Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji X

    Valle Pashkes


    Zgjou , trim, i agezuam,
    in zot ljereu var,
    perendonjen iljezit,
    shuhen zjarret, derdhet ujt,
    jeta veshet nder te rea.
    Ashtu, zemer ljipisjare,
    ti te priresh e garepsur.
    Si nj`ani nkarkuar me trima,
    Ce te mesi dejtit
    pan katund e disheruar,
    erdhe i hjeshim, pjot gare.
    Kush te mori sishit ?

    Nj`an e valles

    Kush porsiti ren e maljit
    mon me shi te na kuljtonej?
    Zonja e madhe u anankas
    jasht katundit te me vej
    nde nje dasem me kopiljet.
    Kish nder sit dejtin,
    kish mbe zemer hjen e shpis,
    kurna pa djalin e saj
    te perdorem me nje kopilje.
    Vajza ndjeti nd`eshterat
    gazin te pershuatur ;
    si nje marmur me llogaz
    ruanej e perpara sivet
    dherat i vejin e i vijin.
    Djali u resht e u buar te llaka:
    te perljotem drodhi sit
    qiellit vetem, tundu dhes,
    perenduar dielli,
    pa dalj iljezit.
    Ish si zemer ce varesi
    ket jet te pa njohur
    e se sheh ku te me vej.


    Gjithe vallja


    Vija , ljevrosu i gadhjar :
    vajza ce ti deshe mir
    e me ne nde valljet.
    Prana di zonja jot em,
    ndomos se neng e thot,
    se katundit i pesove
    porsi vera trieses,
    porsi dheut njeriu me fjalj.



    Kenga X

    Vallja e nates
    Se pashkes


    Zgjohu trim, gezuare!
    Zotyne la varrine,
    perendojne yjezit,
    shuhen zjarret , derdhet ujet,
    bota vishet nder te reja.
    Po keshtu, zemer e dhemshur,
    priresh edhe ti e gezuar.
    Si nje ani ngarkuar me trima,
    qe te mesi i detit shohin
    fshane e deshiruar,
    erdhe gjith` hir e hare,
    Po kush te mori me sysh?


    Nje pjese e valles

    Kush porsiti rene e malit
    mon` me shi te na kujtonte?
    Zonja e madhe u nxitua
    jashte katundit te veje,
    ne nje dasme tok me cupat.
    Kishte detin ne sy,
    hien e shpise ne zemer,
    kur na pa djalin e saj
    doreperdore me nje cupe.
    Vajza ndjeu nd`eshterat
    gazin t`i pershuhet;
    si nje mermer qe mendon
    shihte dhe perpara syvet
    dherat i venin e i vinin.
    Djali iku e humbi brinjes:
    te perlotur ktheu syte
    qiellit qe rrethonte dheun
    vetem, se dielli kish rene,
    yjet edhe s`kishin dale.
    Ish si zemer qe merzitet
    nga kjo bote e panjohur
    e nuk sheh se ku do veje.


    Gjithe valleja


    Ngreu, levendi djale!
    Vajza qe ti dashurove
    esht` me ne ne vallet.
    E di mir`zonja jot eme,
    ndonese nuk e thote,
    se ti dole ne katund
    porsi vera ne tryeze
    e mbi dhe njeriu me fjale.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XI


    Duro, zemer, e duro
    sa duroi malji me bor.
    Shkepetin nent djellas,
    sbardhulluan kumbullat :
    trimi ka katund i larg
    duall e ruati mbe menat
    e garroi shpizen.
    - Ljumi u! me thoj malji.
    Si nje qeljqe ce m`i frin,
    bjer te feksurit te voga,
    porsa mbrenta llamparisen,
    esht ajo vajz e mjelj.
    Vetem ka t`emen e t`an.
    Ata duan.Kuj te m`i thet
    eg atire mos i thet?
    Ajo lje katund e thuhet
    nusja e trimit guaj.
    Vjen nje dite e thjellemez
    ce t`uljet ashtu mbe der,
    te me qepinj ljinjezen.
    Ajo ruan dejtin :
    fjuturonjen ndallanishet;
    e vehet e me kenton
    strofat ce m`i thoja vet
    nd`at mot ce duheshim.
    E garron zotin e saj
    e me uljen kreithit,
    kurmin tim fjantaksenith.
    I ljerier muqavet
    ashtu malj me ndonje thellez,
    pra ce njerez nje katund
    stisin siper pjono hje
    te llakat e gjeljebera,
    e malli trimavet;
    e stolisur, tundu gra,
    delj kopilja per martuar,
    ljehen djalje sikeqi.




    Kenga XI


    Duro zemer, duro
    sa duroi mali me bore.
    Shkrepetine nente diej,
    zbardhelluan kumbullat :
    trimi nga katundi i larget
    doli e i pa menate
    dhe harroi shtepine.
    -Lumi une!- thoshte mali.
    Si ai qelqi, qe m`i fryn,
    bjerr ndricimin nga hukatja,
    porse brenda gjithe ndrit,
    ashtu eshte vajz e mjere.
    Ka vetem te emen e t`ane.
    Ata e duan.Kujt t`i thote
    „po“, ne mos u thente atyre?
    Ajo le fshatin e quhet
    nuse e trimit te huaj.
    Po na vjen nje dite e kthjellet,
    qe t`ulet ashtu ne dere,
    te me qepe linjezen.
    Veshtron detin :
    fluturojne dallendyshet;
    e vihet e me kendon
    kenget qe i thosha vete
    nd`ate mot qe duheshim;
    e harron zotin e saj,
    me unj kryet e ne mend
    sjell fytyren time.
    Ja, si bregu i braktisur
    gjembave e thellezave,
    ku vine e ndertojne njerzit
    nje katund plot hijeshi
    te luginat gjelberore,
    eshte malli i trimave.
    E stolisur, ne mes grave,
    vajza del per t`u martuar,
    edhe lindin djem sydrite.




    Kangjelji XII


    Si suvalj nde dejtit,
    paru e trubull si nje malj,
    neng ruan me se anin,
    ashtu grat ndo ven mbe krua,
    ndo te ljumi, o per te gola,
    mose thojn vashen e nemur,
    ce i biri i zonjes madhe
    i dashur zilepsenith.
    Kopilja e dhuremez
    mbahej mose me gjitonet:
    mbijdheshin mbe t`erretit,
    mbremanet e mose ljinj
    thojn , ciljon e skemantilje.
    Nje te diellez menat
    u e cova Korqiollon.
    Vajza : - Trim, ti mua nde me do mir,
    udhevet mos m`u perpiq,
    mos me ruaj nde legiet.
    Trimi : - Vash, i pari im mall,
    aq i mjelji u s`u pantehja
    sa edhe te te dhunoja.
    - mos me qaj ti , bir zoti,
    mos ti ben te jem u ftes
    ljoteve ce neng shprishen ;
    se use te nemuren,
    heljmove kopiljet,
    se njeriu s`i bere keq.




    Kenga XII


    Si suvala e detit
    e turbullt` e si nje mal,
    nuk pyet me per anijen,
    ashtu dhe grate ne krua,
    o te lumi, o per shkarpa,
    flasin per cupen e varfer,
    qe i biri i zonjes madhe
    e don edhe dashurohet.
    Vasha rrinte gjithe turp
    vetem me gjitonet;
    ato ktheheshin nga puna
    mbremanet e vec per linja
    flisnin, per shami e fustane.
    Nje te diele menate
    e gjeta ne Korqiollo :
    -Trim , ti mua ne me do fort;
    udheve te mos me pjekesh,
    nder shoqe mos me veshtrosh.
    - Vashe, malli im i pare,
    une i mjeri s`e pandeha
    qe keshtu te beja dhune.
    - Mos u qaj, o ti bir zoti
    mos bej qe te jem fajtore
    per lotet qe s“duhen derdhur:
    s`demtove te varferen,
    as helmove cupat,
    njeriu s`i bere keq.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XIII

    Valle

    Pra ce, zot, ke te na ljesh,
    vafsh si nj`ill ce dritjen
    neng bjer tek udh e tij.
    Bir, me heljm te riut ent
    mos te qoft perljipurith.
    Ahjena ce te na vish,
    qoft i but dimeri,
    me ullinj e qumshtith.
    Biljat e besheme
    ema shum te me martoshin
    me te zegjedhur kopilj.
    Te na vish si ka jashti
    fjaljet e te dashuret,
    si anamesa fjetavet
    ujuljes ce kam te dera,
    par garaksur Shengjeza,
    me garepsen zemeren.
    Er e ljez ce tunden fjetat,
    gjumin e njerezet
    ljeson se dihjet.
    U me vehem te peshtjeri
    tim bilj te ritjen.
    Sjeljesh ti nj`ushter fanemir
    te na gapinj kete rehje
    ljefteris ce buartim.
    Nder te veshura te zeza
    nusja se fanaroset
    valljes qe dridhjet.
    Zonjat me djaljin mbe dor
    buthetonen e ruanjen.
    Gjith gjerit te mbjedhura
    njihjen pjono gare.
    Ljulj` e ver mbesallevet,
    malli te kercierit,
    je trime i pasurith.
    Ti te hjez` e shpis sate,
    nen te guajet ce te rish,
    ce nder njerezit na jemi?
    Pors`ai zot ce me gajdhi
    djalerin te bukuroi,
    djepin te veshi me ar,
    sa nje katund ljuten per tij,
    ai zot me te do mir.



    Kenga XIII

    Valle

    Me qe, zot , do te na lesh,
    vafsh si nje yll qe driten
    nuk e bjerr udhes se tij.
    Bir, me helm te rite e tu
    mos qofte perzier.
    Ate dit` qe te na vish,
    qofte i bute dimeri,
    me ullinj edhe me qumesht.
    Dhe bija te beshme
    memat me martofshin shume
    me djema te zgjedhur.
    Te na vish si nga larg vijne
    fjalet e te dashurve,
    si mespermes fleteve
    te ides qe kam te dera,
    duket me te aguar Shenjeza
    e me gezon zemren.
    Era e lehte qe tund fletet,
    gjumin njerezve u letofte
    ndaj te gdhiri,
    edhe une i vihem punes,
    qe te rrit femijet.
    Sjellsh ti nje ushtri fatmire,
    te na i hape keto brigje
    lirise qe borem.
    Ne te veshura te zeza,
    nuseja kurre mos dalte;
    te vallja qe dridhet,
    zonjat me djemthit ne duar
    buthtohen edhe veshtrojne;
    tere gjeria te mbledhur
    njihen plot hare;
    lule e ver` mesallave,
    mall per te kecyer
    me trimin qe e ke.
    Ti te hieja e shtepis` sate,
    nen te huajt` kur te rrish,
    c`jemi ne nder njerezit?
    Por ai zot, qe gjithe gaz
    te zbukuroi djalerine,
    djepin ta veshi me ar,
    aq sa nje katund per ty
    lutet , ai zot te do.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XIV


    Pra ce dielli i ra te shtrati
    m`u pataks micoria :
    vu njinje te veshurat,
    duall ka rij i biri zotit.
    Nj`er ngrenej buguathin,
    ja e shtefrinej murevet.
    Mosnjeri shkonej atej.
    Vetem fjit te buz` e udhes
    ajo Rinn nde vateret :
    - Di u nde trimi i gadhjar
    me te shkonj kesaj udh!
    Fanemirat nd`at Greqi
    ce te foljet i gjegjjen!
    Vate!- tha me vetehen,
    u pruar te shpi e saj,
    mori telj e trastjen
    e me vate ka ullinjet.
    Mbjidh ullinj e qanej.
    Ce shkararti pes ullinj,
    tek i pesti u porsiljis;
    atje e qelloi gjum.
    Trimi nd`ender me ju duk,
    ce m`i dilj tek udha e ljumit.
    Fushat mban in pjono bor,
    shqentet ngrang i pikullojin.
    Trimi : - Me kte mot te beje finjen?
    Duart si me te nkuqetin.
    Vashes i vej buza mbe gaz,
    porsi njota nj`er e keqe
    shkundi boren e fushavet,
    e perflushi si suvalj
    e te kaljther si nje dejt
    posht rehjevet e gapi.
    Vati trimi i nisurith.
    Nde nje spart ajo e zen:
    prapa ruati e larg e pa
    si nje fjutur nd`ata uj,
    ce tundet e vente vente
    sbardhen te keputurith.
    Porsa u ngre vore je ftohet,
    ce m`i ngriti cerkethin
    e gjun e sbuluarith,
    m`i keputi gjumethin.




    Kenga XIV


    Pasi dielli i ra te shtrati,
    m`u pataks e mjera:
    vuri shpejt te veshurat,
    dual nga rrij i biri i zotit.
    Era ngrinte pluhurin
    e e shfrynte mureve;
    asnjeri s`kalonte andej.
    Por atje, te buze e udhes,
    Rina flit, vetem ne vater:
    - Ku ta dish ne do te shkoje
    trimi i hieshem me ksaj udhe!
    Fatmiroshe ato n`Greqi
    zerin ce i degjojne!
    Vate!- tha me vetehe,
    u kthye ne shpi,
    mori terkuzen e trasten
    e me vajti nga ullinjte :
    mblidh ullinj e qante.
    Pasi shkundi pese ullinj,
    tek i pesti, ne shulle,
    ndejt e e zuri gjumi.
    Trimi ne enderr m`iu duk,
    qe i doli udhes lumit.
    Fushat ishin plot me bore,
    rrobat mbi krah i pikonin.
    - Me kte mot ke bere finjen?
    Si te jane skuqur duart !
    Vasha vu buzen me gaz,
    Kur,- ia befti nje ere e forte,
    shkundi born` e drureve,
    e perflaku porsi vale
    e te kalter si nje det
    poshte kodravet e hapi.
    Vate dhe trimi, i rrembyer!
    Te nje spart ajo u zu :
    pas e ruajti e larg e pa
    si nje flutur permbi ujet,
    qe tundet e, vende-vende,
    zbardhon se keputuri…
    Porse u ngrit veriu i ftohte,
    qe m`i ngriu zverkethin
    edhe gjurin e zbuluar,-
    m`i keputi gjumin.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XV


    Udhes ime parkaljesa :
    - Shen Meri e shpivet ona,
    keto udh ti te me ruash.
    Dej menat dihet e djell
    e ti delj per nde katund.
    Arat te bihen shendosha,
    ljopt te mos provisenjen,
    shpit te mos perljipjen,
    gjith te thon : „Ti ruana“.
    Ce se prita, por u nisa?
    Ardhur kishja me uraten:
    ti ndeljeje vajzat
    ce me buk se frihjen;
    ndo tjeren nde derjet,
    ndo m`i trintellin argaljia,
    me se shkonj asaj udh.
    Frushkulli s`e per njerin,
    ndo ait e ljisevet;
    ndo ngjalja e ujravet ;
    vetemith burri me gruan,
    kurm ce kaljbjet te bota.
    Prana mir ata se shohen
    jan ftes nde duhjen.
    Udhes ashtu parkaljesja.
    Tek arrura e fjejta naten,
    im vella Koniati, djalj
    si nje ljulje, i vedekur,
    me dolli veshur i bardh.
    Milosao : - Si ja e thon ketij katundi
    tek ti rije, im vella?
    Sa gare ce te na shohen
    zoti tat e zonje mem!
    Koniati: - Dheut erret tek ti fje,
    tundu dushqe e tundu dejt,
    ka mot , vella, ce dolla.
    Nani erdha te te ljevrosinj.
    Njerezit ronjen te shpit
    nder te ndajtura e nder ljipe,
    djelli i dolli ka malji,
    gjumi shtretevet i pren.
    Di kopilj ce duhjen,
    stan e jeten se nderrojen.
    Si ka golja te peshtoi,
    se nde vashen pafuqi
    mbi dhe trimi ziljepsen,
    vollet zoti ce m`i beri?
    Neng ai ndajti Kallavri
    idhrioten sikeqi
    kurmmagjepsuren Luiz.
    Vu paljacet ce beri nana
    tek ania mbremianet
    e nde shpit e sbaudhirtur
    mbjidhej per naten e ljurtem.
    Ce ja e ru trimi e puthi.
    - „ Nd`at dhe ce vete vet,
    thuam nde do gje ti trim.
    - Kur te vesh te zalli guaj,
    shtjer nde dejt ti skemantilj,
    ljut te vinj perroit en,
    te m`e di se neng u mbite.
    Ljut sheg e shen Meria
    gjith paru se te perljipen.“
    Pra ce java me shum gjell
    shkuar u bori, mbi shuret
    trimi njogu skemantilj.
    Si ajo c`iku ron pertej,
    pas vedekur,- tha,- na romi.





    Kenga XV


    Udhes sime lutesha :
    - Shen Meri e shpive tona,
    keto udhe te m`i ruash!
    Pasneser gdhihet e diel
    e ti del neper katund.
    Arat te mbijn` te shendosha
    lopet te mos na pelcasin,
    shpite mos vishen ne zi,
    gjith` te thone : „ Ruajna!“
    Pse nuk prita, por u nisa?
    Do me kishe dhene uraten,
    do te kishe ndjere vashat,
    qe me buke s`fryhen.
    Dac te tjerrine te dera,
    dac t`u tringelloj vegja,
    asaj udhe me nuk shkoj.
    S`eshte bisha per njerine,
    as shqipja e lisave,
    as ngjala e ujrave;
    vetem burri esht` per gruan,
    kurme qe u kalben, nen balte,
    ndersa te mire ata s`shohin,
    se kur duhen, bejne faj!“
    Udhes ashtu lutesha.
    Tek arrita e naten fjeta
    im vella Koniati, djale
    si nje lule , i vdekur,
    me del veshur ne te bardha.
    Milosao : - Si e thone kete fshat,
    ku ti rrije, o im vlla?
    Sa gezim qe te na shohin
    zoti tate e zonja meme!
    Koniati : - Dheut erret, ku ti fle
    ne mes dushqesh edhe detit,
    ka mot , o vella, qe dola.
    Erdha te te ngushlloj.
    Njerezit rrojne ne shtepi
    te percare e ne zi,
    po kur dielli del nga mali,
    gjith` njesoj ne shtrat i pren.
    Dy te rinj qe duhen,
    gjendjen, boten s`e nderrojne.
    Si te shpetoi nga goja
    qe , kur vashen pa fuqi
    permbi dhe trimi e do,
    merr meri zoti qe e beri?
    S`e largoi ai Kalabrie
    hidriotene sydrite,
    shtatmagjepsuren Luize?
    Shpuri mbremanet me anije
    mbulesat qe beri gjyshja,
    e te shpia e boshatisur
    naten e fundit u mblodh.
    Trimi e arriu e e puthi.
    Luiza : - Ne ate dhe, ku po shkoj vete,
    thuam ne do gje ti trim.
    Trimi : - Kur te vesh te bregu i huaj,
    hidh ne det mandilin,
    lut te vije prroit tone,
    qe te di se nuk u mbyte.
    Lut dhe zonjen shen Meri,
    kurre zi mos te te sjelle.
    Kur kaloi nje jave e gjate,
    trimi gjet mbi shur mandilen
    edhe tha : - Si ajo qe iku
    edhe rron pertej,
    keshtu rrojme ne pas vdekjes.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XVI


    Ajri ce ndreqi mon
    friti ka dejti.
    Te rahji Llumbardhavet
    goll me gapi derjen ,
    dalj me muljvi cerjen
    e me reshti gjumethin.
    Milosao : - Ruash e ftohteza vore,
    se me zgjon, ti me garepsen.
    Maria nder degezit
    nd`i qikar , i ka hije.
    Ti se ljeve nde dhe te guaj.
    Vorea : - Kur ljeva te parezen,
    dushku u tund te Pokfilli.
    - Te biljen e Kollogres
    mos ti e pe nd`ata perrenje?
    - Garepsen dita me diell
    te shendosh e te semur.
    Te ndin e qitharjes,
    me te bardhethin kopilj
    ljuanej Millordeza,
    shtrushullonej coheza,
    frihej gjiri e prirjej,
    e m`i shprishej shtekethi
    e m`i fjisin sizit.
    - Mba tutje, bushtra vore,
    Se me ngrin eshterat!



    Kenga XVI


    Era qe e ndreqi motin,
    fryu nga deti .
    Te Kodr` e Llumbardhave,
    lehte se c`ma hapi deren,
    embel me dheli fytyren
    e me reshti gjumin.
    Milosao : - Me rrofsh, i ftohti veri,
    qe me zgjon e me gezon!
    Sa i ka hie kocimares,
    kur ia perkul degezat!
    Ti s`leve ne dhe te huaj.
    Veriu : - kur leva te paren here,
    dushku u tund te Pokfilli.
    - Te bijen e Kollogrese
    mos e pe nd`ata perrenj?
    - Dita me diell gezon
    te shendosh e te semure.
    Me kitar`, vasha krenare
    luante me djaln` e bardhe
    e i frushullon fustani,
    gjiri i fryhej, rrotullohej
    e m`i shprishej shtekthi
    e m`i flisnin syzit.
    - Mba tutje, bushtera ere ,
    se me ngrive eshterat!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XVII

    Shpi tona te shprishura
    dej menat u me ju shoh.
    Shoh hjillon e Rakanieljit
    e vashat ce ljanjen.
    Neser mbe te serposurit,
    shkon vasha ka dera ime
    e me sheh shume gare;
    pien : - C`e kjo gare?
    - E gare e te birit zotit,
    ce na vjen neserith.-
    Zemera vashes i llaftarisen.
    Mbjidhet nder te moterat,
    uljet, ngrehet, delj te dera.
    Gjith gonet jane pjono zjarre :
    ven me ur nde dorjet
    prapa ljakuriqevet
    udhevet ganjunezit.
    Shkepeten vasheza gares,
    porsi djalji nje menat
    ce i dihet me gadhi.
    Mbi shtratin e mundasht
    drita ce m“i gapjet
    m`i keputen gjumethin.
    Sheh te jemen per nde shpi
    me keshen te shpjeksurith,
    jetullen nde dorjet,
    mbi bufet sheh pasiqiren
    e patakset, se kuljton
    trimate nde Shurezet
    e stoljit e vashavet
    te pergjunja Shen Lli ,
    perpara Mesosporites.




    Kenga XVII


    Shtepi tona te shperndara,
    do t`ju shoh pasneser.
    Do shoh bregn` e Rakanielit
    e vashat qe lajne.
    Neser ndaj te ngrysur
    shkon vasha nga dera ime
    edhe sheh shume hare;
    pyet : - C`eshte kjo hare?
    - Esht` hareja e t`bir te zotit,
    qe po na vjen neser.
    Zemra vashes i kercen.
    Mblidhet tek te motrat,
    ulet, ngrihet, del te dera.
    Nga cdo ane sheh plot zjarre:
    cunat , me ure ne dore,
    ndjekin udhve lakuriqet.
    Shendrit vasha prej hareje,
    porsi djali nje mengjesi
    qe gdhihet me gaz.
    Permbi shtratin e mendafshte,
    drita qe m`i ndehet,
    m`i keput atija gjumin.
    Sheh te emen neper shpi
    me gershet te shpleksur
    e me lidhese ne dore ;
    mbi tryeze sheh pasqyren ;
    brof ne kembe, se kujton
    trimate ne Shurezet
    e stolite e vashave
    pergjunjur ne Shendelli
    perpara Mesosporites.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 03-01-2007 mė 10:02

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Vjershi te Biljes Kollogres

    Ishja nde vallet e i nderruam arrure,
    me shture sit e m`u skotis ronia.
    Most e varesinj, djell, kejo rej e ljen,
    nde te perpiqet e llampar nje her.



    Vjershe e Bijes se Kollogrese

    Isha ne vallet e i ndryshuar erdhe :
    me shture syte e m`u erresue jeta.
    Mos e ki rende, o diell, kjo re e lene
    ne te takofte e ndrin dhe ajo nje here.



    Kangjelji XVIII


    S`in te trimave o te grave
    te martuarme rogollim,
    si rekime zemerje
    ce ljufton vedekja,
    porsa in te fritura
    djaljeve te prejturve
    te djepe me ninuljen
    mbe te rar te djellit;
    si te tundur fjeta dhrish,
    si vivilj e ditjes,
    nd`ato zemera te ljea,
    kur thelleza m`u ljeshua
    ka ljumi Teodorit.
    Shkoi mbi qeramidhevet,
    ra te kreu djaljit
    parganjotit Milloshin,
    c`ish te shtrati i veljust,
    e m`u vu e me tagjisen.
    Ce fernoi tagjisuri ,
    gapi krahet e m`u ulj
    mbi spervjerin e mundasht,
    ljereu fershellimjen.
    Djaljit i qelloi gjum.
    Nd`i qelloi, lje te fjer:
    mos kuljtonj te bardhen em,
    c`e cathur e pa frim
    voshqeshit me shqirjet,
    ture i thir zotit saj,
    ce dualli e neng u mbojth.




    Kenga XVIII

    S`ishin grahma trimash
    e grash te martuara,
    as renkime zemre
    qe lufton me vdekjen,
    porse ishin fryme
    prej djemthish qe prehen
    djepeve me ninulla
    me te rar` te diellit;
    e si ferfellime gjethesh
    te hardhis`, si fryma e dites
    ne ato zemra te lehta,
    kur leshohete thelleza
    nga lumi i Teodorit.
    Ajo shkoi mbi qeramidhet
    edhe ra te krei i djalit
    te parganiot Milloshinit,
    qe ish te shtrati i velushte
    e m`u vu e ma ushqeu.
    Si mbarojti se ushqyeri,
    hapi krahet e m`u ul
    permbi tenden e mendafshte
    e ia leshoi kenges.
    Djalthin e zu gjumi.
    Nd`e zu gjumi, le te flere,
    mos kujtoj` te bardhen meme,
    qe e zbathur e pa fryme
    pyjevet po me rreqiset,
    duke i thirre zotit saj,
    qe doli e nuk u kthye.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XIX


    Nde te rar te dimerit,
    vajta me time vellezer
    te garaca Marljulje,
    shum i pritur.Deljemjeri
    ngrogu qumeshtin e i rempiem,
    sit me ljot: - Ga , i bardhi trim.
    Kur vinej tatemadhi,
    vetem qumeshtje te ngroget
    doj; pestajna, mbe te ditur,
    ushterit kishe garruar.
    Pa hje , i piseruam,
    rija si te dheu guaj.
    Fjejtin te mi vellezer.
    Deljet rumpullareshin,
    gjumin me keputejin.
    Te paren u m`u pataksa,
    ka Mbuzati heneza
    mbi dejt dhezenej.
    Per se diti u m`u pataksa,
    njerezit e frushkuljit
    te qelluar illi se ruan,
    por i taksen deljevet
    nata me psor mbedha.
    Per se treti u m`u pataksa,
    hena rar , kullotenej
    ndonje ka ati, ketu,
    kocorehjet gjimes te bardh.
    Kur te kateren e zegjova,
    deljet ona u kish gapur
    ljumrave te kaljtherve.
    Mua me zu malli katundit.
    Dolla posht sheshevet
    c`in te njom , te shprishuris
    borjes te paljosur
    nen hjen e stulpavet,
    e vashen kriekeshtenj
    njoga te udh e katundit:
    njoga stan pjono gajdhi
    me te kaljtheren podhe.
    Ju perpoqa nder vrieljet.
    Trimi : - Se ti vije somenat
    njer ketej, s`unt e pantehja.
    Vasha : - Nji s`erdha te tjera her?
    Se pam me k`te dergojmi buken
    tim vellezere.Tha mema :
    „Mbijth edhe di parkaljidhe“
    E sonte, fjejte mbe truall?
    - Afer zjarrit i pushtruam.
    - Popo!Nji se munt vije
    prem mbe shpi.-Te shpia ime
    vajza kriekeshtenj
    nani me se fanaroset.
    - Sa ka dielli ce ron,
    mos tek uljet mbremanet
    neng ri i vetemith?
    - Bushter, - kur te prirjem
    nder te guaj, te frihjesh,
    si te guaj ti te me dish!
    - E pse?“ Vejim aferith:
    mbajti.Prana , te perljotem
    pruari sit te vrika mbe` an.




    Kenga XIX


    Me te rar` te dimerit,
    vajta bashke me tim vllezer
    te stani i Marlules,
    i pritur ka mot.Bariu
    ngrohu qumesht e i rrembyer,
    syt` me lot : - Ha ; trim i bardhe!
    Yt gjysh, kur vinte, nuk donte
    Vec qumesht te ngrohte;
    pastaj gjer te gdhihej,
    ushtrine e harronte.
    Pa kreni dhe i trishtuar
    rrija si ne vend te huaj.
    Fjeten tim vellezer.
    Delet qe zhurmonin,
    gjumin ma keputnin.
    Kur u cova per se pari,
    nga Mbuzati heneza
    siper detit llamburinte.
    Kur u cova per se dyti,
    ylli s`ish duke veshtruar
    njerezit e bishat qe flinin,
    por u takste deleve
    net me fate te medha.
    Kur u cova per se treti,
    hena kishte perenduar;
    ndonje ka, aty-ketu,
    po kulloste kodrave
    gjysme te zbardhuara.
    Kur te katerten u zgjova,
    delet tona ishin hapur
    lumenjve te kalter.
    Mua me zu malli i katundit.
    Dola poshte shesheve,
    qe ishin lagur: kish debore
    te pa shkrire, te perhapur
    nen hien e shkurreve,
    e vashen kryegeshtenje
    njoha te udhe e katundit,
    njoha shtatine plot hir,
    spikun e kalter te fustes;
    e takova neper zhugat.
    Trimi : - Se ti vije somenate
    gjer ketu, nuk e pandeha.
    Vajza : - Pse , s`kam ardhur tjera here?
    S`patem me ke t`u dergojme
    buken vllezerve.”Shko mblidh
    dhe dy skorje”, me tha mema.
    Sonte mos fjete me truall?
    - Afer zjarrit i mbuluar.
    - Bobo!s`mund te vije mbreme
    ne shtepi?- Te shpia ime
    vajza kryegeshtenje
    tani me s`po duket.
    - Sa ka dielli qe rron,
    mos , kur ulet mbremanet,
    vetem s`rri?
    - Kur te kthej ne dhe te huaj,
    ngopmu ti, moj zemergure,
    si te huaj te me dish!
    - E perse?“ Ne pran` e prane
    ecnim.Ajo u permbajt
    e pastaj syte e perlotur
    i ktheu nga plepat anesh.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XX


    Fjetat in te mbitura,
    djelli i sqepur reshit,
    pa oreks zemer e gravet,
    kur u roth nje shkuntuljim.
    Kin ullinjet te mundure,
    shpit te savurrosura,
    ljen njerin te voll e dheut.
    Ljehemistin frushkuljit.
    Gjintjes ce e skotisur
    sillej e perpiqej mb`udh,
    nd`at nat te pabes
    me proseksa vashezen,
    at mesgollezen,
    at kriekeshtenjezen.
    Si me shihet pjot ampi
    llill ce zemerat oreksen,
    llill ce thot : “Me ruani driten;
    jeta se sholjarjet.”
    Bardhullore u me e pe.
    Vajza : - I bardhe bire buljari,
    se ti me mer, ti ku me qell?
    Neng jam u zonj e madhe
    si bushtra e , jot kunat.
    Trimi : - Skutari se thuhjet
    me katund.Pertej malj
    priftera jan te na martonjen.
    U me akull e prament,
    ti me ruan kaljivjen
    e me ljan te veshurat,
    vet per mua te vetemith.




    Kenga XX


    Gjethet ishin si te mpira,
    dielli i fshehur resh,
    zemr` e grave pa deshire,
    kur, - ia dha nje shkundullim.
    Ullinjte e thyer,
    shtepite e rrezuara,
    njerezit i braktisen
    merise se dheut.
    Ulerinin egersirat.
    Permes gjindjes se tmerruar,
    qe sillej, perpiqej udhes,
    asaj nate te pabese
    kam diktuar vashezen,
    vashezen meshollezen,
    ate kryegeshtenjezen.
    Si ai qe nje yll te qete
    sheh e zemren ia ngroh,
    yll qe thot : „Veshtromeni driten,
    bota nuk do te shkallmohet“, -
    bardhellore une e pashe.
    Vajza : - O i bardhe bir bujari,
    ne me merr, ku po me shpie ?
    Une s`jam nje zonje e madhe
    si mizorja jot kunate.
    Trimi : - Shkodra me s`thuhet qytet;
    pertej malit gjejme prifter
    qe te na martojne.
    Un` me shigjete e parmende,
    ti kasollen te me ruash
    edhe rrobat te me lash,
    vetem per mua te vetmin.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Jeronim de Rada
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 12:23
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Jeronim de Rada
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •