-
KURIOZ
sme union
Ndėrmarrjet
Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, krijohet unioni i pėrbashkėt i tyre
SME-Union ėshtė njė shoqatė e krijuar me qėllim mbrojtjen e tė drejtave tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme
Orieta Zhupa / Data (10-11-2003)
Bashkimi i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, ose i njohur ndryshe SME-UNION, ėshtė njė shoqatė nė pėrbėrje tė sė cilės marrin pjesė pėrfaqėsues tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme qė veprojnė nė Shqipėri. Alfons Hani, drejtori i kėsaj shoqate, tha: SME-UNION ėshtė krijuar me qėllim pėr tė pėrfaqėsuar, mbrojtur dhe zhvilluar interesat e biznesit tė vogėl dhe tė mesėm nė Shqipėri, pėr tė hequr barrierat qė e pengojnė atė, si dhe pėr tė krijuar njė klimė sa mė tė pėrshtatshme pėr veprimtarinė e tij. Ky union ėshtė krijuar me kontributin e rreth 200 bizneseve shqiptare tė cilat janė anėtarėsuar nė tė. Sipas Hanit, kjo shoqatė do tė ketė dy drejtime kryesore: drejtimi i parė do tė jetė mbrojtja e biznesit nga interpretimi i njėanshėm i ligjeve qė kanė tė bėjnė me tė dhe drejtimi i dytė do tė jetė krijimi i njė klime tė favorshme pėr biznesin. Bizneset e vogla dhe tė mesme japin mė tepėr se 75% tė prodhimit tė brendshėm bruto (PBB) dhe kjo do tė thotė se janė njė shtyllė kryesore e ekonomisė, kėshtu qė detyrimisht i takon njė vend i nderuar nė tė gjitha tavolinat,- thotė pėr Biznesin Hani.
Gjatė viteve tė fundit shumė natyrshėm ka pasur vazhdimisht shkelje tė tė drejtave tė bizneseve. Si biznesi, ashtu edhe shteti kanė qenė nė formim dhe natyrisht nė formim e sipėr tė dyja palėt i kanė rėnė nė qafė njėritjetrit. Kėshtu, shpeshherė ligjet kanė qenė tė njėanshme ose janė interpretuar si tė tilla, shprehet ai. Nė krijimin e kėsaj shoqate thelbėsore ėshtė qė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme tė vetėpėrfaqėsohen kudo pėrballė problemeve ekonomike, pasi deri tani ato nuk kanė folur vetė, por janė pėrfaqėsuar nėpėrmjet tė tjerėve.
Pse u krijua kjo shoqatė pėr SME-tė?
Sipas Hanit, ky union u krijua pėr tė mbrojtur tė drejtat e SME-ve, pasi ato pėrbėjnė mbi 98 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė ndėrmarrjeve nė Shqipėri. Gjithashtu, ato japin pjesėn mė tė madhe nė prodhimin e pėrgjithshėm kombėtar, si dhe krijojnė 66% tė vendeve tė punės, duke u bėrė kėshtu motori i zhvillimit ekonomik.
Objektivat prioritare tė Unionit
Tė ulė koston e tė bėrit biznes nė Shqipėri nėpėrmjet uljes sė taksave pėr SME-tė
Tė krijojė njė klimė mė tė favorshme pėr SME-tė
Tė thjeshtėzojė rregullat pėr kryerjen e bizneseve dhe tė reduktojė burokracinė nė administratė
Tė pėrpiqet pėr kushte kreditimi mė tė mira
Tė ndihmojė bizneset
Tė mbėshtesė iniciativat qė rritin konkurrencėn dhe zhvillojnė njė treg jo tė monopolizuar.
a do te anetaresoheshe ti???
-
-
KURIOZ
pse?
pse jo?
a nuk eshte si nje lloj sindikate e pronareve?
-
-
kerkuesi
Nuk e di nese existon nje "ze" i biznesit ose prodhimit te vogel dhe te mesem?
Mgja edhe ne se existon une nuk ja kam degjuar ndonjehere zerin.
Persa i perket pyetjes nese do rregjirstrohesha apo jo, asaj nuk mund ti pergjigjet njeri pa marre informacionin e duhur qe ky union duhet ta paraqesi ne forme brozhure.
Mgja mire do ishte qe ndermarsit e vegjel dhe te mesem te kene nje ze te tyre pasi qeveria po i shqep ne taksa . Ata qe kane miq e paguajne lek nuk taksohen ndersa ata qe snjofin njeri, mbajne terre barren e taksave mbi kurriz.
Sa me shume behet korrupsion , aq me shume ngrin taksat shteti per te mbushur buxhetin, aq me shume vuan ndermarsi i drejte.
Kjo rrjedhe duhet te ndalohet sa me shpejt. Kete nuk mund ta beje nje ndermares i vetem apo nje grup prej 5 vetash por te gjithe bashke.
Pra une mendoj se nqs pjestaret e ketij unioni kane marre persiper te mbrojne ndermarsin e drejte atehere duhet perkrahur.
Kete duhet ta vlersojne vete ndermarsit.
-
-
KURIOZ
Koment
Biznesi i vogėl jashtė vėmendjes sė Ministrisė sė Financave
Ėshtė e nevojshme qė shteti tė stimulojė, nė bashkėpunim me organet apo shoqatat, jo rrėnimin e biznesit tė vogėl, por rritjen e tij dhe pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj konsumatorit pa nėnvlerėsuar kontrollin dhe aplikimin e ligjeve fiskale
Nga Niko Zherdi / Data (24-11-2003)
Qė nė muajin gusht 2003, Shoqata pėr Mbrojtjen e Tregėtarėve dhe Tregut, duke marrė nė konsideratė kėrkesat dhe vėrejtjet qė kanė tregtarėt e shitjes me pakicė, me qėllim qė tu paraprijė analizave tė shqyrtimit tė ligjeve pėr vitin e ardhshėm, pėrpiloi vėrejtjet tė cilat ia pėrcolli Ministrisė sė Financave, tė Ekonomisė dhe Kuvendit qė nė datėn 7 tetor 2003. Kėshilli konsultativ i Ministrisė sė Ekonomisė ngarkoi zv.ministren e Financave, e cila nė bashkėpunim me Ministrinė e Pushtetit Lokal do tė duhej tė bėnte vėrejtjet e nevojshme pėr tia paraqitur Kuvendit. Por, pėr fat tė keq, deri mė tani jo vetėm qė nuk ėshtė bėrė asgjė, por edhe as nuk ėshtė marrė mundimi pėr tė korrigjuar apo ndryshuar ato qė janė tė mundshme.
Konkretisht: Ligji 8978 datė 12.12.2002, pėr taksimin vendor pėr biznesin e vogėl, shqyrton masėn e aplikimit tė njė taksė lokale(d.m.th. bashkiake). Sipas ligjit, ėshtė pėrcaktuar njė taksė e njėjtė si pėr bizneset e shitjes me shumicė dhe pėr ato tė shitjes me pakicė nė masėn 60 mijė lekė (kjo pėr rrethet e kategorisė sė parė). Pėrveē kėsaj nuk ka parcelim tė qytetit dhe as njė ndarje nė bazė tė sipėrfaqes qė disponon ēdo biznes. Ne si shoqatė kemi propozuar qė tė qartėsohet pėr biznesmenin se ēfarė duhet tė paguajė dhe tė caktohet tarifa jo mė aforfe, por me bazė tė sipėrfaqes nė metra katrorė. Dhe sipas parcelimit ėshtė e natyrshme qė zonat nė qendėr tė qytetit tė kenė ndryshim me atė qė ėshtė nė periferi.
Sipas ligjit nr.8435 datė 28.12.2002, neni 2, nuk pėrcaktohet qartė mėnyra e llogaritjes sė sipėrfaqes sė zėnė, ndėrkohė qė llogaritet nė mėnyrė arbitrare dhe sipėrfaqja bosh e lėvizjes tė klientit.
Gjithashtu, pėr sa i pėrket taksės sė pastrimit dhe taksės sė tabelės, ėshtė kėrkuar qė tė pėrjashtohen tregtarėt ambulantė qė operojnė nė tregje, pasi kėto i paguajnė njėherė mė parė pronarėt qė kanė afishuar dhe reklamuar mallrat e tyre. Po kėshtu nuk kemi qenė dakord lidhur me rritjen e shkallės sė tatimit nga 2% nė 4%. Gjithashtu, ėshtė kėrkuar tė ndryshohet Kodi i Procedurės Civile lidhur me qiratė, e cila duhet tė pėrcaktohet jo mė 1 dollar pėr metėr katror, kur kemi tė bėjmė me njė mall qė sjell tė ardhura, por qė kjo qira tė merret nė pėrqindje sipas tė ardhurave tė pronarit. Nė kėtė kontekst mendoj se kjo taksė duhet tė dallojė nga ajo e banesave prej 10% e cila merret me qėllim jetese. Kėshtu, ėshtė e drejtė qė tė trajtohen edhe qiratė nė tė njėjtėn mėnyrė sikur tė ishin mall, duke iu nėnshtruar treguesve ekonomikė, tregut, ofertės dhe kėrkesės. Dhe shteti nė kėtė drejtim duhet qė me ndėrhyrjet e tij tė ekuilibrojė kėta tregues, tė cilėt nė mėnyrė artificiale influencojnė direkt apo indirekt nė rritjen e ēmimeve tė tregut.
Nė bazė tė kėtyre fakteve kemi propozuar qė shteti tė pėrcaktojė tarifat, qėllimi i tė cilave duhet tė jetė ekuilibrimi i kėrkesės me ofertėn, duke pėrjashtuar qė privatėt tė veprojnė jashtė ligjeve tė shtetit. Pėr kėtė parashtroj dy variante:
Varianti i parė ėshtė qė pėr kategorinė e parė tė qytetit tė vendoset njė taksė prej 20 dollarė pėr metėr katrorė, e dyta 15 pėr metėr katrorė dhe 14 dollarė pėr metėr katrorė pėr tė tretėn. Gjithashtu, tarifa nuk duhet tė jetė fikse, por edhe kjo e ndarė sipas kategorive, respektivisht: pėr tregun e kategorisė sė parė 40 %, pėr tė dytin 25 % dhe tė tretin 15%. Gjithashtu, edhe kontratat duhet tė hartohen saktėsisht dhe nė rast falsifikimi apo shmangie nga kėto detyrime tė aplikohen gjobat.
Varianti i dytė mund tė jetė qė qiramarrėsi tė paguajė 10% tė xhiros nė rastin e kategorisė sė parė, 8% ai i kategorisė sė dytė dhe 5% ai i kategorisė sė tretė, mbi tė cilėn qiradhėnėsi duhet ti shlyejė shtetit jo mė 10% siē ėshtė sot, por mė shunė nė raport me kategoritė dhe kushtet qė shėnuam mė lart.
Kėto dhe disa shkaqe tė tjera janė ato qė influencojnė negativisht nė rėnimin e tregtarit apo biznesit tė vogėl, ankesa kėto qė shfaqen nė treg dhe kanė pėr tu shfaqur qartė qė nė fillim tė tremujorit tė parė 2004.
Prandaj mendojmė dhe ėshtė e nevojshme qė shteti duhet tė stimulojė, nė bashkėpunim me organet apo shoqatat, jo rrėnimin e biznesit tė vogėl, por rritjen e tij dhe pėrmirėsimin e shėrbimin ndaj konsumatorit pa nėnvlerėsuar kontrollin dhe aplikimin e ligjeve fiskale, nė mėnyrė qė edhe tregu tė ruhet edhe tė kontrollohet informaliteti. Dhe mendoj se njė nga kėto masa ėshtė miratimi dhe zbatimi i propozimeve tė shoqatės sonė.
Autori ėshtė presidenti i Shoqatės sė Mbrojtjes sė Tregtarėve dhe Tregut
www.biznesi.com.al
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt