugosllavisė, se PPSh nuk kishte bėrė asnjė shkelje ndaj tė dėnuarve politikė si Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Koēi Xoxe etj. Salla mbeti e pakėnaqur nga pėrgjigjet, duke u krijuar shpesh edhe ilaritet, zhurmė dhe tė qeshura. U pa se njė trajtim si ai i tė deleguarit tė KQ nuk do tė ishte orientues pėr delegatėt. Shumė prej tyre ishin tė bindur se nė zhvillimet e rėndėsishme qė po ndodhnin nė bllokun komunist, duhej tė pėrfshihej edhe Shqipėria. Kėtu shtohej edhe premtimi qė ata u kishin dhėnė anėtarėve tė organizatės se do tė pėrfaqėsonin dhe do tė sillnin nė konferencė zėrin e tyre. Pėr rrjedhojė, delegatėt vazhduan me vendosmėri diskutimet nė rrjedhėn e pyetjeve qė kishin ngritur. Me radhė e morėn fjalėn Njac Mazi, Njazi Jaho, Adriatik Kanani, Vehip Demi, Kadri Ibrahimaj, Vandush Vinēani, Iljaz Ahmeti etj. Diskutimet e tyre tė hapura dhe kurajoze u pritėn me duartrokitje nga salla. Ėshtė pėr t'u theksuar se asnjė nga anėtarėt e KQ dhe tė Byrosė Politike, qė ndodheshin tė pranishėm, nuk e morėn fjalėn pėr tė kundėrshtuar kėto diskutime. Megjithatė, ata e informuan E. Hoxhėn pėr ēfarė po ndodhte nė konferencė. Ai mbriti nė sallė nė ditėn e dytė tė konferencės, pasditen e 15 prillit.
    Delegatėt e konferencės sė Tiranės, tė cilėt kėrkuan rishikim dhe rivlerėsim tė politikės sė PPSh nė frymėn e Kongresit XX, ishin intelektualė, qė vinin nga sektorėt e ideologjisė, tė kulturės, tė propagandės etj. Pėr shkak tė punės qė bėnin, ata i njihnin mirė ēėshtjet qė shtruan nė konferencė. Ndėrkohė niveli i lartė kulturor i delegatėve kritikues, ndikonte qė ata tė prireshin jo nga dhuna, jo nga kufizimet, jo nga mbyllja, por nga hapja, nga liberalizimi, nga arsyeja. Shqipėria karakterizohej nga i njėjti model qeverisjeje politike, ideologjike, ekonomike e shoqėrore si tė gjitha vendet e tjera tė bllokut komunist tė Evropės Lindore. Sado e izoluar ishte Shqipėria dhe sado e fuqishme propaganda e udhėheqjes sė PPSh pėr drejtėsinė e vijės sė saj, direktivat e Kursit tė Ri patėn jehonėn e tyre nė Shqipėri. Delegatėt e Konferencės sė Tiranės kundėrshtuan dukuritė e komunizmit ortodoks, tė manifestuara nga udhėheqja e atėhershme e PPSh, me synimin pėr tė kufizuar arbitraritetin nė Partinė e tyre dhe pėr tė ulur pakėnaqėsinė qė po rritej nė popull. Dhe kėtė e bėnė kur ishin edhe vetė nė pushtet. Ata kėrkonin njė socializėm human, por siē pohon pas 40 vjetėsh njė nga ish delegatėt e konferencės "as vetė ne nuk e konceptonim si mund dhe si duhej tė ishte". Megjithatė duke bėrė rivlerėsimin kritik tė vijės sė deriatėhershme tė PPSh dhe duke kėrkuar me idealizėm dhe guxim korrigjimin e saj, delegatėt e Konferencės sė Tiranės e evidencuan veten si disidentė tė regjimit diktatorial nė Shqipėri.
    Delegatet disidentė i dhanė zjarr konferencės me fjalėn e tyre tė ēlirėt, me kritikat, me autokritikat dhe me kėrkesat e tyre tė drejtpėrdrejta, pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės sė punėtorėve, pėr uljen e normave tė larta, pėr zvogėlimin e privilegjeve tė udhėheqjes, pėr njė propagandė mė reale dhe konkrete, pėr zbutjen e luftės sė klasave, pėr rishikimin dhe rehabilitimin e tė dėnuarve politikė si Tuk Jakova, Bedri Spahiu etj. Pra ata iu drejtuan problemeve tė Partisė dhe tė gjithė vendit. Kjo rrjedhė e konferencės ndryshoi pas ardhjes sė Enver Hoxhės. Ai i kishte llogaritur mjaft mirė lėvizjet e tij.
    Mė 15 prill, sapo mbėrriti nė seancėn e pasdites, ai u shfaq me tone tė buta dhe qetėsuese nė atė atmosferė tė elektrizuar nga diskutimet e deriatėhershme. Ai u tregua i pėrmbajtur, pranoi se ekzistonte njė ekzaltim i personit tė tij, bėri dhe autokritikė se KQ i PPSh nuk kishte analizuar veprimtarinė e vet nė dritėn e kongresit tė XX tė PKBS dhe se KQ nuk e kishte vėnė nė dijeni Partinė pėr ēėshtjen e kultit tė individit, ashtu siē kishin bėrė tė gjitha partitė e tjera komuniste, se disa privilegje pėr anėtarėt e KQ tė PPSh duheshin hequr etj. Por ky qėndrim ishte vetėm njė taktikė e ēastit.
    Tė nesėrmen, mė 16 prill, E. Hoxha ishte tjetėr. Sa filloi seanca, nga podiumi ai iu drejtua delegatėve: "Jam i bindur se ju mbrėmė nuk ju ka zėnė gjumi, ashtu si dhe ne...Ju e ndjeni se ėshtė mashtruar Partia nga mėnyra si u shtruan kėtu ēėshtjet...Disa elementė mashtruan me besimin tuaj". Ai u vėrsul me ashpėrsi ndaj diskutuesve tė ditėve tė para, duke nxirė tė gjithė veprimtarinė e tyre politike e shoqėrore tė deriatėhershme, madje dhe duke i vėnė delegatėt pėrballė njėri-tjetrit. Ai i paralajmėroi ata se drejtėsia e Partisė do tė vepronte "jo me zigaren e drejtėsisė... por me draprin dhe ēekanin", duke iu drejtuar Njazi Jahos, sekretar i Komitetit tė Partisė. Iu referua Vehip Demit, delegat i Radio Tiranės, i cili ndėr tė tjera kishte thėnė se njerėzit kishin frikė t'i shprehnin lirisht mendimet e tyre dhe se kėrkonte tė dinte nga dilnin fondet pėr shpenzimet e Bllokut. U muar me V. Vinēanin, nė Aparatin e KQ, i cili kėrkoi tė rishihej ēėshtja e Tuk Jakovės. Replikoi me Njac Mazin, delegat i Kombinatit tė Tekstileve, i cili kishte kėmbėngulur se ligji ishte njė pėr tė gjithė dhe ishte shprehur kundėr trajtimeve tė diferencuara. Si e kupton kritikėn, zotrote, iu drejtua ai Nj. Mazit. Unė nuk jam zotėri, iu pėrgjigj tjetri. Unė demokracinė e kuptoj kėshtu, ju tė shprehni mendimin tuaj, po dhe ai tė shprehė mendimin e tij. Me njė presion mjeshtėror erdhi deri atje sa tė formulojė akuzėn e "armikut tė partisė". Pas fjalės sė tij Konferenca mori rrjedhė tjetėr. Gjithēka u tulat dhe u shua ēdo mendim kritik ndaj vijės sė udhėheqjes sė PPSh, shfaqur deri atėhere nė sallė. Mjaft prej delegatėve u mbetėn diskutimet nė xhep. Madje, tregojnė pjesėmarėsit, ndonjėri vajti nė tualet ta griste nga frika mos e kontrollonin.
    Mė 17 prill, Enver Hoxha bėri njė mbledhje rrufe tė Byrosė Politike, me cilėsime pėr "elementė kundra-parti, komplotistė, fraksion i egėr". Ai kėrkoi masa tė ashpra, por "pa bujė e pa zhurmė", madje Rezolucioni tė ishte "nė frymė ngrohtėsie pėr elementėt e lėkundur". Do tė bėhėj dhe njė Letėr e mbyllur nga ana e KQ drejtuar organizatave tė Partisė. Nė fund u kėrkua konspiracion nė Parti, si ai i luftės, si dhe tė hiqeshin mandatet e elementėve tė dyshimtė e tė zėvendėsoheshin me punėtorė dhe fshatarė, me qėllim qė Kongresi tė ishte "luftarak".
    Mė 18-19 prill, dy ditėt e fundit tė Konferencės sė Partisė tė Tiranės i ngjanė njė gjyqi tė pėshtirė hetimor. Thuajse ēdo delegati disident iu drejtua pyetja dyshuese pėr bashkėpunim tė fshehtė kundėr Partisė. E. Hoxha bėnte thirrje se "duhej t'i hapeshin Partisė...se ajo i ndihmon njerėzit shumė tė sėmurė etj". Vėrshuan pėrsėri kritikat, por tashmė jo kundėr udhėheqjes sė PPSh, por ndaj njeri-tjetrit. Delegatėve disidentė tė akuzuar iu desh tė pėrsėrisnin disa herė se ishin komunistė tė vendosur dhe se nuk ishin pėrfshirė nė ndonjė komplot kundėr Partisė.
    Mė 21 prill, tė gjitha organizatave tė Partisė u mbrriti "Letra e mbyllur" e Komitetit Qendror, e firmosur nga vetė Enver Hoxha. Pėr njė javė 135 organizata partie tė kryeqytetit pėrfunduan mbledhjet, ku nė pėrputhje me Letrėn ndėshkuan gjithė delegatėt disidentė tė Konferencės sė Tiranės dhe pėrkrahėsit e tyre. Nėn shembullin e Konferencės, edhe kėto u kthyen nė gjyqe tė vėrteta. Nė organizatat mė problematike u dėrguan si tė deleguar anėtarė tė Byrosė Politike dhe tė Komitetit Qendror, qėllimi kryesor i tė cilėve ishte tė zbulonin rrėnjėt e "komplotit". Por asnjė komplot, asnjė organizatė, asnjė shtab nuk doli tė kishte pasur. Pėr mė tepėr delegatėt disidentė tė Konferencės sė Tiranės nuk i ishin drejtuar pėr ndihmė as ambasadės sovjetike, as ndonjė ambasade tjetėr tė Perėndimit nė Tiranė dhe as ndonjė organizate ndėrkombėtare. Ata me sinqeritet e me besim i shtruan problemet brenda partisė sė tyre. Pas mbledhjeve rrufe, Byroja Politike, mė 4 maj 1956 miratoi 18 pėrjashtime nga partia dhe 29 dėnime tė tjera me masa ndėshkimore. Nė informacionet e ardhura nė KQ tė PPSh thuhet se "qėndrimi i elementit antiparti nė organizatėn bazė ka qenė negativ, asnjeri nuk ka bėrė autokritikė..., se nė mbledhjet e organizatave bazė pati hezitim pėr tė diskutuar dhe dėnuar si duhet kėtė veprimtari antiparti" etj.
    Pėrse Enver Hoxha u tregua kaq energjik pėr tė dėnuar brenda dhjetė ditėve delegatėt e Konferencės sė Tiranės? E pra, Kongresi XX nė propagandė deklarohej si busull orientuese dhe gjithēka kishte qenė nė frymėn e tij. Pėrse atėherė gjithė ky shqetėsim? E. Hoxha kishte qenė nė Moskė dhe kishte parė nga afėr efektet e raportit "Mbi kultin e individit dhe pasojat e tij" nė punimet e Kongresit XX. Megjithėse raport i fshehtė, ai u bė epiqendra e Kongresit dhe sinonim i tij. Pėrmes kanaleve diplomatike, por dhe shtypit, ai ishte nė kontakt tė pėrditshėm ē'po ndodhte me partitė e tjera tė bllokut komunis, tė cilat ishin duke mbajtur qėndrime revizionuese tė veprimtarisė sė tyre. E. Hoxha e ndjente se Raporti i Hrushovit pėr kultin e individit pėrbėnte njė rrezik tė drejtpėrdrejtė edhe pėr pozitėn e tij si sekretar i parė i KQ tė PPSh. Duke shfrytėzuar edhe rrethanat e asaj kohe, E. Hoxha kishte mundur ta zhvillojė pa pengesė kultin e personit tė tij. Njė lumė agjitatorėsh ishin pėrhapur ngado pėr tė fiksuar idenė e "pagabueshmėrisė sė udhėheqėsit". Emri "Enver" ishte shkruar gjatė gjithė bulevardit tė Tiranės, bustet e tij ishin tė shumta, fotografitė e tij ndodheshin nė ēdo institucion shtetėror dhe partiak, shkollė e dyqan. Nė tekstet mėsimore, nė fjalimet zyrtare epitetet "gjeniali", "i ndrituri" ishin bėrė tė zakonshme. Por nuk ishte vetėm pamja e jashtme. Si udhėheqės i ardhur nga Lufta Antifashiste Nacional Ēlirimtare, ai kishte pėrqėndruar nė duart e tij veē postit tė kryetarit tė partisė, edhe atė tė kryeministrit, tė komandantit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė, tė kryetarit tė Frontit Demokratik, tė ministrit tė jashtėm. Gjithė ky pėrqėndrim krijoi terren pėr t'u ngritur kulti i udhėheqėsit. Edhe kur u urdhėrua nga sovjetikėt tė hiqte dorė nga pushtetet e tepėrta, nė qershor 1953 dhe kur vetė mbajti postin e sekretarit tė parė, duke ia dorėzuar M. Shehut atė tė kryeministrit, ai nuk harroi tė theksojė me atė rast se: "Nuk mund tė ketė problem shtetėror ose partie qė tė vihet nė jetė pa u vendosur nė Komitetin Qendror dhe nė Byronė Politike". Kjo do tė thoshte se i gjithė pushteti nė Shqipėri, ai ekzekutiv dhe partiak, do t'i pėrkiste udhėheqjes sė Partisė dhe, nėnkuptohej, Enver Hoxhės nė krye tė saj.
    Kuptohet qė nė kushtet e njė vendi dhe populli tė vogėl dhe tė varfėr si Shqipėria, tė bėje tė njohur nė detaje raportin sekret tė Hrushovit mbi kultin e individit, do tė thoshte qė gjithė vėmendjen e partisė dhe tė popullit ta zhvendosje nga Stalini tek Enver Hoxha. Ky i fundit e kishte kuptuar kėtė dhe me qėllim nuk e kishte venė nė dijeni Partinė pėr kultin e Stalinit. Nė kėtė konkluzion arrijmė duke lexuar dokumentet e Plenumit tė KQ tė 10-11 majit 1956, ku ai e konsideroi qėndrimin e tij ndaj ēėshtjes sė Stalinit "tė drejtė", pasi ishte bėrė me qėllim qė "armiku tė mos pėrfitonte nga kjo dobėsi dhe tė na krijonte situata qė nuk janė tė mira, por tė rrezikshme, siē janė krijuar nė vendet e tjera tė demokracive popullore, sidomos nė Poloni". Konferenca e Tiranės u rimor edhe njė herė nė atė plenum, por nė kahje tjetėr, jo nė atė tė disidencės. Plenumi, edhe pse nėn okelion se "do tė analizonte gjithė veprimtarinė e PPSh nėn dritėn e mėsimeve tė kongresit XX tė PKBS", pikėrisht kjo nuk u bė. Ndėrsa pėrsa i pėrket kultit u gjet rasti tė shfrytėzohej njė raport i njė viti mė parė, kur vetė udhėheqėsi kishte kėrkuar "t'i jepej fund njėherė e pėrgjithmonė manifestimeve tė shfrenuara qė janė shfaqur nė praktikėn e jashtme karshi personit tė Enver Hoxhės". Nė situatat e krijuara ai kishte dy rrugė: ose tė hapej nė Parti dhe tė tėrhiqte mbi vete gjithė kritikat e pėr pasojė dhe dėnimin e mundshėm pėr praktikat e kultit tė individit, ose tė vazhdonte me mbledhjet e mbyllura e tė dhunonte ata anėtarė partie qė do tė guxonin tė ngriheshin kundėr kultit tė tij dhe kultit tė funksionarėve tė lartė tė Partisė-shtet. Ai zgjodhi rrugėn e dytė. Qėndrimi i tij nė Konferencėn e Tiranės ishte nė pėrputhje me kėtė zgjedhje. Prandaj dhe pas Konferencės E. Hoxha ditė pas dite shtonte nga njė akuzė tė re pėr ish delegatėt, duke i cilėsuar jo vetėm si elementė "antiparti", por edhe si "komplotistė", tė organizuar me "gishtin e jashtėm". Kjo me qėllim qė tė vinte pėrballė tyre sa mė shumė anėtarė partie kudo qė ndodheshin. Nė tė njėjtėn kohė ai mbrojti me vendosmėri ministrat dhe funksionarėt e tjerė tė lartė tė Partisė-shtet, pėr t'i bėrė ata tė ndėrvarur prej pushtetit tė tij, pėr tė zgjeruar rrethin e pėrkrahėsve dhe pėr tė mbrojtur mė mirė veten. Ėshtė kjo arsyeja qė E. Hoxha e kishte ndėrprerė me arrogancė staliniste delegatin e Shkollės sė Bashkuar tė oficerėve, majorin Iliaz Ahmeti, kur ai nė diskutimin e tij shprehu me shifra privilegjet e kandidatėve dhe tė anėtarėve tė KQ tė PPSh, duke deklaruar se shpenzimet e ēdonjėrit prej tyre (duke llogaritur shoferėt, makinat, shėrbėtoret, dyqanet e veēanta, vilat shtetėrore etj.) arrinin "mbi 70 mijė lekė nė muaj, domethėnė njė milion lekė nė vit". Enver Hoxha ndėrhyri menjėherė pėr tė mbyllur diskutimin e Iliaz Ahmetit nė konferencė: "Nuk tė lejoj tė na nxjerrėsh llogarira kėtu. Unė them se kėto qė paraqit ti janė tendencioze, janė pėr diskreditimin e udhėheqjes sė Partisė... Jam sekretar i Partisė unė. Unė tė ndėrpres fjalėn, sepse kam edhe unė pėr tė folur pėr ty. Edhe unė di pėr ty." Edhe kjo ishte njė llogaritje djallėzore, duke u drejtur pėr mbėshtetje kulteve tė mė tė vegjėlve, dhjetėra funksionarėve qė abuzonin me postet e tyre.
    Konferenca e Tiranės u mbyt dhunshėm edhe pse nuk pritej tė ndodhte ashtu. Nė kėtė kontekst, ka vend tė shtrohet edhe njė pyetje tjetėr: a ishin nė vėmendjen e Hrushovit dhe tė PK tė BS zhvillimet nė Shqipėri? Nėse po, pse udhėheqja sovjetike nuk ndėrhyri edhe tek ne tė ndėrmerrej njė proces destalinizimi nė jetėn e vendit? Zhvillimet brenda kampit socialist edhe pse interesante, ato po sillnin edhe probleme pėr vetė BS dhe pėr rolin e tij nė krye tė kampit. Vendet e Lindjes, pėrjashtuar Shqipėrinė, duket se mezi e kishin pritur afrimin me Jugosllavinė, sipas Kursit tė Ri sovjetik Nė disa vende socialiste si Poloni e Hungari po shprehej pakėnaqėsi pėr raportet paternaliste e shfrytėzuese tė BS me to. Ndėrsa me Shqipėrinė ndodhte ndryshe. Ajo i shihte jetėsore kreditė dhe ndihmat ekonomike tė BS, por dhe udhėheqja e saj partiake e shtetėrore i shihte vendimtare pėr tė forcuar pushtetin. Prandaj ajo ishte shumė e kujdeshme pėr tė mos krijuar probleme me sovjetikėt. Por dhe kėta tė fundit ishin tė kėnaqur pėr momentin tė mos kishin telashe edhe nė kėtė skaj tė Ballkanit dhe shqiptarėt ta menaxhonin vetė gjendjen. Kėshtu, Hrushovi, me gjithė rezervat e pakėnaqėsitė ndaj E. Hoxhės, e mbėshteti atė. Nė Kongresin III tė PPSH, maj 1956, i deleguari i KQ tė PKBS, P. Pospellov vlerėsoi pozitivisht vijėn e ndjekur nga KQ i PPSH nė politikėn e brendshme dhe atė ndėrkombėtare.
    Konferenca e Tiranės shfaqet nė dy pamje, nė dy kohė dhe nė dy grupe tė mėdha njerėzish. Nė 14 dhe 15 prill mbizotėruan zėrat e delegatėve disidentė, qė synonin tė reformonin PPSh sipas Kursit tė Ri. Mė 16, 19, 20 prill, Enver Hoxha ndezi histerinė kolektive, ashtu si nė Kongresin e Parė tė PKSh dhe nė njė varg plenumesh tė tjera tė mėparshme, ku ishte dėnuar N. Spiru, K. Xoxe, T. Jakova, B. Spahiu etj. Ashtu si nė kėto plenume edhe Konferenca e Tiranės pėrfundoi me fitoren e vijės zyrtare tė PPSh. Por nė dallim prej tyre, Konferenca e Tiranės mbeti nė kujtesėn e popullit, jo simbol i fitores sė udhėheqjes sė PPSh, por si simbol i qendresės sė hapur dhe tė vendosur ndaj pushtetit komunist ortodoks nė Shqipėri. Madje edhe vetė Enver Hoxha nė disa kongrese, plenume dhe fjalime tė mėvonshme i ėshtė rikthyer Konferencės sė Tiranės duke ritheksuar rrezikshmėrinė e saj pėr PPSh dhe udhėheqjen e saj. "Mos harroni konferencėn e Tiranės", pėrsėriste ai.
    Nė goditjet ndaj Konferncės sė Tiranės, E. Hoxha i dha asaj edhe njė dimension tjetėr negativ. U inskenua njė lidhje e paqėnė, lidhja me jugosllavėt, megjithėse nga arrestimet, nga pyetjet nė hetusi dhe nga mbledhjet qė ishin bėrė nė organizatat e Partisė, nuk doli asnjė lidhje e organizuar e delegatėve reformatorė me spiunazhin jugosllav. Tė vjen keq qė edhe sot e kėsaj dite, ka njerėz tė pushtetit tė asaj kohe, qė pretendojnė se kanė bėrė reflektime, por vazhdojnė ende tė pohojnė se Konferenca e Tiranės ishte organizuar nga jugosllavėt. Duke respektuar debatin e hapur mendoj se do tė ishte e arėsyeshme qė ata tė cilėt Konferencėn e Tiranės nuk e shikojnė si njė proces tė zhvillimeve tė brendshme nė vend e brenda Partisė, por si njė kurdisje tė jashtme jugosllave, tė sjellin fakte. Hedhja e pėrfundimeve pa analizė, pra dhe pa fakte nuk ndihmon nė saktėsimin e sė vėrtetave historike dhe mendoj lė edhe njė shije tė pakėndėshme edhe pėr njė ēast historik, qė duhet ndriēuar dhe vlerėsuar siē ėshtė Konfernca e Tiranės.
    Delegatėt disidentė nuk kishin njė perspektivė tė qartė strategjike tė qėndrimit tė tyre, pasi kjo perspektivė mungonte edhe nė Kongresin XX tė PKBS, tė cilit ata i referoheshin. Ata nuk kėrkonin ta pėrmbysnin sistemin komunist nė Shqipėri, ata kėrkonin vetėm ta liberalizonin, reformonin dhe pėrmirėsonin atė. Edhe tezat e kongresit XX pėrfaqėsonin vetėm disa mekanizma tė pėrkohshėm lehtėsues pėr tė ruajtur sistemin komunist. Pikėrisht kėtė synonin lėshimet dhe kompromiset qė filloi tė zbatonte Hrushovi dhe udhėheqja e PKBS pas vdekjes sė Stalinit. Stalini e kishte ēuar nė buzė tė greminės sistemin komunist, ndėrsa Hrushovi u pėrpoq tė lehtėsonte diktaturėn staliniste nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Por praktikat e destalinizimit sollėn edhe tronditje tė mėdha nė tė gjitha vendet e bllokut komunist dhe shumė probleme tė pazgjidhura mbetėn pezull. Sot, pas 50 vjetėsh, ne gjykojmė se ato tronditje ishin zigzaget qė po e ēonin sistemin komunist drejt fundit tė tij. Simbol i tyre nė Shqipėri u bė Konferenca e Tiranės. Ajo ēka u tha nė Konferencėn e Tiranės ishte gjithēka mendonin dhe thoshin deri atėherė komunistėt dhe njerėzit e thjeshte, brenda dhe jashtė organizatave tė PPSh. Prandaj ndėshkimet nuk pėrfshinė vetėm njė grup delegatėsh, por u shtrinė masivisht dhe nė mėnyrė tė rrufeshme nė shumicėn e organizatave tė partisė tė Tiranės. Kėshtu pra, mė shumė se me njė tubim partie, me njė konferencė, kemi tė bėjmė me njė lėvizje, por gjithsesi tė paorganizuar, spontane, e cila, edhe pėr kėtė arsye e kishte tė pamundur tė dilte e fituar pėrballė sistemit tė dhunės, frikės, servilizmit qė po instalohej nga regjimi komunist nė Shqipėri. Kjo konferencė ishte disidenca e parė dhe e fundit brenda PPSh. "Grupet armiqėsore" tė mėvonshme ishin vetėm viktima tė akuzave tė inskenuara, si pjesė e luftės pėr pushtet, qė Enver Hoxha e praktikoi gjatė gjithė kohės. Sprova e parė e komunistėve tė Tiranės u kėput nė embrion dhe nuk u pėrsėrit. Kėsisoj ajo qe njė pranverė e dėshtuar pėr tė gjithė tė majtėn shqiptare, qė nuk arriti tė pėrfshihej nė Kursin e Ri tė sė majtės komuniste evropiane pėr tė lehtėsuar diktaturėn nė Shqipėri.
    (*Instituti i Historise nė Akademinė e Shkencave)



    gsh

  8. #38
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Nuk di si ta kuptoj pasi e kunderta eshte po ajo NJERIU SHFRYTZON NJERIUN
    Ne Kapitalizem Njeriu ēfrytzon njeriun gjersa ne Komunizem Njeriu ēfrytzon jonjeriun!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijė USD nė vit partive komuniste tė Botės.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •