Ne kapitalizem, njeriu shfrytezon njeriun. Ne komunizem eshte e kunderta
Ne kapitalizem, njeriu shfrytezon njeriun. Ne komunizem eshte e kunderta
Nuk di si ta kuptoj pasi e kunderta eshte po ajo NJERIU SHFRYTZON NJERIUNPostuar mė parė nga Tannhauser
Me fal , po ti e lidhe perparimin social me nacionalizimin e pasurive nen e mbitokesore, jo une....Si i tille urdhero e na thuaj lidhjen, jo te evitosh dialogun duke i rene te njejtes melodi .....Postuar mė parė nga antares
Ti kerkon te gjesh justifikim per ate qe nuk justifikohet...Natyrisht e keqja e kesaj bote ( sipas teje) gjendet tek "komploti boteror i cifuteve , tek sionistet e sherbetoret e tyre janki" e te tjera perralla pa mbret si keto....
Per Allenden, fatkeqesisht , filmat me 007 nuk jane xhiruar akoma.....(Megjithese mora vesh se Spilbergu ka nje skenar me te ne dore)....Por FAKTET, EVIDENCAT, tregojne se ishte parlamenti kilian ai qe me shumice votash i kerkoi Pinochetit te nderhynte si shef i shtabit te ushtrise qe te zbatonte Kushtetuten e te rrezonte nje president sharlatan si Allende qe kishte shkelur per tre vjet rrjesht Kushtetuten e Kilit, ligjet e shtetit si dhe kishte nderhyre ne kompetencat e Gjykates se Larte , Bankes Kombetare etj etj.....Natyrisht ne "emer te perparimit tend social" cdo gje e tille eshte e lejuar.
Parlamenti kilian, ne nje vote 81 pro dhe 45 kunder vendosi :
"ti paraqesi Presidentit te Republikes dhe Ministrave te Shtetit,antareve te Forcave te Armatosura dhe Trupit te Karabinierve, shkeljet serioze te Kushtetutes dhe te Ligjeve te Republikes....dhe tu kujtoje atyre , funksionet e tyre, betimi per besnikeri ndaj Kushtetutes dhe ligjeve, ne rastin e Ministrave, natyra e institucioneve te te cilat jane antare dhe ne emer te te ciles ata u betuan diten qe u bene Ministra, i detyron ata qe te japin fund menjehere te gjithe situatave de facto te shkeljes se Kushtetutes dhe te ligjeve te shtetit dhe te marrin masa qeveritare te garantojne rregullin kushtetues te atdheut tone dhe bazat esenciale te bashkeekzistences demokratike midis kilianeve."(Alexander,faqja 318)
"U diskutua me vone qe nese kjo ishte ne ndonji sens nje baze legale per nderhyrje ushtarake. Nuk kishte forcen e nje ligji...Por gjeja me e rendesishme per rezoluten e 22 gushtit 1973 ishte se mund te interpretohej si nje baze morale per nderhyrje ushtarake, derisa te ishte e nevojshme te rivendosej rregulli kushtetues dhe ai ligjor. Kjo shenoi nje pike kthimi ne marredheniet midis Kongresit dhe Forcave te Armtosura." (Moss, faqet 197-198)
Allende e kaloi te djelen ,19 gusht 1973 duke diskutuar me Regis Debray:
"Ata diskutuan manovrimet e Allendes me ushtrine dhe Debray pati pershtypjen se Allende po argetohej me lojen e shahut qe po luante me ta. Gjithashtu Debray shenon se "cdo kush e dinte se siguroje kohe dhe organizoje ,te armatosje dhe te koordinoje aparatin ushtarak te partive te Bashkimit Popullor -nje gare kohe e cila vazhdonte me jave te tera. Allende ishte udhehequr ne kete loje nga 2 principe,shkruan Debray. Ne nje ane, ai e ndiente se lufta civile duhet te evitohej, duke marre parasysh se ne baze te ballances se forcave ishte e humbur. Ai nuk ishte i eksituar nga fjala "pushtet i popullit". Kur ata ne te Majte deklaronin se "vetem aksioni direkt i masave do ta ndaloje grushtin e shtetit" ai do tu pergjigjej :" Sa prej masave do te duhen te ndalojne nje tank?"....Nga ana tjeter ai ishte i vendosur qe te mos e prishte imazhin qe donte te linte ne histori duke i dhene ushtrise bazat esenciale te programit te tij. Por keto ishin principe ne konflikt me njera tjetren dhe Allende refuzonte te zgjidhte midis tyre, sepse ai mendonte ose pretendonte se keto qellime kryesore nuk ishin kontradiktore. Refuzimi i tij te njohi se keto dy principe ishin kontradiktore kontribuoi ne rrezimin e tij tre jave me vone."(Sigmund,faqet 229-230)
Urdhero dhe bibliografine nga autoret e mesiperm te cilet jane cituar:
Ian Roxborough, Phil O’Brien & Jackie Roddick, Chile, The State & Revolution, Holmes & Meier, New York, 1977.
Robert Moss, Chile’s Marxist Experiment, David & Charles Newton Abbot, London, 1973.
Robert J. Alexander, The Tragedy of Chile, Greenwood Publishing Group, Westport, 1978.
Paul E. Sigmund, The Overthrow of Allende and the Politics of Chile, 1964-1976, University of Pittsburgh Press, Pittsburgh, 1977.
Sigurisht.....te gjithe antaret e parlamentit kiliane qe votuan per autorizimin e Pinochetit per te rrezuar Allenden ishin agjente te CIA-s, Mosadit dhe te Sionizmit nderkombetar ne pergjithesi!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 10-02-2006 mė 17:17
Mua me duket se shume mire e kuptove...Postuar mė parė nga dardajan
KJ
E Premte, 24 Shkurt 2006
RAPORTI SEKRET I HRUSHOVIT, DENONCIMI I PARE KUNDER KOMUNIZMIT
Plot 50 vjet me pare ne Pallatin e Madh te Kremlinit ne Moske, me 14-25 shkurt 1956, me pjesemarrjen e mbi 1600 delegateve nga te gjitha republikat e ish-Bashkimit Sovjetik zhvilloi punimet Kongresi XX i PKBS. Ishte ky i pari kongres i shtetit me te madh e me te fuqishem komunist te asaj kohe, territori i te cilit perfshinte nje te gjashten e gjithe siperfaqes tokesore te rruzullit, qe mbahej pas vdekjes se Stalinit (5 mars 1953). Pra pesedhjete vite me pare, pikerisht mu ne folene ku monstruoziteti komunist kishte njohur "lulezimin" e tij me te madh pa thene nga ku edhe ishte propaganduar e tamtamizuar si sistemi me perparimtar i kohes qe do ta conte shoqerine njerezore drejt nje stadi te papare zhvillimi, u lancua ngjarja e cila fillimisht u duk se shenoi vetem startin e nje lufte te eger politike brenda grupit drejtues te PKBS, saktesisht midis dy linjave; asaj revolucionare (marksiste-leniniste) e asaj reaksionare (borgjeze-revizioniste), por qe ne fakt ajo ishte "tulla" e pare qe i hiqej keshtjelles famekeqe te komunizmit, qe edhe pse do te vazhdonte te mbahej e te rezistonte per me shume se tre dekada, nje dite do te shembej. Dhe nisi ky rrenim i komunizmit ne ate pasdite te larget
te 24 shkurtit qe do te vijonte edhe te nesermen e dates 25. Dy momente keto, qe do te shenonin tronditjen e pare e te thelle historike te sistemit komunist qe kish perfshire pjesen me te madhe te Europes. Dhe pikerisht ne kete dite te fundit te kongresit, delegatet u thirren te mblidheshin ne nje seance te rezervuar, madje me sakte do te qe te thonim te jashtezakonshme, aq me teper qeajo u zhvillua me dyer te mbyllura. Lideri i ri i PKBS-se, Nikita Hrushovi, ne kete seance pati paraqitur raportin e tij te famshem, qe njihet ne histori si "Raporti sekret i Hrushovit".
"Ishte Stalini, - thote Hrushovi ne fjalimin e tij te asaj kohe, - ai qe do te formuloje konceptin (armiku i popullit(. Koncept ky, qe eleminon dhe ne cdo lloj forme te luftes ideologjike e bente te mundur perdorimin e raprezaljeve me prudente, te dhunimit te te gjitha formave te ligjshmerise revolucionare, per cilindo qe mund te ishte edhe pak i dyshuar per qellimet e tij apo per cilindo qe nuk gezonte nje emer te mire". Dhe ne kete deklarim gjithcka ka thene ne ate kohe Hrushovi e ka vertetuar me fakte e shifra.
"Te njejtin fat,- vazhdon Hrushovi,- do te pesoje edhe pjesa me e madhe e anetareve te Komitetit Qendror te partise tone. Nga 139 anetare, 98 prej tyre jane arrestuar e vrare, apo edhe delegatet nga 1966 te zgjedhur ne kogresin XVII, 1108 jane arrestuar e vrare. Ky fakt tregon, sesa absurd i eger dhe kunder cdo norme humane ishin krimet qe duheshin paguar ne emer te revolucionit. Stalini eshte pergjegjes i masakrave e i terrorit masiv, qe eshte ushtruar gjate 30 vjeteve qe ai udhehoqi shtetin sovjetik".
Ne ate raport Hrushovi e paraqet Stalinin si nje forme fobie kundrejt cdokujt qe i rrinte afer dhe Mosken si nje kryeqytet te rrethuar nga komplote, kunderkomplote e intriga e ku askush nuk e dinte cili do te ishte viktima e radhes. Stalini, gjithnje sipas Hrushovit, e bastardoi metoden ideologjike, duke e zevendesuar me ate te dhunes shteterore, te raprezaljeve ne mase e te terrorit, ekzekutues i te cilave qe KGB-ja me ne krye Berian.
Nje akuze e ashper i behet ne raport edhe te ashtuquajturit "kulti i individit", ne shtyp e ne letersi, te cilat ishin te detyruar te publikonin periodikisht portrete e himne adresuar atij gjate periudhes se revolucionit dhe te luftes civile, nje pjese e rendesishme e te cilave nuk i perkisnin fare Stalinit. Hrushovi e akuzon Stalinin per falsifikim te te ashtequajturit "testament politik" i Leninit si dhe per qendrimin e tij gjate luftes se pare Boterore.
Nderkohe, e rendesishme eshte te thuhet se Hrushovi nuk qe i vetem ne goditjen qe po i jepte figures se Stalinit. Bashkepunetoret e tij, apo sic njihen ndryshe hrushovianet, pergatiten terrenin e duhur qe goditja te arrinte kulmin me 24-25 shkurt. Keshtu fillimisht qe pikerisht Suslovi, anetar i Komitetit Qendror te PKBS, qe ne fjalimin e tij te 17 shkurtit kunder dogmatizmit e filozofive false te partise qe kane lejuar "kultin e individit". Nje dite me vone me daten 18 shkurt ne fjalen e tij ne kongres Anastas Mikojan qe shprehur: "Per 20 vjet nuk kemi patur nje drejtim kolektiv, por kemi bere qe te lulezoje "kulti i individit", duke ushtruar keshtu nje influence ekstremiste negative mbi aktivitetin e partise". Mjaft i eger do te ishte edhe fjalimi i mbajtur nga Pankratov, nje nga historianet me te njohur ruse. Ne fjalen e tij mbajtur me 23 shkurt, ai evidentoi krizen e thelle ne te cilen kishte hyre historiografia ruse per shkak te numrit te madh te argumenteve te ashtuquajtura "tabu" nga Stalini. Keto nderhyrje, sipas historianit Pankratov, ne historiografine ruse e kishin zanafillen qe me 1929 kur Stalini urdheroi te zhduken nga bibliotekat e nga muzete te gjitha veprat e dokumentet qe paraqitnin ne plan te pare rolin qe kishin patur rivalet e tij gjate revolucinit".
Ne ate seance te jashtezakonshme me dyer te mbyllura, pjesemarresve iu shperndane kopje te numeruara te raportit te Hrushovit me te drejten e kthimit. Madje, vlen te theksohet se me vone u vertetua se versionet e raportit te shperndare ishin me shume se sa nje. Pjesemarresit me pak te rendesishem duhet te kenaqeshin me nje version me te zbutur e kjo lidhet me faktin se hrushovianet i trembeshin reagimit te nje pjese te madhe te delegateve.
Shtypit dhe agjencive te huaja nuk iu dha asnje lajm lidhur me ate cka kishte ndodhur. "Eshte mire,- thote Hrushovi me vone,- qe rrobat e pista t(i lajme ne shtepine tone".
Por nuk do te kalonte shume kohe, ekzaktesisht nje muaj me pas, me 16 mars 1956, Harrison Slalisbury, korrespondenti i "New York Times" ne Moske do te publikoje ne shtyp se sipas informacioneve te tij diplomatike gjate zhvillimit te Kongresit XX, Nikita Hrushovi ka bere deklarata kunder figures se Stalinit. Pohime te tilla dolen edhe nga Gjermania Perendimore, Polonia, Hungaria e Cekosllovakia. Me 4 qershor te po atij viti, Departamenti i Shtetit Amerikan publikon kopjen e nje dokumenti te paraqitur si nje version i fjalimit te Hrushovit. Tashme e gjithe bota komuniste e perendimore kapitaliste mund te fliste hapur per dhunat e tragjedite, qe shume i kishin imagjinuar ne dhjetevjecaret e meparshem, por qe tani merrnin formen e nje te vertete te p refuzueshme. Por, ndersa per Perendimin behej fjale per nje konfirmim te tezave apo gjykimeve mbi te cilat ishte denuar komunzmi, nga ana tjeter ne kapin komunist, kjo ngjarje qe nje shok i jashtezakonshem. Moment ky, qe shenoi fillimin e nje shembjeje si per ata qe u perpoqen te perforconin besimin e tyre komunist, ashtu edhe per ata qe te traumatizuar nga ky fakt braktisen angazhimin e tyre politik, apo e rinovuan ate ne nje kryqezate antikomuniste drejt zhvillimit te nje te ardhme demokratike. Nderkohe, qe askush si kinezet, nuk i refuzoi deklaratat e Hrushovit duke i paraqitur ato si perpjekje te klases se re borgjeze per te vendosur kapitalizmin ne BS. Vende te tjera si Shqiperia, Hungaria, Rumania qe u perpoqen sa te ishte e mundur t(i largoheshin ketij fakti duke e reduktuar raportin ne nje version te pjeshem te kritikave ndaj Stalinit. Apo shtete te tjera si Italia, qe duke pasur frike te benin llogarite me te kaluaren u spostuan ne nivelin e nje kritike strukturale. Kurse Polonia pa aty te hapur rrugen e vetme drejt komunizmit kombetar, qe Stalini ua kishte ndaluar brutalisht.
Pas kesaj qe ndodhi, tashme dukej se kishte marre fund epoka e pafajshmerise edhe per vete komunistet qe deri ne ate kohe mundet, qe gjysma e tyre te mos dinin gje mbi raprezaljet, burgosjet, internimet, vrasjet ne mase madje edhe brenda partise, tani cdo gje e kishin ne drite te diellit.
* * *
Dhe shume shpejt kunder qendrimit stalinist, te paret qe u rebeluan qene puntoret ne Poznan te Polonise dhe me pas ne Budapest qe perfunduan me nderhyrjen e tankeve e trupave te armatosura sovjetike, te cilet shtypen me dhune si revolten e punetoreve polake, ashtu edhe revolucionin hungarez. Ndonese realisht kryengritja e pare antikomuniste ne Europe, duhet thene se eshte ajo e Postribes, ne Malesine e Madhe ne vitin 1945, qe si edhe simotrat e saj ne Poloni e Humgari ishte shtypur dhjete vite me pare me dhune.
Por, edhe pse komunizmi mori nje fare perforcimi ne vitet (60-(70, gjithsesi ai nuk shk(lqente me si me pare. Ai gjithnje e me shume erdhi duke hyre ne krize pas krize deri sa arriti kulmin me 1989-1991, kur komunizni ne Europen Lindore u shemb i gjithi. Ne kete fillim te shekullit XXI, komunizmi nuk paraqet me nje ideologji koherente, apo nje utopi qe te mahnise, nuk paraqet as dhe nje alternative revolucionare te besueshme ndaj kapitalizmit, demokracise apo globalizacionit. Komunizmi tashme eshte i perfshire perfundimisht vetem nga e kaluara e tij dhe asgje me teper. Madje, jo me kot me 25 janar 2006, pas shume e shume debatesh, Keshilli i Europes miratoi nje rezolute, ne te cilen kujton se "te gjitha regjimet komuniste totalitare jane te njollosura me dhunimin makroskopik te te drejtave te njeriut", i denon ato dhe u ben homazh viktimave duke ftuar te gjithe te bejne nje rishikim te ndergjegjes. Goran Lindbland i Partise Popullore Suedeze, redaktuesi i kesaj rezolute te Keshillit te Europes shkruan se "pas renies se komunizmit ne Europe nuk eshte bere ende nje kerkim komplet e i thelle si edhe asnje debat persa u perket krimeve te kryera ne keto shtete e nuk jane denuar nga komuniteti internacional, sic u be me rastin e krimeve te kryera nga nazizmi". Presidenti i Asamlese Europiane, Rene Van der Linden, ka insistuar ne faktin qe nuk behet fjale per te gjykuar "regjimet komuniste qe kane luftuar kunder fashizmit, por te denojne krimet qe meritojne mbajtjen e nje pozicioni politik te forte".
Marc Lazar, nje nga studiuesit e te majtes franceze, thote: "Marksi me 1848 ne "Manifestin e Partise Komuniste" shkruan, se (nje fantazem po perfshin gjithe Europen, komunizmi(. Sot eshte hija e kujtimeve te tij, qe po na persekuton".
Albana Kepi (Alimehmeti) historiane, Itali
Rome 22 shkurt 2006
Kapitalizmi eshte ndarja e padrejte e pasurise. Komunizmi eshte ndarja e drejte e varferise.Postuar mė parė nga Tannhauser
IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!
Shum i dashtun Toro!
E kuptoj fare mire zellin tend per te bere elaq cdo pengese apo bezdi qe mund tu vije bashkekombasve te tu gringo nga historia.
Te kuptoj se njeriu duhet te haje nje cope buke ne cdo rast.
Po dhe ti shum "i ndricuar", dhe fort i dashtun, Toro, duhet te kuptosh se mua nuk me lejohet nga ti e koleget e tu te forumit te te pergjigjem me 50% te sarkazmes qe meriton debati.
Vetem se me naivitetin qe me karakterizon do me dukej pak si e cuditeshme qe per tu bindur per herezine e Brunos, Galileut e ndonje tjeter qafiri, te bazohesha ne kujtimet e Papes Piu 1, 2, 3, 5, 7, 55, dhe Inkuizitorit Torkemada......
Per sa i perket asaj se c'eshte perparimi social, nuk e shoh te udhes te debatoj me ty se jam shume i zene ne admirimin e "perparimit social" qe bashkekombasit e tu janki i kane sjelle pjeses jugore te kontinentit.....
Bile me rezulton qe ndonese ne kohen e Dulles fotksinen e hanin minjte, si rezultat i fitorjeve kapitalitste ne rang boteror (dhe per pasoje edhe ne Shqiperi), .......po e hane.......njerzit!
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolķvar
A mund te na sjellesh ndonji shembull te ndarjes se padrejte te pasurise ne kapitalizem? Mundesisht te na e shpjegosh se ku qendron padrejtesia....Jo per gje po jam injorant ne kete fushe.....Na ndrico pak!Postuar mė parė nga tom pullings
Ne kohen e Dulles, o i mjere, dhe fototoksina ishte me racion!Postuar mė parė nga antares
Megjithate, thjesht per informacion, numri i perdoruesve me te medhenj te fototoksines,kapi shifra rekord ne kohen e qeverisjes se ndritur te kelysheve trashegimtare te Dulles, pra socialisteve roze...qe qeverisen 11 vjet nga totali 15 vjet i postkomunizmit....Te pakten mua keshtu me rezultojne shifrat!
Mire qe permendet dulla qe ta nxjerresh koken!
Po ndonje mungese ketej nga lagja ime rezulton ne shifrat e tua?![]()
Summertime baby!
Krijoni Kontakt