Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Almodovar, lexo pak me lart ku te shpjegohet stili ORGANIK i arqitektures se Gaudit. Organik do te thote ta konceptosh nje ndertese si nje peme, nje lagje si nje pyll.
    Ti si mjeshter a mund te me thush si mund me ane te vizatimit teknik me e vizatu nje peme saktesisht, qe skicen me ma ēu me mail e une bazuar thjesht ne kete vizatim ta realizoj ne menyre te perpikte.
    Ne kohe te Gaudit s'kishte kompjutera qe te mund te realizonin gjera te tilla, si muzeu artit te Bilbao psh, qe s'eshte tjeter veēse nje vazhdim stilistik Gaudian, por ndertuar me materiale moderne.

    Dhe mos qesh si lope, po shih ket skice qe ja kalon gaudit per nga forca e shprehjes (ketu ti s'kupton fare, po ec mo):
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #12
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Gaudģ

    Templo de la Sagrada Familia

    La Pedrera

    Casa Calvet



    Ornament,
    jane apo sjane te kendshme keto projektime te Gaudģ-t.

  3. #13
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar mė parė nga ornament
    O Almodovar, lexo pak me lart ku te shpjegohet stili ORGANIK i arqitektures se Gaudit. Organik do te thote ta konceptosh nje ndertese si nje peme, nje lagje si nje pyll.
    Ti si mjeshter a mund te me thush si mund me ane te vizatimit teknik me e vizatu nje peme saktesisht, qe skicen me ma ēu me mail e une bazuar thjesht ne kete vizatim ta realizoj ne menyre te perpikte.
    Ne kohe te Gaudit s'kishte kompjutera qe te mund te realizonin gjera te tilla, si muzeu artit te Bilbao psh, qe s'eshte tjeter veēse nje vazhdim stilistik Gaudian, por ndertuar me materiale moderne.

    Dhe mos qesh si lope, po shih ket skice qe ja kalon gaudit per nga forca e shprehjes (ketu ti s'kupton fare, po ec mo):
    I dashur Ornament,
    mund te mos e pelqesh arkitekturen e Gaudķ, pasi secili ka shijet e tij, por me duket shume e gabuar te thuash qe La Sagrada Familia eshte e shemtuar. Ne gjithe keto vite qe merrem me arkitekturen une te pakten kam mesuar qe pelqimi dhe mospelqimi i rrymave te arkitektures dhe te artit eshte vetem dicka subjektive. E them kete ngaqe nuk mund te japesh nje arsye objektive ne lidhje me pelqimin dhe mospelqimin e artit dhe arkitektures (arkitektura ne vetvete eshte art). Nuk mund te shpjegosh perse te pelqen ose jo nje ndertese, pasi ajo ka te beje me menyren e perceptimit individual. Si pasoje nuk mund te quash mendimin tend si te verteten absolute. Dicka qe ty te duket e shemtuar, dikujt tjeter i duket e mrekullueshme.
    Persa i perket Gaudķ, ai ishte nje artist dhe arkitekt gjenial. Arsyet jane te shkruara ne shkrimet e meparshme. Per cdo projekt te Gaudķ (La Sagrada Familia, Casa Milį, Villa Güell, Parku Güell ne Barcelona), ashtu si per cdo projekt tjeter qe eshte realizuar nga arkitektet e tjere te kohes para kompjuterit, ka patur vizatimet e nevojshme. Dhe keto nuk jane skica, qe vizatohen me dore te lire duke pire kafene e mbasdites, por jane vizatime te hollesishme ku perfshihen plani vendoses, prerjet terthore ne kuota te ndryshme, prerjet aksiale, pamje veriore, jugore, lindore e perendimore si edhe projeksione ortogonale etj.

    Une si "njeri qe nuk marr vesh nga vizatimi teknik", po i tregoj nje zanatciu te madh si ty, qe paraqitja tredimensionale nuk eshte nje mrekulli qe na e "dhuroi" kompiuteri, por eshte veper e njerezve, qe te lodhur nga vizatimi manual, i programuan kompiuterat te vizatonin per ta ne 3D (me sakte shumicen e rasteve programet jane 2 1/2 D, sepse programet 3D jane shume te shtrenjta dhe nuk ia vlen barra qirane per t“i blere). Po te ecesh me llogjiken e zotrote, para se te shpikej radio, nuk kishte muzike.

    Une do te thoja qe arkitektet e kohes se kaluar (Parakompjuterike) jane shume me gjeniale e te pergatitur se ata te kohes sone. Pse do te thuash ti. Sepse keta arkitekte nuk kishin kompiutera per t“i thjeshtuar pune vetes. Cdo punim i ketyre arkitekteve ishte rezultat i punes se tyre dhe keta nuk kishin nje qerre me arkitekte te tjere te punesuar te cilet te benin punen e ketij te fundit. Eshte e vertete qe ditet e sotme shume vepra madheshtore mbajne emrat e arkitekteve shume te shkelqyer si Sir Norman Foster, Richard Meier, Murphy & Jahn etj. por nuk permendet asgjekundi se zyra e Norman Foster ka gati 12 000 arkitekte dhe ne disa nga projektet "e tij", Norman Foster nuk ka hequr asnje vize. Arkitektet e meparshem i vizatonin planet e tyre vete ne leter.

    Patjeter qe mund te vizatosh nje peme, nje shtepi, nje njeri apo nje kafshe ne tredimensional ne leter dhe pa kompiuter. Kjo arrihet nepermjet projeksionit paralel, ku hyjne paraqitja izometrike, dimetrike, perspektiva ushtarake etj. ose projeksionit qendror, qe njihet qe nga koha e mesjetes me vizatimet e Albrecht Dürrer etj. Kete gje e benin edhe arkitektet kur akoma nuk e njihnin kompjuterin. Biles disa funksione qe neve shpejt e shpejt na i ofron kompjuteri si paraqitja eksplozive (nuk ka te beje me bomba ) ose integrimin fotografik ose vendosjen e drite-hijeve dhe pasqyrimit, arkitektet e kaluar ishin te detyruar ti vizatonin me dore.

    Ah se mos harroj, nqs e ke fjalen per Guggenheim Museum te Frank O. Gehry, ai nuk i perket stilit te Gaudķ, por i perket Dekonstruktivizmit.

    Pershendetje
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •