Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Sekreti i Budės

    Kur Aleksandri i Madh dhe greket pushtuan Indine, i gjeten indianet te adhurojne nje perendi mashkull me karakteristika femerore qe vdiste, te tipit te Yakinthit pellazgjik ose Narkisit, te Dionisit grek, te Adonit fenikas dhe grek ose Bakhut, te Atios-it lfrigas dhe lidik, te Osirit egjiptian dhe te Thamuzit palestinez, qe ishin fillimisht te gjithe perfytyrimi njerezor i diellit dhe te heliostazit dimeror, kur dita fillon te humbasi kohe, ne te vertete nje kalim ne hyjni te priftit homoseksual te gjithe feve pagane.

    Ky perendi Indian qe ishte edhe atje me shume emra dhe i mbushur me epitete, ishte si zakonisht orgjiastik, kurse paraqitjet e tij neper skulptura e tregojne me koken te rethuar nga koke te tjera dhe me shume duar dhe kembe ne forme levizjeje, te cilat tregojne vallezimet orgjiastike. I njejti perendi adhurohet akoma dhe sot ne Pakistan, ku per nder te tij gjate heliostazit veror njerezit vallezojne ne menyre orgjiastike dhe shqyejne lekuren e tyre me thika, dhe ecin mbi flake. Kurse myslimanet shiite e adhurojne me pretekstin se vajtojne per vrasjen e Huseinit qe u be ne vitin 680.

    Te njejtin orgji benin edhe palestinezet e shek. te XV para Krishtit sipas deshmise se Ligjit Mozaik, dhe prifterinjte homoseksuale te Baal-it, edhe magjistaret Persiane qe adhuronin flaket ne shek. e V p.K sipas deshmise se Herodotit. Keto prerje dhe shqyerje orgjiastike te mbushyra me gjak te ketyre prifterinjve dhe te adhuruesve te tjere quhen ne Dhjaten e Vjeter prerje (Lev. 19:28, 21:5, Ier. 16:6), kurse tek Herodoti εντομα(prerje) (Her. 7,191,2), kurse tek historia e Profetit Elia thuhet karakterikisht se priferinjte e Baal-it... Dhe kėshtu ata filluan tė ulėrijnė mė fort dhe tė priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve qė kishin, deri sa tė kullonin gjak. (I e Mbret. 18:28) Njelloj si sot ne Pakistan, kemi te bejme me te njejtin festim.

    Greket paralelizuan kete perendi te Indianeve me Bakhun ose Dionisin. Keshtu ne koherat helenistike doli miti se Dionisi gjate udhetimeve te tij vajti edhe ne Indi -ne nje perjudhe mitologjike para Aleksandrit te Madh- dhe atje mbreteroi dhe u mesoi njerezve punimin e tokes, te vreshtave, arte, adhurimin e perendive, orgjite si dhe muziken, dmth nje lloj kitare qe luanin edhe greket dhe gjeten edhe indianet te luajne me te. Kur Dionisi iku nga India, la si trashgimtar dhe mbret te Indianeve Spatemva-ne dhe ky pasi mbreteroi per 52 vjet, la trashgimtar djalin e tij Βουδυα (=Budya) dhe mbreteroi 20 vjet (Arriani, Ind. 7,5-8,2. Nonni, Dion. 15).

    Ky Budya ne tekstet e lashta greke quhet dhe Βουττας (=Butas), (Klementi i Al. Str. 1,15,71,6). Studiuesit e sotem Evropiane lexojne ne tekstet mesjetare indiane kete emer si Buda. Perendia fillestare me karakteristikat femerore te indianeve dhe Dionisi dhe Spatemva-i dhe Budya dhe Buda jane format e evolucionit te njejtit Perendi. Skulpturat e lashta qe na kane arritur jane shume tregues te karakteristikave femerore qe kishte ky perendi.

    Si Dionisin qe e ndiqnin nga pas adhuruesit dhe pjestaret e orgjive, Satiret, keshtu edhe perendine Budas e ndiqnin gjashte demone qe quheshin Bodisatves. emri i tyre ka si sintetike te pare emrin Buda-. Dhe tekstet e kesaj feje brahmane quhen Beda, prape nga e njejta rrenje. Dhe tekste te tjera si Bedanta prape nga e njejta.

    Emri Budya ose Buta ose Buda nuk eshte emer vetjak por eshte mbiemer qe do te thote 'ai qe njeh', Kjo rrenje eshte e njejte me te greqishtes Fοιδα (=njoh) dhe ιττω (=γνωτω) dhe te latinishtes video (=shikoj) dhe kjo perendi u quajt Buda sepse ky mesoi tek njerezit (sic beri dhe Dionisi) artet, punimin e tokes, te vreshtit etj.

    Duket se emrin, ose me mire mbiemrin Buda e merrnin dhe te tjere, jo vetem perendi dhe demone por edhe prifterinj edhe murgj te paganizmit indian si dhe mesues dhe prijes fetare, reformatore etj sepse te gjithe donin titullin e 'njohesit'. Prandaj egzistuan dhume Bude, te ndryshem midis tyre. Buda i sotem i herezise budistike te brahmanizmit indian ka diferenca nga Buda qe pershkruajne greket e lashte, nuk eshte perendi, as demon shoqerues, as orgjiastik; por eshte njeri i quajtur Sindarta Gautama, mbase eshte nje njeri qe ka egzistuar, por si mesuesparaqet nje influence te gjere nestoriane monofisite dhe islamike qe e ka renjen ne influencen qe kishin keto herezi ne paganizmin brahman te shek. te V deri ne shek. e VII dhe natyrisht, ne qofte se ka egzistuar, jetoi dhe veproi ose u mitologjizua midis shek te V-VII.

    Buda parakristian ishte tjeter, perendi orgjiastike dhe me karakterisika femerore. Por sot thuhet se Buda eshte disa mijra vjecar nga fakti se te gjithe Budet, perendi, demone dhe njerez u ngateruan njeri me tjetrin ne nje, dhe te gjitha tekstet fetare indike paraqiten nga 1000 deri ne 5000 vjete me te lashta nga se c'jane vertete.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ky Budya ne tekstet e lashta greke quhet dhe Βουττας (=Butas), (Klementi i Al. Str. 1,15,71,6). Studiuesit e sotem Evropiane lexojne ne tekstet mesjetare indiane kete emer si Buda. Perendia fillestare me karakteristikat femerore te indianeve dhe Dionisi dhe Spatemva-i dhe Budya dhe Buda jane format e evolucionit te njejtit Perendi. Skulpturat e lashta qe na kane arritur jane shume tregues te karakteristikave femerore qe kishte ky perendi.
    Butas, but-a(s), but a , ... (i prek mu ne thelb mesimet dhe udhezimet e budizmit)

    E falenderojme kete me lart qe na tregoi se fjala Buda eshte shqip.

    (Ky eshte me te vertet i dijshem dhe me nevoitet mua, se pikerisht ky me siell mua ideat me te mira per te argumentuar te verteten mbi shqiptaret dhe "greket" fallso te sotem. Une nuk dua qe ky tipi me lart te mos shkruaj me ne kete forum, me te vertet me nevoitet shume dituria e tije )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 17-09-2006 mė 08:57

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga tanhauz
    Yakinthit ... Narkisit, ... Dionisit ..., te Adonit ... Bakhut,... te Osirit ... Thamuzit, qe ishin fillimisht te gjithe perfytyrimi njerezor i diellit dhe te heliostazit dimeror kur dita fillon te humbasi kohe, ne te vertete nje kalim ne hyjni te priftit homoseksual te gjithe feve pagane."
    Lere mos shkruaj per gjera qe nuk i di ose qe i di ne menyre aq
    te shtremberuar sa dalin te paverteta ne plotesi.

    Ty te qenkan ngaterruar babat me zhabat shume keq.

    C'kerkon Narcisi ne mesin e perendive?
    Bakhu me emrat Dionis e Adonis eshte nje perendi e vetme e cila nuk ka lidhje me dimer.
    Qysh kur na doli Bakhu perendi orgjiastike?
    Asnjera nga keto perendi qe permende nuk eshte perendi solare. Kurse te barazosh Osirisin me Bakhun eshte si te barazosh naten me diten.
    Osirisi eshte i rangut te perndive nentokesor dhe eshte shumefish me i perafert me Hadin. Dhe c'lidhje ka homoseksualiteti me gjithe keto marrezira qe ke shkruar!

    Mos ndoshta mendove se (me permendjen e Narcisit ne mesin e ketyre subperendive se) do ti shnderrosh ne pederaste edhe keta?
    Ty pos tjerash te perzihen nocionet aseksualitet me homoseksualitet.

    Tregimi per Narcisin nuk nuk nyn ne gjinine mit as perralle e lere me perendi, tregimi per Narcisin eshte anekdote, dhe eshte kultivuar pikerisht nga ata qe ia kishin zili bukurise se tij te cilen nuk deshironte ta ndante as me femrat dhe as Zot shih c'thote me mashkujt!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Buda vjen nga sanskrishtja e do te thote " i zgjuar " ose me mire "ai te cilit i jane hapur syte ".Siddharta, qe eshte i vetmi qe quhet Buda i vertete e perfekt ( se ka pasur edhe te tjere ) eshte nje njeri qe ka jetuar ne shekullin e VI para eres sone dhe predikimi i tij ka qene pak a shume "kerkimi i te vertetes , vleresimi i njeriut sipas cilesive te tij (morale intelektuale etj ) e jo ne baze te kastave dhe heqja dore ne besimin e kote ne perendit e shumta indiane ( ndaj quhet edhe Ateisti i pare ) , pra Buda krijuesi i Budaizmit nuk duhet te ngaterohet me ndonje perendi ( nqs ka perendi qe e ka emrin Buda eshte gje tjeter ) ,


    e njejtin orgji benin edhe palestinezet e shek. te XV para Krishtit sipas deshmise se Ligjit Mozaik, dhe prifterinjte homoseksuale te Baal-it, edhe magjistaret Persiane qe adhuronin flaket ne shek. e V p.K sipas deshmise se Herodotit. Keto prerje dhe shqyerje orgjiastike te mbushyra me gjak te ketyre prifterinjve dhe te adhuruesve te tjere quhen ne Dhjaten e Vjeter prerje (Lev. 19:28, 21:5, Ier. 16:6), kurse tek Herodoti εντομα(prerje) (Her. 7,191,2), kurse tek historia e Profetit Elia thuhet karakterikisht se priferinjte e Baal-it... Dhe kėshtu ata filluan tė ulėrijnė mė fort dhe tė priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve qė kishin, deri sa tė kullonin gjak. (I e Mbret. 18:28) Njelloj si sot ne Pakistan, kemi te bejme me te njejtin festim.
    Tannhauser ndoshta kane pasur te drejte kerkuesit qe i kane paraqitur Popujt e detit qe sollen mesjeten e Egjyptit te lashte ,( midis te cileve benin pjese edhe Filistinet biblike ), si Ilire ose Trake
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 17-09-2006 mė 12:22

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Jo ore "Buda" vjen nga fjala serbe: "Budan" = "i zgjuar"! hehe
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga tanhauz
    vallezojne ne menyre orgjiastike dhe shqyejne lekuren e tyre me thika
    hehehe, c'me nxore gazin,..

    Po si se paske as per se afermi njohurine se cka do te thote termi "orgjiastikė", he, he...
    po pse fute hundet atje ku s'merr ere?
    te lumte po ....
    c'me nxore lote, "vallezim orgjiastik" hihii
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Jo ore "Buda" vjen nga fjala serbe: "Budan" = "i zgjuar"! hehe
    s'do ti Babtist qe te vije nga sanskrishtja ? ok vella si te duash ti . nga do ti qe te vije se ja rregullojme ne vend biografine

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga thorgal
    s'do ti Babtist qe te vije nga sanskrishtja ? ok vella si te duash ti . nga do ti qe te vije se ja rregullojme ne vend biografine
    jo,jo,jo... (keqkuptim)

    Shprehja "budan" eshte = saktesisht "i zgjuar" ne serbishte poashtu dhe cfare perfundimi shkencor mund ta nxjerrim nga kjo?

    Problemi eshte se kjo fjale e vjeter ka mundur te perfitoje konotacione kuptimore (c'vendosje kuptimore) nga me te ndryshmet gjate shekujve, sepse eshte me e vjeter se historia. Etimologjikisht nuk qendron, ani cka qe mund te gjeje shiqptim e kuptim te caktuar ne gjuhen sanskrite, sllave etj., -c'i hyne ne pune kjo shkences?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Serbishtja dhe Sanskriti qė tė dyja bėjnė pjesė nė grupin Satem tė gjuhėve ariane prandaj dhe kanė fjalė tė pėrbashkėta.

    Tanhauseri siē duket ka vendosė qė njėherė tė mbajė fjalim pėr perėnditė e lashta e pastaj tė mėsojė rreth tyre se ēka ishin e kush ishin.

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shprehja "i zgjuar" eshte nocion abstrakt.
    Apstrakcionet jane perfitime shume te vona ne leksikun e gjuheve te folura dhe secila e ka edhe kuptimin e saj konkret etimologjik prej se ciles kryesisht ne menyre figurative alegorike e tjera eshte nxjerrur edhe kuptimi i ri abstrakt i shprehjes. Prandaj etimoloigjija e ketij emri nuk mund te nxirret me referime ne kuptimet qe ka ajo ne gjuhen e folur te cilitdo popull.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cili ėshtė sekreti yt?
    Nga Poeti nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 10-10-2010, 07:13
  2. - Sekreti nė dėm tė tjetrit -
    Nga rabija nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 10:10
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. Sekreti, cka ėshtė ky fenomen?
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 05:34
  5. Sekreti i tyre...
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •