Te dashur motra e vellezer,
E hap kete teme per te diskutuar mbi KRYQIN.
Ajo qe duhet te kuptojme mbi Kryqin eshte se Kryqi duhet te perjetohet nga cdo i krishter, eshte pjese e pandashme e besimit.
KRYQI eshte arma qe na vesh Krishti, eshte Ilaci me ane te se cilit bombardohet mishi yne per t'u shkaterruar aty fortesat e armikut, te frymerave te ndyra te cilat bejne fole ne mishin tone. Kryqi nuk mund te kuptohet, per Kryqin nuk mund te filozofohet, por ai duhet te perjetohet.
Menyrat e perjetimit te Kryqit jane nga me te ndryshmet. Nje nga keto eshte agjerimi ose kreshma, nje tjeter eshte agripnia (qendrimi pa fjetur per t'u lutur), ose sakrificat qe zgjedhim te bejme ne emer te Krishtit.
Kryqi zgjidhet me vullnet te lire nga cdo i krishter, por ai ofrohet nga Krishti. Ne Kryq mberthehet trupi yne, pra Kryqi eshte mjet vdekjeje. Por nga ana tjeter, Kryqi eshte "blere" prej vdekjes nga Krishti per t'u shnderruar ne mjet jete.
Kryqi mund te krahasohet me nje Bisturi ne duart e Mjekut Jezus qe can mishin tone per ta pastruar e shpetuar nga vdekja e shkaktuar nga armiqte e tij, bakteret qe strehohen aty!
Ose...
Supozojme se jemi ne nje qytet te fortifikuar. Aty befas sulmon nje armik i ashper, para te cilit ne terhiqemi. Ai fillon te pushtoje shtepite tona, rruget tona, fillon te marre ushqimin tone, fillon te perdore burimet tona. Ndersa ne strukemi diku jashte ketij qyteti. Ky qytet kaq i dashur i yni, ku ne kemi gjithe kujtimet me te bukura te jetes sone, shnderrohet papritur ne nje qytet armik, te frikshem, sepse brenda tij, fshihet armiku yne. Ky armik i perdor fortesat e ketij qyteti kunder nesh.
Atehere cfare duhet te bejme ne?
Dikush qe eshte me guximtari nga te gjithe, shkon dhe perveteson njeren nga armet me te te rrezikshme te armikut, arme me ane te se ciles ky armik kishte mposhtur qytetin tone. Kete arme e sjell ne fushimin jashte qytetit ku ndodhen qytetaret e strukur nga frika. Tashme kjo arme eshte e tyrja.
Cfare do bejne me kete?
Jane para 2 alternativash: Te rrijne jashte qyetit te tyre te dashur si te huaj, apo ta sulmojne kete qytet per ta cliruar. Nqs e sulmojne, dihet qe shume nga fortesat e tij do shkaterrohen, shume nga shtepite e tij do prishen. Por keto shtepi jane te tyret dhe jane shtepite per te cilat kane sakrifikuar aq shume ata dhe paraardhesit e tyre. Por keto shtepi tani jane shtepi armike.
Atehere, duke patur besim tek ky Guximtar, banoret e qytetit e sulmojne ate duke i shkaterruar disa prej fortesave te tij. Armiku mundet plotesisht dhe e braktis qyetetin e demtuar. Qytetaret behen serisht zoterit e tij. Tani ata e rindertojne qyetetin duke mos lejuar me armikun te afrohet, duke vigjeluar nate e dite. Ky njeri qe u shpetoi jeten, behet Mbreti i tyre dhe Arma e Tij, qe Ai e rrembeu prej armiqve, behet nje monument qe tregon Fitoren e Madhe.
Keshtu pra, ky qytet eshte mishi yne, armiqte jane demonet, arma e tyre eshte vdekja, njeriu guximtar eshte Jezusi, qytetaret jemi ne dhe Arma eshte Kryqi!
Krijoni Kontakt