Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vrasja tek Liqeni

    --------
    panorama:


    Vrasja

    Burime nga grupi hetimor renditėn edhe disa argumente qė i ēojnė nė dyshimin e mėsipėrm dhe pse vrasėsi nuk ka qenė njė prej tė fortėve, apo adoleshent e grabitės

    “Pėrgjuesi i ēifteve”/ Ja arsyet pse hetuesit dyshojnė se njė efektiv ka kryer krimin nė Liqenin Artificial

    Njė polic vrasėsi i Roland Lezos
    Viktima u ka treguar tiparet e autorit djemve tė “Shqiponjave”



    Tiranė

    Njė polic dyshohet tė jetė vrasėsi i Roland Lezos nė Liqenin Artificial, mbrėmjen e sė shtunės. Ndėrkohė qė mendohet se 40-vjeēari mund tė ketė rrėfyer pėr ekzekutorin identitetin gjatė dėrgimit nga policėt e “Shqiponjave” nė spital. Burime nga grupi hetimor bėnė tė ditur se pista kryesore ėshtė qė krimi tė jetė kryer nga ndonjė punonjės policie, qė mbante armė pa leje dhe qė ka qenė nėn shoqėrinė e tė dashurės.

    Por nuk pėrcaktohet nėse ėshtė polic i rendit, pyjores, agjent, ndėrtimit, bashkiak etj. Kjo nga fakti se personi ka qenė i veshur civil nga karakteristikat e pėrshkruara nga disa dėshmitarė qė e kanė parė nga larg ēiftin. Madje, ēobani ėshtė deklaruar se para ngjarjes kishte parė tė lėvizte vetėm njė ēift nė atė zonė, fytyrat e tė cilėve nuk i kishte dalluar dot nga errėsira. Burime nga ky grup renditėn edhe disa argumente qė i ēojnė nė dyshimin e mėsipėrm dhe pse vrasėsi nuk ka qenė njė prej tė fortėve, apo adoleshent e grabitės.

    Pse vrasėsi ėshtė polic
    Dje, nė komunikatėn zyrtare tė Policisė sė Tiranės, njoftohej se pas vrasjes sė Roland Lezos, nė vendngjarje ishin gjetur njė makinė “Benz 190” dhe njė palė dylbi. Burime tė policisė konfirmuan se nga tė dhėnat e grumbulluara Lezo mendohet tė ketė qenė duke pėrgjuar ēiftin nė fjalė. Mėsohet se janė gjetur tre gėzhoja dhe xhupi qė i pėrkiste viktimės. Pikėrisht kėtu ėshtė sqaruar arsyeja pse vrasėsi nuk ėshtė grabitės. Nė xhep janė gjetur rreth 7 mijė lekė tė reja tė paprekura dhe makina e viktimės e parkuar nė rregull nė rrugė. Argumenti i parė ėshtė arma, me tė cilėn ėshtė bėrė vrasja. Ajo ėshtė njė pistoletė tip “TT”, e tipit kinez, dhe kėtė lloj armne e mbajnė kryesisht punonjėsit e policisė, qė varen nga shteti. Arsyeja e dytė, ėshtė ajo qė u pėrmend mė sipėr pėr pėrjashtimin e motivit tė grabitjes dhe autorėsinė e njė kontigjenti, apo krimineli nė kėtė zonė. Argumenti i tretė, dhe njė nga tė fortėt, ėshtė pamundėsia pėr tė lėvizur lirshėm nė park me njė armė pa leje, vetėm 150 metra larg nga Garda e Republikės, postblloku i policisė bashkiake, pranisė sė makinave tė policisė dhe qarkullimit rrugor nė kėtė zonė. Po kėshtu, ēifti ka qenė nė kėmbė dhe jo me makinė. Arsyeja ėshtė afėrsia me objektet si Gardėn dhe postbllokun qė nuk lejon hyrjen e makinave pa autorizim dhe rruga kryesore nė bulevard, qė ishte shumė afėr dhe nuk kishte nėvojė pėr njė makinė. Megjithatė, ekspertėt e policisė janė mbėshtetur edhe nė tė dhėnat operative qė u janė shtuar argumenteve tė mėparshėm. Liqeni Artificial ėshtė i populluar nga policė, qė vijnė civilė me tė dashurat e tyre, nė pamundėsi tė shtėpisė, hotelit e ndonjė ambienti qė kushton lirė.

    Policia afėr zbardhjes
    Burime tė sigurta thanė se gjatė momentit tė dėrgimit pėr nė spitalin civil nr.2 tė Tiranės, Lezo ka rrėfyer diēka pėr paraqitjen e autorit. Por ai nuk ka treguar emrin e personit, megjithėse policėt ia kanė kėrkuar gjatė gjithė rrugės. Edhe ēobani i ka bėrė tė njėjtėn kėrkesė, kur e ka gjetur tė pėrgjakur, por Lezo i ka kėrkuar vetėm ndihmė, duke mos thėnė asgjė tjetėr. Vetė bariu i deleve ka treguar pėr personat qė ka parė tė lėvizin nė zonė, ashtu sikurse roja i postbllokut. Nga ana tjetėr grupi i ekspertizės ka kryer kėqyrjen e vendit tė ngjarjes disa herė dhe ka shumė mundėsi qė tė jenė gjetur prova tė rėndėsishme. Ato nuk jepen tė gjitha pėr shkaqe hetimore, por nuk mohohet ekzistenca e disa qimeve tė flokut nė vendin ku ka qenė ēifti e qė dallohej qartė.



    Provat qė ka policia

    Grupi hetimor ka pėrfshirė nė dosjen e tij tė dhėnat pėr tė gjitha provat e gjetura nė vendngjarje, porqė nuk ēojnė pėr momentin nė identifikimin e autorit. Njė makinė “Benz” e viktimės e padėmtuar dhe qė ka vėrtetuar se nuk ėshtė vrarė nė mjet. Njė xhup i hequr dhe lekėt e paprekura tė 40-vjeēarit. Njė palė dylbi qė nga shėnjat e gishtave i pėrkasin viktimės dhe i janė gjetur fare pranė. Tre gėzhoja pistolete tip “TT”, kineze. Dėshmitė e rojės sė postbllokut dhe ēobanit tė deleve. Fjalėt qė ka thėnė i plagosuri deri nė dėrgimin e tij nė spital.



    Familjarėt, lule nė vendngjarje

    Dje, nė mėngjes, familjarėt e Roland Lezos, kanė shkuar te vendi ku u plagos rėndė 40-vjeēari. Aty ėshtė vendosur njė kurorė me lule tė kuqe artificiale, mbi njė shkop tė ngulur nė tokė. Kurora rrethohej nga njė trekėndėsh i rrethuar me njė shirit tė bardhė.



    Halil Gjilani tregon pėr mbrėmjen kur ndodhi krimi
    Roja i turnit: Ju rrėfej ēfarė pashė natėn e vrasjes

    Halil Gjilani, roja i postbllokut nė hyrje tė Parkut Kombėtar, nė Liqenin Artificial, rrėfen ēast pas ēasti lėvizjet qė janė kryer brenda njė ore nė kėtė zonė. Ai ka qenė me shėrbim mbrėmjen e tė shtunės, kur u plagos rėndė dhe mė pas vdiq nė spital Roland Lezo. 55-vjeēari me origjinė nga Kosova, tregon se si vijnė dhe ikin njerėzit, rrezikun pasi vjen mbrėmja, ankesat e ēifteve pėr ndjekien nga pėrgjuesit dhe kėrcėnimin nga hajdutėt.

    Keni qenė me shėrbim mbrėmjen qė ndodhi plagosja e Roland Lezos?
    Po, atė natė kam qenė turni i dytė. E kam marrė shėrbimin nė orėn 15.00 dhe e kam lėnė tė nesėrmen nė mėngjes.

    Nė cilėn orė ka ndodhur ngjarja?
    Nuk e mbaj mend saktėsisht, por duhet tė ketė qenė rreth orės 20.00, kur dhe pashė policinė qė erdhi nė vendngjarje, 150 metra nga kėtu, aty ku duket dhe kurora e luleve qė kanė vėnė familjarėt.

    Keni dėgjuar tė shtėna arme?
    Tė shtėna kam dėgjuar pak para se tė vinte policia, madje 5-10 minuta mė parė, por i kam kujtuar shashka e fishekzjarre, qė hidhen nga fėmijėt. Edhe mė parė kisha dėgjuar tė tilla pa i vėnė re shumė.

    Po thirrje pėr ndihmė, apo tė bėrtitura?
    Edhe kėto nuk i kam dėgjuar, megjithėse nuk ėshtė shumė larg. Mė vonė mėsova se ishte plagosur dikush.

    Pasi mėsuat pėr ngjarjen, dyshuat te ndokush qė kishit parė tė kalonte?
    Pasi dėgjova tė shtėnat, siē thashė, erdhi policia me disa makina, qė shkuan atje ku dhe ishin lajmėruar. Po me shpejtėsi u larguan, ndėrkohė qė tė tjerėt ndriēonin me elektrik vendin ku ishte gjetur i plagosuri. Tė them tė drejtėn, ka patur fare pak qarkullim atė natė, pasi ishte ftohtė dhe vrenjtur. Madje, nisi dhe shiu.

    Po makina kanė lėvizur shumė?
    Jo shumė makina, pėr tė mos thėnė aspak. Nuk kam dyshuar tek askush.

    Po ēifte ka patur?
    Zakonisht ēiftet e tė dashuruarėve rrinė kėtu pranė, por edhe pas kodrės. Shumica qėndrojnė nė kėtė zonė ku ndodhi dhe ngjarja. Kam parė vetėm njė ēift qė ka zbritur nė kėtė rrugė tė postbllokut dhe madje ka ardhur tek unė, duke mė kėrkuar ndihmė pėr policinė. Ishte rreth njė orė para ngjarjes.

    Pėrse dhe ēfarė ndihme iu kėrkoi?
    Mė tha se si mund tė lajmėronin policinė. Ndėrsa ishin lart nė park, u kishte dalė njė person, qė i kishte kėrcėnuar me pistoletė dhe u kishte marrė celularin. Tė frikėsuar kishin zbritur poshtė. U thashė qė tė kishin patur kujdes. Pėrher i paralajmėroj ēiftet dhe familjarėt qė tė mos qėndrojnė shumė nė park, sepse ka shumė hajdutė e grabitės, pasi nata dhe zona janė tė rrezikėshme.

    Pėrse rrinė kėtu afėr ēiftet?
    Sepse mė tej kanė frikė tė shkojnė.

    Frikė nga kush?
    Frikė nga grabitėsit, pasi jo pak herė ka patur ankesa, por edhe nga ndonjė qė i pėrgjon nė thellėsi.

    Pse ka pėrgjues tė ēifteve?
    Po, edhe ka ndonjė, por nuk janė tė rrezikshėm.

    Ndonjė person tjetėr tė dyshimtė a patė?
    Jo, nuk kam parė. Por nuk besoj qė tė ketė kaluar kėtu nė postbllok ēifti, apo personi qė e ka bėrė, sepse mund tė ketė ndodhur edhe pėr grabitje. Kjo zonė u bllokua nga policia dhe rrugėt e tjera. Por mund tė ketė marrė drejtimin pėr matanė kodrave, ose duke dalė nga rruga qė shikoni 20 metra mė tej, pa u vėnė re dhe shpejt.

    Ju ka pyetur policia?
    Unė nuk kam parė gjė, dhe nuk kam patur ē“tė them.

    Po, pas ngjarjes ka ardhur?
    Po, kanė ardhur pothuajse ēdo ditė.

    ---------

    nga gazeta Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta Panorama:

    --------------

    Rrėfen dėshmitari i ngjarjes: Roland Lezo mė kėrkoi ndihmė


    Vladimir Karaj

    Lutfi Arapi i ka ende tė fiksuar nė kokė, ngjarjen e asaj nate tė ftohtė, kur, pak metra nga vendi ku qėndronte, u vra Roland Lezo. “Binte njė shi i ftohtė dėbore”, tregon ai.

    Ndėrsa nė mendje, i kanė mbetur, qė prej tri ditėsh, fjalėt e Roland Lezos, i vrarė tė shtunėn qė kaloi, te Liqeni Artificial. Ai ishte njeriu qė gjeti trupin e Lezos, tė mbytur nė gjak, ndėrsa kėrkonte ndihmė dhe persėriste fjalėt: ndihmė, ndihmė. Bariu, dėshmitari i vetėm i vrasjes sė Roland Lezos, te kodrat e Liqenit Artificial, tregon pėr “Panorama” gjithė momentin tė parė me sytė e tij, kur Lezo u qėllua nga njė person qė ishte aty pranė.

    A ishit i pranishėm te liqeni natėn qė u vra Roland Lezo?
    Po, kam qenė aty. Isha i ulur pranė atij lokalit (ai tregon me dorė vendin, rreth 100 metra nga vendngjarja), kur dėgjova tre krisma. Isha mes dyshimit nėse ishin tė shtėna pistolete, apo fishekzjarre dhe u ngrita pėr tė parė. Atėherė gjithēka ishte e qetė, vetėm se dėgjova rėnkimet, njė oh dhe psherėtimėn e njė njeriu qė kėrkonte ndihmė.

    Ēfarė bėtė nė ato momente?
    U nisa menjėherė drejt vendit, nuk e dija se cili po mė kėrkonte ndihmė, pasi ishte shumė errėsirė dhe nuk mund tė shikoja, por e vura re. Iu afrova dhe e pyeta, ēfarė tė ka ndodhur. Ai me zė tė ulėt mė tregoi se e kishin qėlluar, u ula mbi tė, por nuk pashė shenja gjaku, vetėm njė vrimė nė bluzė, qė dukej si vrimė plumbi. Ai vazhdonte tė pėrsėriste ndihmė, ndihmė. Kėtė rėnkim nuk e kam harruar dhe mė buēet nė kokė ēdo ditė.

    A nuk u tregoi i plagosuri se kush e kishte qėlluar, e mbani mend se ēfarė iu tha?
    Jo, nuk me tha asgjė. Unė e pyeta, kush tė ka qėlluar dhe ai pėrsėriste, “Nuk e di”. I thashė ēfarė u kishe bėrė, ai m“u pėrgjigj: “Nuk u kam bėrė asgjė”, po pėrse tė qėlluan, ai tha pėrsėri se nuk e dinte. I thashė nėse i kishte parė, ndėrsa ai vazhdoi tė kėrkonte ndihmė.

    Ēfarė bėtė mė tej?
    Gjėja e parė qė mė erdhi nė mendje, ishte tė lajmėroja policinė, kėshtuqė vrapova deri te njė lokal, kėtu afėr, ku i kėrkova njėrit celularin pėr tė lajmėruar policinė. Ai mė tha tė shkoja te postblloku, qė ndodhej disa metra mė poshtė. Kur mbėrrita aty, pashė njė makinė policie. U thashė se ēfarė kishte ndodhur dhe u kthyem sė bashku me ata, nė drejtim tė tė plagosurit. Pasi dritat e makinės i ndriēuan fytyrėn, unė u thashė policėve se e njihja. Njihja kėtė dhe tė vėllanė dhe e dija ku jetonin. Me policėt shkuam dhe njėherė pranė tij. Kėtė herė pashė dhe gjakun. Policėt u habitėn, ngaqė plumbi nuk i kishte prekur xhupin, por kishte shpuar vetėm njė bluzė tė brendshme. Sipas meje, ai i ka patur tė zbėrthyer xhupin dhe njė si kėmishė qė kishte poshtė. E ngritėm sė bashku me policinė dhe e futėm nė makinė dhe e nisėm nė spital.

    Pėr sa kohė ndodhi kjo?
    Nuk e mbaj mend mirė, por aty te 10 minutat. Krismat i dėgjova rreth orės 20.00, dėgjova krismat dhe 15 minuta mė vonė ai ishte nisur pėr nė spital.

    Ēfarė patė ndonjė gjė tė dyshimtė gjatė gjithė kėsaj?
    Disa minuta mė parė njė djalė i ri, i veshur me xhinse dhe me xhup sportiv me vija te krahėt, vrapoi para meje si i trembur. E pyeta se ēfarė kishte, por nuk mė ktheu pėrgjigje, veē e pashė qė herė pas here kthente kokėn pas.

    Pas krismave nuk patė njeri?
    Jo, nuk pashė njeri, ishte shumė errėsirė dhe nuk dallohej asgjė. Pastaj, nuk e kisha mendjen tė shihja se kush ishte, u interesova mė shumė pėr tė plagosurin.

    Ju e njihnit Rolandin, pėrse mendoni qė e kanė qėlluar, a ėshtė e vėrtetė qė pėrgjonte ēiftet?
    Nuk di tė them asgjė pėr kėtė. Policia gjeti njė palė dylbi dhe njė kapele nė vendin e ngjarjes. Unė u ula dhe e kapa vetė dylbinė me dorė, por mė tha njė nga policėt qė ta lėshoja. Unė nuk mund tė them nėse ai pėrgjonte ēifte, por as se ēfarė bėnte aty, pasi taksinė e ka lėnė disa metra mė tutje. Po nuk mund tė flas pėr kėtė, pasi i kam dhėnė fjalėn tė vėllait, qė nuk do ta bėj muhabet.

    Sa kohė keni qė punoni si bari kėtej nga liqeni?
    Qė kur kam qenė fėminjė, u bė njė jetė e tėrė.

    .....etjetj..

    ------------------


    Deshmitari Bari thote mes tjerash...

    "Ēfarė bėtė mė tej?

    Gjėja e parė qė mė erdhi nė mendje, ishte tė lajmėroja policinė, kėshtuqė vrapova deri te njė lokal, kėtu afėr, ku i kėrkova njėrit celularin pėr tė lajmėruar policinė. Ai mė tha tė shkoja te postblloku, qė ndodhej disa metra mė poshtė. Kur mbėrrita aty, pashė njė makinė policie. "


    Koment..

    Kemi nje lloj Shqiptari si ky Bariu qe kur shikon dike ne hall vrapon ta ndihmoje me sa mundet dhe nje lloj tjeter shqiptari me celular qe as denjon te harxhoj dy sekonda qe te lajmeroj Policin ose spitalin po i thot tjetrit..Shko diku tjeter lajmero..

    Kuptohet se ne te tilla raste jeta e njeriut varet ne pun sekondash dhe se nje NJERI normal duhet te jap maksimumin e ndihmes per te shpetuar nji JETE..

    Mirpo ja qe kemi ne rracen tone dhe te tille se ky indiferenti qe s'can koken te jap nje ndihme kaq modeste sa c'eshte nje Xerr me celular per policine ose Urgjencen.. por percjell ate njeriun e mire human e vazhdon i qete qejfin e vete..duke pi birren e klubit..

    Kaq mjafton qe te tmerrohemi se ku ka vajt karakteri Shqiptar..

    Nje kafsh e tille duhet arrestuar e denuar pamvaresisht se ka a ska ligje per kte profil krimi..

    Gazetaret nuk i ka shqetsuar fare ky xhest cinik i kti njeriu i kti lloj ekzemplari qe eshte determinues ne shoqerine Shqiptare..

    Jan pikerisht kta tipa qe ne jemi ktu ku jemi..
    Ne sy te kti tipi behen poshtersite..e krimineleve nuk u hyn ferr ne kembe..

    Keshtu ishin oficeret e Bisht Palles qe lejuan qe nje muaj rresht reparti tyre te ishte bordello..
    Ne se jo nje muaj po dy dite ndoj ushtar do kish fol Posht Nano e rroft Berisha ata oficeret menjihere ishin vene ne korent te situates e se perdhunohet nje femije 40 dit rresht nga dhjetra bandito-ushtar ne repartin e tyre ata oficeret "nuk dine gje"..

    Keshtu jan qindra mesues shkollash e cilet bejn nje sy qorr kur banditi vjen me benz e rremben vajzen 12 vjece..

    Keshtu jan qindra police qe jan shok me bandat..
    Keshtu jane qindra tregtare qe nuk shqetsohen kur nje grua a vajz u vjen ne dyqan e u kerkon fotoksine..
    Ata heshtin e fusin Parat ne xhep edhe se e dine se ajo qe po blen Fotoksin dallon se ka ndermend te bej nje Gjėmė..

    Keshtu jan ata qindra funksionare zyrash qe nat e dite drekojn e darkojne ne restorantet luksoze e kur edine se mijra te tjere skan buk per femijet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-12-2003 mė 06:20

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  3. Vrasja e luftetarit Ilir Selimaj.
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 17:20
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •