Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Blondell:"Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar

    Audicioni, "Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar

    Blondell: Në Shqipëri për të zbuluar një tokë të re në fushën e teatrit
    Një ere e re po frynë në Teatrin Kombëtar. Ky është audicioni i dytë që zhvillohet vetëm për dy javët e këtij viti.
    Aktorë të njohur dhe të rinj po presin për tu testuar nga regjisori amerikane John Blondell, i cili do të ngjisë në skenë komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere".
    Regjisori dhe shekspirologu amerikan, pas 25 vitesh karriere në skenat e botës me veprat e Shekspirit, pranon se ka ardhur në Shqipëri të zbulojë një tokë të re në fushën e teatrit dhe për të realizuar për herë të parë një Shekspir në shqip.

    "Është përvoja e parë për mua që të vë këtë vepër në skenën e një vendi dhe në gjuhën kombëtare. Arsyeja e dytë është se ne jemi në kërkim të një toke të panjohur, apo dickaje të re, dhe të freskët", u shpreh ai.
    "Ëndrra e një nate vere", e Blondell do të sjellë një Shekspir krejt ndryshe, te ndërthurur me elementë shqiptarë.
    "Unë jam i dashuruar pas kësaj pjese, është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë. Qëllimi im është ta bëj veçanërisht ndryshe këtë Shekspir, por edhe veçanërisht shqiptar", vijon regjisori.

    Për veprën që do të këtë premierën në maj, Blondell ka nisur audicionet dhe ka vlerësuar larminë e zërave femëror të aktoreve.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2

    Për: Blondell:"Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar

    Blondell, amerikani qe sjell Shekspirin alla shqiptarce

    “Eshte pervoja e pare per mua, qe vendos kete veper ne skenen e nje vendi dhe ne gjuhen kombetare te tij. Ne jemi ne kerkim te nje toke te panjohur, apo dickaje te re dhe te fresket”, keshtu e ka cilesuar ardhjen e tij ne Tirane, regjisori amerikan John Blondell. Per here te pare Teatri Kombetar do te preke magjine regjisoriale te amerikanit John Blondell, per vepren “Endrra e nje nate vere”. Audicionet, sic ishin premtuar me heret nga kreu i TK-se Kristaq Skrami, kane marre jete paraditen e djeshme, ku dhjetera aktore, kryesisht te rinj, prisnin ne radhe per te interpretuar perpara regjisorit amerikan. Gjate nje konference per mediat, Skrami tha se ky eshte projekti me dinjitoz qe do te realizoje teatri ne kete sezon artistik. “Blondell ka nje eksperience te gjate ne realizimin e shume veprave te Shekspirit, ndaj produkioni i tij i fundit me aktoret shqiptare, eshte nje ngjarje per Teatrin Kombetar”, tha Skrami. Pasi eshte njohur me aktoret shqiptare ne Festivalin Nderkombetar te Shekspirit, Blondell ka pranuar te realizoje ne Shqiperi produksionin e tij te trete mbi kete veper te Shekspirit. “Kjo pjese eshte nje nga te preferuarat e mia. E kam realizuar ne dy produksione te ndryshme dhe kjo do te jete hera e trete, qe do te realizoj nje produksion krejt ndryshe ne Teatrin Shqiptar”, tha Blondell. Blondell. Ai ka realizuar me pare edhe vepra te tjera te Shekspirit si, “Makbeth”, “Otello” e “Jul Cezar”, por “Endrra e nje nate vere” ka per te fantazi, seriozitet dhe nota komike gjithashtu dhe sipas shekspirologut, eshte nje nga gjuhet me te bukura te vena ndonjehere ne skene.

    Qellimi

    “Qellimi im eshte te bej nje shfaqje vecanerisht shekspiriane, por edhe me elemente te vecante shqiptare”, tha John Blondell. Gjate 50 viteve te Teatrit Kombetar ne skene jane ngjitur 13 shfaqje shekspiriane, kjo per Blondell tingellon mire. “Do te ve ne skene nje pjese qe nuk eshte vene ndonjehere ne skenen e Teatrit Kombetar. Kjo per mua eshte nje toke e panjohur. Eshte nje pervoje unike per mua. Ndihem pergjegjes ndaj Shekspirit dhe ndaj kesaj pjese”, tha Blondell per mediat.

    Audicionet

    Gjate audicioneve te para, ajo cka e ka terhequr me shume, ka qene si tingellon Shekspiri ne gjuhen shqipe dhe sidomos si tingellojne zerat femerore. “Dua te punoj jo vetem me imazhin, por edhe me imazhin qe krijon tingulli i tyre tek njerezit”, tha regjisori amerikan duke shtuar se kjo eshte ajo qe ai mendon gjate audicioneve. “Endrra e nje nate vere” eshte shkruar ndoshta ne vitin 1595 ose 1596. Ndryshe nga pjesa me e madhe e veprave te Shekspirit (duke perfshire te gjitha komedite), ne krijimin e kesaj historie, Shekspiri nuk u mbeshtet drejtperdrejt ne ndonje pjese ekzistuese, poezi narrative, kronike historike apo ne ndonje burim tjeter, por krijoi nje pjese vertet origjinale. Pas perzgjedhjes se kastit te aktoreve, provat per shfaqjen “Endrra e nje nate vere”, do te fillojne ne mars dhe premiera e saj te do te jete gjate muajit maj.

    Izaura Ndoj - K J
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •