Si na gėnjeve mos shoqja Vali?!
Nė njė konferencė pėr shtyp, shoqja Vali Leskaj, ministre e tė papunėve, por dhe e atyre qė punojnė, tha motamo: Te jeni tė bindur se nuk do tė ketė vonesa dhe ju garantoj si unė si dhe drejtori i ISSH, shoku Ilir Beqja se efekti financiar dhe pensionet do t'i merrni mė 1 dhjetor e asnjė ditė mė tutje!" ( Kėtė siguri e ka shkruar tė zezėn mbi tė bardhė edhe Orion Braēe nė "Zheminzhinbaon" qė boton sot e 61 vjet me radhė qė nga koha e kanibalit legjendar. Le tė thonė po desh nė daēVali nė daē Erioni se po gėnjej e po shpif, ju them shikoni njė nga numrat e muajit nėntor, aty nga fundi mė duket. Po po vjen mesi i muajit dhjetor dhe lekėt nuk i kemi parė me sy. Tė vjen ēudi tė mendosh se tėrė soja e socialistėve qenkan tė njė kallėpi. A nuk tha Fatosi se do t'ua jap barnat pa pagesė? Po ē'ndodhi? Opingėn e Sheros morėn pa para. Po i paguajmė si frengu pulėn me para nė dorė. Po si qenkan tė tėrė njėlloj kėta maluketėr! A nuk thanė nė zgjedhjet e para se "nesėr do tė jetė mė mirė!" Po ē'ndodhi? E pritėm mė kot atė tė nesėrmen e shkretė po ajo nuk erdhi? Jo vetėm qė nuk erdhi po ėshtė larguar dhe ca mė shumė. Tė tėrė e dimė se tė nesėrme nuk ka kurrė, sepse nuk vjen kurrė! Po mė vonė a nuk nxorri njė llaf tjetėr Fatos Nano"? Pėr njė Shqipėri qė ndryshon" llaf qė zėvendėsoi atė tė Edi Ramės, "Voto pėr punėn tonė". Si njėra si tjetra janė vetėm demagogji e tym pėr tė dehur mendjet e regjura tė militantėve qė nuk duan as bukė e as punė, por vetėm t'u rojė kryetari me mjekėr. Po shoqja Vali si na gėnjeu. Goxha grua e goxha mami nga Tepelena tė gėnjejė ditėn pėr diell. Ne kujtuam se shoqja simite elbasani do ta mbante fjalėn ashtu siē e mbajti atėhere kur dėrgoi miell pėr tė blerė vota. Por jo kėtė radhė i "bėri dredha plumbit". E po tė gėnjente goxha grua, kurrė nuk do ta besoja. Shoqja Vali me lekėt qė do tė na shtojė kishim menduar tė paguanim "taksėn Noti" tė telekomit por ti nuk na e dhe? Tani jemi tė detyruar qė t'i paguajmė me kamatė dhe me tė drejtė se ka rregulla shteti juaj pa tjegulla. Po ti lekėt qė na ke borxh qė nuk na i dhe mė 1 dhjetor a do tė na i japėsh me kamatė, sepse i ke pėrdorur pėr interesa tė shtetit hajdut. Po si nuk ndejtėt njė herė pa gėnjyer e pa vjedhur. S'ke ē'i bėn, ujku vetėm lėkurėn ndėrron, po zakonin kurrė nuk e harron. Tani po i thėrrasim mendjes qė tė besuam se do tė merrnim paratė qė na shtuat. Ju besuam se harruam qė Shqipėria ka ndryshuar vėrtet. A nuk janė shtuar orėt e errėsirės? A nuk janė shtuar tė pa punėt? A nuk janė shtuar trafiqet e kondrabandat nėpėr dogana. A nuk po ndryshohen drejtorėt e rendit dhe tė doganave pėr "punėt e mira qė kanė bėrė" A nuk ka ndryshuar Ilir Meta nga numri 2 i qeverisė nė numrin 1 tė vjedhjeve e trafiqeve ( sipas fjalėve tė Nanos). A nuk ka ndryshuar vetė kryeministri nga numri 1 i partisė dhe qeverisė nė numrin 1 tė mafias, ( sipas Ilir Metės) A nuk ka ndryshuar vetė PS nga njė bashkim vullnetesh tė lira, nė njė repart vullnetesh tė ndrydhura. Ja kjo ėshtė Shqipėria qė po ndryshon. Na pėr pak harruam, a nuk po ndryshon shoku Fatos nga njė njeri qė nuk ka shtypur njė plesht nė njė njeri qė ka shtypur njė njeri qė ka qenė anėtar i PS ( kjo sipas KJ dhe Nikollė Lesit) E ē'ta zgjas moj shoqja Vali ti je njė gėnjeshtare e mashtruese si tėrė shokėt e partisė tėnde. Ti ēdo tė bėsh tani pasi nuk e mbajte fjalėn. Po tė lemė ty vetė qė tė zgjedhėsh.
Bujar Orizaj,
Krijoni Kontakt